PERMBLEDHJE ME POEZI NGA REVISTA "KOSOVARJA"


***Te gjitha keto poezi jane kontributi i zotit Besart Dabiqaj***

Nokturno
Rrafshi i Dukagjinit
Fluturojne mbi shtigjet tua
Ikja
Edhe ne vdeksha
Si munde
Libri i mbyllur
Pse hesht
Denoncim
I huaji
Luftetarit
Atyre
Belbezimat ti fala ty
Biografia
Kur flet Atdheu juaj
Perballe vdekjes
Dashuria ime
C'ka te pres
Kur mbarojne enderrat
Ishte ajo
Vaji i asaj pa emer
Enderrova
Ora e pare
Skenderaj
Thirrje Kosoves
Rruga per Janine
Jete e hidhur
Urrejtja
Teorema e Pitagores
Poezia
Ne vend te pergjigjes
Ndjenjat e mia
Nenes sime
Te isha ne Butrint
Per ty qe je larg meje
Pse
Poezia
Balade
Liria
Pa titull
















NOKTURNO

Nė qiell hėna, unė
nė llogore.

Atje tej na pėrgjon
vdekja e uritur.

Nata ėshtė e errėsirės
dhe e befasisė

Stop. Ndaluni mendime
qė mė tretin prej kėtej.

Ėshtė e ndaluar
braktisja e pozicionit.

Nata ėshtė e befasisė
dhe e errėsirės.

Hėna nė qiell, unė
nė roje tė Atdheut.










RAFSHI I DUKAGJINIT

Ėshtė njė pėrbindėsh
qė na e ha ekzistencėn.

Por janė edhe ca burra
dragonj, vetėtima.

Nė Rafshdukagjin
llogore lirie.

Jehona gjithandej gjėmimi
me vrushkuj rrezesh.

Pėrbindsha llahtari
do t'i zhbijė jeta jonė.

Kjo tokė vetvetiu ka hyrė
nė Epopenė Diellore.

nga Hajdin Abazi












Fluturojė mbi shtigjet tua

Fluturojė mbi kullat tua tė rrenuara
Prekaz
Ulem mbi ledinat tua tė gjakosura
Izbicė
Qajmė mbi varret tua tė hapura
Likoshan
Kafken e lashė tė ēmallet nė gjurmėt e shkolles sate
Llaushė
Shikojė shtėpitė tua tė plaēkitura
Skenderaj
Fluturojė mib shtigjet tua tė kallura
Drenicė












Ikja

Mbi peshėn e rėndė tė fjalės
Zhytem si piramidė nė det
Nė pellgun e ėndrrės sė djegur
Nė kėtė tokė si lulet.
Zhytem humnerave tė harresės
Me njė shpresė tė vyshkur nė xhep.
Shiriti i kėputur i kujtesės
Rrugėve tė arratisjes mė ka mbet
Nata ecė mbi meridianet e kohės
E unė simfoni e saj,
Gabimet e lojėrave tė turbullta
Gjaku ynė mė nuk do t'i lajė.
Nata shtrigė e vjetėr nė planetin maxhik
U arratis nė ferrin e egėr
Nga drejtėsia ikė.


nga Kaltrina Pajaziti












EDHE NĖ VDEKSHA

Deri kur
Tė tė pres
I them vetvetes
Apo i bėj iluzion vetes
Ta kisha ditur
Se kėshtu do tė vie fundi
Edhe duke vdekur do tė kujtoj
Emrin tėnd duke pėshpėritur
Edhe pse s'mė don
Unė tė dashuroj
Edhe nė vdeksha
Nuk do tė harroj












SI MUNDE

S'kam besuar se mė ik si era
S'kam menduar tė jetoj pa ty
S'besoj es erdhi pranvera
Derisa s'pushojnė tė lotojnė kėta sy
Nė ēdo hap nė ēdo vend dhe
Nė gjum mė bie ndėrmend
Kur flej
Mė duket tė kam pranė
Kur qeshi mė duket mė shikon
Kur qaj mė duket mė pajton
Eja pranė meje










LIBRI I MBYLLUR

Deri kur
I mbyllur nė mendjen time
Kur do lexohen
Kėto shkrime
Deri kur poeteshė
E librit tė mbyllur
Deri kur
Kanun i mendjes sė ndrydhur










PSE HESHT

Unė hesht ti hesht
Kush tė flasė
Unė qeshi ti qesh
Kush tė kujtoj
Tiktaket e zemrės
Nuk pushojnė

Ēdo gjė ndryshon
Kur njėri-tjetrin
Nuk dashurojmė

Tė dua pse hesht
Tė dashuroj pse s'flet


nga Arbėreshė Aliēkaj












DENOCIM

Perėndesha djallėzore
pre e komplotit familjar
e martuara shumėherė
bija e njerkės kurvė...

babi mė thotė:
ēdo gjė ėshtė politikė...












I HUAJI

Ku mbete atdhe
vend i atdhetarėve pa dhe

ku ta kėrkoj rritėn
djepin pėrkund maleve

ku tė takoj njė ē'pjesė
tė botės paske ikur...

si qenke bėrė nuk tė njoh
2imi je - atdhe pa emėr










LUFTĖTARIT

Pse jeta
pėr pushkė
pse vdekja
pėr nder

pse lumėgjaku
pėr LIRI

RRITĖ
Vendkalime
ura mungon

mendtakime
veprimet heshtin

kopsht me lule
s'ka dashuri

ē'u bė bota -
e qelbur po rritet

nga Arian Krasniqi










Atyre

Atyre,
Qė gjithė qė paten ia falen
kėsaj toke.
Atyre
Qė maleve pėr liri u dhanė
kushtrim.
Atyre
qė shkruajnė faqet e lavdishme
tė njė EPOKE.
Atyre,
Qė bishen e plagosur e godasin
nė vesh e nė sy.
Atyre,
Qė me gjak e shkruajnė fjalėn
LIRI.
Atyre,
Qė mesin e mesjetės e thyejnė
mes pėr mes
Me ata ėshtė ballėhapur Nėna,
Qė Kosovės i dha kėtė Brez.

Ajete Zogaj










Belbėzimet t'i fala ty

Ani pse nuk deshe kėrshėri
Belbėzimet t'i fala ty,
o ishulli im,
o zėri im
o syri im!

Sa halle kishe:
nė tokėn e veriut,
ku s'ka as rrufe,
ku s'ka as vetėtimė,
ku s'ka as shije -
nė asnjė agim.

Belbėzimet t'i fala:
tė lidhura me short,
nė plazhin e detit -
kaltrosh!...

Ja merri, deshifroj rrokjet:
tuat janė,
si realitet,
jo - ėndėrr nuk janė.

Qielli shkrep nga rrezet:
njė dashuri krahhapur,
mes valėve,
mes faqeve,
mes gishtave,
mes buzėve mbesin ngrohje,
pėr tonat troje.


Flora Zeneli












BIOGRAFIA

Jam njė viktimė
E rritur pa dashuri,
E skamur, e cfilur,

Mbi gėrmadhat e fatit
Mbijetuar virtytet e mia.










KUR FLET ATDHEU JUAJ

M'i plagosėn pranverat,
Gėzimin vetėm ma shuan,
Nė emėr tė demokracisė m'u vardisėn
Mu nė trung mė qėllun.

Nxituan tė hyjnė nė histori
Disa "heronj" tė rinj,
Por historia s'mund tė bėjė kurrė miq
Ata qė shitėn shpirtin tim.












PĖRBALLĖ VDEKJES
(Naim Malokut)

Vitet i kthej nė retrospektivė,
Qielli alarmonte stuhi.
Me pak fjalė i peshum ndjenjat,
Njė dhembje kishim te dy.

Do ta kujtosh atė natė,
Pėr ardhjen tėnde bėnim festė,
Kur tė tjerėt gėzonin
Unė luftoja dhimben ta vdes.

Koha eci,
Vrragė tė mėdha, la,
Por gjithmonė nė zjarr tė luftės
Tė pashė, vėlla.

* * *
Po vij,
T'ia them kuptimin jetės
Aty ku trim me trima
Po e sfidoni vdekjen.


Shqipe Bujupi












DASHURIA IME

U linde si feniks nė zemrėn time,
Dhe zjarre pėrhape nė shpirtin tim
Ma mbushe jetėn plot gėzime,
E unė fitova njė amshim.

O Zot, o shpirti im,
O, jeta ime e shtrenjtė,
O, fat i syve tė mi e gėzim,
Kulm i dėshirave tė mia besim.

Para teje shpirti po shkrihet, e di,
Dhe nė vetmi zemra mė tretet,
Sikur tė gjithė i shohin eshtrat e mi,
E mu vetėm tė vdes mė mbetet.

Me zgjove nga vdekja, mė the
jeto,
Preke shpirtin tim dhe i the gėzo,
Ke jetėn time qė e la pa gaz.

Po unė nuk do tė vdes,
Se dua tė jetoj.
Sa tė jem gjallė do tė pres,
Do tė jetoj edhe kur ti vdes.


Agim Haziri











ĒKA TĖ PRES

Oqeanėt e mbijetesės
Synojnė tė ardhurat e paqenė.
Dhe shoh hijen time
Duke u mbytur nė kuvertėn
E valėve qė e magjepsin.

Po shihja hijen time
Qė i perkiste tė kaluarės
E aroma e valėve
Ngadalė po pushtonte
Njė krijesė tė humbur
Qė fundosej
Nė vitet e kaluara tė rinisė.














KUR MBAROJNĖ ĖNDRRAT

E ndjej se gjindem nė kurthenė
E asaj qė e quajnė jetė.
Dhe emocionet e ilozionet pėr te
Ngadalė po shuhen.

E di se duhet tė vazhdojė
Por nuk e bėjė dot.
Mundohem ta afroj ate
Qė dikur kishte kuptim
Por nuk arrijė.

Pėr mua ishte dielli
Qė ngrohte me qenien e saj
E hėna krahas syve tė kaltėrt
Humbte ndriqimin e zakonshėm
Ishte ajo.
Ajo qė mė jepte forcė
E shpresė
Edhe atėherė kur e kisha humbur.
Fillova tė besoj nė engjuj
Se shifsha ēdo ditė.
Kur e humba,
Humba margaritarin tim,
Humba vetėn,
Diellin,
Lulen,
Hėnėn
Dhe gjithēka kisha nė zemėr.












ISHTE AJO

Sa e ēuditshme jeta,
Me te parajsė, pa te ferr.
Si i vdekuri nė arkivol
Pa pikė shpresė
Pėr diellin,
Aromėn e saj
Ndriēimin e hėnės dhe...
Po pėrsėritet e njejta
E fytyrėn e saj
E ruaj nė kujtesėn time.
E fotografia e saj
Qėndron e mbyllur
Brenda dyerve tė zemrės sime.
Ishte ajo.













VAJI I ASAJ PA EMĖR

Shtrėngimin e urrejtjeve tua
Pėr qirinjėt e djegur
I shpėrlan loti...
E loti abuzon organin e kohės,
Por jo gjatė.
Se pasioni yt
Shembė kullat e vetmisė
Dhe kthen besimin e humbur,
Tė shkėmbijt e rrahur
Nga stina e thyer.
Dhe shpirti flen,
Kur skeletet e kalbura tė skamjės
Shndėrrohen nė unaza tė komplikuara
Nė theshtėsinė e kėtij fundshekulli


nga Driton Shaipi












Endėrrova

Hipa nė qiell, e preka ylberin
E u bėra djalė
I kalova shtatė Kodra
Duke vrapuar nė pranverėn time
Mė pas u bėra burrė
Shtatė luftėra i bėra
E i pata shtatė fitore
E pastaj u plaka
Nė kuvende mora pjesė
I pajtova shtatė gjaqe
E shtatė pleqėri ndava
Por ē't'i bėsh e gjithė kjo ishte ėndėrr
Kur u zgjova nga gjumi
U ula
E shtatė herė qava!
Fundshekulli

Vitet e fundit po i jeton
Tė fundmet gjamė pėrjeton
Si fillove po pėrfundon
Tiran erdhe
I tillė po shkon.


Xhevahire Morina











ORA E PARĖ

Jusufi
Jusuf Kanjushė e verdhė
Jusuf Gėrvalla... mungon
Teuta Iliri Agroni Ylli
Fadi Fadil Talla... mungon
Ylfetja Ylfete Humolli... mungon
Shukrija Shukrije Obėtinca... mungon
Kimetja Arsimi Kujtimi
Halimi... Halimi... mungon
Shpresa Besa Kastrioti
Fatmiri Fatmir Kėrleshi... mungon
Afrimi Afrim Zhita... mungon
Vazhdojmė
Valbona Shkurta Gjoni
Xhevati... Xhevati... mungon
Mungon Nesimi Bekimi
Afrimi... Afrim Prebreza... mungon
Mos mė sillni
Certifika mjekėsore
Prindore policore shtetėrore
Thoni vetėm mungon
Me lule do t'ua mjekojmė plagėt
Do t'i presim
Do t'i presim
Thoni vetė mungon
Do tė ēelin lule gjaku
ora vazhdon...










SKĖNDERAJ

Kujtim as ėndrra
Pėr erėn e ftoit
Mė tha nėna

Sa herė tė zu nė gojė
Dhėmbėt mu mpinė

Hape dritaren
Merr frymė thellė
Sa herė he shtatzėnė
E ndien mė mirė
Erėn e ftoit
Tė vendlindjes
Mė tha nėna
















THIRRJE KOSOVĖS

Ē'do tė bėj une pa ty
Pa ardhjet e shkuarjet e tua
Do tė harroj tė flas
Me vetveten

Ē'do tė bėj une pa ty
Pa shikimin nė bar
Si t'i ngroh gjymtyrėt
Tė ngrira akull

Do tė mė lėsh tė bėhem plakė
Me dhembje duarsh
Me dhembje eshtrash

Kam frikė kur shkon
Ē'do tė bėj une pa ty
Po nuk erdhe
Do tė bėhem gurpragu
Kallkan do tė bėhem
Ē'do tė bėj unė pa ty












RRUGA PĖR JANINĖ

Mora rrugėn pėr Janinė o
Tė takova me pleqėrinė o
Vetėm me arabaxhinė o
kėrkoje shkronjat e humbura
Sikur tė ecim nė Veri
Tė mbaj krahun
Bagazh malli robėri
Mora rrugėn pėr Janinė o
Shetitė Ēamarinė o
Me arabaxhinė o
Kėrkuam unė e rruga jotė o
Fjalėt e ndyra nė mote o


nga Flora Brovina














JETĖ E HIDHUR

Sa rėndė e shqiptoj kėtė fjalė
Dora mė dridhet kur e shkruaj.
Me shpirt, njėrit, duhet besuar
Se jeta nuk ka lindur pėr tu hidhėruar.

Sa fjalė tė buta ka nė jetė
Sa zemra rrahin pėr tė mirė.
Edhe shumė njerėz gabojnė
Ata qė zemrėn e hidhėrojnė.

Sa mirė do ishte gėzimi
Nė sy do tė lexohej mirėsia,
Nė zemėr do tė vėrehej butėsia
Hidhėrimin nuk e duron njerėzia.










URREJTJA

Pėr ju s'ėshtė rėndė
As pėr fatin nuk ėshtė lehtė
Zemra hidhėrohet e nuk bėn
Ėshtė keq pėr ty qė tė urren.

Larg se keqes, o njeri
Mbill nė zemėr mė shumė mirėsi.
Sa e bukur ėshtė mirėsia
Tė udhėzon nga dashuria.

E shkurt ėshtė jeta,
Andaj duhet tė mbrohemi
E kėtu tė dominojnė fjalėt
Liri, mbarėsi dhe fate.


Valbona Kabashi











Teorema e Pitagorės

Ulqin - Ohėr
Hipotenuza
Ohėr - Durrės
Kateta I
Durrės - Ulqin
Tre kėndshi im
Problem i lehtė
Problem i ndėrlikuar.









Poezia

Jam pa atdhe
Atdhe ēdokund kam
Tė gjithė mė duan
Jam hasret i qiellit e tokės

Jam pėrqafim i ngrohtė i djalit
Jam puthje e parė e vashės
Vishem e zhvishem nė njė mijė ngjyra
Tė katėr stinėt janė tė miat

Jam
Bukuri e rrallė
Dashuri skofiare
Jam pa atdhe
Atdhe ēdo kund kam
Dashuri e tė gjitha dashurive










Nė vend tė pėrgjigjes
(Riza Xhaklit)

Letrėn tėnde e mora
Mbahu vėlla
Pranverės
Askush s'mund t'ia ndalė hapin
Jetės
Nuk i lidhen duart me pranga
Rrezet e diellit
Tė githėve na takojnė
Dashurinė
Nuk e mbajnė grilat
Mbahu vėlla

nga Mirishahe Limani











Ndjenjat e mia

Mė buzėqeshe nė fillim
t'u afrova pa qėllim
tė pėlqeva thjeshtėsinė
ndaj dhe lidha miqėsinė
Nė fillim e kam kuptuar,
Se tė dua.
Mendova se nuk ka kuptim,
qė ta them.
Kam ėndėrruar ēdo natė
pėr ty.
Por kurrė s'e kam menduar,
se endrrat realizohen.

autori / autorja i/e panjohur












Nėnės sime

Kur tė mendoni se kam vdekur
Nga varri do tė ngritem pa u tretur
Kam mall njėherė me tė pa
Jam gjallė nuk jam vrarė.

A e di ti nanėse kemi njė amanet
pėr tė cilin ėshtė hak me vdek
a e di ti nanė se tokat tona nė robėri janė
a ashtu nuk mundem me i lanė

A tė kujtohet nanė, kur unė isha fėmijė
kur mė thoshe se nuk jetohet pa liri
po unė pėr atė liri nanė po luftoj
e mos mendo qė unė ty s'tė kujtoj

A e di nanė, se s'ka bėr shkina shka
mua qė del pėr me mė vra
prandaj tė premtoj edhe njėherė
se do tė vij te ti bashkė me tė madhėn
PRANVERĖ

nga Ardita Fetahu - Drenicė











Tė isha nė Butrint

Zonė arkeologjike:
zonė e lashtė antike -
atje ka ikona
dhe herioglife.

Herioglifet tona
dėshmojnė autorėsinė
flasin pėr kombin e lashtė,
Gjirokastėr - Janinė.

Te malet e Korfuzit:
i ynė Butrint rronė
ani pse dhėmbė i kohės
pamėshirshėm e shkatėrron.

Zona jonė antike:
zona jonė e dlirė,
kėrshėri nė vete,
ngrohja dhe idilė.

Nė Butrint tė isha:
do rilindja sėrish,
do me hiqej malli -
dhe i bifurkacionit tim!


Minavere Zeneli











Pėr ty qė je larg meje

Nė kėtė natė tė qetė
Pranė dritares qendroj
Shiqoj yjet lartė
Dhe pėr ty mendoj.

U bė kohė e gjatė
Qė je larguar
U bėnė, e dashur, disa muaj
Qė s'tė kam takuar.

Rangut tė tė verbuarve
Unė, tani, i takoj
Se sytė mi more
Kur u largove.

E tani me foton tėnde nė dorė
Nga largėsia tė pėrqafoj
Nga zemra tė fala
Dhe tė puthura tė dėrgojė.


Nebi Totaj








Pse

Luftė kafsha me kafshėn,
njeriu me njeriun.

Ujku e ha qengjin,
nuk e lė tė lirė,
qengji e ha barin
ėshtė fort i mirė.

Njeriu vret njeriun
dhe lirinė ja merr,
dikush ka shumė dritė,
dikush jeton n'terr?!

Pėrse kėto grindje?

nga Kaltrina Kelmendi











Liria?!

Kam mbetur nė fillim tė njė rruge
Qė s'i duket fundi
Me lirinė e madhe
Nė duart e mia tė vogla.
Askush nuk mė ka mėsuar
Ē'tė bėj me lirinė e tepėrt...
Natėn e shoh veten nė ėndėrr
Tė gozhduar nė trupin tėnd,
Nė mėngjes arsyeja, djalli mė i keq
Qė krijoi zoti, mė thotė:
"Respekto lirinė tėnde!"
"Respekto lirinė e tjetrit!"
Nė djall vaftė liria e tjetrit!
Nė djall liria jote!
Nė djall liria ime!
Rroftė robėria e shpirtit!










Poezia

Lind
Nga shterėzimet e shpirtit
Mbarsur me frymėn hyjnore

Kryqėzohet
Me fletėt e librit

Ringjallet nė kujtesat e shekujve


Kur dora e burrit...

Kur dora e burrit
Futet nėn fustan
Mbaron poezia

Fillon kėnaqėsia e dhunės...

nga Rita Filipi









Baladė

brenda mureve
ishe ti
flokėgėshtenja

askush nuk ta kuptoi
gjuhėn e dėshirės
pėr tė marrė
fluturimin

a bėn tė mbyllet
engjėll
brenda mureve

zot mėshiroje
engjėllin
dhe ėndrrėn
nė kėtė baladė kohe


Baladė pėr fluturim

hapėsirė qiellore
vjedh shikimin

pėllumbat harrojnė
flluturimin

foletė e zbrazėta
mbetėn

krah pėllumbi
pushon largėsinė









Pa titull

pse jeta fsheh
kėmbėt e veta

i pėrngjet rrėshqanorėve
pritjet nėpėr udhėkryqe
i shterim
e presim vetėm pranverėn
dhe erėmimin e luleve.

nga Sadbere Kamberi




--------------------------------------------------------------------------------

Te nderuar bashkepunetor. Keto poezi jane te marra nga revista Kosovarja, e
cila del edhe ne shtetet e perendimit. Posacerisht eshte nje riviste per te
rinje.
Juve ju uroj sukses dhe pune te mbare ne rrugen qe e keni mare. Me te vertet
jeni per levdata. Ju deshiroj cdo te mire.

pershendetje te perzemerta keni nga Besart Dabiqaj