Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Post Shpërthim në Zyrën Civile Ndërkombëtare në Prishtinë

    Në oborrin e Zyrës së Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar në Prishtinë, rreth orës 17:30 është hedhur një mjet i paidentifikuar shpërthimi.

    Zëdhënësi i Shërbimit Policor të Kosovës, Veton Elshani, ka njoftuar se nga shpërthimi nuk ka pasur viktima në njerëz, por vetëm dëme materiale.

    Zyra e Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar në Kosovë, udhëhiqet nga diplomati Pieter Faith dhe funksionon në kuadër të misionit të Bashkimit Evropian.

    Presidenti i vendit Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, në një konferencë për media e kanë dënuar këtë akt – të cilin e kanë cilësuar si akt kundër Kosovës dhe popullit të saj – dhe kanë kërkuar nga organet e rendit që t’i sjellin para drejtësisë përgjegjësit e tij.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Shpërhim në afërsi të ICO, s’ka viktima

    Në afërsi të Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO) ka ndodhur një shpërthim në orën 17 e 30 minuta. Nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Policia po heton rastin dhe ende nuk ka të dhëna se si ka ardhur deri te shpërthimi dhe se kush qëndron prapa tij.

    Zëdhënësi i policisë Veton Elshani deklaroi se askush nuk ka pësuar nga ky shpërthim dhe se mjeti nuk ka qenë fragmentues. Sipas tij, ende nuk ka të dyshuar në lidhje me këtë rast.

    Zyra Civile Ndërkombëtare përmes një komunikate e ka konfirmuar lajmin për shpërthimin dhe ka dënuar këtë akt. Ata janë falënderuar për përkrahjen e Qeverisë së Kosovës për sigurinë e stafit të gjitha misioneve ndëkombëtare që punojnë në Kosovë. "ICO dhe përfaqësuesi special i BE-së do të vazhdojnë punën për të mirën e të gjithë popullit të Kosovës dhe stabilitetit në rajon", thuhet në fund të komunikatës.

    Kryetari Sejdiu dhe kryeministri Thaçi e kanë quajtur shpërthimin vepër të armiqve të Kosovës, duke rikonfirmuar miqësinë e popullit të Kosvës me BE-në dhe me Perëndimin në përgjithësi, si dhe duke kërkuar zbardhjen e rastit.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pa diskutim nje akt anti-shqiptar.. o i ndoje grupi idiotesh kinse shum atdhetara..ose ndonje spiun serb.. qe livadhis neper prishtin..

    mileti duhet te ndihmojne policine ne kapjen e ktij banditi..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Sejdiu dhe Thaci: Pas shperthimit qendrojne armiqte e Kosoves


    19:15/14.11.08 -

    Autoritetet me te larta te Kosoves kane denuar shperthimin e ndodhur pasditen e sotme ne oborrin e zyrave te selise se misionit civil evropian.

    Ne nje deklarate per shtyp presidenti Fatmir Sejdiu ka deklaruar se kjo eshte nje veper e kryer nga armiqte e Kosoves.

    “Denojme ne menyren me te ashper shperthimin. Pas ketij akti te shemtuar jane armiqte e Kosoves, por kjo perpjekje e shemtuar nuk do zbehe respektin qe Kosova ka ndaj bashkesise nderkombetare. Me kete rast ftoj gjithe qytetaret e Kosoves qe te mbajne qetesine dhe te vazhdojne te jene faktor i stabilitetit te vendit”, ka pohuar Sejdiu.

    Ndersa kryeministri Hashim Thaci ka theksuar se qeveria e Kosoves do te marre te gjitha masat per zbardhjen e ketij “akti te shemtuar”.

    “Qeveria e Kosoves i bashkangjitet denimit te ashper ndaj shperthimit dhe themi pa hezitim se kryesit e ketij akti te shemtuar jane armiqte e Kosoves. I kam kerkuar ministrit te Brendshem marrjen e masave per zbardhjen e ketij rasti. Asnje veprim i tille i ulet nuk do ta luhate politiken pro-perendimore te Kosoves”, ka theksuar Thaci.


    |||Lajme.Net|||

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Dënohet në mënyrën më të ashpër shpërthimi para selisë së Zyrës Civile Ndërkombëtare

    Shpërthimin e mbrëmshëm para selisë së Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO), i cili fatmirësisht ka kaluar pa viktima e dëme në njerëz, pos udhëheqësve më të lartë të vendit, në mënyrën më të ashpër e kanë dënuar edhe Franca, e cila kryeson Bashkimin Evropian, pastaj Ambasada Amerikane në Prishtinë, SHP i TMK-së, partitë politike të vendit tonë, si dhe vetë zyrtarët e këtij misioni në Prishtinë.
    Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi mbrëmë e kanë dënuar ashpër shpërthimin para selisë së Zyrës Civile Ndërkombëtare, duke vlerësuar se kryesit e këtij akti të shëmtuar janë armiq të Kosovës. Asnjë shpërthim apo përpjekje e tillë e ultë, nuk mund të zbehë politikën bashkëpunuese dhe pro perëndimore të Kosovës, kanë konstatuar para gazetarëve liderët shtetërorë, duke kërkuar zbardhjen e rastit.

    Përmes një kumtese për media, zëdhënësi i ICO-EUSR, Endi MekGafi e ka konfirmuar lajmin dhe ka sqaruar se asnjë anëtar i stafit të ICO-së nuk është lënduar nga shpërthimi. Zyrtarët e ICO-së kanë falënderuar institucionet e vendit për mbështetje, për sigurinë e stafit të të gjitha misioneve ndërkombëtare që punojnë këtu, por edhe kanë kërkuar më shumë siguri për misionet ndërkombëtarë në Kosovë.

    "ICO dhe përfaqësuesi special i BE-së do të vazhdojnë punën për të mirën e të gjithë popullit të Kosovës dhe stabilitetit në rajon", thuhet në fund të komunikatës.

    Franca që kryeson Bashkimin Evropian ka dënuar ashpër sulmin ndaj Zyrës Civile Ndërkombëtare në Prishtinë."Kryesia e Bashkimit Evropian dënon ashpër këtë sulm", thuhet në kumtesë në të cilën gjithashtu vihet në pah "vendosmëria e BE-së për angazhimin në ndërtimin e shtetit juridik në Kosovë për të mirën e të gjithë qytetarëve

    Ambasada Amerikane në Prishtinë, në mënyrën më të ashpër dënon, shpërthimin që ndodhi mbrëmë në Zyrën Ndërkombëtare Civile në Prishtinë. Akte të tilla të dhunshme, jo vetëm që rrezikojnë jetët, por edhe ndërlidhin përpjekje negative në paraqitjen e Kosovës si imazh të keq, në tërë botën. thuhet ne një reagim të Ambasadës amerikane ne Prishtinë.

    Shtabi i Përgjithshëm i TMK-se ka dënuar ashpër sulmin ndaj Zyrës se ICO-se në Prishtinë dhe njëherit ka kërkuar ndërmarrjen e masave urgjente të organeve të Policisë dhe të Drejtësisë në kapjen sa më të shpejtë të kryerësve qyqarë të kësaj vepre kriminale.

    Shpërthimin e mbrëmshëm e kanë dënuar ashpër edhe subjektet politike të Kosovës.
    | s.b & RTK staff |
    15 nëntor 2008 - 11:07:20

Tema të Ngjashme

  1. Kush ishte në të vërtetë Josip Broz - Tito?
    Nga Cimo në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 284
    Postimi i Fundit: 19-01-2015, 10:36
  2. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  3. Tito dhe shqiptaret e Kosoves ?
    Nga Petrit_AK47 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 13-07-2011, 18:43
  4. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Shpërthim në Prishtinë, atentat ndaj presidentit Rugova
    Nga Lioness në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 07-05-2005, 08:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •