Nga A. Kalam


Numri i myslimanėve nė ish Bashkimin Sovjetik ėshtė rreth 80 milion. Megjithatė numrin e tyre tė madh ėshtė e qartė se bota e jashtme nuk di shume gjera pėr ata. Nga 16 shtete te cilat pėrbėnin Bashkimin Sovjetik, Myslimanet ishin shumica e popullsisė ne tete nga kėto shtete kur komunistet morėn fuqinė me 1917. Zonat ne te cilat myslimanet pėrbėnin shumicėn ne Bashkimin Sovjetik ishin: 1. Uzbekistan, 2. Taxhikistan, 3. Azerbajxhan, 4. Gjeorgjia dhe Armenia, 5. Kazakistan, 6. Kirgizia, 7. Tatar dhe Bashkar, 8. Kaukazi dhe 9. Krimea.

Islami erdhi ne Uzbekistan ne shekullin e tete gjate kohės se Kalifatit Umajad dhe Kalifit Abdul Malik bin Maruan. Pėr 1200 vjet, e gjithė zona qėndroi nen qeverisjen e Myslimaneve. Nga Uzbekistani kane dale njė sere shkollaresh te mirėnjohur te Hadithit dhe Fikut, se bashku me filozofe, fizikane dhe matematikanė. Ishte pikėrisht ne fillim te shekullit te tete, kur gati e gjithė popullsia e Taxhikistanit pranoi Islamin, me pėrpara edhe se mesazhi i Islamit te arrinte ne Afganistan. Mesazhi islam arriti ne Azerbajxhan me 14 AH (636 e.r), dhe u be pjese e botes Myslimane ne vitin 113 AH gjate kohės se kalifit Umajad Hisham bin Abdul Malik.

Tregtaret myslimane ēuan Islamin ne Rusinė Evropiane ne fillim te shekullit te dhjete. Ka pėrreth 10 milion myslimane ne Tatar, Bashkar, Kazan, Uralet dhe ne luginėn e lumit Vollga.

Deklarata e nėnshkruar se bashku nga Lenini dhe Stalini me 4 Dhjetor 1917 thoshte: " Pėr myslimanet ne Rusi, qofshin ata tartare tė Volges, banoret e Krimeas, Kaukazit, Siberisė apo Turkistanit, turqit e Kaukazit, pėr te gjithė ata xhamitė dhe vendet e shenjta tė tė cilėve dhe besimi dhe traditat e tyre u janė prekur nga carėt e Rusisė apo tiranė te tjerė; Jetoni te qete tani sepse traditat tuaja, besimi, institucionet kulturore dhe kombėtare do te jene te lire qe nga kjo dite, dhe asnjė nuk do te kundėrshtojė ketė ne te ardhmen. Ju jeni te lire te organizoni jetėn tuaj kombėtare pa interferenca dhe pengesa nga jashtė." Megjithatė Ruset e dinin se e vetmja fuqi qe mund te ishte njė rrezik pėr revolucionin e tyre ishin shtetet myslimane. Brenda njė viti ata ndėrruan mėnyrėn dhe pushtuan shtetet myslimane.

Pėr mese 74 vjet kolonizimi dhe shfrytėzimi i pati shkretuar tokat e tyre, pati harxhuar rezervat natyrore, dhe dobėsoi shpirtin e tyre te lirisė. Djalli i socializmit pati gllabėruar pėrreth pesėdhjetė mije ulema dhe udhėheqės fetare deri me 1940 dhe duke u bazuar ne statistikat Ruse, komunistet patėn mbyllur 14,000 xhami ne Turkistan deri me 1941. Ne republikėn e Turkmenisė, gjate vitit 1954, u bene rreth 700 fjalime kundėr fesė. myslimanet u quajtėn "Balmeek" e cila do te thotė fundamentalist dhe pėrēarės. Ēdo mysliman mund edhe te vritej pasi deklarohej si Balmeek.

* * *

Bashkimi Sovjetik ėshtė duke u shpėrbėre. Ka humbur shume nga republikat e tij. Megjithatė ēėshtja mbetet se ēfarė do te ndodhe me Myslimanet ne atė vend te pastabilizuar. Ka pėrreth 80,000,000 myslimane ne ish Bashkimin Sovjetik. Me gjithė se ky numėr ėshtė shume i madh bota e jashtme duket se di shume pak pėr ta. Ish Partia Komuniste dhe KGB i patėn izoluar ata aq keq saqė pjesa me e madhe e Myslimaneve nuk u pėrpoqėn pėr ēlirim. Pėr mese 74 vjet kolonizimi dhe shfrytėzimi i pati shkretuar tokat e tyre, pati harxhuar rezervat natyrore, dhe dobėsoi shpirtin e tyre te lirisė.

Nga 16 shtete qe pėrbėnin Bashkimin Sovjetik, Myslimanet ishin shumica ne tete prej tyre kur komunistet erdhėn ne fuqi me 1917. Ata u sollėn ne fillim si simpatizantė te myslimaneve. Madje dhe deklarata e 4 Dhjetorit, 1917 e firmosur nga Lenini dhe Stalini thoshte: "Pėr myslimanet ne Rusi, qofshin ata tartare te Volges, banoret e Krimeas, Kaukazit, Siberisė apo Turkistanit, turqit e Kaukazit, pėr te gjithė ata xhamitė dhe vendet e shenjta tė tė cilėve dhe besimi dhe traditat e tyre u janė prekur nga Carėt e Rusisė apo tiranė te tjerė; Jetoni te qete tani sepse traditat tuaja, besimi, institucionet kulturore dhe kombėtare do te jene te lire qe nga kjo dite, dhe asnjė nuk do te kundėrshtoje ketė ne te ardhmen. Ju jeni te lire te organizoni jetėn tuaj kombėtare pa interferenca dhe pengesa nga jashtė."

Njė deklarate tjetėr e 15 Nėntorit 1917 e firmosur po nga Lenini dhe Stalini thoshte: "Kombet ne Bashkimin Sovjetik kane te drejte te vendosin vete pėr te ardhmen e tyre ne ēdo kohe. Ata kane te drejte qe te shkėputen nga Bashkimi dhe te shpallin liri te plote, gjithashtu kane te drejtėn pėr te braktisur nqs duan te gjitha vlerat kombėtare dhe fetare si dhe diskriminimin." (Gazeta Qeveritare Komuniste e Nėntorit 3, 12, 1917).

Megjithatė Ruset e dinin se e vetmja fuqi qe mund te ishte njė rrezik pėr revolucionin e tyre ishin shtetet myslimane. Brenda njė viti ata ndėrruan mėnyrėn e sjelljes dhe pushtuan shtetet myslimane. Zonat ne te cilat myslimanet pėrbėnin shumicėn nė Bashkimin Sovjetik ishin: 1. Uzbekistan, 2. Taxhikistan, 3. Azerbajxhan, 4. Gjeorgjia dhe Armenia, 5. Kazakistan, 6. Khirgistan, 7. Tatar dhe Bashkar, 8. Kaukazia dhe 9. Krimea.


Republika e Uzbekistanit

Uzbekistani (173,600 milje katror) ka njė popullsi prej 20 milion nga te cilėt 80 pėrqind janė myslimane Uzbeke. Tashkenti ėshtė kryeqyteti i kėtij shteti ndėrsa Samarkandi ėshtė qyteti i dyte pėr nga madhėsia. Bukara, Fargana, Kashkadarja dhe Sorekani, janė disa nga provincat e tij. Ai ka kontribuar shume shkollare te mirėnjohur ne Hadith dhe Fik, dhe po ashtu filozofe, fizikane, matematikanė dhe astrologė. Pėrreth 60 perqind e pambukut rus prodhohet ne Uzbekistan. Bukara ėshtė qendra e qilimave te njė cilėsie shume te mire, ndėrsa Kiva ėshtė e njohur pėr blegtorinė.

Islami erdhi ne Uzbekistan ne shekullin e 8 gjate kohės se kalifit umajad Abdul Malik bin Maruan. Muxhahidi i mirėnjohur mysliman Kuataiba bin Muslim Bahli e beri ketė zone pjese te botes myslimane me 706 pas njė xhihadi qe zgjati pėr 9 vjet. Pak kohe me vone arabishtja u adoptua si gjuha zyrtare. Pėr 1200 vjet, e gjithė zona qėndroi nen ligjin mysliman, dhe shtetet islame te Bukaras, Kheuas, Oazakut dhe Kokandit u formuan ne ketė toke. Cari i Rusisė e aneksoi pėrsėri Uzbekistanin ne shekullin e 19-te.

Me 1917 kur regjimit te Carit i erdhi fundi, myslimanet formuan shtetet e tyre te pavarura ne Samarkand, Khoqand, dhe Bukhara. Kėto shtete luftuan kundėr komunisteve pėr 5 vjet.

Ne Prill te 1922, njė Konferencė Turkistan islame u mbajt ne Samarkand dhe ajo vendosi qe Turkistani te ishte njė republike e pavarur. Komunistet dėrguan atėherė Ushtrinė e Kuqe, nen M.Feroze dhe filluan vrasjen ne mase te myslimaneve. Mbas dėshtimit te kėsaj pėrpjekje, filloi njė propagande antiislame. Ulematė u vunė ne shėnjestėr te kėsaj propagande dhe u bene pėrpjekje qe kėta te zėvendėsoheshin me njerėz te paskrupuj dhe te korruptuar. Sume institucione fetare u mbyllen dhe faljet ne grup u ndaluan. Ēdokush qe mund te gjendej duke u falur gjobitej rende. Medresetė u mbyllen dhe ulemave iu dhane dėnime te renda. Metoda te ndryshme pėrdoreshin pėr likuidimin e tyre. Pėr shembull ata dėrgoheshin ne kampe pune nga te cilat nuk kishte shpėtim. Ne fillim te kėsaj fushate kishte rreth 7000 medrese ne Turkistan nga te cilat thuajse nuk ka mbetur asnjė. Njė brez i 'ulemave' socialiste u formua gjate kėsaj kohe. Pati gjithashtu dhe pėrpjekje qe te shtyhej brezi i ri drejt imoralitetit dhe alkooli dėrgohej me shumice ne zonat myslimane.

Ne mėnyre qe te distanconin myslimanet nga Kurani dhe Hadithi, shkrimi arab u zėvendėsua ne fillim me shkrimin latin i cili me vone u ndėrrua ne cirilike.

Gjate luftės se Dyte Botėrore, kur gjermanet pushtuan Rusinė, komunistet e lehtėsuan pak politiken e tyre kundėr fesė sepse myslimanet duheshin pėr te shėrbyer ne ushtri. Muzeu Nacional i Moskės ka shume flamuj te myslimaneve ne te cilėt gjendet e shkruar dhe Kalima Shahadeti. Mbas Luftės Botėrore, politika kundėr fesė u rikthye pėrsėri dhe njė periudhe e re vėshtirėsish filloi pėr myslimanet.


Republika e Taxhikistanit

Taxhikistani ( sipėrfaqe 55250 milje) kane kufi Afganistanin dhe disa nga zonat e tij janė nė Afganistan. Nga njė popullsi totale pre 5 milion, 98 perqind janė Myslimane me origjine Tajik apo Uzbeke. Komunistet i vunė emrin Stalinabad kryeqytetit historik Dushanbe. Dy qytete te tjera te mėdha janė Leninabad dhe Horuxh. Sheiku Yaub Carki, njė dishepull i talentuar i Sheik Kuaxha Bahaudin Nakshband, ėshtė varrosur ne Dushanbe dhe e gjithė zona ėshtė nėn njė influencė tė fuqishme nga shenjtėt myslimane.

Me ardhjen e islamit ne kėto zona ne shekullin tete, e gjithė popullsia e Taxhikistanit pranoi islamin, madje edhe me pare se sa ky mesazh te arrinte Afganistanin. Ruset e pushtuan ketė republike ne shekullin e 19-te.

Qeverisja e Carit pėrfundoi me 1917 dhe myslimanet morėn kontroll mbi te gjitha kėto zona. Komunistet nuk treguan ndonjė shenje keqdashje kundėr myslimaneve por sapo morėn fuqinė nė dore, ata pushtuan Taxhikistanin ashtu si dhe pjesėt e tjera tė Turkistanit. Kjo republikė iu aneksua Bashkimit Sovjetik dhe deri nė ketė kohe shume xhami dhe ulema u eliminuan. Lumi Amu (Daria) i kalon midis zonave te banuara nga njerėz taxhik folės qe jetojnė ne Rusi dhe Afganistan. Gjate xhihadit afgan, ushtaret ruse taxhik folės mbeten pėrballe myslimaneve afgane dhe kjo gjė krijoi shume konfuzion. Kur ruset morėn vesh pėr ketė, ata i tėrhoqėn ushtaret taxhik dhe i zėvendėsuan ata me evropianė tė cilėt nuk e dinin gjuhen lokale.


Republika e Turkmenise

Turkmenia (186,400 milje katrore) ka njė popullsi prej 3,5 milion, 90 perqind e se cilės ėshtė myslimane. Ishabadi ėshtė kryeqyteti i republikės ndėrsa Ciajo, Poltek dhe Maru, kanė qenė qendra te civilizimit islam. Disa nga muhadithet me te famshėm patėn jetuar kėtu. Xhamia Hamdani ne Mari ehte je monument historik i cili e pati marre emrin nga Sheik Yusuf Hamdani i cili pati udhėhequr Turkistanin kundėr pushtimeve nga jashtė.

Ne shekullin e 18-te, Turkmenia u be pjese e botes myslimane dhe qėndroi nen qeverisjen myslimane deri ne shekullin e 19-te kur ushtritė e Carit e pushtuan.

Mbas revolucionit komunist, Turkistani mbeti i pavarur, por u pushtua shpejt nga Ushtria e Kuqe dhe u be pjese e Bashkimit Sovjetik. Mė vonė, u deklarua si Republika e Turkmenisė dhe njė qeveri komuniste u krijua atje. Ulematė u dėrguan ne kampe pune dhe shume njerėz u punėsuan qe te predikonin ateizmin. Vetėm gjate vitit 1954, u mbajtėn rreth 700 fjalime kundėr fesė. myslimanet u quajtėn "Balmeek" e cila do te thotė fundamentalist dhe pėrēarės. Ēdo mysliman mund edhe te vritej pasi deklarohej si Balmeek.


Republika e Kirghizise

Kjo ehte republika e katėrt e formuar nga komunistet ne Turkistan. Ka je sipėrfaqe prej 76,460 milje katrore dhe njė popullsi prej 4 milion nga te cilėt 92 pėr qind janė myslimanė. Farmand ishte kryeqyteti i kėsaj republike. Islami mbėrriti kėtu ne shekullin e 18-te dhe shume shpejt shumica e popullsisė pėrqafuan atė, dhe po ashtu qeveri Myslimane morėn ligjin ne dore. Se fundi, Ushtria e Carit e pushtoi ketė zone ne shekullin e 19-te.

Mbas rėnies se Carit, myslimanet u rrezuan nga komunistet. Sipas shkrimtareve kristianė, djalli i socializmit pati gllabėruar rreth 50,000 ulema dhe udhėheqės fetare deri me 1940-ten dhe, duke u bazuar ne statistikat ruse, komunistet patėn mbyllur 14,000 xhami ne Turkistan deri me 1941.


Republika e Kazakistanit

Republika e Kazakistanit, ėshtė republika e peste e pėrfshire ne Turkistanin rus, ėshtė rreth 1,048,310 milje katrore dhe ka njė popullsi prej 16.5 milion, 70 perqind nga te cilėt janė myslimane.

Islami erdhi kėtu ne fillim te shekullit te tete. Sot turqit kazake janė te njohur pėr besimin e tyre te forte. Tribute kazake gjithashtu e pėrqafuan islamin ne fillim te shekullit te 17-te. Ata ishin njerėzit e fundit qe adhuronin idhuj ne Turkistan dhe qe te futeshin ne islam. Por ne shekullin e 19-te, pati njė rėnie te islamit meqė ushtritė e Carit filluan sulmet kundėr Kazakistanit.

Kazakėt turq e themeluan republikėn e tyre te pavarur me 1920 ne fund te dominimit te Carit por komunistet aneksuan ketė republike me dhune me 1936. Gjuha kazake e cila pati qene gjuha zyrtare e republikės deri me 1921, u zėvendėsua me vone nga rusishtja dhe kėngėt kazake dhe islame u ndaluan. Njė numėr i madh ulemash u pėrzunė dhe xhamitė u konvertuan ne klube dhe shkolla. Disa nga xhamitė madje u shndėrruan ne shtėpi publike. Myslimanet u ndaluan te shkonin ne haxh. Njė gjeneral rus i quajtur Tober, shkruan ne njė nga librat e tij se 200 myslimane turkistane aplikuan pėr leje pėr te shkuar ne haxh, por vetėm 17 aplikime iu dėrguan Moskės pėr aprovim.


Republika e Azerbajxhanit

Azerbajxhan (sipėrfaqe 33,450 milje katrore), ndodhet ne perėndim te Detit Kaspik dhe veri te Iranit, ka njė popullsi prej 7 milionėsh nga te cilėt 80 pėr qind janė Myslimane: 77 perqind janė turq dhe 10 perqind arabe dhe iraniane. Ne perėndim te saj janė Armenia, Turqia dhe Iraku. Pra, ka lidhje direkte me boten myslimane nėpėrmjet Iranit dhe Turqisė. Kjo republike e pasur ne nafte ėshtė burimi kryesor pėr Bashkimin Sovjetik.

Mesazhi islam arriti ne Azerbajxhan me 14 A.H. kur ushtria islame arriti nen komandėn e Bakr bin Abdullah. Sidoqoftė u be pjese e botes islame ne vitin 113 Hixhra gjate periudhės te Halifit umajad Hisham bin Abdul Malik. Deri ne ketė kohe, mijėra myslimane arabe qene vendosur ne Azerbajxhan dhe patėn filluar te pėrhapnin mėsimet islame kudo.

Pushtimi i pare rus i Azerbajxhanit qe ndodhi ne shekullin e 13-te ēoi ne luftėn Rusi-Iran pėr kontrollin e kėsaj republike. Ne fund te luftės, ushtria e Carit arriti te kapte veriun e Azerbajxhanit dhe ushtroi shume dhune mbi myslimanet e kėsaj zone e cila ēoi nė njė eksod te madh pėr nė Iran dhe Turqi.

Mbas revolucionit Bolshevik, Myslimanet Azerbajxhanasit shpallen pavarėsinė me 28 Maj, 1918, dhe qeveria komuniste e Rusisė e njohu ketė. Parlamenti i parė Azerbajxhan pėrfshinte 84 myslimane, 2 armene dhe 11 ruse.

Por vetėm mbas 2 vjetėsh, Ushtria e Kuqe pushtoi Azerbajxhanin nga njėra ane dhe ushtritė armene u futen ne Azerbijan nga ana tjetėr dhe me se fundi ai mbeti ne dorėn e sovjetikeve ne 17 Gusht, 1939. Ėndrra ruse pėr te pushtuar rezervat e naftės te Azerbajxhanit u realizua. Shpejt mbas kėsaj, xhamitė, shkollat fetare dhe ulematė u eliminuan dhe Ruset patėn sukses ne vendosjen e njė sistemi ateist me ndihmėn e disa ulemave te cilėt u bene shėrbėtoret e tyre.


Kaukazia (Kaukaz)

Kaukazi i Jugut pėrfshin Azerbajxhanin, ndėrsa zona veriore e tij ėshtė tradicionalisht njė zone me nje shumice muslimane e cila perfshin Dagestanin dhe Carkasin. Kaukazi i veriut (siperfaqe: 166,177 milje katrore) ka nje popullsi prej 10.25 milion banore. Dagestani, i cili u fut ne halifat qe me 24 hixhri (ah), ishte nga te parat zona qe u fut ne islam. Me vone, shashanet dhe ankoshet pranuan islamin. Kjo toke lindi shume luftetare te medhenj. Ruset bene nje sere sulmesh ne kete toke ne shekullin e 16-te dhe kapen te gjithe zonen ne shekullin e 19.

Fiset qe jetonin ne kodrat e Kaukazit deklaruan lufte te hapur kunder Rusise nen komanden e Sheik Mansurit. Pas tij erdhen me radhe Kazi Mullah, Hamza Bak, Mohamasud-Din dhe Imam Shamili. Imam Shamili vazhdoi xhihadin per 30 vjet dhe fitoi shume beteja kunder ruseve. Me se fundi, Ruset munden ta kapnin ate me 1859. Arrestimi i tij u be shkak per nje vale destabilizimi ne gjithe Kaukazin dhe vitin tjeter, qeveria ruse u detyrua te deklaronte se kaukazve do u jepej liri e plote.

Mbas Revolucionit te 1917-tes, muslimanet e Kaukazit krijuan qeverine e tyre indipendente te quajtur Turk Dagstan. Turqia dhe Gjermania e njohen kete shtet. Me vone edhe komunistet e e bene kete gje.

Me 1921, nje konference ne Kaukaz ne te cilen merrte pjese dhe Stalini, arriti ne perfundimin se Republika e Kaukazit do te formohej ne perputhje me Sheriatin islam dhe traditat e popullit kaukaz. Fotografite e Imam Shamilit u ngjiten neper zyrat e qeverise. Megjithate, vetem mbas pak vitesh, komunistet treguan fytyren e tyre te vertete dhe duke zbatuar nje program te ndare ne faza, xhamite, shkollat fetare, ulemate dhe tregetaret muslimane gradualisht u zhduken. Me 1937, gjurmet e mbetura te islamit u fshine ne emer te "levizjes popullore." Simbas nje autori kaukazian, rreth 1,000, 000 muslimane u martirizuan ne Kaukaz.


Gjeorgjia dhe Armenia

Shumica Muslimane ne keto republika u kthye ne nje minoritet mbasi revolucioni komunist dhe kristianet morren ligjin ne dore. Levizja islame megjithate ka filluar ne keto republika dhe ne Mars te 1991 u be nje revolte e madhe ne Gjeorgji ne te cilen 18 vete humben jeten. Pati te dhena edhe per perplasje me forca te armatosura. Kjo ishte levizja e pare e organizuar mbas shpallej se perestrojkes nga Gorbacovi.


Krimea

Ky ishull pjellor ndodhet ne Detin e Zi ne drejtim te Turqise veriore dhe ka nje siperfaqe prej 27,000 milje katrore. Ne shekullin e 13-te, udheheqesi krimean Barkah Khan pranoi islamin dhe nxiti halifet abbaside te dergonin misione muslimane per Da'uah ne shtetin e tij. Me ftesen e tij, shume ulema, tregtare muslimane, shkollare te fikut dhe predikues arriten ne Krimea nga vende te ndryshme islame dhe filluan te punonin per dauah. Me 1482, nje qeveri e pavarur dhe sovrane u vendos ne kete zone e udhehequr nga Alhaj Mangle Karai. 69 pinjolle te dinastise se tij u bene udheheqes te Krimeas nje pas nje. Afer fundit te kohes se tyre, forcat e Carit filluan perplasjet me ushtrine krimeane. Me 1475, Krimea u perfshi ne prandorine Ottomane. Ky shtet zgjati per 300 vjet deri me 1774, kur u deklarua i pavarur pas negociatave midis qeverive ruse dhe ottomane. Por me 1783, ruset e pushtuan ishullin pas nje masakre te madhe mbi muslimanet.

Mbas Revolucionit Rus, muslimanet krimean shpallen pavaresine e tyre dhe Muftiu i Madh i Krimeas u zgjodh president. Disa vende e njohen pavaresine e saj. Sidoqofte, komunistet e pushtuan Krimean me 1918 dhe formuan qeverine e tyre atje mbas dy vjetesh. Nje udheheqes komunist i quajtur Kali Ibrahim u caktua si guvernator. Ne kete proces ruset masakruan mijera Muslimane.


Muslimanet ne Rusine Evropiane

Ka rreth 10.25 milion muslimane ne Tatar, Bashkar, Kazan, Urale dhe ne luginen e lumit Vollga. Muslimanet jane shumice ne Tatar dhe Bashkar por ne vend qe te shpalleshin si republika te vecanta, keto zona u bashkuan te gjitha ne Bashkimin Sovietik.

Tregtaret muslimane sollen islamin ne keto zona ne shekullin e 10. Me 921, udheheqesi musliman Ajmas Khan bin Silki dergoi perfaqesuesit e tij te halifi abbasid Muktadir Billah duke kerkuar qe grupet e ulemave dhe shkollareve te fikut te dergoheshin ne keto zona per shperndarjen e sheriatit islam ne keto zona. Ai gjithashtu ftoi dhe inxhinieret muslimane qe te percaktonin drejtimin e kibles dhe per ndertimin e xhamise. Shume ulema dhe reformatore u linden ne keto toka, perfshi ketu edhe shkrimtarin dhe historianin e famshem Kazi Jakub Nauman.

Ruset pushtuan keto toka me 962, dhe Kazani u be nje pjese e perandorise Ruse me 1552, dhe muslimanet e atjeshem vuajten nje sere veshtiresish. Me vone, qindra mijera muslimane u detyruan te deklaronin veten e tyre si kristiane.

Mbas Revolucionit Komunist, keto zona u cliruan dhe muslimanet filluan te ndertonin xhami te reja. Por me 1918 Ushtria e Kuqe pushtoi Kazanin. Si rezultat i kesaj mijera ulema shkuan si refugjate ne Mancuri dhe Japoni. Me 1919, u formua nje republike socialiste e kombeve Tatar dhe Bashkar. Mbas kesaj shkrimi arab u ndalua, xhamite u konvertuan ne klube dhe shtepi publike, Ata qe u perpoqen te rezistonin, iu merrej toka. Me 1931, pati nje kryengritje ne Tatar dhe Bashkar e cila u shtyp me dhune nga Ushtria e Kuqe.

Mbi 70 vjet te dominimit rus asnjehere nuk e shuan pasionin e muslimaneve per pavaresin. Ky pasion u rizgjua perseri me 1990 pas deshtimit te komunizmit.

Terheqja e turpshme e sovietikeve nga Afganistani e theu nje here dhe pergjithmone imazhin e tyre si te pathyeshem dhe superiore dhe njerezit morren guxim qe tu dilnin tankeve perballe. Lufta afgane ishte gjithashtu nje mundesi qe ushtaret ruse te futnin brenda letersi islame, perfshi ketu kuranin e shenjte. Disa grupe muxhahidinesh madje sulmuan edhe teritoret ruse pergjate lumit Amu e cila rriti moralin e muslimaneve vendas.

Revolucioni iranian gjithashtu ka frymezuar levizjen clirimtare ne Azerbajxhan. Ish presidenti Zia ul-Haq ishte i pari qe e coi zerin per clirimin e muslimaneve ruse. Nje clirim qe tashme po behet realitet.

* * *

Allah: Allah eshte emri arab per zotin e madh, krijues dhe perkujdeses i universit. Perdoret gjithashtu edhe nga kristianet arabe dhe hebrejte per zotin (Eloh-im ne hebraishte: 'Allaha' ne aramisht, gjuha e nenes e Jezusit, pbuh). Fjala Allah nuk ka as shumes dhe as gjini. Zoti nuk ka ndonje ndihmes apo partner, dhe nuk lind ose te linde. SWT eshte nje shkurtim i fjaleve Arabe te cilat kane kuptimin 'Lavdia qofte mbi te.'

www.geocities.com