Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503

    Ikona dhe miniatura mesjetare në Shqipëri


    Arcangelo Michele

    Për t'u futur drejt në rrethanat e zhvillimit të artit piktural mesjetar shqiptar, duhet të
    mbahet parasysh se Shqipëria gjatë shekujve të mesjetës deri në pushtimin turk, me
    pak përjashtime, bënte pjesë në kuadrin e Perandorisë bizantine. Gjithashtu duhet
    mbajtur parasysh se Kisha në Shqipëri, në pjesën më të madhe të saj ka qenë e ritit
    lindor. Nëpërmjet të Kishës, në Shqipërinë e Mesjetës, bashkë me gjuhën kishtare
    greke, u përhapën edhe ndikimet e letërsisë fetare, të arkitekturës dhe të pikturës.
    Duke u nisur nga Kostandinopoja, që ishte kryeqyteti i Perandorisë këto ndikime,
    nëpër rrugët e mirënjohora të Selanikut e të Ohrit, futeshin nëpër qendra më të
    brendshme të vendit tonë, si ne Selasfor (Zvezdë), qendër lokale e krahinës së Korçës
    dhe Kolonjës, dhe në Berat, qendër lokale e Shqipërisë së mesme, trashëgimtare edhe
    e objekteve kulturale të qyteteve që rrënoheshin, ndër të cilët vlejnë të përmenden
    Durrësi, Skampa dhe Glavenica.

    Duhet ditur se thesari artistik i realizuar aga populli shqiptar gjatë mesjetës, sidomos
    në artin e ikonave dhe atë te miniaturës së dorëshkrimeve, për shkak te rrethanave
    shumë te vështira, të njohura në histori, sot paraqitet thellësisht i reduktuar.
    Në Shqipëri, në fushën e arteve figurative, veprat më të vjetra mesjetare, që kanë
    mundur të ruhen deri më sot, janë ato të miniaturës së dorëshkrimeve fetare, të cilat
    fillojnë nga kodet e shek. IX dhe vazhdojnë në kodet e çdo shekulli suksesiv, deri në
    shek. XIV, duke mos përfshirë këtu kodin më të vjetër të shek. VI, të njohur në
    literaturën spéciale me emrin Codex Berantinus porpureus Φ, i cili ruan vetëm një
    dekor në formë zemre. Numri i këtyre kodeve nuk arrin sot në më shumë se 63
    vëllime, duke mos llogaritur këtu dorëshkrimet e kohës se okupacionit otoman, që
    janë me pak të rëndësishme.

    Këto dorëshkrime. që në përmbajtje, shprehin ideologjinë fetare të klasës sunduese
    feudale, nga ana tjetër përbëjnë dokumenta me rëndësi të madhe historike dhe janë
    thesarë të vërtetë përsa u përket vlerave artistike që kanë.
    Përveç bukurisë së rrallë kaligrafike, ato janë të stolisur edhe me figura në miniaturë,
    me vinjeta, kanone e iniciale të pikturuara.
    Miniatura e shek. IX e X në Shqipëri paraqitet e stilit grafik dekorativ, ku figurat janë
    ndërtuar në mënyrë skematike, prej linjash të drejta të thyera, dhe ku format e
    gjymtyrëve dhe pozicioni përcaktohet me anë linjash të lakuara, me siluetë e vizatim të
    sakët, realizuar me një finesë të theksuar. Në miniaturën e shek. X mënyra e trajtimit
    të figurave paraqitet më piktoreske, më plastike e me volum, me ngjyra të kultivuara,
    të përdorura me tone me gradacione. Këto miniatura nuk shquhen për shprehje të
    lartë artistike.

    Në Shqipëri zhvillimin më të lartë miniatura e dorëshkrimeve mesjetare e arrin aty nga
    fundi i shek. XI ose fillimi i shek. XII, me miniaturën e dy kodeve tepër luksoze të
    Vlorës, ku bie ne sy një sintetizim i elementeve të stilit bizantin, që sapo kishte arritur
    formimin e tij të plotë, me ato të traditës së artit antik.
    Në miniaturën e kodeve të Vlorës vërehen tipa te sanksionuar në pikturën bizantine,
    rrethuar nga një ambient arkitektonik bizantin, kurse si portrete dhe në tërësi, figurat
    kanë një trajtim piktoresk e real, të modeluar me plastikë të plotë, të realizuar prej
    linjash të lakuara, pa konture të theksuara, me qëndrime të sakta, të ekuilibruara, me
    ngjyra të mirëkultivuara, të lehta, gracioze, me tone të përdorura me gradacione e
    mjeshtëri të larta: me lëvizje të matura dhe me vështrime të qeta por të menduara
    thellë, elemente këto që njihen si të pikturës antike të shekujve të parë të erës sonë,
    por që vërehen edhe në miniaturën e shek. X të Kostandinopojës.
    Realizimi i miniaturës së nivelit të lartë në Shqipëri përkon në kohë edhe në
    zhvillimin e gjinive të tjera të arteve figurative, si p.sh. me pikturën monumentale të
    shek. XII të Rubikut, me atë të shën Mërisë së Cerkës (Leskovik) etj., si dhe me ikonat
    më të vjetra që kanë mundur të ruhen deri më sot, siç janë ato të Beratit dhe ato të
    Korçës.

    Riprodhimi në Shqipëri i kodeve mesjetare dhe i stolisjes së tyre me miniatura dhe
    vepra arti, dëshmon për një nivel të lartë kultural të vendit, sidomos për një pozitë të
    veçantë të aristokracisë feudale shqiptare gjatë shekujve të mesjetës. Kjo gjen
    mbështetje edhe tek mbishkrimet autografe të autorëve ose të piktorëve miniaturistë,
    që përmendin edhe porositësit e veprave.
    Përsa u përket ikonave të pikturuara në dërrasë, që kanë mundur te ruhen deri me sot,
    ato më të hershmet i përkasin vetëm shek. XII. Në përgjithësi nga prodhimtaria e tri
    shekujve të fundit para okupacionit turk në Shqipëri nuk ruhen më tepër se rreth 30
    copë ikona, nga të cilat pjesa më e madhe i përket shek. XIV.
    Ikonat e Shqipërisë të shek. XII paraqiten të stilit kaligrafik bizantin dhe të një
    ndërtimi të lartë artistik, si në kompozimin në tërësi, si edhe në modelimin e detajeve
    në imtësi. Figurat përkufizohen prej një siluete të lehtë kafeje, e cila ecën në bazë të
    një linje të gravuar më parë mbi grundin e ikonës. Portretet modelohen me konture te
    buta kafeje mbi okrin e zbetë te karnacionit dhe sankir kafeje të errët.
    Këto figura frontale ose gadi frontale, me qëndrime vertikale, me lëvizje të matura, të
    paisura me botë të pasur shpirtërore, paraqiten madhështore dhe tepër serioze. Për
    vlerat e tyre artistike dy ikona të shën Mërisë odigitria, ajo e Mborjes, shumë e
    dëmtuar, dhe ajo e paraklisit Bllashtojna, e një shpelle të Prespës, me plot të drejtë
    mund të radhiten ndër më të bukurat e stilit klasik bizantin ne përgjithësi.

    Piktura bizantine vepronte sipas temave e kanoneve të sanksionuara aga rregulla të
    rrepta të dogmës kishëtare si përsa u përket temave e subjekteve ashtu edhe përsa i
    përket mënyrës se parafytyrimit të skenave dhe figurave. Çdo shprehje e artit të
    kultivuar në mesjetë bëhej nëpërmjet tematikës fetare. Në këtë kontekst janë shprehur
    edhe ndjenjat, idetë, konfliktet, kontradiktat ideore të atyre shekujve. Piktorë të
    ndryshëm mesjetarë të ndrydhur nga kanunet dogmatikë kishëtare të stilit bizantin
    janë përpjekur të shprehin ndjenjat, mendimet e tyre me anë të formës së përkryer, të
    linjës, të koloritit e ndonjëherë edhe duke mos i respektuar kanonet tematike. Këto
    fenomene i shohim gjatë gjithë historisë së pikturës bizantine edhe në Shqipëri.
    Piktura e shek. XIII në Shqipëri, si ajo e ikonave dhe ajo e miniaturës se
    dorëshkrimeve, nuk paraqitet më me atë finesë të theksuar nga ana artistike si ajo e
    shekullit të mëparshëm. Kjo gjendje e pikturës sonë të shek. XIII mund të thuhet se
    përputhet gadi plotësisht me atë të pikturës po të këtij shekulli të viseve të tjera
    ballkanike në të dyja gjinitë që po ekspozojmë.

    Arti i epokës së sundimit të Makedonëve dhe të Komnenëve por sidomos, ai i kohës
    së paleologëve, prej gjysmës së dytë të shek. XIII dhe gjatë shek. XIV, që pati
    lulëzimin dhe zhvillimin e vet në Kostandinopojë dhe në Selanik, pati një ndikim të
    thellë edhe në monumentet e kulturës shqiptare te kohës, mbi pikturën monumentale,
    mbi ikonën e mbi letërsinë agjiografike por jo mbi miniaturën. Vetëm se këtu nuk
    është fjala për një riprodhim të thjeshtë të elementëve e tipareve bizantine në një
    ambient që qëndroi thjeshtësisht pasiv.
    Ikona e Shqipërisë e ruajtur nga shekulli XIII karakterizohet nga tipare që përbëjnë
    stilin thjeshtë bizantin me figura të zgjatura, të imaterializuara me qëndrime frontale,
    trajtuar me linja të thyera, me shumë stolisje në rrobet, me tipa të sansionuar me
    përmbajtje të theksuar serioze.
    Portretet e këtyre ikonave janë modeluar me konture të theksuara e me ngjyra të errëta
    karnacioni me okër të zbetë e me kontraste. Këto figura, ndonëse pa gjallëri fizike,
    paraqiten të realizuara me art, me vështrime sugjestive.
    Ky stil i ikonës në Shqipëri, si edhe në viset e tjera ballkanike, pëson ndryshime qysh
    nga fundi i shek. XIII.

    Figurat në ikonat e shek. XIV të Shqipërisë paraqiten me tipare artistike më të
    përparuara drejt realizmit, në frymën e asaj rryme artistike përparimtare që në Bizant u
    quajt «rilindja e artit bizantin».
    Këtë rrymë bizantinologët e lidhin me çlirimin e Kostandinopojës nga latinët (1261),
    kurse në Shqipëri, ajo duhet të lidhet edhe me zhvillimin e fuqive ekonomike e
    shoqërore të vendit, me fuqizimin e klasës sunduese feudale shqiptare, me rritjen e
    fuqizimin e qyteteve dhe me krijimin e principatave feudale shqiptare.
    Fenomeni i shkëputjes nga vartësia politike e Bizantit ndodh edhe në fushën e
    pikturës, e cila duke ruajtur nga njëra anë tiparet e përbashkëta të origjinës, fillon të
    vejë në dukje dhe karakteristika të saj të veçanta. Shekulli i XIV në Shqipëri
    karakterizohet me ndërtimin e një numri të rëndësishëm monumentesh të kultit të
    krishterë, por nga ikonat që stolisnin ato monumente ruhen fare pak, ato nuk i arrijnë
    të 20 copët, dhe janë nga ato të mëdhatë të ikonostasit, përveç një te vogle.

    Në Shqipëri nuk konstatohet të ketë patur ikona të vogla me skenat e «festave të
    mëdha» nga ungjilli ose me figurat e apostojve gjysëm figurë mbi ikonastasët e epokës
    paraturke. I vetmi ikonostas prej druri i ruajtur i shek. XIV me të gjithë ikonat është ai
    i shën Mërisë së Maligradit, dhe ky pa ikona të vogla mbi ato të mëdhatë, ndofta për
    faktin se, skenat e «festave të mëdha» në kishat paraturke ishin të pikturuara mbi suva
    në faqet e mureve, dhe nuk shihesh e nevojshme që ato skena te përsëriteshin në
    ikona të vogla mbi ato të mëdhatë. Mbas pushtimit otoman, kur ekonomia paraqitej
    thellësisht e rrënuar nuk ishte e mundur të ndërtoheshin kisha të mëdha dhe t'i
    stolisnin me piktura murale. Ndofta për të mos munguar skenat e festave të mëdha në
    ato pak kisha të vogla e të vobegta që ndërtoheshin, kleri kërkonte t'i pikturojë skenat
    në ikona të vogla dhe filluan të vendosen këto mbi ikonostaset e kapelave që qenë të
    parat ndërtime kulti mbas ngjarjes së okupacionit.

    Më vonë, kur vendi filloi relativisht te mëkëmbej nga ana ekonomike. ndonëse kishat
    filluan të ndërtoheshin të mëdha dhe të stoliseshin me piktura murale, përdorimi i
    ikonave të vogla me «festat e mëdha» ne miniature mbi ikonostaset mbeti si një traditë
    e një stolisjeje të zakonshme, që vazhdoi deri në shekullin tonë.
    Ikona të shek. XIV që ruhen deri më sot në Shqipëri janë ato të Beratit dhe ato të
    rrethit të Korçës. Përveç ikonës se Pagzorit të kishës së Maligradit dhe asaj të shën
    Mëhillit të kishës së fshatit Opar, paraqitur me gjithë trupin në këmbë, të gjitha ikonat
    e tjera, janë pikturuar ne gjysëm figure.
    Figurat e këtyre ikonave, në ndërtimin e tyre, karakteristikat kryesore ne përgjithësi i
    kanë gadi të njejta dhe të njohura në ikonografinë bizantine. Figurat janë dhënë
    brenda kornizës, vendosur në mënyrë simetrike dhe shumica me qëndrim frontal
    vertikal.
    Figurat e ikonave të shek. XIV te Shqipërisë karakterizohen nga tipare artistike më të
    përparuara, që vërehen në ndërtimin e tyre arritur më anë linjash shumë elegante, që
    evidencojnë bukur format e tyre voluminoze.

    Ndonëse nga njëra anë këto figura janë trajtuar me tipare më të përparuara, sidomos
    në modelimin e portreteve të tyre, për arsye të kompozimit me qendrim te rreptë
    vertikal, statik, dhe me shprehje psikologjike të një bote të veçantë shpirtërore, që
    reflektohet në vështrimet e fuqishme të tyre, ato marrin një pamje akademike,
    solemne.
    Të këtij stili janë të gjitha ikonat e Shqipërisë te shek. XIV, por për tiparet më
    interesante që vërehen në plastikën e avancuar e siluetën harmonike në vështrimin e
    fuqishëm të syve të mëdhenj me vetulla të larta, që e mbërthejnë spektatorin, bie fort
    në sy figura e Shën Mëhillit të Mborjes, në madhësi natyrale, e rrallë për bukurinë e saj
    artistike. Me të vërtetë kjo vepër mund të konsiderohet nga më të bukurat prodhime
    artistike në gjithë krijimtarinë artistike të territorit bizantin në përgjithësi gjatë shek.
    XIV.
    Në këto ikona të shek. XIV të Shqipërisë, vërehen edhe disa veçori vendase, që i bëjnë
    të ndryshojnë mjaft nga ikonat analoge të vendeve të tjera.
    Veçoria kryesore në artin e këtyre ikonave konsiston në trajtimin plastik më të
    avancuar që i ka përshkuar figurat, e që ka kontribuar dhe në tipizimin e figurave,
    duke i bërë ato të ndryshojnë nga tipat analogë të ikonave të huaja.
    Por kjo veçori që vërehet në ikonat e Shqipërisë të shek. XIV, nuk mund të
    konsiderohet se i largon ato nga stili bizantin, sepse në fakt ato i ruajnë të gjitha tiparet
    karakteristike të pikturës bizantine, por mund të thuhet se ajo formon një tipar të
    fazës më përparimtare të artit të rilindjes bizantine, që ka arritur të zhvillohet në
    ikonën e Shqipërisë në atë shekull.

    Përveç asaj veçorie të përgjithshme të ikonave të shek. XIV, të tërheq në mënyrë të
    veçantë vëmendjen një ikonë e Manastirit të Shën Mërisë së Postenanit, ikona e shën e
    Premtes e cila nga mënyra e kompozimit dhe e trajtimit duhet t'i vishet shek. XIV.
    Kjo ikonë paraqitet me tipare të theksuara veçorie, diçka me art naiv ne krahasim me
    ikonat e tjera të atij shekulli, por me një bukuri tërheqëse. me qendrim frontal dhe të
    rreptë vertakal, me një qafë të gjatë e të bukur, si në figurat e artit egjyptian, me sy të
    mëdhenj në formë bajamje e me qerpikë të zez, që përherë të parë i hasim të përdoren
    në ikonën tonë. Kjo figurë me një trajtim dekorativ, ka një bukuri prej tiparesh
    origjinale të vendeve tona malore. Brerorja e saj është ndërtuar prej grundi në reljef
    dhe stolisur me motive florale, si dhe gjithë sfondi i figurës, që sot paraqitet gadi i
    bardhë, sepse ari me të cilin ka qënë veshur është fshirë. Anash ikonës, në formë
    kuadratesh, janë pikturuar në miniature skena nga jeta e shën e Premtes. Megjithëse
    figura është dëmtuar diçka në veshjet, nga plasja e ngjyrave, ajo e ruan madhështinë e
    bukurisë së saj origjinale. Me këtë vepër piktori anonim i malësive shqiptare ndofta ka
    dashur të largohet nga arti i zakonshëm dhe të japi diçka thilajse gadi krejt të veten,
    simbas gustos dhe imagjinatës malsore shqiptare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga white-knight : 24-11-2008 më 14:33

  2. #2
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Por atë zhvillim që njohën piktura monumentale dhe ikona në Shqipëri gjatë shek.
    XIV, nuk e njohu miniatura e mbishkrimeve. Kështu kodet e Beratit të shek. XIV, që
    stolisen me miniaturë, po të krahasohen me miniaturën e kodeve të shek. XI dhe XII,
    duken të një teknike dhe të një arti me të ulët. Me gjithë këtë, në krahasim me
    miniaturën e shek. XIII, në atë të shek. XIV vërehet një farë ngritje nga ana artistike,
    që bijë në sy në kompozimet e lira të figurave, realizuar relativisht me plastikë të mirë,
    me linja të lakuara, me pozicione natyrale e me ngjyra të kultivuara, përdorur dhe me
    gradacione. Në figurat pikturuar me akuarel e monokrome, trajtimi realizohet
    kryesisht me anë të linjës që lot rolin kryesor në dhënien e formave dhe të volumit
    (KOD. BR. 38).
    Ky zhvillim në Shqipëri në fushën kulturale, si dhe në fushat e tjera ekonomike
    shoqërore, u ndërpre në mënyrë të thellë me pushtimin otoman në gjysmën e shek.
    XV.
    Me gjithë rrethanat shumë të vështira që u krijuan nga pushtimi i huaj, populli shqiptar
    gradualisht fillon ta marrë vehten dhe aty nga mezi i shek. XVI, fillon; përsëri t'i
    zhvillojë traditat e tij të shkëlqyera kulturalo-artistike. Në këtë kohë në Shqipëri çfaqen
    përsëri piktorë shqiptarë me aktivitetin e tyre artistik, si në pikturën murale dhe në
    ikona. Në veprat e tyre ruhen edhe sot mbishkrime autografe me të dhëna interesante
    rreth kohës se pikturimit dhe rreth artistëve që i kanë pikturuar.
    Në këtë periudhë historike në Shqipëri nuk vazhdoi të zhvillohet më arti i miniaturës
    së dorëshkrimeve, sepse këto filluan të zëvëndësohen me libra te shtypit.
    I pari ndër piktorët shqiptarë, që u çfaq në këtë periudhë historike, qe Onufri i
    Neokastrës (Elbasanit), me një aktivitet artistik te mirëfilltë si në pikturën murale edhe
    në ikonë. Pas Onufrit vijnë piktorë të tjerë, si Nikolla, bir i Onufrit, Joani,
    bashkëpunëtor i Nikollës në pikturë, dhe të tjerë anonimë të cilët kanë stolisur me
    piktura ndërtesa të kultit në vise të ndryshme të Shqipërisë.
    Në veprën artistike të Onufrit dhe të birit të tij Nikollës fillojnë të krijohen ansamblet
    e ikonave të vogla të ikonostaseve, të cilat vazhdojnë të shumohen gradualishi gjatë
    shekujve prej piktorëve shqiptarë që çfaqen më vonë.

    Duke mos llogaritur këtu pikturën murale të Onufrit, nga krijimtaria në ikonë e këtij
    piktori të shquar, ne njohim të ruajtura në Shqipëri ikonat e ikonostasit të kishës
    Vangjelistra dhe ato të ikonostasit të kishës së shën Mitrit, kurse nga ato të birit të tij
    Nikollës njohim vetëm ikonat e vogla të kishës Vlaherna. Të tria këto kisha ndodhen
    në kala të Beratit.
    Piktura e Onufrit lind e zhvillohet në vazhdim të traditës së artit të madh bizantin, por
    talenti i fuqishëm i këtij mjeshtri, nën ndikinain e ideve të reja të krijuara nga rrethanat
    politike të vendit dhe të realizimeve të shkëlqyera të artit perëndimor të kohës, i
    ndryshon normat e paradiktuara të pikturës së vjetër bizantine dhe fut elemente të
    jetës së gjallë. Onufri arrin kështu të krijojë një art të vetin, me tipare individuale, një
    art të përshkuar prej një fryme me prirje realiste; me realizime, që nga ana artistike
    arrijnë maja të larta me interes të veçantë.
    Ndërsa në kompozimin e skenave të gjithë ikonës, Onufri ruan traditën bizantine,
    modelimet e portreteve dhe ansamblet e skenave të veçanta ai i realizon në mënyrë të
    ndryshme me elemente zhanri, gjë që mund të vërehet në shumë ikona të tij, si p.sh.
    në skenën e veçantë «Larja e foshnjës nga dadilat" në skenën «lindja e Krishtit», ku
    vërehen lëvizje e veprime natyrale ashtu siç ngjan në natyrë.
    Figurat në skenat e ikonave të Onufrit paraqiten të kompozuara me pozicione reale,
    me lëvizje dhe mimikë të gjallë, me shprehje psikologjike të thellë, duke marrë pjesë në
    ngjarjet që pikturohen në skenë (shembull janë grupi i apostojve në skenën «Ngjallja e
    Llazarit», virgjëreshat në ikonën «Hyrja e shën Mërisë në tempull» etj.).
    Në gjithë veprën e Onufrit, por sidomos në ikonat, ku ngjyrat ruhen të freskëta edhe
    sot, Onufri shquhet si mjeshtër i dalluar i ngjyrave duke i realizuar ato të kultivuara në
    maksimum, të ngrohta e transparente, me gradacione, në mjaft raste edhe me tone të
    fuqishme, tingullonjëse dhe të kombinuara me harmoni.

    Përdorimi i kontrastit dritë-hije në skenat e ikonave të Onufrit është një element i ri që
    dëshmon për prirjen realiste të veprës së këti artisti. Kjo vihet re p.sh. në «Ikonën e
    shpërfytyrimit» ku bije në sy më qartë mjeshtëria origjinale e Onufrit në realizimin e
    këtij kontrasti si mbi shkëmbijt e thepisur dhe mbi figurat.
    Përveç tipave të sanksionuar në pikturën e Kishës Lindore, me individualitet të
    ndryshëm, ndër tipat e Onufrit spikatin edhe fizionomi të ngjashme me ato të
    popullatës së Shqipërisë së Mesme. Kjo takohet në shumë figura të tij dhe dëshmon
    qartë për një ndikim të artistit nga ambienti ku ai punoi e krijoi.
    Trajtimi i figurave në ikonat e Onufrit me mimikë e lëvizje të gjalla, me shprehje të
    fuqishme shpirtërore dhe me tinguj të fortë e të fuqishëm të ngjyrave, ndofta në një
    farë mase reflekton gjendjen shpirtërore të artistit të formuar nën ndikimin e
    shqetësimit të madh të të gjithë popullit shqiptar që duke filluar nga mezi i shek. XV
    iu nënshtrua një gjendjeje robërie të rëndë, shkatërimtare e të pamëshirëshme.
    Stili artistik i Onufrit me përsosjen e tij të lartë, influencoi thellësisht dhe u ndoq nga
    të gjithë piktorët që erdhën me pas nga biri i tij Nikolla e të tjerë. Në Shqipëri u krijua
    kështu një rrymë artistike e qartë, me realizime te bukura; por në rrethanat shumë të
    vështira që pasuan kjo rrymë nuk pati mundësi vazhdimi e zhvillimi.
    Gjatë shek. XVII, ikonografët shqiptarë me krijimtarinë e tyre artistike stolisin me
    ansamble ikonash një shumicë të rëndësishme monumentesh në Shqipërinë e mesme
    e të jugut, si në Berat, Voskopojë, Vithkuq, Lubonjë, Postenan, Radovë, në krahinën e
    Lunxhërisë e krahina të tjera.

    Në ikonat e shek. XVIII, që janë të shumta, vërehet vazhda e traditës bizantine në art,
    e cila vinte gradualisht duke u banalizuar por njëkohësisht vihen re elementë të kohës,
    ndonëse të ulta nga ana artistike.
    Ne këtë kohë në Shqipëri shohim të prodhohen ikona prej artistësh artizanë, të cilët
    bëjnë përpjekje për të imituar ikona të stilit bizantin. Këto ikona karakterizohen nga
    një stil naiv, por me interes historik dhe tërheqëse për naivitetin e tyre.
    Shek. XVIII në Shqipëri karakterizohet nga një zhvillim mjaft i rëndësishëm
    ekonomiko-shoqëror, me rritjen e tregëtisë e të qyteteve, me ndërtimin e shumë
    institucioneve kulti dhe me stolisjen e tyre me vepra arti të gjinive të ndryshme.
    Historikisht dihet se në këtë kohë kemi forcimin e pozitave të feudalëve shqiptarë dhe
    një qetësim relativ të vendit.
    Me mijëra janë ikonat dhe skenat e pikturës murale, që stolisin në Shqipëri
    monumentet e këtij shekulli si dhe të shek. XIX. Nga mbishkrimet autografe, që ruhen
    në këto ikona, vërtetohet se janë vepra autorësh shqiptarë, familjet e shumë prej të
    cilëve vazhdojnë te jetojnë edhe sot. Ndër këta piktorë dallohen David Selenica, nga
    Selenica e Kolonjës, Kostandin Shpataraku, nga Shpati i Elbasanit, korçarët Kostandin
    e Athanas Zografi me bijt e nipat e tyre, me origjinë nga Potkozhani i Mokrës,
    grabovarët Gjergj e Joan Çetiri, me bijtë e nipat e tyre, me origjinë nga Lavdari i
    Oparit, Nikolla Guga, me origjinë nga fshatrat e Myzeqesë, etj.

    Ikonat e piktorëve shqiptarë ne shek. XVIII në Shqipëri, që i kemi quajtur të shkollës
    lokale të Korçës, siç konstatohet në përgjithësi për gjithë pikturën e këtij shekulli, për
    veç traditës vendase, paraqesin ndikime të shumta nga piktura e Athosit dhe nga arti
    perëndimor i kohës. Tek piktorët korçarë Kostandin e Athanas Zografi vërehen
    ndikime dhe nga stili barok. Ka edhe pak ikona të shpërndara të shkollës së Kretës.
    Në krahasim me ikonat e shekujve të mëparshëm ato të shekujve XVIII paraqiten të
    një teknike më të ndërlikuar. Në to nuk vërehet më linja grafike dhe simetria
    bizantine. Trajtimi i figurave të tyre realizohet me vizatime më reale, portretet
    modelohen me më shumë plastikë. Ambienti arkitektonik në skenë paraqitet i
    modeluar, në të nuk haset më perspektiva e kundërt, dhe shumohen elementet
    etnografike.

    Ndërmjet tyre një interes të veçantë paraqet ikona e Kostandin Shpatarakut «Shën
    Gjon Vladimiri» e cila prap se prap ruan një tërësi më klasike. Aty përzihen elemente
    të ditës, njerëz me veshje sipas modës perëndimore të shek. XVIII e të tjera, të
    përziera me elementë të lashta të traditës bizantine e të legjendës së atij shenjti. Por
    ikona paraqet interes historik sepse përveç të tjerave jepet për herë të parë figura e
    princit shqiptar të shek. XIV Karl Topisë.

    Marre nga shkrimet e Theofan Popes
    Ndryshuar për herë të fundit nga white-knight : 24-11-2008 më 14:35

  3. #3
    Ajo ikone qe ti ke postuar, konsiderohet nga kritiket si "xhokonda" shqiptare...
    Shume material i pasur dhe interesant.Bravo !
    Edhe une kisha diçka per te shtuar ne lidhje me ikonen. Ato me pelqejne jashte mase. Jam nje fare koleksionisti edhe i mbledh ku te mundem. Per fat te keq, nuk kam as edhe nje ikone shqiptare, flas per koleksion, por sa here qe gjindem perballe ndonje ikone ( ne ndonje muzeum ose koleksion privat ), ka raste te ndalem dhe per shume kohe te sodis me vemendje ate ikone qe me shume me ka lene mbresa. Pikerisht kjo ikone eshte edhe ajo qe do te marr e ta bashkoj me te tjerat qe kam .
    Por qe ikona nuk eshte vetem nje objekt artistik ose nje pikturim i bukur me nje stil te veçante, ajo ne rradhe te pare eshte ashtu si definohet; “ arritja me e larte artistike e lutjeve qe pershkrohen nepermjet linjave dhe ngjyrave”, pasi siç e dime ikona eshte edhe lutje. Gjenialiteti i njeriut te prezantoje me ane te kesaj menyre te te shprehurit “ prezencen e perhereshme midis nesh te Krijuesit, Krishtit qe eshte shembelltyra me figure njerezore e Ikones se Perendise se padukeshme “, eshte diçka qe na lidh dhe ne, ne nje fare menyre krijon lidhjen e asaj ure, midis njerezve dhe Perendise, midis njerezve dhe Virgjereshes dhe shnjetoreve. Prania e tyre na kujton dhe na drejton ne rrugen qe duhet te ndjekim. I gjithe ky frymezim behet nepermjet Shpirtit.
    Nje menyre shume autentike ishte(shekuj me pare) kur nje ikone “krijohej” ose me mire te themi shkruhej nga ikonografi, duke filluar me pare me lutje dhe dedikim shembullor, pra me nje agjerim si pergatitje paraprake ku si qellim kishte pastrimin dhe perkushtim te plote ndaj asaj ikone qe do te shkruhej. Koha qe duhej ti kushtonte ishte 40 dite, pra dyzete dite lutje te zjarrta dhe agjerim-permbajtje , ky ishte edhe fillimi i nje ikone. Kjo ikone duhej te perfundonte me perfundimin e lutjeve, pra brenda dyzetet diteshit te programuar. Nese kjo gje nuk arrihej, shkrimi pra ikona shdukej ose digjej. Kishte nje sistem te rrepte ku edhe vepra qepa dyshim ishte teper e arritur si nga ana artistike por edhe nga ajo e meditimit, ku i jepte kesaj ikone edhe rendesine e duhur.
    Por ka patur edhe sisteme te tjera, psh. Kur nje njeri ose familje ose nje famulli, komisiononte nje ikone ose per festa te caktuara ose si mbrojtesin e atij personi ose familje qe edhe e komisiononte.
    Ikonat pa dyshim jane ne nje vleresim gjithnje e me te gjere edhe ne boten perendimore, ku si rrjedhoje e shume shpernguljeve te krishtereve orthodokse, pra duke marre me vehte edhe ikonat si pasuri dhe trashgimi familjare, keta besimtare percollen edhe admirimin e ketyre veprave, pasi fjala veper ne kete rast i pershtatet plotesisht, ku ç’do ikone eshte e vetme pasi nuk behet ne menyre industriale ne seri!
    Ne ne vendin tone, per fat te keq na kane mbetur shume pak ikona…, pasi turku nuk shkaterroi dhe dogji vetem kisha dhe manastire, por shenderroi edhe nje pjese te mire te popullsise, kjo beri qe shume ikona te shduken. Pastaj mbaj parasysh edhe faktin qe si gjuhe liturgjike dhe te shkrojtur ishte greqishtja, pra si ne literature fetara po ashtu edhe ne ekspresionet po ne rrang fetar ( ikonografi, afreske, ornamenta , etj, ). Keshtu si u asimiluan me o padeshire shume shqiptare, po keshtu edhe atesia e atij krijuesit te atyre ikonave.
    Me 2002 ne Pallazzo Leoni Montanari te Viçences ne Veneto, u mbajt nje ekspozite me ikonat tona , per here te pare ato vinin ne nje Galeri perendimore, ku u vleresuan tejmase. Ku me qellon ende sot te degjoje te flitet per te. U vleresuan shume, pasi ishte ne stil ndryshe nga ai i fqinjeve ose edhe nga ai stil qe me shume nder shekuj i dha ikonografise ( Rusise ), ku si rrezultat kemi sot ne Perendim “ekspozicione permanente”, ose koleksione private shume te pasura, kjo pasi ka filluar qe ikona te marre vleren e saj!
    Ne perendim, ikona kishte kohe qe ishte shdukur si metode , ku vendin e saj e kishte zene ai lloj krijimi realist dhe karakteristik i Rilindjes Europiane,ku kjo e fundit eshte me te vertete nje arritje artistike me vlera, por qe eshte shume larg me spiritualitetin qe nje ikone mbart, eshte larg me qellimin qe nje ikone ka, aq afer sa eshte ky lloj pikturimi perendimor me realen dhe guston njerezore te te bukures, por aq i eshte larguar edhe forces qe kjo lutje nepermjet linjave dhe ngjyrave (ikona) kishte ne origjine te saje, pasurine shpirterore qe mbart dhe te percjell kur rri dhe mediton ne lidhje me te.
    Per fat te mire dhe fale Zotit, ikona po merr nje vleresim te madh jo vetem ne vendet tona, por ajo gjithnje e me shume po vleresohet me te drejte edhe ne perendim, per rendesine qe ka.
    Pershendetje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga arbereshi_niko : 25-11-2008 më 07:57

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-11-2008
    Vendndodhja
    Postime
    597
    A ka qen luftë IKONASH, kur luftuan Bizanca dhe Roma ?

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga Arpos Lexo Postimin
    A ka qen luftë IKONASH, kur luftuan Bizanca dhe Roma ?
    Me vjen keq te te kundershtoj, por nuk ka ndodhur kurre lufte midis Bizancas dhe Romes..., aq me pak per ikonat!
    Por ketu nuk eshte enciklopedi, po deshe hap nje teme te re tek kuriozitetet dhe pasi te thuash ate qe di, do kerkoj te te pergjigjem per ate qe di.
    Te falemnderit per mirekuptimin.

Tema të Ngjashme

  1. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  4. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •