Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 69 prej 69
  1. #61
    Lėvizja "Kryeziu" ėshtė njė nga lėvizjet mė tė rėndėsishme ēlirimtare tė popullit shqiptar pėrgjatė Luftės sė Dytė Botėrore.

    * Karakteri kombėtar i lėvizjes: Rruga qė zgjodhėn Kryezinjtė, ishte ajo e luftės patriotike tė shqiptarėve kundėr okupatorėve, nė bashkėpunim me tė gjithė faktorėt antifashistė dhe atdhetarė shqiptarė pėr ēlirim dhe bashkim kombėtar. Ata bashkėpunuan me luftėtarė e krerė tė Luftės Antifashiste nė Shqipėri dhe Kosovė, qofshin tė djathtė, tė majtė apo tė paangazhuar nė formacione politike, por qė luftonin pėr ēlirim nga pushtuesit dhe pėr zgjidhjen e ēėshtjes sonė kombėtare. Nė kėtė pikėpamje, Lėvizja "Kryeziu" nuk ėshtė as njė lėvizje partiake, as njė lėvizje thjeshtė lokale, por njė lėvizje ēlirimtare me karakter kombėtar, ndoshta njė nga lėvizjet e vetme tė kėtij lloji nė hapėsirėn shqiptare.

    * Lėvizja "Kryeziu" ėshtė njė lėvizje e rezistencės shqiptare. Ajo e ka fillesėn qysh nė vitin 1939, pas okupacionit italian, si njė reagim kundėr kėtij pushtimi. Pėr organizimin e kryengritjes kundėr pushtimit italian, vėllezėrit Hasan, Gani dhe Said Kryeziu organizuan rezistencėn antifashiste dhe mė pas edhe kryengritjen e armatosur kundėr pushtuesve nazifashistė. Ata vepruan nė Shqipėri e nė Kosovė, kryesisht nė malėsinė e Gjakovės, por pa e ndėrprerė lidhjen e bashkėpunimin me trevat e tjera dhe faktorėt e tjerė tė kėsaj lufte ēlirimtare. Lider kryesor i lėvizjes dhe komandant i forcave luftarake, ishte Gani Kryeziu, i pėrcaktuar si i tillė qysh nė vitin 1940, nė mbledhjen qė u bė nė Sarajevė.

    * Veprimtaria kryesore e Kryezinjve, gjatė viteve 1941-1942, u pėrqėndrua nė propagandėn antiitaliane, nė regjistrimin e luftėtarėve vullnetarė nė ēetat e tyre dhe nė aksionet luftarake kundėr pushtuesve italianė. Prijėsit Kryezinj mblodhėn shumė shpejt mė tepėr se 1000 luftėtarė dhe bashkė me ta pėrparuan nė perėndim pėrmes maleve nė trevat e Nikaj-Merturit. Sulmuan disa herė italianėt dhe me forca qė shtoheshin vazhdimisht, menduan tė mėsynin Shkodrėn.

    * Qysh nė fillimet e saj e nė vazhdim, Lėvizja "Kryeziu" i pati kontaktet, mbėshtetjen kryesore dhe koordinimin me Aleatėt Antifashistė perėndimorė, veēanėrisht me britanikėt, nėpėrmjet pėrfaqėsuesve tė tyre: Emer, Hill, Kemp, Hends, Maklin, Smith, Simkoks, etj. Interesi politik dhe kombėtar synonte veprimin gjithėshqiptar nė luftėn pėr ēlirim nga okupatorėt, kėrkonte bashkėpunim me fituesit e Luftės sė Dytė Botėrore e jo me humbėsit dhe orientimin nga Perėndimi, pėr sigurimin e njė jete kombėtare e njė tė ardhmeje demokratike pas lufte, dhe jo orientimin nga Lindja, nga sllavo-komunizmi, qė pėrbėnte sėrish njė rrezik tė madh pėr Kosovėn dhe ēėshtjen tonė kombėtare. Kėtė politikė e kishin bėrė tė tyren dhe e ndoqėn deri nė fund Kryezinjtė.

    * Rritja e rezistencės antiitaliane solli rritjen e masave ndėshkuese tė pushtuesve kundėr Kryezinjve. Gjendja u vėshtirėsua sidomos pas pushtimit tė Mbretėrisė Jugosllave nga gjermanėt dhe mbylljes sė mbėshtetjes sė lėvizjes sė tyre nga qendra e Aleatėve SOE nė Beograd, nėpėrmjet koordinatorit Hill. Ndėrkohė pjesa mė e madhe e Kosovės ishte pushtuar nga Italia dhe kokat e Kryezinjve kėrkoheshin me shpėrblime tė mėdha. Hasan, Gani dhe Said Kryeziu u arrestuan nga gjermanėt, qė i internuan nė kampin e pėrqėndrimit nė Zemun. Mė pas, ata iu dorėzuan autoriteteve italiane dhe nė qershor tė vitit 1942 u internuan nė Ventotene tė Italisė, ku vuajtėn dėnimin deri nė fund tė vitit 1943.

    * Lėvizja "Kryeziu" mori dimensione mė tė mėdha, kur u kthyen nga internimi: Hasan Kryeziu, nė verėn e vitit 1943, qė pėrgatiti shtratin e lėvizjes dhe nė ditėt e para tė janarit tė vitit 1944 Gani e Said Kryeziu, bashkė me intelektualin Llazar Fundo, i cili u inkuadrua nė forcat e Kryezinjve si kėshilltar politik.

    * Britaniku Petėr Kemp ra nė kontakt nė Malėsinė e Gjakovės me Kryezinjtė, sė pari me Hasan Kryeziun, ish-prefekt i Krumės dhe deputet i parlamentit shqiptar nė vitin 1925, i tėrhequr nė jetėn private pas largimit nga Shqipėria. "Ai mbante marrėdhenie tė mira me tė gjitha palėt politike shqiptare. Njihej qė i simpatizonte Aleatėt dhe mė siguroi se mund tė mbėshtetesha nė pėrkrahjen e tij", nėnvizon Kemp.

    Hasan Kryeziu organizoi takime tė Misionit Anglez me nacionalistėt prof. Selman Rizėn, Ejup Binakun, Xhevat Kryeziun, etj, si edhe me drejtues tė Lėvizjes Nacionalēlirimtare tė Kosovės si Zeqiria Rexha, Vehap Shita, Ymer Pula, etj., pėr organizimin e njė lufte tė pėrbashkėt kundėr pushtuesve gjermanė, sipas idesė dhe frymės sė irredentistėve Selman Riza dhe Ejup Binaku: "Nuk kemi rrugėdalje tjetėr, veēse tė bashkėpunojmė me Lėvizjen Nacionalēlirimtare".

    * Lėvizja "Kryeziu" del si faktor i luftės pėr ēlirim nė fillim tė vitit 1944, kur Kryezinjtė, me 200-300 luftėtarė, dhe nėn komandėn e Gani beg Kryeziut, kaluan mė 23-26 janar 1944 nga Gjakova nė Tropojė, nė fshatrat Degė e Gegė-Hysen dhe Berishė e Tplan, ku u organizuan dhe u mbėshtetėn gjerėsisht nga malėsorėt liridashės "duke i thėnė popullit tė mos marrin pjesė nė asnjė parti, por tė mbesin neutralė, me qė ashtu e kėrkon interesa e vendit tonė", siē mbeti edhe vetė Lėvizja "Kryeziu".

    "Gani Kryeziu lufton pėr Shqipėrinė e lirė, gjithashtu ai ushtron aktivitet qė u shkon nė ndihmė Aleatėve. Ai nuk ėshtė komunist, gjithashtu nuk ėshtė simpatizues i kėsaj partie politike. Ai ėshtė njė patriot, trim shqiptar, i cili ka vėrejtur se politika e njerėzve si ju e ēon vendin nė shkatėrrim…"- theksojnė briranikėt.

    * Fenomeni "Fundo" brenda lėvizjes "Kryeziu": Pjesė e Lėvizjes "Kryeziu" ishte edhe Llazar Fundo, i lauruar pėr drejtėsi nė Francė, njė nga ata intelektualė tė njohur tė lėvizjes demokratike tė viteve '30-'40, qė pėrqafoi idetė komuniste si ideale pėr njerėzimin, u bė pjesė e Kominternit, por qė u zhgėnjye plotėsisht kur pa me sytė e tij nė Rusinė Sovjetike, njė sistem totalitar, ēnjerėzor dhe antidemokratik, dhe u kthye njė nga armiqtė mė tė mėdhej tė komunizmit. "Komunizma qė ne e idealizonim si Krishti, ia kaloka edhe Satanait"- i shkruan ai nga Moska Fan Nolit. Antifashist i orėve tė para, internohet nė Ventotene pėr 5 vjet. Kthehet bashkė me Kryezinjtė nė Kosovė pėr ta vazhduar luftėn. Pyetjes para pushkatimit: "Pse edhe nė Kosovė?", Ll.Fundo i pėrgjigjet: "Pranova tė vij nė Kosovė dorė pėr dorė. Kryezinjtė ngulėn kėmbė. Mė parė se tė niseshim, Partia Italiane, me anė tė Kusavacit, mė lypi tė hyja nė Partinė Socialiste Italiane. Iu pėrgjigja se me gjithė simpatinė qė mė tregojnė krerėt e Partisė Socialiste, unė nuk hyja mė nė asnjė parti, se karriera ime politike kishte mbaruar. Dėshiroja qė ta kurorėzoja kėtė karrierė me luftėn kundėr gjermanit… Ata qė mė njohin, e dinė qė unė nuk jam njeri me dy faqe dhe nuk jam prej atyre qė marrin direktiva ngado qė tė vijnė. Kush tė mė dėrgonte mua nė Kosovė?".

    * Bashkėpunimi i Kryezinjve me Lėvizjen NĒ tė Shqipėrisė e tė Kosoves dhe dallimet prej saj: Kryezinjtė bashkėpunuan me ēetėn nacionalēlirimtare tė Krasniqes, tė komanduar nga Sali Mani, me batalionin partizan "Perlat Rexhepi" dhe me forcat e Kosmetit tė komanduara nga Fadil Hoxha, qė vepronin kryesisht nė rajonet e Tropojės, me qendėr nė Valbonė. Dokumentet dėshmojnė se Kryezinjė mbizotėronin nė Malėsinė e Gjakovės e mė gjerė, ku gėzonin mbėshtetje tė plotė, ndėrkohė qė toleronin, ndihmonin dhe bashkėpunonin edhe forcat e tjera luftarake, qoftė nacionaliste, qoftė nacionalēlirimtare. "Ganiu ishte nė kontakt tė pėrhershėm me partizanėt e Kosovės dhe u ndihmoi shpesh herė nė kohė shumė tė vėshtira pėr ta. Influenca e tij bėri qė partizanėt tė fshihen nėpėr vende tė sigurta pas operacioneve gjermane nė mars tė vitit 1944, kur brigada partizane e Kosovės ishte shpartalluar dhe shpėrbėrė"- konstaton britaniku Simkoks.

    Bashkėveprimi i Kryezinjve me forcat nacionalēlirimtare nė luftė kundėr italianėve dhe gjermanėve ishte i sinqertė dhe nė vazhdėn e luftės patriotike pėr liri tė shqiptarėve, pa dallime ideje e krahine. Por ky bashkėpunim nuk vazhdoi deri nė fund. Trysnia e PKSH pėr t'i futur Kryezinjtė nė Frontin NĒ dhe mospranimi i tyre, pėrpjekja e dėshtuar e E.Hoxhės pėr t'i pėrēarė Kryezinjtė, shqetėsimi i krerėve tė PKSH pėr luftėn e pandėrprerė qė bėnin Kryezinjtė kundėr gjermanėve, shqetėsimi i PK Jugosllave pėr zgjerimin e Lėvizjes Kryeziu nė Kosovė dhe urdhėri i Kominternit pėr tė asgjėsuar me ēdo kusht Llazar Fundon e tė tjera, bėnė qė dy-tre muajt e fundit bashkėveprimi u shprish dhe u zėvendėsua nga konfrontimi.

    *Kryezinjtė si luftėtarė nacionalistė nuk pranuan tė hynin nė Frontin NĒ, sepse shikonin tek Fronti NĒ Partinė Komuniste Shqiptare, qė realisht drejtohej nga emisarėt e PK Jugosllave, M.Popoviē, D.Mugosha, V.Tempo, V.Stoiniē, etj.. Por nuk u inkuadruan as te Balli Kombėtar, njė organizatė nacionaliste, qė kishte nė program luftėn kundėr pushtuesve nazifashistė dhe Shqipėrinė etnike; as tek Legaliteti, qė kishte nė program luftėn kundėr okupatorėve dhe mbretėrinė. Nuk bashkėpunuan as me Lidhjen e Dytė tė Prizrenit, organizatė e rėndėsishme nacionaliste politiko-ushtarake nė Kosovė, por e lidhur me humbėsit e Luftės Dytė Botėrore dhe e destinuar tė humbiste, ndonėse me synime kombėtare pėr tė ruajtur njėsinė etnike shqiptare tė arritur gjatė luftės dhe pėr tė mbrojtur integritetin e kufijtė e saj nga pushtuesit serbo-malazezė-maqedonas e bullgarė.

    Kryezinjtė mendonin qė nuk duhet ta bėnin lėvizjen e tyre pjesė tė partive apo tė organizatave politike dhe duke qėndruar si forcė e paangazhuar ndėrmjet dy grupimeve kryesore tė rezistencės shqiptare, por edhe duke luftuar nė bashkėpunim me ta e faktotėt e tjerė, do t'i shėrbenin mė mirė luftės pėr ēlirim dhe ēėshtjes kombėtare.

    Edhe propozimit pėr tė hyrė nė Lėvizjen NĒ tė Kosovės, Kryezinjtė iu pėrgjegjėn negativisht, sepse Lėvizja NĒ e Kosmetit ishte pjesė e Lėvizjes NĒ tė Jugosllavisė dhe varej nga KQ i PKJ, qė mbante qėndrime paternaliste dhe kishte synime shoveniste e gllabėruese ndaj Kosovės, madje edhe ndaj Shqipėrisė. Nga ana tjetėr, populli shqiptar i Kosovės, pėr shkak tė robėrisė 30-vjeēare serbe, politikave koloniale, genocidiste dhe shkombtarizuese serbomėdha, nuk mund tė mbėshteste asnjė lėvizje qė vinte nga Serbia apo aleatėt e saj, aq mė pak komunizmin dhe hegjemonizmin qė mbartte lufta e tyre nacionalēlirimtare.

    Kėshtu, Lėvizja "Kryeziu" ruajti njė fizionomi tė vetėn dhe njė filozofi tė vetėn: njė Shqipėri e Kosovė e lirė mbi bazėn e luftės antifashiste, pa flirte e bashkėpunim as me komunistėt jugosllavė dhe as me okupatorėt nazifashistė, por me njė koordinim me Aleatėt".

    * Bashkėpunimi i lėvizjes nacionaliste dhe ēlirimtare Kryeziu me figurat dhe lėvizjet e tjera nacionaliste tė Shqipėrisė e tė Kosovės si tė Muharrem Bajraktarit, Abaz Kupit, Nik Sokolit ( Nikaj-Mertur) e tė Pader Lekė Lulit, Ramė Mujės, etj.

    Kėtė dimension bashkėpunimi edhe me faktorėt e tjerė ēlirimtarė ia dhanė lėvizjes "Kryeziu" vlerat kombėtare e demokratike dhe pjekuria politike e udhėheqėsve tė saj, toleranca, shkollimi, kontakti me Perėndimin, veēanėrisht pėrvoja e fituar nė Ventotene, tradita shqiptare e luftės sė pėrbashkėt tė shqiptarėve kundėr pushtuesve si edhe influenca e emisarėve britanikė pranė tyre, tė interesuar mė sė shumti pėr luftėn kundėr gjermanėve.

    * Lufta e forcave tė Kryezinjve kundėr pushtuesve gjermanė: Kryezinjtė, me 200-300 forca, kaluan nga Gjakova nė Bytyē, ku bėnė organizimin dhe plotėsimin me luftėtarė nga Gjakova, Bytyēi, Gashi, Krasniqja, Valbona, Nikaj-Mėrturi, Hasi, Luma, etj., dhe qė arritėn nė 2000-3000 vetė, siē e pėrmendin edhe britanikėt Emer dhe Kemp. Natyrisht, ata manovronin dhe operonin nė terren me mė pak forca, por nė kohėn e duhur ishin tė gatshėm tė ngrinin gjithė kontigjentet e luftėtarėve, siē ndodhi nė betejėn pėr ēlirimin e Gjakovės, ku ata angazhuan 4000 luftėtarė, sipas majorit britanik Simkoks, qė kishte marrė vetė pjesė nė kėtė betejė.

    R.Hibert nėnvizon se "Vėllezėrit Kryeziu ishin tė vetmit nacionalistė nė Shqipėrinė e kohės sė luftės, qė ishin kapur me gjithė zemėr pas idesė pėr ta ndėrtuar Shqipėrinė e ardhme, duke luftuar kundėr gjermanėve. Ata bėnė disa sulme ēetash kundėr njėsive gjermane…Nga mesi i shtatorit, forcat e Kryeziut ishin bėrė aq tė forta, sa tė ndėrmerrnin njė sulm tė gjerė kundėr gjermanėve nė Gjakovė".

    Lėvizja "Kryeziu" zhvillohej natyrshėm kryesisht nė hapėsirat ndėrmjet dy gjysmė-Shqipėrive, ishte njė lėvizje ēlirimtare shqiptare dhe nuk kushtėzohej nga politikat pa vizion apo nga interesat e ēastit. Ajo ndodhej ende jashtė kėsaj vorbulle tė luftės civile dhe e vazhdonte luftėn kundėr gjermanėve. Janė tė dokumentuara luftėrat e Kryezinjve nė bjeshkėn e Bytyēit, nė Pac, Kam, Kepenek, Zogaj, Vlad, Devė, Zherkė, Vagone, Qerret, Junik dhe beteja pėr ēlirimin e Gjakovės (10-16 shtator 1944).

    Nė kėtė luftė, sipas njoftimeve tė Komandės sė Gjindarmėrisė Shqiptare, mbetėn tė vrarė 170 luftėtarė nga ēetat e Gani Kryeziut. Ndėrsa, sipas dokumenteve jugosllave u vranė mbi 200 njerėz me rastin e sulmit mbi Gjakovė.

    * Lėvizja "Kryeziu" ishte e papranueshme pėr udhėheqėsit e PKSH dhe PKJ. "Lėvizja e kryezinjve, - shkruan Hibbert,- po tė vazhdonte, mund tė ēonte nė njė kryengritje tė pėrgjithshme nacionaliste kosovare, por kjo mund tė ishte shqetėsuese e ndoshta e rrezikshme, ndonėse nė mėnyra tė ndryshme, pėr udhėheqėsit komunistė si nė Jugosllavi, ashtu edhe nė Shqipėri".

    Nė radhė tė parė, Lėvizja ēlirimtare "Kryeziu", me mbėshtetjen anglo-amerikane, ishte shqetėsuese, madje e papranueshme pėr udhėheqjen e PKJ dhe politikat e saj antishqiptare. Nėse do tė shtrihej ajo nė tėrė Kosovėn dhe kjo do tė fitonte lirinė me luftėn e saj, do tė shprehte vullnetin pėr vetėvendosje dhe bashkim me Shqipėrinė, pa lejuar ripushtimin e saj nga Serbia apo pėrfshitjen nė Federatėn Jugosllave. E drejta e popujve pėr vetvendosje, qė trumbetohej kudo nė botė, ishte bėrė parimi bazė i luftės pėr trajtimin e ēėshtjeve nacionale, aq mė tepėr i kombit tonė tė ndarė padrejtėsisht mė dysh, qė kėrkonte zgjidhje dhe qė ishte shprehur mėse njė herė nė Mukje, nė Bujan, etj. "Nė kėto rrethana, - konstaton Hibbert,- E.Hoxha dhe Titoja kishin vendosur se do tė ishte mė mirė qė tė mos kishte fare rezistencė antifashiste nė Kosovė, sesa tė kishte njė lėvizje tė udhėhequr nga Gani Kryeziu, me mbėshtetjen anglo-amerikane".

    *Lėvizja "Kryeziu" trembte veēanėrisht PKSH, qė e shikonte kėtė lėvizje ēlirimtare si njė lėvizje rivale tė Lėvizjes Nacionalēlirimtare, e cila "cėnonte" monopolin komunist tė luftės dhe tė pushtetit monist, si edhe marrėdhėniet e planet e pėrbashkėta me jugosllavėt. Aq mė tepėr qė Lėvizja "Kryeziu" kishte mbėshtetjen a Aleatėve perėndimorė dhe pėrfaqėsuesit e saj kishin shprehur simpati pėr lėvizjen dhe liderin e saj, Gani Kryeziun. Vetė ministri i Jashtėm, Iden, i kishte bėrė tė ditur E.Hoxhės se kur tė vinte koha pėr njohjen e qeverisė sė tij "duhet tė kėshillohet dhe tė pranojė nė qeveri persona tė tillė si Gani Kryeziu, qė kanė dhėnė prova tė luftės antifashiste dhe tė patriotizmit".

    Gani Kryeziu dhe lėvizja e tij tundonin etjen e ambicien delirante tė E.Hoxhės pėr pushtet personal, aq mė tepėr kur emri i G.Kryeziut rekomandohej nga aleatėt pėr tė qenė nė qeverisjen e ardhshme, pra brenda zonės sė rezikshme tė pushtetit "tė pakonkurueshėm" tė Hoxhės.

    E.Hoxha i shkruante Dali Ndreut, komandantit tė Korparmatės I mė 10.09.1944: "Reaksioni pėrpiqet tė grumbullojė forca nė Veri dhe tė lozė kartėn e tij tė fundit, i ndihmuar pėr kėtė gjė nga reaksioni i jashtėm. Anglezėt po bėhen kumbarė pėr bashkimin e reaksionit tė Kosovės me tradhtarėt tanė, nėn flamurin e ndonjė Gani Kryeziu ose tė ndonjė qeverie qė eventualisht mund tė formojnė, me ndonjė kombinacion tė mundshėm…".

    * Bashkėpunimi komunist jugosllavo-shqiptar pėr asgjėsimin e Lėvizjes "Kryeziu".

    Nė vjeshtėn e vitit 1944, kur Lėvizja "Kryeziu" ishte bėrė faktor i luftės pėr liri e ēlirim kombėtar nė tė dy anėt e kufirit politik, PKJ dhe PKSH vendosėn ta asgjėsonin, pikėrisht kur Kryezinjtė luftonin kundėr gjermanėve.

    U vu nė pėrdorim edhe pėr Kryezinjtė, si edhe pėr Abaz Kupin dhe Muharrem Bajraktarin, Ramė Mujėn e tė tjerė parrulla e ditės: "O me ne, o kundėr nesh", u shpallėn armiq kur pak mė parė ishin bashkėpuntorė me ta dhe u dėrguan divizionet e brigadat nacionalēlirimtare pėr t'i goditur dhe asgjėsuar pa mėshirė. Sulmi kundėr Lėvizjes "Kryeziu" qe i kombinuar nga tė dy anėt e sė njėjtės monedhė: forcave nacionalēlirimtare tė Kosovės nga njėra anė dhe forcave e Brigadės V tė Shqipėrisė nga ana tjetėr, tė urdhėruara njėherėsh nga E.Hoxha dhe Titoja. Thuajse nė ēdo letėr apo radiogram, qarkore e tij qė Titoja i dėrgonte PKSH dhe E.Hoxhės, porosiste asgjėsimin fizik tė Llazar Fundos, duke pėrcjellė jo vetėm vendimin e Kominternit, por edhe shqetėsimin e tij pėr lėvizjen "Kryeziu", qė pėrbėnte "njė kėrcėnim pėr interesat jugosllave nė Kosovė dhe nė Shqipėri".

    E.Hoxha vraponte pėr tė qenė i pari nė kėtė holokaust vrasės. Nė radiogramin dėrguar Liri Gegės datė 8.08,1944 Hoxha udhėzon: "Pranė Kryeziut ėshtė Zai Fundo. Para njė muaji ka biseduar Fadil Hoxha me shokėt e Kosmetit. Ka dijeni edhe Dushani e Rade. I thashė Fadilit qė ta vrasė pa marrė parasysh asnjė rrethanė".

    Njė bashkėpunim nė krim ndėrmjet krerėve tė Luftės Nacionalēlirimtare tė Shqipėrisė dhe tė Kosovės, tė dirigjuar nga D.Mugosha e Pavle Joviēeviē, kundėr luftės pėr ēlirim, interesave tė Shqipėrisė dhe tė kombit shqiptar. Pavle Joviēeviē, sekretar i komitetit tė PKJ pėr Kosovėn dhe anėtar i shtabit operativ tė UNĒ, njofton komandėn e forcave partizane tė Kosovės qė ishin nė aksionin pėr tė asgjėsuar Kryezinjtė nė Bytyē, se ishin nisur pėr atje edhe dy batalione tė Brigadės IV sė NĒ. Ndėrkohė, Pavle udhėzon Fadil Hoxhėn qė tė verifikojė tepėr fshehtas informacionin se ku ndodhej saktėsisht Gani Begu, sa forca kishte, ku ndodheshin batalionet, a ruhej rruga, etj. "Kjo ėshtė rigorozisht konspirative. Lajmėrohu nė 5.30 dhe 10"- Pavle.

    Bashkėpunimi komunist shqiptaro-jugosllav pėr eliminimin e Lėvizjes "Kryeziu" ėshtė evident dhe i dokumentuar. Asgjėsimi i Lėvizjes "Kryeziu" ishte rezultante e bashkėpunimit ndėrmjet udhėheqjes komuniste shqiptare dhe asaj jugosllave, e bashkėveprimit tė ndėrsjelltė tė forcave nacionalēlirimtare shqiptaro-jugosllave. Kėtė e provojnė tė gjitha dokumentat arkivore, e pohon edhe vetė E. Hoxha: "Interesi i dy partive tona dhe i luftės sonė tė pėrbashkėt kėrkon qė kėta armiq (Kryezinjtė -shėn im. UB) tė dėnohen ashpėr. Njerėz tė tillė meritojnė plumbin ballit… Ushtria jonė Nacionalēlirimtare i kapi kėta banditė dhe i dėnoi me vdekje".

    Goditja dhe asgjėsimi i Kryezinjve nga aradhėt nacionalēlirimtare hedh poshtė katėrcipėrisht tezėn komuniste tė sajuar fillimisht nga emisarėt jugosllavė nė Konferencėn e Labinotit, menjėherė pas Mukjes, dhe tė trumpetuar me pompė tė madhe nga komunistėt shqiptarė e kalemxhinjtė e tyre se Lufta Nacionalēlirimtare ishte luftė kundėr okupatorėve dhe bashkėpunėtorėve tė tyre. Kryezinjtė nuk ishin bashkėpunėtorė tė pushtuesve nazifashistė, pėrkundrazi u deklaruan publikisht dhe luftuan pa asnjė kompromis kundėr italianėve dhe gjermanėve.

    * Fundi i Lėvizjes "Kryeziu".

    Forcat e Kryezinjve u rrethuan dhe u sulmuan njėherėsh nga forcat nacionalēlirimtare tė Kosovės tė komanduara nga Fadil Hoxha dhe nga forca tė mėdha tė Brigadės V tė komanduar nga Shefqet Peēi, mė 20 shtator 1944. Britanikun Simkoks, tė shoqėruar nga rojet, e nisėn forcėrisht pėr nė Shtabin e Pėrgjithshėm NĒ, duke e trajtuar rrugės pėr nė Berat si njė rob lufte bashkė me Said Kryeziun. Llazar Fundon e arrestuan, e rrahėn pėr vdekje dhe i kėrkuan t'u pėrgjigjej pyetjeve qė kishte dėrguar mė 21.09.1944 E.Hoxha me radiogram: "Zai Fundon ta torturoni deri nė vdekje dhe pastaj ta pushkatoni. T'i kėrkohet tė japė sqarime pėr kėto pyetje: Pse ka ardhur nė Kosovė, kush e ka dėrguar dhe me ē'direktiva; cilat janė qėllimet e Ganiut dhe tė anglezėve? Tė japė sqarime pėr aktivitetin e mėparshėm dhe pėr tradhtinė e tij…Zain e vrisni andej…"

    Kėshtu vepruan. E ekzekutuan mė 23 shtator 1944. "Vrasja brutale e Fundos, - konstaton Hibbert,- ishte dėshmi e natyrės sė papranueshme tė pushtetit komunist".

    Dhe E. Hoxha i dėrgoi mė 21.09.1944 Korparmatės sė Parė, nė mėnyrė shumė konspirative Liri Gegės, e plotfuqishme e KQ tė PKSH nė Veri, pėrgjigjen e mėposhtme: "Mos kėrkoni mė nga Ganiu tė dorėzohet, por me ēdo kusht dhe me ashpėrsi tė sulmohet dhe tė vritet. Duhet tė veproni sa mė parė, se mund t'i vijnė nė ndihmė kosovarėt".

    E. Hoxha i konsideronte kosovarėt si armiq.

    Gani Kryeziu nuk pranoi dhe s'i pėrfilli kėrcėnimet. Si njė strateg i luftės, ai i njihte mirė kahet e lėvizjeve, strategjitė dhe pėrfundimet e tyre. Vetėm njė gjė nuk e kishtė menduar, se lėvizja e tij do tė goditej pėr vdekje nga bashkėkombasit e vet, nga ata qė e quanin veten nacionalēlirimtarė e me tė cilėt kishte bashkėpunuar sinqerisht. Megjithatė, ai nuk kundėrveproi me armė, sepse nuk donte tė shkaktonte luftė civile dhe viktima tė saj.

    Akti i fundit i tragjedisė "Kryeziu" u luajt nė Kosovė. Kėtė akt e luajtėn partiakėt e lartė tė PKJ, detashmentet e OZNA-s dhe brigadat e divizionet e Ushtrisė Nacionalēlirimtare serbo-malazeze-maqedonase, qė tashmė e kishin vėnė Kosovėn ndėr kėmbė.

    Forcat e brigadės sė OZNA-s pėr Kosovėn e rrethuan kullėn e Tosun Kryeziut nė ditėt e para tė janarit 1945. Kėrkuan vetėm tė bisedonin me Gani Kryeziun, por i vunė prangat dhe e nxorėn para gjyqit ushtarak nė Beograd, me akuza tė pavėrteta dhe absurde, si bashkėpunėtor i gjermanėve, etj.

    *Pėrpjekjet e Aleatėve pėr tė hedhur poshtė akuzat e rrejshme dhe pėr tė vėrtetuar tė kundėrtėn nėpėrmjet dėshmive, memorandumeve dhe notave tė misėve tė Misionit Britank qė kishin bashkėpunuar me Gani Kryeziun gjatė luftės kundėr gjermanėve, nuk patėn dobi. Dėnimi i tij ishte paravendosur. Notat, informacionet dhe raportet e Simkoksit, Smithit, Maklinit, Emerit, Laskey, Hodgson, Boxshall, Hill etj drejtuar qeverisė sė tyre e sensibilizuan atė dhe vunė nė lėvizje tė ngarkuarit me punė tė Britanisė sė Madhe, tė cilėt kontaktuan, pėrveē tė tjerėve, edhe me Titon.

    Mė 23 korrik 1945 ambasada britanike nė Beograd njofton FO se Qeveria Jugosllave nuk e konsideron si rast ndėrkombėtar ēėshtjen e Gani Kryeziut, por si ēėshtje tė Jugosllavisė, pasi G.Kryeziu ėshtė shtetas i Jugosllavisė dhe se ėshtė e vėshtirė qė Qeveria Jugosllave tė pranojė ndonjė intervenim nga qeveritė e jashtme. E mbyllėn nė burgun e Sremsko Mitrovicės, nga ku nuk doli i gjallė. E vranė nė burg pak ditė para se tė plotėsonte dėnimin, nė vitin 1952.

    * Masakra e Hereēit. Me pabesi, gjoja pėr t'i ēuar nė Pejė, detashmentet e OZNA-s i nxorrėn nga kulla 22 bashkėluftėtarėt e G.Kryeziut si edhe 4 simpatizantė tė ndodhur rastėsisht aty dhe i masakruan barbarisht nė Hereē tė komunes sė Deēanit, nė ditėt e para tė janarit tė vitit 1945: Hasan Kryeziu, Xhevat Kryeziu nga Gjakova, Selim Male Dula nga Paci, Brahim Musli Demaliaj nga Vladi, Shaban Sadik Saraēini nga Berisha, Shpend Beqir Pregjoni bashkė me tė birin 16 vjeēar Sali Pregjoni, Ukė Arif Pregjoni dhe Halil Pregjoni nga Zherka, Mete Rexhė Saraēini, Col Isuf Koka, Sadri Gjonpapaj nga Berisha, Sali Shpend Muja nga Paci, Mus Avdul Neza nga Leniqi, Musė Zenel Alimetaj, Ali Miftar Zhuta nga Kepeneku, Ramė Osmani, Shpend Halili, Mehmet Musa nga Gashi, Smajl Sadik Koka nga Berisha, Rexhė Mehmeti nga Paci, Ahmet Ali Mehmetaj nga Vladi, Zenel Miftar Zhuta dhe Shabani Ali Bajrami nga Kepeneku.

    Kėta burra nuk ishin as kriminelė, as tradhėtarė, as mercenarė, as hajdutė, po ishin luftėtarė tė shquar tė Lėvizjes "Kryeziu", tė cilėt me pushkėn majė krahut luftuan e vdiqėn pėr Shqipėrinė dhe Kosovėn martire.

    * Njė vėshtrim krahasues i Lėvizjes Kryeziu me lėvizjet e korentet tjera gjatė Luftės II Botėrore. Krahasuar me lėvizjet e tjera shqiptare, Lėvizja Kryeziu ka pėrparėsi dhe dallimet e saj, se, pas prishjes sė Marrėveshjes sė Mukjes, ishte alternativa mė e mundshme pėr ēlirim dhe bashkim kombėtar. Rruga qė zgjodhėn Kryezinjtė, ishte ajo e luftės patriotike tė shqiptarėve kundėr okupatorėve, nė bashkėpunim me tė gjithė faktorėt antifashistė, veēanėrisht me aleatėt perėndimorė. Kryezinjtė u pėrpoqėn ta kthenin lėvizjen e tyre gradualisht nė njė faktor tė luftės ēlirimtare nė Shqipėri e Kosovė dhe tė reshtimit tek fitimtarėt, por edhe me mbėshtetjen e tyre, nė njė forcė dalėzotjeje e vetvendosėse tė Kosovės kur tė mbaronte lufta. Ata nuk u lidhėn as me humbėsit e Luftės II Botėrore dhe as i lidhėn duart e mendjen me ideologjinė komuniste, as nuk u vunė nėn urdhėrat e Kominternit dhe tė PK Jugosllave, e cila pengonte zgjidhjen e ēėshtjes sonė kombėtare, madje pėrveē Kosovės, donte tė gllabėronte edhe Shqipėrinė.

    "Pėr Shqipėrinė e veriut dhe pėr Kosovėn, Kryezinjtė ishin grupi kryesor i pakomprometuar… Ata nuk kanė besim se me Frontin NĒ tė Jugosllavisė do tė fitojė lirinė Kosova, prandaj Kosovėn e quajnė pjesė tė pandame tė Shqipnisė", - shkruante vetė Fadil Hoxha.

    Prandaj ata zgjodhėn rrugė tjetėr, atė tė luftės ēlirimtare qė do tė ēonte edhe nė zgjidhjen e ēėshtjes kombėtare dhe nė njė shtet demokratik, tė orientuar nga Perėndimi.

    Pėr Kėshillin Organizativ

    Bashkėkryetarėt

    Uran Butka, Bajazit Nushi

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Levizje e Kryezive


    http://img819.imageshack.us/img819/2092/kryezite2.jpg
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 05-10-2010 mė 06:03

  3. #63

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    http://img32.imageshack.us/img32/9540/skanna0006h.jpg
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anėtarėsuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Eshte edhe fisi i deshmorit te demokracise Nazmi Kryeziu ne Shkoder, jane me origjine, dhe kane kusherinj ne Peje te Kosoves....

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Fundo eshte nga Korca..

    Me ben pershtypje qe kurre nuk lexova ndonje Korcar te kujtohet per Zai Fundon..

    Ai meriton te perkujtohet nga qyteti i Korces..

    Vrasja e tije eshte nje nga faqet me te zeza te polpotizmo-stalino-enverizmit.. (dhe sikurse disa vrasje tjera..) dhe nje nga shkaqet qe i mban grusht bashkuar flliqanet.. e klysht e tyre..


    ..

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Veprimtaria atdhetare e Ali Haxhise Se Isniqit(3)

    Organizoj iligalisht mesimete ne gjuhen shqipe

    Ali Haxhia kishte krijuar miqesi me shume familje te fuqishme qe e per krahnin si familja Kryeziu nga Gjakova,ajo Bajraktari nga Juniku,nga Bajraktari i Llaushes se Drenices,nga Aga i Rashkocit,nga Bajraktari i Vranocit etj.

    Me te drejt Prof.Dr.H.Bajrami nder burrat e dalluar te viteve 1940 i shenon Ali Haxhia,Jusuf Gradicen,Ilaz Agushin,Gani Kryeziun,Bajram Ajvarin,Bajraktarin e Llaushes etj.

    Kulla e Ali Haxhise,prite burra nga e t,r,Kosova qe nga Llapi e Drenica,Rame Bllaca nga Theranda,Avdyl Qerimi nga Tropoja,duke i dhen mbeshtetje p,r vazhdimin e luft,s kund,r padrejtsive qe po ndodhin ne mesnate ne kull te Ali Haxhis kishin ardhe Isuf Musa dhe Ram Binaku per te takuar Aliun dhe pasi ishin ulur ne ode Ram Binaku i drejtohet me keto fjale"nje grejze te pickofte,ne do marrim gjak per ty,o Ali Hagjia"K,shtu ishim kordinuar pun,t mes kreut politike t,ksaj ane dhe kaqak,ve,ku Isuf Musa n, vitin 1933 af,r fshatit Carrabreg vret kriminelin Sheh Mehaniqin-Boshjakun, kjo vrasje i dha nj,forc,t, madhe rezistences,s shqiptare.

    Takimi Me Haki Tahen
    Ajo sa i duhej buka e gojes,po aq i duhej edhe dituria popullit shqiptar.
    Kete e kishte kuptuar shume heret Ali Haxhia.Per te edukuar breza te ardhshem perveq shkolles qe ishte ne fshatin Irzniq hapi paralel ne fshatrat Rostovice dhe Lumbardh me 1936 edhe ne Ratish qe mesonin mbi 500 nxenes.
    Ne vitin 1936-7 ai vuri kontakt me mesuesin Haki Taha per te mesuar ne gjuhen shqipe nxenesit qe ate kohe dihet se mesimi zhvillohej ne gjuhen serbokroate.Ali Haxhia kishte krijuar miqesi me shume familje te fuqishme qe e perkrahnin si familja Kryeziu nga Gjakova,ajo Bajraktari nga Juniku,nga Bajraktar i Llaushes se Drenices,nga Aga i Rashkocit,nga Bajraktar i Vranocite etj.Per te larguar familjen e Ilia Popoviqit me 1936 Ali Haxhia bleu shtepine e tyre dhe ne ate shtepi vendosi komunen,te cilen shtepi e kishin ndertuar ne vitin 1928 per kolon serbo-malazeze.

    Me gjersisht Linku 1 dhe 2
    http://img607.imageshack.us/img607/2293/skanna0056.jpg




    Linku 2

    http://img293.imageshack.us/img293/5631/skanna0057.jpg
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 16-11-2010 mė 09:21

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2011
    Postime
    1

    Pėr: Kryezinjtė..

    po beja kerkime dhe nderkohe lexova pothuajse te gjitha shkrimet e te gjith juve flm shum per gjith keto informata
    un jam nga fisi Kryezi ne jetojme ne kosove gjegjesisht ne Ferizaj kam disa te dhana qe ne kemi ardhun nga malesia e Lumes ne kosove para afro 500 viteve
    e ne lidhje me kete desha tu bej nje pyetje a jeni ne dijeni qe kolesjan - Lume te kete qene i banuar nga kryezinjte

    e di qe eshte bere kohe pa pasur postime dhe shpresoj qe se paku tmarr ndonje pergjigje

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Kryezinjtė..

    a kane lidhje krye zinjte e pukes me qafe zinjte e ersekes?

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Vlerėsimi pėr Luftėn Nacional Ēlirimtare Shqiptare
    Nga Kryeplaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 05-11-2007, 20:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •