Close
Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 120 prej 144
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Lëvizjet trupore

    Lëvizjet trupore të fëmija qe thithë janë të pa vetëdijshme. Ai hedhë këmbët dhe duart, ai lëvizë në të gjitha anët. Në fillim lëvizjet kanë oscilim të vogël, të ndjeshëm dhe të ngadalësuara. Kohë pas kohe në çdo ditë lëvizjet janë më të gjalla, më të forta dhe me oscilime më të mëdha, këto lëvizje përfshijnë jo vetëm gjymtyrët por edhe trupin në tërësi. Fëmija lëvizë kokën anash.
    Ditët e para fëmija mbyllë sytë sepse i pengon drita e fortë. Pas disa ditësh hapë sytë. Mirëpo, çdo sy shikon në vete. I nevojitet një muaj qe të mësoi për të shikuar me dy sy dhe të drejtoi ata në burimin e dritës në mënyrë të drejtpërdrejt.
    Nëse fëmija drejton kokën, për shkak të peshës së madhe koka i bie anash. Nuk ka forcë ne muskujt e qafës qe ta mbajë kokën drejtë. Ka nevojë qe rreth një muaji ta stërvitim fëmijën për të mbajtur kokën drejtë kur atë e ngrehë në këmbë drejtë duke e mbajtur me duar. Gjithashtu nevojitet rreth tre muaj fëmija të forcohet kur gjatë shtrirjes në stomak fëmija ta ngritë kokën dhe gjysmën e trupit. Në muajin e katërt fëmija zhvillon dhe forcon trupin në mënyrë qe të zgjat duart për të kapur lodrën. Lëvizja e parë me vetëdije në muajin e katërt është kur me dy duart tenton ta kapë një objekt. Në muajin e gjashtë fëmija stërvitet në atë masë zgjatë vetëm një dorë kur donë ta kapë lodrën e ofruar.
    Në muajin e katërt fëmija zhvillohet në aspekt psikik në atë masë qe me anën e shqisave të dëgjimit dhe shikimit mund ta njoh zërin e nënës. Atëherë fëmija është i vetëdijshëm për vetën e vet dhe rrethin qe e rrethon. Ai fillon qe në mënyrë të vetëdijshme të mësoi dhe të marr pjesë në lojë, duke stërvitur dhe mësuar. Natyrale është qe janë fillesat e para në të cilat mund të llogaritet.
    Në muajin e tretë fëmijës i dhurohet lodra tingëlluese, mjeti i parë sportiv, qe tingëllon – nxitë ndjenjën e dëgjueshmërisë; kur është lara-lara ngacmon ndjenjën e pamjes, lodra ka mbajtësen e gjatë për ta mbajtur me dy duart.

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Ditët e para

    Ditët e para fëmija gjithnjë lëshon lodrën. Nëna është e detyruar qe sa herë fëmija ta lëshoi lodrën, ajo të ja jap për ta kapur me dorë. Kjo stërvitje zgjatë me ditë dhe i kushton nënës një kujdes i madh. Qysh se në muajin e katërt fëmija në formë të vetëdijshme e mbanë lodrën ne dorë dhe fillon të lozi me te. Mirëpo, ky proces i mësuarës të lozë me lodër zgjatë me javë dhe muaj. Assesi me vonë gjatë jetës së vet nëna dhe në përgjithësi prindërit, nuk shpenzonin aq kohë për të mësuar fëmijën e vet për një punë siç është mbajtja dhe marrja e lodrës me zë. Kur prindërit kishin me shpenzuar kohë për të mësuar fëmijën e vet në veprimtari tjera siç është me lodrën e cekur, fëmija qysh se në ditët e para rinore kishin me mësuar shumë gjëra qe do i mësojnë më vonë.

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Në muajin e pestë

    Në muajin e pestë fëmija tenton të mësohet për tu ngritur dhe ulur. Atë fëmija e mëson në muajin e gjashtë. Mirëpo, prindërit nuk duhet qe fëmijën e vet ta stërvitin qe fëmija i tyre të qëndroi gjatë në kërrigë. Duhet lejuar qe të ulet në dysheme, në mënyrë qe ti mundësohet të lëvizë, të shtrihet, të rrotullohet për tu zhvilluar më tutje sa më mirë. Duhet pasur kujdes prindi mos të ve fëmijën në kërriga të mbyllura ku fëmija nuk ka mundësi të lëvizë deri sa prindi ta nxjerr nga aty. Nëse fëmija rrinë ulur në kërriga të tilla me javë apo zgjatë më shumë, fëmijës i shtrembërohet kurrizi.

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Zhvillimi i fëmijës qe ende thithë

    Zhvillimi i fëmijës qe ende thithë shkon edhe më tutje rrjedhës së vet. Ai gjatë lëvizjes dhe stërvitjes zhvillohet dhe forcohet në atë mënyrë qe kur të arrijë muajin e tetë fillon të lëvizë ne këmbë dhe dorë. Lëvizja e tillë, primitive në mënyrë ataviste kur dikur paraardhësit tonë kanë lëvizë si shtaza, është mënyra e parë e ecjes së tij. Për tu mësuar fëmija qe në mënyrë të drejtë të ecë dhe lëvizë, gjatë kësaj periudhe duhet ti sigurohet mjaftë hapësirë. Më e preferuar është qe në dysheme ti shtrohet një plaf ose tepih dhe të vendoset aty për të lozur. Disa prindër ndajnë një hapësirë të madhe në një këndë të dhomës, e rrethonin dhe në atë hapësirë vendosin fëmijën qe të lozë. Fëmijën duhet mësuar qe të lëvizë në duar dhe gjunjë, ai në atë mënyrë duhet ecur sa më drejt, sepse nga kjo mënyrë e drejt e të ecurit varet edhe mënyra e drejt e të ecurit në dy këmbë.
    Periudha e të ecurit në këmbë dhe duar zgjatë disa muaj deri sa fëmija të mësohet të ecë në këmbë në mënyrë të drejtë deri në muajin e dymbëdhjetë, nga një herë edhe më vonë.
    Fëmija fillon me ecje në muajin e dymbëdhjetë. Fëmija me peshë të madhe dhe ata me mbi peshë, fillonin të ecin më vonë. Deri në muajin pesëmbëdhjetë çdo fëmijë i shëndoshë duhet të mësohet për të ecur. Nëse kjo nuk ndodhë gjatë kësaj kohe, atëherë dyshohet se fëmija lëngon nga sëmundja siç është rakiti.

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Në vitin e tretë

    Në vitin e tretë muskulatura e fëmijës forcohet deri në atë masë qe i mundësohet të vrapoi, të kërcej, qe në qaste të shkurtra të qëndroi në ajër, çfarë bënë dallimin në mes ecjes se shpejtë dhe vrapimit. Deri në atë kohë fëmija ecë shpejtë, ai vend numëron nëpër shtëpi, duke mos ndarë as një pjesë të trupit nga toka.
    Zhvillimi i trupit të tij, kockave, ligamenteve, muskujve dhe sistemit nervor, kështu qe deri në vitin e pestë rritet dhe zhvillohet për të arritur deri të fillimi i mësimit dhe shkathtësive tjera trupore lëvizëse siç është: noti, rrëshqitja në akull, me ski, ngasja e trotinetit, triciklit, biçikletës, loja me top, hedhja, kërcimi etj.
    Andaj sipas kësaj është dashur, qe çdo fëmijë qysh se nga viti i pestë e deri në vitin e shtatë, po ashtu deri në fillimin e shkollimit të tij të mësoi dhe përvetësoi tekniken e të gjitha sporteve në atë shkallë qe zhvillimi i tij lejon.
    Të gjitha këto aftësi trupore fëmija i përvetëson duke stërvitur nga dita në ditë, duke lëvizur, duke lozur vetëm me shoqëri dhe prind, gjatë tërë ditës gjerë sa është i zgjuar. Ai është i qetë vetëm kur gjendet në gjumë. Edhe gjatë ushqimit fëmija stërvitet me gjymtyrë të veta për ti përvetësuar ato për shërbimin qe ja bënë veti. Gjatë kësaj në muajt e parë nëna dhe anëtarët tjerë të shtëpisë në mënyra të ndryshme i ndihmonin, bashkëpunonin, trajnonin, asistonin dhe e stërvitin. Prindërit kurrë nuk kanë rast të i ndihmonin fëmijës së vet në moshën e më vonshme sa qe i ndihmonin në këtë moshë do të thotë në muajt e parë të jetës së tij. Kur prindërit kishin me humbur aq kohë për stërvitjen e fëmijës në moshën e më vonshme sa qe humbin gjatë muajve të parë, zhvillimi i tyre në ditët e para deri sa të vijoj në shkollë, çdo fëmijë kishte përvetësuar çdo lloj të sporteve duke u zhvilluar drejt dhe mirë. Disa prindër me stërvitje fillojnë shumë më herët se sa qe lejon mosha e fëmijës, me dëshirë qe ta shpejtoi ecjen e tij. Në shumë raste disa prindër lëvdohen qe fëmija i tij ka filluar të ec në muajin e dhjetë, nga njëherë edhe në muajin tetë. Mirëpo kjo nuk është e mirë as dobiprurëse. Nuk duhet nxituar, nuk duhet tepruar, duhet ti përmbahemi fjalës së urtë popullore: “çdo gjë në kohën e vet”. Për atë fëmija qe thithë duhet të mësohet së pari të ecë me duar dhe këmbë, e atëherë të kaloi në ecjen në këmbë.
    Nga kjo qe thamë deri me tani, del se qe me fëmijën për gjini (qe thithë) duhet lozur sa herë qe ai është i zgjuar dhe është i gatshëm për lozje dhe stërvitje.
    Bartja e fëmijës qe është duke thithur para duarsh, tejkalimi nga dora në dorë, nga një pozitë ne pozitë tjetër, ngritja dhe lëshuara e trupit të tij etj, të gjitha këto janë stërvitje qe shtyjnë beben për të forcuar trupin e tij dhe për të qëndruar drejtë, të zgjas muskujt, sidomos ato trupore dhe të përfitoi forcën dhe fuçinë.
    Mjafton të krahasojmë fëmijën qe ka prind dhe ata pa prind e qe gjenden në jetimore ku gjatë tërë ditës rrinin të shtrirë në krevat. Krahasimi kishte me dhënë të dhëna qe fëmija i cili ka prind përfiton aftësitë trupore siç kemi shkruar më parë, të gjitha në kohë, ndërsa fëmija pa prind nuk mund të flasin dhe të ulën nga një vit e gjysmë. Të tillët fillonin të ecin pas dy viteve. Pengesa e mësimit të tyre dhe përfitimi i aftësive zgjatë një vit e më shumë edhe pse në pamje janë të bukur, sepse janë mirë të ushqyer duke ju falënderuar ushqimit dhe kujdesit të rregullt. Mirëpo, fëmijët e tillë nuk kanë kushte të lozin dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre trupore.

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Skema e stërvitjes

    Këtu po e japim skemën e stërvitjes gjatë mbështjelljes së fëmijës me pelena.
    Fëmija duhet shtrirë ne kanape: të lirohet nga pelenat paraprake, të pastrohet dhe të fshihet trupi i tij nga papastërtitë nëse është i papastër.
    Prindi duhet zgjatur gishtërinjtë e vet tregues qe ti kapë fëmija nëse ai atë mund ta bëjë. Nëse nuk mund ta bëjë, të ja hapë shuplakën e dorës dhe të fus gishtin në grushtin e fëmijës për ti shtrënguar. Pastaj ngadalë të ngritët fëmija në drejtim të pozitës për ulje duke e detyruar qe ta mbajë kokën drejtë në mënyrë qe mos ti luhatet koka. Pas gjashtë muajsh fëmija do të aftësohet ta mbajë kokën drejtë dhe nuk do i luhatet. Këtë stërvitje duhet bërë gjerë sa fëmija në mënyrë të bindshme nuk do e luhatë kokën, respektivisht deri sa të forcohet. Kjo stërvitje mund të kombinohet duke mësuar fëmijën qe të lëvizë në anën a majtë dhe atë të djathtë. Në këtë mënyrë forcohet edhe muskulatura anësore e trupit. Kjo stërvitje te prindërit e ndjeshëm lenë përshtypje se është e vrazhdë dhe u dhimbset fëmija. Mirëpo, fëmija pas ca ditësh me ëndje kërkon këtë stërvitje, shtrëngon muskulaturën e stomakut dhe tenton të ngritët për tu drejtuar dhe për tu ulur.
    Pas ca tentimeve qe ditë pas dite bëhen më të lira, me lëvizje më të mëdha, kalon në stërvitjen e këmbëve.
    Të mbështetën grushtit në tabanët e fëmijës të bëhet shtypja e tabanëve në drejtim te trupit, në mënyrë qe gjunjët të arrijnë deri te kraharori i fëmijës nën mjekër. Këtë stërvitje mund të demonstronim duke shty njëkohësisht të dy këmbët apo në mënyrë alternative një këmbë njëherë dhe këmbën tjetër, tjetër herë. Duhet detyruar qe fëmija të i bëjë rezistencë ndrydhjes sonë.
    Të kthehet fëmija në stomak dhe te qëndron në këtë pozitë në mënyrë qe të mundohet ta ngreh kokën lartë për ta ndarë nga shtroja ku është i shtrirë. Kjo stërvitje do të kurorëzohet me sukses pas një javë stërvitjet duke stërvitur muskulit e qafës.
    Javët e ardhshme fëmijën duhet vendosur me fytyrë në drejtim të dyshemesë të shtrirë në stomak me duar të vendosura nën kraharor me shuplaka të hapura. Atëherë fëmija tenton të ngritë pjesën e parme të trupit. Në këtë mënyrë fëmija stërvitet deri sa të aftësohet qe vet vetiu të ngritët dhe të filloi të ecë në këmbë e duar.
    Një stërvitje përqendrohet në atë kur fëmija shtrihet në shpinë dhe kapët për vithe me grushtit e tij në mënyrë qe ti shtrihen e gishtërinjtë për të prekur qafën në anën shpinore. Atëherë fëmija ngitet. Gradualisht kur fëmija arrin forcën, të lëshohet qe ti shtrëngonin vithet në mënyrë qe të qëndroi në atë pozitë.
    Po në të njëjtën mënyrë fëmija stërvitet në pozitën e kundërt. Shtrihet në stomak dhe kapët për vithe, atëherë ngritët nga shtroja. Koka e rëndë i varet, në këtë rast fëmija detyrohet të shtrëngoj muskulaturën e qafës njëkohësisht edhe atë përgjatë vertebrave kurrizore.
    Kur fëmija forcohet, dy stërvitjet duhet kombinuar në mënyrë qe fëmija duhet të luhatet në të gjitha anët, në mënyrë qe të lëvizë rreth boshtit kurrizor, të gërmuqet para dhe pas. Nën duart e prindit vërehet se si fëmija tenton të mbaj trupin e vet drejtë.
    Duke kapur fëmijën për dy këmbë mbi shputën e këmbëve dhe duke lëshuar me kokë teposhtë për tu kacavarur. Stërvitja e parë duhet të jetë e ngadalshme e qetë dhe me pakë kohë, në mënyrë qe fëmija mos të frikohet. Në mënyrë graduale fëmijën ta mësonim qe të luhatet në këtë pozitë. Luhatja bëhet para, pas dhe anash.
    Për tu mësuar fëmija qe të ulët dhe qëndron në këmbë, për të forcuar muskulaturën e trupit, të stërvitet në atë mënyrë qe të mësohet me kapë gishtërinjtë tregues të prindit, atëherë ta ngrehim në pozitën e uljes e më vonë të qëndroi në këmbë. Në këto pozita duhet bërë stërvitjet, dhe atë duke kaluar nga pozita e ulur në atë në këmbë, respektivisht të kaloi nga pozita në këmbë në atë të ulur dhe të kundërtën të drejtohet përsëri. Ashtu duhet mësuar qe ai në mënyrë aktive të ngritët drejtë në këmbë.
    Kur fëmija gjendet në pozitën në këmbë, qe deri diku mund të qëndroi, duhet luhatur në të gjitha anët në mënyrë qe ti humb drejtpeshimi, ai me aktivitetin dhe forcën e vet tenton ta mbajë drejtpeshimin trupor.
    Prindi duhet zgjatur gishtërinjtë tregues qe fëmija ti kapë ata. Ta ngrehim në pozitën në këmbë dhe ta kthenim në atë të uljes.
    Kur fëmija qe thithë kapë gishtërinjtë tregues, atë duhet ngritur për të qëndruar në këmbë, para se të ecë të mësohet qe në mënyrë të bindshme të qëndroi në këmbë i pavarur. Të tërhiqet para të bëjë një hap. Të kthehet pas qe ta bëjë një hap pas. Të mësohet për ti shtri këmbët dhe të filloi hapat e parë para se të qëndroi në këmbë.
    Të mësohet fëmija të provoj të flas. Në muajin e katërt duhet mësuar qe të qëndroi në këmbë dhe duar duke mbajtur për vithe dhe duke shty në mënyrë të qetë për të filluar ai të ecë në duar dhe këmbë. Këtë duhet përsëritur nga dita në ditë deri sa të filloi me ecë.
    Në muajin e katërt duhet lozur me fëmijë duke ja japë lodrën tingëlluese dhe të ngjashme.
    Në muajin e gjashtë rreth fëmijës duhet vendosur kupëza të ndryshme, lodra qe lëshonin zë dhe lodra tjera në mënyrë qe fëmija të lozë.
    Në muajin e pestë fëmijës duhet siguruar një kënd të cilin e shtrojmë dhe në të cilin fëmija fillon të lozë dhe lëvizë në duar dhe këmbë nëpër këndin e përgatitur enkas për te.
    Në muajin e dhjetë duhet ndërtuar një rrethojë në mënyrë qe ai të filloi të kapët për rrethore dhe të ngritët në këmbët e veta.
    Topin duhet dhënë fëmijës qysh se në muajin e tetë për të lozur me te. Kështu qe ai ulet dhe lozë me top.

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Stërvitja e fëmijës së mitur

    Fëmijë të mitur nënkuptonim fëmijën dy vjeç e deri sa të filloi me shkua në shkollë, fëmija qe gjendet në periudhën shtytëse e deri të periudha e rritjes së parë.
    Në periudhën e parë shtytëse fëmija është i bukur, i rrumbullakët “si shalqi”, i plotë dhe me zhvillim të mirë të indit yndyror qe gjendet nën lëkurën e tij. Në këtë periudhë fëmija i mitur është i bukur, i “ëmbël”, i dashur dhe i këndshëm. Me ta është kënaqësi te lozet dhe të stërviten. Kjo periudhë zgjatë nga viti i dytë i lindjes e deri në vitin e katërt. Në këtë periudhë fëmija lozin në mënyrë të pavarur, në ndonjë këndë, me lodrat e veta. Ata nuk duronin shoqërimin e fëmijëve tjerë, nuk donin dhe nuk dinë të lozin me te tjerët. Kjo është periudha e lojës së pavarur.
    Vetëm pedagogu dhe prindi i shkathtë dhe i ditur ka mundësi të lozë me fëmijën e kësaj periudhe, njëkohësisht të lozë dhe ta argëtonin fëmijën e tillë. Mirëpo, patjetër duhet qe fëmijës së tillë ti epet kohë të mjaftuar për të lozur vet.
    Në vitin e dytë fëmijën duhet mësuar si të ecë nëpër teren jo të rrafshët, nëpër bari, kalldrëm, gropa, gurë, rërë, zhavorr etj. Duhet mësuar të ecë përpjetë dhe tatëpjetë, shkallëve lartë dhe poshtë. Në rrugë ku ai ecë duhet vendosur pengesa të ndryshme në mënyrë qe ai të mësohet ti tejkaloi dhe ti mposhtë ato.
    Kur ai forcohet pak, duhet mi shtuar pengesat qe ai të mësohet se si ti eliminoi, qe të kaloi ato, të depërtoi përmes tyre. Ti kaloi në pozitën e shtirë apo të hip mbi to. Në situatë të tillë përfiton lëvizshmëri dhe rrotullim të mjaftuar dhe aftësohet të përvetësoi çdo gjë me trupin e vet.
    Topi është një mjetë mjaft sportiv gjatë kësaj periudhe. Fëmija i tillë gjithmonë duhet të jetë pran tij. Duhet ti epet topa të madhësisë së ndryshme, ashtu dhe të cilësisë dhe peshës së ndryshme: të mëdhenj, të vegjël, të lehtë, të rëndë, të butë dhe të fortë.
    Për të përshkruar në këtë rast të gjitha stërvitjet e mundshme me top, kishte me qenë materie shumë e gjerë, sepse topi jep mundësi të madhe dhe të llojllojshme të lojërave. Gjithsesi çdo prind duhet gjetur atë çfarë mund të lozë me fëmijën për ta argëtuar atë në periudhën e caktuar zhvillimore.
    Në vitin e katërt fëmija fillonin të interesohen për fëmijët tjerë. Ky interes është jetëshkurtër dhe gjithmonë përfundon me ngacmime dhe duke qarë. Qysh se në vitin e pestë fëmija mund të grupohen për punë, lojëra dhe stërvitje të përbashkëta.
    Në institutin e kulturës fizike për fëmijë ekzistojnë grupe të ndryshme të fëmijëve me moshë të vogël dhe atë parashkollore. Në ato grupe pranohen fëmija pesë vjeç, sepse në këtë moshë fëmija mund të lozë në shoqëri me të tjerët.
    Fëmija qe është katër vjeç mund të lozë me tricikël sepse me te është lehtë të lozet. Një vit më vonë mund të sigurohet trotineti, si mjet qe i nevojitet mençuri, mund dhe forcë më e madhe po edhe qëndrueshmëri.
    Ka fëmijë qe në vitin e gjashtë mësohen me notuar, të rrëshqasin me ski dhe akull.
    Pse fëmija i ynë nuk rrëshqasin me ski dhe nuk notonin në këto vite, për atë fajësohen kushtet nën të cilat jetonin dhe zhvillohen. Kur fëmijës do i ofrohen kushtet e nevojshme, qe ti kenë mjetet përkatëse të madhësisë qe atyre ju përshtatën, lartësia e përshtatshme, prindi të kushtoi mjaft kujdes, ata deri në fillimin e ditës së parë shkollore kishin mi mësuar të gjitha disiplinat sportive. Rrëshqitjet e vogla, me ski të madhësisë së vogël qe ju përshtatën fëmijës, në biçikleta të vogla, në trotinet përkatës, në varkë po ashtu të vogël, me top të vogël në fushë të vogël, me heshtë të vogël, me sferë të vogël, pengesa të ulëta të cilat të gjitha i kishin përvetësuar për ti kaluar, kështu qe fëmija i ynë kishte muajt me mësuar çdo gjë: të vraponin, kërcenin, rrëshqasin, skitari, të ngasin varkën, ngasin biçikletën, të lozin top dore, kosh, etj. Mirëpo, niveli shoqëror, ekonomik, po edhe ai arsimor nuk është i zhvilluar mjaft dhe nuk ka arritur at nivel qe i nevojitet fëmijës tonë.
    Ka shumë prind dhe mësues të stërvitjes fizike qe frikohen ti ofrojnë fëmijës lloje të ndryshme te sporteve, gjithnjë nga frika se fëmija do lodhen, dhe nga ngarkesat e ndryshme. Kjo frik ekziston edhe të shumë punëtor shëndetësor, e sidomos te ata qe merren me qeshte sportive duke u thirrur ne mundin fizik të fëmijës dhe qëndrueshmërinë e organizmit të tyre. Për këtë mos njohje të mundit sportiv për fëmijën paraqitën edhe dukuri paradoksale qe disa sporte lejohen e disa jo. Mirëpo, pas shumë analizave te saktë është vërejt se lejohen edhe ato sportet të “rënda” dhe të mundimshme si ato qe ndalohen.
    Ngasja e trotinetit bënë pjesë në sportet më të mundimshme si dhe gjithë sportet tjera për fëmijë qe radhitën në sporte të “rënda”. Por, trotineti për fëmijë lejohet qysh ne ditët e para qe ai mund ta ngas, ndërsa ngasja me varkë ndalohet! Mirëpo, kur të rriturit kishin me ndërtuar një trotinet të madh për ta dhe do e ngasin aq sa e ngasin fëmija, kishin me vërejtur se sa sport i mundimshëm kishte me qenë për ta në raport me ngasjen e varkës, skijimit, vrapimit, kërcimit të pengesave, ngasjes së biçikletës etj.
    Duke ju falënderuar verës qe është me vapë, çfarë është kënaqësi e madhe noti dhe larja në ujë e qe është pa pagesë, fëmija qysh se në ditët e para kishin mu mësuar të notojnë dhe kishin mi bind të rriturit se noti për ta nuk është i rrezikshëm. Po ashtu në vendet veriore, duke i falënderuar borës, fëmija me një shpejtësi marramendëse ndërtonin skitë, dhe tregonin se skijimi për ta nuk paraqet kurrfarë rreziku.
    Kur fëmija kishin me pasur varkë të vogël, fushë të lojërave dhe rekuizite të vogla, kishin me treguar se si noti, skijimi, e të ngjashme këto nuk kishin me paraqitur kurrfarë vështirësish për ta.
    Nga këto qe ne shkruam këtu, del se fëmijës qysh se nga viti i pestë mund tu ofrojmë të gjitha disiplinat sportive me kusht qe tu ofrohen mjete sportive adekuate qe i përshtaten moshës dhe mundësisë së tyre duke filluar në mënyrë graduale nga sporti më i lehtë në drejtim të atyre qe paraqesin vështirësi më të mëdha, vetëm në mënyrë sistematike dhe me plan, sipas të gjitha rregullave stërvitore qe vlen edhe për të rritur.
    Pasi qe rekuizitat sportiv kanë kosto të madhe, ashtu dhe terrenet sportive janë të rralla, nga fëmijët duhet formuar grupe në mënyrë qe tu mundësohet zhvillimi i drejtë dhe i nevojshëm trupor. Për atë preferohet qe fëmija të regjistrohen nëpër klube të ndryshme për fëmijët parashkollor dhe të krijohen kushte çfarë u nevojitën atyre.
    Në ato grupe fëmija do mësonin rend dhe disiplinë, mësim dhe punë sistematike dhe kolektive, stërvitje dhe lojë të ndryshme. Do mësonin përsëritjen e vetëdijshme të lëvizjeve dhe stërvitjeve të ndryshme, për të përvetësuar lodhjen dhe mundin dhe të bëjnë gara me moshatarët e vet.
    Stërvitja fillon qysh se në ditët e para kur ajo ka mundësi, bëhet në mënyrë spontane duke ju falënderuar frymës stërvitëse qe nxitë fëmijën në çdo fushëveprim gjatë tërë jetës. Këtë e bëjnë prindërit qysh se në ditët e para të zhvillimit të fëmijës me qellim qe fëmija të kapë rezultate sa më të mëdha dhe të mira.
    Gara është pjesë e edukatës, për atë është shumë e natyrshme qe me gara të fillohet qysh se në çastin kur fëmija përvetëson një mjeshtri. Në momentin kur përvetëson ndonjë mjet sportiv, si të filloi me not, për rrëshqitje, të ngas biçikletën, trotinetin, skinë, si të mësohet të lozë, kërcen dhe vrapon.
    Gjatë garave fëmijën e vogël duhet ta përgatisim për të garuar mundësisht me moshataret fiziologjik dhe zhvillim trupor të barabartë. Koha, kohëzgjatja, gjatësia e garës duhet të jetë në përputhshmëri me aftësitë e fëmijës së mitur. Atë vet e rregullonin dhe ndërpresin vet atëherë kur aty lodhën.
    Garës së fëmijëve të mitur nuk duhet frikuar, sepse këto gara janë të ndjeshme të qeta dhe bëhet me fëmijët nga viti i pestë deri në vitin e shtatë. Në garat grupore marrin pjesë fëmija qe ka arritur shtatë vjet dhe në ato sporte dhe mjeshtri qe fëmija i kanë përvetësuar mirë.
    Mjeshtëria dhe lëvizshmëria janë veçori trupore në të cilat duhet organizuar garat, sepse lëvizshmëria është veçoria e parë qe fitohet dhe mësohet gjatë jetës.
    Njeriu bënë lëvizje në tri mënyra siç janë: të shpejta, të forta dhe me kohëzgjatje të mëdha (maratonike). Ato janë lëvizje të thjeshta dhe të vrazhda nga të cilat varet lëvizja dhe mjeshtëria e njeriut. Për atë lëvizja dhe mjeshtëria janë veçori të njeriut qe duhet mësuar dhe përvetësuar qysh se në ditët e para të jetës së tij. Fëmija atë e bënë. Loja e tij, stërvitja dhe mësimi i tij nuk janë asgjë tjetër vetëm se përvetësimi i lëvizjes dhe mjeshtërisë. Qëndrimi i trupit, kapja, ulja, qëndrimi në këmbë, ecja, vrapimi dhe lëvizja trupore janë mjeshtri qe fëmija duhet stërvitur pa ndërpre duke i përvetësuar ato në mënyrë graduale. Shpejtësinë, forcën dhe qëndrueshmërinë fëmija i përvetëson gjatë jetës në mënyrë graduale. Nevojitën rreth 23 vite të jetës qe njeriu të arrijë shpejtësinë më të madhe; rreth 30 vite me arritur lëvizshmërinë maksimale; rreth 35 vite me arritur forcën maksimale dhe më në fund në vitin dyzet të arrijë qëndrueshmërinë maksimale.
    Fëmija i vogël tërë kohën e vet e kalon duke lozur dhe stërvitur mjeshtri dhe lëvizje të ndryshme. Te fëmija nuk vërehet qe ai lozë për ta zhvilluar shpejtësinë, forcën dhe qëndrueshmërinë. Fëmija i vogël, nëse garonin, garonin në mes vete me mjeshtri dhe lëvizje të ndryshme, kurrë nuk garojnë për atë qe të vërehet forca dhe qëndrueshmëria.
    Prindërit duhet pasur parasysh këtë zhvillim natyror të aftësive trupore kështu që stërvitjen trupore ta drejtonin në atë kuptim. Te fëmija i vogël duhet stërvitur vetëm mjeshtëritë dhe lëvizjen, duhet mënjanuar stërvitjen e vetëdijshme të forcës dhe qëndrueshmërisë. Këto veçori fëmija do ti përvetëson më vonë në vitet më të moshuara.
    Në çastin kur fëmija përvetëson disa mjeshtri dhe lëvizje, disa disiplina sportive, si të filloi të vrapoi, notoi, ngas trotinetin, biçikletën, ai me moshataret e vet do organizoi gara për shpejtësi: kush do arrijë më i pari dhe më i shpejtë. Gara zakonisht fillojnë në vitin e shtatë duke filluar me masë të butë. Shpejtësia paraqitet si motiv i garës. Mirëpo, gara për shpejtësi duhet udhëhequr deri në momentin kur ata fillonin të marrin frymë me vështirësi. Përkundër, ata vet ndërpresin garën.
    Kur disa fëmijë, shembull, mësonin të ngasin biçikletën, ata menjëherë kërkonin të shpejtojnë dhe të përcaktonin gjatësinë e ngasjes. Gjatësia e ngasjes përcaktohet deri në momentin kur ata lodhën. Në çastin kur ata lodhën, fëmija ndërpresin garën.
    Për prindin dhe mësuesin lodhja ka për qellim të shërbej si masë e stërvitjes trupore sa duhet të jetë gjatësia e ngasjes, atëherë përcaktohet edhe numri i garave.

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Dielli, ajri dhe uji

    Dielli, uji dhe ajri janë faktor natyror qe duhet ditur të shfrytëzohen gjatë stërvitjes trupore te fëmija. Për atë fëmija duhet zhveshur gjatë stërvitjes në mënyrë qe këta tre faktor të depërtonin drejtpërdrejt në trupin e tyre në lëkurën e tyre lakuriq. “Larja” diellore, ujore dhe ajrore kanë ndikim higjenik shëndetësor të dorës së parë. Mirëpo, duhet pasur kujdes se ky ndikim duhet të jetë sistematik, gradual dhe gjithmonë të shfrytëzohet në mënyrë të njëtrajtshme, duke u stërvitur, aklimatizuar, dhe të bëhet i përhershëm , apo stërvitje e qëndrueshme. Stërvitje e tepruar e këtyre tre faktorëve kishte me qenë shumë e rrezikshme për shumë shkaqe.
    Sa më i ri të jetë fëmija, aq më i ndjeshëm është ne diell dhe ftohje. Ekspozimi gradual i trupit në diell, ujë dhe ajër fëmija bëhet më imun, i qëndrueshëm dhe gjithnjë më i fortë.
    Të porsalindurin duhet kultivuar në dhomë. Pas një muaji ai fillon të nxjerrët jashtë dhe ti ekspozohet kushteve të jashtëm natyrore.
    Larje dhe mbështjelljes së fëmijës së porsalindur duhet bërë në dhomë të ngrohtë. Këtë kohë duhet shfrytëzuar për stërvitjen trupore të fëmijës se porsalindur qe është për gjini. Duhet të zhvishet në tërësi për të eksponuar çdo pjesë të trupit lakuriq në ajër duke bërë larjen ajrore dhe njëkohësisht larjen ujore. Gjatë ditëve të ngrohta fëmija mund të zhvishet dhe vishet pran dritares së dhomës ku depërtonin rrezet e diellit. Ashtu fillohet me larjen diellore. Sa më shumë fëmija rritet, aq më shumë zgjatet koha duke e ekspozuar në diell, ajër dhe ujë. Gjatë tërë kohës fëmija në ujë, diell dhe ajër duhet të lëvizë, të stërvitët në mënyrë qe të mobilizoi muskulaturën, sepse më vonë shumë më lehtë do përvetësoi kushtet eventual natyrore qe janë të pa përshtatshme për te.
    Gjatë pushimeve verore, në det, pran lumenjve dhe liqeve, duhet pasur kujdes me kultivimin e fëmijës së porsalindur.
    Në ujërat e ftohta fëmija i vogël humbë sasi të madhe të temperaturës, andaj ata mërtisen, rrëqethen dhe dridhen. Nëse kjo stërvitje e pa përshtatshme bëhet për çdo ditë, fëmija humb në peshë. Në vend qe gjatë pushimit veror të përmirësohet ai përkundër dobësohet. Këtë do na tregon përllogaritja në vijim:
    Nëse fëmija lahet në ujë të ftohtë njëzet minuta, ai humb rreth pesëqind kalori. Fëmija duke u ushqyer gjatë ditës nga të gjitha racionet përfiton dymijë kalori. Kjo është një pasqyrë e qartë, kur fëmija për njëzet minuta humb një të katërtën e kalorive të përfituara, për atë humb në peshë (dobësohet).
    Në vendet tona dielli është mjaft i fortë. Dielli djegë lëkurën dhe lëkura skuqet. Djegëja mund të jetë e shkallës së parë dhe të dytë. Pas kësaj djegëse lëkura fillon të qërohet. Kjo është dëshmia kryesore qe me rrezitje është tepruar.
    Dielli depërton përmes ashtit të kokës dhe dëmton trurin, kështu qe shpesh vjen deri te alivanosja e fëmijës. Fëmija i vogël është mjaft i ndjeshëm e sidomos gocat bionde. Për tu ruajtur fëmija nga alivanosja duhet bartë kapele të pambukut me ngjyrë të bardhë.
    Disa nga këto këshilla mjaftonin qe të prindërit ta kuptonin se çfarë rreziku ju kanosët fëmijëve të porsalindur dhe në moshën e re, kur ata duke e tepruar shfrytëzonin faktorët natyror siç janë dielli, uji dhe ajri.
    Kjo broshurë duhet të kontribuoi qe në mënyrë të drejtë të kultivohet dhe edukohet fëmija i porsalindur duke filluar qysh se ne djep. Ne në mënyrë të thellë jemi të bindur se me këtë do përfitohet një vlerë e madhe biologjike për organizmin e fëmijës. Për atë me stërvitjen trupore të fëmijës rekomandonim prindërit qe ta bëjnë atë për të ngritë gjenerata të reja me shëndet të fortë.

  9. #109
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Zhvillimi I Kuptimit Për Bukuri

    ZHVILLIMI I KUPTIMIT PËR BUKURI
    hyrje
    Fëmija shumë herët fillon për tu interesuar për ngjyera të “gjalla” , për dritë, mjete të bukura, për zë harmonik. Ai gjithashtu qysh se herët në fillim fillon të përdorë fjalë të bukura, më herët se sa ta kuptoi kuptimin e plotë të asaj fjale. Mirëpo kuptimi e të bukurës te fëmija ka dallime në të shumtën e rasteve në raport me kuptimin e bukurisë të i rrituri. Për fëmijë është çdo gjë e mirë qe në te len përshtypje efektive: zëri, shkëlqimi, janë faktorët qe deri diku e eksiton fëmijën, edhe pse nuk është tërësisht e bukur në kuptimin artistik të fjalës. Dikur më vonë, dhe atë nën ndikimin e përshtatshëm të rrethit, fëmija fillon të krijoj shijen e vet. Te ai gjithnjë e më shumë zhvillohet kuptimi për bukurinë e drejtë. Ai gjithnjë e në mënyrë më të sigurt bënë dallime në mes të bukurës vetëm në shikim të parë për bukuri të vërtetë, dhe mëson se si duhet bërë përzgjedhjen nga shumë përshtypje qe i bie në sy. Ndihma e përhershme nga të rriturit për zhvillimin e fëmijës në këtë drejtim është më se e nevojshme. Pa këtë ndihmë shija e fëmijës dhe kuptimi për të bukurën, pa dyshim kishin me qëndruar në kornizën e vet.
    Pse pran disa njerëzve jeta kalon vetëm në një bukuri të fshehur qe ata nuk e vërejnë? Pse në ta nuk bënë kurrfarë përshtypje të veçantë bukuria e natyrës, pikturat artistike, veprat muzikore apo edhe shkrimet letrare? Sepse nuk janë të edukuar në këtë botëkuptim. Njeriu i mençur ka thënë: “Nëse donë të jetosh në art, duhet të jesh i arsimuar në mënyrë artistike!”
    Ndikimi i arsimit sistematik në drejtim të zhvillimit të shijes së fëmijës dhe kuptimit për bukuri bënë pjesë në rrethin e veprimtarisë së edukatës estetike. Çfarë do me thënë shprehja estetike, kur këtë shprehje për çdo ditë e dëgjonim (hapësira e ndërtuar në mënyrë estetike, pamje estetike, njeriu-estet i madh etj.)? Ekziston shkenca e quajtur estetika. Çfarë është edukimi estetik? Estetika në mënyrë më të thjeshtë nënkupton bukuri. Estetika-shkenca mbi të bukurën. Edukimi estetik – zhvillimi i kulturës estetike, dmth. Zhvillimi i shijes artistike në botëkuptim për të bukurën.
    Edukimi estetik ka rëndësi të madhe për zhvillimin e gjithanshëm të personalitetit. Nëse donim qe fëmijën ta shpiem në botën e të bukurës, ta fisnikëronim, të nxisim botëkuptimin e tij në aspekt veprimtarie, duhet qe ta edukonim në mënyrë estetike. Ndjenjat e kënaqshme qe përcjell çdo përjetim estetik ndikonin në pranim të thellë të përshtypjeve nga bota e jashtme, qe për fëmijën është diç e re dhe e pazakonshme, shumë interesant, por e panjohur. Edukimi estetik në fëmijën ndikon në pamjen morale të fëmijës, në vullnetin dhe karakterin e tij. Bukuria fisnikëron. Shumë veçori pozitive paraqiten të fëmija qe diç të kënaqshme përjeton. Kënaqësinë e vet ai e transmeton në mënyrë shumë gazmore në rrethin ku jeton, kështu qe më këtë kënaqësi afrohet më shumë dhe në mënyrë të hareshme çdo individi qe në mënyrë të lirë i bashkohet.
    Me edukatën estetike fëmija duhet filluar qysh se në fëmijërinë e hershme. Rrethi ku fëmija jeton, shpesh e gati pa u vërejt, duhet jap mësim të drejt nga kjo lami. Pastërtia dhe rregulli në banesë, orendi, foto apo pikturat ne dhomë, lodrat e para, të gjitha mund të ndikonin në botëkuptimin pozitiv por edhe atë negativ të shijes së fëmijës. Krijimi i kushteve të përshtatshme për edukimin estetik të fëmijës në masë më të madhe varet nga shkalla zhvillimore e kulturës estetike të rriturit qe kanë të bëjnë me fëmijën, sidomos e prindërve dhe anëtarët e familjes. Gjer sa prindërit dhe anëtarët e familjes së fëmijës kanë shije të zhvilluar për estetikë dhe kulturë dhe botëkuptim për të bukuren, ata dinë se si duhet radhitur mobilet në banesë, në mënyrë qe të ruhet harmonia e përgjithshme: dhomën e fëmijës nuk duhet ngarkuar me shumë mjete dekorues, me të cilat do ta mërzisin fëmijën me to; duhet kujdesur qe në banesë dhe për rreth sajë të kultivonin lule; kujdesohen për pamjen estetike të lodrave për fëmijë etj. Esteti, pikësëpari në aspektin kuptimplotë, duhet pasur kujdes në estetiken personale, e pastaj për qëndrimin ndaj njerëzve tjerë. Veçoritë e tij duhet të jenë: modestia në veshje, masa e kuptimit në veprime të ndryshme, sjellja e bukur ndaj rrethit ku ai jeton dhe vepron. Fëmija qe rritet në këtë mes në mënyrë spontane merr shumë nga këto veçori. Mirëpo, pran veprimit pozitiv të rrethit në këtë kuptim, patjetër duhet të sigurohet ndikimi i organizuar edukues si dhe ndikimi për stërvitjen e fëmijës, fëmija duhet drejtuar dhe aftësuar për të vrojtuar çdo gjë qe është e bukur, po ashtu te kuptoi dhe përjetoi.
    Gjatë edukimit estetik qenësore janë tri momente: vrojtimi, përjetimi dhe krijimi i të bukurës. Këto janë tri faza në proces nëpër të cilin duhet kaluar i edukuar për të cilin do shkruajmë në vijim.

  10. #110
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Vrojtimi i të bukurës

    Çasti i parë në edukatën estetike është të vërejturit e së bukurës. Ndjenja dhe kuptimi për të bukurën nuk sjellët bashkë me fëmijën në këtë botë gjatë lindjes. Fëmijën duhet mësuar qe të vërej të bukurën herët në fëmijëri. Të bukurën e gjejmë gjëkundi rreth neve: në natyrë, në morfologjinë (pamjen) e njeriut, në pikturat artistike, në muzikë, në fjalën artistike. Vetëm duhet ditur të vërejmë atë qe meriton të vërejmë. Mirëpo, këtë fillestari nuk dinë ta bëjë: Ndërsa fëmija gjendet në rolin e fillestarit për nga edukata artistike. Për atë duhet ndihmuar.
    Për të mësuar diç mirë, duhet në mënyrë të rregullt dhe sa më të mirë të vrojtohet. Ndoshta po duket diç e çuditshme, por është e vërtetë dhe e saktë se ekzistojnë dy lloje të vrojtimeve: vrojtimet e rëndomta dhe ato artistike. Vrojtimet, qe i bëjmë gjatë një apo dy vrojtimeve janë të ndryshëm. Vrojtimi i parë është semitik dhe i varfër me detaje, sepse zbulon kuptimin e jo edhe të vërtetën e sendit të vrojtuar, vrojtimi i dytë është më i begatshëm me veçoritë e veta dhe atë me cilësi qenësore qe zbulonin njëtrajtësisht formën edhe përmbajtjen. I njohur është shembulli nga psikologjia qe ilustron dallimin në mes vrojtimit të rëndomtë dhe artistik: takonim njeriun në rrugë ; ne nuk vërejmë në detaje fizionominë e tij, por në mënyrë sipërfaqësore e shikojmë dhe e paramendonim: kush ishte ai, e njohim apo jo. Nëse e njohim dhe ndalem për të folur me atë, atëherë në fytyrën e tij nuk zbulonim se çfarë forme ka hunda e tij, ose çfarë ngjyre kanë flokët e tij, por a është i disponuar ose jo, mos është ndoshta i sëmur etj. Nëse dikush më vonë na pyet çfarë ngjyre kishin sytë e tij – nuk dimë ti përgjigjem. Ky është vrojtimi i rëndomtë. Përkundër, të vrojtimi artistik në mënyrë të kujdesshme shikonin çdo detaj dhe bëjmë një analizë të thellë dhe të gjithanshme të formës qe nënkupton se është e lidhur në mënyrë të pandarë me përmbajtjen.
    Për të qenë më të mirë të vërejturit, kusht është qe vrojtuesi të ketë të gjitha shqisat mirë të zhvilluara. Nga praktika e dimë se të gjithë njerëzit nuk i kanë të zhvilluara mirë të gjitha shqisat e ndjenjave, po ashtu ka dallim të fëmija dhe te të rriturit. Po ashtu edhe në mes individit të njëjtës moshë qëndrojnë dallime të mëdha sa i përket këtij fenomeni. Deri sa të disa, shembuj, shqisa për dëgjim është e zhvilluar mirë, te disa është e kufizuar. Këtë e kushtëzon në njërën anë baza gjenetike, dhe në anën tjetër stërvitja e shqisës përkatëse. Përvoja ka dëshmuar, ndërsa shkenca e ka vërtetuar qe me anenë e stërvitjes shqisa e dëgjueshmërisë mund të arrihet shumë çfarë. Edhe talentet e mëdhenj në fushën e muzikës, pikturës ose letërsisë, pran veçorive të shprehura gjenetike, kanë arritur suksese të mëdha në fusha të ndryshme duke ju falënderuar qëndrueshmërisë, duke u stërvitur apo edhe me ndihmën e rrethit. Korsakovi në vitin e katërt të jetës së vet ka kënduar në mënyrë të saktë ashtu siç i ka bërë muzikë babai i vet. Mocarti në vitin e shtatë ka organizuar koncerte nëpër Evropë, kështu qe në familjen Korsakov dhe të Mocart-it është kultivuar muzika dem baba dem dhe kanë qenë këmbëngulës qe edhe fëmija e tyre qysh se në ditët e para të fëmijërisë kjo kulturë të kultivohet dhe stërvitën ndjenja e tyre shqisore. Edhe ata qe nuk kanë mundësi qe me anën e gjenezës së vetë të arrijnë zhvillimin e vet për të bukurën – me punë, stërvitje dhe kujdes të madh mund të arrijë shumë. Gorki, shkrimtar i madh rus, gjithnjë ka insistuar : “Çdo gjë qe kam arritur në krijimtarinë artistike, me duket se kam arritur me punë permanente dhe me këmbëngulje”
    Fëmija duhet stërvitur për të vërejtur atë çfarë meriton kujdes. Nëse për të parën herë fëmija gjendet para një objekti, me një vrojtim, personalitet, portret, asgjë nuk ndien dhe asgjë nuk vëren diç të veçantë, atëherë për të dytën apo të tretën herë do të pranoi përshtypjen mbi to. Te veprat qe përmbajnë bukurinë, kryesore është të vërehet ajo çfarë është e bukur në to. Fëmija këtë nuk e dinë deri sa ne nuk e mësonim. Nuk dinë as njeriu i rritur nëse nuk ka stërvitur për këtë gjë. Marrim një shembull nga pikturimi. Kujt deri me tani nuk i ka ndodhë qe në ekspozitë piktura apo gjërat e ekspozuara në muze qe mendimi mos ti ngecë: “Çfarë është kjo qe njerëzit vërejnë në këto piktura?” Një piktor i madh i shekullit të kaluar shkruan qe gjatë karrierës së vet fillestare, kur ka arritur në Itali, ka qëndruar i brengosur dhe i humbur pran pikturave të piktorëve të mëdhenj italian, duke mos ditur për të definuar bukurinë e pikturave të tyre. Çdo njëri nga ne në çdo fillim gjatë edukimit artistik është gjend në këtë pozitë. Në çaste të tilla çdo njëri nga ne kërkon ndihmë nga dikush. Për të na treguar se çfarë është e bukur në atë pikturë apo figurë, apo edhe në veprën artistike, muzikë etj. Për të na drejtuar në bukurinë, forcën, ndjeshmërinë e ngjyerave, në kompozim, në përputhshmëri dhe harmoninë e toneve, në bukurinë e fjalës artistike në përshkrimin e tyre, ose në forcën e të shprehurit në analizën psikologjike të personalitetit.
    Fëmijën, si dhe çdo fillestar tjetër, duhet edukuar në këtë drejtim. Me gjuhën qe i përshtatët, pa ja imponuar, edhe pa tentuar qysh se në fillim ti ofronim shumë çka, në çdo rast të përshtatshëm duhet drejtuar të shikoi atë çfarë meriton të vërehet. Duhet stërvitur që të vërej çdo dukuri të natyrës dhe veprat artistike.

  11. #111
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Bukuria në natyrë

    Bukuria në natyrë. – Natyra ofron bukurinë e vet në çdo hap edhe çdonjërit. Ndjeshmëria e koloritit, shkalla natyrore e ngjyrave, “simfonia e shkëlqimit”, siç thotë një artist, shushurima dhe tonet, meloditë e zogjve dhe të insekteve, forma të ndryshme – ofronin mundësi të panumërta për vrojtimin e të bukurës. Fëmijës duhet treguar për të bukurën e natyrës. Për atë duhet shfrytëzuar shtinë, vikende, udhëtime etj. Peizazh vjeshtor me ngjyra të llojllojshme, pranvera me gjelbërim të freskët, dimri me bardhësinë kristalore të borës – japin aq mundësi sa qe edhe i rrituri kënaqet me ato pamje të bukura. Me fëmijën duhet folur mbi atë bukuri. Nganjëherë edhe radhitja e luleve në park, ngjyra dhe aroma e tyre, bëhen mjet për të folur mbi bukurinë. Pse është kënaqësi të ulemi në karrige pran luleve? Duhet ta shtyjmë fëmijën qe të përgjigjet. Ka mundësi të përsëritën forma të ndryshme artistike, ngjyrat e ndjeshme, krihet e fluturës laramane qe fëmija e ka zënë, bëhen motiv për të folur. Motivi është lehtë të gjendet, sepse fëmijën e tërheq bukuria e natyrës edhe ai shumë herë pyet për bukurin dhe fillon të flas për te. Fëmija në mënyrë të hareshme vrapon nëpër livadhe me plot lule. Është në gjendje të qëndroi shumë kohë pran bregoreve të bjeshkëve ose në bregdet duke mbledhur guralec me madhësi dhe ngjyra të ndryshme. Fëmijën e tërheq cicërima e zogjve. Zogjtë kënaqen në lisa me kurorë të begatshme dhe në mënyrë të hareshme cicëronin duke lëshuar jehonë për rreth. Këtë harmoni dhe dashuri të lindur për lirinë dhe natyrën duhet shfrytëzuar. Fëmijën duhet shëtitur nëpër natyrë, gjithnjë duke ju treguar, detaj pas detaji, në bukurinë e saj, qe impresionon njeriun dhe inspiron artistin. Në natyrë më së miri mësohet. Aty pranohen përshtypjet më të forta, të cilat kanë kohëzgjatje të madhe. Pedagogu Frebel shpesh herë ka thënë: “Unë kurrë nuk e kam harruar leksionin qe ma ka sjellë natyra.”

  12. #112
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Bukuria në veprat artistike

    Për të vrojtuar të bukurën, pran natyrës, mund të shfrytëzonim numër të madh të veprave artistike nga të gjitha degët artistike: muzikë, pikturë, skulpturë, letërsi etj.
    Njoftimi i fëmijës me vepra artistike bëhet në mënyrë sistematike, gjithmonë duke pasur kujdes në moshën, mundësin për të kuptuar, përvojën dhe mundësit e tij psikike. Gjatë kësaj është me rëndësi qe fëmijës tu zgjedhën vepra të vërteta artistike dhe me to të mësohen. Gete ka thënë: “Shija nuk zhvillohet në diç relativisht të rëndomtë, por në diç pa kushtëzim për të bukurën.”
    Takimet e para me vepra artistike, futja fillestare e fëmijës në art, duhet filluar qysh se në moshën parashkollore për të vijuar në të ardhmen edhe më tutje në këtë drejtim, përfshirja sa më e gjerë në të gjitha lëmit e ndryshme të artit dhe të numrit të madh të veprave artistike. Tregimet lirike të Anderson-it, shembull, qe i lexonim fëmijëve , strofat të cilat ja recitonim fëmijës, zilet dhe kompozimet e lehta muzikore qe i riprodhonim për të kërcyer sipas ritmit qe i kënaqin fëmijët, kjo do të ishte e para, e thjeshtë dhe pa imponim për të futë fëmijën në vepra artistike.
    Si ilustrim në këtë rast do japim një sqarim më të gjerë për edukatën artistike në disa lëmi të artit, të njohura, të kapshme, dhe të preferuara për të futë fëmijën në fushën e përgjithshme artistike.

  13. #113
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Muzika

    Muzika. – Për veprat muzikore thuhet qe kjo i flet njeriut në të gjitha gjuhët. Kjo në veçanti vlen për muzikë, për të cilën Platoni ka thënë: Njerëzit i ngritë në çdo nivel ajo çfarë është e mirë dhe e bukur, pasi qe as vet nuk është asgjë përveç formës së saj të pa parë”.
    Fëmija pa masë e dëshiron muzikën. Aftësia e pranimit të përshtypjeve muzikore paraqitet shumë herët në moshë më të re. Nuk është mendim pa vend qe me edukatën muzikore të fillohet me ninullat e para në djep për të futur fëmijën në gjumë. Fëmija i vogël pranon muzikën edhe gjatë lojës. Ata i tërheq melodia. Gjatë podiumit të koncertit në park gjithmonë ka shumë fëmijë. Pas qetave të ushtarëve qe marshonin me ritmin e muzikës fëmija shkonin pas tyre. Jo aq për shkak të ushtarëve, por pas ritmit të muzikës qe ata e dëshironin. Dikur ne Kosovë kemi shikuar në mënyrë ngazëlluese nj pamje të mirë kur rrugës ës fshatit nga dera një shtëpie në derën tjetër kanë kaluar dy muzikant njëri me violinë dhe def, të mahnitur me ritmin e tyre muzikor pas tyre është grumbulluar një numër i madh i fëmijëve duke i përcjellë ata. Krijohej turma e fëmijëve të vegjël me këmbë të zbathura, përmes të cilëve mezi depërtonin muzikantët. Në sytë e tyre vërehej një gëzim i pa parë.
    Fëmijës qe nuk ju është zhvilluar mjaft shqisa e të dëgjuarit, patjetër e dëshiron muzikën, qe dallohet për nga ritmi i ashpër. Krejt çfarë i këndohet dhe i bëhet muzikë fëmijës i pëlqen vetëm ajo ritmike e ngjyrosur me emocione. Fëmijës duhet sa më shumë ti këndohet dhe ti bëhet muzikë. Radio në shtëpi shumë ndihmon edukimin muzikor te fëmija. Muzika fisnikëron fëmijën, siç fisnikëron edhe të rriturin. Populli thotë: “kush këndon, keq nuk mendon” ka shumë të vërtetë. Fëmija duhet aftësuar qe të zbuloi të gjitha bukuritë dhe gëzimet qe ofron muzika njeriut.
    Me keqardhje, duhet konstatuar qe edukimi muzikor për fëmijët dhe rininë tonë gjatë ju është kushtuar kujdes vetëm disave në veçanti e jo të gjithëve. Ajo nuk është interpretuar në mënyrë sistematike as në familje e as në shkollë. Për atë as fëmija, as rinia dhe në shumë raste as te të rriturit nuk e kanë kuptuar muzikën e mirë. Ndërsa dëgjuesi pa një kulturë elementare nuk mund ta kuptoj botëkuptimin muzikor, as qe të ndjej bukurin dhe thellësinë e veprës muzikore. Gjatë edukimit muzikor te fëmija me rëndësi është të fillohet nga ajo më e lehta dhe kompozimi më i thjeshtë, në mënyrë të lehtë duke ja shpjeguar bukurinë dhe simboliken e melodisë, pa shumë fjalë, duke kaluar në ato më komplekse, në mënyrë vijuese duke kultivuar te fëmija dashurinë për muzikën. Sot, kur veprat muzikore me lehtësi zgjerohen nëpër tërë botën, përmes radios, televizionit dhe mjeteve tjera siç është interneti, shumë lehtë mund ta edukonim edhe publikun për fëmijën. Fëmija me kënaqësi dëgjon emisione, duke përzgjedhur melodinë qe i pëlqen. Kjo është mjaftë dobiprurëse dhe e mirë. Fëmijën duhet stimuluar për të kënduar, kur ata vet nuk e bëjnë, sepse në këtë mënyrë stërvitin shqisën e të dëgjuarit dhe mprehin të vrojtuarit. Muzika e përzgjedhur qe emitohet në orët e pushimit në disa shkolla në mënyrë të kënaqshme ndikon në mënyrë të disponuar te fëmija dhe njëkohësisht kontribuon në edukimin e shqisës dëgjuese.

  14. #114
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Piktura

    Piktura. – Për të kuptuar këtë lëmi të artit dhe kërkimi i bukurisë në këto vepra të këtij lloji ka nevojë të stërvitet dhe edukohet syri, ashtu siç thonë piktoret, edhe preciziteti i të vrojtuarit. Mjeshtrit e mëdhenj kanë studiuar në detaje objektet qe kanë pikturuar. Thuhet kur ata qe kanë pikturuar trupin e njeriut, shembull, e kanë njohur anatominë e njeriut siç e kanë njohur profesorët e njohur të anatomisë. Të jetohet në art dhmth të keni mundësinë të vëreni precizitetin e potezit qe piktori e ka paraqitë, shembull, lehtësinë e trupit gjatë lëvizjes, raportet, harmoninë, forcën dhe bukurinë e formës duke shprehur atë përmes syve, ngrohtësinë e qeshjes: fluturimin rinor ose qetësinë e të moshuarit – në portrete, ngrohtësinë e koloritit dhe harmoninë e ngjyrave - në peizazh, ose me thënë në formë simbolike shprehjen e mendimit. Vepra artistike është ndërmjetësues në mes veprimtarit dhe vrojtuesit. A thua se vrojtuesi do e kuptoi veprimtarin? A thua se do ta dijë qe ta ndjej çfarë ka dashtë të i tregoi me këtë vepër?
    Bota e formës magjike, shkëlqimi dhe hija, bartë në vete shumë bukuri, mirëpo atë duhet ditur për ta shikuar. Edhe në këtë drejtim duhet edukuar fëmijën qysh se në vitet e hershme. Fotografitë e para qe i arrijnë fëmijës në dorë, e më vonë ilustrimet e ndryshme qe i shikon në libra qe lexon, bëjnë një lloj të caktuar ndikimi në kuptimin negativ, apo pozitiv. Fakt është se krijuesit e fotove për fëmijë dhe ilustruesit e librit për fëmijë shpesh herë në mënyrë të papërgjegjshme paraqiten ndaj publikut të vet duke mos i respektuar ligjet e zhvillimit të tyre të drejtë, në të cilën bënë pjesë edukimi i shijes. Pranë kërkesave pedagogjike, aq ka rëndësi edhe estetika e tyre. Në librin për fëmijë ilustrimi përbën pjesën e sajë përbërëse. Andaj ndaj tyre duhet pasur kujdes të veçantë dhe të angazhohen artistët të cilët me ndërgjegje të plotë të kapin këtë punë. Në raste të tilla ilustrimet nuk dëmtonin shijen e fëmijës. Vizatimi duhet të jetë i bukur, interesant dhe literat, siç thotë një kritik. Prindërit gjithsesi duhet pasur kujdes të veçantë gjatë përzgjedhjes së librave me ilustrime të ndryshme që shërbehen fëmija, e sidomos ato libra qe nuk botohen. Në një këshillim ndërkombëtar mbi librin e fëmijës është dhënë një propozim për themelimin e Konzorciumit ndërkombëtar për botimin e fotografive ilustruese në libra, për të cilat duhet të angazhohen piktoret më të mirë në botë. Sepse kur fëmija është më kureshtar për të krijuar përshtypjet e veta nuk guxon ti bie në dorë libra me përmbajtje të papërshtatshme për moshën e tij. Gjatë përzgjedhjes së fotove për fëmijë duhet pasur në mendje momentin e tyre psikologjik. A thua se libri me formën dhe përmbajtjen e vet është e afërt me moshën e fëmijës? A thua se fëmija mund ta kuptoi? Ilustrimet për fëmijën në moshë të re duhet të jenë sa më afër të vërtetës, edhe me një dozë të formës së thjeshtuar, pa stilizim. Po ashtu fëmija e dëshiron fotografinë me përmbajtje dinamike; fotoja duhet të flas. Kohë pas kohe fëmijës duhet sqaruar domethënien e fotografisë, por pa e tepruar atë, sepse atëherë kalon në fazën e “estetikës boshe, intelektuale, e jo përjetim artistik i artit pikturues”. Fëmija shkollore në moshë më të madhe pranonin në mënyrë më të lirë ilustrimin, janë në gjendje të kuptojnë dhe pranojnë edhe mënyrën më të lirë ilustruese, në gjendje janë ta kuptojnë idenë artistike dhe imagjinatën e sajë. Ne do ja shpjegojmë atë qe nuk e kanë të qartë, nëse jemi në atë gjendje, mirëpo në mënyrë të qetë dhe lehtë do ti adaptojmë dhe ti aftësojmë për përzgjedhjen autonome, për përjetimin e thellë të veprave pikturuese, çfarë në të vërtetë është detyrë themelore për edukimin e këtij lloji të artit.
    Për të edukuar fëmijën në lëmin e pikturës shumë e dobishme kishte me qenë qe çdo shkollë të posedoi një shumë të fondit për art, reproduktim ose, nëse kjo nuk mund të sigurohet, mirë kishte me qenë qe të organizohen qendrat qe do posedonin përmbledhje të mëdha reproduktive dhe ekspozita lëvizëse, qe në mënyrë të përhershme ti vizitonin shkollat, me një planë mirë të përpunuar dhe me renditjen e ekspozimit, me metodikën organizative të punës në këtë drejtim. Sipas mundësive veprat origjinale duhet treguar fëmijëve përmes muzeve dhe galerive në ekspozitat e pikturës. Përmbledhjet e mëdha, qe më parë kanë qenë koleksione private, të shfaqura vetëm për një rreth të ngushtë të njerëzve, sot është pronë e kombit, qe i është prezentë rrethit më të gjerë të shikuesve. Këtë mundësi duhet respektuar dhe në mënyrë të gjithanshme të shfrytëzohet për edukimin e fëmijës si dhe rinisë.

  15. #115
    i/regjistruar
    Anëtarësuar
    21-03-2008
    Vendndodhja
    Pistoia
    Postime
    580
    Citim Postuar më parë nga salihaj Lexo Postimin
    Mjeshtrit e mëdhenj kanë studiuar në detaje objektet qe kanë pikturuar. Thuhet kur ata qe kanë pikturuar trupin e njeriut, shembull, e kanë njohur anatominë e njeriut siç e kanë njohur profesorët e njohur të anatomisë.
    kush eshte ai toç qe i ka nxierr keto konkuzione ?

  16. #116
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Letërsia

    Letërsia. – “Letërsia si art freskon dhe ngritë mendimin e plogësht” ka thënë B. P. Në letërsi ka bukuri të pa përshkruar dhe art të vërtetë. Bukuria e të shprehurit dhe fjalët artistike, bukuria përshkruese, bukuria e dhënë në mënyrë të besuar për personalitete, me numër të madh të ngjyerave për ndjenja, dhënia mjeshtërore e analizave psikike, ndërthurje interesante ndërsa zgjedhje edhe më interesante – ky është thesari qe në vete fshehë letërsia e bukur.
    Fëmijën duhet edukuar qe ta dashuron librin. Të mësojnë se si duhet lexuar për të zbuluar atë çfarë është në të vërtetë e bukur. Ndoshta edhe më shumë se çdo degë tjetër e artit , për të përjetuar bukurinë në letërsi është me rëndësi të pa përshkruar faktori siç është imagjinata. Për at te fëmija, krahas zhvillimit të ndjenjave, duhet pasur kujdes të madh edhe në zhvillimin e imagjinatës. Fëmija mund të përjetoi veprën letrare atëherë kur në imagjinatën e vet mund ta provokoi imazhin e heroit të përshkruar, situatën, peizazhet etj. Nëse ai imazh është diç i veçantë, i fortë, i qartë, do të zgjoi ndjenjat cilat nganjëherë mund të jenë aq të forta sa qe mund të manifestohen në formë vizuale. Shumë here keni lexuar tregime të mira për legjendarët e kombit. Fëmija por edhe i rrituri, nën ndikimin e fortë të disa vendeve qe përshkruhen në tregim mund ta përjetoni bukurin e ati përshkrimi të bukurisë. Me ter qenien e juaj. Ne te merrni pjesë si fizikisht ashtu edhe në formë psikike. Formohen grimasat në fytyrë. Nga njëherë vjen për të qarë nën ndikimin e përshkrimit të fuqishëm. Nga njëherë fëmija plotësisht shkëputet nga vetëdija në situata të tilla, shpesh herë duke imagjinuar vetën në rolin e trimit të vërtetë. Për atë fëmija me përjetim të thellë dëgjonin tregime të ndryshme, duke kërkuar qe tu përsëritët shumë herë. Imagjinata e tyre punon në mënyrë shumë të gjallë, duke përjetuar të gjitha ndërthurjet bashkërisht me heroizmin qe është përshkruar në tregim. Mu në këtë çast është fshehur rëndësia e madhe e letërsisë për fëmijë. Për atë preferohet zgjedhja e literaturës në mënyrë sa më të kujdesshme qe duhet lexuar fëmija. Aftësia e fëmijës për tu identifikuar në mendjen e vet me heroin e tregimit është atëherë kur ai krahasohet me heroin qe ka rol pozitiv. Vepra e mirë letrare në mënyrë të fuqishëm ndikon në ndërtimin e personalitetit të fëmijës se sa qe njëqind herë të përsëritet me fjalë nga prindi duke e qortuar, ku edhe ashtu për fëmijën qortimi është i rëndë.
    Fëmijës duhet lexuar dhe treguar vetëm e vetëm për ta dashur librin. Duke zgjedhur me kujdes dhe me rend vepra të cila i përgjigjen moshës së ti, në kuptimin e plotë. Fëmijës duhet lexuar tregime dhe vjersha. Fëmija i vogël ka dëshirë të dëgjoi strofa të vjershave për shkak se fjalët aty rimohen. Mirëpo kusht është qe duhet lexuar me vëmendje dhe sa më bukur, me pasur kujdes në diksion, ton, ritëm etj. Fëmija i vogël ka dëshirë të dëgjoi edhe tregime por jo të gjata, në të cilën heronjtë janë shtazët e jo njerëzit. Për fëmijën e rritur dhe rinin është interesante dhe shumë të dobishme pjesët letrare dramatike, kur veprimi është sa ma dinamik, personalitete te thjeshta, kur gjatë terë kohës së leximit takohen me karakterin e personalitetit përkatës. Këto janë tregime të rëndomta si dhe romane (për udhë përshkrime, historike, aventurë etj).
    Personaliteti i edukatorit dhe prindit ka ndikim të madh në sukses të madh në edukimin letrar te fëmija. Ndjenjat e tyre për vepra artistike, duke ndie thellë në shpirt bukurinë, pasqyrimin e peizazhit, bukurinë e detaleve,qe dinin të mësonin dhe në te të përqendrojnë fëmijën janë me rëndësi vendimtare për të edukuarin qe fusim në botën e letërsisë, në të cilën dikur ai vet do ta gjejë atë bukuri madhështore në atë vepër. Futja në letërsi dhe zhvillimi i interesit për te është dobi e shumëfishtë për fëmijën. Varfëria e fëmijëve tan në gjuhen amnore në të shumtën e rasteve është pasojë e leximit jo te mjaftueshëm të librave letrare. Duke lexuar fëmija begaton fjalorin e vet, stërvitë vetën në përdorimin e saktë të fjalës dhe fjalisë, zhvillon gjykimin logjik, qe më vonë i mundëson shprehjen e drejt dhe të rrjedhshëm. Lektura qe u preferohet në shkollë fëmija domosdo duhet ta lexonin. Këtu është shumë interesant të përmenden rezultatet e një ankete qe është bërë në mesin e nxënësve të disa shkolla fillore qe kanë treguar një disharmoni të madhe në mes lekturave qe u është preferuar nga ana e shkollave të ndryshme në programet e veta, ndërsa fëmija me shumë ëndje ato i kanë lexuar. Në mënyrë detajoje nuk është bërë ndonjë analizë e shkaktarit për atë nuk dihet se a është deformuar shija e nxënësit apo gjatë përcaktimit të literaturës nuk ju është vu veshi mjaft momenteve psikologjike të cilat i kishin diktuar fëmijëve dhe rinisë qe literatura me shumë elemente kishte me qenë shumë e afërt moshës përkatëse.
    Pra ndihmës në zgjedhjen e drejt, fëmijëve duhet ndihmuar qe ta donin librin dhe leximin e ti. Kur fëmija tregon një interesim të mirë për librin, dhe kur për te libri nuk është më domosdoshmëri , atëherë fëmija ka krijuar një përparësi të madhe sepse ai sheh një dobi të madhe qe i ofron libri. Për të arritur këtë qellim duhet stërvitur leximin hap pas hapi. Nëse fëmija nuk e ka përqafuar librin ashtu siç duhet qysh se në ditët e para, atëherë gjatë vijimit në shkollë me fëmijën e tillë duhet punuar pa ndërpre deri sa ai të arrijë atë dashuri ndaj librit. Për fëmijën e tillë është e preferuar për të ia arritur qëllimit ti tregohen disa ca ngjarje interesante qe këtë fëmijë e prekë duke i cituar pika më të forta të kësaj ngjarje. Shumë e mirë është, shembull, të fus interesim te fëmija për vepër të ndonjë filmi qe prekë të njëjtën materie me mësimin qe e mëson fëmija. Atëherë edhe vet fëmija do të kënaqet duke lexuar veprën në terës. Më vonë në vijim vijnë gjerat tjera. Mirë është qe fëmijën ta drejtonim qe gjatë leximit mos “të vrapojnë” dmth. mos të lexojnë me nxitim por të gjejnë një vend të qetë ku mund të shënonin gjëra më interesante.
    Pran veprave artistike të letërsisë me dobi të madhe është qe fëmijën ta drejtojmë të lexon edhe libra të autorëve vendor siç thotë I. S. “ thesari ynë poetik”, ndërsa B. P. Thotë:”kemi gjetur jo në përmendoret e të parëve tanë në arkivat e vjetra,p or në fjalën e gjallë të fshatarit qe as nuk din të lexoi e as qe të shkruaj: i kemi gjet te gjyshet tona të cilat kanë treguar tregime duke pushuar pranë zjarrit në netët e gjata të dimrit, tek djelmoshat dhe vajzat e bukura qe kanë kënduar këngë duke i përcjellë me vallëzime, në dasma, festa etj. Ato përmes gojëdhënave kanë ruajt forcën, shëndetin, bukurinë e pa parë, e sidomos të ato qe kanë qenë më të bukurat. “për fëmijë gjuha më e afërt është gjuha popullore e sidomos vjershat. Ata dëshironin vjersha të shkurta lirike dhe epet e mëdha në dhjetë fjalë të cilat me ëndje i lexonin... edhe aty do gjejnë materie të bukur artistike, me të vërtetë të bukur dhe të dobishëm.
    Me qenë se rolin e madh qe ka libri në zhvillimin dhe formimin e rinisë, patjetër duhet qe gjitha këtyre pyetjeve ti kushtojmë kujdes të madh dhe permanent. Mos te kënaqemi qe fëmija i ynë vetëm të lexonin, por patjetër duhet të kujdesemi se çfarë dhe si lexonin. Shembull prindërit, në raste të shumta kujdesën më pak rreth zgjidhjes së librit dhe kualitetit të stripeve qe fëmijës i intereson. Me keq ardhje, në treg përveç literaturës së mirë dhe të begatë për fëmijë ka edhe asi literature qe nuk kurrfarë vlere artistike. Kështu qe në këtë situatë prindi e ka vështirë qe të bëjë një zgjedhje adekuate dhe të drejtë. Për atë është propozim mjaft i drejt, qe është dëgjuar në një këshillim mbi librin e fëmijës, qe në librari të caktohet hapësira e veçantë për literaturën e fëmijës sipas mundësisë me personin këshillëdhënës. Duhet të luftohet qe ky propozim të aprovohet. Më këtë kishim me bërë një shërbim të madh prindërve duke i ofruar ndihmë të madhe fëmijës.

  17. #117
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Përjetimi i të bukurës

    Në fillim është bërë fjalë për momentin e edukimit estetik – duke vërejtur bukurinë, duke u përmbajtur në mënyrë më detajoje në shpjegimet se ku dhe si të gjendën dhe vërehet e bukura, në natyrë dhe art. Tani në mënyrë të shkurtër do të qëndronim në momentin e dytë për procesin e edukimit estetik – e kjo është në zhvillimin e aftësive për përjetimin e të bukurës.
    Kem thënë qe vepra artistike, drejtpërsëdrejti e bukura në përgjithësi, qëpari duhet vërejtur , të shikohet në mënyrë të qartë dhe në veçanti. Mirëpo objekti i bukur, vepra, momenti, nuk mjafton vetëm të vërehet, atë duhet ta përjetonim në mënyrë emocionale. Vepra në neve duhet provokuar ndjenja. Bjelinski, kritik i madh rus, shembull, thotë qe poezia qëpari duhet të pranohet me zemër e pastaj të kuptohet. Mjaft kemi theksuar, duke folur për ndikimin e veprës letrare, sa kanë fuçi të emociononin njeriun. I njëjti shembull mund të cekët nga lëmi muzikor apo arti teatral. Shembull, emocionet qe njeriu i përjeton në rastin e simfonisë së nëntë të Betovenit ose duke shikuar njërën nga skenat më të mira teatrale të dramave të Shekspirit, kur shikuesi në tërësi humb vetëdijen duke u thelluar në situatën e dhënë duke harruar se gjendet në teatër. Ja pra, kjo është përjetimi i veprës. Ndërsa veprat e mira dhe cilësore, qe mund të vërehen si të tilla dhe të përjetohen ashtu siç kem thënë. Vrojtimi dhe përjetimi i së bukurës shkonin gati barabar, janë në lidhje të pa ndarë. Pas tyre pason momenti i tretë në edukimin artistik, e ajo është krijimi i të bukurës.

  18. #118
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Krijimi i të bukurës

    Në të vërtetë, ky është çasti më i rëndësishëm për edukimin estetik të fëmijës, kështu qe këtij çasti duhet të kushtojmë kujdes të madh dhe të veçantë. Kur fëmija ndien nevojën për të krijuar, do të thotë qe me sukses ka kaluar rrugën për të vërejturit e përjetimit të bukurës. Atëherë të ky paraqitet dëshira qe vet të krijoj një gjë të tillë. Me këtë tentim të pavarur arrihet ajo qe është me më rëndësi për edukim: zhvillohet kënaqësia artistike, në njërën anë, dhe në anën tjetër. Gjatë raportit aktiv, gjatë tentimeve të pavarura, fëmija më së miri mëson.
    Lejoni fëmijën vet të vizatonin, këndonin, shkruanin rreshta literate. Tentimi i parë me frikë, sido qe duket i pa përkryer edhe pse nuk i takon rregullave të krijimit artistik, janë shumë të dobishme rezultatet e mundit të vet.
    Forca e fshehur e krijimtarisë ekziston në çdo fëmijë. Atë duhet zbuluar dhe zhvilluar. Pedagogjia e ka eliminuar botëkuptimin e vjetruar mbi talentin special me të cilin njeriu lind. Me siguri qe fëmija gjenetikisht pranon ca disiplina, qe mund të zhvillojnë nën kushtet optimale dhe duke stërvitur, mirëpo po ashtu, nën kushte të volitshme nuk japin rezultate të njëjta. Po ashtu, shkenca ka treguar qe me mësim, me marrje aktive dhe me stërvitje, fëmija mesatar mund të arrijë shumë në zhvillimin e aftësive për krijimtarinë artistike. Nuk e teprojmë nëse flasim qe talenti në ndonjë degë të artit nuk është kurrfarë kategorie biologjike, por thënë thjeshtë – dispozitat e theksuara më fort, të zhvilluara deri të shkalla më e lartë dhe me punë permanente. Përsëri do e citojmë M. Gorkin kur në një ven të veprave të veta thotë: “Talenti zhvillohet nga ndjenjat e dashurisë për punë; është e mundur, qe talenti në esencën e vet është vetëm dashuria për punë.” Të gjithë njerëzit e përmendur gjatë historisë në fushën e shkencës, artit, lëvizjeve popullore kanë punuar jashtëzakonisht fort.
    Dashurinë për punë dhe dëshirën për të krijuar duhet kultivuar te fëmija me në kujdes maksimal. Tolstoi, artist i madh, shkrimtar i zërit botëror, një kohë gjër sa ka punuar si mësues në një shkollë fshatare, qe e ka hapur në pronën e vet, me fëmijë ka shkruar tregime. Të gjithë kanë marrë pjesë në krijimtari. Andaj për këtë thotë: “Shumë interesant është se si fëmija vërejnë se si te disa ekziston shpejtësia e imagjinatës” Fëmija kanë qenë të kënaqur me këtë lloj pune, ashtu edhe Tolstoi në po të njëjtën masë. Krijimtaria e fëmijës mund të kultivohet edhe gjatë punës kolektive. Në kohën e fundit gjithnjë e më shumë preferohet , shembull, vizatimi kolektiv i fëmijës, qe duhet në mënyrë sistematike të kultivohet dhe zhvillohet. Vetive psikike të fëmijës u përgjigjet kjo mënyrë e punës, me anë të cilës matin forcën e vet duke krahasuar me të tjerët. Fëmija në vete tregojnë kënaqësinë e drejt fëmijërore, interesim të madhe për vepër, ndoshta edhe më fortë se në punën individuale. Puna organizohet në atë mënyrë qe një grup i fëmijëve zgjedhë një përmbajtje të caktuar qe do të ilustroi (shembull: nga historia, nga ndonjë tregim apo edhe ngjarje e vërtetë). Tani çdo njëri për vete punon skicën. Skica më e mirë qe pranohet ndahet në katror ose ne pjesë të këndit të drejtë dhe çdo fëmijë punon në këndin e vet qe është caktuar më parë, rrisin skicën sipas marrëveshjes. Pjesët mund të prehën, e pastaj, pas kryerjes se punës, bashkohet tërësia. Fëmijës i intereson vetëm procesi i punës, aq sa edhe rezultati.
    Ekzistojnë edhe tentimet tjera për ndikim në zhvillimin e krijimtarisë te fëmija, në të cilat fëmija në mënyrë shumë të gjallë paraqesin mbështetjen e vet, mendimet dhe dëshirat. Shembull, në mënyrë eksperimentale është vërtetua qe muzika, të cilën fëmija e dëgjojnë gjatë ndonjë profesioni, provokon elanin e punës dhe japin nj kahe të re në procesin e krijimtarisë. Profesoresha e muzikës Eli Bashiq ka përdorë një mori eksperimente shumë interesante në këtë kuptim. Gjersa, fëmija, shembull, vizatojnë apo modelojnë, profesoresha si në rastësi ulët pran pianos dhe bënë muzikë, por bënë muzikë me melodi të caktuara. Vizatimet e tyre dhe punimet me plastelinë ndryshojnë dukshëm nën ndikimin e muzikës. Fëmija muzikën e përjetojnë, dhe ajo shprehet në krijimtarinë e përhershme. Në shumë vende keni pasur rast të vizitojmë punime të tilla nën ndikimin e muzikës. Përmes muzikës së kthjelltë, punët në akuarel me përdorimin e ngjyrave të gjalla, sikur të “lozin” siç thotë autori i ekspozitës. Shembull, një fëmijë përmes “muzikës për lëvizje” duke vizatuar temë të lirë, ka vizatuar në mënyrë të suksesshme , vallen në jehonën e plotë të lojës. Për gjatë muzikës së quajtur “sinkronike”, e qetë, inpresive, fëmija në vizatim kanë shprehur pjesë të peizazheve qe janë shprehje emocionesh në psikiken e fëmijës. Fëmija, nga varfëria e luftës qe ka përjetuar të gjitha vështirësitë, ka vizatuar peizazhin qe shpreh shkretëtirë të vrazhdë. Tjetri qe është rritur po në kushte te njëjta, ka vizatuar pamjen e një fëmije qe qëndron i vetmuar në mesin e rrugës, pranë , shtëpisë së zbrazët qe ka mbetur pa familje gjatë luftës. Fëmija është në gjendje qe këto në mënyrë të thellë ti përjetoi. Ai në një mënyrë dëshiron të shprehë vullnetin e vet përmes krijimtarisë nëse i krijohen kushtet për atë. Ndërsa ne duhet të ua krijojmë nëse nënkuptonim se sa është me rëndësi të shtyjmë fëmijën qe të krijoj. E vërtetë është se çdonjëri do bëhet artist , ajo është absurde për të pritur një gjë të tillë, mirëpo siç kem thënë më parë, përmes aktivitetit, me mund të madh, duke përcjellë me interesim të devotshëm dhe me vullnet të mirë, fëmija do arrijë shumë në zhvillimin e aftësisë psikike dhe në aftësitë e veta. Nuk mjafton qe i edukuari të qëndroi si vrojtues pasiv qe dëgjon dhe pranon, çdo pjesëmarrës aktiv qe është duke u ndërtuar pikërisht përmes aktivitetit dhe veprimit. Këtë nuk guxonim të harrojmë fare. Në edukimin estetik të fëmijës dëshira për të krijuar është shprehje e emocioneve të cilat kanë zgjuar bukurinë e veprës, qe fëmija ka përjetuar në një lëmi të artit ose në natyrë. Po kështu në të njëjtën kohë do të thotë rruga për edukimin e shijes,e cila qe, sa ma i fortë është interesimi i qëndruar, të bëhet më i rafinuar dhe i aftë qe në shumicën e përshtypjeve qe fëmija pranon duhet zgjedhë atë qe i përshtatë vrojtimit personal. Kjo aftësi për zgjidhje në të vërtetë është realiteti më pozitiv gjatë punës për të zhvilluar kuptimin për bukurinë. Kur fëmija fillon të vërej harmoninë, raportin, bukurinë në thjeshtësi dhe rend do të thotë kemi arritur atë çfarë kemi dëshiruar. Baza për edukimin estetik është pikërisht aty. Në vijim aj edukim vet vetiu do zhvillohet po në atë drejtim. Përmes këtij procesi begatohet imagjinata dhe jeta emocionale e fëmijës, e terë kjo është e lidhur ngushtë me zhvillimin intelektual dhe edukimi i gjithanshëm i personalitetit, qe kërkon shoqëria jonë.

  19. #119
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Arsimimi artistik i prindit

    Prindërit për të vepruar drejtë në fëmijën e vet, për të drejtuar drejt interesimin e tyre në fushën e edukimit estetik, vet duhet përfituar një kulturë estetike. Një pedagog i shekullit të kaluar fortë mirë ka thënë: “ Nëse dikush diç nuk posedon, nuk ka mundësi qe tjetrit të ja huazoi.” Nëse prindi bile deri diku nuk posedon arsimim artistik, nëse nuk e shijon kuptimin e zhvilluar për bukurinë, a thua se ai ka mundësi qe në mënyrë pozitive të ndikoi dhe veproi te fëmija në këtë drejtim? Të kuptuarit e artit, ndjenjat e zhvilluara dhe dashuria për artin dhe bukurinë te të rriturit në mënyrë intensive ndihmon zhvillimit të këtyre vetive te fëmija. Paraprakisht kemi përmendur qe nëpër familje të ndryshme ka shumë punëtor të artit dhe të shkencës qe janë rritur me kultivimin e artit dhe shkencës. Babai i piktorit italian qe kishte famë të madhe i quajtur Rafaelo vet ka qenë piktor. Nëna e poetit Shirela ka shkruar strofa. Prindërit Kiri kanë zbuluar uraniumin, ka pasur gocën qe ka vazhduar punën me sukses në drejtimin shkencor, etj. Ndikimi i drejtë edukues nga ana e prindit i kontribuon zhvillimit në përkushtimin e fëmijës qe ekziston në qenien e fëmijës. Sepse prindi si edukator i parë, më së forti ndikojnë në fëmijën e vet.
    Në shoqërinë tonë të re, ku kujdesemi për një jetë kulturore të njeriut punëtor ka mjaft mundësi dhe kushte qe edhe prindërit të arsimohen në mënyrë estetike. Ligjëratat popullore në universitetet popullore, për lami të ndryshme të artit, radio emisionet me ilustrime të suksesshme të disa veprave artistike, teatri, filmi, literatura e mirë në mënyrë të shumëfishtë mund të shfrytëzohen në edukimin e shijes artistike, qe i mungon shumë prindërve. Shumë lehtë ekziston mundësia qe përmes universiteteve të punëtorëve dhe popullore te organizohen seminare në mënyrë qe fillestarëve tu jap në pasqyrë e qartë, mi mjetet më të theksuar të një arti, si dhe kuptimet themelore për të kuptuar një vepër artistike.
    Arti duhet takuar masave më të gjëra. Kjo është kërkesa e shoqërisë njerëzore. Mirëpo artin duhet kuptuar dhe kërkuar. Duhet thelluar interesimin për atë. Kjo është qe i mungon njeriut tonë. I mungon për atë arsye qe në masë të madhe nuk dinë ta vërej dhe ta ndien bukurinë e artit dhe vlerat e saja.
    Kushtet e veprimit një anësor si pasojë e ndarjes së punës në kushte kapitaliste, jeta e vështirë në të kaluarën dhe arti i papërshtatshëm për popullin lajnë gjurma qe nuk mund të eliminohen as lehtë e as shpejt, mirëpo ato japin vërejtje qe në te gjeneratat e të ardhmes qe po rriten nën kushte shumë më të volitshme duhet më shumë të mendonim. Nuk guxojmë të lejojmë qe pran fëmijëve tanë të kaloi jeta duke fshehur bukurinë të cilën nuk e shohim.
    -fund-

  20. #120
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Hoxha ma tha...Unë pranova!

    Ishim të ftuar nga nipi im në një darkë (iftar). I ftuar ishte edhe hoxha i asaj lagjeje. Të gjithë flisnin diç edhe mua me erdhi radha dhe tregova rastin e nënës qe kërkonte këshillë rreth edukimit të fëmijës së vet. Nëna i drejtohet një edukatori qe jetonte në Londër me emrin Sejmon:
    - Zotëri Sejmon kam këtë fëmijë dhe erdha të më këshilloni si ta edukoi?
    - Sejmoni: në cilën moshë është fëmija i juaja?
    - Nëna: është një vjeçar.
    - Sejmoni: Zonjë Ju jeni vonuar një vitë për ta edukuar këtë fëmijë!
    Unë po në atë pas darke thash: Edhe Sejmoni ka bërë një lëshim, sepse sipas shkencave natyrore në këtë lëmi; me krijimin e fetusit në mitrën e nënës fëmija fillon të edukohet. Andaj sipas shkencës nëna në fjalë është vonuar plotë njëzet muaj. Këtë e thash dhe përfundova.
    Hoxha: Jo more zotëri, fëmija edukohet plotë njëzet vite para se të lind!
    Po në atë çast u pajtova, duke u bazuar në realitetin shkencor dhe atë praktik se: Edukatori i edukuar mirë mund ta edukoi fëmijën, prindi i edukuar mirë mund ta edukoi po ashtu fëmijën edhe mësuesi i mirë e mëson fëmijën mirë. Andaj, me martesën e çiftit rreth viteve të njëzeta nëse janë të edukuar mirë, fëmija i tyre qe del në këtë botë është e sigurt se fëmija i tillë do edukohet mirë.

Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Dita Botërore e shëndetit
    Nga Florim07 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 05:50
  3. Trojet shqiptare,një fidanishte njerëzore në shërbim ndërkombtar
    Nga bnik në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 25-02-2009, 06:38
  4. Urbanistika e Tiranës, në shërbim të … portofolit
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:06
  5. Profesor Hamit Beqja tregon se si ...
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-02-2004, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •