Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 19
  1. #1
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    Cmimi i naftes arrin kulim historik

    Cmimi i naftes arrin kulim historik, nje fuqi 37 dollare
    Cmimi i nje fuqie nafte dje ne tregun nderkombetar ka rritur kulmin me 37 dollare, duke shenuar nivelin me te larte te pakten ne 5 vitet e fundit. Shkak per kete, sipas medjave nderkombetare mesohet te jene efektet qe po shfaqen ne ekonomi prej sulmit te pritshem te SHBA-se mbi Irak. Keshtu per gjashte muaj cmimi i nje barrele nafte eshte rritur me rreth 11 dollare, duke u bere shkak per nje krize globale. Ne Shqiperi kriza nuk eshte shfaqur me te gjithe permasat e saj, porse cmimet e naftes variojne mesatarisht ne 80 leke per liter nga 75 leke qe kane qene ne fillim te janarit. Kjo rritje qe parashikohet te shoqerohet me zhvillime te reja gjate diteve ne vazhdim pritet te ndikoje ne rritjen e pergjithshme te nivelit te cmimeve ne tregje. Ne precedent i tille u verejt ne vitin 2002 ku per shkak te rritjes se cmimit te naftes ne tregjet nderkombetare nje liter nafte ne vendin tone kushtoi me shume se 90 leke.

    ......

  2. #2
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Kam lexuar se ekziston frika qe mund te shkoje si pasoje e luftes qe pritet te filloje deri ne US $ 100

  3. #3
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Dita !
    Nuk ma do mendja qe te arrihet ne nje lajthitje te tille deri ne 100 dollare fucia, por mesa di une cmimi do te rritet akoma deri sa te filoje lufta. Per kete, nje pjese e mire e shteteve evropiane qe kundershtonin kete lufte ne takimin e jashtzakonshem se EU te gjithe qe ishin kundra votuan pro cuarjes se NATOs ne Turqi (me perjashtim te Frances). Pra mendoj se ka dy rruge ose te filloje lufta tani shpejt ose te hiqet dore nga lufta sa me pare.
    Mendoj se kjo e para ka per te ndodhe, pasi veshtire ta ktheje kush Bushin tani.

    Te shpresojme ne sa me pak gjakderdhje dhe dhimbje!
    PAUCA SED MATURA

  4. #4
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    ishte dicka e lexuar ne gazeten franceze Le Figaro, date 15 shkurt.


    Linkun per tek artikulli mund ta gjesh si me poshte

    http://www.lefigaro.fr/eco_monde/20030214.FIG0081.html



    Fragmenti ne fjale:

    Saddam Hussein, dit-il, «pourrait recourir ą la destruction des puits de pétrole irakiens... et de ce fait les réserves stratégiques seront réduites... Le baril pourrait alors atteindre entre 80 et 100 dollars».

    Perkthyer:

    Sadam Husein, thote ai (*) "mundet te realizoje shkaterrimin e puseve irakene te naftes...ne kete menyre do te pakesoheshin rezervat strategjike...Cmimi per fuci atehere do te mund te levizte midis 80 dhe 100 dollare".



    (*)Keto fjale i thote Ahmed Zaki Yamani, ministri saudit per naften, njekohesisht nje prej bashkethemeluesve te OPEC.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Edhe ne Amerike eshte vene re kjo dukuri, rritja e cmimit por nuk ka ndonje rritje te madhe. $3-4 me shume per mbushjen e makines. Njerzit kane filluar te ankohen dhe ky subjekt eshte dikutuar ne shume gazeta ditore Amerikane.

  6. #6
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635

    Nafta, rekordi prej afro 52 USD

    Kufizimi i ofertės shkakton rekorde tė reja nė ēmimin e naftės. Priten rritje tė mėtejshme tė ēmimit.

    Nafta, rekordi prej afro 52 USD


    Florian Papadhimitri

    Rekorde tė reja ka shėnuar gjatė ditės sė djeshme ēmimi i naftės nė tregjet ndėrkombėtare duke shkaktuar njė shqetėsim tė madh pėr ekonominė botėrore. Ditėn e djeshme rekordin e parė e ka dhėnė bursa e Nju Jorkut, ku gjatė orėve tė fundit tė punės njė fuēi naftė u kuotua me mbi 51 dollarė. Informacionet e marra nė faqet zyrtare tė agjencive tė informacionit dhe atė tė tregjeve ndėrkombėtare bėjnė tė ditur se ēmimi i njė fuēie naftė nė Nju Jork dje ishte 51.49 dollarė dhe se ky ēmim do tė pėsojė rritje tė mėtejshme nė ditėt qė vijojnė. Rekordi i djeshėm vjen nga ai prej 51.29 dollarėsh, qė “u vendos” ditėn e martė. Pėrveē rritjes nė Nju Jork, ēmimi i naftės ka sjellė shqetėsime edhe nė bursėn e Londrės ku njė fuēi me naftė bruto kapi rekordin prej 47.15 dollarėsh. Njė ditė mė parė, ēmimi i fuēisė nė tė kėtė bursė ishte 46.93 dollarė. Rekordi i Nju jorkut vjen pas 21 vitesh dhe ėshtė thyer ditėn e martė.
    Arsyet e pasojat
    Lėvizjet drastike tė ēmimit tė naftės kanė ardhur si pasojė e ndryshimit tė ofertės botėrore. Kėshtu, kanė qenė lėvizjet e kėrkesės dhe zhvillimeve tė fundit (klimaterike) nė Gjirin e Meksikės qė sollėn ndryshimet shqetėsuese nė tregun e naftės. Specialistėt e ekonomisė, nė komentet e tyre lidhur me lėvizjet e ēmimit tė naftės kanė shpjeguar se tani duhet tė priten njė sėrė ndryshimesh qė do tė kenė karakter makro nė ekonomi dhe do tė ndihen nga tė gjithė konsumatorėt. Kėshtu, lėvizjet e fundit do tė rrisin ēmimin e naftės sė pėrpunuar dhe hidrokarbureve qė prodhohen prej saj. Me rritjen e ēmimit tė naftės sė papėrpunuar pritet qė tė ketė rritje tė kostove tė transportit dhe kosto mė tė larta pėr tė gjitha kompanitė. Nėse kostot e kompanive do tė kenė rritje tė konsiderueshme, atėherė mund tė kemi dhe shkurtim tė vendeve tė punės dhe rritje tė ēmimeve pėr konsumatorėt. Nė pak fjalė, analistėt e ekonomisė thonė se “e gjitha kjo do tė thotė rėnie e ekonomisė botėrore”.

    27% e prodhimit ditor prej 1.7 milionė fuēish nė ditė ėshtė ndėrprerė.
    Janė dėmtuar mbi 15 milionė fuēi prodhimi, ose rreth 2.5% tė prodhimit vjetor tė Gjirit tė Meksikės.
    Ēmimi nė Londėr ėshtė rritur me 29 cent dhe ka shkuar nė 47.42 USD pėr fuēi.
    Ēmimi nė Nju Jork ka arritur nė 51.49 USD
    LINDI EDHE "ANDREA"

  7. #7
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Importuesit: “Jemi tė detyruar nga tregjet ndėrkombėtare, nuk parashikojmė ulje tė ēmimit”

    Nafta, 95 lekė pėr litėr

    Kompania “Fisheku” merr vendimin tė shesė me 95 lekė naftėn e importit dhe 90 atė tė vendit

    Florian Papadhimitri

    TIRANĖ-Ēmimi i naftės nė vendin tonė ka pėsuar rritje qė varion nga 4-6 lekė dhe importuesit shtojnė se pėr momentin nuk parashikohet ulje e ēmimit tė naftės. Kėshtu, njė prej importuesve tė naftės nė vend, ka bėrė tė ditur dje pėr “Shekullin” se kompania e tij ka marrė vendimin qė nafta e importit tė shitet me 95 lekė pėr litėr, ndėrsa ajo e vendit me 90 lekė. “Sot morėm vendimin qė tė rrisim ēmimin e naftės”, -tha Lad Fisheku, njė prej importuesve tė hidrokarbureve nė Shqipėri. Duke shpjeguar situatėn nė tė cilėn ndodhen importuesit dhe konsumatorėt, Fisheku thotė se rritja e ēmimit ėshtė e detyruar nga furnizuesit botėrorė dhe se nuk parashikohet ulje e ēmimit. “Nė njė takim qė patėm me importuesit e tjerė, vendosėm qė ēmimi i naftės tė rritet, dhe kjo do tė bėhet nga tė gjithė ne”, -deklaroi zotėruesi i kompanisė “Fisheku” sh.a. Pėrveē importuesit, ėshtė dhe sekretari i pėrgjithshėm i shoqatės sė importuesve tė hidrokarbureve, Viktor Nushi, i cili thotė se tashmė sasitė e naftės qė janė blerė me ēmimin e vjetėr po mbarohen dhe sė shpejti priten qė tė hyjnė anijet me ngarkesat e reja. Nga ana e tij, Lad Fisheku, tha se rezervat e kompanisė sė tij janė drejt fundit dhe se ēmimi i naftės do tė rritet patjetėr. “Po e ndjek situatėn nė tregjet ndėrkombėtare, dhe ajo nuk premton asnjė ulje tė ēmimit”, -pėrfundon Fisheku. Importuesit e tjerė tė pyetur mbrėmė nga “Shekulli”, dhe sekretari i pėrgjithshėm Nushi mendojnė se ēmimi i radhės mund tė jetė 97-98 lekė pėr njė litėr “D1” dhe 91-93 pėr “D2.
    Kėshtu, dje ėshtė bėrė e ditur se ēmimi i naftės sė cilėsisė “D1” mund tė pėsojė njė rritje deri nė 97 lekė pėr litėr, ndėrsa cilėsia “D2” rreth 5 lekė mė pak, “por gjithmonė kjo do tė jetė nė varėsi tė ecurisė sė tregjeve ndėrkombėtare” thonė importuesit e naftės nė vendin tonė. Aktualisht, qė prej lėvizjeve tė muajit gusht, ēmimet e naftės nė vend nuk kanė pėsuar rritje. Kėshtu njė litėr “D1”, nė pikat e shitjes me pakicė tė Tiranės mund ta blesh me ēmimin qė varion nga 90-92 lekė, ndėrsa naftėn e cilėsisė “D2” nga 83-87 lekė pėr litėr.
    LINDI EDHE "ANDREA"

  8. #8
    Aman kur do mesojne keta njerez te mos shpenzojne me nafte , makina me nafte ka sjellur tere keto probleme ne bote si dhe ndryshimet klimatike te koheve te fundit mother nature is giving us a warning , kur do fillojne te prodhojne makina qe nuk lejojne perdorimin e naftes keta ...
    !!!

  9. #9
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Petro: “Rezervat aktuale tė naftės nė vend nuk e kalojnė sasinė prej 6 milionė litra”.

    Nafta, rezervat drejt fundit

    Prodhimi ditor vendas, rreth 400 ton ndėrsa rezervat e prodhimit vendas nuk kalojnė 1 milion litra

    Florian Padhimitri

    TIRANĖ-Sasia rezervė e naftės dhe benzinės nė vendin tonė ėshtė drejt pėrfundimit dhe nuk premton pėr njė pėrmirėsim apo zbutje tė krizės qė ka pėrfshirė tregjet e tė gjitha vendeve. Lajmin pėr pėrfundimin e rezervave tė kompanive importuese dhe atyre tė Ballshit e ka dhėnė ditėn e djeshme kryeinspektori i Inspektoriatit tė Naftės Gazit dhe Nėnprodukteve, Nako Petro, i cili tha dje pėr gazetėn se shumė shpejt ēmimi i njė litri naftė do tė arrijė afėr shumės prej 100 lekė. Nako Petro thotė se nuk ėshtė specialist i tregut tė hidrokarbureve, por ai shton se e njeh mirė atė dhe gjendjen aktuale tė tregut shqiptar. “Duke parė ecurinė e tregjeve ndėrkombėtare, dhe gjendjen e importuesve shqiptarė, e tė rafinerisė sė Ballshit, them se shumė shpejt ēmimi i naftės do tė arrijė afėr 100 lekė”, -thotė Nako Petro. Duke folur pėr “Shekullin”, kryeinspektori bėri tė ditur se rezervat aktuale tė naftės nė vend nuk e kalojnė sasinė prej 6 milionė litra, sasi kjo shumė e pakėt. “Si njohės i tregjeve tė naftės dhe kompanive tė vendit, dhe nga informacionet qė kam marrė, sasitė e rezervave tė vendit janė rreth 5 milionė litra, apo diēka mė shumė, por gjithmonė duke mos kaluar 6 milionė”, -thotė Petro, duke shtuar “se nė kėto rezerva pėrfshihen dhe sasitė e naftės qė prodhohen nė vend”. Lidhur me rezervat, Nako Petro bėn tė ditur se, duke marrė parasysh kėrkesėn e vendit, rezervat nuk premtojnė pėr ditėt nė vazhdim. “Rezervat janė njė “hiē” dhe shumė shpejt konsumatorėt do tė pėrballen me ēmimet e reja, tė cilat imponohen nga tregjet e huaja”, -sqaron Petro. Lidhur me ēmimet qė janė deklaruar nga importuesit, kryeinspektori thotė se ato janė tė imponuara nga furnizuesit e importuesve. “Mendoj se shumė shpejt njė litėr naftė D1 do tė shitet me njė ēmim afėr 97 lekėsh, ndėrsa D2 me njė ēmim prej 90-92 lekė”.
    Prodhimi vendas
    Prodhimi vendas vazhdon tė ketė tė njėjtėn pjesė tė tregut qė ka pasur prej vitesh, por kjo ėshtė e pamjaftueshme qė tė shėrbejė si njė rregullues i tregut. Kėshtu nafta qė prodhohet nė rafineritė e Ballshit mbulon rreth 25 pėr qind tė kėrkesės sė tregut pėr naftė, ndėrsa pjesa tjetėr mbulohet nga nafta qė ka si prejardhje Detin e zi, Greqinė dhe njė pjesė e vogėl, Italinė. Kryeinspektori i ISHNGN-sė thotė se prodhimi ditor i vendit ėshtė rreth 400 ton nė ditė, dhe se rezervat me naftė vendi nuk e kalojnė sasinė prej 1 milion litrash. Nako shton mė tej se kėto parametra nuk mund tė ndikojnė nė treg pėr tė mbrojtur konsumatorin nga kriza qė duket shumė e afėrt. “Prodhimi vendas mbulon 20-25 pėr qind tė konsumit vendas, por kjo nuk mjafton qė rafineria vendase tė marrė pozitė monopol nė treg me qėllim qė tė stabilizojė ēmimin”, -ka bėrė tė ditur Petro. Pėr mė tepėr ai sqaron se “prodhimi ditor i naftės nė vend ėshtė rreth 400 ton nė ditė, sasi kjo shumė e vogėl pėr kėrkesėn”. Pėrveē kėsaj lidhur me rezervat e Ballshit, Petro bėn tė ditur se “mendoj se rezervat nuk e kalojnė sasinė prej 1 milion litrash, sasi kjo qė nuk premton”.
    Importi
    Nako Petro thotė se ēmimi i naftės sė importit nė rafineritė ku merret nuk ėshtė nė tė njėjtat nivele tė bursės sė Nju Jorkut apo Londrės, “por edhe nė tregjet e Rusisė, ēmimi ka pėsuar rritje tė ndjeshme”. “Nė kostot e importuesve pėrveē ēmimit qė ėshtė rritur, duhet tė shtojmė dhe kostot e transportit, tė cilat pėr zonėn e Detit tė Zi janė rreth 25 dollarė pėr ton”, -sqaron Petro. Mė tej ai shton se nafta nė Rusi ėshtė mė e lirė, por ka kosto pėr transport. “Nafta qė vjen nga Greqia ka kosto transporti rreth 20 dollarė pėr ton, por ēmimi i blerjes ėshtė mė i lartė”, -pėrfundon kryeinspektori.
    LINDI EDHE "ANDREA"

  10. #10
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Brenda disa diteve u rit edhe 1 USD

    Mungesa e ofertės, rritja e kėrkesės dhe trazirat nė Nigeri, shkaktojnė rekordin e ēmimit tė naftės

    SHBA, nafta 53 USD


    Shekulli

    Kontrata tregtare e lidhur nė bursėn e Nju Jorkut pėr naftėn e papėrpunuar ka arritur pėr herė tė parė nė historinė e saj nivelin 53 dollarė pėr fuēi. Rekordi i ri ėshtė regjistruar qė nė orėt e para tė ditės sė djeshme. Agjencitė e huaja tė lajmeve informojnė se ēmimi i njė fuēie naftė u rrit menjėherė qė nė minutat e para tė hapjes sė bursės, ku vetėm pesė minuta pas hapjes, u regjistrua ēmimi prej 52.92 dolllarė. Analistėt kanė thėnė pėr mediat e huaja se kjo rritje e ēmimit tė naftės ka ardhur si pasojė e shqetėsimeve tė konsumatorėve pėr furnizimet e naftės nė stinėn e dimrit nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Informacionet qė bazohen nė raportin javor tė nxjerrė nga Departamenti i Energjisė bėjnė tė ditur se rezervat tregtare tė naftės sė SHBA-sė, qė janė kritike pėr stinėn e dimrit, kanė rėnė me 1.2 milionė fuēi nė 51.2 milionė. “Shqetėsimi ėshtė rritur shumė nė lidhje me nivelin e rezervave nė Shtetet e Bashkuara. Ne jemi afėr stinės sė dimrit nė njė kohė kur kėrkesa ka pasur rritje tė dukshme, veēanėrisht pėr benzinėn. Nėse dimri i sivjetshėm do tė jetė i ashpėr mendoj se furnizimet nuk do tė mjaftojnė”, -ka thėnė Veronika Smart, qė ėshtė analiste nė Qendrėn e Informacionit tė Energjisė me bazė nė Londėr.
    Nigeri
    Nė Nigeri sindikatat e naftės kanė filluar njė grevė dyditore mbi planin e riorganizimit. Megjithėse kompania angleze “Shell” ka njoftuar se prodhimi nuk ka ndryshuar, greva ka ndikuar nė rritjen e ēmimit.
    “Ne jemi nė njė territor tė paeksploruar. Nuk ka shumė arsye pėr shitjen e naftės dhe ka shumė tė tjera pėr ta blerė atė”, -ka deklaruar David Thurtell i Bankės Kombėtare Australiane. Ēmimi i naftės ka kapur disa nivele rekord gjatė javėve tė fundit, ndėrsa furnizimet botėrore nuk mjaftojnė pėr tė pėrballuar kėrkesat nė rritje tė SHBA-sė dhe Kinės.
    LINDI EDHE "ANDREA"

  11. #11
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Dje kryetari i Autoritetit tė Konkurrencės akuzoi importuesit se po pėrfitojnė padrejtėsisht nga situata botėrore

    Ēmimi i naftės, Preēi: Importuesit po abuzojnė

    Preēi: “Fitime abuzive tė operatorėve dhe cėnohen interesat e qytetarėve e tė ardhurat e buxhetit tė shtetit”

    Florian Papadhimitri

    TIRANĖ-Ēmimet e reja tė naftės dhe benzinės janė abuzive dhe, importuesit vendas po abuzojnė me lėvizjet e tregjeve ndėrkombėtare. Deklaratėn dhe “akuzėn” ndaj importuesve e ka bėrė ditėn e djeshme Zef Preēi, kryetari i Autoritetit tė Konkurrencės, i cili ka thėnė se kompanitė grosiste nė Shqipėri po marrin atribute qė nuk u takojnė, kjo lidhur me vendosjen e ēmimit dhe rolin e rregullatorit nė treg. Zef Preēi e ka bazuar deklaratėn e tij nė faktin se importuesit importojnė naftė tė cilėsisė sė dobėt dhe kjo naftė prodhohet nga vende qė nuk janė pjesėtare tė OPEC. Pėrveē kėsaj, po dje Autoriteti i Konkurrencės ka ftuar Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Tatim Taksave dhe atė tė Doganave qė tė ndėshkojnė abuzimet qė janė nė dėm tė konsumatorėve. “Nė emėr tė Autoritetit tė Konkurrencės (institucionit tė ngarkuar me ligj pėr ndėshkimin e abuzimit me pozitėn dominuese nė treg), paralajmėroj seriozisht drejtuesit e shoqatės sė importuesve tė karburanteve tė mos abuzojnė me krizėn botėrore tė naftės, tė respektojnė detyrimet e tyre ligjore dhe tė mos marrin atributet e rregullatorėve tė tregut”, -ka deklaruar pasditen e djeshme Zef Preēi. Nė letrėn e tij Preēi sqaron se “kėto atribute i ka dikasteri pėrkatės, domethėnė Ministria e Industrisė dhe Energjitikės dhe ėshtė vetėm qeveria qė bėn politika sociale dhe mbron interesat e shtresave tė ndryshme shoqėrore qė preken mė shumė nga kjo krizė”. Duke folur pėr spekulimin, kryetari Zef Preēi bėri tė ditur se “ēdo pėrpjekje pėr tė shprehur shqetėsimin rreth krizės duke pėrcaktuar a priori ēmimin e pritshėm tė shitjes sė karburantit nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė spekulim me krizėn dhe abuzim me pozitėn dominuese nė kėtė treg nga ana e shoqatės nė fjalė”. Pėr tė parandaluar abuzimin, Zef Preēi, nė emėr tė institucionit qė pėrfaqėson ka kėrkuar ndihmėn e autoriteteve doganore dhe tatimore. “Ftoj publikisht Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Tatim-Taksave dhe Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Doganave qė tė ndėshkojnė pa hezitim ēdo abuzim me interesat e konsumatorėve si dhe tė mbajnė parasysh qė pjesa mė e madhe e naftės qė importohet nė vendin tonė vjen nga vendet qė nuk janė anėtare tė OPEC-ut (organizatės ndėrkombėtare tė naftės) dhe me cilėsi tejet tė dyshimta”. “Kjo bėhet shkak pėr fitime abuzive tė operatorėve tė tregut dhe cėnon dukshėm interesat e qytetarėve dhe tė ardhurat e buxhetit tė shtetit”, -bėn tė ditur Zef Preēi, duke shtuar se “kėrkoj mirėkuptimin e medias audio-vizuale qė nė emėr tė informimit tė evitojė abuzimin me kėtė tė fundit dhe shndėrrimin e informimit publik nė instrument tė zbatimit tė marrėveshjeve tė dėnueshme ndėrmjet operatorėve pėr ndarje tė tregjeve dhe fiksimin e ēmimit tė tregtimit tė karburanteve”. Nė fund tė deklaratės sė bėrė dje, Zef Preēi ka ftuar personat qė kanė informacion pėr abuzime tė mundshme tė denoncojnė. “Nė emėr tė Autoritetit tė Konkurrencės mirėpresim ēdo denoncim dhe provė tė marrėveshjes sė ndaluar midis importuesve pėr ndarjen eventuale tė tregut dhe fiksimin e ēmimit, akte kėto tė dėnueshme nga legjislacioni shqiptar pėr mbrojtjen e konkurrencės nė treg”, -pėrfundon Zef Preēi.
    LINDI EDHE "ANDREA"

  12. #12
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Nė Nigeri ka filluar greva nė sektorin e nxjerrjes sė naftės. Lindja e Mesme siguron pėr ulje tė ēmimit

    Europė, nafta 53.4 dollarė


    F.Papadhimitri

    Ēmimi i naftės sė papėrpunuar ka arritur njė nivel tė ri tė lartė prej 53.42 dollarėsh amerikanė nė tregun e Europės. Po dje prodhuesit e naftės nė Lindjen e Mesme kanė siguruar se do tė bėjnė tė gjitha pėrpjekjet pėr uljen e ēmimit, por ndėrkohė ka filluar greva nė vendin mė tė madh tė Afrikės. Tregtarėt kanė shpjeguar se rritja e ēmimit ka ardhur si rezultat i shqetėsimit tė mungesės sė furnizimeve nga greva e fundit e zhvilluar nė Nigeri, prodhimi i ngadaltė nė Gjirin e Meksikės pas uraganeve qė goditėn rezervat e naftės sė SHBA-sė. Sekretari amerikan i Thesarit Xhon Snou ka njoftuar se ka marrė premtime nga vendet arabe tė prodhimit tė naftės se ato do tė pėrpiqen pėr uljen e ēmimit tė naftės sė papėrpunuar duke rritur kėrkesėn. Organizata e Vendeve Eksportuese tė Naftės, qė pėrfshin vendin mė tė madh tė prodhimit tė naftės nė botė, Arabinė Saudite, dhe eksportues tė tjerė tė rėndėsishėm tė Lindjes sė Mesme kanė rritur kuotat e prodhimit ditor me 2.5 milionė fuēi nė ditė.
    LINDI EDHE "ANDREA"

  13. #13
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Rrapaj: “Fermerėt shqiptarė gjenden nė pozita tė vėshtira dhe nuk kanė punuar pėr vitin qė vjen”

    Nafta po falimenton bujqėsinė

    Qeveria miraton dhėnien e 3 mijė ton naftė tė prodhuar nė vend me ēmimin 52 lekė pėr litėr

    Florian Papadhimitri

    TIRANĖ-Fermerėt shqiptarė janė drejt falimentimit dhe shkak kryesor pėr kėtė ėshtė ēmimi i naftės nė tregun vendas. Ashtu siē edhe ėshtė folur e ishte parashikuar qė prej disa muajsh, fermerėt shqiptarė gjenden nė njė situatė kritike pėr shkak tė rritjes sė ēmimit tė naftės. Kėshtu sipas specialistėve dhe pėrfaqėsuesve tė organizatave tė fermerėve, shumė prej bujqve shqiptarė nuk kanė kryer aktivitet tė rregullt gjatė muajve tė kėsaj vjeshte, dhe kjo pėr shkak tė shtrenjtimit tė naftės sė importit dhe asaj vendase. Po dje, kryetari i Kėshillit tė Agrobiznesit Shqiptar deklaroi se “fermerėt shqiptarė janė nė njė situatė kritike pasi ata nuk kanė pasur mundėsi tė punojnė gjatė kėtij sezoni, dhe kjo do tė thotė mungesė prodhimi pėr vitin qė vjen”. Para disa kohėsh pėrfaqėsues tė fermerėve shqiptarė i kanė kėrkuar qeverisė qė tė krijojė lehtėsira pėr kėtė sektor duke paraqitur njė projekt pilot qė kishte si qėllim diferencimin e ēmimit tė naftės pėr makineritė bujqėsore. Kėshtu gjatė gushtit tė kėtij viti nė njė konferencė pėr shtyp, Agim Rrapaj bėri tė ditur se ēmimet e rritura tė naftės janė bėrė pengesė serioze pėr zhvillimin dhe ecurinė normale tė bujqėsisė shqiptare. Shtrenjtimi i ēmimit tė naftės vuri nė pikėpyetje realizimin e rritjes sė parashikuar tė kėtij sektori dhe Agim Rrapaj bėri tė ditur se qeveria duhet tė realizojė njė kontroll tė ēmimeve tė karburanteve qė pėrdoren nga ana e mekanikės bujqėsore. Po gjatė ditėve tė fundit tė gushtit, pėrfaqėsues tė KASH deklaruan se me anė tė njė rregullimi tė ēmimeve tė karburanteve do tė bėhet e mundur qė bujqėsia vendase tė krijojė kapacitetet e nevojshme pėr tė qenė njė nga sektorėt dinamikė tė ekonomisė.
    Miratimi
    Lidhur me kėtė, kryetari i Kėshillit tė Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj bėri tė ditur mbrėmė pėr “Shekullin” se katėr prej ministrave tė qeverisė kanė firmosur dhe mbyllur procedurat pėr projektin pilot qė do tė vijė nė ndihmė tė fermerėve. Kėshtu, Agim Rrapaj ka bėrė tė ditur se deri nė fund tė kėtij viti fermerėt tė cilėt janė pėrfshirė nė kėtė projekt, do tė furnizohen me naftėn e prodhuar nė vend e cila do t’u jepet atyre me ēmimin 52 lekė pėr litėr. “Katėr ministra tė qeverisė firmosėn procedurat pėr lehtėsira nė sektorin e bujqėsisė dhe tashmė disa prej fermerėve shqiptarė do tė marrin naftė tė prodhuar nė vend me 52 lekė pėr litėr”, -tha Rrapaj. Nė prononcimn e tij, kryetari i KASH-it bėri tė ditur se ēmimit prej 58 lekė pėr litėr i hiqet akciza prej 11 lekė dhe mė pas, sipas llogaritjeve kėtij ēmimi i shtohen 5 lekė kostot me tė cilat nafta do tė arrijė nė pikat e shitjes me pakicė. “Sasia e parė do tė jetė rreth tre mijė ton, sasi e cila mendohet tė mbyllė nevojat e fermerėve pėr kėtė vjeshtė dhe punėt deri nė fund tė kėtij viti”, -deklaroi Rrapaj. Lidhur me sasinė e naftės qė prodhon ARMO, pėr tė cilėn ėshtė vendosur se kush do tė konsumojė, Agim Rrapaj sqaroi se ajo do tė jetė e ngjyrosur dhe se nuk ka mundėsi pėr tė abuzuar me tė. “Nafta e ARMO do tė mbulojė rreth 33 pėr qind tė territorit shqiptar dhe kemi parashikuar prandalimin e ēdo abuzimi”, -tha kryetari i KASH-it. I pyetur se si do tė veprohet me pjesėn tjetėr tė fermerėve, Agim Rrapaj tha se kjo ngelet pėr t’u diskutuar gjatė debateve pėr paketėn fiskale tė vitit qė vjen. “Studimi ishte vetėm pėr pjesėn e sipėrpėrmendur, por ne do tė kėrkojmė gjatė debateve pėr paketėn fiskale qė tė ketė lehtėsira tė mėtejshme pėr fermerėt dhe sektorin e bujqėsisė”, -bėri tė ditur Agim Rrapaj. Projekti nė fjalė pėrfshin fermerėt e zonave Sarandė, Delvinė, Fushė-Krujė, Lezhė, Fier e Divjakė.
    LINDI EDHE "ANDREA"

  14. #14
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Bie ēmimi, OPEC kėrkon rezervat e SHBA-sė


    F.Papadhimitri

    Njė raporti i publikuar dje nė Shtetet e Bashkuara bėn tė ditur se ēmimi i naftės ka pėsuar rėnie gjatė javės qė po lėmė pas. Ēmimi i naftės ka vazhduar tė bjerė pas njė rritje tė paparashikuar tė rezervave tė naftės sė parafineruar nė SHBA. Njė fuēi nafte ėshtė tregtuar me 51.8 dollarė nė Nju Jork, ndėrsa nė Londėr ēmimi i saj ka qenė 48.7 dollarė. Rėnia e ēmimit ka ardhur si pasojė e rritjes sė rezervave me naftė tė parafineruar me katėr milionė fuēi nė javė. Ndėrkohė, Purnomo Yusgiantoro, presidenti i Organizatės sė Vendeve Eksportuese tė Naftės dhe ministri i Energjisė dhe Minierave tė Indonezisė, kanė bėrė tė ditur se i kanė kėrkuar Shtėpisė sė Bardhė tė pėrdorė 670 milionė fuēi tė Rezervave Strategjike tė Naftės pėr tė pasur ndikim nė rėnien e ēmimit tė naftės. Purnomo ka bėrė tė ditur se anėtarėt e OPEK-ut kanė kėrkuar gjithashtu njė rritje tė prodhimit pėr t’u treguar tregtarėve se ata nuk kanė mungesa tė furnizimit. Lidhur me kėrkesėn qė i ėshtė bėrė Shtėpisė sė Bardhė, presidenti Xhorxh Bush u shpreh me vendosmėri se Rezerva Strategjike e Naftės nuk do tė pėrdoret pėr uljen e ēmimit tė saj.



    29/10/2004

  15. #15
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Angjeli bėri tė ditur se pėrkohėsisht mund tė aplikohet akcizė fikse me qėllim rregullimin e tregut

    Nafta, Angjeli: “Mund tė vendosim akcizė fikse ”

    Dje nė mbledhjen e Kėshillit Konsultativ tė Biznesit ėshtė diskutuar mbi paketėn fiskale 2005

    Florian Papadhimitri

    TIRANĖ-Tregu i naftės nė vendin tonė mund tė pėrmirėsohet pėrsa i pėrket rritjes sė ēmimeve dhe tė mos ndikohet shumė nga luhatjet nė tregjet ndėrkombėtare. Ka qenė ministri i Ekonomisė i cili gjatė mbledhjes sė djeshme tė Kėshillit Konsultaiv tė Biznesit ka bėrė tė ditur se po shikohet mundėsia e “ngrirjes” sė pėrkohshme tė akcizės pėr karburantet, ose vjelja nė norma fikse e saj. Anastas Angjeli ka bėrė tė ditur dje se ka pasur kėrkesa tė shumta gjatė kėtij viti nga ana e importuesve tė hidrokarbureve, por dhe subjekteve tė tjera qė tė krijohet lehtėsi nė sistemin fiskal pėrsa i pėrket importimit tė hidrokarbureve. Gjatė fjalės sė tij nė mbledhjen e djeshme qė kishte si qėllim diskutimet mes pėrfaqėsuesve tė biznesit dhe hartuesve tė paketės fiskale, ministri Angjeli tha se mund tė merret parasysh ndryshimi i pėrkohshėm i akcizės, pasi kėshtu ėshtė vepruar dhe nė vende tė ndryshme gjatė muajve tė fundit. “Mund tė pranojmė aplikimin e politikave dhe propozimeve lidhur me akcizėn e karburanteve”, -tha dje ministri i Ekonomisė. Lidhur me ndryshimin e akcizės, Anastas Angjeli tha se kjo mund tė jetė e pėrkohshme, derisa tė stabilizohet tregu. “Do tė pranojmė njė ngrirje apo aplikim tė akcizės fikse pėr karburantet, kjo derisa tė krijohet njė situatė normale, pėr kėtė kemi dhe shembujt e vendeve tė tjera qė kanė ndryshuar formėn e vjeljes sė akcizės”, -deklaroi Angjeli. Gjithsesi propozimi i ministrit tė Ekonomisė ngelet thjesht njė propozim derisa asgjė konkrete nuk ėshtė vendosur nė politikat fiskale lidhur me sektorin e prodhimit, importimit dhe tregtimit tė hidrokarbureve.
    Paketa fiskale


    Dje nė mbledhjen e parė tė Kėshillit Konsultativ tė Biznesit pas hartimit tė draftit tė paketės fiskale pėr vitin qė vjen, pėrfaqėsues tė biznesit janė shprehur pozitivisht me iniciativat e marra pėr uljen e disa tatimeve. Kėshtu, Luan Bregasi ėshtė shprehur pozitivisht pėr vullnetin e paraqitur dhe debatet qė janė bėrė lidhur me paketėn fiskale tė vitit 2005. “Kemi kėrkesa pėr ndryshime, por dua tė vė nė dukje se pėr herė tė parė ėshtė vėnė re njė gjė pozitive, pasi ėshtė parė njė vullnet i mirė dhe nga ana e hartuesve, ashtu dhe nga pėrfaqėsuesit e biznesit pėr hartimin e dhe ndryshimin e politikave fiskale”, -tha dje Luan Bregasi. Lidhur me kėtė, presidenti i Dhomave tė Tregtisė sė Shqipėrisė ka pėrmendur faktin qė ėshtė nė paketėn fiskale tė vitit qė vjen ėshtė ulur taksa e biznesit tė vogėl dhe shkallėzimi i taksave tė shėrbimeve. “Dua tė vė nė dukje se debati kėtė vit ka qenė shumė konstruktiv dhe nė ndihmė tė biznesit shqiptar”, -tha Bregasi. Njė kėrkesė qė ka pasur Luan Bregasi ka qenė ndryshimi i normės sė tatimit mbi tė ardhurat personale, pasi nė paketėn fiskale parashikohet qė pagat mbi 40 mijė lekė tė tatohen me 30 pėr qind. Pėrveē kėsaj, kryetari i Dhomės sė Tregtisė Tiranė ka kėrkuar qė tė hiqen taksat doganore pėr lėndėt e para qė pėrdoren pėr prodhimin e mallrave nė vend. Ministri i Ekonomisė dhe zėvendėsministrja e Financave kanė bėrė tė ditur se propozime dhe ndryshime nė paketėn fiskale tė 2005 priten derisa ajo tė dėrgohet pėr diskutim nė komisionet parlamentare dhe Parlament.
    LINDI EDHE "ANDREA"

  16. #16
    Me vjen keq si gjithmone tek ky forum vetem artikuj lexoj asnje koment
    !!!

  17. #17
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293

    Nafta D2, rekord i ri ne cmim. U shit dje 109 leke/liter

    Tirane- Ēmimi i naftės D2 shėnoi dje nje rekord historik nė tregun vendės, duke arritur nė kuotėn e 109 lekėve. ARMO e ofroi dje gazoilin me pakicė 88 lekė/litėr; ndėrsa me shumicė 85 lekė/litėr; Subjektet private e ofruan gazoilin "D2" me 105-109 lekė/litėr; "Eurodiezel" me 115-120 lekė/litėr; Benzina u ofrua me 115 lekė/litėr; ndėrsa benzina pa plumb me120 lekė/litėr.

    Nafta qė tregtohet nė vendin tonė importohet kryesisht nga vendet pėrreth Detit tė Zi si Bullgaria, Rumania, Rusia, Gjeorgjia dhe njė pjesė e vogėl vjen nga Greqia. Nafta e tipit Eurodiesel zhdoganohet aktualisht, me 103 lekė pėr litėr nė portin e Durrėsit, dhe me 105 lekė nė doganėn e Kapshticės. Nė pikat me pakicė kjo lloj nafte tregtohet me njė ēmim i cili varion nga 115-120 lekė pėr litėr. Shoqata kombėtare e hidrokarbureve dhe drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve kanė nėnshkruar vitin e kaluar njė marrėveshje nė bazė tė sė cilės, pikat me pakicė nuk lejohet tė kenė njė fitim mė tė vogėl se 5 lekė pėr litėr. D2 zhdoganohet me 97 lekė. Shqipėria ėshtė aktualisht i vetmi vend nė Europė qė lejon tregtimin e naftės D2 pėr autoveturat. Kjo lloj nafte zhdoganohet aktualisht me 97 lekė pėr litėr, gjė qė do tė thotė se kjo naftė pritet qė tė shitet sė shpejti nė treg me njė ēmim mesatar prej 105 lekėsh pėr litėr.

    Sipas drejtorit tė Hidrokarbureve nė Ministrinė e Industrisė dhe Energjetikės, Miltiadh Mata, nė njė prononcim pėr njė gazetė, rritja e ēmimit nė tregun e brendshėm ėshtė thjesht rrjedhojė e koniukturės ndėrkombėtare dhe ėshtė e pranueshme. Nė bazė tė ligjit, kompanitė e tregtimit tė naftės kanė pėr detyrė tė ruajnė rezerva sigurie tė pėrhershme, tė cilat mund tė pėrdoren nė rastet e rritjes sė ēmimeve me qėllim qė tė shmangin efektet negative. Por sipas Matės, "ideja e hedhjes nė treg tė rezervės sė sigurisė nuk mund tė zbatohet nė kėtė rast pėr shkak se kjo nuk ėshtė njė situatė qė mund tė vazhdojė gjatė dhe rrjedhimisht, pėrdorimi i rezervės nuk do tė jepte efekt". Sipas tij, as kompania shtetėrore e rafinimit dhe tregtimit tė naftės Armo, nuk mund tė amortizojė dot rritjen e ēmimit nė tregun ndėrkombėtar. Po dje nė bursėn botėrore nafta shėnoi njė rritje tjetėr. Kėshtu nė Nju Jork u shit me 64.7 USD pėr fuqi.

    Megjithė rritjen e madhe qė ka pėsuar ēmimi i naftės nė tregjet ndėrkombėtare, importi i naftės nė vend vazhdon tė rritet. Kėshtu, sipas tė dhėnave nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave, gjatė shtatėmujorit tė parė tė kėtij viti kompanitė shqiptare tė tregtimit tė naftės kanė importuar rreth 155 mijė tonė naftė, nga 147 mijė qė kanė importuar nė tė njėjtėn periudhė tė njė viti mė parė. Rritja prej rreth 5 pėr qind, ose 8 mijė tonė e importit tė arit tė zi mund tė ketė ardhur pėr shkak tė frikės pėr njė rritje tė mėtejshme tė ēmimit. Aktualisht, sipas tė dhėnave nga disa kompani importuese nafta e tipit eurodiesel blihet nė tregjet e huaja me rreth 53 lekė pėr litėr. Nga kėto tė dhėna del se vetėm gjatė periudhės janar-korrik Shqipėria ka importuar rreth 8,2 miliardė lekė naftė. Sasia mė e madhe e naftės ėshtė zhdoganuar nė doganėn e Durrėsit me rreth 94 mijė tonė dhe pas saj vijnė dogana e Lezhės dhe Gjirokastrės. Kjo, pasi transporti mė i madh i naftės bėhet nė rrugė detare me anė tė anijeve transportuese. Sipas tė dhėnave nga doganat, Shqipėria sasinė mė tė madhe ta naftės e merr nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, Rusia. Por, njė sasi e madhe nafte vjen edhe nga vendi fqinj, Greqia. Gjithashtu, ka pasur edhe shoqėri shqiptare qė bėnin eksporte nga Kroacia. Kėto importe tanimė janė ndėrprerė, kjo pėr shkak tė kontrolleve qė janė ushtruar ndaj tyre si dhe penalizimeve qė u janė bėrė atyre subjekteve qė blinin naftė nga Kroacia pėr shkak se nafta e sjellė nga vendi nė fjalė ishte jashtė standartit. Afro 27 mijė ton karburante mbėrritėn gjatė muajit Korrik nė portin e Durrėsit, duke shėnuar njė rritje prej 38 pėrqind krahasuar me tė njėjtėn periudhe tė vitit tė kaluar. Sipas tė dhėnave nga Armo prodhimi i naftės nė vend kėto muaj ka filluar tė rritet. Kjo nuk ka ndikuar aspak nė uljen e importit, pasi nafta e preferuar nga konsumatorėt vendas ėshtė ajo qė vjen nga jashtė. Sipas konsumatorėve, nafta e prodhuar nė vend nuk i plotėson kushtet pėr njė pėrdorim efikas.

    /Pergatiti.B

    Bilanci i pagesave mbyllet me rezultat pozitiv nė 3-mujorin e parė 2005



    TIRANE- Bilanci i pagesave tė Shqipėrisė ėshtė mbyllur me njė rezultat pozitiv gjatė tremujorit tė parė tė vitit, i shprehur me rritjen e rezervave valutore tė Bankės sė Shqipėrisė. Llogaria korente, gjatė periudhės Janar-Mars tė kėtij viti, rezultoi me njė deficit prej 56.2 milionė USD, duke shėnuar njė pėrkeqėsim tė lehtė ndaj tė njėjtės pėriudhė tė njė viti mė parė, por njė ngushtim tė dukshėm tė deficitit nė krahasim me tremujorin e katėrt tė vitit 2004. Sipas raportit tė fundit tė Bankės sė Shqipėrisė, vėllimi i transaksioneve korente ėshtė rritur me rreth 26 pėr qind nė krahasim me tremujorin e parė tė vitit tė kaluar. Ndėrkohė, qė ritmet e rritjes sė importeve dhe tė eksporteve tė mallrave kanė qenė tė pėrafėrta, vėllimi i madh i importeve ka rezultuar nė thellim tė deficitit korent. Deficiti tregtar prej 363 milionė USD dhe deficiti prej rreth 40 milionė USD i kategorisė sė shėrbimeve janė mbuluar nė pjesėn mė tė madhe nga flukset hyrėse tė transfertave korente, kryesisht private. Flukset neto hyrėse tė kapitalit, gjatė tremujorit tė parė, shėnuan 60 milionė USD dhe kanė qenė tė mjaftueshme pėr tė mbuluar deficitin korent. Nė tė njėjtėn kohė, nė bilancin tonė tė pagesave ėshtė regjistruar njė rritje e rezervave valutore me rreth 13 milionė USD.

    BB akordon 22.5 milion lekė pėr rikonstruksionin e rrugės Elbasan-Cerrik

    ELBASAN- Banka Boterore ka akorduar njė fond prej 22.5 milion lekėsh pėr rikonstruksionin e rrugės qė lidh Elbasanin me Cėrrikun si dhe me zona tė tjera si Dumreja e Gramshi. "Banka Botėrore, nėpėrmjet programit "Cards", ka akorduar njė fond prej rreth 22.5 milion lekėsh pėr fazėn e parė tė punimeve tė rikonstruksionit tė segmentit nga dalja e qytetit deri tek ura e Shkumbinit", tha pėr ATSH-nė nėnkryetari i bashkisė sė Elbasanit, Albert Shopi. Sipas tij, punimet per rikonstruksionin total tė kėsaj rruge, parashikohet tė nisin pas dy javėsh.

    Shopi tha se punimet nė kėtė segment janė parashikuar tė realizohen nė dy faza, ku do tė pėrfshihen edhe punimet pėr rrjetin nėntokėsor tė kanalizimeve dhe sistemin e ndriēimit, investimi pėr tė cilat arrin vleren e rreth 50 milion lekeve.

    Segmenti nga shinat e trenit deri tek ura mbi lumin Shkumbin ka njė gjatesi prej rreth 450 metra dhe gjendja e tij prej vitesh ėshtė tepėr e dėmtuar.
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-05-2005
    Vendndodhja
    Shkoder
    Postime
    139

    Cmimi i naftes ne Shqiperi.

    Duke marre shkas nga nje lajm i Top-Channel mbi abuzimet me cmimin e naftes ne Shqiperi vendosa te hap kete teme qe prek drejtpersedrejti konsumatorin shqiptar por nuk e kuptoj pse rrihet kaq urte dhe nuk ngrihet zeri nga askush.
    As ne forum nuk merret persiper te hapet nje teme e tille. Kush jane monopolet e naftes ne Shqiperi, pse shteti nuk nderhyn per te stabilizuar cmimin e naftes dhe nuk mbron shtetasit e vet, por i le qe te grabiten nga disa gjakpires qe kontrollojne kete biznes. Kush jane te korruptuarit dhe pse nuk kerkon kush drejtesi?

    Me poshte lajmi i marre nga Top-Channel.

    Cmimi i naftes ne tregun boteror ka shenuar nivelin me te ulet te tre viteve te fundit duke arritur ne 46.5 dollare per fuci. Krahasuar me muajin korrik kur arriti kulmin, cmimi i naftes ka rene ne bursa me me shume se 100 dollare ose 68.5 perqind.

    Parashikimet e disa analisteve jane qe cmimi te zbrese shume shpejt poshte nivelit 40 dollare.

    Por ndersa konsumatoret europiane po perfitojne nga cmimet e lira te karburanteve, tregu shqiptar vazhdon te mbetet i mbyllur dhe te reflektoje vetem nje pjese minimale te kesaj uljeje.

    Ne pikat me pakice te karburanteve ne kryeqytet cmimi i naftes “Diesel”, qe eshte dhe me e konsumuara, varion nga 128 deri ne 132 leke per liter.

    Krahasuar me rekordin qe arriti ne korrik cmimi eshte ulur vetem me 35 leke per liter ose rreth 20 perqind.

    Tregu i karburanteve ka perjetuar nje situate te ngjashme cmimesh me kete aktualen ne gusht te vitit 2004.

    Ne ate kohe nafta ne burse shitej thuajse me te njejtin cmim rreth 47.5 dollare per fuci.

    Ne te njeten kohe ne tregun vendas cmimi i naftes “Diesel” ishte 85 leke per liter ose rreth 40 leke me pak nga sa eshte tani, cka hedh dyshime te forta mbi ate nese cmimi ne tregun vendas percaktohet nga kostoja dhe konkurrenca apo eshte rezultat i spekullimeve ne kurriz te konsumatoreve.

    Megjithate ekziston edhe nje arsye tjeter qe duhet te merret parasysh. Cmimi i naftes ne tregun boteror po bie per shkak se kriza ekonomike ka sjelle uljen e kerkeses edhe nga ekonomite e medha te botes dhe per shkak te reagimit te konsumatoreve, te cilet ulen kerkeses duke pakesuar blerjet e naftes nga cmimet e larta.

    Ne Shqiperi kjo situate nuk eshte vertetuar asnjehere, pasi te dhenat nga dogana tregojne se importi i karburanteve vazhdon te rritet.

    Shqiperia ploteson me shume se 75 perqind te kerkeses per karburant nga importi. Ndaj cmimi ne treg diktohet nga shoqerite e medha te importit.

    Zyrtarisht qeveria ka licensuar mbi 20 kompani per te importuar karburant nga jashte, por sipas burimeve nga Ministria e Energjetikes, aktualisht jane aktive ne import vetem 4 prej tyre.
    Kur u ndane, keshtu na rane.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e gt2xf
    Anėtarėsuar
    02-02-2007
    Vendndodhja
    Northern Europe
    Postime
    273

    Cmimet aktuale te benzines dhe naftes ne Shqiperi

    Pershendetje!

    Pasi kerkova ne internet per cmimet aktuale te beznines dhe naftes ne Shqiperi nuk mund ti gjeja dhe mendova te pyes ketu nqs ndonjeri k amundesi te me ndihmoje per kete. Flas per cmimet me pakice. Pashe ne websitet e Tacit, Alpet, Elda apo Kastrati dhe nuk ka tabele cmimesh.
    Nqs ndonjeri ka informacion ne real-time per te pakten keto te kater kompani do me ndihmonte shume,

Tema tė Ngjashme

  1. Si u vranė inxhinierėt e shkėlqyer pas letrės anonime tė nje roje
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-05-2009, 16:36
  2. TEC i Vlorės fillon punėn nė muajin qershor
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 160
    Postimi i Fundit: 07-05-2009, 17:36
  3. Kreu i Kuvendit tė Kosovės, me foton e Enverit nė shtėpi
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 297
    Postimi i Fundit: 08-01-2009, 17:24
  4. Berisha: Shqipėria nė BE qysh nė 2010-ėn
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 05-06-2005, 02:17
  5. Ēmimi i naftės arrin njė shifėr rekord
    Nga ALBA nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-08-2004, 04:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •