nje lajm i gezueshem per shqiptaret..
me shpirt nder dhembe nga marazi.. balkan vebi i edvin bollinos.. se mallteze alba anila aldo bare altin arapeve..njofton.. me an te orietes.. zhubres a si e ka kjo gazetarja..
---
o b BalkanWeb.com
URL: http://www.balkanweb.com/index.php?id=29997
Berluskoni në 2 dhjetor viziton Shqipërinë
(Dërguar më: 24/11/08) Nga Orjeta Zhupa
Kryeministri italian, Berluskoni pritet të vijë në datën 2 dhjetor në një vizitë zyrtare në Shqipëri. Ai do të takojë këtu “mikun” e tij, Berisha, i cili është treguar i gatshëm për të gjitha projektet energjetike të Italisë.
CORRIERE DELLA SERA
Kryeministri italian, Silvio Berluskoni pritet të bëjë një vizitë zyrtare në Shqipëri në datën 2 dhjetor. Burime zyrtare të qeverisë italiane kanë njoftuar se ai do të takojë në Tiranë kryeministrin shqiptar, Sali Berisha si dhe presidentin, Bamri Topi.
“Dashuria” Berisha – Berluskoni është e hershme, dhe vizita e Berluskonit në Shqipëri nuk është një surprizë. Vetë Berisha në një intervistë në fund të muajit Maj, për gazetën e mirënjohur italiane Corriera della Sera është shprehur se: “Silvio është luani i gadishullit”. Berisha i ka premtuar Berluskonit ndërtimin e një centrali bërthamor në Shqipëri, nëpërmjet të cilit do të furnizohet me energji edhe Italia. Media italiane ka komtuar këtë lëshim nga ana e qeverisë Shqiptare si një favor që Berluskoni të mos rrezikojë postin e tij, duke ndërtuar një central bërthamor në mes të Italisë, në kundërshtim të hapur me gjithë italianët, që gjithsesi janë të etur për energji. Italia është fuqia e pestë ekonomike në botë.
Kryeministri shqiptar, Berisha, në intervistën e dhënë për gazetën Italiane "Corriere della Serra", është shprehur i gatshëm për ndërtimin e centralit bërthamor në Shqipëri. Ndërsa për importin e plehrave nga Italia, është shprehur i prerë se nuk e lejon ligji për momentin... Gjithashtu Berisha i ka premtuar Berluskonit edhe ndërtimin e një TEC-i me qymyr, i cili sipas ekologjistëve
krijon ndotje serioze të mjedisit.
Përveç centralit bërthamor, edhe një central me qymyr
Një pikë e fortë e diskutimeve midis Berishës dhe Berluskonit në takimin e datës 2 dhjetor mendohet të jetë edhe çështja e ndërtimit të një TEC-i me qymyr.
Kompania italiane “Enel” është tashmë në një garë të hapur me një konsorcium greko-gjerman për ndërtimin e termocentralit me qymyr që është parashikuar që të ndërtohet në Porto-Romano. Qeveria shqiptare ka bërë të ditur se kapaciteti i këtij termocentrali do të jetë 800 MW dhe ende nuk është bërë e ditur se kush do të jetë ai që do e ndërtojë këtë TEC, që pjesën më të madh të energjisë së prodhuar do ta ketë për tregun Italian.
Deklarata për ndërtimin e një TEC-i me qymyr në Shqipëri ka ardhur nga shefi ekzekutiv i kompanisë i kompanisë në muajin qershor të këtij viti. “Ne po punojmë me qeverinë Shqiptare për ndërtimin e termocentralit me qymyr, “ ka bërë të ditur Fulvio Conti, drejtori ekzekutiv i “Enel” për radio RAI 1. “Ne mendojmë se kemi të gjitha garancitë e nevojshme për të bërë të mundur që të rrisim prezencën tonë në treg, edhe në investimet nukleare, por në terma shumë afatgjatë. Akoma asgjë nuk është planifikuar asgjë në këtë drejtim”, ka bërë të ditur ai. Conti ka bërë të qartë ambicien e kompanisë “Enel” për të rifilluar ndërtimin e një centrali bërthamor në Itali, ku ai u rrëzua me referendum që në vitin 1980. “Ne kërkojmë që të shkojmë drejt nuklearit”, ka bërë të ditur Conti , deri sa Italia importon 20 për qind të energjisë elektrike nga Franca që është edhe prodhuesi më i madh i energjisë nga centralet bërthamore.
(O.Zhupa/ BalkanWeb)
--
suksese berishes e berluskonit.. ne te mire te shqiperise.. e kosoves..
Krijoni Kontakt