Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811

    Post Pepo: Televizionet janë kthyer në radio me figurë

    Regjisorin Ylli Pepo, nuk është e lehtë ta gjesh. Ndryshe nga të gjithë, ai nuk mban…celular! Mundëm t’i gjejmë vetëm numrin fiks të shtëpisë, por edhe aty ishte e pamundur të kapej. Më në fund e gjejmë dhe shuajmë, së pari, kuriozitetin për celularin:

    Flet regjisori i telenovelës “Dhimbja e Dashurisë”, artisti i merituar, Ylli Pepo:

    Skena erotike dhe rikthimi i serialit “Njerëz dhe Fate”



    Regjisorin Ylli Pepo, nuk është e lehtë ta gjesh. Ndryshe nga të gjithë, ai nuk mban…celular! Mundëm t’i gjejmë vetëm numrin fiks të shtëpisë, por edhe aty ishte e pamundur të kapej. Më në fund e gjejmë dhe shuajmë, së pari, kuriozitetin për celularin:

    “Unë celular nuk kam mbajtur asnjëherë. E kam refuzuar për faktin që më duket se është një ndërhyrje e ashpër në privatësinë e njeriut. Më duket që nuk ndihmon aq sa kujtojmë ne në komunikimin me njerëzit. Celulari ka vetëm 10 vjet që ka hyrë, edhe përpara 10 vjetëve ne komunikonim me njëri-tjetrin dhe, sigurisht, punët nuk mbeteshin pa bërë.

    Them se celulari, më shumë do të më pengonte sesa do të më ndihmonte në marrëdhëniet e mia. Është e padurueshme të takosh një mik, një shok apo një shoqe dhe, ndërsa ti flet, dëgjon që bie vazhdimisht zilja. Çdo marrëdhënie merr fund, nëse futet në mes ajo zile që nuk resht së rëni...”,- thotë regjisori i dy prej telenovelave më të ndjekura nga publiku familjar shqiptar “Dhimbja e Dashurisë” dhe “Njerëz e Fate”.

    Nëpër televizione transmetohen telenovela të ndryshme të huaja, madje kanë rezultuar të kenë publik të gjerë. Pse është kaq e vështirë për të pasur më shumë telenovela shqiptare?

    Filmi në përgjithësi, por edhe telenovela, ka nevojë për mbështetje të madhe financiare. Bota, këtë lloj prodhimi e ka industrializuar, telenovelat prodhohen brenda një kohe të shkurtër, me një kosto të ulët dhe, po kështu, shiten me çmim të ulët. Çmimi pastaj ndikon vendimet e atyre që i blejnë këto telenovela dhe i transmetojnë, ndaj i shohim me shumicë nëpër TV.

    Por, unë mendoj se telenovelat e huaja, nuk kanë të bëjnë aspak me problemet e përditshme tonat, me statusin shpirtëror të këtij populli. Ndërsa xhirimi i një telenovele shqiptare, i bazuar tërësisht në realitetin tonë, padyshim që ka gjithmonë një qasje shumë më të mirë sesa një telenovelë e huaj. Megjithatë, duke ditur këtë, prapë ka një disbalancim të madh.

    Unë mendoj se kjo vjen edhe nga fakti se televizionet shqiptare, (që tani janë 56, me gjithë televizionet e rretheve) janë të prirur drejt një formati, që do ta quaja pa frikë, radio me figurë. Nuk është televizion ai që mbush programet e tij me debate pa fund, me emisione ku vetëm llafoset.

    Kjo i takon radios, më shumë sesa televizionit, i cili bazohet mbi imazhin dhe jo mbi fjalën. Televizioneve tona imazhi, figura, u mungon shumë më tepër sesa fjala. Po bëhet modë debati dhe diskutimet pa fund; ndaj filmi televiziv, telenovela, seriali, janë lënë në harresë. Mendoj se, t’u japësh njerëzve në formë artistike ato probleme që ata kanë çdo ditë, nëpërmjet filmit, do të ishte shumë edukative, do të ishte shumë më tërheqëse dhe, në fund të fundit, shumë më dëfryese sesa ndjekja e muhabeteve të gjata pa fund, çdo mbrëmje në TV.

    Sa kushton një telenovelë shqiptare, në kohë dhe lekë e kemi fjalën?

    Filmi është një gjini që kërkon fonde të mëdha. Është një trupë e tërë, nuk janë më pak sesa 50 vetë, shpesh. Unë mund të them që, te “Dhimbja e dashurisë” janë më shumë se 30 aktorë, që do të thotë që janë, të paktën 6 teatro profesionistë të rretheve, të marrë së bashku. Duhen para për të mbajtur këta njerëz. Një telenovelë me 10 seri, me shifra konkrete, nuk mund ta bësh me më pak se 20 milionë lek të rinj.

    Po “Dhimbja e Dashurisë”?

    Është financuar nga RTSH-ja, nga lekët e taksapaguesve shqiptarë dhe janë dhënë rreth 18 milionë lekë. Sigurisht, janë fonde të pakta, por megjithatë, mund të arrihet të xhirohet, sepse sot është në temën e ditës edhe xhirimi me kosto të ulët i këtyre telenovelave.

    Nëse do të ishte, fjala vjen, vetëm në disa dhoma dhe me pak aktorë, mund të kushtonte dhe më pak, por dëshira jonë për të dhënë një afresk të jetës shqiptare sot, nëpërmjet 10 serive të filmit, ka bërë që të mos xhirojmë vetëm në ambiente të mbyllura, por të kërkojmë që të shfaqim jetën në të gjitha dukuritë e saj. Edhe jashtë këtyre ambienteve, edhe në rrugë, edhe në sheshe, edhe në kafe, edhe në vila luksoze, kudo ku jetojnë njerëz.

    Është xhiruar brenda tre muajve gjatë marsit, deri në fund të majit, është montuar, po ashtu, për 3 muaj dhe, gjithsej, janë dashur gjashtë muaj. Telenovela ka marrë një të tretën që kërkon një film artistik shqiptar të xhirohet.

    Lekët janë arsyeja që u la përgjysmë telenovela e parë, “Njerëz dhe fate”?

    Saktë. Nuk u siguruan dot lekët e nevojshëm për të mbështetur vazhdimin e serive, por tani kemi shpresë që do të xhirojmë 10 seri të reja, pasi dramaturgu, Ruzhdi Pulaha, i ka përgatitur ato dhe projekti është në zyrat e RTSH-së.

    Do të jenë të njëjtët aktorë që luajtën në seritë e para të “Njerëz dhe fate”?

    Telenovela do të nisë aty ku është lënë. Do të interpretojnë aktorët që ishin, por sigurisht do të ketë edhe aktorë të rinj. Gjithmonë, në xhirimet e filmave që unë bëj, mbështetem në një thënie të njohur të Vittorio de Sicës, një prej klasikëve të kinemasë italiane dhe asaj botërore, i cili thotë që: Nuk ka filma të mirë dhe filma të këqij, por ka filma të dobishëm dhe filma të padobishëm. Përpiqem gjithmonë që filmat e mi të jenë filma të dobishëm.

    4. “Dhimbja e Dashurisë” do të vazhdojë?

    Skenaristi Bashkim Kozeli, me të cilin kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë, është i gatshëm që t’i vazhdojë 10 seri të tjera.

    Aq më tepër që, siç do ta shikoni dhe ju, në fund të serisë së 10, mbeten hapur disa linja, të cilat mund të vazhdojnë fare mirë në seri të reja.

    Nga disa shikues, lexues të “Shekulli”-t, kemi dëgjuar që realiteti i pasqyruar në telenovelë është shumë i egër. Cili është mendimi juaj?

    Unë do të thosha të kundërtën. Herë-herë, gjatë montimit të filmit, më duket sikur e kemi zbutur pak realitetin tonë. Unë mendoj se realiteti është edhe më i egër. Kemi qenë për të xhiruar në malet e veriut, në Alpe, në zonën e Thethit, në fshatra dhe kemi parë që atje jeta nuk është aspak aq e lehtë sa ajo e Bllokut këtu.

    Dhe mendoj se dhe ajo është Shqipëri, është më shumë Shqipëri sesa Tirana, prandaj jeta akoma është e vrazhdë në Shqipëri, qoftë edhe në formimin e njerëzve, qoftë dhe sjelljet karshi njëri-tjetrit. Mjafton t’u përmend faktin që kudo ne dëgjojmë që flitet me zë të lartë, ngritja e zërit nuk tregon forcë arsyeje, por gjithmonë tregon një mungesë edukate, për mendimin tim.

    Ka pasur një skenë në telenovelë, për të cilën kam dëgjuar të flitet shumë, ajo e një akti, raporti seksual. Mendoni se publiku familjar shqiptar është i përgatitur për skena të tilla?

    Jo, publiku familjar shqiptar nuk është i përgatitur për skena të tilla. Natyrisht, kemi qenë shumë të vëmendshëm për t’iu shmangur skenave të tilla, të cilat janë prezente në jetën e përditshme sot. Janë prezente, aq më tepër që dimë që, këto marrëdhëniet intime, ngandonjëherë kanë edhe prapavijë interesash, në kuptimin që, vajza apo meshkuj përpiqen të joshin njëri-tjetrin për arsye të tjera dhe jo për arsye ndjenjash dhe për arsye dashurie.

    Sigurisht, dhe kjo anë e karakterit të njerëzve, nuk kishte pse të mungonte në telenovelë. Drejtori ynë i fotografisë, Astrit Omeri, i cili është një nga operatorët më të mirë, është kujdesur që edhe ajo skenë të mos kishte teprime, por tani unë do t’i bindem gjykimit të publikut, sigurisht, veçanërisht atij familjar dhe them se edhe mund të shmangej ndonjë gjë, por në realitet është bërë maksimumi që ajo skenë mos ketë një përmbajtje të theksuar erotike, siç kanë shumë e shumë filma që jepen në kanalet televizive tona, por që janë të huaj, ndërsa për filmin shqiptar janë akoma tabu. Them se kjo tabu duhet thyer, siç janë thyer shumë tabu të tjera.

    A ka skena të tjera të tilla gjatë serive të ardhshme?

    Jo, ajo është e vetmja. Skena të tilla nuk ka më. Ajo ishte e lidhur, ishte në funksion të karakterit të një personazhi, personazhit të Zyrasë, e cila është një nga personazhet negativë të filmit, të interpretuar mjaft mirë nga Julia Ilirjani, dhe tani, në këto seritë që vijnë më pas, skena të tilla nuk ka, por marrëdhënie midis personazheve të natyrave të ndryshme, sigurisht që ka.

    Çfarë ndodh në seritë e ardhshme. Mund të na zbuloni ndonjë sekret?

    Derisa përmendët fjalën sekret, d.m.th., që ajo mbetet e fshehtë, mbetet sekret, kështu që, mendoj se mund të duroni edhe rreth një muaj, një muaj e gjysmë që t’i mësoni të gjithë të fshehtat e filmit. Më lejoni të mos i përgjigjem kësaj pyetjeje, pasi do të heq kureshtjen e mëtejshme të publikut.

    Të gjithë personazheve u ndodhin gjëra të çuditshme dhe të papritura në film, nga seria në seri. Sepse unë jam dhe i parimit që, nuk ka gjë më të mërzitshme se të tregosh një film me fjalë. Filmi nuk tregohet, ai shikohet.

    Mes personazheve të njohur, ka dhe shumë aktorë të rinj. Nga vijnë?

    Mund të them që jam me fat që kam një kastë aktorësh shumë të mirë, jam i kënaqur për të gjithë, për secilin prej tyre. Kanë dhënë maksimumin dhe, mbi të gjitha, më pëlqen sepse u krijua një ansambël aktorësh të vjetër, të njohur dhe me aktorë që dalin për herë të parë në ekran. Ky është dhe një nga synimet tona, që, nëpërmjet telenovelave, të sjellim edhe talentet më të reja.

    Pasi unë jam kundër një kaste të caktuar aktorësh, të cilët shtegtojnë nga filmi në film. Janë të njëjtët portrete, pavarësisht talentit të madh të tyre dhe lojës së shkëlqyer që bëjnë. Përveç këtyre, ka dhe shumë aktorë të tjerë, të cilët i sjellin dhe freski ekranit, sjellin një pasurim të mëtejshëm të karaktereve dhe të lojës interpretative në Shqipëri dhe, sigurisht janë dhe bazë për t’u bërë shtylla më tej të teatrit dhe të filmit shqiptar.

    Në këtë kuptim, ashtu si tek telenovela e parë, “Njerëz dhe fate”, ku hynë, ku erdhën këto prurje, edhe këtu ka disa aktorë të rinj. Disa janë pëlqyer, disa nuk janë pëlqyer, por kjo ndodh gjithmonë në fillimet e një seriali. Ndërsa tani dëgjoj që të gjithë aktorët i pëlqejnë, është zgjedhur një kast i mirë. Kjo më kënaq dhe më bën të mendoj se kam gjetur rrugën më të drejtë për të përzier aktorë të njohur dhe të panjohur.

    Mund të them që në film, shumë nga aktorët që kam unë, kanë arritur kulmet e tyre, ndër ta mund të përmend heroinën kryesore, Anila Bishën, e cila është një aktore me eksperiencë nëpër filma, por në rastin konkret, ajo sigurisht është në apogjeun e saj.

    Po kështu, Kastriot Çaushi, Petrit Malaj, Dritan Boriçi, Genti Bejko, Ermela Teli, Llesh Nikolla, Marko Bitraku, Hajrie Rondo, pjesëmarrja e së cilës na nderoi në film dhe shumë të tjerë, dhe këta luajnë karshi aktoreve fare të reja, që s’kanë dalë kurrë në film, si: Eni Lila, Niada Saliasi, Jonida Vokshi, apo fëmijët e vegjël Doruntina Visha dhe Taulant Malaj.

    Nga të gjitha skenat që keni bërë për telenovelën, cila ka qenë njëra nga më të lodhshmet, që ka dashur më shumë mund?

    Ndër më të lodhshmet ka qenë skena e ndjekjes së kriminelëve nga policia. Këtu kishim një numër të pafund të forcave të rendit dhe të reneas, një masë të madhe njerëzish, të cilët duhet t’i organizonim dhe të xhironim. Kishim pak kohë në dispozicion, pak mundësi mjetesh, siç janë revolverët e të tjera dhe mund të them që, xhirimi i atij episodi na solli më pas edhe policinë e qytetit, sepse kujtuan që vërtet po ndodhte një tragjedi, po vriteshin njerëz, etj. Ky qe, njëkohësisht, dhe një nga episodet më interesante.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    INTERVISTA/ Flet regjisori i parë i telenovelave shqiptare Ylli Pepo

    Inicuesi telenovelës së parë ishte Ilir Meta
    Todi Lubonja thoshte se television do të thotë, film, sport, lajme
    Televizionet shqiptare vuajnë për telenovela made in Albania
    Televizioni tek ne është kthyer në një radio me figurë
    Politika është kthyer në sportin real të shqiptarëve.

    Albert ZHOLI

    Telenovelat janë kryefjala e grave në bisedat e çdo dite. Ndrohen stacionet në emisionet e mbrëmjes për të kërkuar telenovelat. Në Shqipëri blihen telenovela nga të katër anët e botës dhe vetëm Shqipëria nuk prodhon telenovela. Kjo krizë vjen për shkak të mungesës së fondeve dhe jo për shkak të mos pasjes së skenarëve. Skenarët janë, por fondet jo. Telenovekat e para në televizioin shqiptar i përkasin viteve 1980 me serialin e bukur “Skllavja Izaura” të blerë në Brazil dhe vazhdon deri më sot me “Ezel”. Por ajo që i mungon televizionevë shqiptare janë telenovelat Made in Albania kur dhe Zimbabve prodhon telenovelat e saj.


    Kohët e fundit shikohet se në televizionet shqiptare po mbizotërojnë telenovelat e huaja kryesisht ato turke. Cili është niveli i këtyre telenovelave?

    Pas telenovelave shikuesi ka rendaur gjithmonë, pra janë të dashuruar me to. Ka shumë vite që telenovelat zënë nëj vend të rëndsishëm në programet televizive, të cilat janë ndjekur me shumë interes. Për herë të parë telenovelat e huaja kanë hyrë në ekranin e vogël shqiptar në fund të viteve 1980, të marra nga Brazili siç ka qenë “Skllavja Izaura”, e cila ka pasur një shikim impresionues, si nga meshkujt ashtu dhe nga femrat ndoshta se ka qenë telenovela e parë e shfaqur në ekranin e vogël shqiptar pra në TVSH (s ii vetmi television i asaj kohe). Por duhet thënë se telenovela sot lëvrohet nga të gjithë televizioneve shqiptare. Që nga Zimbabve deri në Korenë e Jugut, që nga Brazili ku lindën telenovelat e para dhe deri në Siri, gjen telenovela të prodhuara enkas nga televizionet vendase për publikun e tyre. Për fat të keq ne kemi zgjedhur rrugën më të lehtë, me më pak kosto atë të importimit të telenovelave, nnga vënde të tjera ku herë dominojnë telenovelat latinoamerikane dhe herë herë ato turke. Turqit hynë në tregun e telenovelave duke kuptuar, se telenovela është një gjini e domosdoshme për televizionet. Pra telenovela nuk duhet ti mungojë televizionit ashtu sikurse lajmet. A mund të parafytyrohet një television të mos japë lajme një natë? Eshtë e pa konceptueshme, ashtu duhet të jetë për një programues televizioni edhe për telenovelat. Për nëj specialist të televizionit telenovela është një gjini, e domosdoshme, pjesë përbërëse e skeletit, në programin e çdo televizioni të botës. Kjo për televizionet gjeneraliste, jo për televizionet muzikore, apo ato tematik. Pra për televizionet gjeneraliste telenovela është pjesë e barabartë me lajmet e barabartë me aktualitetin.

    Pse nuk lëvrohet telenovela në Shqipëri?

    Edhe unë që jam marër me këtë gjini nuk di se si ti përgjigjem. Nuk kuptoj dot pse nuk lëvrohet apo prodhohet telenovela në Shqipëri. Ndoshta se televizioni tek ne është kthyer në një radio me figurë. Të gjitha programet pas orës tetë e gjysëm atë që gjithë bota e quan mbrëmja e parë e televizionit (20-30 deri 22 e 30), tek ne janë të mbushura me biseda politike. Nuk ka teelvizion tek ne që pas kësaj ore të mos ketë nëj bisedë, debat, opinion vetëm e vetëm me politikë. Pra biseda të pafundme të gjata ku për fat të keq dominojnë vetëm dhe vetëm politikanë. Politika ëshët kthyer në sportin real të shqiptarëve. Përmbytja e ekranit me politikë në këtë orë, në orët më të mira për teleshikuesin është nëj fatkeqësi kombëtare.

    Ku është dallimi i telenovelës nga filmi artistik?
    Telenovelat më parë janë quajtur serial. Dhe seriali ka lindur krejt rastësisht në vitin 1947 ku një television shfaqte një film artistic por për arsye të ngushtimit të programeve u detyrua që këtë film artistic ta ndajë në tre pjesë. U vu re se filmi artistic i ndarë në tre pjesë pati ëm shumë sukses se filmi artistic në kushte reale në ekranin e madh si film i plotë. Qysh nga ajo kohë programuesit televiziv synuan drejt filamve serialë. Pjesë të programit. Pra lindën serialet e parë që në Amerikën Latine u quajtën telenovela dhe në japoni po ashtu. Mund t’ju them se Japonia mban vendin e parë në botë për gjatësinë e një telenovele. Telenovelat në Japoni kanë lindur ën vitin 1952, dhe ka telenovela që vazhdojnë edhe sot edhe pse aktorët dhe regjisorët e fillimit të tyre kanë ndruar jetë, të cilat vahzdojnë me aktorë dhe regjisorë të tjerë. Kjo ndodh sepse japonezët i quajnë telenovelat si një phesë fondamentale të televizionit. Këto tregojnë se sa vend zënë vend zënë ën programet televizive telenovelat, madje në oraret më shumë të shikushem, më të ndjekura. Pra ndryshimi i një filmi të mirëfilltë artistic nga një telenovelë është se një film artistic jepet për një orë e gjysmë në kinema me ekran të madhe ndërsa telenovela ka një grep që jepet pjesë pjesë dhe e mban në ethe shikuesin. Telenovela është ëm shumë me tema familjare, romatike, në përgjithësi me tema që kërkohet nga publiku i mesëm, dhe në mënyrë të veçantë telenovela ka si bazë dialogun,. Pra telenovela është një gjini mes teatrit dhe filmit, ndrësa filmi artistic ka veprimin në bazë të tij, ka zgjidhjen e konfliktit për nëj orë e gjysëm duke mos lënë shtigje për interpretime të tjera. Pra këto nuk ndodhin në një telenovelë. Telenovela vazhdon me vite të tëra dhe duket gjithmonë e freskët sepse ecën parallel me problemet që ka koha, familja etj, që e bëjnë shumë të adshur për nëj public shumë të gjerë.

    Mund të na thoni diçka për telenovelën tuaj të parë dhe më tej të dytën?

    Deri më sot unë kam bërë dy telenovela dhe nuk di se për çfarë arsye absurde nuk vahzdojnë të lëvrohen. Telenovela ime e parë ka qenë “Njerëz dhe fate” me 20 seri e cila do vazhdonte dhe më tej, pasi skenaristi Ruzhdi Pulaha e kishte përgatitur skenarin dhe për aq seri të tjera, por nuk u gjendën fondet dhe u la ne mës. Me thënë të drejtën si nga unë edhe nga skenariti Pulaha ishte menduar që telenovela nuk do të ndalte kurrë, por ja që u la në mes…Telenovela për vetë natyrën e saj do të ishte një përkrahje e madhe për të gjithë aktorët e rinj, që për fat të keq janë me shumicë dhe të papunë, pasi ato do të krijonin një mundësi të amdhe punësimi për këtë kategori. Kështu telenovela do të nxiste dhe filmin artistic që për fat të keq si dhe futbolli janë ën fund të tabelës së klasifikimit në rang europian. Telenovela e dytë ku unë kam qenë regjisro ka qenë “Dhimbja e dashurisë” një telenovelë me 10 seri e shkruar nga Bashki Kozeli e trajtuar me problemet e kohës, mbi një kastë aktorësh të vjetër dhe të rinj, një ansambël për nxitjen e të rninjve dhe konsolidimin e mënyrës së luajtjes të të vjetërve. Mendoj se pavarsisht nga niveli, telenovelat kanë luajtur një rol të veçantë në zhvillimin e televizinit tek ne, ku qysh në vitin 2001 që është realizuar telenovela e parë, është ritransmetuar thuajse në çdo 6 muaj, në television në orare të ndryshme , që nga orët e mëngjesit dhe deri ën orët e vona të natës dhe gjithmonë kam vënë re se njerëz të veçantë më kanë përgëzuar sikur ajo të jetë realizuar sot. Kjo më gëzon se telenovela ka një mision dhe ky mission është që të ndiqet në popull dhe të trajtojë ato halle që ka populli. Sot në mungesë të tyre, pra të telenovelave shqiptare. Boshllëqet në televizionet tona mbushen me telenovela turke që kanë një nivel të mirë artistic, më të mirë se ato latinoamrikane, të xhiruara bukur, profesionalisht s’kanë asnjë të metë, por e meta e tyre e madhe është se nuk i përkasin interesave të publikut shqiptar, duke filluar që nga “Sulltani i madhërishëm” dhe deri tek “Ezel”., etj…telenovela e parë është inicuar nga ish Kryeministri Ilir Meta…

    Në ç’mënyrë nga Ilir Meta?
    Sepse në fund të vitit kishte ngelur nëj fond i filmit pa u konsumuar. Ilir Meta mer në telefon ish drejtorin Eduart Mazi dhe i thotë që lëvrojeni këtë fond për filma. Drejtori vjen tek unë dhe më thotë si mund yë bëjmë nëj film. Unë i them e kemi gati me Ruzdhi pulahën. Kështu mori udhë telenovela “Njerës dhe fate”.

    Mos vallë duhet tu mbyllet prota telenovelave të huaja?
    Jo! Aspak! Nuk jam i këtij mendimi, por ama tu hapet porta edhe telenovelave shqiptare se kanë apsur sukses.

    Kur ka filluar për herë të parë në TVSH Ylli Pepo dhe cili ishte emisoni i parë?

    Në vitin 1969 dhe tashmë mbush 44 vjet pa lëvizur asnjë second nga TVSH. Emisoni im i parë ka qenë nëj cikël “Udhëtim në Lashtësi” i cii është anulluar, nuk është transmetuar, pas ii ftuar në studio ishin dy figura njëri prej të cilëve ishte arkeologu Neritan Ceka, i cili sipas mendimit të politikës së athersshe ishte i dyshimtë. Sipas orientimeve të Partisë ai nuk duhej të dilte në emission. Emisioni su transmetua kurrë. Isha skenarist sepse athere skishin hyrë regjisorët në television.

    Në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarsisë cilat janë objektivat e Pepos?

    Kam një sërë dokumentarësh që kam bërë për këtë 100-vjetor ku unë do të veçoj katër të tillë. I pari titullohet “Mure dhe ura” një dokumentar për vlerat historike dhe arqitekttonike që kanë katër qytete afër njëri tjetrit, si Gjirokastra, Janina, Ohri dhe Prizreni që përbëjnë një thesar Ballkanik. Një film tjetër është realizuar me skenaristen e mirënjohur Zana Zyrakja, mbi një grua mami në Malishevë të Kosovës, e cila ka pritur në male gjatë luftës së Kosovës rreth 100 lindje ku të gjithë vogëlushët kanë jetuar, pa asnjë vdekje kur flasim në kushte lufte. Fimi quhet “një histori e rrallë’. Filmi tjetër është për luginën e valbonës ku unë ftoj të gjithë shqipatrët ta vizitojnë pasi ka një pamje mahnitëse dhe një mikpritje po kaq mahnitëse. Nga ana tjetër kam një film për nëj nga figurat më legjendare të futbollit tonë, Refik Resmen i cili ndodhet në tabelën e klasifikimit i pesti për golat që ka shënuar në një kampionat që vjen pas Messsit dhe tre të tjerëve. Ky fakt nuk përmendet.

    Cilat janë rubrikat më të domosdoshme për një television?
    Todi Lubonja thoshte, tre janë shtyllat që e mbajnë një television: lajmet, sporti dhe filmi. Kjo është e pakundërshtueshme.

Tema të Ngjashme

  1. Dhimiter Pango - "Enigma Otranto '97"
    Nga shigjeta në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-03-2009, 00:57
  2. Fabula
    Nga Diabolis në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 13:19
  3. Studentët shqiptarë jashtë, të pavendosur për t’u kthyer
    Nga kacaku basket në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 21:59
  4. Feja Islame pervec Kuranit!(Sahihu Buhari)
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 03-09-2005, 13:19
  5. Nexhat Agolli, figurë qëndrore e atdhetarizmit shqiptar në Maqedoni
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 16:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •