Në vendin e parë renditet Gunther IV. Ai është një pastor gjerman, qe vleresohet si qeni miliarder, me 130 milione euro
Milano- Të pasur, të lumtur dhe thuajse të gjithë me katër këmbë. Janë kafshët që kanë trashëguar nga padronët e tyre shuma të mëdha parash dhe që tani janë mes luksit. Sajti Times i Londrës ka prezantuar dhjetë kafshët më të pasura të botës.
Bëhet fjalë për rraca të ndryshme qensh, por nuk mungojnë macet, një breshkë dhe një shimpaze.
Në vendin e parë renditet Gunther IV. Ai është një pastor gjerman, pasardhës i Gunther III që në vitin 1991 pas vdekjes së padrones konteshës Karlotta Liebenstein, trashëgoi një pasuri prej 139 milionë markash. Tutorët e tij i kanë investuar mirë paratë e pastorit german: blenë një nga shtëpitë e Madonës në Miami dhe sot pasuria ka arritur në shumën e 130 milion eurosh. Jeta e tij mes luksit dhe kënaqësive është treguar edhe në websitin dedikuar kafshës fatlume.
Në vendin e dytë është një tjetër qen: Toby Rimes. Kjo kafshë e vogël renditet larg nga pasuria e të parit, por edhe tutorët e tij kanë qenë investitorë të mirë, duke parë që sot pasuria e tij vlerësohet rreth 65 milion euro.
Më poshtë renditet një shimpaze, e quajtur Kalu. Para se të bëhej kafsha e tretë më e pasur në botë, kjo shimpaze kishte pasur një jetë të trishtë. U gjet e lidhur në një pemë në Zaire nga Patricia O'Neill, vajza e konteshës së Kenmores, e cila e adoptoi menjëherë. Patricia ka deklaruar se një nga shqetësimet e mëdha të saj, ishte fakti se kush do të kujdesej për të pasi ajo të mos ishte më në jetë. Mesa duket Kalu vazhdon të bëjë një jetë të mirë, sot pasuria e saj arrin në 60 milion euro.
Kafshët e tjera në klasifikimim nuk kanë trashëguar të gjithë pasuri, por shumë trajtohen me kujdes të veçantë dhe rriten mirë.
Në vend të katërt gjendet qeni Frankie dhe macja Ani e Pepe le Pew. Secili prej tyre ka në dispozicion nga një pjesë vile në San Diego në Kaliforni, vlerësuar me më shumë se 15 milion euro. Për të jetuar, ish padronët i kanë lënë edhe rreth 10 milonë euro.
Lista ndiqet nga qeni Flossie, që ka fatin të rrijë në një shtëpi 4,5 milion euro në zonën e pasur të Beverly Hills. Sipas Times, Flossie e ka merituar gjithë këtë pasuri: në vitin 2002 ka shpëtuar të zonjën dhe bashkëshortin e saj Tom Green, duke i zgjuar në kohën që shtëpia ishte përfshirë nga flakët.
Pozicioni i radhës i takon qenit Trouble, të cilit vitin e shkuar i është lënë një pasuri prej 12 milion dollarësh nga Leona Helmsley, manjatja e hoteleve njujorkeze.
Pas tij vjen macoku Tinker, me një pasuri prej 650 mijë euro dhe më tej Tina e Kate, me të njëjtën vlerë pasurie.
Në vendin e nëntë renditen kafshët shtëpiake të Christina Foyle, vdekur në vitin 1999, e fundit pronare e librarisë Foley në Londër.
Listën e mbyll kafsha e nënës mbretëreshë të Anglisë, pasuri që sot vlerësohet në 10 mijë euro.
Qeni Gunther, kafsha me e pasur
Krijoni Kontakt