TIRANĖ - Pronesia mbi 10 rrenje ullinj ka sjelle mbreme dy te vrare ne Tirane. Ngjarja e rende ka ndodhur mbremjen e djeshme ne fshatin Sauk i poshtem, pak kilometra larg kryeqytetit, kur Halim Shehu, ka qelluar me pistolete duke lene te vdekur Fatime Shehun 67 vjece, (bashkeshortja e tij) dhe Bexhet Xhabrahimi, fqinji i tij, 70 vjec. Vrasja e dyfishte ka ndodhur ne oren 18:50 minuta te mbremjes, kur 70-vjecari me nje pistolete "TT", ne dore ka qelluar mbi fqinjin e tij dhe me pas mbi bashkeshorten, me nga nje plumb duke i lene te vdekur. Autori i dyshuar i kesaj ngjarjeje te rende eshte arrestuar pak minuta pasi ka kryer krimin. Ai eshte vete dorezuar dhe ka treguar te gjithe ngjarjen si ka rrjedhur dhe shkaqet per te cilat ai ka qelluar mbi dy te moshuarit.

Shkaku

Sherri per pronesine e 10 rrenjeve ullinj kishte vite qe kishte filluar mes familjeve Shehu dhe Xhabrahimi. Dy fqinjet kishin pasur dhe me pare perplasje por ajo e mbremshmja duket se ka qene fatale per dy viktimat. Gjithe pasditen e djeshme dy te moshuarit jane zene me njeri-tjetrin per pronesine e tokes ku ishin ullinjte. Secili nga te dy i pretendonte si te tijat. Por kjo gje nuk ishte zgjidhur. Gjate mbremjes se djeshme, 70-vjecari Halim Shehu, ka dale ne oborrin e shtepise se tij dhe ka filluar serish te zihet me fqinjin. Por durimi atij i kishte sosur dhe ka marre arme, pistoleten dhe ka qelluar mbi Bexhet Xhabrahimi dhe ai 70 vjec. Ne kete moment, gruaja e autorit te dyshuar ka filluar te zihet me ate, duke i thene, "pse e vrave ullinjte jane te atij". Por kjo gje ka qene fatale. Plaku ka drejtuar pistoleten ne drejtim te saj dhe ka qelluar duke e lene te vdekur.

Arrestimi

Pak minuta pas kryerjes se krimit me dy te vdekur, autori i dyshuar Halim Shehu, ka vendosur qe te vetedorezohet ne Komisariatin e numer 1, te kryeqytetit. Ai ka dorezuar dhe armen e krimit, pistolete "TT". Sipas policise, motivi i ketij krimi te dyfishte, ka ndodhur pas nje konflikti te meparshem pronesie, permes dy familjeve. Por ne drejtim te vendit te ngjarjes jane nisur efektiva te shumte policie te komisariatit dhe te Drejtorise se Tiranes. Ata kane bere hetimet e para dhe sipas te dhenave ngjarja eshte e zbardhur pasi dhe autori ka pranuar gjithcka, duke treguar dhe shkakun e vrasjes.

Artan Cena



Rritja e ngjarjeve me motive pronesie

Tirane - Vrasja per shkak te pronave ka shenuar nje rritje te ndjeshme vitet e fundit. Disa dite me pare ne kryeqytet, dy familje qe pretendonin te njejten siperfaqe toke, jane zene perpara Gjykates se Tiranes. Nderkaq qe raste te shumta kane ndodhur si ne kryeqytet dhe ne rrethe te ndryshme te vendit. Shumica e vrasjeve per pronen kane ndodhur ne zonat periferike te Tiranes. Nderkohe qe ne Gjykaten e Shkalles se Pare te Tiranes, ndodhet nje numer i madh dosjesh me objekt vrasje, plagosjet apo zenkat, te gjitha per motive pronesie. Sipas Kodit Penal, denimi per keto krimeve varion nga 10 deri ne 25 vite burg.