Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503

    Shkolla e Korces dhe tradita e saj ne pikturen kishtare

    Theofan Popa

    Piktura e stilit postbizantin nė Shqipėri mbėshtetet mbi traditat e vjetra tė vendit nė fushėn e artit, duke pėrpunuar edhe ndikimet e shkollės maqedone tė periudhės paleologiane, kishte arritur njė zhvillim tė rėndėsishėm sidomos gjatė shek. XIV [1]. Por kushtet e rėnda tė pushtimit otoman, ndėrsa nga njėra anė i ndėrprenė hovin zhvillimit tė tij tė lirė, u bėnė shkak nga ana tjetėr pėr theksimin e elementėve tė veēorisė nė krahasim me pikturėn e vendeve tė tjera ballkanike.

    Duke filluar nga shekulli XVI e deri nga fillimi i shek. XIX, dy janė shkollat e pikturės qė marrin njė zhvillim tė rėndėsishėm nė vendin tonė, si pėrsa i pėrket gjėrėsisė sė aktivitetit, si pėrsa i pėrket nivelit artistik, dhe tė cilavet u pėrket pjesa mė e madhe e thesarit tė pikturės nė stilin postbizantin qė ruhet deri mė sot nė vendin tonė [2]. Kėto dy shkolla, ajo e Beratit ose e Onufrit dhe ajo e Korēės, janė shkolla vendase, tė themeluara nga artistė shqiptarė. Krijimi i tyre lidhur me rrethana ekononike-shoqėrore e politike tė ndryshme. Shkolla e Beratit u zhvillua gjatė shekujve XVI-XVII dhe ajo e Korēės gjatė shekullit XVIII e fillimit te shek. XIX. Por tė dyja kanė si bazė tė pėrbashkėt ambientin kulturor tė ngjashėm, ruajtjen dhe zhvillim e mėtejshėm tė trashėgimisė sė vjetėr, tė dyja ushqehen me talentin e aftėsitė krijuese tė popullit tonė, tė dyja pėrfitojnė nga shkėmbimet e kontaktet e vazhdueshme me popujt fqinjė.

    Kjo kumtesė i kushtohet veprimtarisė sė shkollės sė Korēės dhe karakteristikės sė pėrgjithshme tė artit tė saj.

    Gjatė shek. XVIII nė vendin tonė shfaqen elemente tė reja nė fushėn ekonomike, politike e shoqėrore. Sikurse dihet, fuqizimi ekonomik i disa feudalėve shqiptarė, krahas dobėsimit tė Perandorisė otomane ndihmoi zėvendėsimin e pushtetit tė sulltanėve, pėr njė pjesė tė mirė me pushtetin e kėtyre feudalėve vendas. Ky fenomen politik nga ana e vet i dha njė farė shtytjeje zhvillimit ekonomik tė vendit. Filloi kėshtu njė shfrytėzim mė intensiv i tokės dhė i bujqve-ēifēi, shtohen zejtaritė, rriten nė numėr e zmadhohen esnafėt, zhvillohen tregjet lokale e rritet tregėtia, shtohen lidhjet me tregjet e jashtėm, etj. Nė sajė tė kėtyre faktorėve, u rritėn e u zhvilluan mė tej qytetet si Berati, Elbasani, Korēa, etj., ndėrsa disa katunde si Voskopoja, Shqipcka, Llunga, Grabova, Vithkuqi, etj., u ngritėn nė «politie». Kjo ngritje ekonomike relative i dha dorė zhvillimit tė kulturės e tė arėsimit dhe depėrtimit tė ideve iluministe tė botės perėndimore tė asaj kohe, nėpėrmjet tė shtimit e zgjerimit tė kontakteve ekonomike me botėn e jashtme. Ngrihen kėshtu shkollat e para, megjithėse nė gjuhėn greke, nga te cilat ajo e Voskopojės, e quajtur akademi, kishte baza arėsimore mė tė larta, nė pėrshtatje me periudhėn historike.

    Nė frymėn e kėtij zhvillimi kulturor siē rezulton nga burimet epigrafike [3], nė vendin tonė gjatė shek. XVIII, brenda njė kohe tė shkurtėr, u ndėrtua njė numėr i konsiderueshėm bazilikash tė mėdha nė Voskopojė, nė Korēė, nė Berat, nė Fier, nė Gjirokastėr, etj. Veē kėsaj mori njė hov tė madh arti i pikturės, si dėshmohet nga numri i madh i ansambleve pikturale tė kėsaj periudhe qė ruhen nė vendin tonė, sidomos nė kishat e Shqipėrisė sė mesme e tė jugut.

    Njė zhvillim tė veēantė ekonomik, shoqėror e kulturor mori Korēa dhe krahina e saj, (nė tė cilėn pėrfshiheshin qendra tė tilla qytetare si Voskopoja, Shqipcka, Vithkuqi, etj.) Nė kėtė zhvillim, pėrveē faktorėve qė zumė nė gojė mė sipėr mendojmė se duhet tė kenė ndikuar dhe faktorė tė tjerė mė tė veēantė, si p.sh. lidhja mė e ngushtė me botėn e jashtme nėpėrmjet tė rrugėve tė njohura tregėtare tė Ohrit e tė Selanikut, lidhjet me Patriarkinė e Ohrit, qėndrimi i disa figurave shqiptare mjaft aktive nė krye tė kėsaj patriarkie si p.sh. e Joasaf Voskopojarit, themeluesi i Akademisė sė Voskopojės, qėndrimi nė krye tė peshkopatės sė Gorė-Mokrės i Arsen Vakos, me origjinė nga Potkozhani i Mokrės, nga familja e tė cilit rrjedhin piktorėt e familjes sė Zografėve, etj.

    Kjo ngritje e veēantė e nivelit shoqėror-kulturor tė Korēės, e lidhur me ringjalljen e traditave tė vjetra nė pėrgjithėsi nė vendin tonė, krijon premisat pėr lindjen nė zonėn e Korēės tė njė shkolle tė pikturės lokale nga artistė vendas, kryesisht korēarė. Kėsaj shkolle i detyrohet pjesa mė e madhe e krijimtarisė pikturale tė vendit tonė gjatė shekujve XVIII e XIX (mbi 30 ansamble tė pikturės murale, pėrveē ikonash tė panumėrta).

    Si themelues e kryemjeshtėr i shkollės sė Korēės paraqitet piktori David Selenicasi, i cili ka shumė tė ngjarė tė jetė nga Selenica e Kolonjės [4]. Si bashkėpunėtorė tė drejtpėrdrejtė tė kryemjeshtrit njohim vetėm dy piktorė me emrat Kostandin dhe Kristo. Veprimtaria e filluar nga David Selenicasi pasohet historikisht nga Kostandin Shpataraku [5], nga piktorėt korēarė Kostandin e Athanas Zografi [6], nga bijtė e tyre Terpo dhe Efthim Zografi [7] dhe nga piktorėt prej Grabove Gjergj e Joan Cetiri, me bijt e nipėrit e tyre Naunin, Gjergjin, Nikollėn, Ndinin [8].

    Kėtė grup piktorėsh e bashkojnė nė njė shkollė njė varg karakteristikash themelore nė art, e bashkojnė njė varg ndikimesh e huazimesh nė teknikėn e pikturės, nė kopijmin e skenave, tipave, detajeve pikturale etj., qė kalojnė nga mjeshtėrit mė tė moshuar te mė tė rinjtė, nxėnėsit e tyre. Si nga burimet epigrafike [9] ashtu edhe nga gojėdhėnat lokale, qė ruhen deri mė sot, rezulton se midis anėtarėve tė kėtij grupi artistėsh ka qenė njė varg piktorėsh qė kanė qenė jo vetėm nxėnės tė mjeshtėrve mė tė moshuar, po edhe bij ose nipėr tė tyre dhe kanė punuar nė mjaft ansamble bashkėrisht me mjeshtėrit, nė fillim si nxėnės, nė punime teknike tė dorės sė dytė, mė vonė si bashkėpunėtorė, dikush nė pikturėn murale, dikush nė ikonat, simbas prirjes.

    Kėshtu p.sh. si nxėnės tė drejtpėrdrejtė tė David Selenicasit paraqiten Kostandini dhe Kristoja, qė ka tė ngjarė tė kenė qenė tė rinj tė talentuar nga Korēa ose Voskopoja. Nė kohė tė Davidit fillon aktivitetin si piktor i ri Kostandin Shpataraku. Pak vjet mė vonė mė 1744, po ky piktor angazhohet me pagesė nga esnafėt e Voskopojės pėr tė punuar ikonat e kishės sė Ardenicės, nė tė njėtjėn kohė kur Kostandini e Athanas Zografi punojnė pikturėn murale tė kėsaj kishe [10]. Terpo dhe Efthim Zografi kanė punuar pėr njė kohė tė gjatė me prindėt e tyre si nxėnės tė thjeshtė e nė mėnyrė anonime. Mė 1782 pėr herė tė parė Terpoja firmon si bashkėpunėtor me tė jatin, Kostandin Zografin, nė pikturėn murale tė kishės sė Libofshit. Kisha e katundit Vanaj ėshtė punuar nga piktorėt Gjergj e Joan Cetiri. Njė legjendė e kėtij fshati dėshmon se piktorėt e kėsaj kishe kanė qenė nxėnės tė piktorėve, qė patėn punuar kishėn e manastirit tė Ardenicės dhe atė tė Libofshit, d.m.th. se kanė qenė nxėnės tė Zografėve.

    Tė gjitha kėto e bėjnė tė qartė qė kėtu nuk kemi tė bėjmė me artistė tė shkėputur, pa ndonjė marrėdhėnje midis tyre, po kemi tė bėjmė me njė proces formimi e trashėgimie, qė transmetohet nė mėnyrė tė organizuar nga mėsuesi te nxėnėsi, nga babai te i biri, duke ruajtur karakteristikėn themelore tė artit tė ngritur nga artistėt mė tė talentuar tė shkollės e duke imituar nė raste tė panumėrta veprat mė tė bukura tė realizuara nga kėta artistė.

    Nga David Selenicasi ruhet vetėm piktura e Bazilikės sė shėn Kollit tė Voskopojės, e punuar gjatė periudhės 1722-1726 me ndihmėn e Kostandinit e tė Kristos. Mbishkrimi i Kishės, ka shumė tė ngjarė i shkruar nga kėta dy tė fundit, pohon se kisha ėshtė pikturuar «... nga vurca e hollė dhe elegante e gjithėoshenarit David Selenicasit ...». Fakti qė nga piktor Davidi ruhet vetėm njė ansambėl, ndėr tė tjera mund tė ketė lidhje edhe me rrethanat shkatėrruese tė kohės, qė kishat e Voskopojės, nga 24 nė shek. XVIII, i reduktuan deri mė 7.

    Veprimtaria e Kostandin Shpatarakut [11] shtrihet gjatė periudhės 1726-1767. Pėrveē ikonave tė shumta, nga ky piktor ruhet sot vetėm piktura murale e kishės sė manastirit tė shėn Marenės si edhe disa fragmente pikturash nė kishat e Llangės. Kėtė piktor ne, deri sa nuk patėm zbuluar ende pikturėn e tij murale, e patėm konsideruar pa e thelluar shumė ēėshtjen, si njė ndjekės tė pikturės sė Athosit [12]. Me zbulimin e studimin e pikturės sė tij murale nė manastirin e Shėn Marenės [13], ne arritėm tė nxjerrim nė dukje tiparet teknike e artistike tė veprės sė tij si njė nga ndjekėsit e shkollės sė Korēės.

    Veprimtaria e piktorėve korēarė Kostandin dhe Athanas Zografit, qė nė vetvete ėshtė shumė e madhe, si nė pikturėn murale si dhe nė ikona, dhe shtrihet edhe jashtė kufijve tė atdheut tonė, dihet se pėrfshihet nė periudhėn 1744-1783 [14]. Nga piktorėt Zografė, pėrveē ikonash tė panumėrta, trashėgojmė mbi 10 ansamble pikturale murale. Mbas njė studimi krahasues tė materialeve epigrafike e pikturale tė botuara nga autori grek Pelekanidhi [15] ne erdhėm nė pėrfundim se aktivitetit tė piktorėve korēarė Kostandin e Athanas Zografit, tė njohur deri mė sot brenda dhe jasht atdheut, duhet t' i shtohen edhe dy ansamble pikturale, qė ndodhen nė dy kisha tė Prespės nė Greqi, dhe se fillimi i aktivitetit tė kėtyre piktorėve duhet tė ēohet mė 1741, nė vend tė vitit 1744 [16].

    Veprimtaria e Terpos, tė birit tė Kostandinit dhe e Ethimit tė birit tė Athanas Zografit zhvillohet gjatė periudhės 1792-1819 [17]. Veprimtaria e piktorėve grabovarė, qė pėrfshijnė dy breza piktorėsh tė njė familjeje, ėshtė edhe kjo mjaft e madhe nė ikona e piktura murale dhe shtrihet gjatė periudhės 1792-1866 [18]. Nga kjo veprimtari ruhen sot rreth 12 ansamble pikturale. Me piktorėt grabovarė mbyllet tradita e pikturės kishėtare tė vjetėr nė vendin tonė.

    Piktura e shkollės sė Korēės mbėshtetet mbi traditėn e pikturės sonė mesjetare, e cila nga ana e saj kishte pėrpunuar ndikimet e shkollės maqedone tė periudhės paleologiane. Kjo del e qartė po tė krahasohen p.sh. apostujt e pikturuar nga Davidi nė shėn Kollė tė Voskopojės me ata qė ngurojnė nė skenėn «Fjetja e shėn Mėrisė» tė kishės sė Ristozit tė Mborjes, e cila ruan piktura tė shek. XIV nga mė tė mirat qė kemi. Del e qartė qė piktor Davidi e ka njohur thellė artin e periudhės paleologiane tė vendit tonė, e ka asimiluar atė dhe mbi traditėn e vjetėr talenti i tij i madh ngriti njė shkollė tė re.

    Por piktura e shkollės sė Korēės ngrihet nė rrethana historike tė veēanta pėr vendin tonė, qė favorizojnė krijimin e njė tok tiparesh tė reja e specifike, tipare qė, duke u nisur nga kryemjeshtri David Selenicasi, vazhdohen e zhvillohen nga piktorėt e tjerė pas tij. Kaq specifike e tė theksuara janė kėto tipare tė reja sa, megjithėqė trashėgimia nuk kalon nė tė gjitha rastet nga mjeshtri tek nxėnėsi ose nga babai tek i biri, prap se prap ato formojnė njė fizionomi tė pėrcaktuar, qė pėrbėn karakteristikėn e njė shkolle tė vėrtetė.

    Nga tradita e vjetėr, piktura e shkollės sė Korēės trashėgon njė varg elementesh, si edhe tė gjitha shkollat e tjera postbizantine. Kėto elemente tė trashėguara janė tematika e kishės lindore, ciklet ikonografike tė kėsaj tematike tė krijuara gjatė historisė sė Kishės, pikturimi i cikleve me anė brezash horizontalė, nė fillim pa i ndarė skenat (Davidi, Zografėt nė shėn Thanas tė Voskopojės), si nė shkollėn maqedone, kurse mė vonė duke i ndarė skenat nė katrorė (Shpataraku, Zografėt, Grabovarėt), mėnyra grafike e skematike e dhėnjes sė objektevet arkitekonike, gjė qė vėrehet nė mėnyrė mė tė theksuar te Zografėt e te Grabovarėt, kurse mė pak te Shpataraku.

  2. #2
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Po piktura e shkollės sė Korēės, si njė rrymė artistike mė vete, e ndryshme nga ato tė shkollave tė tjera postbizantine, ka si karakteristikė tė saj tė re, elemente tė qarta e tė theksuara tė stilit realist. Kėto elemente i referohen ndėrtimit natyral tė figurave, frymės realiste e lirisė sė kompozimit nė ndėrtimin e shumė skenave, nė krijimin e portretit vendas, nė pėrdorimin e elementeve etnografike e folkloristike shqiptare, etj.

    Nė pikturėn e shkollės sė Korēės linjat pėrkufizuese tė figurave paraqiten tė lehta, tė lira e tė sakta, kėshtu qė vizatimi del natyral dhe pa sforcime. Konturet qė pėrkufizojnė pjesėn e fytyrės, si hundėn, veshėt, buzėt, etj., hijet qė nxjerrin nė reliev pjesėt e vogla tė muskulaturės sė fytyrės, paraqiten tė buta e tė lehta, dėshmojnė pėr njė teknikė qė i pajis fytyrat me njė plastikė natyrale. Tipet janė ndėrtuar me individualitet tė dalluar e origjinal. Por jo vetėm kaq: fytyrat e pleqve me hundė tė gjėrė e tė trashė, me sy tė mėdhenj e vetulla pėrgjysėm tė thinjura, tė varura mbi sytė, me mollėza tė theksuara lehtė, dėshmon qartė pėr tipare tė natyrės sė popullit tonė. Kjo shihet qartė nė veēoritė e portretit tė ktitorit tė kishės sė shėn Kollit tė Voskopojės qė ka punuar Davidi veēori qė e gjejmė edhe nė figurat e shenjtorėve tė po kėtij piktori nė muret e kishės sė lartpėrmendur tė Voskopojės. Tiparet vendėse mund t' i gjejmė lehtė nė sytė, hundėt, ballin e profet Isaisė, tė mbjellėsit tė farės, tė jerarkėve, si tė Shėn Kollit, e nė shumė tipa tė tjerė.

    Disa tipa tė Davidit, siē janė gratė mirėprumėse , tė gjunjėzuara nė pozicion adhurues, nė skenėn «mos mė prek», apostol Filipi e Judė Iskarioti nė skenėn «Kungimi i apostojve» Gabrieli , Romano Melodhoi e Solomoni i urtė janė arritur aq tė hirshėm e tė kolmė, me aq ndjesi e njomėshti, sa qė mund tė thuhet me siguri se ata s' kanė asgjė tė pėrbashkėt me traditėn e pikturės sė vjetėr tė Kishės Lindore. Kėta tipa, pa ndonjė element tė stilit ikonografik, paraqesin ekzemplarė tė gjallė tė popullit tonė, tė pėrjetėsuar nga vurca e piktor Davidit nė muret e kishės sė shėn Kollit tė Voskopojės.

    Gama e ngjyrave nė tė gjithė piktorėt e shkollės sė Korēės paraqitet e ēelėt, dlirtė. Megjithėse jo fort i pasur nga koloriti, pėrpunimi i ngjyrave te Davidi dėshmon pėr njė teknikė mė tė lartė se te pasardhėsit e tij. Ngjyrat Davidi i pėrdor tė buta e tė ndjeshme, nė disa raste me tone pak mė tė rėnda dhe me kontraste, sidomos nė skenat me ngjarje ceremoniale, si p.sh. nė «Vajtimin e pėrmbivarrshėm», ku Josefi ėshtė dhėnė me imation tė gjelbėr, me pala e rrudha tė errėta mbi sfond tė verdhė nė oranzhė. Pėr rrobet Davidi pėrdor edhe ngjyrėn e prasit tė ēelėt, tė cilėn e kombinon me tė gjelbėr e tė verdhė.

    Shtresėn e parė tė fytyrės piktorėt e shkollės sė Korēės e punojnė me tė gjelbėr tė lehtė si mė tė kaltėrt (Zografėt kalojnė nė gri). Pjesėt e fytyrės i ndėrtojnė me okėr e hije tė gjelbėr si mė tė kaltėrt. Te Davidi karnacioni paraqitet okėr me pak tė kuqe, kurse te piktorėt e tjerė okėr nė gri. Konturet e pjesėve tė fytyrės, tė hundėve, tė buzėve e tė gishtave, Davidi dhe Shpataraku i punojnė me kafe tė ēelėt nė oranxhė, gjė qė e theksen mė tepėr vizatimin, kurse piktorėt e tjerė me kafe mė tė errėt. Mjekrėn e disa jerarkėve piktorėt e kėsaj shkolle e punojnė tė gjėrė e rrumbullakoshe, gri nė tė kaltėrt tė lehtė, me pak theksime kafeje tė ēelėt, teknikė qė u jep atyre formėn e njė shtėllunge prej qimesh tė buta si tė mėndafshta.

    Punimet e shkollės sė Korēės paraqiten me kolorit gadi tė njėjtė. Bėn pėrjashtim Davidi, te i cili ngjyrat janė mė tė gjalla.

    Nė pikturėn e shkollės sė Korēės njė karakteristikė stili formon edhe shprehja psikologjike e fytyrės. Gjendja e brendshme shpirterorė jepet ndėrmjet njė farė ekspresioni e mimike tė jashtme qė ėshtė e pėrbashkėt te tė gjithė kėta piktorė.

    Sigurisht kompozimi i skenave dhe sistemimi i figurave nė tė ėshtė marrė nga tradita e vjetėr, por piktorėt e shkollės sė Korēės nė kėtė problem kanė dhėnė elemente origjinale, kanė futur njė farė lirie, sidomos nė mėnyrėn natyrale e logjike tė sistemimit tė figuravė, me gjeste e lėvizje origjinale tė hirshmė, elemente qe i gjallėrojnė skenat e i veshin ato me njė frymė realizmi. Kjo vėrehet p.sh. nė skenėn e «shėrimit tė tė verbėrve», ku Krishti, duke qėndruar nė mes tė skenės nė mėnyrė shumė natyrale, i prek me dorė sytė e tė verbrit tė gjunjėzuar pėrpara tij, ndėrsa apostojt, me qėndrim tė anuar nė mėnyrė shumė natyrale, vėshtrojnė ngjarjen. Shumė bukur ėshtė realizuar kompozimi i skenės «kungimi i apostojve», sidomos pozicioni i apostoll Filipit, me kokėn kthyer nga prapa pėr tė vėshtruar Judėn qė largohet nga shoqėria. Lidhur me kompozimin e skenave vėmė nė dukje se cikli i legjendės sė shėn Gjon Vladimirit, i njė figure tė marrė nga kishėtaria vendėse e qė ka ekzekutuar Kostandin Shpataraku, ėshtė njė konceptim origjinal i shkollės sė Korēės.

    Skenat e pikturės sė shkollės sė Korēės i karakterizon edhe njė ndjenjė dramatizmi, qė shpesh herė shprehet nė mėnyrė tė shkathėt, plot dinamizėm. Kjo vėrehet sidomos nė skenėn «Puthja e Judės», ku figurat nga tė gjitha anėt janė dhėnė nė veprim kundėr figurės qendrore, Krishtit (Davidi dhe Zografėt). Temperamenti i gjallė e dinamizmi i theksuar vėrehen edhe nė shumė skena tė martirėve; neve na duket se kjo karakteristikė ėshtė mė tepėr e theksuar te Zografėt. Si shembėll po sjellim skenėn «Kthimi i magėve», ku magėt rendin mbi kuajt e tyre me lėvizje shumė dinamike, si dhe skenėn «Hyrje e Krishtit nė Jerusalem», ku apostojt gjithashtu shquhen pėr pozicione dinamizmi tė theksuar.

    Nė pikturėn e shkollės sė Korēės arrihet mirė dhe punimi i figurave nė perspektivė, siē shihet p.sh. nė «Shėrimi i tė demonizuarve», punuar nga Zografėt, nė shėn Thanas tė Voskopojės.

    Shumė karakteristike janė pėr pikturėn e shkollės sė Korēės elementet etnografike e folkloristike, tė cilat i japin asaj njė karakter krejt vendas. Kėshtu p.sh. nė brezin e shenjtorėve nė kėmbė, krahas shenjtorėve tė mėdhenj, piktorėt radhisin shenjtorė shqiptarė, si p.sh. shėn Jan Kukuzelin nga Durrėsi e shėn Nikodhim Vithkuqarin, punuar nga Zografėt, ose shėn Gjon Vladimirin punuar nga Kostandin Shpataraku, tė cilin piktori e quan dhe mbret tė shqiptarėve. Me mjaft interes paraqiten edhe portretet e bashkėkohėsve shqiptarė qė kanė disa nga piktorėt e kėsaj shkolle, si p.sh. portretet e ktitorėve tė kishave tė Voskopojės e tė Oparit , me stoli arkondi tė kohės, me dollomanė deri nė fund tė kėmbėve, me brez dhe mbi tė njė qyrk tė madh luksoz, me gėzof nga brenda, me fes prej cohe e pėlhure tė kuqe dhe me pandofle. Oparakut i janė veshė opinga lope. Tė dyja kėto figura paraqisin portrete tė gjalla, me tė gjitha tiparet karakteristike tė banorėve tė krahinave tė Korēės e tė Oparit. Nė kėto portrete tė para tipike shqiptare, plastika njerėzore ka arritur njė shprehje tė plotė dhe krejt realiste. Nga Zografėt e Grabovarėt, shėn Nikodhim Vithkuqari dhe tregėtarėt nė skenėn e Apokalipsit «Djegja e Babilonės» janė dhėnė me veshjen karakteristike tė pasanikėve voskopjarė tė kohės. Karl Topinė , princin shqiptar tė shek. XIV, Kostandin Shpataraku megjithėse e ka veshur me dollamė prej princash bizantinė, e ka stolisur edhe me dy mėngė tė varura nga prapa, qė janė elemente tė njohura tė veshjes shqiptare.

    Nė pikturėn e shkollės sė Korēės elementet etnografike dhe motivet folkloristike janė tė shumta. Kėshtu p.sh. «bariu» dhe «mbjellėsi i farės» janė punuar nga Davidi me ēorape, opinga e torbė, karakteristike tė krahinės sė Korēės. Interesant ėshtė njė ikonė e Kostandin Shpataraku me skenėn «Lindja e Shėn Mėrisė», nė shėn Mėri tė Ardenicės, e cila paraqet njė grua qė nga njėra anė tjerr lesh prej njė furke dhe nga ana tjetėr tund njė djepe me njė fėmi, ose «vallja myzeqare» nė skenėn «Dasma nė Kana tė Galilesė», qė hidhet nga dy djem veshur me veshje vendi e punuar nga piktorėt Zografė.

    Kryemjeshtri i shkollės sė Korēės mbetet piktor David Selenicasi, i cili ėshtė njė ndėr pėrfaqėsuesit mė tė talentuar tė pikturės postbizantine nė vendin tonė. Piktorėt e tjerė tė kėsaj shkolle imitojnė e ndjekin kryemjeshtrin, megjithėse asnjėri nga ata nuk e arrin artistin e madh. Imitimi i veprės sė Davidit shihet qartė nė zgjidhjen e shumė problemeve artistike, bile edhe nė ndėrtimin e tipave. Nė ndėrtimin e fytyrave, piktorėt e kėsaj shkolle ndjekin kryemjeshtrin nė punimin e syve tė mėdhenj me bebe tė zezė mbi njė iridė kafeje e njė retinė tė bardhė me pak hije gri tė lehtė, duke i dhėnė kėshtu volum kokėrdhokut. Vetullat i punojnė prej kafeje tė errėt me dy-tri viza tė holla tė zeza, bile nė disa figura dhe me hundė tė mbushura (Zografėt nė pėrgjithėsi hundėt i punojnė tė prehta). Te Zografėt mund tė themi se mė shumė se te tė tjerėt, vihen re elemente tė traditės sė lashtė.

    Pėrsa i pėrket imagjinatės krijuese dhe vlerės artistike tė veprimtarisė pikturale, ndėr piktorėt e shkollės sė Korēės, pas David Selenicasit, renditen Athanas Zografi dhe Joan Cetiri. Piktorėt e tjerė tė kėsaj shkolle janė tė njė niveli mė tė ulėt, si nė teknikė, ashtu edhe nė art. Njė degradim i theksuar i aktivitetit piktural vihet re te tė bijtė e nipėrit e Grabovarėve, ku arti katandiset thuajse nė njė zejtari, e me tė cilėt merr fund edhe piktura e stilit postbizantin nė vendin tonė.

    Piktura e shkollės sė Korēės, me tiparet realiste qė e karakterizojnė, qėndron shumė pėrpara pikturės tė shek. XVIII e fillimit tė shek. XIX, e cila, si nė manastiret e Athosit, ashtu edhe nė vendin tonė paraqitet si shablone. Artistėt e shkollės sė Korēės duhet ta kenė njohur artin e Athosit. Disa prej tyre, si Zografėt, kanė punuar edhe vetė nė ato manastire [19], por ndikimet e artit tė Athosit nė shkollėn e Korēės ne i shohim tė pakėta. Simbas mendimit tonė, baza e artit piktural tė shkollės sė Korēės mbetet tradita e artit vendas tė shkollės maqedone nė periudhėn paleologiane, e cila shkollė gjatė ēerekut tė parė tė shek. XIV ėshtė zhvilluar edhe nė manastirin Protaton tė Athosit [20]. Nė tė mirė tė pikėpamjes sonė paleologiane tė shkollės sė Korēės mendojmė se flasin edhe disa tipare tė ngjashme qė konstatohen midis freskave tė manastirit Protaton dhe atyreve tė David Selenicasit, (krahaso shėn Profimin e Protatonit me shėn Stefanin e Davidit).

    Nga piktura e shek. XIV, vepra e Davidit tonė dallohet pėr stilin mė realist e mė natyral, sidomos nė pėrkufizimin e figurave me njė linjė mė tė butė, nė punimin e pjesėve tė fytyrės me hije tė lehta, nė dhėnjen nė mėnyrė mė plastike tė detajeve, tė nuancave tė fytyrės, nė paraqitjen e fytyrave mė tė ndijshme e mė reale. Megjithkėtė, koloriti te shkolla e Korēės paraqitet nė pėrgjithėsi mė i varfėr se ai i pikturės sė shek. XIV. Nga Athosi ndofta piktorėt Zografė janė influencuar nė konceptimin e skenave tė cikleve tė Apokalipsit nė kishat e Voskopojės, skena tė zhvilluara nė Athos gjatė periudhės sė pushtimit turk [21].

    Shumė larg qėndron piktura e shkollės sė Korēės, prej asaj tė shkollės sė Kretės, prandaj nuk e shohim me vend kėtu tė bėjmė krahasimin e dy shkollave. Do tė themi vetėm se me gjithė hapat drejt realizimit qė bėnė piktorėt e shkollės sė Korēės, ata u janė shmangur disa inovacioneve tė guximshme, qė konstatohen nė shkollat e huaja, si nė atė tė Kretės e nė shkollėn e quajtur Joniane.

    Po piktura e Korēės, me tiparet e saj karakteristike anon shumė nga piktura e Onufrit ose shkolla e Beratit. Dihet se tė dyja kėto shkolla vendase zhvillohen mbi tė njėjtėn bazė e traditė tė vjetėr, mbi artin e shkollės maqedone tė periudhės paleologiane. Kėto dy shkolla vendase, ndonėse zhvillohen nė shekuj tė ndryshėm e nė periudha historikisht tė largėta, paraqesin mjaft tipare tė pėrbashkėta, sepse ngrihen mbi tė njėjtėn traditė. Elementet e pėrbashkėta tė kėtyre shkollave ne i shohim nė dhėnjen e sfondit shkėmbor e arkitektonik, nė mėnyrėn e kompozimit tė skenave dhe nė paraqitjen e tyre me gjallėri tė theksuar, nė kombinimin dhe pėrdorimin e ngjyrave dhe nė pėrvetėsimin e disa tipareve tė reja, tė krijuara nga Onufri, sidomos nė ndėrtimin e tipave. Onufri realizon kthesėn e parė nė artin e stilit postbizantin tė vendit tonė drejt realizimit. Kėtė kthesė e ēon mė tej Davidi, te vepra e tė cilit bie nė sy edhe njėfarė ndikimi nga arti bashkėkohės i Perėndimit, ndikim qė ėshtė rrjedhim i marrėdhėnjeve ekonomike e kulturore tė vendit tonė me vendet perėndimore gjatė shek. XVIII. Te Onufri vėrehet njė mjeshtėri e rrallė nė plastikėn e gjallėrinė e figurave, arti i tij linjat pėrkufizuese tė pjesėve tė fytyrės i ka mė tė forta e mė tė theksuara. Shprehjet psikologjike janė mė tė fuqishme dhe koloriti mė i pasur dhe mė intensiv te Onufri, porse te Davidi ndėrtimi i fytyrave ka nuanca mė realiste, mė tė ndjeshme e tė kolme, ato paraqiten si portrete tė gjalla, pa gjurmat ikonografike qė shprehen te Onufri.

    Piktura e shkollės sė Korēės, me tiparet e saj realiste e me stilin e saj origjinal, ndryshon nga piktura e shkollave tė tjera postbizantine nė Shqipėri, vendase ose tė huaja. Kryemjeshtri e themeluesi i kėsaj shkolle, David Selenicasi, paraqitet si njė talent i fuqishėm, si artist i njė kalibri tė madh nė artin kishėtar lindor nė pėrgjithėsi, sidomos gjatė shek. XVIII, atėhere kur arti kishėtar nė Ballkan ishte gati nė dekadencė tė plotė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga white-knight : 25-11-2008 mė 10:04

  3. #3
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Fig. 1 - Njė nga gratė mirėprurėse, detal nga skema «Mos mė prek» punė e David Selenicasit, nė Shėnkoll tė Voskopojės.
    Fig. 2. - Portreti i kritorit tė Kishės sė Shėnkollit nė Voskopojės, punė e David Selenicasit.
    Fig. 3. - Mbjellsi i farės, punė e David Selenicasit, nė Shėnkoll tė Voskopojės.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  4. #4
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Fig. 4. - Gabrieli, punė e David Selenicasit nė Shėnkoll tė Voskopojės.
    Fig. 5. - Figure shenjti, punė e David Selenicasit nė Shėnkoll tė Voskopojės.
    Fig. 6. - Karl Topia, detal ikone, punė e Kostandin Shpatarakut nė Manastir tė Ardenicės.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  5. #5
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Fig. 7. - Bariu, detal, punė e David Selenicasit, ne Shėnkoll tė Voskopojės.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 133
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 16:51
  2. Shkolla e parė shqipe nė Labovė, jo nė Korēė
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 02:40
  3. Informacion per Mitropoline e Korces
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 06:11
  4. Kisha katolike dhe arsimi ne Mirdite
    Nga Ermal 22 nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-07-2006, 15:15
  5. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •