Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531

    At Stath Melani dhe patriotët e tjerë Orthodoks të Përmetit!

    Materjalin e mëposhtëm e kam marë nga një postim i një mikut tim në një forum tjetër vetëm me disa ndërhyrje të vogla nga ana ime.



    At Stath Melani eshte vrare barbarisht nga Greket.






    Çeta Patriotike e At Stath Melanit të Përmetit, gjate viteve 1912-1914, vite kur u kryen dhe masakrat barbare Greke




    Melani - vendlindja e At Stathit



    Melani eshte fshati ku lindi, jetoi dhe zhvilloi veprimtarine e patriotike At Stath Melani.
    Melani ben pjese ne karhinen e Shqerrisë qe shtrihet ne nje terren te thyer malor te dy rrethinave te Permetit dhe Leskovikut. Ne kete krahine perfshiheshin fshatrat: Melan, Delvine, Izgar, Kreshove, Kovacisht, Peshtan, Gjerakare dhe Zgruralec, me qender komuneje Kovacishtin qe vareshin nga nenprefektura e Leskovikut dhe: Lipivani, Trebozishti, Lushnja, Ogdunani, Petrani, Benja e Grabova me qender komuneje Petranin, qe vareshin nga nenprefektura e Permetit.
    Melani shtrihet ne rezen veriore te Malit te Melanit ose ne faqen veriperendimore te Malit te Postenanit. Ne kohera te lashta banoret e ketij fshati kishin banuar me ne jug, ne Goleran, gjysem ore larg qendres se sotme te fshatit, ne drejtim te rruges qe te shpie ne drejtim te Gjirokastres. Kete e deshmojne jo vetem rrenojat e fshatit te vjeter, por edhe gojedhanat e njerezve te mocem dhe vargjet e nje kenge te vjeter popullore :

    Melanllinjte qe qemoti
    Rrinine ne Goleran,
    Nxirrnin nje raki prej rrushi
    Dhe t'a jepnin me filxhan

    Luftrat e shumta gjate dyndjeve barbare, e shkaterruan fshatin Goleran dhe i detyruan banoret te largoheshin qe andej. Nje pjese merguan ne Greqi, ku u instaluan se toku ne rrethet e Athines, dhe, ketu, jetojne edhe ne ditet tona, ku ruajne si gjene me te shtrenjte gjuhen dhe zakonet shqiptare si dhe kujtimin per vendlindjen e te pareve, Goleranin. Pjesa tjeter e banoreve kaluan me ne veri, gjysem ore larg, ku gjeten si vend te pershtatshem ate qe u vendosen dhe e quajten Melani.
    Golerani ishte nje vend i bukur, i pyllezuar rreth e rrotull, dhe me ca lendina te bukura ne mes, me nje pjerresi te vogel. Kishte nje cezme me uje te ftohte qe derdhej nepermjet nje kupe te gurte me nje trasheri lineare sa gishti i vogel i dores, dhe, si ne vere ashtu dhe ne dimer rrjedhja eshte e njellojte. Rridhte 5-6 metro perfund Kishes se Shen Premtes. Eshte uje me vlera kurative prandaj aty vinin qe nga Permeti me semundjen e tuberkulozit per t'u sheruar. Me poshte, ne fund te lendines ka burime me te medha, me uje te bollshem qe perdorej per larje, ujitje dhe per te pire bagetia. Per kete qellim ne rrjedhjen e tyrre radhiteshin njera pas tjetres korita druri, ku pinin uje bagetia.
    Jo larg Goleranit ne krahun e djathte te tij, apo ne Jug-lindje shtrihet "Derrasa e Melanit", nje vend qe duket sikur e ka shtruar dora e njeriut me rasa guri te bardha. Ne pjesen e siperme eshte rrethuar nga nje shkemb i larte e i prere, sikur te ishte ndonje mur, rreth 3-4 metro. Ne rreze te ketij shkembi aty ku pergjysmohet gjatesia e tij, ndodhet nje guve ne forme tuneli, qe sipas gojedhaneve zbret deri poshte ne Lumin Vjose, rreth 3 ore rruge. Kjo quhet "Vrima e Radupines". Disa gojedhana tregojne se te mocmit kishin hedhur nje kendez dhe kish dale ne Vjose prane Kishes se Kendrefit. Nje tjeter gojedhane tregon se nje bari kishte marre nje sasi qirinëjsh dhe kishte zbritur dhe ecur neper guve deri sa ishin pergjysmuar qirinjte dhe pastaj ish kthyer mbrapsht.
    I vertetuar eshte fakti qe hyrja e kesaj guve eshte e pjerret ne forme transheje qe zbret nga drejtimi Juglindor dhe pasi zbret ne tabanin e saj merr drejtimin perendimor. Ne tabanin e saj kalon uje. Zerat e njerzve apo guret qe hedh njeriu e cojne oshetimin deri ne thellesi te medha dhe pastaj kthehen serish. Mund te mendohet se kemi te bejme me ndonje vendbanim te hershem edhe nga vete emertimi "Vrima Radupines" dmth vrima e mbretereshes nga sllavishtja.
    Mali i Melanti dhe vete derrasa, per te cilen u fol ,eshte vend i thate pa pike uje, me gure e rrasa guri te bardha, ku rritet e zhvillohet caji, pelina, lule bliri, bari i plevitit, lule basani, ule akulli, trendeline dhe lule te tjera nga me te ndryshmet me vlera kurative. Vendi eshte gjithashtu i pasur ne kullote me vlera te medha ushqyese.
    Melani i diteve tona shtrihej me ne veri te Goleranit dhe afersisht ne te njejtin pozicion, ne nje grope qe mbrohet nga Jug-lindja me lartesine e "Dushkut te Kuq" dhe te "Glladanecit", ne Lindje nga lartesia e "Mengilles", ne Veri nga lartesira e "Kalles", dhe ne Veriperendim nga lartesia e "Mellnikut", ne Juge rrethohet nga "Mali i Melanit dhe lartesirat e Munushtirit, kurse pjesa Perendimore eshte nje pjerresire qe duke u ulur vazhdimisht zbret ne fushen e Devojkarit, afer Vjoses, nepermjet lugines se Dardhesit e Morollades. Deri ne vitet 20 te ketij shekulli Melani kishte patur rreth 25 shtepi te ndara ne tri lagje: lagjia e siperme dhe lagjia mesme te ndara nga Perroi i Madh, jo me shume se pese minuta larg njera-tjetres dhe lagjia e poshtme, rreth 15 minuta larg dy te parave.
    Melani ndoshta nje fshat i vogel kishte 8 kisha: Me e vjetra e tyre ishte "Shen Kolli" perfund lagjes se poshtme, me afreska e mbishkrime ne gjuhen e vjeter greke, e mbuluar pjeserisht me tjegulla romake, kur gjithe ndertesat e tjera ishin mbuluar me rasa guri. Pastaj vinin: "Shen Premtia" ne Goleran, "Shen Gjergji" tek Dushku i Kuq, duke zbritur poshte drejt Perendimit, vinin "Shen Thanasi", "Shen Mitri", "Shen Mertiri", "Shen Pjetri" dhe kisha me e re, ajo ne qender te fshatit "Shen Meria". Prane saj ishte nje ndertese dykateshe "Konaket e fshatit" qe perdoreshin per strehimin e udhetareve te ndryshem. Kjo ndertese do te permendet me vone lidhur me veprimtarine e At Stathit.

    Shtepia e At Stathit ishte e ndertuar ne Lagjen e siperme me nje pjerresire, buze Perroit te Vogel qe zbriste nga Mengilla e Dushnica. Ketu ishin ndertuar 8 shtepi njera mbi tjetren ne forme tracash: Shtepite e Koco dhe Josif Kotanit, Mina Tites, ajo e vellezerve misto Koco e Pando Papa, ajo e Shimanllareve, ajo e Spirove, e Kozma Penkos dhe e Xhanes. Ne lagjen e Mesme ishin shtepite e Mina Totkes(Baboci) Lilo Prokos, Theodhor Prokos, Vasil Kotos, Mitre Kotos e Kalam Kotos.
    Ne lagjen e poshtme ishin shtepite e Josif Mitros, Anastas Mitros, Koli Shimanit, Kozma KRistos, Loli Penkos, Marko Kikes, Sotir Tolkes, Coli Tokes, Kolo Penkos dhe familja e Nakeve.
    Ndonese me nje lartesi te madhe nga niveli i detit dhe me reshje te medha debore, territori i Melanit, duke qene i mbrojtur nga ererat e Veriut e te Lindjes, ka terren te pershtatshem per zhvillimin jo, vetem te drithrave dhe perimeve por edhe te fruti-vitikultures. Por meqe toka e bukes ishte e paket, perparesi kish marre zhvillimi i blegtorise, kryesisht dhite dhe gjedhet dhe me pak dhente. Kullatet dhe mishi i Melanit kishin emer ne gjithe krahinin e Leskovikut e te Permetit, ku kasapet gjate tregtimit therrisnin "Mish Melani"
    Shumica e fshatareve kishin pak toke, nen nje hektar, vetem 4-5 familje kishin nga rreth 4-5 hektare. Kjo i detyroi nje numer te mire fshatareh te mergonin jashte, ne Stamboll dhe me pak, ne Amerike. Te pakta ishin familjet qe nuk kishin ndonje anetar te familjes se tyre ne kurbet. Pjesa tjeter, burra e gra merreshin me ate pak toke qe kishin, te cilen, ndonese me mjete primitive, me parmenden e drurit dhe me krahe, e pleheronin dhe e punonin mire dhe mundinin te siguronin per disa muaj buke. Per te sigururar jetesen familjet qe nuk kishin njeri ne kurbet shfrytezonin pasurite e tjera te natyres, sidomos bimet mjekesore.
    Me ato pak te ardhura nga bkurbeti dhe prodhimet qe realizonin vete, dhe me nikoqirllekun e madh ne administrimin e tyre, benin nje jetese relativisht te mire per koihen qe pak e dallonin nga jeta e shtresave te ulta e te mesme te qytetit. Ne jeten e perditshme te banoreve jo vetem te Melanit por te te gjithe krahines se Shqerise, ishin futur ne mase edhe ne me te varferit, drysheku, jorgani me carcaf te bardhe, jasteku me kellef te qendisur, pjatat e porcelanit, luga, piruni, gotat e qelta, pecetat e bukes etj.
    Kishin kutlivuar mjaft zakone te mira ne jeten e perditshme, si ne lidnje dasma e vdekje, me shpenzime kaq te arsyeshme qe nuk e rendonin ekonomine familjare dhe aq shume. Ishin mikprites. Nje udhetar i panjohur te kalonte ne fshat para shtepive, do ta ftonin per nej gliko e raki. Kur kalonin krushq me nuse, apo dhe karvanet e vlleheve shetites gjate shtegtimeve, cdo familje rendte kush e kush t'i gostiste me mire me raki, gliko dhe uje te ftohte.(Karvanet e vlleheve kishin zakon qe ne krye nxirrnin vajzen ose nusem me te bukur per te mos i zene syri i keq gjithe karvanin). Pergatisnin nje larmi zahiresh per dimer qe nga zarzavatet e thara apo turshi, frutat e thara apo te perpunuara recel dhe gliko mish pasterma dhe llukanik me mish e melci etj. Kishin nje kuzhine ete pasur e te shishme . Keto ishin karakteristike per githe krahnin e Shqerise.
    Ne keto ane jane zhvilluar shume luftera, cka e tregojne dhe varrezat neper kodra e brigje, me varre ushtaresh turq, austro-hungareze, greker, italiane, sllave etj. Kushtu: Varret e Melanit, ne hyrje te fshatit nga Lipivani e Trebozishti, Varret e Kodres, te Shen Mitrit, te Sellos, Zerecit etj ne lagjen e poshtme.
    Keto luftera u sollen fshatareve shkaterrime dhe deme te shumta. Por ato kaliten nder banoret edhe ndergjegjen politike: urrejtjen kunder armiqve, dashurine per vendlindjen, solidaritetin me njeri-tjetrin, guzimin dhe trimerine etj.
    Ndonese ne disa fshatra si ne Trebozisht, Delvine, Ogdunan, Peshtan e Lushnje, banonin dhe ortodokse dhe muslimane, dhe pse qarqet klerikale te te dy besimeve ishin perpjekur te ngjallnin dasi e urrejtje, te dy palet, muslimane e te krishtere kane jetuar ne harmoni si vellezzer te nje nene, te nenes se madhe Shqiperi, pa grindje, pa meri, pa smire dhe kane mbrojtur njeri-tjetrin nga rreziqet e jashtme, sikurse nodhi ne Peshtan gjate barbarive greke, per te cilat do te flitet me poshte.
    Kete pasterti morale, keto virtyte te mira, i ruajten dhe i forcuan gjithnje e me shume ne vitet e veshtira te luftrave kunder armiqeve te shumte qe shkelen vatrat tona.
    Ne vitet e kryengritjeve te medha popullore per lirine dhe pavarsine, Shqeria jo vetem qe dha nje varg figurash te shquara te penes, te shkolles dhe te pushkes, por u be edhe nje strehe e sigurte e cetave patriotike qe kishin dale maleve per lirine e Shqerise si ceta e Cerciz Topullit, Riza Velcishtit, Izet e Meduh Zavalanit, Sali Butkes, Themistokli Germenjit etj.
    Ne vitet e Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare kunder pushtuesve fashiste dhe tradhtareve te vendit u ngrit edhe me lart uniteti moralo-politik dhe patriotizmi i gjithe banoreve te Shqerise. Ata jo vetem e simpatizuan luften Antifshiste Nacionalclrimitare, por i dhane asaj dhjetra luftetare. Vetem Melani me 25 shtepi i dha luftes 17 partizane, nder te cilet dy vajza si: Ngjeli e Janaq Toka, Kico Proko, Kico e Apostol Kotani, Vangjeli Totka(Baboce), Filip e Olimbi Koto, Llazar Penko, Spiro Penko, Stiti Mitro, Apostol Sterjo, Petro Shimani, Janaq Tolka, Dodona At Stathi, Stathi At Stathi e Koco Papa.
    Po keshtu edhe fshatrat e tjere te Shqerise dhane dhjetra luftetare partizane.

    Lipivani: Argjir Maro, Stiljano Nako, Kici Biqellari, Sokrat Jance, Qako Buzhiqi.
    Delvina: Persefoni Titka, Koco Titka, Janaq Sava, Vangjel Tole(Delvina), Koco Prifti, Foni e Coli Papa.
    Izgari: Mihal Mihalcka, deshmor, Llazar Kamberi, Koco Kamberi
    Kreshova: Peci Laska, Pando Laska, Apostol Marko.
    Kavacishti: Gaqo Nesho, Arqimidhi Lico, Llukan Arqimandriti, Sofo Janco, Llazar Nesho, Polikron Cane, Dhiogjen Nake.
    Peshtani: Janaq Dusha, Komandant i cetes rezerve te Shqerise, Apostol Ilia, prift, deshmor, Petro e Gaqo Ilia, Jorgji Dusha, Stiri Logo, Niqifor Dino, Koco Mitre, Vasil Peco, Kleanthi Peco.
    Zguraleci: Kleanthi Vaso, Thanas e Josif Kokeri, Manol Nako, deshmor, Thanas Thano, Jorgji Thano, deshmor, Llazar Kono, Stiri Tase, deshmor, Todi Tesho, Vasil Tesho, Koci Tesho, Jordan Kono.
    Gjerakara: Andrea e Kici Nako, Thoma Duro, Mihal Duro, Pandeli Duro, Viktor Duro, Thanas Kalaci, Loni Ristani.
    Trebozishti: Gaqo Sterjo, Apostol Kristo, Sotir Deliu.
    Ogdunani: Sotir Kamberi, Pandi Sterjo, Misto Sterjo, Stefanaq Zhidro, Fore Cuni, deshmor.
    Benja: Niko Kola, Peci Kola, Pandora Kola, Tatas Kola, Fori Kola, Thanas Zhamo, Ndreko Zhamo, Pandi Zhamo.
    Novosela: Jorgo Culli, Sofo Dona, Hektor Guda, Peci Nasto, Josif Vaso, Sotir Vaso, Dhiogjen Gostivishti.
    Lushnja: Vellezerit Ibrahim dhe Banush Xhemali.
    Krahina e Shqerise u clirua qysh ne fillim te tetorit te vitit 1942, kur ceta partizane e Kolonjes perzuri personelin e komunes dhe te postkomandes se karabinierise te Kovacishtit. Qe nga kjo kohe Shqeria mbeti zone e lire, dhe nuk pati asnje njeri ne sherbim te pushtuesit fashist, asnje xhandar, asnje milic, asnje ballist. Te gjitha familjes e Shqerise u bene baze e sigurte e strehimit, ushqimit dhe sigurimit te partizaneve.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  2. #2
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531

    Te dhëna mbi jeten e At Stathit dhe familjes!

    Stathi lindi ne Melan, ne shtatorin e vitit 1858 ne gjirin e nje familjeje te mesme qe banonte ne lagjen e siperme te fshatit. Prinderit e tij Konstandini dhe Zoica e paten djale te vetem midis tri vajzave: Marines, Eftalise dhe Anastasise.
    Si shume bashkefshatare te tjere, Babai i Stathit, Konstandini emigroi ne Stamboll ku u muar me pulari. Ne vitet 1876-1877 aty mori edhe te birin Stathin qe tashme ishte rritur dhe bere per kurbet.
    Si familje e etur per dije dhe kulture ne gjuhen amtare, u perpoq qe edhe te birit t'i jepnin kulture e arsim duke e derguar ne shkollat ekzistuese. Por jashte shkolle ai mesoi edhe gjuhen e shkruar shqipe. Nje ndihmese te madhe ne kete drejtim i dha Josif Prifti(shqiptari) nga Ogdunani i Permetit. Stathi ishte djale i zgjuar, i shkathet, i guximshem dhe i sjellshem. Ai ishte shtatjate, trupderdhur si selvi, me sy e me vetulla te mberthyera. Kur ecte dukej sikur fluturonte. Ish i dhene shume pas lojrave popullore, pas gjahur, mbante dy-tre zagare, per te cilet thone se linte koken. Ish njerii i futur ne shoqeri, me sjelljet dhe shkatate e tij te bente per vete. Ish i mprehte, hazerxhevap, ironik i madh me kundershtaret, por edhe me nje humor te holle shoqeror. Nuk i duronte dot ligesite dhe padrejtesite. Ish punetor i papertuar, i zinin duart cdo pune bujqesore e artizanale.
    Ne Stamboll Stathi edhe punonte edhe mesonte. I ati, aty i siguroi nje pune si shperndares letrash. Kjo pune e lidhi me shume njerez, parasegjithash me shume atdhetar nga Postenani, Delvina, Izgari, Ogdunani etj, madje edhe me figura te shquara. Aty u aktivizua edhe ne shperndarjen e librave shqip qe vinin nga Bukureshti ose vende te tjera, se bashku me Stefan Pellazgun ose shqiptarin, sic e quajten me vone, nga fshati Postenan.
    Por puna e tyre si shperndares librash shqip ra ne sy te autoriteteve turke dhe, kunder tyre filluan ndejkjet. Stefanin munden ta kapin dhe e burgosen, kurse Stathi mundi te largohej per ne Amerike.
    Tashme i brumosur me ide atdhetare, edhe ne Amerike u lidh me rrethet patriotike dhe u be nje aktivist i dalluar i levizjes per clirimin kombetar e shoqeror. Puna qe siguroj ne Amerike nuk i hyri shume ne sy. Mendja e tij, ashtu si e shume atdhetareve te tjere, rrihte per Shqiperine, per Atdheun, qe vuante nen zgjedhjen e rende te perandorise Osmane, dhe te klikave feudale vendase.
    Ne vitin 1888 Stathi u martua me Konstantine Logon nje vajze me origjine nga fshati Izgar. Jeta bashkeshortore me Stathin e beri ate nje grua jo vetem te zgjuar por edhe trime, veti keto qe do t'i manifestonte pas kthimit ne atdhe. Nga kjo martese u linden dhe u rriten 9 femije, pese djem dhe kater vajza: Limdja, me e madhja e vajzave, Kici, Manthua, Thimia, Kocua, Cimua, Tun-ja, Gogua, Margarita dhe Elpua. SHumica e femive linden ne Shqiperi. Dy nga djemte u vdiqen ne moshe te vogel.
    Duke vazhduar traditen e prinderve, edhe femijeve u dhane nje edukate dhe kulture te mire shoqerore, u ngjallen dashurine per Atdheun dhe per popullin, dashurine per shoqi-shoqin dhe urrejtjen per armiqte. U edukuan guximin, trimerine dhe shpirtin e sakrifices.
    Konstantinja nuk ishte vetem nje bashkeshorte e mire e Stathit, nje amvise dhe nene e mire, ajo ishte njekohesisht edhe shok i ngushte i tij, qe jo vetem nuk e pengonte ne veprimtarine shoqerore, patriotike, plot ndjekje e rreziqe, po perkundrazi, i jepte zemer, e ndihmonte. Nga goja e saj nuk u degjuan kurre pshertime e thirrje: "Mjaft o burre, hiq dore nga keto pune se do te na marresh ne qafe". Jo! Keto nuk kishin vend ne zemren dhe fjalorin e Konstantines. As nga femijet e shumte nuk u ankua ndonjehere. Per karakterin burreror te saj ka shume gojedhena. Tregojne p.sh.se nje here tek ishte duke punuar ne arat perkarshi shtepive, ne Polistrane, ne mbledhjen e bajameve, e kishin zene dhimbjet e lindjes. Pa iu thene gje shoqeve aresyen perse largohej, shkoi ne shtepi ku pas pak u degjuan tri te shtena arme. Pritej me ankth c'kish ndodhur. Por shpejt ajo doli ne dritare e u thirri: "Shkoni jepini sihariqin Papajt se i linda edhe nje djale!". Ajo posa kishte shkuar ne shtepi, vetem per vetem kishte lindur, e kishte pastruar dhe mbeshtjelle djalin pastaj kish dale me kobure. Ketu nga njera ane shihet forca e madhe fizike dhe shpirterore e kesaj gruaje qe edhe ne momentet e fundit nuk e la punen, e nga ana tjeter gezimi i madh qe iu shtua edhe nje djal, nje tjeter luftetar per ceshtjen e kombit. Tregojne gjithashtu se nje here kur ish nisur per ne fshatin e saj te lindjes, Izgar, kishte marre gjashte femijet e vegjel, i kish hypur ne nje mushke, ne hejve, dy ne nje krahe, dy ne tjetrin dhe dy ne mes te samarit dhe kur i ish afruar fshatit kish ulur ciften nga krahu dhe kish shtene tri here per te dhene sinjalin se po vinte. !

    Konstandines nuk iu tremb kurre syri nga ndjekjet dhe kercenimet, nga arrestimi disa here te te shoqit dhe i vete asaj. Ajo, ne mes rreziqesh priti e percolli buzagas e me tere te mirat luftetaret e cetave patriotike qe kishin dale malevee per lirine e Shqiperise " E mira priftereshe- shkruante Mihal Grameno - perkujdesej per ne si per bijt e saj duke nga gostitur e na mbuluar".
    Me nje qendrim te tille burreror, Konstandinja nuk mund te mos i jepte krahe te shoqit qe te hidhej edhe me me ngulm ne veprimtarine e tij patriotike, nuk mund te mos ndikonte ne edukumin e shendoshe edhe te femijeve te tyre, bile edhe ne ambjentin e jashtem shoqeror. Keshtu Manthua, i treti i femijeve, u be bashkeluftetar i pandare armesh me At Stathin ne te gjitha luftrat qe zhvilloi kunder andarteve greke dhe rebeleve te Esat Pashe Toptanit, qe ngriten krye kunder Qeverise se Vlores. Ai qendroj nje figure e shquar jersa pushoj se rahuri zemra e tij me 1927. Edhe bashkeshortja e Manthos, Arja, gjate gjithe jetes se saj ushqeu ndjenja atdhedashurie dhe respekti per vjehrrin e saj At Stathin dhe te shoqin. Ajo ndonese e ve rriti dhe edukoi me tradita atdhetare dy femijet e saj. Si vete ajo ashtu edhe dy femijet Dodona dhe Stathi u bene aktiviste te Levizjes Antifashiste Nacionalclirimtare ne qytetin e Tiranes dhe pjesemarres ne lufte. Per kete veprimtari Dodona edhe u burgos nga fashistet me 1942.
    Vajzen e madhe Limben e martoi me deren e familjes patriotike te Nikolla Konomit ne Postenan, tjetren Margariten, tek mesuesi patriot Cicim Lako ne Permet dhe aty u be nje aktiviste e vendosur dhe e dalluar e Luftes, kurse dy femijet e saj Kocua dhe Leonora, kuftuan me arme ne dore ne radhet e Ushtrise Nacionalclirimtare.
    Pra e tere famijla ne sherbim te atdheut.

    Ne kete pjese vihet re se cfare rendesie ka dhe edukimi dhe tabani familjar ne te tilla ceshtje. Shume shqiptare orthodokse qe sot hiqen si greke, nuk mund te jene teresisht fajtor per te vetmin shkak se shumica e ketyre njerezve kane marre edukimin e gabuar familjar. Ky nuk eshte ligj universal, por ne shumicen e rasteve eshte mese i vlefshem. Injoranca dhe mangesia e integritetit intelektual edhe sot e kesaj dite po na hane dhe shkaterrojne me sho-shoqin kundra vendlindjes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga flory80 : 26-11-2008 më 17:50
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  3. #3
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531

    Mjedisi politiko-shoqeror ku zhvilloi veprimtarine e vet At Stath Melani

    Ne kohen e Lidhjes Shqiptare te Prezirenit, Stath Melani i kish lene te 20-tat dhe kishte nisur moshen e pjekurise. Ishin vitet e renda te rroberise turke te Stulltan Abdyl Hamitit te dyte, kur populli shqiptar, jo vetem lengonte nen zgjedhen e rende dhe te eger shekullore te Turqise, por rrezikohej te zhdukej edhe si komb, nga shtimi i perpjekjeve shkombtarizuese te Portes se Larte, si dhe nga perpjekjet e fuqive te medha evropiane qe synonin copetimin e Shqiperise. Ne keto vite i gjithe populli shqiptar, brenda dhe jasht atdheut, u ngrit i teri me kembe me arme ne dore dhe me pene per t'u shkeputur nga thonjt e Turqise, per te mbrojtur kombesine dhe teresine tokesore. Ne keto vite iu kushtua nje rendesi e madhe levrimit te gjuhes shqipe dhe perhapjes se saj si dhe te kultures dhe letersise shqipe.

    Stath Melani, jo vetem ne Stamboll, por edhe ne Amerike, ku qendroi deri ne vitin 1899, jetoi ne nje ambjent te shendoshe patriotik dhe u njoh me detyrat e levizjes Kombetare te atjeshme, te vendeve te tjera ku banonin shqiptare dhe, sidomos me gjendjen ne Shqiperi. Ne perputhje me kete situate, Stathi i vuri detyre vehtes te vihet teresisht ne lufte per ceshtjen kombetare dhe te kthehej ne Shqiperi per t'i sherbyer atdheut nga afer. Ne vitin 1899, pasi u vesh prift, la Shtetet e bashkuara te Amerikes dhe u kthye ne atdhe, ne vendlindjen e vet, ne Permet.

    Edhe ne Permet, ashtu si ne krahinat e tjera te vendit, krahas shtypjes dhe shfrytezimit te eger te pushtuesve turq, krahas perpjekjeve ckombetarizuese dhe percarese, gjeti edhe nje mjedis te shendoshe politik patriotik. Krahina e permetit i kish dhene LEvizjes se Rilindjes Kombetare, qe mori hov ne keto vite, jo vetem pishtaret kryesore: Abdylin, Naimin, Samiun e Jani Vreton, por edhe nje varg te panumert figurash te tjera te pushkes dhe te penes.

    Gjate viteve te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, Frasheri i Permetit u be nje nga qendrat kryesore e me te rendesishme te organizimit e te mobilizimit te shqiptareve te Jugut ne luften per mbrojtjen e te drejtave kombetare me arme. Me 1879, ne Teqene e Frasherit u zhvillua mbledhja e krereve te Toskerise per te protestuar kunder vendimeve famekeqe te Kongresit te Berlinit qe copetonin trojet e Shqiperise dhe, per te marre masat e nevojshme per organizimin e luftes se armatosur. Nje rol te madh ne kete periudhe, vec figurave kryesore qe u permenden, luajti edhe Baba Alushi qe ishte ne krye te kesaj Teqeje dhe e vuri ate ne sherbim te ceshtjes kombetare. Per veprimtarine patriotike te tij, ai u be nje figure e dashur dhe u perjetesua me kengen popullore :

    Kush desh Shqiperinë kush,
    I miri Baba Alush!
    Nukë vdiq, po shkoi dhe rron,
    Dhe së largu na vështron,
    Na vështron dhe na thërret:

    "Punoni për Mëmëdhet!
    Cili është bektashi,
    Te punojë për Shqipëri,
    Të këndojë gjuhën e tija,
    Të heqë dorë nga mavija"

    Midis 27 nismetareve qe themeluan te paren shoqeri kulturore ne Stamboll me 1879, "Shoqerine e te Shtypurit Shkronja Shqip" dhjete prej tyre ishin qytetare e fshatare te krahines se Permetit e Leskovikut si : Abdyl Frasheri, Sami Frasheri, Jani Vreto Postenani, S. Zavalani, A. Frasheri, V. Ndreko Postenani, M. Plumbi Permet, K. Haxhopulli Izgar, V. Vangjeli Delvine dhe J. Kosta Ogren. ^3)

    Permetare, Leskoviqare e Kolonjare gjen po thuaj ne te gjitha shoqerite dhe klubet patriotike qe u formuan ne fund te shekullit te XIX-te dhe ne fillim te shek. XX, per ceshtjen kombetare shqiptare, te cilat zhvilluan nje veprimtari te madhe patriotike ne dobi te mbrojtjes se te drejtave kombetare. Dy nga cetat e para te luftetareve te lirise, qe u formuan ne vitin 1906 nga Komiteti i Manastirit, jane te lidhura me krahinat e Permetit e te Kolonjes, njera me komandant Kryekomitetin Riza Velcishti dhe tjetra me komandnat patriotin Sali Butka, qe perbeheshin kryesisht nga fshatare te ketyre krahinave dhe qe vepruan po ne keto krahina.

    Po keshtu edhe ceta e Cerciz Topullit dhe Mihal Gramenos veproi dhe u strehua per nje kohe te gjate ne keto krahina dhe pati ne radhet e saj edhe nje numer permetaresh, nder te cilet edhe Hajredin Tremishtin deshmorin e paharruar te luftes se Mashkullores ne marsin e vitit 1908, Nexhip Benjen, qe vrau Kollazin ne Leskovik ne prill te vitit 1907 etj. Krahinat e Shqerise, Dangellise, Ceries et. , kane qene vatra te strehimit dhe veprimtarise se cetave patriotike. Fshataret e ketyre krahinave tregonin nje dashuri e kujdes te madh per keto ceta, qe ridhte nga ndjenjat e larta te atdhedashurise se tyre, dhe, u dhane gjithe perkrhajen duke vene shpesh ne rrezik edhe veten, sikurse pohojne ne kujtimet e tyre Cercizi, Mihali etj.

    Edhe ne vitet e kryengritjeve te medha te viteve 1909-1912 Permeti e Leskoviku nuk mbeten pas krahinave te tjera te atdheut. Ashti si udheheqesit popullore te krahinave te tjer akryengritese te ketyre viteve, jane te njohur edhe komandantet e cetave patriotike te ketyre krahinave si: Menduh Zavalani, Izet Zavalani, Vangjel Gjika, Mehmet Pavari, Ahmet Kajca, Muco Qulli, At Stath Melani, Themistokli Germenji, Dalip Permeti etj., qe luftuan me arme ne dore per clirimin e atdheut nga zgjedha shekullore e Turqise.

    Edhe pas shpalljes se pavarsise, shume figura te shquara luftuan per mbrojtjen e lirise pavarsise dhe teresise tokesore te Shqiperise si Bilal Alipostivani qe dha jeten duke luftuar kunder ushtrive greke, Kamber Benja qe luftoi krah per krah me Bilalin dhe me pas me 1916 dha jeten duke mbrojtur monumentet e kulture se lashte materiale ne Apolloni nga grabitjet e pushtuesve te huaj, dhe shume te tjere.

    Pra duke jetuar ne nje mjedis te tille politiko-shoqeror, si ne mergim ashtu edhe ketu ne vendlindjen e vet, At Stath Melani mori krahe dhe iu pervesh punes dhe luftes me vrull te papermbajtur dhe me besim ne fitoren e ceshtjes se clirimit kombetar, te teresise tokesore e te shkolles shqipe dhe krjimit te kishes kombetare shqiptare. Ai dhe familja e tij priti e percolli shume nga luftetaret e cetave patriotike. Per At Stathin u bene shume te dashur udheheqesit e medhenj te Rilindjes Kombetare si vellezerit Frasheri, Jani Vretua, Petro Nini Luarasi, Bajo e Cerciz Topulli, Mihal Grameno, Sali Butka, Riza Velcishti, Themistokli Germenji etj. At Stathi kishte miqesi te ngushte me Josif Priftin(Shqiptarin) nga Ogdunani i cili e ndihmoi edhe per mesimin e gjuhes shqipe te shkruar. Shok i ngushte armesh ishte edhe me Nazif Palavline(Haderin) nga Delvina, nje komandant trim qe luftoi me heroizem kunder ushtrive turke ne kohen e kryengrjtieve te medha te viteve 1909-1912 dhe dha jeten ne Nivie te Pagrise se Permetit.

    Ishte 7 Korriku i vitit 1911. Nazifi me ceten e tij prej 6 vetesh kish dale ne zonen e Dangellise. Kur zbriten ne Nivie te Pagrise, papritur u ndeshen me nje toge ushtaresh turq prej 60 vetesh. Turqit u bene thirrje per dorezim duke u premtuar faljen e jetes. Por Nazifi iu pergjigj: "Une per ju kam dale", dhe fjalet i shoqeroi me nje batare plumbash dhe u turr drejt komandantit turk. Edhe pse u godit nga 2-3 plumba vazhdoi perpara duke u dhene kurajo shokeve. Lufta u ndez e ashper deri ne perleshje fyt me fyt me thika e mjete te tjera rrethanore. Turqit ua mbathen kembeve te fyer keqas nga trimat shqiptare. Pas pak Nazifi dha shpirt. Shoket e mbajten veten. Njeri prej tyre, Leso Raca, duke i dhene lamtumiren e fundit, me dhimbejn e zemres i tha: " Ti sot u ndave nga ne po lufta jote do te vazhdoje me terbim deri sa ti arrihet qellimit, turkun do ta shporrim dhe Shqiperine do ta bejme te lire.". Jehona e kesaj beteje i kaperceu kufijt e Shqiperise. Per te shrkuan gazeta "Dielli" e "Flamuri".

    Turqit per hakmarrje e cvarrosen dhe e hodhen ne nje grope. Por populli i krahines, me dhimbje te thelle, mori trupin e tij dhe e percolli ne Permet. Trimerise se tij i kenduan permetaret, delvinjotet dhe Hil Mosi. Ja disa nga Vargjet e ketyre kengeve:

    Që nga Delvina erdhe në Përmet,
    Nazif Delvina medet, (refren)
    Mblodhe ca djem për Komitet
    Në lumë të Pagrisë sec re në dyfek
    Me asqerë e turkut që të zunë shtek
    Sec të morën jetën ca plumba të shkretë

    Shokët sec u mblodhe dhe të bënë varrë
    Qani shqipëtarë, qani për Nazif Hadere
    Erdhe nga hyqymeti të zbuluan varrë
    Qani shqipëtarë, qani për Nazif Hadere
    Shokët të varrosën njëherë n'Alipostvan
    Një herë në Përmet
    Nazif Delvian, medet, medet.

    - Përmeti

    ....

    Vdiq si trim i mëmëdheut,
    Shkoi u ngjit atje m'i re,
    Që t'i thotë Skenderbeut,
    Ka kush vdes sot për Atdhe!
    Dhe i tha se djalëria,
    Sot u lidhë me besa-besë,
    O të bëhet prap Shqipëria,
    O shqiptar asnjë mos t'besë.

    - Hil Mosi

    Nderkohe, At Stathi, mbas lirimit nga burgu i Janines, u kthye nga ana e Çamerise. Aty qendroi disa dite dhe u njoh nga afer dhe bisedoi per ceshtjen e kryengritjes me patriotet e atjeshem Muharrem Rushiti, Musa e Rexhep Demi etjj. Keshtu u be i njohur edhe ne ato ane.


    Sic e lexoni njerezit kane sakrifikuar shume per kete cop toke qe kemi sot, dhe eshte per te ardhur keq qe perdhunohet nga politikanet, intelektualet qe nuk e meritojne kete emer, dhe disa individe te vete ketyre krahinave qe siduket ose dikush nuk ja ka treguar historine ose thjeshte jane mosmirenjohes ndaj te pareve te tyre
    Ndryshuar për herë të fundit nga flory80 : 26-11-2008 më 17:57
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  4. #4
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531

    Në luftë për gjuhën e shkollën Shqipe dhe për Kishën Kombëtare Shqiptare!

    Pas shtypjes se Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, ane e mbane vendit shpertheu nje terror i eger policor nga regjimi i Sulltan Hamitit, jo vetem kunder levizjes politike por edhe kunder levizjes kulturore shqiptare, sepse edhe ne kete fushe Turqit shihnin rrezikun e zgjimit Kombetare te Shqiptareve. Kushtet e brendeshme dhe te jashtme per zhvillimin e Levizjes Shqitpare te clirimit kombetare u keqesuan dhe u veshtiresuan ne nje shkalle te theksuar.

    Prandaj, ne pritje te rrethanave me te favorshme per levizjen e armatosur clirimtare, patriotet shqiptare i kushtuan vemendje te vecante edukimit politiko-patriotik te masave popullore. Dhe, si percues me te mire, me te efektshem te zgjimit kombetar, rilindasit vazhduan te shikonin se edhe me pare, shkollen kombetare dhe letersine shqipe. Per kete aresye lufta per gjuhen, shkollen dhe letersine shqipe me permbajtje patriotike, mbeti, ne kete periudhe, detyre kryesore e Levizjes Kombetare Shqiptare, kyci i saj.

    Duke u njohur me keto detyra te Levizjes Kombetare te kohes At Stath Melani e vleresoi perhapjen e gjuhes, shkolles dhe letersise shqipe dhe iu pervesh punes ne keto fusha duke iu kundervene hapur politikes ckombetarizuese te zbatuesve osmanllinj, Patriarkanes se Stambollit dhe Fanarit grek duke ndaluar mesimin dhe perdorimin e gjuhes shqipe ne shkolla, ne jeten e perditshme dhe ne kisha, xhami e teqe.

    Ai vuri detyre vehtes te pervetesonte dhe perhapte vargjet poetike te poezive therese te patrioteve Loni Ligori, Petro Nini Luarasi e te tjere, ku kritikoheshin ashper perpjeket e kishes greke dhe te grekomaneve te vendit per te ndaluar perhapjen e gjuhes shqipe. Keshtu ne poezine "Prifteria" te shkruar me 1897, Loni Ligori demaskonte ashper dhespotin e Krces si nje armik te betuar te kombit, i cili duke dhene urdher te ndalohej levitja e ungjillit ne gjuhen shqipe, sic kish qene praktikuar edhe me pare, dhe ne vend te saj te perdorej gjuha greke si "gjuhe Profeti" si "gjuhe e Perendise".

    Ky cakall i veshur me rroba prifti-thoshte autori -per Dhespotin e Korces, Fotin, duhet demaskuar, duhet zbuluar fytyra e vertete e tij para popullit, sepse me doren qe jep naforen, mban te fshehur farmak per te helmatisur ndergjgjen e njerezve.

    Duke ngritur me force ceshtjen e predikimit shqip ne kisha, Loni Ligori, me gojen e Zotit jep porosine:

    "Të gjithë vëllezër lindni,
    Dhe vëllezër të rroni e të vdisni.
    Kështu kurrë, kurrë, nuk humbisni.
    Shërbëtorët pra kur i dërgova,
    Nëpër botë, gjuhët i mësova,
    Që Ungjille, kudo që të venë,
    T'a thonë ne gjuhën që të kenë." ^5)

    Ndikim te madh paten tek At Stathi edhe vargjet lapidar te Petro Nini Luarasit:

    ...

    "Edhe Krishti ne na thënte
    Unë jam grek, eni pas meje,
    Do t'i themi pa mblidh mente,
    Se shqiptari s'vjen pas teje..." ^6)

    I brumosur me keto ide, Stathi pranoi te vishte petkun e priftit qe kur ishte ne Amerike me 1899 dhe po ate vit u kthye ne Atdhe per t'i sherbyer atij nga afer. Petkun e priftit e veshi ne Kishen e Shen Marise se Worcesterit te SHBA, per t'u shpetuar ndikimeve te klerit antishqiptar. Kete e themi pasi ne nje lajm qe jepej ne shtypin e kohes me rastin e nje pershpirtje te organizuar nga Fan S. Noli, pas vrasjes se tij, cilesohet si nje nder prifterinjte e pare te kesaj kishe. ^7)

    Pas 9 vjetesh, me 1908 u be edhe Ikonom(Kryeprift) ne Mitropoline e Permetit. Por atij nuk i hynte fare ne sy jerakia kishtare. Petkun e priftit, sikurse u tha, ai e veshi jo vetem per bindjet tek Zoti, por edhe qe te maskonte veprimtarine patriotike ne dobi te atdheut. Kjo vertetohet jo vetem nga veprimtaria praktike e tij por edhe nga theniet e veta te vazhdueshme:

    "Djema! Ju më shikoni prift,
    Por unë nuk u linda kësisoj, por shqiptar
    dhe shqiptar dua të vdes."


    Me t'u kthyer nga Amerika, At Stathi, puna e pare qe beri ishte predikimi shqip ne kishen e Permetit, veprim qe pati jehone te madhe. Nderkohe mblodhi klerike e besimtare ne Mitropoline e permetit ku demaskoi perpjekjet e armiqeve per te percare popullin me ane te dasive fetare, duke predikuar se "Te krishteret jane Greker" dhe "Muslimanet jane turq". Te pranishemve u shtroi detyrat e Levizjes Kombetare Shqiptare per bashkim e vellazerim pavaresisht nga besimi, per gjuhen, shkollen dhe letersine shqipe.

    Poeti anonim kete vperim te At Stathit e perjetesoi me vargjet:

    Që nga Amerika erdhe në Shqipëri
    At Stathi nga Melani. (Refren që përsëritet)
    Erdhe në Përmet në Mitropoli
    Aty sec na nzore nje ligj të ri
    Kush është grek të shkojë në Greqi
    Kush është turk të shkojë në Turqi
    Të rrojë shqiptari zot në vend të tij
    Të këndojë libra ne gjuhë të tij.

    Duke perfituar nga petku i klerikut ai brodhi nga nje fshat ne tjetrin en zonen e Permetit, te Shqerise dhe perreth per te perhapur idete e Levizjes Kombetare dhe per te ngritur ndergjegjen kombetare te masave. Por Ai nuk mbeti vetem nje predikues i thjeshte i gjuhes shqipe ne shkolle, kishe dhe kudo por u be edhe perhapes i abetareve dhe librave shqip qe vinin fshehurazi nga jashte, te cilen poeti popullore e perjetesoj me vargjet:

    "Flamure në dorë, librat shqipe ne gji
    Kapiten Stathi, trim nga Melani"

    At Stathi, jo vetem u solidarizua me programin dhe me detyrat qe shtroi Komiteti Shqitpar i Manastirit, por edhe u be perkrahes dhe strehe e komiteve te pare qe dolen maleve per te dhene sinjalin e luftes se armatosur kunder zgjedhes se eger te Turqise. Duke vleresuar veprimtarine e deri atehershme te At Stathit, publicist dhe patrioti i njohur Mihal Grameno, ne kujtimet e tij per udhetimin e bere ne krahinen e Shqerise dhe ne Melan ne vitin 1907, e cilesonte si nje "atdhetar te flakte, te zgjuar dhe trim". ^8) Kurse ne tregimin me titull "Pleqte" thoshte:
    "Kur dridhej bota na Sulltan Hamiti e nuk guxonin te shfaqnin kombesine, At Stathi ishte nga te paktit qe perpiqeshin per te drejtat kombetare." ^9)

    Ne levizjen per gjuhen dhe shkollen Shqipe, qe u zhvillua ne dhjetevjetorin e pare te shekullit XX-te, ndeshi ne pengesa e veshtiresi serioze nga ana e qeveritareve turq ashtu edhe kleri reaksionar i te dy besimeve. Qeveritaret me dhune dhe kleriket me propagande demagogjike, u perpoqen te percanin popullin dhe ta linin ne erresire. Keshtu kleri Musliman proturk ne rruge fetare, ndalonte besimtaret Muslimane te ndiqnin shkollat shqip bashke me te krishteret, me pretekstin absurd se prishnin besen. Nga ana tjeter Prifter e Dhespote Greke e Grekomane propagandonin se vetem "greqishtja eshte gjuha e perendise", kurse shqipja eshte "Gjuhë E Mallkuar" dhe, me kete menyre perpiqeshin te ndalonin perhapjen e gjuhes Shqipe ne shkolla, Kisha , Xhami e kudo. Por kunder ketyre dy forcave armike te gjuhes Shqipe dhe interesave Kombetare, Turqve dhe Grekeve, u ngriten patriotet. Ata u vune ne krye te masave popullore dhe i dhane hov levizjes per gjuhen dhe shkollen Shqipe.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  5. #5
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    A ka ndonjë antar i forumit ndonjë materjal për këtë kolloz të çështjes Kombëtare?
    Jeta dhe veprimtaria e tij është një shuplakë e fortë për të gjithë antarët "Shqiptar" të sektit JANULLATIST që besojnë se Orthodoksët e Jugut të Shqipërisë janë "Vorio-Epirotë"
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Nga rrëfimi i një dëshmitari të jashtëzakonshëm

    FATOS BAXHAKU

    Shqipëria, që doli nga 28 Nëntori i 1912-s duhet të ketë qenë një vend fort i ngatërruar. Mbeturina armatash dikur të lavdishme, patriotë që luftonin me mish e me shpirt për një Shqipëri më në fund më vete, por edhe katundarë e hoxhallarë që thërrisnin “Dum Babën, dum Babën”, të krishterë që mësonin shkrimin e këndimin shqip, por edhe të tjerë që valëvisnin në rastin më të parë flamurin bardhekaltër të Greqisë, ushtri të huaja që hynin e dilnin si pa të keq, duke vrarë e plaçkitur, pastaj mjerim, injorancë, skamje…

    Ndoshta për ne, shqiptarët e mijëvjeçarit të tretë, është e vështirë ta marrim me mend se çfarë barre të rëndë kishin marrë mbi supe ata burra që besuan deri në fund ëndrrën e të bërit shtet shqiptar. Për fat, kujtimet e ndonjërit prej tyre kanë dalë në dritë këto vitet e fundit. I tillë është rasti i Spiro Kosovës, dëshmitar aktiv i ngjarjeve kryesore historike nga 1912-a e deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Spiro Kosova është në fakt, emri i dytë i Spiro Naqes, që kishte lindur në Kosovë të Përmetit në maj të 1885-s. Që i ri emigron në fillim në Stamboll dhe më pas në SHBA. Sapo mëson shpalljen e Pavarësisë kthehet në Shqipëri, ku nis një kalvar të gjatë. Ishte drejtori i shkollës së parë shqipe në Kaninë. Më pas burgoset nga rebelët e Haxhi Qamilit. Pastaj e shohim në krye të çetave (bandave, sikurse i quan ai) patriotike në luftë kundër rebelëve, por edhe kundër andartëve grekë. Detyrohet të arratiset në Misir, pastaj rikthehet, sërish në krye të çetave, bëhet për disa kohë nënprefekt i Kolonjës, pastaj largohet, sepse hyn në konflikt me italianët, delegat i Kongresit të Lushnjës, përkrahës i Fan Nolit në ngjarjet e qershorit 1924, organizator i kryengritjes së Dukagjinit më 1926-n, më pas sërish në arrati deri më 1938-n. Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore nëpunës nga Veriu në Jug, deri prefekt i Beratit. Kosova u pushua nga puna nga Xhafer Deva, asokohe ministër i Brendshëm i qeverisë kuislinge, i dyshuar si “i lidhur me partizanët”. Pas 1944-s nuk pati fat më të mirë, në fillim u internua, më pas u pa me dyshim dhe u la në harresë. Kjo gjendje e dëshpëruar e çoi deri në tentativën për vetëvrasje. Kujtimet që i shkroi në vitet ’60, i hodhi mbase që t’u kujtonte të tjerëve se dikur kishte qenë dikushi, kishte qenë një njeri që kishte dhënë për këtë vend. Por, sikurse ndodh shpesh në jetë, mosmirënjohja tashmë kishte fituar mbi meritat.



    Përmeti i Luftës së Parë

    Më 1917-n, administrata ushtarake italiane ishte shtrirë deri në Përmet, Ersekë e Leskovik. Në fillim popullsia vendase, sidomos ajo myslimane, i priti mirë ushtarët e ardhur nga matanë detit. Në krahasim me terrorin që kishte pësuar nga andartët grekë, ky pushtim dukej një përpjekje e ndrojtur për t’iu kthyer normalitetit. Kishte edhe një rrethanë tjetër, e cila në periudhën e parë të pushtimit italian e qetësoi popullsinë, kjo ishte buka. Gruri për një pjesë të Jugut të Shqipërisë vinte nga Italia në Sarandë. Furnizimi i përcaktuar ishte katër kilogramë grurë për frymë në muaj. Myftarët (kryepleqtë) mblidhnin sipas listave që kishin, katër lireta për çdo kilogram, me të cilin blihej sasia e muajit pasardhës.

    Italianët, sikurse edhe austro-hungarezët, i ruajtën çetat e shumta shqiptare, që kishin mbetur ende të armatosura. I vunë nën urdhrat e tyre, u lidhën pagë, i armatosën më tej, i ushqyen dhe i përdorën në luftime. Një nga këto ishte edhe ajo që, prej disa kohësh, kishte për komandant Spiro Kosovën. Fati, që sikurse e pamë, për Spiron nuk ishte edhe aq i mbarë, e deshi që kapedani ynë të grindet keq me një “tenente” italian. Çështja i bëhet e ditur gjeneralit italian në Përmet dhe Spiron e bëjnë gati për ta pushkatuar, pa u bërë më parë kurrfarë gjykimi. Mirëpo, para do kohësh, Spiro dhe çeta e tij kishin strehuar dhe ushqyer një kapiten italian së bashku me zonjën e tij. Një mareshal italian, mik i Spiros, lajmëron menjëherë gruan e kapitenit, kjo të shoqin dhe ky gjeneral Piaçentinin, komandantin e përgjithshëm të fuqive italiane në Shqipëri. Spiro i shpëtoi plumbit. Për të u bë një gjyq i rregullt nga ku doli i pafajshëm. Porse ndërkohë komandant i çetës së tij ishte bërë një tjetër. I fyer, Spiro tërhiqet në jetën e tij private në Përmet. Pikërisht në këtë kohë ka rast të bëhet dëshmitar i ngjarjeve që çuan më pas në masakrimin e Atë Stath Melanit, priftit ortodoks që meshonte shqip dhe që nuk u bindej urdhrave të Patrikanës së Stambollit.



    Masakrimi i një prifti patriot

    Më 1917-n, Atë Stath Melani ishte 60 vjeç. Ai, ndryshe nga shumë kolegë të tij, ishte dorëzuar prift në SHBA. Pastaj ishte kthyer në Atdhe për të drejtuar, së bashku me të birin Manthon, një çetë të armatosur antiosmane, por edhe kundër bandave plaçkitëse greke. Më 1914-n shkoi sërish në SHBA. Më 1917-n, pak para se të vritej, kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer në Përmet. Atë Stathi, Spiro Kosova, Koço Tase, Viktor Plumbi, Dhimitër Kacimbra dhe të tjerë përfaqësues të të krishterëve të Përmetit, përbënin atë pjesë patriotike që ishte për meshimin në gjuhën shqipe dhe për ruajtjen e simboleve kombëtare të shqiptarëve. Shumë shpejt ranë në konflikt të ashpër me krahun tjetër, me ata që përkrahnin synimet territoriale, gjuhën dhe kulturën greke. Këta Spiro i përfshin me një fjalë të vetme: “grekomanët”. Këta, me sa duket, asokohe kishin fort ndikim.

    Pas një feste të organizuar nga italianët në oborrin e shkollës, ku drejtori Vasil Dhaskali e mbajti fjalën e tij në greqisht, teksa nxënësit valëvisnin flamurkat greke, acarimi mes dy grupeve doli sheshit. Spiro dhe të tjerët vendosin të përzënë nga Përmeti Papa Stavron, dhespotin mbrojtës të grekomanëve. Me një dokument të falsifikuar arrijnë të hyjnë në metropoli dhe të përzënë dhespotin. Qëllimi ishte zëvendësimi i tij me Atë Stathin, i cili do të fillonte meshat në shqip. “Viktor Plumbi dhe unë – shkruan Spiro – e kapëm nga krahët dhe e shpumë deri te dera e zyrës. Këtu Papa Stavroja hapi krahët dhe u mbajt në të dyja anët e derës me një fuqi të jashtëzakonshme sa nuk mund ta luanim. Atëherë Kacimbra mori yrysh dhe i futi një shkelm të fortë nga prapa kurrizit, sa i krisën kockat dhe u rrokullis teposhtë shkallëve…”.

    Spiro dhe të tjerët gjetën në mjediset e mitropolisë disa manifeste ku bëhej thirrje e hapur për bashkimin e Jugut të Shqipërisë me Greqinë dhe një letër ku dhespoti i Korçës i shkruante Papa Stavros të bënte durim se “do të rikthehet koha e bashkimit me Greqinë mëmë”. Menjëherë pas kësaj italianët e arrestuan Papa Stavron dhe e mbyllin në Burgun e Gjirokastrës. U dënua me pesë vjet burg. Nuk kaloi shumë kohë dhe prifti i moshuar dha shpirt në qeli.

    Fundi i kësaj historie është rrëqethës, ndonëse i shkruar me gjak të ftohtë nga dëshmitari ynë: “Mbas vdekjes së Papa Stavros, paria ortodokse e Përmetit, me iniciativën e Mantho Buxhukut nga Leusa (sikurse kam dëgjuar), kishin vendosur të hakmerreshin kundër një patrioti shqiptar dhe, si më të përshtatshëm, kishin zgjedhur Atë Stath Melanin, (prift për prift). Më parë ishin marrë vesh me një farë Josif Suropulli, i cili ndodhej në arrati qysh në ikjen e grekëve prej vendit tonë. Në rastin kur Atë Stathi do të bënte një udhëtim për në Shqeri, paria grekomane e Përmetit mori vesh për këtë udhëtim dhe menjëherë lajmëroi Josifin të ishte i gatshëm në pritë. I njoftuan këtij datën e udhëtimit dhe drejtimin e rrugës nga do të kalonte. Josifi me shokët e vet e bënë planin se ku duhej bërë prita dhe në befasi e qëlluan për vdekje. Njëkohësisht i prenë edhe kokën të ndjerit Atë Stath Melani dhe ia shpunë në Greqi për të vërtetuar përmbushjen e hakmarrjes për Papa Stavron nga ana e grekomanëve…”.

    Duhej të kalonin katër vjet që të bëhej realitet dëshira e Atë Stathit të martirizuar. Për herë të parë në Korçë mesha në shqip është dhënë nga Atë Vasil Marko, edhe ky i ardhur nga Amerika, të Premten e Zezë të Pashkëve të vitit 1921. Edhe këtë herë është protagonist Spiro Kosova, i cili, i ndihmuar nga ushtarakët Kolë Gjoni, Sami Koka dhe nga i famshmi Osman Gazepi, me pistoleta në dorë, të kundërshtuar nga të gjithë, mitropolia, qeveria, prefektura, xhandarmëria, por të mbështetur nga besimtarët e thjeshtë, i hapën udhën Atë Vasilit drejt të parës meshë shqipe në Kishën e madhe të Shën Gjergjit. Që prej asaj dite e deri në njohjen e Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare, më 1937-n, Atë Vasili vazhdoi të meshojë në shqip.

    (Për këtë shkrim u përdorën materiale nga: Marenglen Verli, Shqipëria e viteve 1912-1964 në kujtimet e Spiro Kosovës, Vëllimi I, Tiranë 2008).

    Shqip

  7. #7
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    Citim Postuar më parë nga flory80 Lexo Postimin
    A ka ndonjë antar i forumit ndonjë materjal për këtë kolloz të çështjes Kombëtare?
    Jeta dhe veprimtaria e tij është një shuplakë e fortë për të gjithë antarët "Shqiptar" të sektit JANULLATIST që besojnë se Orthodoksët e Jugut të Shqipërisë janë "Vorio-Epirotë"
    Flory.
    Me sa di une ka nje liber te Apostol Kotanit per At Stathin besoj se pjese nga libri jane permendur edhe ketu. Historite per At stathin i kam degjuar nga gjyshi im qe permendet tek familjet e Melanit(Kalam Koto) nga ku kam origjinen..
    At Stathi ishte dhe i pushkes, dhe i penes. Ajo qe mbaj mend fare mire nga te thenat eshte se Josif Soropulli e vrau per para dhe koken ia shpuri ne Janine. Ne ate kohe si dikur tjeter gjendja e krijuar zbuloi nje te vertete shume te rendesishme per shqiptaret e Shqerise, Dangellise e me gjere ate te venies se atdheut mbi besimin fetar, ku Bektashinjte e orthodokset u bene nje shtepi.
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

Tema të Ngjashme

  1. Përmeti i Edit'h Durhamit: Ndër vendet më të bukura në botë
    Nga dardajan në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 05-06-2012, 17:49
  2. Dilemat e Kastriot Myftarajt.
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 16:23
  3. Mbytja e Përmetit - Qako Mantho
    Nga Fiori në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-12-2007, 19:27
  4. A e ruajti feja islame popullin shqiptar nga asimilimi?
    Nga imaas në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 166
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 09:27
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •