Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 26
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Berluskoni në 2 dhjetor viziton Shqipërinë

    nje lajm i gezueshem per shqiptaret..

    me shpirt nder dhembe nga marazi.. balkan vebi i edvin bollinos.. se mallteze alba anila aldo bare altin arapeve..njofton.. me an te orietes.. zhubres a si e ka kjo gazetarja..

    ---

    o b BalkanWeb.com

    URL: http://www.balkanweb.com/index.php?id=29997

    Berluskoni në 2 dhjetor viziton Shqipërinë

    (Dërguar më: 24/11/08) Nga Orjeta Zhupa
    Kryeministri italian, Berluskoni pritet të vijë në datën 2 dhjetor në një vizitë zyrtare në Shqipëri. Ai do të takojë këtu “mikun” e tij, Berisha, i cili është treguar i gatshëm për të gjitha projektet energjetike të Italisë.
    CORRIERE DELLA SERA

    Kryeministri italian, Silvio Berluskoni pritet të bëjë një vizitë zyrtare në Shqipëri në datën 2 dhjetor. Burime zyrtare të qeverisë italiane kanë njoftuar se ai do të takojë në Tiranë kryeministrin shqiptar, Sali Berisha si dhe presidentin, Bamri Topi.

    “Dashuria” Berisha – Berluskoni është e hershme, dhe vizita e Berluskonit në Shqipëri nuk është një surprizë. Vetë Berisha në një intervistë në fund të muajit Maj, për gazetën e mirënjohur italiane Corriera della Sera është shprehur se: “Silvio është luani i gadishullit”. Berisha i ka premtuar Berluskonit ndërtimin e një centrali bërthamor në Shqipëri, nëpërmjet të cilit do të furnizohet me energji edhe Italia. Media italiane ka komtuar këtë lëshim nga ana e qeverisë Shqiptare si një favor që Berluskoni të mos rrezikojë postin e tij, duke ndërtuar një central bërthamor në mes të Italisë, në kundërshtim të hapur me gjithë italianët, që gjithsesi janë të etur për energji. Italia është fuqia e pestë ekonomike në botë.

    Kryeministri shqiptar, Berisha, në intervistën e dhënë për gazetën Italiane "Corriere della Serra", është shprehur i gatshëm për ndërtimin e centralit bërthamor në Shqipëri. Ndërsa për importin e plehrave nga Italia, është shprehur i prerë se nuk e lejon ligji për momentin... Gjithashtu Berisha i ka premtuar Berluskonit edhe ndërtimin e një TEC-i me qymyr, i cili sipas ekologjistëve
    krijon ndotje serioze të mjedisit.

    Përveç centralit bërthamor, edhe një central me qymyr

    Një pikë e fortë e diskutimeve midis Berishës dhe Berluskonit në takimin e datës 2 dhjetor mendohet të jetë edhe çështja e ndërtimit të një TEC-i me qymyr.
    Kompania italiane “Enel” është tashmë në një garë të hapur me një konsorcium greko-gjerman për ndërtimin e termocentralit me qymyr që është parashikuar që të ndërtohet në Porto-Romano. Qeveria shqiptare ka bërë të ditur se kapaciteti i këtij termocentrali do të jetë 800 MW dhe ende nuk është bërë e ditur se kush do të jetë ai që do e ndërtojë këtë TEC, që pjesën më të madh të energjisë së prodhuar do ta ketë për tregun Italian.

    Deklarata për ndërtimin e një TEC-i me qymyr në Shqipëri ka ardhur nga shefi ekzekutiv i kompanisë i kompanisë në muajin qershor të këtij viti. “Ne po punojmë me qeverinë Shqiptare për ndërtimin e termocentralit me qymyr, “ ka bërë të ditur Fulvio Conti, drejtori ekzekutiv i “Enel” për radio RAI 1. “Ne mendojmë se kemi të gjitha garancitë e nevojshme për të bërë të mundur që të rrisim prezencën tonë në treg, edhe në investimet nukleare, por në terma shumë afatgjatë. Akoma asgjë nuk është planifikuar asgjë në këtë drejtim”, ka bërë të ditur ai. Conti ka bërë të qartë ambicien e kompanisë “Enel” për të rifilluar ndërtimin e një centrali bërthamor në Itali, ku ai u rrëzua me referendum që në vitin 1980. “Ne kërkojmë që të shkojmë drejt nuklearit”, ka bërë të ditur Conti , deri sa Italia importon 20 për qind të energjisë elektrike nga Franca që është edhe prodhuesi më i madh i energjisë nga centralet bërthamore.

    (O.Zhupa/ BalkanWeb)

    --

    suksese berishes e berluskonit.. ne te mire te shqiperise.. e kosoves..

  2. #2
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    A do e mare Berlusconi ate ministren bukuroshe ?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    a pi tetove je a pi shumadie..or shoq..

    minstresha e bukur eshte e jona..

    hajt shko pi nji caj ne cajtore te burrave.. o asnjiher ballist..

  4. #4
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    a pi tetove je a pi shumadie..or shoq..

    minstresha e bukur eshte e jona..

    hajt shko pi nji caj ne cajtore te burrave.. o asnjiher ballist..
    Chaj me limon a pa limon ? Ti e pi marihuanen e Llazaratit ?

  5. #5
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shpresojmë të jetë ndonjë vizitë me rezultat pozitiv për Shqipërinë, e jo si vizitat tjera vetëm për të pirë kafe.
    Sui generis

  6. #6
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Sot,

    Formimi i nyjes gordiane ne
    Nga Lavdosh FERRUNI

    Teksa Berisha dhe Fratini vërtisnin nëpër duar formatet e pasaportave biometrike e kartat e identitetit para Shqiptareve, për shumëkënd ata ngjanin njëlloj si eksploratorët evropianë që u tregonin pasqyrat indianëve të Amerikës në këmbim të arit të tyre.

    Shqipëria është zbuluar prej “eksploratorëve” italianë, si të ishte Amerika e perëndimit të largët, por ku pasurimi nuk është rropatës dhe i rrezikshëm siç ndodhte me kërkuesit e atëhershëm të arit, madje fare i lehtë mjafton një ujdi me kryetarin e Qeverisë (imagjinoni kryetari i fisit) dhe çdo gjë është e mbaruar. Pas lojës me pasaporta e me karta qëndronte marrëveshja tepër hermetike për nyjen energjetike të Lezhës e veprave ndihmëse për të, që u përmend shkarazi teksa u hodhën firma për këtë nyje. Pas pasaportave e kartave qëndronin dhe nyje të tjera energjetike përgjatë bregdetit Adriatik të Shqipërisë.

    Fratini tha qartazi: “Italia është e interesuar në mundësinë që Shqipëria ofron në fushën e energjetikës për të cilat Italia ka nevojë”. Qartazi foli dhe Berisha tek tha: “Zbatova ato që kisha shpallur…garantova se do të vendosja praktikat më të mira për investimet e tyre”.

    Nëse i shkrin të dy prononcimet në një përkthimi bëhet: “Shqipëria vihet në shërbim të Italisë. Ajo garanton me mundësitë e saj plotësimin e nevojave që ka Italia për energji”. Në fakt çështja është më zi se sa duket nëse konsiderohet se sa miliona tonelata blozë do derdhin në bregdetin Shqiptar nevojtarët Italian. Por le të vijmë në plan më konkret.

    Cili e di se ç’është nyja energjetike e Lezhës (se e Porto Romanos u bë e njohur nga Fazlliçi)? Shumë shumë pak vetë. Në fakt sipas ligjit dhe konventave ndërkombëtare, ku Shqipëria është palë, duhet ta dinte e gjithë Shqipëria dhe madje shqiptarët duhet të merrnin pjesë në vendimmarrje për këto nyje energjetike. Media, për shembull, nuk di gjë se kjo nyja energjetike e Lezhës si fillim përbëhet nga dy TEC-e, njëri prej të cilëve tashmë është aprovuar. Përsëri karburanti për djegie do vij nga importi me anije. Nëse shtojmë dhe terminalin e eksportit të çimentos prej nyjeve të çimentos që po ngrihen nga Fushë Kruja në Lezhë drejt Italisë nuk mbetet gjë tjetër veçse ti themi “lamtumirë” edhe plazheve të bregdetit të Lezhës.

    Me 50 ha tokë të vënë në dispozicion për TEC-et italiane pikërisht midis lagunës së Knallës dhe asaj të Merxhanit e Kune Vainit, të cilat komunikojnë me njëra tjetrën me ujërat nëntokësore shumë pranë sipërfaqes dhe që përbëjnë një nga zonat me vlera të rralla ekologjike (ku ndodhen të paktën 15 specie në rrezik zhdukje) ekonomike dhe turistike, pjesë e projektit të zonës së mbrojtur, shkatërrohet totalisht i gjithë ekosistemi ligatinor i Kune-Vainit. Në përpjekje për të qepur ca letra është dhënë urdhër që vija e zonës së mbrojtur të zbritet poshtë zonës së TECeve. Egzaktësisht e njëjta skemë si për zonën e mbrojtur të lagunës së Nartës, kur antimjedisori nr 1 i vendit (i djeshëm dhe i sotëm), Xhuveli zvogëloi territorin e zonës së mbrojtur të lagunës (duke zbatuar kështu edhe porosinë e ministrit të atëhershëm të energjetikës, për të cilin ka një kallëzim në prokurori për këtë akt) për ti lënë terren TEC-it të Vlorës dhe Petroliferës. Nyja energjitike e Lezhës së bashku me atë të Porto Romanos, Semanit e Vlorës mbyllin ciklin e industrive ndotëse në Adriatikun lindor, pasi në territorin e shtetit malazes dhe kroat nuk lejohen nyje të tilla.

    Në bregdetin Jonian të Shqipërisë po përgatitet instalimi përfundimtar i nyjeve “turistike”, të tipit Kakome, që nuk janë asgjë tjetër veçse një okupim i plazheve më të bukura joniane të vendit prej multinacionaleve në bashkëpunim me klanet të politikës brenda vendit.

    Ato nuk janë gjë tjetër veçse ngulmime të kampingjeve të huaja, të ashtuquajtur fshatra turistik, të cilat kanë personel shërbimi të huaj, ushqime të huaja, pajisje të huaja dhe sigurisht turistë të huaj që do konsumojnë mallrat dhe shërbimet e huaja. Dhe vlera e lartë e konsumit, si rrjedhojë e vlerës së lartë të perlës mjedisore shqiptare të grabitur do të gjeneroi fitime të mëdha po për të huajt dhe një grushti kolaboracionistësh vendas. Ndërkohë këto kampingje luksi do të çojnë në rrënim të fshatrave të mrekullueshëm të bregdetit Jonian Shqiptar, si rrjedhojë e bllokimit të komunikimit të tyre me daljet natyrale në det e për pasoj të humbjes së turistëve vendas.

    Njëherazi kjo do të rrisë fluksin e nxjerrjes së valutës jashtë vendit nëpërmjet turistëve vendas që do ti drejtohen siteve turistike të vendeve të tjera. Të gjitha këto nyje së bashku po krijojnë me shpejtësi në Shqipëri një nyje gordiane, ku thurësi kryesor quhet Sali Berisha, paçka se ideator është Fatos Nano. Nga ana tjetër është tejet e rrezikshme që kandidati për drejtimin e vendit në 4 vitet e ardhshme, Edi Rama i ka krijuar komoditet me heshtjen e tij Berishës të punoj qetësisht, pa as më të voglin shqetësim në procesin e përfundimit të thurjes së nyjes gordiane para përfundimit të mandatit të tij. E nëse nyjeve në mbarë vendin i shtohet dhe nyja e betonizimit të kryeqytetit e ideuar dhe zbatuar nga vetë Rama, ky i fundit mund të quhet bashkëthurës me Berishën.

    Kjo lloj nyje e ngërthyer dhe me fijet e lidhura keq të Kushtetutës dhe së fundi dhe të kodit zgjedhor po bëhet e pa shpleksshme. Dhe në këtë situatë mbetet vetëm një opsion për ta shpleksur nyjen gordiane, që është prerja e saj me shpatën e Sovranit. Vetëm kështu Shqipëria mund të shpëtoj nga asfiksimi që i kanoset e ti hapet rruga normalitetit në jetën e saj.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Petro
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    32
    Dhe per kete spo na zen gjumi

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bukur po i kordinon edvinua punet..
    --

    --

    Basha i pandehur, Mjaft! kërkon largimin
    Lëvizja Mjaft! kërkoi sot përsëri largimin e ministrit të Jashtëm Lulzim Basha nga kabineti qeveritar, kërkesë e përforcuar edhe nga shpallja e ministrit të pandehur nga Prokuroria

    Shekulli Online
    Marte, 25 Nentor 2008 18:04:00

    Lëvizja Mjaft! kërkoi sot përsëri largimin e ministrit të Jashtëm Lulzim Basha nga kabineti qeveritar, kërkesë e përforcuar edhe nga shpallja e ministrit të pandehur nga Prokuroria. Përmes një qëndrimi zyrtar, Mjaft! vuri theksin te humbja e legjitimitetit dhe aftësinë morale dhe publike të Bashës për të përfaqësuar vendin në nivel ndërkombëtar.

    “Më në fund pamë një akt konkret nga ana e Prokurorisë në këto 18 vjet pluralizëm, i cili përbën një shembull model për hetimin e korrupsionit. Dëshmi e një procesi ligjor, transparent dhe publik - jo në nivelin e shantazheve të ndërsjella në sallën e Kuvendit, apo të spoteve patetike qeveritare”, tha aktivisti i Mjaft!, Leart Kola, gjatë konferencës për median. Kola shtoi se falë zbatimit të ligjit, shqiptarët sot kanë një ministër të pandehur, i pari në dy dekadat e fundit.

    Lëvizja Mjaft! është e qëndrimit se mbetet ende shumë për të bërë, qoftë në rastin e Bashës, qoftë edhe të zyrtarëve të tjerë, përgjegjës për vepra kriminale, nën hetim, apo që ende nuk janë shënjestruar nga drejtësia. Është fakt që përgjatë historisë së pluralizmit shqiptar, nuk kemi parë të prangoset asnjë ministër apo ish ministër, pavarësisht akuzave për korrupsion ndërmjet partive dhe kërcënimeve të ndërsjella me “dosje sekrete”.Ndërkaq, mijëra shqiptarë në mbarë vendin kanë hedhur firmat në peticionin e realizuar nga Mjaft! për largimin e Bashës.

    “Kjo lidhje perverse, nepotike e Kryeministrit me ministrin e tij të preferuar, duhet të marrë fund me dorëheqje ose shkarkim”, vërejti Kola, duke shtuar se “ne jemi të ndërgjegjshëm që largimi i Bashës, përveçse karakter politik ka edhe karakter të fortë estetik”.

    ---

    pra ina rama dhe vishinsket rreth saje jan vene ne dispozicion te spiropales.. mantenutes se erion velise..i cili gjithashtu eshte vete mantenute e edvinit..

    pra kur te vij berluskoni..shteti do jet pa minister te jashtem..
    bukur edvin..i mencur je..
    njiher spiropalet me keng fashiste presin fratinin.. tani me lul ne burg le te vij po te doj berluskoni.. pra.. ne shqiperi vendos jo 3 korriku plebishitar.. se kus do vij e do shkoj..por njesitet guerile enveroiste te edvin veli braces e nexhit..
    tmerr..

    i hoqe fare breket..moj ine..
    po ku te kan zene mat oj qik..

    e mer berish qe kurre nuku more vesh sa eshte sahati..

  9. #9
    ja erdhi e ça pastaj,para ca kohesh donte femra shqiptare ky tullaci qe ka mbjelle floket.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    BalkanWeb.com URL: http://www.balkanweb.com/index.php?id=30366
    Berisha dhe Berluskoni firmosin: Shqipëria, super- fuqi energjitike në Ballkan

    (Dërguar më: 02/12/08) Pak para konferences per shtyp te dy kryeministrave, u nenshkruan disa marreveshje te rendesishme ne fushen e energjitikes. Berisha u shpreh shumë i kënaqur për marrëveshjet e arritura me Italinë. Kryeministri shqiptar shprehu synimin e tij për ta kthyer Shqipërinë në një minisuperfuqi energjitike në Ballkan. Ai e konsideroi Italinë partnerin e parë ekonomik të Shqipërisë, pohim i cili u mbështet tërësisht edhe nga homologu i tij Berluskoni

    TIRANE-Berisha u shpreh shumë i kënaqur për marrëveshjet e arritura sot me Italinë. Ai shprehu synimin e tij për ta kthyer Shqipërinë në një minisuperfuqi energjitike në Ballkan. Berisha shpalosi potencialin energjetik të Shqipërisë duke vënë theksin te potenciali i energjisë të erës, dhe ftoi të tjerë investitorë të vijnë për të investuar. Gjithashtu nuk hezitoi të kërkojë ndihmë për zhvillimin e sektorit të agrikulturës dhe turizmit.
    Berisha e konsideroi Italinë partnerin e parë ekonomik të Shqipërisë, pohim i cili u mbështet tërësisht edhe nga homologu i tij Berluskoni.

    Vizat, Berluskoni: Kjo i takon Franko Fratinit

    Ora 13:52-Problemi me vizat shqiptare për të shkelur Italinë u bë evident edhe gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Berisha-Berluskoni. I pyetur nga mediat shqiptare rreth këtij problemi, kryeministri italian tha shumë shkurt se “pozicioni im është pozitiv për këtë cështje. Por, për këtë po punon Ministri i Jashtëm i Italisë, Franko Fratini. Unë do e mbështes në punën e tij Fratinin”.

    Berluskoni: Shqipëri-Itali, marrëdhënie të shkëlqyera

    Ora 13:35-Kryeministri italian Silvio Berluskoni nga ana e tij u shpreh i gatshëm që qeveria e tij të bashkëpunojë me qeverinë shqiptare. Marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Italisë, Berluskoni i karakterizoi me “Marrëdheniet shumë të mira tregohen me gjëra shumë të thjeshta, në shkollat tona kanë 8 mijë nxënës shqiptarë, dhe 18 mijë studentë shqiptare”.
    Berluskoni vuri theksin edhe në miqësinë me kryeministrin shqiptar që sic bëri të ditur ai, i bashkon edhe bindja politike. “Saliu dhe unë jemi miq të vjetër jemi brenda familjes demokratike evropiane, dhe kemi patur kontakte të shumta pune mes bashkëpunëtorëve tanë”.
    Berluskoni shprehu bindjen se firmat italiane do të gjejnë gjithmonë mbështetjen e qeverisë shqiptare për realizimin e veprave të tyre.

    Berisha: Jemi te interesuar per energjine berthamore

    Ora 13:35-“Synojmë te jemi superfuqi energjitike në rajon. Jemi të interesuar për energjinë bërthamore dhe shohim te Italia një partner të denjë”. Kështu i deklaroi sot kryeministri shqiptar Sali Berisha, kryeministrit italian Silvio Berluskoni.
    Kryeministri shqiptar Sali Berisha doli sot në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin italian Silvio Berluskoni. Duke zgjedhur të flasë italisht dhe me superlativa për homologun italian, Berisha garantoi Berluskonin se Shqipëria është një vend i sigurt për investime.

    ”Për mua për të gjithe shqiptarët është një ditë e madhe pasi kemi këtu një mik të madh të shqiptarëve, një italin të vërtetë. Takimi i sotëm më jep një kënaqësi të madhe pasi përpara jush, përpara gjithë shqiptarëve dhe italianëve kemi firmosur marrëveshje që do të ndihmojnë ekonominë shqiptare. Para 3 vjetësh isha në një takim me sipërmarrësit italianë dhe u deklarova se shumë italianë janë larguar nga Shqipëria. U kërkova të ktheheshin. Dhe këtu e pas 3 vjetësh numri i tyre është rritur.
    Për ne është e rëndësishme që investitorët italianë zgjodhën të investoijnë në vendin tonë. Garantoj se italianët do të kenë jo vetëm lehtësirat, por edhe një mik të madh në qeverinë shqiptare”, tha gjatë fjalës së tij Berisha.
    Kryeministri shqiptar i shpjegoi homologut italian për rrugën e reformave që ka nisur Shqipëria. Ai përmendi si të tilla taksat më të ulëta në Europë, projektin me ullinjtë. “Vendi ynë ka projekte madhështore për ullinjtë. Pretendojmë që të mbjellim mijëra drurë të tillë brenda 4-5 viteve. Edhe Berluskoni dhe unë duam përjetësinë dhe ulliri është bima që sjell përjetësinë”.

    Sa i përket energjisë, Berisha vuri theksin tek energjia bërthamore. ”Jemi të interesuar për energjinë bërthamore dhe shohim te Italia një partner të denjë. Të punojmë që investitorët italianë të vijnë të investojnë në këtë sektor dhe të zhvillohet ekonomia vendase”.

    Nenshkruhen disa marreveshje bashkepunimi mes Italise dhe Shqiperise

    Ora 12:59-Pak para konferences per shtyp te dy kryeministrave, u nenshkruan disa marrveshje te rendesishme. Keshtu u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin nga Ministri i Finanave Ridvan Bode dhe ambasadori italian, Saba D’Elia . Po keshtu u firmosen katër marrëveshje mes anëtarëve të qeverisë dhe grupeve ‘Falcione’, ‘Moncada Construzioni’, ‘Colacem e Todini Costruzioni Generali’.
    Marrëveshjet bëjnë fjalë për realizimin e një impianti gazi në zonën e Fierit, e cila do të lidhet me Italinë me impiante nënujore. I gjithë projekti kap vlerën e 1 miliard eurove. Projekti tjetër ka të bëjë me ndërtimin e një parku eolik në jug të Vlorës të interkonjeksionit elektrik me Italinë, projekt që kap vlerën 1 miliard e 15 milionë euro. Projekti i tretë ka të bëjë me një fabrikë çimentoje në veri të Shqipërisë, me vlerë 160 milionë euro si dhe ndërtimi i rrugës së Levanit, me vlerë 33 milionë euro.

    Berisha-Berluskoni ne nje konference te perbashket per shtyp

    Ora 12:55-Pritet nga momenti ne moment te nise konferenca per shtyp e kryeministrave Silvio Berluskoni dhe Sali Berisha.

    Berluskoni në Tiranën nën tingujt e bandës frymore

    Ora 11:50-Kryeministri italian Berluskoni menjëherë pas mbërritjes në aeroportin e Rinasit i shoqëruar nga një eskortë makinash diplomatike arrin në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Nën tingujt e bandës së frymorëve, së bashku me kryeministrin shqiptar, Berluskoni takoi kabinetin e kryeministrisë shqiptare. Ceremoia solemne u organizua në selinë e Kryeministrisë në Tiranë, nga Kreu i Qeverisë shqiptare, Sali Berisha në nder të vizitës së homologut e tij italian, Silvio Berlusconi, i cili ndodhet sot në kryeqytetin shqiptar, në kuadër të një vizite zyrtare .
    Ceremonia e pritjes në Selinë e Kryeministrisë nisi me ekzekutimin e dy hymneve kombëtare, atij shqiptarë dhe italianë për të vijuar me parakalimin ceremonial të dy personaliteteve të larta në prani të përfaqësuesve të delegacionit italian si dhe përfaqësuesve të qeverisë shqiptare.

    Kryeministri italian Silvio Berluskoni mbërrin në Tirane

    Ora 11:10-Kryeministri Italian Silvio Berluskoni mberriti ne Shqiperi ne oren 11:07 minuta. Ai u prit ne aeroportin e Rinasit nga Zv-ministri i Energjitikes, Gjergj Lezhja. Kreu i qeverise italiane po i drejtohet ne keto momente Tiranes ku do te pritet ne kryeministri nga homologu shqiptar, Sali Berisha.

    Kryeministri italian, sot me projekte në Tiranë

    Ora 07:25- Kryeministri italian vjen sot në Shqipëri për të konkretizuar projektet e përbashkëta të bashkëpunimit mes dy vendeve. Paradite, rreth orës 11.00, Berluskoni mbërrin në aeroport dhe ceremonia zyrtare e pritjes së tij nga ana e Berishës është caktuar për në orën 11.20 minuta. Në axhendën e dy kryeministrave është parashikuar rreth një orë bisedime mes Berishës dhe Berluskonit. Në 11.30 minuta fillon takimi i tyre dhe pritet të mbarojë në 12.20 minuta, orë në të cilën do të nënshkruhen marrëveshjet e parashikuara kohë më parë. “Në përfundim të takimin me Kryeministrin Berisha, është parashikuar firmosja e katër marrëveshjeve mes anëtarëve të qeverisë dhe grupeve ‘Falcione’, ‘Moncada Construzioni’, ‘Colacem e Todini Costruzioni Generali’”, - bën të ditur faqja zyrtare e qeverisë italiane. Nga i njëjti burim mësohet se këto marrëveshje bëjnë fjalë për realizimin e një impianti gazi në zonën e Fierit, e cila do të lidhet me Italinë me impiante nënujore. I gjithë projekti kap vlerën e 1 miliard eurove. Projekti tjetër ka të bëjë me ndërtimin e një parku eolik në jug të Vlorës të interkonjeksionit elektrik me Italinë, projekt që kap vlerën 1 miliard e 15 milionë euro. Projekti i tretë ka të bëjë me një fabrikë çimentoje në veri të Shqipërisë, me vlerë 160 milionë euro si dhe ndërtimi i rrugës së Levanit, me vlerë 33 milionë euro.
    Pas nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve, Berisha dhe Berluskoni japin një konferencë të përbashkët për shtyp, ku pritet të jepen sinjalet e para për projektin aq të përfolur mes dy vendeve, për centralin bërthamor. Megjithëse ambasadori italian, Saba D’Elia muajin e kaluar e mohoi faktin se ka një projekt konkret mes palëve për këtë çështje, të dy qeveritë kanë shprehur angazhimin e tyre për një projekt të tillë. Në fakt, pritet një përgjigje nga pala italiane, pasi qeveria shqiptare, me anë të Kryeministrit Berisha ka bërë të qartë dy gjëra; që është i hapur për çdo burim tjetër që prodhon energji elektrike, si dhe qeveria e tij nuk mund të përballojë ndërtimin e një projekti të tillë, pasi nuk ka buxhet të mjaftueshëm. Gjithashtu, Berisha i ka bërë të ditur qeverisë italiane, se nëse nuk do të ketë projekt ajo, atëherë do t’i drejtohet sektorit privat. Burimet në Kryeministri bëjnë të ditur se një nga kompanitë e mëdha italiane, kontaktuar për këtë projekt është ajo e ENEL-it. Tani pritet vetëm një përgjigje zyrtare nga ana e Kryeministrit italian. Shqipëria ka hedhur dhe hapin tjetër, me ngritjen e Agjencisë Kombëtare për Burimet Natyrore, një agjenci shtetërore që varet direkt nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës. Statusi i kësaj agjencie sa i takon burimeve natyrore, është përpilimi i një raporti të hollësishëm për vendin ku mund të ndërtohet një central i tillë, impakti që do të ketë për ambientin dhe njerëzit ky central. Pas përfundimit të takimeve me Berishën, Berluskoni do të takohet me Topin. Ky i fundit do të shtrojë një darkë zyrtare, ku pritet të marrin pjesë Kryeministri, kryetarja e Kuvendit dhe kryetari i PS-së, Edi Rama.

    (s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

  11. #11
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    per mua berluskoni eshte mafiozi me i madh ne historine e politikes boterore dhe me i rrezikshmi.
    vari leshte

  12. #12
    o brar po liberalizimne e vizkave pse nuku e ben ky berlusca mo?po ja le doçne ne dore fratinkes

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Shume gjera qenkan biseduar Berluskoni Berisha shume plane e shume investime.
    Te ishin kryer gjithato investime qe ke trumbetuar berisha me gjithe palen tjeter do ti ishim fuqia ekonomike nr1 ne bote ne shqipot.
    Boll me me lloqe investimesh sidomos me Saliun ne krye. Ai asnjehere ska bere gje per kombin e sa te jete dem do ti sjelle.
    Ai po e ben Shqiperine placke tregu 1 euroshe, i dha cfare deshen serbet, greket, tani po ja jep italianeve krejt ne dem te Shqiperise.
    Dhe mos kujtoni se do hedhe italia miliarda pa u sqaruar mire se kush do i fitoje zgjedhjet.
    Eshte biznesmen i zoti Berluskoni si hedh aq kollaj parate.
    Prandaj rrini rehat ju pdistet e mos u ngrefni kot me lloqe.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,507
    Citim Postuar më parë nga oliinter Lexo Postimin
    per mua berluskoni eshte mafiozi me i madh ne historine e politikes boterore dhe me i rrezikshmi.
    VET E GJETE,APO,TA THA PARTIA.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mir ja the o serafim..

    --

    ------

    Berluskoni vjen me 2.4 miliardë euro

    Kryeministri i Italisë, sot në Tiranë. Rikthehet pas 6 vitesh për centralin me erë dhe linjën e gazit. Detajet e marrëveshjeve dhe "halli" i Berishës

    Kryeministri italian, Silvio Berluskoni rikthehet në Shqipëri pas gjashtë vitesh. Shefi i qeverisë italiane do të mbërrijë sot në mesditë në Tiranë, ku do të takohet me krerët e lartë të shtetit, Presidentin Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha, Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli dhe kryetarin e PS-së dhe kryebashkiakun e Tiranës, Edi Rama. Në orën 11:00, Kryeministri Berluskoni do të mbërrijë në aeroportin e Tiranës dhe 20 minuta më pas ai do të jetë në godinën e Këshillit të Ministrave. Për 50 minuta dy kryeministrat do të jenë në bisedime kokë më kokë me njëri-tjetrin, ku pika më thelbësore e vizitës së shefit të qeverisë italiane dhe bisedës së tyre është nënshkrimi i disa marrëveshjeve energjetike me vendin tonë. Në mesditën e sotme, Kryeministri Berisha dhe i ftuari i tij, Silvio Berluskoni do të mbajnë edhe një konferencë për shtyp në të cilën do të bëhen publike edhe detajet e marrëveshjeve të nënshkruara mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare. Batutat e fundit të Kryeministrit italian në takime me zyrtarët e lartë, si me kancelaren gjermane Anxhela Merkel dhe Presidentin rus, Medvedev, kanë bërë xhiron e botës. Në këtë mënyrë edhe Kryeministri Berisha pritet të kthehet sot në "tabelën e qitjes" së batutave pikante të numrit një të qeverisë italiane. Menjëherë pas konferencës për shtyp, delegacioni italian do të drejtohet për në Pallatin e Brigadave ku do të priten nga Presidenti Bamir Topi. Pas takimit të veçantë me Kryeministrin italian, Presidenti Topi do të shtrojë një drekë për nder të shefit të qeverisë italiane. Në rast se protokolli i axhendës së vizitës së Kryeministrit italian nuk do të ndryshojë, në këtë drekë do të marrin pjesë edhe Kryeministri Berisha, Kryeparlamentarja Topalli dhe kreu i PS-së, Rama. Një takim i tillë i zyrtarëve të lartë kishte kohë që i kishte munguar vendit, që pas vizitës së Presidentit Xhorxh Bush në Tiranë. Vlen të theksohet se autoritetet në Tiranë, pavarësisht nga ngjyrimi i tyre politik, e shohin Italinë si partnerin kryesor strategjik në marrëdhëniet ekonomike dhe politike. Madje asnjëherë nuk është ngurruar që Italia të cilësohet si Avokati i Shqipërisë në përpjekjet e saj për të përshpejtuar hapat drejt integrimit evropian të vendit. Ndër marrëveshjet që priten të nënshkruhen në godinën e Kryeministrisë, dy ministrat e kabinetit "Berisha", Genc Ruli dhe Sokol Olldashi, do të jenë pjesa kyçe e takimit, për nënshkrimin e bashkëpunimit Shqipëri-Itali. Integrimi i Shqipërisë pritet të jetë një tjetër temë e nxehtë e kërkuar nga Tirana zyrtare. Nga pala italiane pritet që të rikonfirmohet mesazhi për Shqipërinë nga vizita disa orëshe e shefit të qeverisë italiane në Tiranë. Axhenda e Kryeministrit Berluskoni është përqendruar në takimin me Kryeministrin Berisha, firmosjen e disa marrëveshjeve ekonomike dhe një konferencë të përbashkët shtypi të dy kryeministrave të cilët njihen edhe për miqësinë e vjetër politike mes tyre.

    Axhenda e vizitës së Berluskonit

    Ora 11:00 Mbërritja në Aeroportin e Tiranës, Rinas.

    Ora 11:20 Mbërritja në Godinën e Këshillit të Ministrave,

    ceremonia e mirëseardhjes.

    Ora 11:30 Bisedimet mes Kryeministrit italian Silvio Berluskoni dhe Kryeministrit Sali Berisha.

    Ora 12:20 Ceremonia e firmosjes së marrëveshjeve dhe akteve.

    Ora 12:30 Konferenca për shtyp.

    Ora 13:15 Transferimi i delegacionit italian në Pallatin e Brigadave.

    Ora 13:20 Takim mes Kryeministrit Berluskoni dhe Presidentit Topi.

    Ora 13:25 Dreka e ofruar nga Presidenti Topi, ku marrin pjesë Kryeministri Berisha, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe Kryetari i PS-së dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.

    Takimi

    Dy kryeministrat do të konkretizojnë përfundimisht ecurinë e projekteve energjetike

    Projektet për energji nukleare pritet të jenë temë e bisedimeve

    Takimi i Kryeministrit Berisha, zhvilluar një vit më parë në Tiranë me dy kompani amerikane rreth projektit bërthamor të energjisë elektrike, solli ndryshime të mëdha te fqinjët tanë përtej Adriatikut. Si nesër një vit më parë, vendin tonë do ta vizitonte Kryeministri Romano Prodi (sot në opozitë), ku thelbi i takimit me homologun e tij shqiptar do të ishte padyshim projekti i ndërtimit të centralit nuklear. Që prej asaj vizite e deri më sot, kur ka kaluar një vit, takimet e kompanive italiane me kabinetin "Berisha" janë bërë më të shpeshta. Por jo vetëm kaq. Kujtojmë se rreth një muaj më parë vendin tonë e vizitoi edhe ministri i Jashtëm Franko Fratini, i cili firmosi presë projekte, kryesisht energjetike, për t‘u zhvilluar në vendin tonë. Italia po vuan nga kërkesa e lartë për konsum të energjisë elektrike, ndërsa furnizuesi kryesor i saj mbetet Franca. Nisur nga situata gjeopolitike me Rusinë për gazin e lëngshëm dhe me vendet ku Italia importon energji elektrike me çmime tepër të larta, e bën planin për ndërtimin e centralit nuklear në Shqipëri tepër tërheqës. Në parim palët kanë rënë dakord që financimi i projektit do të merret parasysh nga pala italiane. E përkthyer ndryshe, kjo do të thotë që një pjesë e prodhimit do të shkojë për të furnizuar Italinë me një çmim që palët do ta vendosin në kontratë në varësi të periudhës. Por italianët nuk "duan" vetëm nuklearin, i konsideruar "mollë e ndaluar" për ta që në ‘87-ën, falë referendumit. Kompania ENEL ka lidhur një kontratë me qeverinë shqiptare për ndërtimin e dy termocentrale në pjesën bregdetare të Durrësit, ku fuqia transmetuese e energjisë elektrike mendohet të jetë rreth 1600 megavat. Të tjera projekte po në sektorin e energjisë elektrike lidhen me zonat në perëndim të vendit, duke nisur me Lezhën e deri në Llogora, ku parashikohet të ndërtohen disa parqe ekologjike me vlerë investimi gjysmë miliardë euro. Deri tani çdo veprim është ndërmarrë në bazë të takimeve bilaterale dhe marrëveshjeve paraprake, pa thënë fjalën e fundit. Kësisoj, vizita e Kryeministrit italian, Silvio Berluskoni, e dyta në Shqipëri, do të shërbente për të sqaruar pozicionin e qeverisë italiane rreth të ardhmes energjetike mes dy vendeve.

    Kryeministri 72 vjeçar që zotëron 9.4 miliardë dollarë

    72 vjeçari, Silvio Berluskoni, është një nga ata politikanët e "rrallë" evropianë, por edhe më gjerë, i cili thuajse gjithmonë përbën lajm. I ardhur nga fusha e biznesit, Kryeministri italian, ka lindur në qendrën industriale të Italisë, në Lombardi dhe është padyshim një nga njerëzit më të suksesshëm të kontinentit. Berluskoni përbën të tretin Kryeministër më jetëgjatë të Italisë, ngaqë këtë post e ka gëzuar tre herë: nga viti 1994 deri në 1995, nga viti 2001 deri në vitin 2006, dhe që nga vera e këtij viti, ai është sërish në krye të ekzekutivit të vendit fqinj. Berluskoni është drejtuesi i një partie të madhe politike të qendrës së djathtë, që quhet "Il Popolo della Libertà "(Populli i Lirisë". Ai qeveris bashkë me partinë Aleanca Nacionale të Xhanfranko Finit dhe Ligës së Veriut të Umberto Bosit.

    Berluskoni është themeluesi dhe aksioneri më i madh i Fininvest, një nga dhjetë kompanitë më të mëdha private të vendit. Kjo ndërmarrje ka në zotërim tre nga televizionet më të mëdha kombëtare, por edhe disa televizione dixhitale, si edhe një nga revistat më të shitura në vend. Silvio Berluskoni është edhe pronari i një nga klubeve të futbollit më legjendarë të botës, "AC Milan", i cili ka fituar trofe të mëdhenj kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Së bashku me Enio Doris, Berulskoni themeloi Mediolanum SpA, një nga shoqëritë më të mëdha të sigurimit në Itali. Sipas revistës "Forbes", Berluskoni është personi i tretë më i pasur në Itali dhe zotëron asete që arrijnë shifrat e 9.4 miliardë dollarëve. Kryeministri italian, së bashku me këngëtarin napolitan, Mariano Apiçela ka shkruajtur dy albume me këngë napolitane: "Meglio ‘na canzone", në 2003 dhe "L‘ultimo amore", në 2006. Berluskoni njihet nga të gjithë si politikan piktoresk, i cili nuk e ka profesion politikën dhe i pëlqen shpesh ta thotë atë, kur bën gafa të herëpashershme.

    Kryeministri italian vjen me

    2.4 miliardë euro për 2 projekte

    Projekte gjigante në fushën e energjisë, duke përfshirë dhe centralin më të madh elektrik me erë, do të firmosen në tavolinën diplomatike, kur Silvio Berluskoni, Kryeministër i Italisë, do të takojë Sali Berishën, homologun e tij shqiptar në Tiranë sot.

    Kriza kronike energjetike e Shqipërisë dhe ambiciet e z. Berisha për të krijuar një qendër rajonale të energjisë në vendin e dytë më të varfër në Evropë, ka hapur një treg të ri për shumë kompani italiane. Gjithçka përballet me një urgjencë për z. Berisha, pasi ai përballet me zgjedhjet parlamentare në qershor dhe ka nevojë të bindë shqiptarët se do ta zgjidhë njëherë e përgjithmonë ngërçin e mungesës së energjisë elektrike. Kryeministri shqiptar po ofron mundësi tërheqëse për investitorët, duke përfshirë edhe toka që janë nën pronësinë e shtetit, që jepen me qira, nën nismën e famshme "Shqipëria një euro". Megjithatë, njerëzit e përfshirë në këto projekte, theksojnë se kjo mund të sjellë shtyrje të mëtejshme, mundësi për korrupsion, mungesë transparence në aprovimin e procedurave, probleme me pronarët e tokave, si dhe rezistencën e ambientalistëve. Një nga kompanitë e huaja është e përfshirë në akuza për dhënie ryshfetesh ndaj zyrtarëve shqiptarë, por Tirana insiston se ka zbatuar procedurat e BE-së. Sipas axhendës zyrtare, ministri shqiptar i Energjisë, Genc Ruli, do të firmosë dy projekte të rëndësishme energjetike, njëri që kap vlerën e 1.3 miliardë eurove, kontratë për grupin italian "Falcione" për të ndërtuar fushën gazsjellëse afër Fierit në jug të Shqipërisë dhe një linjë nëndetare gazi për në Itali, si dhe një kontratë me vlerë 1.15 miliardë euro, me kompaninë siciliane të ndërtimit "Moncada", për ndërtimin e një centrali me erë në gadishullin e Karaburunit dhe një linjë kabllore që kalon në detin Adriatik nga Shqipëria në Itali. Deficiti italian i energjisë dhe problemet e brendshme, e kanë shtyrë Romën të kërkojë infrastruktura të reja, duke e kthyer Shqipërinë një opsion atraktiv si burim energjie. Propozimi i Moncada-s për një central me erë, që përmban 250 turbina dhe që përbën një nga projektet më të mëdha në Evropë, që janë ndërtuar deri tani. Falcione duket se ka mundur rivalin në këtë projekt, ASG Power, një kompani me qendër në Zvicër dhe që zotërohet 75% nga Agim Gjinali, një biznesmen shqiptar nga Kosova. Ky projekt propozon ngritjen e depozitave të gazit që do të sillet nga Afrika e Veriut dhe Katari, duke furnizuar kryesisht Italinë, por edhe industrinë shqiptare. Si përfitim, Marseglia grup, tha se z.Berluskoni dëshiron të presë vetë shiritin e përurimit të centralit me erë dhe linjës elektrikë nënujore, i cili tashmë është aprovuar. Por zyra për shtyp e Berluskonit ka mohuar se kjo është në axhendë. Më vonë Marsaglia bëri të ditur më vonë për "Financial Times" se do të ketë vetëm një takim mes përfaqësuesve të kompanive.

    Bisedimet

    Përveç ekonomisë, në axhendë edhe çështja e emigracionit

    Një tjetër axhendë e bisedimeve zyrtare ndërmjet Kryeministrit italian, Silvio Berluskoni, dhe homologut të tij, Sali Berisha, do të jetë dhe çështja e nxehtë e emigracionit, e cila shihet si një problem për qeverinë e qendrës së djathtë të Romës. Siç bëjnë të ditur mediat italiane, Berluskoni do të firmosë edhe një marrëveshje për çështjen e emigracionit nga Shqipëria në Itali, e cila do të lehtësojë procedurat e punësimit të shqiptarëve në vendin fqinj. Ndërkaq, po sipas mediave italiane, mbetet ende në vendnumëro çështja e liberalizimit të vizave. Rikthimi i "kavalierit" në Tiranë pas gjashtë vitesh përbën një ofensivë të re diplomatike të Romës zyrtare ndaj Shqipërisë për të intensifikuar marrëdhëniet ekonomike dypalëshe. Prej vitesh, Italia ka mbajtur një qëndrim paksa pritës tek ofertat që do të bënte Tirana zyrtare. Një vit më parë, Kryeministri i atëhershëm italian, Romano Prodi, i cili vizitoi Tiranën, gjatë një interviste për "Top Channel" theksoi se Shqipëria duhet të zgjedhë për partner strategjik midis Athinës dhe Romës.

    shqip

    -

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Barlet23
    Anëtarësuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    ke Ura Tabakve
    Postime
    214
    Te pa shpreset dhe te gjıthe qe paguhen nga Edvinua le te vijne dhe te qajne hallet tek kjo teme.
    Sa me shume investime te kete ne Shqiperi aq me shume i dhemb koka ketyre. Zoti i shtoft inatin se mbas 3 vjeteve u fillon migrena ketyre

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,507
    [QUOTE=Brari;2093129]mir ja the o serafim..

    Ky artikull eshte korekt,bravo,keshtu duhet shkruar.
    Kam vetem disa percaktime per te bere,qe ju mbase i dini e nuk i keni shkruar per arsye se nuk mund te zgjateshit me teper.
    Nuk jam dakort kur perdoret fjala gaf kundrejt SILVIO BERLUSCONIT,se eshte nje njeri qe pak a shume i ka mesuar italianeve menyren e shprehjes e te komunikimit.Jane ne pergjithesi batuta,por gjithone te thena me vetdije,theme ne pergjithesi se shum here batuta eshte me e vertet se realiteti,e nje komunikator si SILVIO BERLUSKONI,mendoj se e di me mire se disa gazetar(ti quash te majte eshte pak).
    Sa per MILANIN,me dy gjera ne jete,duhet te jesh preciz o te mos besh shaka,futbolli e feja.(duket shqiptari).
    MILANI nen drejtimin e presidentit BERLUSCONI,eshte skuadra qe ka fituar me shum trofe internacjonal.(e kur berluskoni mori milanin,e tha qe do ta bej skuadren e pare ne bote,gazetaret talleshin).
    Kaq kisha per te shkruar,sa per partenerin politik o financjar te shqiperise,sigurisht qe midis athines e romes,duhet zgjedhur roma,edhe midis romes e berlinit duhet zgjedhur berlini,po natyrisht duke pare interesat konkrete,dhe mundesisht te bazohemi mbi forcat tona,se nuk jemi akoma nje shtet qe e di kuptimin e fjales partner(mendojm se jan ndima,e ndimen e kthejm ne korupsjon).E fjalen rralle mos e ve ne thonjeza,SILVIO BERLUSKONI eshte i paharitshem,po kjo eshte histori tjeter.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Po mo po dashuri te madhe ka Italia per Shqiperin,;erdhi me i bo çentralet qe te kete drite Shqiperia apo te ndriçoje shtepite e Italianeve.
    Shume bukur mund ti ndertonte dhe ne Itali ,keto çentrale ,po atje nuk i ben dot sepse nuk e
    lejojne normat evropiane.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    suksese berishes e bashes..

    ---

    rd

    --
    Kryeministri italian tha se është në krenarinë dhe nderin e vendit të tij të mbështesë aplikimin e palës shqiptare

    Italia do të jetë avokate e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE

    Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, rikonfirmoi në Tiranë mbështetjen e Italisë për statusin e kandidatit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin Berisha, kreu i qeverisë italiane tha se mbështetja ndaj Shqipërisë është një politikë që ai e ndjek personalisht prej kohësh, duke nënvizuar se konfliktet e Ballkanit do të përfundojnë me anëtarësimin e këtyre vendeve në BE.

    "Italia do të ketë krenarinë dhe nderin të jetë avokatja e parë e Shqipërisë, në momentin që ajo do të vendosë të paraqesë kërkesën për marrjen e statusit të kandidatit për hyrjen e saj në Bashkimin Europian. Kjo është një politikë që unë personalisht e ndjek prej kohësh, do të vazhdoj ta ndjek, sepse besoj se të gjitha konfliktet etnike dhe konfliktet ndërkombëtare, që fatkeqësisht ende vazhdojnë këtu në zonën e Ballkanit, do të marrin fund njëherë e përgjithmonë vetëm me hyrjen e plotë të këtyre vendeve ballkanike në familjen e vendeve europiane", u shpreh kreu i qeverisë italiane. Duke shprehur falenderimet e tij ndaj kryeministrit Berisha për mikpritjen e rezervuar, Berluskoni ka vlerësuar se bashkëpunimi mes të dy vendeve do të intensifikohet edhe në të ardhmen. "Faleminderit shumë miku im Sali, kryeministër i Shqipërisë, për mikpritjen shumë të ngrohtë që më rezervuat sot. Ju falenderoj edhe për atë ilustrim shumë të mirë që i bëtë bashkëpunimit mes dy vendeve tona, një bashkëpunim që ka ekzistuar në të kaluarën, por që shpresoj që do të intensifikohet akoma më shumë në të ardhmen. Jam i nderuar të theksoj se Italia është një mike shumë e ngushtë e Shqipërisë në këta dhjetëvjeçarë të mundimshëm, që kanë karakterizuar jetën shqiptare" u shpreh Berluskoni. Ndër të tjera, ai theksoi se Shqipëria vjen nga një diktaturë shumë e egër dhe nga një ideologji shumë e tmerrshme dhe pas asaj periudhe shumë të vështirë për shqiptarët, u gjet një zgjidhje nëpërmjet bashkëpunimit shumë të ngushtë mes forcave të policisë mes dy vendeve dhe nuk ka pasur më probleme. Gjithashtu, kreu i qeverisë italiane shprehu bindjen se edhe në vazhdim do të niset një bashkëpunim shumë i ngushtë mes dy vendeve, një bashkëpunim që do të mbështetet fuqimisht nga Italia, e cila ka qenë gjithmonë një përkrahëse e fuqishme e Shqipërisë në këto vite dhe do të vazhdojë të jetë e tillë.

    Marrëdhëniet mes dy vendeve në nivele të shkëlqyera

    Kjo ngushtësi marrëdhëniesh midis dy vendeve, vlerësoi Berluskoni, dëshmohet edhe nga prania në Itali e më shumë se gjysmë milioni shqiptarësh që jetojnë aty. Në këtë kuadër, ai konstatoi se janë janë rreth 85 mijë nxënës shqiptarë të regjistruar në shkollat italiane dhe krahas tyre, janë edhe rreth 18 mijë studentë shqiptarë që frekuentojnë universitetet italiane. "Këto marrëdhënie lehtësohen shumë edhe nga njohja e gjuhës italiane këtu në Shqipëri. Më informojnë se rreth 80 përqind e popullsisë shqiptare flet dhe kupton italishten dhe unë përfitoj nga rasti për të falenderuar kryeministrin Berisha, i cili zgjodhi të përdorë gjuhën e vendit tim, italishten, si gjatë e takimit, ashtu edhe në këtë konferencë për shtyp", tha Berluskoni duke theksuar miqësinë e tij të hershme me kryeministrin Berisha, si dhe duke nënvizuar faktin se që të dy bëjnë pjesë në komunitetin e demokracisë dhe lirive europiane, pra të Partive Demokratike Europiane, ku bashkëpunojnë prej shumë kohësh. "Pra, bashkëpunimi ynë vjen prej një kohe shumë të hershme dhe bazohet mbi identitetin e vlerave dhe parimeve dhe karakterizohet nga kontakte të shumta pune midis bashkëpunëtorëve tanë", vlerësoi ndër të tjera Berluskoni.

    Berluskoni: Pas fitores në zgjedhje, Berisha në Itali, leksione për transformimin nga totalitarizmi në demokraci

    Kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni, i ka bërë ftesë publike kryeministrit Berisha, që pas fitores së zgjedhjeve që pritet të mbahen vitin e ardhshëm, të mbajë një leksion në Universitetin e Demokracive dhe Lirisë në Itali për mënyrën e transformimit të një vendi nga totalitarizmi i plotë në një demokraci të plotë. Duke nënkuptuar rastin e Shqipërisë dhe kontributin e padiskutueshëm të kryeministrit Berisha në konsolidimin e standardeve demokratike në Shqipëri, kreu i qeverisë italiane tha se do të ishte kënaqësi e veçantë për të dëgjuar leksionin e kreut të qeverisë shqiptare për këtë çështje. "Do të përfundoj fjalën time, duke i bërë një ftesë publike kryeministrit Berisha që, pasi të ketë fituar zgjedhjet e ardhshme këtu në Shqipëri, të marrë pjesë në leksionet javore pranë Universitetit të Demokracive dhe Lirisë, që do të hapet në marsin e vitit të ardhshëm, në Itali. Shpreh bindjen se do të jetë një kënaqësi e vërtetë të dëgjojmë leksionin e tij, për të kuptuar më mirë se si një popull mund të kalojë nga diktatura e plotë drejt një demokracie të plotë", është shprehur Berluskoni. Duke iu referuar marrëveshjeve të nënshkruara, kreu i qeverisë italiane ka vlerësuar se firmat italiane që firmosën një sërë marrëveshjesh për realizimin e veprave që u bënë të njohura edhe në këtë konferencë, do të kenë gjithmonë mbështetjen e qeverisë shqiptare dhe do të gjejnë një garanci për thjeshtëzimin e procedurave burokratike. "E theksoj se, tek të dy kryeministrat, tek unë dhe tek zoti Berisha, tek qeveria shqiptare, autoritetet shqiptare gjithmonë do të gjejnë një mundësi për lehtësimin e aktivitetit të tyre dhe thjeshtëzimin e burokracive dhe jo të ndodhë ashtu siç ndodh shpesh - dhe për këtë jemi dëshmitarë - me firma të ndryshme italiane kur ato operojnë jashtë shtetit", vijoi më tej Berluskoni. Gjithashtu, ai vlerësoi se tashmë kemi një arritje shumë të rëndësishme të Shqipërisë, duke shprehur besimin se edhe falë mbështetjes italiane, që është ajo e hyrjes së Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. "Me zotin kryeministër, edhe sot, punuam për disa pika specifike të bashkëpunimit. Ai vjen nga fusha e shëndetësisë dhe unë punoj shumë mirë me të, sepse më duket si një sipërmarrës. Ramë dakord për disa bashkëpunime shumë specifike, lamë takim me ambasadorin shqiptar në Romë, këtë të premte, për të zgjidhur disa procedura të para, për të cilat ramë dakord dhe për t'i zgjidhur ato me pragmatizmin që ndoshta jo të gjithë politikanët e kanë, por që në këtë rast ne e kemi bërë tonin, qysh këtë të premte", u shpreh më tej kreu i qeverisë italiane duke dëshmuar edhe njëherë vullnetin dhe vendosmërinë e Italisë për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

    Roma qëndrim plotësisht pozitiv për liberalizimin e vizave

    - Zoti kryeministër Berluskoni, ju thatë se Italia do të jetë avokat i Shqipërisë, në momentin që Shqipëria do të paraqesë kërkesën për marrjen e statusit të vendit kandidat. Por, lidhur me çështjen e liberalizimit të sistemit të vizave, cili është mendimi juaj, a do të liberalizohen vizat për Shqipërinë në Bashkimin Europian, gjatë vitit 2009?

    Pozicioni im në këtë drejtim është plotësisht pozitiv dhe kjo u shpreh edhe gjatë vizitës së fundit që pati në Shqipëri përfaqësuesi i qeverisë sime, ministri i Jashtëm, Franko Frattini.

    - Zoti Berisha, kryeministri Berluskoni ka deklaruar dje në një intervistë për gazetën "Panorama", se do të kërkojë votën e Shqipërisë për në OKB. A ka qenë kjo pjesë e diskutimeve tuaja dhe a do ta mbështesë qeveria shqiptare kandidaturën, duke qenë se edhe Gjermania ka bërë një kërkesë të tillë?

    Kjo çështje nuk u diskutua në këtë takim. Është një çështje që ekziston dhe do ta diskutojmë me çiltërsi të hapur dhe në bashkëpunim të plotë, kur t'i vijë koha.

    Kreu i qeverisë ripërsëriti qëndrimin për shndërrimin e Shqipërisë në një superfuqi të vogël energjitike

    Berisha: Investimet italiane do të kapin shifrën 5 miliard euro

    Në vizionin tim, Shqipëria duhet të shndërrohet në një superfuqi të vogël energjitike në Ballkan. Kryeministri Berisha e bëri këtë deklaratë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kreun e qeverisë italiane, Silvio Berluskoni, i cili zhvilloi dje një vizitë zyrtare në Tiranë. Duke prezantuar potencialet e mëdha të Shqipërisë për prodhimin e energjisë, kryeministri Berisha ka ftuar dhe qeverinë italiane që të drejtojnë investimet e tyre në këtë fushë shumë të rëndësishme për vendin. "Ne kemi mbi 20 miliard kilovat/orë energji për t'u shfrytëzuar, kemi një potencial të jashtëzakonshëm eolik, pra, të energjisë me erë, kemi licencuar prodhimin e më shumë se 1 mijë megavat të energjisë eolike, por ekzistojnë kapacitete për prodhimin e 4 mijë megavat të tjerë në këtë sektor. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë me prodhimin e energjisë bërthamore dhe tek Italia, unë shikoj partnerin e parë për të bashkëpunuar në këtë sektor", është shprehur kreu i qeverisë shqiptare. Gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë, kreu i qeverisë italiane u prit me një ceremoni madhështore në ambientet e Kryeministrisë, e më pas zhvilloi një takim sa zyrtar aq dhe miqësor me kryeministrin Berisha. Pas takimit në një konferencë të përbashkët për shtyp, kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë e madhe për të patur në Shqipëri homologun italian, Berluskoni, të cilin e quajti jo vetëm një mik të çmuar të tij, por të të gjithë shqiptarëve. "Kjo është një ditë e madhe për mua, për vendin tim dhe për të gjithë shqiptarët, sepse kemi sot, këtu mes nesh, mikun e madh të shqiptarëve, mikun e çmuar që gjithmonë e ka dashur dhe e ndihmuar shumë vendin dhe kombin tim, zotin Silvio Berluskoni. Shqiptarët gjithmonë kanë parë tek kryeministri Berluskoni një mik të madh e të çmuar dhe do ta kenë gjithnjë atë. E kam takuar shpesh herë mikun tim të madh, Silvio Berluskoni, në kohë të vështira dhe në të gjitha kohërat", ka vlerësuar kryeministri Berisha. Në vijim, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se, ky takim ka rëndësinë e tij të madhe për marrëveshjet e nënshkruara, të cilat kapin shifrën e 2 miliard eurove. Megjithatë, kryeministri theksoi në një kohë të shkurtër marrëveshje të tjera me një shumë prej 3 miliard euro do të firmosen së shpejti me firma të tjera italiane, të cilat do t'i hapin rrugëve investimeve të reja. Duke iu referuar situatës së tre viteve më parë, ku një numër i konsiderueshëm investitorësh italianë ishin larguar nga vendi, kryeministri Berisha rikujtoi se, gjatë një vizite në Itali u prezantoi atyre edhe njëherë lehtësirat që do të ndërmerrte qeveria e drejtuar prej tij për biznesin. "Tre vjet më parë, zhvillova në Itali një takim me sipërmarrës italianë, i organizuar nga Instituti i Tregtisë së Jashtme. U prezantova para tyre me një ndjenjë të thellë hidhërimi në zemër, sepse e dija që me mijëra prej tyre ishin larguar nga vendi im dhe kur një investitor lë investimet e tij dhe largohet nga vendi, kjo është e dëmshme për të gjithë vendit. U zotova para tyre, se do të bëja gjithçka për ta bërë vendin tim sa më tërheqës e miqësor për investitorët, në mënyrë që projektet e tyre të ishin një histori suksesi në Shqipëri. Dhe kjo ditë erdhi", tha kreu i qeverisë shqiptare, duke vlerësuar se në këto tre vjet, qeveria shqiptare ka bërë shumë, në bashkëpunim me qeverinë dhe ambasadën italiane dhe me Institutin e Tregtisë së Jashtme.

    Investitorët italianë kanë mbështetjen e qeverisë

    Investitorët italianë do të gjejnë tek qeveria shqiptare një mbështetje të madhe, dhe një mik në përpjekjet e tyre për suksesin e tyre në Shqipëri. Kryeministri Berisha garantoi dje investitorët italianë, se me reformat e ndërmarra nga qeveria, Shqipëria është tashmë vendi me barrën fiskale më të ulët në Europë. Duke i shprehur kreut të qeverisë italiane morënjohjen për të gjithë ndihmën e madhe dhe solidaritetin, që Italia i ka dëshmuar Shqipërisë gjatë 20 viteve të fundit, duke i kërkuar të inkurajojë në mënyrë institucionale investitorët italianë, për të investuar në Shqipëri. "Ne kemi ndërmarrë reforma të thella dhe Shqipëria është vendi me barrën më të ulët fiskale në Europë, kemi reduktuar burokracinë për hapjen e një biznesi në Shqipëri dhe tani biznesi mund të regjistrohet në gjysmë ore në një sportel të vetëm, kemi hequr 2/3 e licencave dhe lejeve, po krijojmë 'one stop shop' për lejet dhe licencat e mbetura", u shpreh kreu i qeverisë gjatë konferencës së përbashkët me homologun italian, Silvio Berluskoni. Së bashku, tha kryeministri Berisha, diskutuam për një bashkëpunim të ngushtë edhe në fushën e turizmit, të punojmë në mënyrë që investitorët italianë të vijnë të investojnë në këtë sektor të rëndësishëm për ekonominë shqiptare. Duke u ndalur tek projektet e qeverisë për ndërtimin e parqeve industriale, kryeministri theksoi se, disa prej tyre do të administrohen nga italianët. Kryeministri theksoi se, megjithë progresin që qeveria ka bërë, sërish është e rëndësishme nevoja për bashkëpunimin italian, që siç tha ai, ka qenë shumë i çmuar në qindra e qindra projekte të shtrira në të gjithë vendin. Ai tha se, për qeverinë shqiptare është shumë i rëndësishëm riorientimi i këtij bashkëpunimi. Në këtë kuadër, kryeministri vlerësoi maksimalisht mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla e të mesme në Shqipëri, si dhe theksoi se agrikultura shqiptare ka nevojë për një mbështetje të fuqishme nga Italia. Duke theksuar se në Shqipëri, më shumë se 40 përqind e popullsisë jeton në zonat rurale, ai nënvizoi projektin e qeverisë për shtimin e plantacioneve të ullirit, i cili synon mbjelljen e 20 milion fidanëve në një periudhë 4-5 vjeçare. Kryeministri theksoi mbi këtë projekt se, kishte gjetur dhe mbështetjen e homologut të tij italian. "Të dy e duam përjetësinë dhe ulliri është simbol i paqes dhe përjetësisë", u shpreh kreu i qeverisë. Ai theksoi gjithashtu se kishte kërkuar ndihmën e homologut të tij italian edhe për mbështetjen e nismës së qeverisë shqiptare për arritjen në moshën e internetit. Duke evidentuar faktin se, kombi shqiptar është kombi me moshën më të re në Europë, kryeministri theksoi se, qeveria është duke shtrirë internetin në të gjitha shkollat, dhe ky është vetëm hapi i parë. Ndërkohë, kryeministri theksoi se për këtë projekt kishte marrë sërish mbështetjen e Berluskonit ku të dy palët kishin rënë dakord të bashkëpunojnë fuqishëm edhe në sektorin e arsimit, kulturës dhe të shëndetësisë.

    rd

    --

  20. #20
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817
    uroj qe te kete te tjera investime te tilla, por jo vetem ,energjia me anet te eres eshte jo vetem fitimprurese por dhe jo problem per ambjentin, me vjen shume rende se si disa persona ne menyre denigruese per arsye politike hedhin balte mbi keto investime, por cfare duan keta lloj njerezish qe hedhin balte mbi keto investime qe shqiperia te rrije ne vend ?me balt ,pa drita ?pa rruge? etj? ja kaq mire e duan ca si erion veliaj me shok te miren e shqiperise !!!!!!
    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-04-2007, 00:05
  5. Jezuiti italian që adhuronte Shqipërinë
    Nga PLaku-i-Detit në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 06:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •