Brooklyn, nuk eshte se kerkoj te te mbush mendjen, por e kam theksuar dhe vazhdoj te t'a theksoj se procesi i trajtimit te mendjes se njeriut eshte mjaft kompleks, pasi kemi te bejme me nje "te keqe" nese do mund t'a quanim keshtu qe nuk duket me sy. Nga ana tjeter kompleksiteti i semundjeve apo çrregullimeve psikike i ben ato akoma edhe me te veshtira per t'u kuruar me nje nderhyrje.
Identifikimi i semundjes/çrregullimit eshte i realizueshem si ne mjekesi ashtu edhe ne psikologji. Mirepo kemi nje ndryshim thelbesor ne nderhyjre, e ketu ndahen keto dy disiplina. Ne mjekesi, mbasi eshte identifikuar problemi nderhyrja eshte automatike e ne menyre te drejteperdrejte, natyrisht per semundje te ndryshme vihen ne zbatim teknika te ndryshme, por nderhyrja ne trupin e njeriut nuk eshte e njejte me nderhyrjen ne mendjen e njeriut. Pra sikunder e kam perseritur edhe here te tjera, nuk kemi te bejme me nje organ te semure, e as me nje shpirt te semure, por kemi te bejme me nje trurin/mendje, e cila ne nje moment te caktuar (si rezultat i nje ngjarje apo episodi, apo diçkaje tjeter) ka pesuar nje krisje, nje demtim, prandaj çeshtja eshte komplekse.
Te gjitha teknikat standarte qe perdoren ne trajtimin e çrregullimeve psikike kane pasur sukses, pikerisht per kete fakt ato jane afirmuar si te tilla, sepse kane dhene rezultate pozitive.
Diçka tjeter shume me rendesi ne psikologji eshte ndarja ne kategori, grupe, nivele, te problemeve dhe çrregullimeve psikike, e mbi bazen e te gjitha ketyre, vleresohet nderhyrja e duhur, ne te cilen perfshihen ne te shumten e rasteve nje bashkeveprim i sinkronizuar, i terapise dhe mjekimit, i psikologut dhe psikiatrit.
Problemi i trurit te njeriut ndahet ne dhoma, e paradhoma, çrregullimi mund te jete neurotik apo psikotik, i nje niveli fillestar apo te renduar, e mbas shqyrtimit te te gjitha ketyre hallkave, vleresohet edhe metoda e nderhyrjes dhe teknika/t qe do te perdoren.
Ne mjaft raste, kur problemi kapet qe ne "paradhome" nderhyrja e psikologut mund te jete efiçente (thjesht dhe vetem nepermjet terapise).
Ne rastet kur problemi ka avancuar, atehere vetem terapia nuk do te jepte rezultat, keshtu qe ketu futet psikiatri i cili nderthur terapine dhe mjekimin per te arritur rezultate.
Nuk po vazhdoj me tej sepse kam pershtypjen se do behem perserites.
Krijoni Kontakt