Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560

    Times prezanton dhjetë kafshët më të pasura në botë

    Në vendin e parë renditet Gunther IV. Ai është një pastor gjerman, qe vleresohet si qeni miliarder, me 130 milione euro

    Milano- Të pasur, të lumtur dhe thuajse të gjithë me katër këmbë. Janë kafshët që kanë trashëguar nga padronët e tyre shuma të mëdha parash dhe që tani janë mes luksit. Sajti Times i Londrës ka prezantuar dhjetë kafshët më të pasura të botës.

    Bëhet fjalë për rraca të ndryshme qensh, por nuk mungojnë macet, një breshkë dhe një shimpaze.

    Në vendin e parë renditet Gunther IV. Ai është një pastor gjerman, pasardhës i Gunther III që në vitin 1991 pas vdekjes së padrones konteshës Karlotta Liebenstein, trashëgoi një pasuri prej 139 milionë markash. Tutorët e tij i kanë investuar mirë paratë e pastorit german: blenë një nga shtëpitë e Madonës në Miami dhe sot pasuria ka arritur në shumën e 130 milion eurosh. Jeta e tij mes luksit dhe kënaqësive është treguar edhe në websitin dedikuar kafshës fatlume.

    Në vendin e dytë është një tjetër qen: Toby Rimes. Kjo kafshë e vogël renditet larg nga pasuria e të parit, por edhe tutorët e tij kanë qenë investitorë të mirë, duke parë që sot pasuria e tij vlerësohet rreth 65 milion euro.

    Më poshtë renditet një shimpaze, e quajtur Kalu. Para se të bëhej kafsha e tretë më e pasur në botë, kjo shimpaze kishte pasur një jetë të trishtë. U gjet e lidhur në një pemë në Zaire nga Patricia O'Neill, vajza e konteshës së Kenmores, e cila e adoptoi menjëherë. Patricia ka deklaruar se një nga shqetësimet e mëdha të saj, ishte fakti se kush do të kujdesej për të pasi ajo të mos ishte më në jetë. Mesa duket Kalu vazhdon të bëjë një jetë të mirë, sot pasuria e saj arrin në 60 milion euro.

    Kafshët e tjera në klasifikimim nuk kanë trashëguar të gjithë pasuri, por shumë trajtohen me kujdes të veçantë dhe rriten mirë.

    Në vend të katërt gjendet qeni Frankie dhe macja Ani e Pepe le Pew. Secili prej tyre ka në dispozicion nga një pjesë vile në San Diego në Kaliforni, vlerësuar me më shumë se 15 milion euro. Për të jetuar, ish padronët i kanë lënë edhe rreth 10 milonë euro.

    Lista ndiqet nga qeni Flossie, që ka fatin të rrijë në një shtëpi 4,5 milion euro në zonën e pasur të Beverly Hills. Sipas Times, Flossie e ka merituar gjithë këtë pasuri: në vitin 2002 ka shpëtuar të zonjën dhe bashkëshortin e saj Tom Green, duke i zgjuar në kohën që shtëpia ishte përfshirë nga flakët.

    Pozicioni i radhës i takon qenit Trouble, të cilit vitin e shkuar i është lënë një pasuri prej 12 milion dollarësh nga Leona Helmsley, manjatja e hoteleve njujorkeze.

    Pas tij vjen macoku Tinker, me një pasuri prej 650 mijë euro dhe më tej Tina e Kate, me të njëjtën vlerë pasurie.

    Në vendin e nëntë renditen kafshët shtëpiake të Christina Foyle, vdekur në vitin 1999, e fundit pronare e librarisë Foley në Londër.

    Listën e mbyll kafsha e nënës mbretëreshë të Anglisë, pasuri që sot vlerësohet në 10 mijë euro.

    Qeni Gunther, kafsha me e pasur
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  2. #2
    Vetem kur lexon lajme te tilla e kupton se ne cfare trishtimi eshte zhytur bota dhe se ne cfare paradoksesh eshte shtrire ajo. Ka me miliona femije qe vdesin per buken e gojes, me miliona njerez skane ilace e mjekim dhe presin te mbyllin jeten e tyre nga casti ne cast, ndersa keta bastarde qe fati ju ka dhene gje e mall, me shume ju dridhet trupi per nje kafshe sesa per nje njeri. I dua kafshet po se ca dreqin do beje nje qen me 130 milion euro ate vetem perversat qe i bejne dhe ata qe i mbajne ison mund ta kuptojne. Hajde pastaj mos thuaj qe s'na ka ardhur fundi si shoqeri njerezore

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-04-2003
    Vendndodhja
    Ne Kete Univers
    Postime
    147
    Ka dhe njerez kafshe me fytyre Njeriu darius
    Nje Bote e Semure,do te shkonte per shtat simfonia e 9 e Bethovenit.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    A do te donte ndonjeri ketu te ishte kafshe dhe te kishte ate pasuri...?

  5. #5
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Keta lloj njerezish me keto qe bejne vuajne nga karrepsja totale

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  6. #6
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Vetem kur lexon lajme te tilla e kupton se ne cfare trishtimi eshte zhytur bota dhe se ne cfare paradoksesh eshte shtrire ajo. Ka me miliona femije qe vdesin per buken e gojes, me miliona njerez skane ilace e mjekim dhe presin te mbyllin jeten e tyre nga casti ne cast, ndersa keta bastarde qe fati ju ka dhene gje e mall, me shume ju dridhet trupi per nje kafshe sesa per nje njeri. I dua kafshet po se ca dreqin do beje nje qen me 130 milion euro ate vetem perversat qe i bejne dhe ata qe i mbajne ison mund ta kuptojne. Hajde pastaj mos thuaj qe s'na ka ardhur fundi si shoqeri njerezore
    Jam plotesisht dakort me Darius por me duket se nuk eshte momenti te flitet sot per kete teme , pikerisht sot ne diten boterore te femijeve.

Tema të Ngjashme

  1. Mirë se të urdhëroni në sofrën e Dibrës së madhe e të vogël
    Nga biligoa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 129
    Postimi i Fundit: 17-05-2010, 17:53
  2. Kush janë Dibranët ?
    Nga biligoa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:37
  3. Raporti Zyrtar, Ja masakrat serbe të 1913 në Dibër
    Nga Apollyon në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 09:44
  4. Butrinti, mes dhjetë mrekullive që s’duhet humbur
    Nga Xhuxhumaku në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-07-2005, 02:58
  5. " Dhjete virgjereshat".
    Nga deshmuesi në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 13-02-2003, 02:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •