Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    Ish agjenti i CIA-se:Shqiptarët e Maqedonisë të vendosin ku duan të jetojnë

    Shqiptarët e Maqedonisë të vendosin ku duan të jetojnë

    Ushington, 23 nëntor - Shqiptarët në Maqedoni vetë duhet të vendosin se ku duan të jetojnë, gjegjësisht të shfrytëzojnë të drejtën e vetëvendosjen. Kështu ka thënë analisti i vjetër i CIA-së amerikane, Stiven Mejer, në një intervistë për Dojçe Vele. Profesori i shkencave politike në Universitetin e Uashingtonit për mbrojtje nacionale thotë se kufijtë e Ballkanit nuk janë të shenjta dhe se ata mund të ndryshohen.

    "Le të votojnë se ku dëshirojnë të jetojnë. Kjo është esenca e demokracisë. Kjo është esenca e parimeve demokratike - e drejta e vetëvendosjes. Nëse myslimanët (shqiptarët) e Maqedonisë perëndimore besojnë se lidhjet me shtetit amë - Shqipërinë ende janë të fuqishme dhe nëse dëshirojnë të shfrytëzojnë këtë rast, duhet ta bëjnë këtë. Nëse duan të votojnë për pavarësi apo ndonjë formë tjetër të bashkimit me Shqipërinë apo Kosovën, pse mos ta bëjnë këtë? Cili do të ishte dëmi? Kjo do të jepte zgjidhjen e disa pyetjeve", ka thënë Mejer. Në intervistën për Dojçe Vele, ish-analisti i CIA-s, Stiven Mejer potencon se ekziston mundësia që në Ballkan sërish të ketë trazira si dhe mundësia për të bërë diçka dhe të ecet para, por që të ndodhë kjo, patjetër duhet të bëhen ndryshime në politikën e jashtme të Amerikës.

    "Duhet të pranojmë se kemi bërë gabime, duhet ta pranojmë, për shembull se, kufijtë nuk janë të shenjtë dhe se mund të ndryshohen", ka deklaruar Mejer. Ai vlerëson s e Uashingtoni duhet të merë pjese në zgjidhje e problemit me Kosovën.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nje dit atje do shkojme.. tek shteti i gjithe shqiptarve..

    por do kujdes kjo pune..

    se.. mund te ndodh sic qe tuj ndodhe..

    pra ne vend me vu vetlla me mbet pa sy..
    e mbani mend.. knusllikun.. ose kaposhllikun apo magarllikun.. maj plehut te corapzive.. 2-3 cop krejt ne kosov qe i than vehtes uck.. e mbas tyre nja 300 000 mij uckash neper europ tuj shtrengue hallatet me dor neper zyriha e londona e nju jorka e tuj bertit ne histeri boshe.. ucëkë..ucë kë.. e nuk shkun kurr atje ku e lypte halli i atdheut.. shum shum u enden neper burrela e mamurrsa e rognera.. e kur disa nga ata mezi e gjeten nga nji kallash vlonjatesh tropojanesh e m.utsihanësh.. te pagum sa frangu pulen.. kosova kish mbaru me te tana.. pervec polaticki drejtoris ne rogner qe nuk e hupi aftesin me nxjerr komunikata.. qesharake.. edhe mbasi cdo gja kish marr fund..
    zoti na ndihmoj..qe i tha dicka ne vesh klinton bler-ollbrajt dalemes.. e qe sot ka prap kosov..

    e njejta qe tuj ndodh ne ilirid.. por desh zoti prap e nderhyni usa e iliridasit nuk e pesuan si kosova..

    pra kujdes..pa uckashera envera e akeshera idajet pedera..

    me mend ne krye pra..

Tema të Ngjashme

  1. Kontesti me Greqinë: rrezik për tensione ndëretnike
    Nga RaPSouL në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 248
    Postimi i Fundit: 01-08-2012, 12:36
  2. Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni
    Nga Kallmeti në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 10:32
  3. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16
  4. CIA: Shqiptarët e Maqedonisë të vendosin ku duan të jetojnë
    Nga Faik në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-11-2008, 08:35
  5. Lexo: "Marrëveshja Kornizë" - Ohër 2001
    Nga StormAngel në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •