Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 54
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe komuniteteve fetare në Shqipëri.

    Gilmana Bushati

    Marrëveshjet me komunitetet fetare, të cilat do të rregullojnë marrëdhëniet mes shtetit dhe tre besimeve fetare, mysliman, ortodoks dhe bektashinj, që u miratuan dje në parim në mbledhjen e radhës së qeverisë, përplasin dy dikastere. Ministria e Kulturës, e cila i ka përgatitur këto marrëveshje në bashkëpunim me komunitetet fetare përkatëse, debaton në distancë me Ministrinë e Drejtësisë, për çështjen e pronave të komuniteteve. Ndërsa Pango kërkon që kthimi dhe kompensimi i pronave të komuniteteve fetare të shihet me “përparësi”, Alibeaj nga ana e tij, kërkon që edhe komunitetet fetare t’i nënshtrohen ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronave”, njësoj si qytetarët e tjerë. Por, përgjigja e Pangos ndaj kësaj vërejtjeje të Alibeajt, duhet thënë, një nga të shumtat, është e qartë, “nuk është reflektuar gjithashtu edhe pika 2 e nenit 22 të marrëveshjeve të lidhura me trajtimin me përparësi të kërkesave të pronësisë, të paraqitura nga komunitetet fetare.

    Kjo u arsyetua nga grupi i punës së hartimit të këtyre marrëveshjeve, se është qëndrim politik, i cili duhet të diskutohet nga Këshilli i Ministrave”. Ndërsa në dokumentin e marrëveshjes nuk bëhet e qartë se kush është ky grup pune dhe cili është ai institucion që merr “një qëndrim politik”, grupi i punës që është marrë me hartimin e marrëveshjeve, që në të gjitha rastet është në nivel teknik, Ministria e Kulturës apo Këshilli i Ministrave? Duke u bazuar pikërisht në të drejtën kushtetuese për të gëzuar pronën, Alibeaj thekson në dokumentin e tij shoqërues se, “për sa i takon trajtimit me përparësi të kërkesave të depozituara pranë Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, nuk parashtrohen arsyet se përse duhet bërë një trajtim i tillë diskriminues përkundrejt të gjitha subjekteve të tjera të ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronave”. Ndërsa për komunitetin ortodoks, Alibeaj shprehet se, “jemi të mendimit që të gjitha objektet për të cilat

    Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka pretendime pronësie mbi to, të trajtohen sipas legjislacionit në fuqi për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve”. Marrëveshja me komunitetin mysliman thekson se “Komuniteti Mysliman i Shqipërisë rinjihet sipas kësaj marrëveshjeje, si trashëgimtar i pronave përkatëse të tij”. Edhe këtë pikë e kundërshton Alibeaj, pasi shprehet se, “nuk sqarohet përse shteti duhet të njohë si trashëgimtarë të vetëm Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, dhe jo një tjetër person juridik që praktikon të njëjtën fe”.
    Lumi ka ujin e paster ne burim

    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947

    Qeveria: Kthim dhe kompensim pronash komuniteteve fetare

    Në mbledhjen e djeshme te qeverise,ministri i Turizmit dhe Kultures Ylli Pango,ka paraqitur per miratim tre marreveshje mes Shqiperise dhe Kryegjyshates Boterore Bektashiane,Kishes Ortodokse Autoqefale dhe Komunitetit Mysliman lidhur me marredheniet dhe bashkepunimin e shtetit meketo tre komunitete.Gazetabotonndryshimet,ne tre marreveshjet,persa i perketnenit 9per afatindhe territorin e veprimtarise se ketyre komuniteteve dhe neni 22 per te drejten e prones.

    Kthimi i pronave

    Kisha Ortodokse Autoqefale do te jete e vetmjaqe do te fitoje kthim 100% te pronave te saj.Shteti do te kthejete gjitha pronat,pasurite,objektet dhe sendet ekultit.arkivat etj.,te konfiskuaranga regjimi komunist dhe do te asistoje ne riregjistrimin e tyre ne Zyrat e regjistrimit te pasurive,thuhet ne nenin 22te marreveshjes mesqeverise Shqiptare dhe kishes ortodokse.nderkohe qe po ne te njejti nen te marreveshjes me Komunitetin Mysliman thuhet se¨ne perputhje me legjislacionin ne fuqi shteti trajton me perparesi kerkesat e komunitetit Musliman te Shqiperise per kthimin dhe kompesimin e pronave te veta¨.Si ne marreveshjen me komunitetin Mysliman dhe ne ate me Kryegjyshate Bektashiane veç termit ¨kthim te pronave¨eshte dhe termi¨kompesim¨.me konkretishtsipas marreveshjes me Kishen ortodokse,kjo kishe do marre te gjitha pronat ku kane qene te ndertuara kisha ose pronat,te cilat jane ne pronesi te saj,nderkohe kryegjyshata bektashiane dhe komuniteti musliman do te kompesohet per ato prona qe sdo ti marrin. Nje gje e tille do te funksionoje edhe per sheshin para kuvendit,e cila eshte prone e komunitetit mysliman,por qe kykomunitet nuk mund ta marreper shkak te vendosjes ne ate toke te godines se kuvendit

    Kreret e komuniteteve

    Ne nenin 9,te tria marreveshjet percaktohen afatet dhe territori i veprimtarise se ketyre komuniteteve fetare.Ne paragrafin e dyte te ketije dokumenti te propozuar nga ministri Pango per kryegjyshaten boterore sanksionohet se ky komunitet pranon qe,sherbesat fetare ti kete ne shqip.Madje jo vetem kaq,por edhe kreun e komunitetit ta kete me kombesi shqiptare dhe moral atdhedashes.¨Kryegjyshata Boterore Bektashianepranon detyrimin e rregulluar me statusin e saje dhe rregulloren e brendeshme qe,brenda territorit te Republikes se Shqiperise,sherbesat fetare te kryhen ne gjuhen shqipe si dhe titullaret e zgjedhur per drejtimin e bashkesise brenda territorit te Republikes se Shqiperise te jene me kombesi shqiptaredhe me moral atdhedashes¨thuhet ne marreveshjenme bektashianet.

    Nderkohe ky paragraf mungon si ne marreveshjen me Kishen Ortodokse ashtu dhe ne ate me komunitetin Mysliman.I vetmi paragraf i ketije nenine marreveshjen me kishen ortodokse eshte¨Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiperise dhe personat te krijuar prej saj,mund ta ushtrojneveprimtarine e tyre me afat te pakufizuar,ne nje pjese ose ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise,sipas perzgjedhjes se vete Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise¨. Ne kete menyre marreveshja nuk e kushtezon kishen ortodokse qe te ndryshoje kreun e kesaj bashkesie. Prej vitesh kryepeshkopi Janullatos ka bere kerkese prane presidences per marrjen e shtetesise shqiptare,kerkese e cila ende nuk ka marre pergjigje.

    ADI SHKEMBI

    Gazeta Panorama.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-04-2008 më 05:12
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Ndryshimet ne marreveshje

    Neni 9 Afati dhe territori i veprimtarise per Kishen Ortodokse

    Kisha Ortodokse autoqefale e Shqiperise dhe personat juridike te krijuar prej saje,mund ta ushtrojne veprimtarine e tyre me afat te pakufizuar.ne nje pjese apo ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise, sipas perzgjedhjes se vete Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise.

    Kryegjyshata Boterore Bektashiane dhe personat juridike te krijuar prej saj,mund ta ushtrojne veprimtarine e tyre me afat te pakufizuar,ne nje pjese apo ne te gjithe territorin,si dhe per ushtrimin e lirise se besimit te shqipetareve qe jetojne jashte kufijve te Republikes se Shqiperise,sipas perzgjedhjes se vete Bashkesise.
    Kryegjyshata Boterore Bektashiane pranon detyrimin e rregulluar me Statusin e saj dhe rregulloren e brendshme që,brenda territorit te Republikes se Shqiperise sherbesat fetare te kryhen ne gjuhen shqipe,si dhe titullaret e zgjedhur per drejtimin e bashkesise brenda territorit te Republikes se Shqiperise te jene me kombesi shqiptare dhe me moral atdhedashes.

    Per Komunitetin Mysliman

    Personat juridike te Komunitetit Mysliman te Shqiperise mund ta ushtrojne vepri mtarine e tyre me afat te pakufizuar,ne nje pjese ose ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise ,sipas perzgjedhjes se vete Komunitetit.

    Neni 22 E drejta e prones

    Per Kishen Ortodokse
    1.Shteti i njeh Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise te drejten e prones mbi sende te luajteshme dhe te paluajteshme.
    2.Shteti do ti ktheje pronat Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise,me perparesi objektet e kultit tashme te njohura nga te gjithe,te cilat kane qene per shekuj qendra shpirterore dhe kulturore te komunitetit ortodoks dhe perbejne historine e ketij komuniteti,si objektet e kultit dhe manastiret e shenjte,se per shkak te karakterit te veçante kishtar te siperpermendura,jane te pakompensueshme.
    3.Shteti do te ktheje te gjitha pronat,pasurite,objektet dhe sendet e kultit,arkivat etj.,te konfiskuaranga regjimi komunist dhe do te asistoje ne riregjistrimin e tyre ne zyrat e Regjistrit te Pasurive.

    Kryegjyshata Bektashiane
    1.Shteti i njef Kryegjyshates Boterore Bektashiane te drejten e prones mbi sende te luajteshme dhe te paluajteshme.
    2.Shteti trajton me perparesi kerkesat e Kryegjyshates Boterore Bektashiane per kthimin dhe kompesimin e pronave te veta,si dhe per kryerjen e legalizimeve dhe dhenien e lejeve te shfrytetzimit nese eshte rasti,ne perputhje me legjislacionin ne fuqi.
    3.Shteti shqiptar merr ne mbrojtje pasurine e Kryegjyshate Boterore Bektashiane.

    Per Komunitetin Mysliman
    1.Shteti i njeh Komunitetit Mysliman te Shqiperise te drejten e prones mbi sendet te luajteshme dhe te paluajteshme,me te gjithe elementet perberes te saj.Komuniteti Mysliman i Shqiperise rinjihet pas kesaj marreveshje si trashegimtar i pronave perkatese te tij.
    2.ne perputhje me legjislacioninne fuqi shteti trajton me perparesi kerkesat e Komunitetit Mysliman te Shqiperise per kthimin dhe kompesimin e pronave te veta

    Pronat e komuniteteve, Alibea kunder Pangos
    Ministri i Drejtesise,Enkelejd Alibeaj ka rreshtuar nje sere verejtjesh per tre projektmarreveshjet qe ka derguar ministri i Turizmit dhe Kultures ,Ylli Pango,per mendime ne ministrite e linjes.Verejtjet me te medha te Alibeajt jane pikerisht neni 22 te projektmarreveshjeve,qe ka te beje me pronat e komuniteteve fetare.Sipas Alibeajt ¨per sa i takon nenit 23(ne marreveshje neni22),shprehim rezerven tone lidhur me njohjen nga shteti te Komunitetit Mysliman te Shqiperise si trashegimtar ligjor te pronave perkatese ne kushte qe situata per sa i takon kesaj çeshtje eshte shume e paqarte.Nuk sqarohet as ne relacionin shoqerues,per çfare dhe pronat ekujt behet fjale,perse shteti duhet te njohe si trashegimtar te vetem komunitetin myslyman te Shqiperise dhe jo nje person juridik,që praktikon te njejte fe¨,thuhet ne pergjigjen e kthyher nga ministri Alibeaj.sipas tije nese behet fjale per pasuri,pronesia e te cilave eshte e provueshme ne baze te dokumentacionit qe ky person juridik disponon,nuk ka asnje pengese juridike per Komunitetin qe ti mos i njihet dhe kthehet,ose sipas rastit ti kompesohet prona.Gjithashtu Alibeaj kundershton ne marreveshje edhe piken ku thuhet se,kthimi dhe kompesimi i pronave te Komunitetit Mysliman duhet bere me perparesi.¨Per sa i takon trajtimit me perparesi te kerkesavete depozituara prane Komunitetit te Kthimit dhe Kompesimit te Pronave,nuk parashtrohen arsyet,se perse duhet bere nje trajtim i tille diskriminues perkundrejt te gjitha subjekteve te tjera te ligjit te vitit 2004¨thuhet me teje ne pergjigjen e Alibeajt.Njekohesisht ministri kerkon qe ne marreveshjen me kishen Ortodokse,te gjitha objektet ku kisha pretendon pronesine,pretendimet e saj te trajtohen sipas ligjit¨Per kthimin dhe kompesimin e pronave¨.

    Pango-Pronat e komuniteteve, qendrim politik
    Ne relacionin qe shoqerontre marrreveshjet mes Shqiperise dhe ketyre komuniteteve fetare,thuhet se trajtimi i kthimit dhe kompesimit te tyre me perparesi eshte qendrim politik.¨Nga Ministria e Drejtesise nuk eshte reflektuar gjithashtu edhe pika 2 e nenit 22 te marreveshjes,lidhur me trajtimin me perparesi te kerkesave te pronesise te paraqitura nga komunitetet fetare.Kjo u arsyetua nga grupi i punes se hartimit te ketyre marreveshjeve,se eshte nje qendrim politik,i cili duhet te diskutohet nga Keshilli i Ministrave¨,thuhet ne relacionin e ministrit Pango.

    ANDI SHKEMBI
    GAZETA PANORAMA
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-04-2008 më 05:14
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  4. #4

    Marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe komuniteteve fetare në Shqipëri.

    Kryeministri Berisha merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe komuniteteve fetare në Shqipëri

    Kryeministri Berisha mori pjesë sot në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe komuniteteve fetare në Shqipëri.

    Në këtë ceremoni ishin të pranishëm drejtuesit e komuniteteve fetare në Shqipëri, Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça. Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturia e tij Anastas Janullatos, Kryegjyshi i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, Baba Dede Reshat Bardhi dhe Arqipeshkvi i Durrësit dhe Tiranës, Imzot Rrok Mirdita. Në ceremoni morën pjesë edhe Ministri i Turizmit Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango dhe Kryetari i Komitetit të Kulteve, Rasim Hasanaj.

    Kryeministri vlerësoi se kjo marrëveshje që firmoset sot mes qeverisë shqiptare dhe autoriteteve më të larta fetare në vend shënon një kapitull të ri në marrëdhëniet midis shtetit shqiptar dhe besimeve fetare në Shqipëri.

    Nuk ka patur dhe nuk ka njollë më të zezë në tërë historinë tonë kombëtare se sa barbaria ateiste e imponuar”, u shpreh Kryeministri duke iu referuar ndalimit të besimit fetar gjatë regjimit diktatorial.
    Kryeministri Berisha vlerësoi personalitetet fetare, të cilat me shpejtësi rivendosën traditën dhe gjënë më të çmuar që ka kombi shqiptar, tolerancën, harmoninë dhe bashkëpunimin fetar.

    Në një kohë kur dallimet fetare kulturore ndjellin përplasje, vijoi Kryeministri, shqiptarët janë modeli se si ato ndjellin bashkëpunim, mirëkuptim dhe harmoni.
    Marrëveshja e nënshkruar krijon lehtësira fiskale duke përjashtuar komunitetet fetare nga taksat dhe mundëson përshpejtimin e punës për rikthimin dhe kompensimin e pronave të tyre.

    Gjithashtu marrëveshja parashikon hartimin e një ligji specifik për financimin e bashkësive fetare nga shteti duke u bazuar në përvojën europiane për mbështetjen e veprimtarive të bashkësive fetare.
    Kryetari i Komitetit të Kulteve, Rasim Hasanaj duke falenderuar qeverinë për mbështetjen e vazhdueshme që u ka dhënë komuniteteve fetare në vend, ndëra theksoi se në projektligjin për fenë që do të përgatitet do të gjejnë pasqyrim edhe problemet që do të kenë bashkësitë dhe grupet e tjera fetare.

    Z. Hasanaj tha se vetëm gjatë këtij viti qeveria ka akorduar 2 milionë dollarë për resturimin e objekteve të kultit pa llogaritur investimet për infrastrukturën rrugore që çon në objektet e kultit dhe sidomos në vendet e pelegrinazhit.
    Përfaqësuesit e komuniteteve fetare shprehën falenderimet e tyre ndaj qeverisë për ndihmën që u ka dhënë atyre gjatë gjithë kësaj kohe.

    Në fjalën e tij Kryeministri Berisha u shpreh:

    Marrëveshja që ne sot firmosim me autoritetet më të larta fetare të vendit shënon një kapitull të ri në marrëdhëniet midis shtetit shqiptar dhe besimeve fetare në Shqipëri. Por nuk mund të mos theksoj se kjo marrëveshje në vetvete mbart detyrimin madhor të këtij shteti për t`u paraqitur një ndjesë të thellë, një falje të gjithë atyre klerikëve shqiptarë, besimtarëve shqiptarë që për besimin tek Zoti, tek e vërteta u flijuan, u sakrifikuan, por qëndruan të pamposhtuar, pasuruan altarin e martirëve të këtij kombi, me vlera që ndrisin dhe do ndrisin përjetë. Është me vend për të paraqitur një ndjesë ndaj të gjithë besimtarëve shqiptarë që një regjim, që një shtet me një akt të paprecedent në këtë shkallë në histori, jo të kombit, por të Europës i privoi ata nga mundësia e shërbimit të fundit, i privoi ata nga mundësia e ndarjes nga familja dhe shoqëria me shërbimet që meritonin.

    Është një rast për të kërkuar ndjesë për shkatërrimin dhe barbarinë që iu bë kryeveprave të trashëgimnisë fetare dhe kulturore të kombit që qëndronin realisht si margaritarë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan dhe më gjerë me vlerat, lashtësinë, dëshminë, arkivin dhe gjithcka tjetër. Në të gjitha të drejtat që ka një njeri dhe që meriton t`i gëzojë, njëra është e drejta e të gjitha të drejtave, njëra është më privatja,më e pafajshmja, më themelorja, e drejta e besimit.

    Pra me këtë marrëveshje ne mbyllim një kapitull më të hidhurin, më të nxirin në historinë e këtij kombi. Nuk ka patur dhe nuk ka njollë më të zezë në tërë historinë tonë kombëtare se sa barbaria ateiste e imponuar. Marrëveshja hap një kapitull të ri dhe këtu një meritë të madhe kanë këta burra të shquar, kanë bashkëpunëtorët e tyre, kanë dhe personalitete të mëdha shpirtërore që sot nuk janë dhe ne i nderojmë ato sot, si Haxhi Hafiz Sabri Koçi, imzot Fran Ilia e shumë të tjerë, të cilët në mundësinë e parë të krijuar iu përkushtuan rindërtimit të infrastrukturës shpirtërore të kombit me një vetëmohim, me një përkushtim të jashtëzakonshëm duke kaluar me qindra dhe mijëra vështirësi, ia dolën t`i rikthejnë kombit gurrat e mëdha të ushqimit shpirtëror të tij. Dhe jo vetëm kaq, por të rivendosin me shpejtësi traditën, gjënë më të çmuar që ka kombi shqiptar, tolerancën fetare, harmoninë dhe bashkëpunimin fetar, në një kohë kur dallimet fetare kulturore ndjellin përplasje, shqiptarët janë modeli se si ato ndjellin bashkëpunim , mirëkuptim dhe harmoni. Ndaj marrëveshja është një dokument historik dhe dua t`ju garantoj ju udhëheqësve më të lartë të besimeve të mëdha të kombit se do të bëjë çdo përpjekje për zbatimin e saj, për jetësimin e saj në interesin më të mirë të vendit dhe kombit.

    Qeveria ka bërë përpjekje për restaurimin e institucioneve të kultit. Më të mëdha do të jenë ato. Ne do të restaurojmë, ne do t`ia rikthejmë kombit vlerat që u rrënuan. Isha në Berat dhe kam porositur që të rindërtohen të gjitha kishat e Mangalenit, xhamitë dhe teqetë. Ne do t`i rikthejmë vendit të gjitha vlerat e rrënuara, do t`i rindërtojmë ato, sot kemi 2 milionë, më shumë do të kemi nesër dhe më shumë do të vendosim. Me një projekt të infrastrukturës së bregut orientimi kryesor është rindërtimi i institucioneve të kultit.

    Ka një moment shumë pozitiv në këtë marrëveshje. Marrëveshja detyron qeverinë të bëjë ligjin e financimit të besimeve fetare. Nuk përbën kjo cënim të sekularizmit, përkundrazi i jep fund një përjashtimi të pamerituar, sepse po të jetë çështja në rrafshin fiskal, aksionerë në këtë vend janë të gjithë qytetarët, të gjithë ata që paguajnë taksa. Pra me këtë ligj i jepet fund një përjashtimi të pamerituar dhe unë zotohem dhe do të kërkoj nga Kryetari i Komitetit të Kulteve, z. Hasanaj të krijojë grupin për të hartuar ligjin në mënyrë që komunitetet fetare të kenë të gjitha mundësitë e ushtrimit normal të veprimtarisë së tyre.

    Dua ta mbyll këtë fjalë me bindjen më të thellë se kjo marrëveshje dhe jetësimi i saj fisnikëron, lartëson shumë shoqërinë dhe vendin tonë. Ndaj dhe më mbetet edhe njëherë të zotohem para jush dhe të gjithë besimtarëve shqiptarë se qeveria ime do të punojë me përkushtimin më të madh për jetësimin e saj. E konsideroj këtë një moment historik në përputhje me Kushtetutën, por kjo marrëveshje do të jetë kushtetuta e besimeve fetare.

    24/10/2008

    Faqja zyrtare e Kryeministrise

  5. #5
    Mitro Maska e titi-a
    Anëtarësuar
    22-02-2008
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    287

    Smile Sali Berisha kërkon ndjesë në emër te shtetit shqiptar për krimet ndaj fesë

    Kryeministri Berisha merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe komuniteteve fetare në Shqipëri

    Kryeministri Berisha mori pjesë sot në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe komuniteteve fetare në Shqipëri.

    Në këtë ceremoni ishin të pranishëm drejtuesit e komuniteteve fetare në Shqipëri, Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Haxhi Ing. Selim Muça. Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturia e tij Anastas Janullatos, Kryegjyshi i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, Baba Dede Reshat Bardhi dhe Arqipeshkvi i Durrësit dhe Tiranës, Imzot Rrok Mirdita. Në ceremoni morën pjesë edhe Ministri i Turizmit Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango dhe Kryetari i Komitetit të Kulteve, Rasim Hasanaj.

    Kryeministri vlerësoi se kjo marrëveshje që firmoset sot mes qeverisë shqiptare dhe autoriteteve më të larta fetare në vend shënon një kapitull të ri në marrëdhëniet midis shtetit shqiptar dhe besimeve fetare në Shqipëri.

    “Nuk ka patur dhe nuk ka njollë më të zezë në tërë historinë tonë kombëtare se sa barbaria ateiste e imponuar”, u shpreh Kryeministri duke iu referuar ndalimit të besimit fetar gjatë regjimit diktatorial.

    Kryeministria
    24/10/2008
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-10-2008 më 18:11
    Forcojeni ju Islamin në zemrat tuaja që Allahu ta forcoj atë në tokë

  6. #6
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Citim Postuar më parë nga titi-a Lexo Postimin
    Të pranishëm në këtë ceremoni ishin autoritete të larta të komuniteteve fetare mysliman, bektashian dhe Kishës Ortodokse Autoqefale, kryeministri Berisha dhe ministri Pango, i cili ishte dhe perfaqësuesi i qeverisë që nënshkroi marrëveshjen.
    E pashe tek lajmet ne darke kete informacion pur nuk e kuptova pse mungonte Imzot Rrok Mirdita i katolikve?

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Komplimente per kryeministrin, nje vendim per tu pershendetur.
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  8. #8
    Mitro Maska e titi-a
    Anëtarësuar
    22-02-2008
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    287
    Citim Postuar më parë nga white-knight Lexo Postimin
    E pashe tek lajmet ne darke kete informacion pur nuk e kuptova pse mungonte Imzot Rrok Mirdita i katolikve?
    per kete nuk e di,pore megjitheate eshte nje shenje e mire,ky eshte mendimi im
    Forcojeni ju Islamin në zemrat tuaja që Allahu ta forcoj atë në tokë

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Ka Vetem DINAMO
    Anëtarësuar
    18-07-2008
    Vendndodhja
    Stadiumi "DINAMO"
    Postime
    447
    Nuk mungonte, ne lajme tv, u transmetua edhe fjalimi i tij.
    DINAMO KAMPIONE

  10. #10
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Nese ka pas krime ndaj fese , ateher duhet ber kompensim.
    Me par ka pas mbi 1600 xhami , tani kan ngel 600 e ca , pra duhet tju kthehen tokat bashkesive fetare , dhe te rindertohen objektet fetare.

  11. #11
    Citim Postuar më parë nga Drini_i_Zi Lexo Postimin
    Nese ka pas krime ndaj fese , ateher duhet ber kompensim.
    Me par ka pas mbi 1600 xhami , tani kan ngel 600 e ca , pra duhet tju kthehen tokat bashkesive fetare , dhe te rindertohen objektet fetare.
    Si e ke hallin ti?! S'te mjafton ndertimi masiv i xhamive ne Kosove?! I do dhe ne Shqiperi?! Ne 36 Gusht do ta realizojme deshiren tende.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  12. #12
    Mitro Maska e titi-a
    Anëtarësuar
    22-02-2008
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    287
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Si e ke hallin ti?! S'te mjafton ndertimi masiv i xhamive ne Kosove?! I do dhe ne Shqiperi?! Ne 36 Gusht do ta realizojme deshiren tende.
    Mendoj se nese eshte nevoja le te ndertohen.
    A sa i perkete pronave gjithsesi ato duhet te ju kthen pronareve te tyre...ky eshte mendimi im

    gjith te mirat......
    Forcojeni ju Islamin në zemrat tuaja që Allahu ta forcoj atë në tokë

  13. #13
    Citim Postuar më parë nga white-knight Lexo Postimin
    E pashe tek lajmet ne darke kete informacion pur nuk e kuptova pse mungonte Imzot Rrok Mirdita i katolikve?
    Kryeministri Berisha merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe komuniteteve fetare në Shqipëri

    Kryeministri Berisha mori pjesë sot në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe komuniteteve fetare në Shqipëri.

    Në këtë ceremoni ishin të pranishëm drejtuesit e komuniteteve fetare në Shqipëri, Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Haxhi Ing. Selim Muça. Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturia e tij Anastas Janullatos, Kryegjyshi i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, Baba Dede Reshat Bardhi dhe Arqipeshkvi i Durrësit dhe Tiranës, Imzot Rrok Mirdita. Në ceremoni morën pjesë edhe Ministri i Turizmit Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango dhe Kryetari i Komitetit të Kulteve, Rasim Hasanaj.

    Marre me shkurtime nga faqja zyrtare e Kryeministrise

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Sali Berisha kërkon ndjesë për krimet ndaj fesë
    berisha ha m... kot se ska qysh te mbaj pushtetin.
    Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.

  15. #15
    Citim Postuar më parë nga titi-a Lexo Postimin
    Mendoj se nese eshte nevoja le te ndertohen.
    A sa i perkete pronave gjithsesi ato duhet te ju kthen pronareve te tyre...ky eshte mendimi im

    gjith te mirat......
    Mitrovica, pronat le tu kthehen pronareve. Nuk e di per ca ka nevoje Kosova, por Shqiperia ka nevoje per universitete serioze, investime te medha private (uzina e famrika) dhe ngritje objektesh kulturore e shkencore. Xhamite e kishat nuk na duhen se boll i kemi ato qe jane.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  16. #16
    Mitro Maska e titi-a
    Anëtarësuar
    22-02-2008
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    287
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Shqiperia ka nevoje per universitete serioze, investime te medha private (uzina e famrika) dhe ngritje objektesh kulturore e shkencore. Xhamite e kishat nuk na duhen se boll i kemi ato qe jane.
    Permirsimi i kushteve ne universitet,investimi ne industri,bujqesi e gjera te tjera ka nevoj Shqiperia,Kosova,Maqedonia e te gjitha trevat shqiptare pore kjo nuk do thote qe te tjeret qe mendojn ndryshe ne ty hypim ne qafe(ti mbajm pronat e huaja).
    Ne gjithsesi e perkrahim arsimimin dhe te tjerat pore cdo kush ka te drejt ta predikoj ate qe beson dhe shteti duhet te perkujdest per kete e jo ne festat fetare te bllokohen rruget per shembull ne festen Bajramit te bllokohet sheshi Skenderbeu nga arsyea se njerezit nuk kan ku te falen.

    e atyre qe nuk i duhen kishat e xhamiat mos te dhejn mendimin e tyre se ato jan te panevojshme sepse nese atyre nuk ju duhen ka te tjere qe ju duhen....
    gjith te mirat....
    Forcojeni ju Islamin në zemrat tuaja që Allahu ta forcoj atë në tokë

  17. #17
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga titi-a Lexo Postimin
    per shembull ne festen Bajramit te bllokohet sheshi Skenderbeu nga arsyea se njerezit nuk kan ku te falen.
    Hahhaha, po ku e di se ca behet ne Shqiperi.

    Kur ka festa qendra e Tiranes bllokohet nga qarkullimi i makinave nga policia, keshtuqe mos ja qaj njeriu hallin. Dhe nuk mbushet gjithe sheshi Skenderbej (i cili i mban nja 100 mij veta, ose edhe me shume) por vetem nje shirit para xhamise. E kam pare vete, ne krahasim me sheshin nr i atyre qe falen per Bajram eshte i paperfillshem.

    Per me teper ajo xhami ka njerez edhe per jashta vetem diten e Bajramit (1 dite ne 365 dite) sepse dite e tjera nuk mbushet asnjehere, nuk ndodh te shohesh njerez duke u falur ne rruge (diten e Premte per shembull). Kush provon qe une po genjej, largohem nga forumi.

    Sa per temen, Berisha ka bere nje akt te drejte, per cdo krim te komunizmit shteti duhet te kerkoje falje.
    E pashe tek lajmet ne darke kete informacion pur nuk e kuptova pse mungonte Imzot Rrok Mirdita i katolikve?
    Ishte edhe imzot Rrok Mirdita. Ndoshta se ke vene re per shkak se ishte ne krahun e majte te tryezes, ndersa tre kleriket e tjere ishin ne te djathte bashkarisht.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Jack Watson : 25-10-2008 më 17:30
    Life's too short to remove USB safely.

  18. #18
    Citim Postuar më parë nga titi-a Lexo Postimin
    Permirsimi i kushteve ne universitet,investimi ne industri,bujqesi e gjera te tjera ka nevoj Shqiperia,Kosova,Maqedonia e te gjitha trevat shqiptare pore kjo nuk do thote qe te tjeret qe mendojn ndryshe ne ty hypim ne qafe(ti mbajm pronat e huaja).
    Ne gjithsesi e perkrahim arsimimin dhe te tjerat pore cdo kush ka te drejt ta predikoj ate qe beson dhe shteti duhet te perkujdest per kete e jo ne festat fetare te bllokohen rruget per shembull ne festen Bajramit te bllokohet sheshi Skenderbeu nga arsyea se njerezit nuk kan ku te falen.

    e atyre qe nuk i duhen kishat e xhamiat mos te dhejn mendimin e tyre se ato jan te panevojshme sepse nese atyre nuk ju duhen ka te tjere qe ju duhen....
    gjith te mirat....

    Titi i Mitrovices, shqiptareve te Shqiperise u mjaftojne ato xhami e kisha sic te thashe me pare. 600 xhamija per 27 mije km katror territor qe ka Shqiperia jane shume biles. Po u ndertuan dhe 1000 te tjera sic keshillon ai bashkepatrioti yt me lart i bie qe te kete me shume xhamira se cdo lloj objekti tjeter arsimor e kulturor bashke. Madje i bie t'ia kalojme dhe Lindjes se Mesme ne kete drejtim per nga propocioni i objekteve fetare per popullsi dhe territor. Ne ne Shqiperi nuk ndihemi te lidhur me boten arabe. Hiq ketu nje pjese qe per fat te keq jane te arabizuar. Prova per kete qe them?! Bej nje xhiro andej nga Tirana dhe qytetet e tjera te medha te Shqiperise te shohesh qe njerezit se vrasin shume mendjen per xhami.
    Kjo ne lidhje me Shqiperine. Me Kosoven beni c'te doni.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Si e ke hallin ti?! S'te mjafton ndertimi masiv i xhamive ne Kosove?! I do dhe ne Shqiperi?! Ne 36 Gusht do ta realizojme deshiren tende.
    mos u tall me deshirat e njerve ti ?
    edhe ti kerko hall$e sporti
    lej njerzit me deshira te veta........
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  20. #20
    Mitro Maska e titi-a
    Anëtarësuar
    22-02-2008
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    287
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Dhe nuk mbushet gjithe sheshi Skenderbej (i cili i mban nja 100 mij veta, ose edhe me shume) por vetem nje shirit para xhamise. E kam pare vete, ne krahasim me sheshin nr i atyre qe falen per Bajram eshte i paperfillshem..
    ndoshta u keqkuptuam une nuk thash se duhet te ndertohen xhamit e pastaj te qendrojn te mbyllura,pore nese bllokohet nje shirit para xhamis le te rregullohet nje xhami e cila do e kish liruar ate shirute te kuptohemi....

    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Per me teper ajo xhami ka njerez edhe per jashta vetem diten e Bajramit (1 dite ne 365 dite) sepse dite e tjera nuk mbushet asnjehere, nuk ndodh te shohesh njerez duke u falur ne rruge (diten e Premte per shembull). Kush provon qe une po genjej, largohem nga forumi. .
    Se pari te njoftoj se jon dy festa te bajramit dhe jo nje dhe e dyta kure kam qene ne Tirane ne 2004 kam falur xhuman te xhamia tek sheshi dhe e di une se si kemi qen te ngushtuar brenda xhamies,eshte e vertet se ne rruge nuk ka pasur njerez duke u falur pore ne shkallet e xhamis po

    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Sa per temen, Berisha ka bere nje akt te drejte, per cdo krim te komunizmit shteti duhet te kerkoje falje..
    per kete pajtohem me ty
    Forcojeni ju Islamin në zemrat tuaja që Allahu ta forcoj atë në tokë

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Besimet fetare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-11-2011, 07:16
  3. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  4. Lidhja e Kombeve dhe minoritetet në Shqipëri
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-12-2005, 20:03
  5. Gjendja Aktuale Fetare Shqiptare
    Nga Anton në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 17:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •