Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 63
  1. #1
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088

    Ende diell...

    Ende diell

    Ia puth qumeshtin
    – veēorite e bardha –
    dhe shtrengohem pas pjeseve te tij
    te vogla, te shpenzueshme.

    Mollezat e mia te gishtave
    te perkedhelura
    si fije shkrepsesh
    me maja koksi.

    Te prishurit
    eshte permallimi
    per vendlindjen.

    Buzeqeshja ime molledale
    e ben te vjelle.

    I ve buzet perbri te tijave
    veēse per arsye krahasimi.

    Perhitja jote
    si tenje
    m'i ka ngrene mengjeset.

    I fejuar i bukur –
    nuk do te jesh ti.

    Ēarēaf-shkrehur
    kthehesh ne anen tjeter
    duke kujtuar perplasjen
    e vithes se djalit
    me vithen e djalit.

    I farezuar
    aty ku ritmet e mia
    nuk arrijne.

  2. #2
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Dhoma 207

    Jam farefis
    i zgjimeve te Prometeut.

    Burrat e zbehte
    qe masturbojne ne dhome
    po flene

    ndersa une ua plas flluskat
    e shpinave
    si diej te njepasnjeshem

    dhe e ndej diten
    te me shkrihet ne goje.

    Vajzat push-lagura
    me vetullat
    si gjysma henash
    po flene.

    Vetem une jam zgjuar
    ulur buze shtratit
    nje me boten
    me shume se ē'mendoj.

  3. #3
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Vdekja skiē

    Maji rrjedh si drite
    poshte deres.

    Nena ime
    e gjunjezuar
    qan mbi ēarēafet e blerte.

    Aroma e dyllit te lagur.

    Qirinj fshikeze –
    djegie fluturash.

    Radioja pulson
    lamtumira kushtimore.

    Lehtaz ne dhome
    si dashnor i fshehur
    Ana vjedh ecejaket
    me flatrat mengjesore
    duke e prure te zezen
    prej kremastarit ne shtrat.

    Po perzgjedh pikellimet
    per ndukje.

    Une, siper shkalleve,
    shoh hijen e saj
    tek derdhet –
    nje njolle e erret rumi.

    Vura koken mbi shkalle
    aty ku ndermjetesive te saj
    u dalin dhembet.

  4. #4
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    K-ja e heshtur

    E le dhomen per te vdekur
    ashtu si femijet e zymte
    e lene dhomen per torte.

    Zhurma e nates
    te derdh siper meje.

    E mesova flakerimin
    si rregull te pashkruar.
    Zoti bie perpjete.
    E kam pare te behet.

    Erdhe ketu
    si burrat qe zaptonin
    kuzhinen e sime eme.

    I le fjalet per zgjime
    duke shkumezuar
    gojeve te dhunuara.

    U zbehe
    vdekerisht.

    Te pashe, e dija.

    Flatrat e saj te rraskapitura
    rrezellyen per ty.

    Ti
    s'bere gje.

    Thjesht vdiqe.

  5. #5
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Ribashkim

    Vjen midis vetullimeve
    ne dhé
    tek nje tryeze e shtruar
    per dy.

    Nje qiri i vyshkur
    prej dylli te lire
    eshte pellgezuar
    para tij.

    Me kujtohet
    kur ishim femije
    dhe ecnim rruges
    me rruaza ne kuti.

    Neteve roje
    mbanim fenere
    dhe benim hena te plota
    ne kofshet e sime eme.

    Ia pashe te kuqen mes gishtave.

  6. #6
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Pandihmeshmeri

    Ore qelqi.
    Ne to, shoh rere dhe njerez.
    Ne to, nje dhome e bardhe dhe nje kopsht i zbrazet.
    Marrezi a memesi.
    Dhuratat e gjakosura, te prura nga fshqinjet
    ende pergjaken e m'a bejne me gisht.
    Ferkimi ne to, rera
    e ben kohen me te vdekur se ato pa te.
    Nenēati dhe pasqyrime, vellime.
    Shpenzova dhjete vjet
    duke lexuar ato vellime
    dhe boja eshte bere prej rere, tashme
    kokerrimet ne oren e rene.

  7. #7
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Perle

    Emri yt do te thote perle.
    Mund t'i ferkoj rrokjet e buta
    permes dhembeve
    te shoh nese je e palemuar,
    njemendesore.

    Mjafton te ve karficat
    te vesh fustanin e zbardhur
    (dikur te zi a te kuqerreme
    si ky buzekuq)
    te kaperthehem pas krahut
    te percjellesit ciklop,
    ti qe derdh vere ne preherin tim.

    Ti m'i ēmon faqet e sheshta
    si diamante ne syrin tend lakmitar
    qe sheh hollesi
    te pastruar pa paralaks
    pa thellesi a te meta xixelluese.

    Me pas, ti lepin lengje te thara,
    te tharmetuara
    prej kofsheve te mia,
    majat e gishtave te thithura
    me gjuhe leopardi
    (Do te ulesha mbi qumesht per ty.)
    dhe dhembe syri qe i kafshojne majezat
    duke peshtyre kocka gishtash.

    Pastaj mund te te prek,
    te te shenoj ne ngjyra te pergjakshme
    pa gjurme a zoterim
    me njolla bojerash dhjami.

    Ti ke syzen teke te argjendarit;
    i ben prerjet me perpikshmeri
    dhe heshtje brinje-kercitese.
    Nuk te duhet,
    veēse nje barkushe,
    ndoshta nje dhomez a dy,
    nje fare e tulte
    rreth se ciles mund te trajtezohesh.

    Tani kam mbetur
    me gojen e guackte
    qiellzen e kripur
    dhe mermeritjen
    e emrit tend gurēmuar.

  8. #8
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Citim Postuar mė parė nga Rebele Lexo Postimin
    Pandihmeshmeri

    Ore qelqi.
    Ne to, shoh rere dhe njerez.
    Ne to, nje dhome e bardhe dhe nje kopsht i zbrazet.
    Marrezi a memesi.
    Dhuratat e gjakosura, te prura nga fshqinjet
    ende pergjaken e m'a bejne me gisht.
    Ferkimi ne to, rera
    e ben kohen me te vdekur se ato pa te.
    Nenēati dhe pasqyrime, vellime.
    Shpenzova dhjete vjet
    duke lexuar ato vellime
    dhe boja eshte bere prej rere, tashme
    kokerrimet ne oren e rene.
    Shume e bukur kjo Rebele.
    Me pelqen menyra se si ti luan me fjalet, se si i cpluhuros apo i arnon disa prej tyre.

  9. #9
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Pershendetie Rebele!Je paraqitur me nje performance te bukur ne forum.Krijime shum te goditura.Ju pergezoj per krijimtarine tuaj dhe ju uroj krijimtari te mbare.Me respekt rizai2008.

  10. #10
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Faleminderit, Pratolini.

    &

    Riza, gezohem qe te pelqyen.

    Pershendetje,
    R.

  11. #11
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Ndermjetesi

    Ne erresire me the se hena e te korrurave
    eshte rreth letre; mund t'a rrotullosh
    ne nje kon per te mbajtur sheqer.

    "Si ne ditet e vjetra."

    Mendoja se besimi im ish i bukur.
    Ketu e shkelin si qen te fjetur.

    Kur erreson, erreson vertete.
    Bota fshesh floket;
    yjet imitojne modestine e henes,
    te veshur ne te zeze prifterore.

    Ne oret e vogla, ti ringjall fjale –
    trajta te parakohshme
    qe zvarriten prej gojes se hapur
    duke hedhur hije bisedore

    te cilat largohen si dallendyshe.

    Ketu jemi serish
    ku e verteta paraqitet si dhjam.
    dhe dita e nata ndahen
    si gjysmat e foshnjes se Solomonit.

    Buzet na kerkojne fjalimin e nderprere;
    levizjet e tyre shperndajne pluhur.

    Qendrojme para pasqyres
    e cila krijon ndermjetesite e veta.

    Parajse ndihmo
    te kornizuarit
    te pllakosurit
    xhamveshurit.

    Ketu je, duke kercyer
    i kolme ne pizhamat me vija.
    Trupi mashtron harresen e kokes.

    Shperberja jote eshte shkence e ēuditshme;
    fytyra te inēizon sjelljen e drites
    duke e zmadhuar brohoritjen e saj
    ne nje jehone te vetme.

    Po lulezoj.

    Po lulezon

    Helmuar prej zambakeve.

    Shiu pershkruan shifra te arratisura
    ne gishtat e mi.

    Uji mbeshtjell unaza
    rreth arsyes sime.

    Ēdo bulez me therret te rrefehem.

    Ku kalova prane teje
    pashe nje shirit te bardhe flake
    qe perfytyronte perzhitjen.

  12. #12
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Te dyja djegin

    Nuk i vure mbi mendafsh.
    Ato rane e u kristalizuan
    ne dysheme.

    Te copezuara, te perfshehura.

    Ishin te gjyshes.

    Nje shtrese e hirte pluhuri
    i mbulon.

    I preka, dora m'u skuq.

    Nje mrekulli shnderruese
    m'u arratis prej gishtave
    tek u ula dhe thitha majezat
    duke shijuar ndryshk e bakerr.

    Nena ime
    nuk e semboi pambukun me to.
    I la, te tejpjekura me drite.

    Me pas vari ne qafe
    qelibarin e krisur
    rreth njeqind vat.

    U be njolle
    ne nje rrezellime ngadhnjimtare.

    Ndaj po t'a jap kryqin
    pasi t'i flakerin, si ajo.

    Ah, ta kishe takuar nenen time
    pepara se te behej nje tragjedi hollake.

    Por ti ve fjale ne trup –
    krahe e zgjatura
    drej nje poezie
    dhe jo qelqit te ngjyrte
    sermit indian
    apo peltes.

  13. #13
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Nje pasqyre...

    Tring, tring, tring… zile gishtash.
    Ajo kercen per burrat.
    Nje pasqyre fshihet ne xhepin e ushtarit.


    Humb.
    Humbelle ne barkun e saj.
    Diell perdellyes.
    Asnje hije per mbulese.
    I zhveshur prej zinxhireve,
    mendafshi ia ferkon kembet.

    Copezat e saj ua gozhdojne syte.
    Djeg zjarri qe nuk pastron.
    Feēka, gojeza, sqepa
    zhyten per kete gosti.

    Pas syve, erresira e mbeshtjell.
    Kembet e saj gjejne kocka
    teksa stuhia rrezohet
    si balone flakatare.
    Te kobtit floke i fluturojne –
    mijera korba.

    Tring, tring, tring… zile gishtash.
    Ajo kercen per burrat.
    Nje pasqyre qan ne xhepin e ushtarit.


    Ajo kercen dhembe dhe kthetra,
    gjaperinj dhe gelbaza,
    shuplaka dhe klithma.

    Kur hiri bie
    si uje i kulluar a puthje
    ajo kercen foshnjen e saj,
    njollezat e qumeshtit,
    mbiemrin e ngrire.

    Kembet e saj gdhendin token.
    Ajo kercen nje jete te thjeshte.
    Pas syve, nen mendafshin e kalter,
    ajo kercen vdekjen.

    Tring, tring, tring… zile gishtash.
    Ajo kercen per burrat.
    Nje pasqyre kujton nje djale te vogel
    brenda xhepit te ushtarit.

  14. #14
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Ne kohera...

    Ne kohera bojerash dhe pendesh
    te dukshme permes dritaresh
    disa epike u ngriten prej pluhurit
    ku gjakrat e lindshem e vdekatar
    u bene lumenj midis gureve
    dhe krijuan perhitje poetesh.

    Ne kohera arsyesh e stolish
    te degjueshme si muzike dhomeze
    psalmet pagane luhateshin siper gjelberimit
    ku ngjyrat e nxehta u perkisnin petlave
    dhe afshi fshatar s'dinte emra latine per lulet.

    Ne kohera vajrash e ilaēesh
    eremira si esenca e muzes
    verat merrnin kthesa te gabuara
    ne naterenie te stuhishme
    dhe agime te mjegulluar
    ku kercenim me blana hene.

    Ne kohera kujtimesh te qarta
    shijuar ne shatervane femijerie,
    iu fsheha veshelise pas tisesh
    dhe ti me ndoqe, i paftuar
    permes endrrash te thara.

    Ne kohera sakrificash, dekadence
    prekur ne parodi te paperfunduara
    u arratisem turbullirave tona
    te mishit te enjtur ne renie te lire
    gjersa mungesa e permbysur na sherbeu
    duke tundur oqeane, batica te perseritura
    per t'a sterpikur vesen.

  15. #15
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Buze detit

    I rikthehemi
    algave ne floknajen tende
    shkurreve te blerta qe ndajne naten
    dhe varen tek rrezellima e horizontit
    ne uje
    gjithnje ne mengjesin
    e dasmes se dikujt

    si motra jote me krelat qe ia prekin kembet
    teksa perkulet ne karrige

    duke vidhosur llamben
    duke vidhosur detin.

    Duam te harrojme
    por s'mund t'a heqim
    njollen e buzekuqit
    prej dhembeve

    dhe perdet qe dallgezohen drejt stuhise.

    Ti nuk je me shume
    se dikush qe ka pare nje fotografi
    apo ka qendruar prapa nje bije
    me shume te fshehta.

  16. #16
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Eklips

    Me derguan nje kartoline, kohe me pare,
    para se buzet e mia te puthnin te tuat,
    e cila per muaj me radhe hiresoi
    deren e frigoriferit tim.

    Nje mik ma solli kartolinen (e nje fushe
    me nje kryq te gurte qe shenonte
    nje varreze te paemer) dhe mbrapa saj
    shkroi, Kjo eshte toka jote.

    Dhe ne zarfin e kadifte te ketij eklipsi,
    teksa gishterinjte e mi zgjaten
    drej zinxhirt te fustanit tend te perditshem
    te cilin e kam zberthyer mijera here me pare,
    duhet te duket sikur dielli
    po venitet ose, per t'i qendruar
    besnik mendjes, nje tjeter henor i lodhshem
    po mpaket.

    Megjithate, une po mendoj per ate fushe,
    per luftrat, dhe etjen qe s'shuhet — eja
    e dashur, femijet nuk jane lindur
    ose jane ende ne gjume.

    Dhe ne gishterinj, prapa thonjve,
    nen lekure, i lare pas ritit tim
    nator te banjos, fle djalli.
    Te thella rrenjet e tij —

    pra, J., sa here qe dhembezat
    ndahen si goje,
    dhe shtylla kurrizore shfaqet, e ndrojtur
    si gjuhe,
    e ndjej serish te qendrueshem dushkun.

    I ndjej gjethet te me dridhen;
    eshte e ēuditshme qe edhe tani
    pas te gjithe cikleve,
    ēasteve dhe fjaleve te humbura
    madje dhe femijeve

    deshira bulon, po aq e nxehte
    sa ne ēastin e pare kur u shtrime
    dhe nisem t'a njohim njeri-tjetrin.

    Dhe ne erresiren
    midis ēdo mberthese te metalte
    apo ēdo kopse te zberthyer,
    dhe mbathjeve te rreshqitura – te blera
    ne dyqan gjate pazarit per darke –
    ne kontakt me qimet e kembeve te tua,
    qe mbijne edhe pse sapo te pashe t'i rruash,
    mbreteron pellgu i thelle, i erret
    i Shives, i Erosit,
    i injorances, misterit, dhe udhetimit
    prej erresires
    gjer tek hena e plote.

  17. #17
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Martese

    Shtjelle e jetes buze lumit -
    ura te ndertuara me pole bambush,
    gdhendur nga kembet e femijeve -
    Varka qe kercenojne
    te kthehen serish ne dru -
    Uji
    i perthyen rrezet e diellit
    si nje pjate e sermte nen qiellin bojehiri.
    Uji
    i mbushur me peshq te arte qe dridhen
    e vezullojne si thika prapa fronit.
    Uji
    cipekalter dhe kafnaja poshte tij -
    zambaku qe shfletezohet
    si nje origam i perkryer
    i papritur
    si orgazma e pare e gruas.

  18. #18
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Violine

    E ferkova fytyren dhe gjinjte
    me harkun e violines.
    I hengra telat
    dhe u bera zbrazetia brenda saj.
    Rri aty me nje femije te vdekur qe qan.
    Une nuk qaj.

    Mund te jem qelibar apo ajer
    thelle poshte malit
    ku kinezi i lashte
    pa pese diej
    por diten tjeter ish veē nje.

    Qelibar, thashe –
    tejdukshmeria e arte,
    ngjyra e detit qe ne mengjes
    qan
    nen nje diell
    dhe nje violine.
    Femija i vdekur qan.
    E di qe ka veē nje det.
    Aty e gjetem veten:
    lakuriq ne nje plazh te vetmuar –
    i vetmi vend
    te cilit i perkasim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rebele : 28-11-2008 mė 08:45

  19. #19
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Citim Postuar mė parė nga Rebele Lexo Postimin
    Nje pasqyre...

    Tring, tring, tring… zile gishtash.
    Ajo kercen per burrat.
    Nje pasqyre fshihet ne xhepin e ushtarit.


    Humb.
    Humbelle ne barkun e saj.
    Diell perdellyes.
    Asnje hije per mbulese.
    I zhveshur prej zinxhireve,
    mendafshi ia ferkon kembet.

    Copezat e saj ua gozhdojne syte.
    Djeg zjarri qe nuk pastron.
    Feēka, gojeza, sqepa
    zhyten per kete gosti.

    Pas syve, erresira e mbeshtjell.
    Kembet e saj gjejne kocka
    teksa stuhia rrezohet
    si balone flakatare.
    Te kobtit floke i fluturojne –
    mijera korba.

    Tring, tring, tring… zile gishtash.
    Ajo kercen per burrat.
    Nje pasqyre qan ne xhepin e ushtarit.


    Ajo kercen dhembe dhe kthetra,
    gjaperinj dhe gelbaza,
    shuplaka dhe klithma.

    Kur hiri bie
    si uje i kulluar a puthje
    ajo kercen foshnjen e saj,
    njollezat e qumeshtit,
    mbiemrin e ngrire.

    Kembet e saj gdhendin token.
    Ajo kercen nje jete te thjeshte.
    Pas syve, nen mendafshin e kalter,
    ajo kercen vdekjen.

    Tring, tring, tring… zile gishtash.
    Ajo kercen per burrat.
    Nje pasqyre kujton nje djale te vogel
    brenda xhepit te ushtarit.
    Kjo sec me sjell nder mend...

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Rebele!
    Ke nje forme shprehese me se interesante!
    Me pelqyen dhe urime!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •