Aktorja ka rreth 400 palë këpucë dhe megjithatë nuk mundet të qëndrojë dot larg dyqanëve kur vjen fjala për blerje. Për të, blerja e këpucëve apo veshjeve është një mani e vërtetë...
Kate Hudson është një ‘viktimë’ e blerjeve dhe pazarit. Aktorja ka rreth 400 palë këpucë dhe megjithatë nuk mundet të qëndrojë dot larg dyqanëve kur vjen fjala për blerje. Për të, blerja e këpucëve apo veshjeve është një mani e vërtetë...
“Jam një shoppalkoolike”!E ka pranuar vetë ajo, duke treguar se ka bërë shumë përpjekje për t’i rezistuar këtij tundimi të madh, por i do shumë këpucët dhe gjithçka tjetër që është në modë.
“Kam më shumë se 400 palë këpucë. Jam shumë, nuk mendon edhe ti?”- i është drejtuar ajo intervistuesit.
Duket se dollapi i Hudson është gati të kërkojë ndihmë, por ulli i kinemasë, nënë e një fëmijë 4-vjeçar, Ryder, fryt i lidhjes me ish bashkëshortin Chris Robinson, nuk rri dot pa bërë pazar.
Në fund, ajo mund t’ia lejojë vetes. E bukura Kate, ama, është edhe e bindur për një gjë që ka të bëjë me anën më përfaqësuese të seksit të butë, e pasur ose jo: Nuk është e drejtë të mendosh që një grua, me t’u bërë nënë të mos jetë më tërheqëse dhe sexy”.
Aktorja shpjegon në fakt të kundërtën, duke qenë e bindur për këtë: “Mamatë mund të jenë ende seksi. Duhet vetëm të bësh më të mirën, për aq sa është e mundur.
Besoj se çdo nënë, që punon, ose jo, çdo ditë duhet të krijojë mundësi dhe kohë për t’u marrë me veten. Një kohë kushtuar vetëm vetes. Mund të duket e vështirë, por nëse je e vendisur dhe e gatshme të përkushtohesh, mund t’ia dalësh”- thotë ajo.
Pas kësaj, nëse ka edhe dado, që kujdesen për fëmijët, shërbëtor që merren me shtëpinë, para për trajnerë personalë që të stërvisin në palestrën private, atëherë mund t’ia dalësh shumë herë më mirë...
Krijoni Kontakt