Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560

    Kate Hudson manjake blerjesh: Kam 400 palë këpucë

    Aktorja ka rreth 400 palë këpucë dhe megjithatë nuk mundet të qëndrojë dot larg dyqanëve kur vjen fjala për blerje. Për të, blerja e këpucëve apo veshjeve është një mani e vërtetë...


    Kate Hudson është një ‘viktimë’ e blerjeve dhe pazarit. Aktorja ka rreth 400 palë këpucë dhe megjithatë nuk mundet të qëndrojë dot larg dyqanëve kur vjen fjala për blerje. Për të, blerja e këpucëve apo veshjeve është një mani e vërtetë...

    “Jam një shoppalkoolike”!E ka pranuar vetë ajo, duke treguar se ka bërë shumë përpjekje për t’i rezistuar këtij tundimi të madh, por i do shumë këpucët dhe gjithçka tjetër që është në modë.

    “Kam më shumë se 400 palë këpucë. Jam shumë, nuk mendon edhe ti?”- i është drejtuar ajo intervistuesit.

    Duket se dollapi i Hudson është gati të kërkojë ndihmë, por ulli i kinemasë, nënë e një fëmijë 4-vjeçar, Ryder, fryt i lidhjes me ish bashkëshortin Chris Robinson, nuk rri dot pa bërë pazar.

    Në fund, ajo mund t’ia lejojë vetes. E bukura Kate, ama, është edhe e bindur për një gjë që ka të bëjë me anën më përfaqësuese të seksit të butë, e pasur ose jo: Nuk është e drejtë të mendosh që një grua, me t’u bërë nënë të mos jetë më tërheqëse dhe sexy”.

    Aktorja shpjegon në fakt të kundërtën, duke qenë e bindur për këtë: “Mamatë mund të jenë ende seksi. Duhet vetëm të bësh më të mirën, për aq sa është e mundur.

    Besoj se çdo nënë, që punon, ose jo, çdo ditë duhet të krijojë mundësi dhe kohë për t’u marrë me veten. Një kohë kushtuar vetëm vetes. Mund të duket e vështirë, por nëse je e vendisur dhe e gatshme të përkushtohesh, mund t’ia dalësh”- thotë ajo.

    Pas kësaj, nëse ka edhe dado, që kujdesen për fëmijët, shërbëtor që merren me shtëpinë, para për trajnerë personalë që të stërvisin në palestrën private, atëherë mund t’ia dalësh shumë herë më mirë...
    Ndryshuar për herë të fundit nga ^_BIM_BUM_BAM_^ : 26-11-2008 më 20:17
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  2. #2
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Ah o Bimo s'eshte ndonje lajm per tek aktualitetet kjo. Ajo s'krahasohet fare me "shoqe" te veta qe kane aty te 5000 cope.

    Edhe mua mbrapa me ka
    Elegance is an attitude.

  3. #3
    Amanaska Maska e Intense-girl
    Anëtarësuar
    26-09-2008
    Vendndodhja
    encouraging compassion
    Postime
    92
    Varet cfare lloje kepucesh ke,pa mundet te kesh edhe 6000 pale

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  2. Irak: Gazetari gjuan me këpucë presidentin Bush
    Nga strange në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 240
    Postimi i Fundit: 12-03-2009, 17:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •