Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 168
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-03-2008
    Vendndodhja
    kosov
    Postime
    8
    Zoti Bekoft Popullin SHQIPTAR........

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2007
    Postime
    99
    nuk kam se shka te shtoje se u than te gjitha per ket date qe ishte plot me lindje, rilindje, dhe shum shka qe ishin te shejta per kombin tone. por edhe nji deshire e kam! dhe ajo eshte: qe ne nji "28. Nentore" jo te larget qe ta festojme at qe eshte shum e domosdoshme per kombin tone ne te gjitha natyrat e zhvillimit, pra bashkimin e kosoves me shtetin ame shqiperine. ju uroj kete date te shejte gjith bashkatedhetarve te mij, kudo qe gjinden ne globin tone. pra edhe njiher gezuar per mot "28 Nentorin"

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e boxhi81
    Anëtarësuar
    13-11-2007
    Postime
    8
    Gezuare Festen E Flamurit Gjithe Shqiptareve Kudo Qe Jane.

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-03-2008
    Postime
    2

    Gezuar Per Shume Vjet!!!

    Gezuar te gjithe shqiptareve kudo qe jane festat e 28 enntoprit. Jane vertet me shume festa qe te bejne krenar qe ndihesh shqiptar(e jo se keshtu nuk ndiheshim),por ne keto dite te rifreskohet memorja kur kujton sa shume kane luftuar p;er kete dite,qe ta festojme te lire e kete vit e me mire akoma si dy SHTETE TE VECANTA SHQIPTARE NE MES TE BALLKANIT,per inat te armiqve qe megjithe dredhite e tyre prape ja aritem qellimit.Me i madh do ishte gezimi nese nuk do ish miratuar plani 6 pikesh ne okb,por sidoqofte KOKEN LART te gjite atat qe ndihen shqiptare e qe sot kane gezim.
    E ardhmja e SHQIPERISE eshte e ardhme e ndritur e kete do ta deshmojne vitet.
    KRENAR QE JAM SHQIPTAR!!!

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-05-2008
    Postime
    1
    Urime 28 Nentori dhe deshiroje qe sa me pare te futemi ne mesin e kombeve europiane si nje komb i bashkaur.

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-06-2007
    Postime
    9
    Ju falemnerit stafit drejtues te forumit per urimin e festes se pavaresise .
    Nuk do koment qe te jesh i pa varur dote thote te jesh i lire e liria per nji komb asht gjeja me e shtrenjte,pra fitorja me e madhe, per mue nuk ka dite ma te madhe se dita e pavaresise .
    Qofte e bekueme dita e pavaresise,dhe te gjithe ata qe punuen per kete dite qofshin te pa vdekshem per kombin tone,me gjithe se me vonese u ndergjesu rilindja e jone komtare ,por ma mire vone se sa kurre .
    Per sa i perket pyetjes se cila ashte sfida ma e madhe :ato jane te shumta,por per mue qe prej kryengritjes se turpshme te Shqipnise se mesme kunder pavaresise,sfida ma e madhe ashte qmenduria e disa intelektualeve shqiptare qe kerkojne te perbaltin figuren e heroit tone komtar GJergj Kastrioti qe gjithe bota enjeh si heroi i kombit shqiptar e ne vete duem ta mohojme tash mas 500 vjetesh turp turp eturp qe s'ka fun.....uroj qe Shqipnia te mos lindi ma Haxhi Qamila Esat Toptana e anti -komtar si keto
    Ndryshuar për herë të fundit nga gjon61 : 29-11-2008 më 15:02

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    Gëzuar 28 Nëntorin, Festën e Pavarësisë Kombëtare!

    ZOTI E BEKOFTE KOMBIN SHQIPTAR !
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 29-11-2008 më 20:27
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    Nedim Vlora: Veprimet e mira të shumë njerëzve bashkë, bëjnë kombin

    Intervistoi : Laureta Petoshati

    Profesori i Universitetit të Barit, Nedim Vlora, i nipi i Ismail Qemalit, këto ditë të fund nëntorit, në vigjilje të Festës së Flamurit, pranoi me kënaqësi të jepte këtë intervistë ekskluzive.

    Ku do ta festosh 28 Nëntorin?

    -Nuk e di se ku do ta festoj. Ata që bëjnë festat mua nuk më ftojnë.

    Kur e ka festuar Nedim Vlora, 28 Nëntorin në Shqipëri?

    Në vitin 1992 me ka ftuar Sali Berisha, ishim bashkë në Vlorë, ishte Meksi dhe Kryetari i Parlamentit Pjetër Arbnori. Ishte festë, këngë, ceremoni festive kushtuar pavarësisë dhe personazhit të saj Ismail Qemalit. Kam qenë i ftuar pastaj nja dy herë të tjera dhe nuk më kanë ftuar më. Dua të përmend faktin se para pak vitesh unë u riktheva në Itali në datën 27 Nëntor. Si ju më pyeti dhe një gazetare tjetër, po atë vit dhe unë i thashë po kthehem, se nuk kam asnjë ftesë.

    As Kryetari i Bashkisë nuk ju ka ftuar ?

    Askush.

    Përse ?

    Edhe këtë nuk e di. Duhet tua kërkosh atyre këtë përgjigje. Unë besoj se ajo pse vijnë këtu në Vlorë, politikanët dhe pushtetarët, atë ditë më 28 Nëntor, është një veprim politik për propagandë se sa një kujtim i vërtetë i mirëfilltë i kësaj ngjarjeje dhe personazheve kryesore, ku në qendër të tyre është Ismail Qemali si personazh i kësaj pavarësie. Është më shumë një rast për ta shfrytëzuar politikisht, për ta shfrytëzuar në ditën e Festës Kombëtare, për të takuar sa më shumë njerëz dhe për tu thënë se ja ku jemi me ju dhe ne mendojmë për popullin dhe kombin tonë. Kjo nuk është një festë e mirëfilltë...

    Po të ishe në vend të tyre si do ta festoje ?

    Natyrisht në Shesh të Flamurit, me popullin, me koncerte, por edhe duke organizuar konferenca ndërkombëtare të mirëfillta shkencore-historike, tu bëhej e ditur të gjithëve se pse u bë pavarësia, si u bë dhe kush ishte strategu i saj si dhe mbështetësit e tij. E kam thënë edhe herë të tjera, jo si pasardhës, por si historian, edhe në një konferencë në Bari se është e rrallë që të gjesh një politikan që përpara se të vdesë tu thotë fëmijëve: Unë po ju lë atdheun, jo pará. Sot politikanët u thonë fëmijëve : Unë po u lë një thes me pará, por nuk po u lë atdheun. Pra një personazh i ardhur nga shtresa të larta shoqërore, me princër e pashallëqe, për të bërë shtetin, për të siguruar atdheun heq dorë nga gjithçka. Ndoshta ka kaluar një shekull, por nuk e di se sa njerëz janë gati ta bëjnë këtë sot. Kjo gjë është tipar i familjes Vlora, i atyre që janë me të vërtetë Vlora, pasi këtë mbiemër e kanë mbajtur dhe ndoshta e mbajnë dhe ata që s’janë Vlora.

    Mund të ma shpjegoni këtë më saktë dhe lidhjen tuaj të vërtetë me Ismail Qemalin?

    Atëherë : Ismail Qemali djalin e tij të parë e kishte me emrin Nedim, i biri i parë i Nedimit ishte Ismail Qemal –Galip Aleksandër -Vlora i Dytë që ishte babai im dhe unë jam Nedim Vlora i dytë, djali im është Aleksandër-Ismail Qemal –Vlora i tretë. Pra, sipas ligjit salitik të gjakut, merret i parëlinduri, unë jam direkt i parëlinduri i nipërve dhe stërnipërve të Ismail Qemalit. Unë e kam mbiemrin Vlora pasi ka një vendim të Gjykatës së Nicës, pasi babai im ka lindur në Nicë, si dhe hallat e mia Suzan dhe Polette Blanche të kishin mbiemrin Vlora. Babai e hoqi titullin bej mbas Luftës së Dytë Botërore dhe mbeti Vlora. E mbajmë mbiemrin Vlora me krenari, dinjitet dhe me të drejta të plota gjaku. Tani është vendosur e përhapur ky mbiemër me të drejtë dhe pa të drejtë, me vendime a pa vendime gjyqësore.

    Çdo të thotë kjo?

    Kjo do të thotë që ka njerëz që ndërrojnë emrat dhe mbiemrat si u do qejfi dhe interesi, kanë apo s’kanë lidhje gjaku direkt me Ismail Qemal bej Vlorën apo djemtë e tij. Këtë mund ta bëjnë edhe për arsye “marketingu”, siç donin për shembull ta heqin për arsye“marketingu”, nga Universiteti i Vlorës, apo siç kam dëgjuar edhe për ndonjë personazh tjetër të rëndësishëm të kombit shqiptar...

    Mos doni të aludoni për Skënderbeun?

    Pikërisht. Ka njerëz që duan ti ngatërrojnë ngjarjet dhe idetë edhe për Skënderbeun. Nga pikëpamja historike, por ama vetëm dhe rreptësishtë historike, duke parë dokumentet, Skënderbeu, ashtu si gjithë personazhet e rëndësishëm historikë, duhet studiuar, por këtë gjë duhet ta bëjnë vetëm historianët dhe vetëm në kontekstin e kohës. Këtu diskutimi bëhet ndryshe, nga historik kthehet në politik. Për shembull që tek Flamuri. Flamuri Kombëtar është ai i familjes Arianiti, por fusha është e modifikuar duke vendosur ngjyrën e kuqe të familjes së tij. Skënderbeu, është një nga baballarët e kombit shqiptar, ka pasur dhe të tjerë që kanë luftuar para tij për pavarësinë si Gjergj Arianiti, por Skënderbeu ishte i fundit prej plejadës që bëri luftën më të ashpër. Bashkimi i tij me Arianitët me martesën me Donikën bëri bashkimin e principatave shqiptare dhe më tej formësoi kombin. Por edhe Skënderbeu, para se të ishte mbret, ishte njeri. Si njeri dhe si personazh edhe Skënderbeu ka dritëhijet e veta si çdo udhëheqës i fuqishëm i çdo kombi, por nuk duhet abuzuar as politikisht dhe as privatisht me të.

    Si profesor historie, ç’nënkuptoni me abuzim?

    Për shembull disa vite përpara u paraqit para meje një tip, një djalë i ri, i cili mu prezantua si një trashëgimtar i Skënderbeut. Në fakt, ai nuk ka trashëgimtarë, të gjithë janë të rremë. Por, më që Skënderbeu është një gur kilometrik nga ana historike, ai as nuk mund të thyhet dhe as të baltoset për të shitur ndonjë libër siç kanë bërë disa autorë, që duan të bëhen të njohur duke goditur ata që janë bërë mite dhe shtylla të kombit, pasi në perëndim është shfaqur një sëmundje që siç duket ka prekur edhe Shqipërinë: të shkatërrojë gjithë mitet, pasi duke rrëzuar apo shkatërruar ato, vetë autorët kthehen në mite. Në Itali filluan me Dante Aligherin, pastaj këtu filluan me Kadarenë, pastaj filluan me studiuesin Qose, pastaj i vunë kundër njeri-tjetrit duke intriguar për të shitur gazetat dhe rritur tirazhin. Pra, autorët duan të zëvendësojnë mitin me vetveten. Edhe Shaska këtë deshi të bënte. Në perëndim, kjo tendencë bëhet për motive historike, këtu bëhet për motive politike. Pra, nuk bëhet një kritikë historike, shkencore, por thjesht për motive që mund të thuhen kështu: Ta shkul këtë mit e ta hedh poshtë dhe në vend të tij të vihem unë!!! Ky veprim sensacional, të bën të njohur në mënyrë të rrufeshme. Por këto nuk janë veprime demokratike. Këtyre njerëzve u jepet një “armë” në dorë dhe godasin në emër të demokracisë, por demokracia është diçka tjetër. Unë nuk po shoh shumë demokraci, as këtu, e as në Itali, madje kur erdha këtu, pata një ndjenjë frike...

    Frikë, për çfarë?!

    Frikë për atë që u bë për emrin e Universitetit, thashë që zoti Shaska e bëri për sensacion, nuk është ai dora, ka diçka më të thellë poshtë se maja e ajsbergut. Ka qenë përherë një dorë e fshehur që godet. Kur nuk ia dolën me ne, filluan përsëri me gjyshin edhe pse i vdekur tashmë.

    A ju kanë goditur ndonjëherë?

    Po. Ngjarja ka qenë kështu: Në vitin 1990 nuk kanë ekzistuar partitë, sapo erdhën refugjatët e parë në Itali, ata të ambasadave, në Brindisi. Unë shkova dhe i gjeta atje. Sinqerisht ata më mallëngjyen pasi më thanë se: Na thuaj se çfarë duhet të bëjmë dhe ne do ta bëjmë. Atëherë unë thirra 5-6 drejtues të grupeve të refugjatëve, pasi ata kishin formuar grupe. I ftova në Bari , më duket se ishte data 3 gusht 1990 dhe prej andej i shpalla qeverisë shqiptare disa kërkesa publike për liri politike, liri ekonomike, lirimin e të burgosurve politikë, të drejtën e fjalës, etj. Si pasojë, më erdhi Sigurimi i Shtetit në shtëpi, duke më kërcënuar : Po lëvize, do të zhdukim. U thashë se mbas meje është një tjetër, e kisha fjalën për djalin. Kur erdha këtu në Shqipëri, kur ajo u hap, një vit më vonë, i ftuar nga Berisha, sapo hyra në Kakavijë, më vunë revolen tek koka.

    Kush qenë?

    Një polic shqiptar, që e bëri këtë gjest, sapo unë i tregova pasaportën dhe ftesën. Po kështu ndodhi edhe në lulishten para Hotel “Dajtit” në Tiranë, kur po hyja aty ndjeva vërshëllimin e plumbit pranë veshit.

    Si ndodhi, po më tej?

    Nuk e di. Di vetëm që ndjeva plumbat. Në atë kohë këtë problem e kam diskutuar edhe me Berishën kur isha në një miting elektoral me të dhe Meksin në Berat. Aty, madje i thashë Berishës se këtu ka lindur shkëndija për ndryshimin politik, forcat e brendshme po lëvizin vrullshëm, por unë nuk kam ndërmend të përzihem me politikë. Kur ishte President Berisha, shkova ta takoj, më përqafoi fort në korridor, herën e dytë nuk doli fare nga dhoma e Presidencës dhe herën e tretë nuk më priti më. Largësia filloi të rritej pak nga pak. Ndoshta sepse unë jam kundër të gjitha diktaturave, të majta dhe të djathta, apo atyre të kamufluara si demokraci që pretekstin e kanë që të votohen, por diktatura vazhdon, sepse politika di si ta kthejë një demokraci në diktaturë. Jo vetëm politika, por dhe shumë institucione që duan ti zgjidhin problemet me anë të imponimit, si tashmë plani me gjashtë pika i Ban Ki Mun, i cili do që t’ia imponojë Kosovës si karamele, por që është gatuar në kuzhinën e Beogradit.

    Me që po flet për Kosovën si nip i Ismail Qemalit, si u ndjeve në ditën e Pavarësisë së saj?

    Dua të them se kur doli UÇK-ja për të luftuar, unë isha në Bari dhe pashë shumë djem që niseshin në luftë, unë doja të nisesha me ta...(fillon të lotojë...)

    Më fal zoti Nedim, përse po lotoni?

    Kur i thashë një djali nga Kosova se edhe unë dua të vij me ty, ai më tha përqafomë fort, më uro fat që ne të kemi pavarësi si ajo që shpalli Ismail Qemali, se lufta është për të rinjtë, është në male, jo për moshën tënde. Dhe unë përherë lotoj se gjithmonë do dalë diçka kundër meje. Këtë radhë ishte mosha. Mijëra vite histori nuk mund të fshihen me një të rënë të lapsit, me anë të diktaturës së imponimit që bëri Europa në 1913 dhe pastaj me anë të ditirambeve, e diktatorëve të paskrupuj si Milosheviçi e bashkëpunëtorët e tij dhe të atyre që vazhdojnë të thonë se Kosova është Serbi. Unë si historian kam një pyetje për ta: Ku ishte Serbia mijëra vite përpara kur lulëzonte Dardania dhe çfarë fisesh kishte ajo?!! Unë kam një shkrim të gjyshit tim Ismail Qemali që thotë: Unë jam kosovar, kështu që jam shqiptar, për të thënë se Kosova është Shqipëri dhe Shqipëria nuk mund të kuptohet pa Kosovën, zemrën, palcën e Shqiptarisë.

    E ke këtë dokument akoma?

    Natyrisht, është e shkruar në frëngjisht, është një fashikull i shkruar me shkrim dore dhe si ky material kam dhe shumë të tjerë. Për këto dokumente i kam shkruar Sali Berishës një letër rekomande por nuk mora përgjigje. Herën e dytë i kam dërguar letër nëpërmjet ambasadave, por as këtë radhë asnjë përgjigje. Pastaj e nisa nëpërmjet konsullatës në Vlorë dhe atëherë erdhi përgjigja. Ajo që kërkova nuk ishte asnjë lloj pasurie, nuk ishte as një metër katror tokë nga 13 mijë hektarë tokë, shtëpi, saraje, as pjesë nga Sheshi i Flamurit, pronë e gjyshit tim. Unë kërkova një shtëpizë për të vendosur gjithë dokumentet, letërkëmbimet me Sulltanin me filigrame, certifikata lindjesh, letërkëmbime me personalitete të ndryshme, kontratat e qirave të shtëpive ku ka jetuar Ismail Qemali kur gjatë Luftës së Parë Botërore shkoi në Barcelonë, kur mbas dorëheqjes shkoi në Nicë, etj.

    Po flisnim për Kosovën, si e përjetove 17 shkurtin, ditën e Pavarësisë së saj?

    Ishte një ditë shumë emocionuese për mua. U mallëngjeva kur Hashim Thaçi firmosi aktin që u shfaq në tërë televizionet e botës. Duke lotuar, me duart që më dridheshin nga emocioni shkova në postën e Barit dhe doja të dërgoja një telegram për atë dhe për Presidentin e Republikës, zotin Sejdiu. Mbas dy ditësh mu rikthye telegrami, duke më thënë se nuk kemi komunikacion me Kosovën dhe kështu që nuk e dërgova, por do ta gjej rastin.

    Po sikur të mi jepje mua ti botoja të shkruara ashtu, me dorën tënde?

    Sigurisht, ja, kam disa kartolina të Vlorës, po i shkruaj me shkrimin tim, madje njëra është edhe për një gazetar, kryeredaktorin e gazetës “Illyria”, zotin Dalip Greca, i cili i ka kushtuar qoftë Pavarësisë Kombëtare, qoftë asaj të Kosovës vëmendjen e merituar, shpirtin e tij.

    Siç po shoh, paske edhe një kartolinë për familjen Jashari...

    Po. Më ka tronditur shumë vetëflijimi i asaj familjeje, lufta që ata bënë dhe vdekja e Adem Jasharit duke kënduar himnin kombëtar. Familje si kjo, ku vetëflijohen gjyshër, bij e nipër, tregojnë se sa e madhe është dashuria dhe vetëdija kombëtare. Ka disa familje të mëdha shqiptare dhe mënyra të ndryshme vetëflijimi për kombin. Familje e tillë ishte edhe ajo e Gjergj Kastriotit që për një çështje të madhe u vetëflijua duke lënë më pas trojet e duke shkuar në mërgim, si ajo e Ismail Qemalit që shkriu gjithçka e varfëroi tërësisht familjen. Djemtë iu kalbën burgjeve nga Sulltani dhe nga komunizmi, njëri prej tyre ka vdekur në Maqedoni, një hallë ka vdekur emigrante në Kanada. Ka qenë një moment kur gjyshja për të mbijetuar ka shitur edhe një tabaka floriri me diamante që ia kishte dhuruar Francesco Giuseppe. E respektoj shumë familjen Jashari dhe të gjithë ata që japin jetën për kombin janë po aq të respektuar sa Ismail Qemali. Veprimet e mira të shumë njerëzve bashkë, bëjnë kombin.

    A të duket një koincidencë hyjnore lindja e tij më 28 Nëntor?

    Po, ka disa koincidenca të tilla. Ai e deshi shumë Atdheun duke e njohur mirë këtë datë, e kuptoi se çdo të thotë Pavarësi, ndaj luftoi për të. Mua më pëlqen fakti që edhe djali im Aleksandër-Ismail Qemal –Vlora i tretë, jeton në Bari, në rrugën “Gjergj Kastrioti”. Duket se kjo lidhje na ndjek kudo të gjithëve. Madje në Bari është edhe vendi ku ka jetuar Luigj Gurakuqi, edhe vendi ku e vranë...Më vjen mirë që Adem Jashari është “Qytetar Nderi i Vlorës”, po ashtu dhe Thaçi, i cili kur erdhi në Vlorë i vendosi kurorë gjyshit tek Varri i tij.

    Si u ndjeve në atë moment?

    Unë e pashë në televizor, por natyrisht i emocionuar. Thaçi me sa kam dëgjuar është historian, por edhe një njeri që ka luftuar për Kosovën. Ai luftoi dhe po përpiqet për të ndërtuar një shtet të lirë dhe sovran dhe e ka kuptuar se sa e vështirë është kjo rrugë, ai e di që gjyshi im edhe mbasi e dorëzoi qeverinë nuk pushoi së punuari për Shqipërinë.

    Po Flamuri i Kosovës si të duket?

    Të mos i ngatërrojmë gjërat. Bëhet fjalë për një flamur shtetëror dhe jo kombëtar. Mua më interesonte pavarësia në fillim, në këto momente duhet konsoliduar pavarësia dhe shteti. Natyrisht do të doja një flamur dhe bashkim me Shqipërinë, por për momentin do të sillte jo zgjidhje, por probleme, sepse Ballkani do të rebelohej, do të thonin që ju kërkoni Shqipëri të madhe që në fakt ajo është Shqipëri natyrale apo etnike. Këtë gjë do ta kërkonte edhe Greqia duke kërkuar bashkim me Qipron greke apo me pretendime të tjera të saj në Turqi, po kështu dhe Bullgaria. Europa do integrim dhe unë mendoj se gjithçka bëhet në momentin dhe kohën e duhur, shkallë-shkallë se ka disa forca transversale që vendosin disa veto. Por natyrisht duhet integruar fillimisht brenda vetes pastaj me Europën.

    Po gjyshi juaj ka folur për vetëvendosje, ju jeni kundër?

    Unë jam me mendimin e gjyshit tim, por shikoj dhe kontekstin e kohës. Ismail Qemali e bëri këtë kërkesë në Konferencën e Ambasadorëve ku kërkoi që në vendosjen e kufijve të Shqipërisë të përfshiheshin të gjitha trojet etnike ku jetonte një popull me gjuhë e gjak shqiptar. Këtu futej Kosova, pjesa shqiptare e Malit të Zi, e Maqedonisë dhe Çamëria. Të mos harrojmë që ai studioi në Janinë, në trojet dhe tokat e tij.

    Ju flisni për troje përgjithësisht apo keni pasur prona në Janinë?

    Duke qenë trashëgimtar i Gjergj Arianitit natyrisht ka pasur trojet e tij në despotatin e Epirit. Epiri është vetëm një. Nuk ka dy Epire: një i Jugut dhe tjetri i Veriut siç thonë grekët. Ka vetëm një Epir Shqiptar dhe është tërësisht tokë shqiptare. Edhe kjo është e drejtë historike e shqiptarëve, mirëpo do hapeshin shumë orekse të vendeve të tjera dhe do kishte destabilizim. Çamët duhet të kthehen në trojet e tyre, ata kanë të drejtën e pronës që bën pjesë në të drejtën e lirisë së njeriut. Ndërsa për sa i përket 30% të shqiptarëve që jetojnë në tokat e tyre etnike në Maqedoni, në se ka dallime të theksuara ndërmjet etnive, shqiptarët mund të kërkojnë federatë dhe të vetëqeverisin secili për hesap të vet federatën dhe së bashku gjithë shtetin si Zvicra ku ka gjermanë, francezë dhe italianë.

    Me që po flisnim për Maqedoninë, ç’mund të na thoni për Kongresin e Manastirit?

    Nga shënimet që kam nga Ismail Qemali, apo informacionet e familjes kuptoj se ai ka qenë një filo-perëndimor dhe di që edhe në hapjen e Shkollës së Parë Shqipe në Vlorë më 1808, ai ka dhënë porosi për alfabetin latin dhe ishte pikërisht alfabeti i njërit prej vëllezërve Frashëri, që kryesonte Kongresin e Manastirit, që u vendos në këtë shkollë. Madje edhe këtu në Vlorë ka mundësuar ardhjen e dy mësuesve patriotë, njëri prej të cilëve ishte delegat i mandatuar në Kongres sepse Vlora ka pasur disa delegatë. Unë kam parë dokumentet e Ismail Qemalit, letërkëmbimet e tij me Sulltanin, në qëndrimet e tij në lidhje me Rusinë, duke i thënë se ajo donte të arrinte në Mesdhe në bashkëpunim me serbët. Ai nuk donte germa turke, as cirilike, ai ngulte këmbë për germa latine sepse ishte iluminist si francezët dhe praktik si anglezët apo amerikanët.

    Çdo të thotë ky kombinim?

    Që Ismail Qemali me iluminizmin dhe diplomacinë e tij dinte të bënte vepra praktike. Ai iluminizmin e tij, mendjen e tij, diti ta bashkojë me armët dhe kryengritjet e shqiptarëve. A nuk ju duket e tillë lidhja e tij me Isa Boletinin, me trimin e Kosovës dhe të krejt kombit shqiptar? Ai zgjodhi ata njerëz që mbështetën idenë e tij, idenë e pavarësisë, kishin apo s’kishin erudicionin e tij. Ky ishte dhe ndryshimi i tij me Rugovën, të cilit kur i ndjeri ishte gjallë ia kam thënë në sy disa herë.

    Me që nuk më thatë se ku do ta kaloni 28 Nëntorin, a mund të më thoni se çfarë po shkruan Profesor Nedim Vlora?

    28 Nëntorin do ta festoj në shtëpinë time në Bari, nuk e di a do të kem ndonjë ftesë nga Ambasada shqiptare në Romë. Po shkruaj një libër mbi ngjarjet që u kanë ndodhur familjarëve të Ismail Qermalit mbas vitit 1944, me bashkautor Savina Barin, vlonjaten e talentuar.

    Çfarë ju mërzit apo ju gëzon më shumë në 28 Nëntor?

    Që nuk më quajnë italian në Itali dhe as shqiptar në Shqipëri. Në Itali e kanë kuptuar që unë vuaj për Shqipërinë edhe kundër Vatikanit që nuk ka njohur Kosovën kam dalë, ndërsa këtu në Shqipëri që m’i dinë rrënjët më quajnë italian. Ajo që më gëzon më shumë është populli shqiptar, njerëzit e thjeshtë, ata më respektojnë më shumë. Në fund të fundit politika shkon e vjen, populli mbetet, atij i uroj : Gëzuar 28 Nëntorin, Festën e Pavarësisë Kombëtare!
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  9. #49
    Gezuar festen e PAVARESISE, bekuar qofte Shqiperia dhe shqiptaret.
    U hyjnofte shpirti i Ismail Qemalit dhe te gjithe shqiptareve te tjere qe kontribuan per PAVARESI. U hyjnofte shpirti i ISA BOLETINIT ketij shqiptari nga KOSOVA i cili nuk ishte njeri por titan.



    bekuar qofte flamuri yne pellazgjik

    e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2006
    Postime
    32
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    28 nëntori është një nga ditët më të bekuara te kalendarit shqiptar. Kjo ditë është festa më e madhe kombëtare për ne shqiptarët pasi brenda saj festojmë shumë festa.

    - 28 nëntor, 1443 - Rikthimi triumfant i Gjergj Kastriotit në Kruje (Nentori i Pare)
    - 28 nëntor 1912 - Ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e pavarësisë (Nëntori i Dytë)
    - 28 nëntor 1944 - Clirimi i Shqiperisë nga pushtimi nazifashist (Nëntori i Tretë)

    Në këtë 28 nëntor, kemi edhe një gëzim ndryshe nga vitet e tjera, pasi ky 28 nëntor e gjen Kosovën si shtet sovran e të pavarur. Viti i parë ky ku shqiptarët në Kosovë dhe shteti kosovar do të festojë së bashku me shtetin am shqiptar.

    GËZUAR FESTËN KOMBËTARE, DITËN E PAVARËSISË!
    GËZUAR 96 VJETORIN E SHTETIT SHQIPTAR!
    GËZUAR 100 VJETORIN E GJUHËS SHQIPE!
    GËZUAR 64 VJETORIN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË!


    Por krahas urimeve të kësaj dite të shënuar, desha t'iu ftoj që të reflektoni për disa minuta dhe të shprehni edhe mendimet tuaja mbi këto cështje:

    - Cilat janë arritjet më të mëdha të popullit shqiptar në këto 100 vjetët e fundit?
    - Cilat janë sfidat më të mëdha të kohës në të cilat jetojmë?
    - Cilat janë aspiratat tuaja kombëtare për të ardhmen?


    Gëzuar për shumë vjet,
    Albo
    Mbas Lidhjes se Prizrenit 1878,
    Njesimi i Alfabetit " me germat Latine" i Gjuhes Shqipe 1908,
    24 Marsit te Vitit 1999 + 17 Shkurtit 2008,

    28 Nentori i 1912,
    pa Kosoven me shqiptaret e atjeshem,
    pa Kosove ( Ulqin, Tivar, Presheve me luginen e saj, ) Shqiperine lindore ( Diber deri Vardar ) dhe pa Cameri s'ka pase , s'ka dhe s'do kete SHQIPERI ETNIKE.

    Po nuk festuam diten Mbarekombetare 28 Nentorin,
    Po vazhduam te festojme 29 Nentorin,
    Po nuk denuam Bolshevizmin, Komunizmin Sllavo-Bizantin anti-shqiptare,
    Po nuk denuam Tradhetine kombetare te MUKJES,

    s'do kemi Shqiperi te vertetet ETNIKE... ok KUPE i Krasniqes bashke me vathet e Edvinit & CO...

    Bashkimi me Dinjitet Mbareshqiptare do na nderonte ne bashkimin e EU-se.
    Bashkimin ta bejme Ne Shqipet, se dhurate s'na e jep kush ... .
    Pa Bashkim Shiptare Etnik hyrja ne NATO/OTAN do ishte si hyrja ne vallen e Xhafer Kabes por jo me Dy por me Nje kambe ...
    Po lejuam te tallen dhe te ironizojne me 28 Nentorin Mbareshqiptare vllehet e tipit DH. Shuteriqi me pinjolle ... Ben Kico Blushet, Paskal Dibra 97 Milo etj. etj. do bredhim ma keq se Cifutet neper shkretetire ore Fevzi Klani ... .

  11. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2006
    Postime
    13
    Iu falemnderit pér urimin e dérguar. E ndiej vetén té lumtur qé iu ka réné ndérmendé té ma uroni kété festé té madhe té kombit shqiptar. Festé qé i mundésoi kombit shqiptar té ringjallet edhe nji heré si feniksi. Festé qé ia çeli udhén kombit shqiptar té ringjallet e, té mos e humbé trashégiminé e vet shuméshekullore. Por, ky éshté vetém njé hapa; ne kemi edhe disa hapa pér t'i béré pér ta ruajtur qenien toné kombétare. Sépari duhet té béjmé njé politiké té matur e té studiuar miré, si né planin kombétar, ashtu edhe né planin e jashtém. Me kéto puné té mos merren vetém politikanét amatoré e karieristé, po té merret Akademia e shkencave dhe ne t'i respektojmé mendimet e konkluzionet e tyre. Ashtu siç bén e gjithé bota e pérparuar. Sod jemi déshmitaré qé shpeshé na udhéheqin njerézit karierista e matrapazé, njeréz qé viné me dhuné e me makinacione té ndryshme né pushtet e, qé pér komb n uk e çajné kokén, po veç mendojné si té vijné deri te pak téholla duke e plaçkitur shoqériné, duke ndikuar té humbet besimi te aftésité e kombit pér t'u qeverisur dhe duke krijuar kompleks té inferioritetit né raport me kombet tjera. -Jemi déshmitaré té prezantimit té disa shqiptaréve si pjestar i kombit tjetér, si pasojé e "kompleksit kolektiv té inferioritetit". (Késhtu do ta quaja uné)Ju i keni pérmendur datat e réndésishme té historisé soné, po uné njérén do t'ia shtoja edhe njé daté té réndésishme historisésoné-até té aprovimit té gjuhés sé njésuar, mé 1968 dhe 1971. Kjo ka ndikuar shumé qé shqiptarét té ndihen mé té afért dhe té kuptohen mé lehté. Gjyshja e pérmendte kur na e kané mbaruar kullén dibranét ( si mjeshtér té médhenj té asaj kohe) rreth vitit 1920 nuk dinim té merrem vesh me ta, kurse sod, si rrjedhojé e letrarishtes sé miratuar bisedon pa pengesa njé kosovar me njé nga Labéria. Pra, jané béré hapa té médhenj, po duhet punuar edhe shumé. Shiqoni sod çka po bén "tregu i liré" me muzikén toné. Disa kéngétaré, pa kurréfar turpi, pér pak téholla pérkthejné muziké edhe aty ku éshté mé sé keqi pér neve. Pér kété duhet té ndikojmé mé shumé né vetédijen e atyre qé nuk e kané dhe nuk e diné se çfaré té keqe i béjné kombit me pérhapjen e muzikés dhe té kulturés sé huaj. Duhet krijuar komisione qé i kontrollon shtépité diskografike e mos télémé té dalé çfarédo kiçi né treg. Duhet té veprojé ligji. T'i marrim gjérat qé kané qené pozitive né kohén e diktaturés.
    Ritet fetare té kryhen aty ku e kané vendin, né kisha e xhamia, e jo siç kemi pasé rast t'i shohim népér sheshe e bulevarde. Shumheré e pérmendim se jemi njé komb tolerant sa i pérket fesé, por ndjenja fetare éshté shumé delikate dhe, por lehté mund té gufojé e té na kthejé shumé mbas. Kemi pasé faté qé i kemi tri fe kryesore e jo dy, sepse me dy fe do té krijohej njé dipol, qé do té ishte njé forcé centrifugale pér kombin, kurse ésht fat qé i kemi tri fe, sepse gjithénjé feja e treté ndikon si pufer né kontradiktat eventuale. Prandej né vend té njé dipoli fetar e kemi njé tripol qé na bén té mos jemi né kontradikta me njéritjetrin. Disa analisté (po them disa) jané munduar t'e mohojné thénien e Vaso Pashés: Mos shikoni kisha e xhamia se feja e shqiptarit asht shqiptaria, po uné nuk iu jep té drejté, sepse kjo duhet gjithémoné té jeté aktuale, pérndryshe do té punojmé kundér kohezionit té kombit. Uné e kam njé thénie, qé pretendoj se éshté reale dhe e drejté: Shqiptarét ose do t'i kené té tri feté ose poqese jané vetém muslimané do té quhen turq, poqese jané vetém ortodoks do té quhen greké, ose poqese jané vetém katoliké do té quhen latiné. -Té tri feté, né harmoni, e pérbéjné kombin shqiptar.
    Sod ka pérfunduar koha e fitimit té territoreve me lufté,sepse e téré Europa i frigohet luftés, kurse na shqiptarét ka pak gjasa qé té fitonim me lufté kur e dimé çfaré fqinjésh kemi. Tjetér éshté paqja, por dihet se té gjithé kané apetite ndaj territoreve tona. né njé lufté totale miqét toné do té ishin té preokupuar me mbrojtjen e vetvetes..... Prandej vetém kanalizimi i drejté i qéllimit té kombit na çon drejté fitoreve té reja. Eliminimi i politikanéve matrapazé, eliminimi i korrupcionit, eliminimi i ndikimit té kulturave té huaja, kuptohet, té merret pozitivja e té filtrohet negativja.
    E njé heré iu pérshéndes e iu falénderoj pér urimin e dérguar. Uroj qé festat tjera t'i presim mé té afruar, e pse jo edhe té bashkuar. Ta luftojmé propagandén shumé dinake qé dikush po e bén duke u munduar té na pérçajé, t'i zhdukum lokalizmat e krahinarizmat, t'i respektojmé spacifikat e njéritjetrit....;

  12. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-01-2008
    Postime
    36
    Gezuar Festa

  13. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2008
    Postime
    4
    Ju uroj nga zemra festën më të çmuar të kombit shqiptarë 28 Nëntorin.
    Ky urim u vjen nga një shqiptar i rrethit të Ulqinit, nga Ana e Malit. Urimit tim i bashkangjiten edhe mijëra shqiptarë nga këto anë të cilët edhe sot e kësaj dite mbetën ndër okupimin sllav.
    Dhashtë zoti fuqinë tonë që një ditë ta festojmë të gjithë të bashkuar me trojet tona.
    Urime festat e Nëntorit!

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e Gjak Arberor
    Anëtarësuar
    19-10-2008
    Postime
    13
    Zoti bekofte Flamurin dhe Gjuhen e Arbrit. Gezuar te gjithe atyre qe flasin gjuhen dhe mbajne lart flamurin e Arbrit.
    Deshira ime per te ardhmen?.
    U.S.A.......United. States. of Albania.

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e Gjak Arberor
    Anëtarësuar
    19-10-2008
    Postime
    13
    Mos harroni o Shqipetare se pa Malsine Presheven e Camerine nuk do ta gezojme kurre Shqiperine.

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    Ne Gjermani
    Postime
    2
    Pershendetje dhe urime per shqiperine!

  17. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-09-2007
    Vendndodhja
    Në Sadovinë të Jerlive- Viti - Kosovë
    Postime
    79
    Urime 28 Nëntori...
    Kjo është dita e vetme e bekuar dhe e dashur për shqiptarët kudo që jetojnë...
    Kjo është dita më e shënuar e cila nuk duhet harrruar asnjëherë...
    Kjo është dita që zgjon krenarin tonë, zgjon dashurinë, zgjon mallin e pashuar për bashkimin e trojeve tona shqiptare...
    Kësaj radhe nuk do të shkruaj më shumë.
    Pra urime Shqipëri Pavarësinë. Urime populli shqiptar ditën e Flamurit...
    Gëzuar për jetë e mot...
    exha...(Shpëtimi)

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e xho1
    Anëtarësuar
    01-04-2008
    Vendndodhja
    ulqin
    Postime
    88
    Une isha ne Tiran per festen e 28 nentorit dhe atje e festova,te gjith shqiptarve i uroj ket fest te madhe dhe te vetme qe e feston te gjith kombi shqiptar ne te njajten koh,pra kjo fest nuk do te humbet kurr dhe aj qe mendon ta humb nuk na duhet fare,prandaj, prandaj, gezuar,gezuar, gezuar festen me te madhe te tone.

  19. #59
    Nje Geezuar te gjtihie Shqiptareve kudo qe jena.

  20. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Belgjike
    Postime
    73
    ( ma pakez vones) Gezuar Festen e pavarsise te gjithe shqiptareve neper bote.

    ps: Me 1 dhjetor ambasada shqiptare ne Bejgjike do e festoj ne hotelin Hilton te Brukselit ne oren 18h30-20h30

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Mehdi Bej Frashëri: "Pse ia dhashë Shën-Naumin Serbisë"
    Nga ALBA në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-10-2007, 09:48
  4. Historia politike e Shqipërisë në tre vjet
    Nga no name në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2007, 19:49
  5. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •