Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Ēka mendoni per Kishen katolike?

    Duke u nisur nga fakti se jemi anėtar tė ni forumi shqiptar, nė kėtė forum ka anėtar tė besimeve tė ndryshme, andaj po hapi kėtė temė dhe ftojė anėtarėt e tė gjitha besimeve tė japin mendimet e tyre lirshem ashtu siē mendojnė. Kuptohet pa fyrje dhe fjalor tė ofendues dhe tė pahieshem, gjithsesi duke u permbajtur rregullores sė forumit.

    Ēka mendoni dhe si e vlersojnė Kishen katolike tė tjerėt? - Tė krishterėt e kishave tė tjera, muslimanėt, ateistet etj etj. Pra secili ėshtė I lire tė debatoj rreth kėsaj teme.

    Kisha Katolike - Besim tė drejt - nė Zot te vertetė ku un besoj se PO, apo diēka tjeter?



    respekte nga toni77
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  2. #2
    Zoti eshte me ne Maska e xemanuel
    Anėtarėsuar
    08-04-2008
    Vendndodhja
    kosove
    Postime
    137
    Une jam i krishter ungjillor , kam shume respekt per katoliket .Kam pasur shume debate me prifterinje te ndryshem te cilet me kan perkrahur per besimin tim ne Krishtin dhe me kan thene - vazhdo keshtu biri im ,por nje gje me brengos shume sepse katoliket (per shqiptare e kam fjalen ) shume pak dine reth Krishtit dhe krishterimit i mbajne disa tradita te hershme por asgje rreth besimit dhe shpetimit , une njoh shume katolike qe kur i kam pyetur per Krishtin ato gati skan ditur asgje , ne anen tjeter njoh shume katolike qe jan te dhunshem dhe bie ne kundershtim me shkrimin . Per Katoliket kisha nje gje qe te jene me te lidhur me Zotin tone Jezus Krisht dhe te lexojne me shume Biblen dhe ti permbahen asaj qa shkruan Ungjilli i cili eshte jete dhe burim i jetes se pashtershme .

    edhe nje here e them se te krishteret jan te barabarte vetem nese nuk merren me politike

    pra une i lus katoliket qe te ken me shume njohuri reth besimit (fese)te tyre dhe te mos presin vetem nga prifterinjet por te merren me shume me besimin (fene) e tyre edhe vete duke kerkuar edhe ndihme nga prifterinjet katolike te cilet dine me shume rreth fese .
    Per ndryshe cdo njeri qe e beson Jezus Krishtin me zemer dhe e kerkon ate me zemer Zoti eshte dashuri dhe i pergjigjet atij qe e kerkon

    Jezusi tha kerkoni dhe do te ju jepet
    trokitni dhe do te ju hapet

    AMEN

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-03-2008
    Postime
    34
    Pėr Kishėn Katolike mendoj se ėshtė Kisha qė e ka themeluar vetė Jezusi kur i thotė Simonit (tė quajtur mė vonė Pjetėr):

    "Edhe unė po tė them: Ti je Pjetėr‑Shkėmb dhe mbi kėtė shkėmb unė do ta ndėrtoj Kishėn time dhe dyert e ferrit s’do tė ngadhėnjejnė kundėr saj!
    Ty do tė t’i jap ēelėsat e Mbretėrisė sė qiellit: gjithēka tė lidhėsh mbi tokė, do tė jetė e lidhur edhe nė qiell e gjithēka tė zgjidhėsh mbi tokė, do tė jetė e zgjidhur edhe nė tokė edhe nė qiell."
    Mateu 16:18-19

    Dihet historikisht se Shėn Pjetri udhėtoi nė Romė dhe atje ai udhėhoqi Kishėn. Prandaj Kisha Katolike mbėshtetet mbi tė drejtėn e trashėgimisė apostolike - nga Shėn Pjetri. Gjithashtu Kisha Katolike ėshtė institucioni mė i vjetėr nė botė - rrjedhimisht edhe nė trojet shqiptare.
    Pra, unė besoj se Kisha Katolike ėshtė institucion i ngritur nga Zoti dhe nga njerėzit (besimtarė nė Krishtin) pėr tė realizuar lidhjen mes Tij dhe nesh.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Paulus : 26-11-2008 mė 08:57

  4. #4
    Toni77 toni, mire se te gjej.
    Te falemnderit per ftesen qe na dhe, qe te marrim pjese ne nje teme qe me te vertete i takon te gjitha konfesioneve te krishtera.
    Un shpejt do te pergjigjem, per ate ē'ka ndjej dhe per ate qe ne rrealitet eshte Kisha katolike romane, per mua si nje besimtar i thjeshte orthodoks.
    Kisha Katolike eshte vazhdimesia e Kishes Nje! Kurse Kisha Katoliko-romane eshte nje devijim i asaj.
    Per mua Kisha eshte nje dhe e pandare, pra nuk ka kisha 1, kisha 2, kisha 3, e keshtu me rradhe. Nuk mund te ndahet Kisha, pasi nuk mund te ndahet Krishti.
    Per mua besimtaret e mire katoliko-roman, jane vellezer me Krishtin, jane vellezerit tane te krishtere per qe nuk jane ne kungim me ne, jane vellezerit e perendimit..., sikurse edhe i ndjeri Papa Gjon Pali II ka then per ne orthodokset; " vellezerit kristian te Lindjes".
    Pa dashur te bie ne debat me asnje nga katoliket e ketij foumi, do te desha ti pergjigjesha vellait te krishter Paulus, ai thote nder te tjera...;
    Dihet historikisht se Shėn Pjetri udhėtoi nė Romė dhe atje ai udhėhoqi Kishėn. Prandaj Kisha Katolike mbėshtetet mbi tė drejtėn e trashėgimisė apostolike - nga Shėn Pjetri. Gjithashtu Kisha Katolike ėshtė institucioni mė i vjetėr nė botė
    Nuk jam fare dakort, pasi eshte duke u shtremberuar historia! Ne se kemi te njejten histori, na duhet ta shpalosim ashtu edhe siē eshte, pra historia eshte qe ;
    Apostulli i Zotit Krisht, Petro, ne fillim udhehoqi Kishen e pare te Antiokise, ky eshte fakt!
    Pastaj Kisha e nderuar e Romes, nuk eshte dhe s'ka si te jete Kisha e pare e themeluar, pasi do te harronim Bashkesine e pare te krishtere, Kishen e Jeruzalemit...

    Me gjithe keto, une nuk i ve rendesi, dikush flet me entuziazem pasi keshtu eshte edhe me bukur. Nuk mendoj qe te kete qellim te keq, ai qe pohon keshtu, por thjesht pasi keshtu e ndjen. Por qe nuk duhet nenvleresuar edhe ajo qe i madhi teolog dhe filozof, i Bekuari Agustin thote; Mund te thuash nje te vertete tenden, por qe nuk eshte edhe e Verteta apsolute..., kjo nuk do te thote qe ke thene nje genjeshter me dashje, pasi kjo eshte e verteta jote, keshtu ti e di, pra edhe keshtu ti sh'fajesohesh".
    Ju faleminderit per mundesine qe me dhate.
    Te nderuar, ju pershendes.
    arbereshi_niko.

  5. #5
    tHeKtHi MaMa :P
    Anėtarėsuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    1,708
    kam vizituar kishen ne usa qe esht kisha me e madhe edhe pse jam muslimane me ka interesu kam qen ne kishen e FAN NOLIT esht perfekt lutjet si qdo kund respekt per Theofan Stilian Nolin
    if love is the answer, could you rephrase the question?

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-03-2008
    Postime
    34
    Pėrshėndetje arbereshi_niko dhe falemnderit pėr komentin.
    Desha vetėm tė shtoj se trashėgimia apostolike ėshtė e pėrbashkėt si pėr katolikėt (qė i pėrkasin ritit perėndimor me disa pėrjashtime tė ritit lindor) ashtu edhe pėr ortodoksėt sepse tė dyja palėt ishin pjesė e Kishės sė pėrbashkėt deri mė 1054. Madje edhe ndarja e atėhershme ishte mė tepėr e ndikuar nga politika dhe keqkuptimet e natyrės kulturore sesa nga dallimet e mėdha teologjike. Tekefundit dallimet edhe janė tė pranueshme nė mes tė besimtarėve sepse edhe brenda Kishės Katolike kemi urdhėra qė ndjekin metoda tė ndryshme tė pėrkushtimit ndaj Hyut. Nuk besoj nė superioritetin absoltu tė katolikėve ndaj ortodoksėve nė aspektet fetare (sepse qėllimi ėshtė i njėjtė - shėlbimi) , mė tepėr e shoh dallimin nė mes nesh si AKSIDENT historik.
    Mė nė fund, unė personalisht besoj se Zoti i thėrret njerėzit nė bashkim me njėri-tjetrin, dhe para sė gjithash duhet tė dialogojmė si njerėz e pastaj edhe si besimtarė tė njė feje (dhe tė njė kombi nė rastin tonė).
    Me sinqeritet,

    Paulus

  7. #7
    Citim Postuar mė parė nga Paulus Lexo Postimin
    Pėrshėndetje arbereshi_niko dhe falemnderit pėr komentin.
    Desha vetėm tė shtoj se trashėgimia apostolike ėshtė e pėrbashkėt si pėr katolikėt (qė i pėrkasin ritit perėndimor me disa pėrjashtime tė ritit lindor) ashtu edhe pėr ortodoksėt sepse tė dyja palėt ishin pjesė e Kishės sė pėrbashkėt deri mė 1054. Madje edhe ndarja e atėhershme ishte mė tepėr e ndikuar nga politika dhe keqkuptimet e natyrės kulturore sesa nga dallimet e mėdha teologjike. Tekefundit dallimet edhe janė tė pranueshme nė mes tė besimtarėve sepse edhe brenda Kishės Katolike kemi urdhėra qė ndjekin metoda tė ndryshme tė pėrkushtimit ndaj Hyut. Nuk besoj nė superioritetin absoltu tė katolikėve ndaj ortodoksėve nė aspektet fetare (sepse qėllimi ėshtė i njėjtė - shėlbimi) , mė tepėr e shoh dallimin nė mes nesh si AKSIDENT historik.
    Mė nė fund, unė personalisht besoj se Zoti i thėrret njerėzit nė bashkim me njėri-tjetrin, dhe para sė gjithash duhet tė dialogojmė si njerėz e pastaj edhe si besimtarė tė njė feje (dhe tė njė kombi nė rastin tonė).
    Me sinqeritet,

    Paulus
    Keto fjale qe ti the, jane per tu shkrojtur me ngjyre floriri, i nderuar vella i krishtere.
    Jam krenar qe ka midis shqiposh qe aresyetojne keshtu!
    Le te jene keto diskutime vellazerore dhe gjithashtu shembulli i papeve te shume e shume shekujsh, pa harruar edhe ndikimin me influencen e tyre bamirese, ne ndihmen urgjente dhe vendimtare qe u dhane bashkekombesve tane, arberesheve,
    ne ruajtjen e shume e shume dokumenteve historike, qe sot ne kemi fatin te mund ti studiojme,
    ne ndihmen e pamohueshme qe dhane dhe kontributin e tyre, per ngritjen e popujve dhe renien e asaj diktature me te keqe qe njerezimi ka konstatuar,
    ne njohjen e pergjegjesive historike, ne faktin qe sot jane ne rradhet e para per nje bashkim midis popujve te krishtere ne menyre ekumenike...
    Keto dhe shume te tjera, asnje i krishtere, nga do te jete ky, nuk mund t'ia mohoje kreut te Kishes Katolike te Romes.
    Mund te kemi debate midis nesh, por qe Yn'Zot Krishti na bashkon!
    Pershendetje te gjitheve.
    arbereshi_niko.

Tema tė Ngjashme

  1. Persekutimi i Kishės Katolike nė Shqipni nga 1944-1990
    Nga Anton nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 10-12-2011, 12:41
  2. Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė Tereza
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 15:05
  3. Historia e Kishes Katolike shqiptare ne Kosove
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2006, 16:43
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Te hedhesh veten ne ere per biblen
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 30-04-2004, 07:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •