Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Muslimane krenare!
    Anëtarësuar
    12-06-2007
    Vendndodhja
    Holland
    Postime
    26

    Post Të rinjtë kur preokupohen!

    Të rinjtë kur preokupohen!
    Zëri i Zgjimit | www.atafili.wordpress.com

    “Sa e sa argumente ka në qiej e në tokë, të cilët i shohin, por ata nuk i vështrojnë fare.” – Kur’an, 12:105

    Shkruan: Avni Tafili

    Fryt i kurtheve kur të rinjtë preokupohen, janë përtacia, ligështia, hezitimi e papërgjegjshmëria. Kur synon dritën, i jepet errësira. Kur me shpresë për sukses mbushet, i vritet vullneti.

    Kur rinia për epërsi e zhvillim preokupohet, në zemrat e tyre ndizet flaka urrejtjes dhe armiqësisë!


    Të flitet për rininë! Fuqi që ndryshon. Si mund të flitet për këtë shtresë njerëzish, e të mos ashpërsohet toni i zërit ndaj atyre, që po i përdorin, po i shfrytëzojnë e po i vrasin të gjallë. Dinakët. Hajdutët e së ardhmes. Shterues e shkelës. Me dinakëri po i mundin. Po ua groposin ëndrrat ende të pa ëndërruara. Ende pa shijuar energjinë e rinisë së tyre, me forcë po goditen!

    E të rinjtë, po preokupohen! E të rinjtë mos kanë humbur guximin të ç’robërohen prej idhujve, mashtrues? Mos u është shterur të rinjve forca e refuzimit ata që të ardhmen po ua shkatërrojnë ende pa e menduar atë? Jo, assesi! Por çka po e mban peng të këtyre njerëzve të pashpirt e dinakë rininë e tyre?! Ç’ka ajo rini që zërit të arsyes e të zgjimit s’po i përgjigjet? E ç’magjie është kjo, që ndjesitë e shqisat e të riut të sotshëm po shtangë?

    A dinë vallë, të rinjtë, të dallojnë mes zërit që thërret në epërsi e lehtësi dhe zërit që thërret në vështirësi e ulje? Apo ende rinia nuk di të pendohet, e të ndjejë keqardhje për kohën që i iki, e të ndërgjegjësohet për të sotshmen dhe të nesërmen! O rini, në duart tua është e ardhmja, ti mund ta bësh atë të jetë plot paqe, plot qetësi, e plot ngadhënjim ndaj të keqes, po edhe ti mund ta bësh atë të jetë e mjerë, plot dështim e dëshpërim. Pse pason atë që ty të ngul thikën pas shpine çdo ditë, e ti s’e merr vesh. Ata njerëz, që në ty mbjellin urrejtje për krijesat e Zotit, e nuk të nxisin të jesh paqësor, i dashur, tolerant, i butë e i urtë, e i zgjuar, janë ata të mbushurit me urrejtje e armiqësi; ata janë, ata që janë larguar prej mirësive të fesë së Zotit, Islamit.

    A mos të pashpirtët e dinakët, duan që rinia t’ia lejë kohës të gjykojë e të dëshmojë? Assesi, ata s’duan drejtësinë, por janë pasues të hamendjes dhe shpresave të kota. Janë tregtarë qeniesh njerëzore! E jo! Kurrsesi, për atë që ka Zot, Allahun e Madhërishëm, e udhërrëfyes të Dërguarin e Allahut, Muhammedin – salAllahu alejhi ve selem, forca nuk i shteret, e as nuk i le të gjykojë e kota! A nuk kanë pak frikë, jo, a s’kanë pak dhembshuri ndaj gjeneratës së re të Ummetit, të cilën po e çojnë në të ardhme të pashpresë?! Kur të rinjtë preokupohen të bëjnë diçka të frytshme, e duan të përmirësojnë vetveten e tyre, këta, të mbushurit me urrejtje e armiqësi, u dalin në rrugë dhe ua zbrazin vullnetin, me justifikime djallëzore.

    Të rinjtë e Ummetit preokupohen, kur me kthetrat e dinakëve kapen, s’merren me çka duhej të merreshin; diturinë s’e kërkojnë ndërsa enden duke shpresuar të mjerë; asgjë përshtypje s’u bënë, asgjë arsyen e tyre s’e ngacmon! Kur ata janë të rënë në kurthet e kurthagjinjve, ndaj prindërve janë të padëgjueshëm, ndaj familjes të papërgjegjshëm, ndaj të afërmve të larguar, ndërsa ndaj shoqërisë të vetëpërjashtuar! E pse rinia e Ummetit s’jep fryte; jo, është e gatshme të jap edhe rininë e vet, por dinakët dhe prijësit e të keqes çdo herë kur tentojnë t’i afrohen të rinjtë frymës së Islamit, ata mbjellin frytin e dobësisë!

    Kur fëmijët edukohen të shkujdesur, kur adoleshenti lihet të zbrazi energjinë kot, kur studenti ndaj studimeve s’përkushtohet; e kur preokupohen, me çka preokupohen! Mos kjo rini po ndërgjegjësohet; mos të ardhmen po e kujton duke e ndërtuar atë; mos të rinjtë mes tyre shqyrtojnë; mos nxënësit e dijes afrohen e komunikojnë. Kur të rinjtë! E kur të rinjtë preokupohen, njerëz përreth tyre dinakë e kurthagjinj!

    Kush janë ata që ndjellin armiqësi në zemrat e freskëta të të rinjve? Kush janë ata që nxisin përçarjen e të rinjve? Kush janë ata që mbjellin urrejtje në zemrat e të rinjve? Kush janë ata që shpartallojnë rreshtat e të rinjve? Kush janë ata që shkaktojnë dhembje në shpirtrat e të rinjve? Kush janë ata që thithin energjitë e të rinjve për shkatërrim? Kush janë ata që infektojnë mendjet e të rinjve? Ata, nuk krahasohen, çdo krahasim është ulje e nënçmim! Ata, disa të rinj, e disa prijës, që të vërtetën e qartë në duart e tyre e pretendojnë! Jo, ata janë të fshehurit. Në vende të fshehta thurin, e në vende të hapura zbatojnë.

    Ndonjëherë pyetem: a mos vallë, këta njerëz dinakë, dobësues të radhëve të muslimanëve, po e shfrytëzojnë mjegullinën, e agresorin e jashtëm kundrejt shoqërive islame, e kundër të rinjve muslimanë në veçanti? Le t’i kthehen pra udhëzimit të drejtë të Kur’anit dhe të kuptuarit të drejtë të udhëzimit të Muhammedit – Paqja dhe bekimi qoftë ndaj tij! Allahu udhëzoftë, ata që thërriten në udhëzim të drejtë, e që nuk e hetojnë se brenda tyre po krijojnë grupime kundër Ummetit mbarë.

    Fryt i kurtheve kur të rinjtë preokupohen, janë përtacia, ligështia, hezitimi e papërgjegjshmëria. Kur synon dritën, i jepet errësira. Kur me shpresë për sukses mbushet, i vritet vullneti. Kur aspiron shkollimin, i shkaktojnë pengesa. E si të rinjtë e kohëve të sotshme të jenë të ruajtur e të suksesshëm, kur madje as familjet e tyre përkrahje s’u afrojnë? E si pra, prindi i këtillë është prind! E si mund të deklarohet “vëllazëria muslimane” kur pas shpine gropën njëri-tjetrit i çelin; të kanë vëlla e të kanë motër, ju buzëqeshin e jua shpërndajnë paqen e bekimin, por ndaj jush thurin të ardhme plot mjerim e dëshpërim. Ata janë të padijshmit! Jo, dije pra! Ata janë të grupuarit, janë njerëz që synojnë me rrjetet e tyre t’ju kapin e t’ju çojnë në një rend shoqëror, të kapluar nga padituria e mjerimi, nga varfëria e dëshpërimi.

    E rinia kur prej paditurisë, mjerimit, varfërisë e dëshpërimit kaplohet, ç’orientohet, ndërsa kërkon mbështetje e prehje në prehërin e “dashurisë”, e jo në forcat racionale të veta. Po, shoqëria “e rritur” e njerëzit prijatar ua detyrojnë! E s’ka përmirësim të gjendjes, derisa rinia nuk i thotë “Ndal!” rrugës që i detyrohet.

    O Allah! Ti je Mbikëqyrës, Ti je i Drejti, e gjykimi Yt është më i miri!

    Padyshim, e vërteta ngadhënjen, ndërsa e pavërteta dhe e kota, sado e hijeshuar, është e gjykuar të dështojë.

    HasbunaAllah ve niëme-l-vekil
    Muslimane krenare!

  2. #2
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Urime shume hartim i bukur!
    Nje keshille: mos e perdor aq shume empfazen: e ben subjektin jo shume realist.

    Suksese ne shkrime te tjera
    Elegance is an attitude.

Tema të Ngjashme

  1. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  2. Të rinjtë braktisin librat...
    Nga Davius në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-06-2007, 13:56
  3. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  4. Internet ne natyre per te rinjte kryeqytetas
    Nga Asriana në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-12-2006, 12:10
  5. Të rinjtë, ujqër të vetmuar!
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-04-2006, 22:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •