Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Pasioni për shkencën
    Anëtarësuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Poezi të mbrujtura me mjaltin jetësor.

    Poezi të mbrujtura me mjaltin jetësor.

    Nga Sotir Lashova

    Vëllimi i tretë poetik "Dallgëzim i oqeanit shpirtëror" i poetit të talentuar Lekë Gjoka rrezaton vërtetësinë se gurrën krijuese e ka të pashterëshme dhe dëshmon ndieshem ngjitjen cilësore poetike.
    Subjektet e poezise përmbajnë motive jetësore të kohës, ndërtuar me vargje të kursyera, ku del thelbi i zhveshjes nga lëvozhga , i pastruar nga gëzhutat dhe zgjojnë emocione estetike.."I ftohti shpirtëror hap dritaren...se mergimi ty dhe dashurisë gjakun filloi t'iu shpërlajë."(f. 29)
    Vargjet e figurshmë të bëjnë per vete dhe te ndihet sikur dëgjon zërin e çiltër të veçantë të poetit , që gurgullon lirisht me fjalë perla të gjuhës shqipe,pa sforcime e mbingarkesa mjegulluse,siç ndodh te disa poetë që hiqen si te moderuar.
    "Gjumin e mora për dore" .... se kisha frike se më rrëzohej shpirtërisht/e nesër do ngurosej në allçinë e ndienjës!.."(f.31).
    Poezia e Lekës është mishëruar në hapësirën e hijeshisë së frayave metaforike të shqipes"Trishtimin piva me një gllënkë"..i dehur nga ethet që më gjuati merzia"(f.45) Shiu sot ka dhimbje koke"...e retë i dhanë të pijë aspirinë/por dhimbjen shpirtërorë asnjë ilaq s'e shëroka.(f.63) ...e akujt shpirtërorë zgjasin hapin gjer në re(f.60)
    Poetit i vijnë temat pa i kërkuar, i thur vargjet lirshëm , i vesh me ngjyrime leetrare, i kreh, i gdhend e i lëmon me kujdes që ta ndjellim lexuesin në mbrendësinë e meditimit e të mesazhit përcjellës të tyre:"E thinjat po mbijnë si kërpudha të helmatisura/që në mendime mundohen të helmatisin ndienjat"(f.75) , "avuj trishtimitë larë me zhurmë mërgimi e halle."(f.87)
    Tek poezia "Kacavirren mendimet" lexojmë " Kacavirren mendimet në pemën e mërzisë..trishtimin mundohem ta gjuaj me heshtje,/ shtij duar dhe ledhatoj imazhin e dashurisë,/ dhe s'dua ti pres bilete vdekjeje!."(f.17)
    Megjithese i pamundësuar për arsimim në fushën e gjuhës dhe letërsisë, si dhe larg qendrave letrare, në sajë të dhuntisë së talentit, rradhitet ndjeshëm ndër poetet emigrantë shqiptar-amerikanë e më gjerë; i pasqyruar në botimet e vlerësimet në shyp dhe në faqe interneti. Ai di ti përmbahet gjuhes së njesuar shqipe , për tiu qendruar larg krahinorizmit.Leka ka dëshirë, dashuri e prirje dhe ka hapur drejton në internet faqet:"Lezha Online" , "Kallmeti Online" e ne yahoo toplisten me të madhe shqiptare "Mëmëdheu" etj..etj.., që përcjellin e përgjithësojnë krijimtarinë letrare te autoreve shqiptarë në Amerike,Europe e kudo ne bote ku jetojen shqiparet
    Libri përman mjaft poezi , ku strofa katërshe e parë me të fundit kanë rimë e vargje të njejta kuptimplote,që përforcojnë mendimin e krijusit
    dhe mesazhin përcjellës te lexuesi.E tillë është dhe poezia"Nata m'i ndrydhi mendimet e mia" , nga e cila rendim strofën e parë e të tretën:
    "Nata m'i ndrydhi mendimet e mia/ca rë të shqetësuara vrapojnë si të marra,/të buzëqesh pa ndroje inati e smira/dhe puthjes dashurore po i pergaditet ndarja!..."Nata m'i ndrydhi mendimet e mia/e puthjes në buzë m'i ngriu puthja/u shtriqën te flenë thashethemet e smira/e me rrezatim shpirtëror u ndriçua rruga."(f.79)

    Në ndërtimin e poezive tregohet mjeshtër i kujdesshëm.Ato shquhen e shndrisin në përballjen me vjeshërimin prozatik dhe të errësuar që ndeshen jo rrallë në vargëzime mediokre.Fjalët e qëndisura buisin ndjeshmëri adhuruese për të bukurën dhe e mbushin me kënaqësi të hareshme
    Geni krijues në shpirtin e tij është lirizmi i brumosur me nektarinmjaltësor të Mëmëdheut ku lindi e u rrit , dhe në Atdheun e dytë që i buis lulëzimi familjar.Këtë motiv përqafon poezia e pare ;"Me dy nëna...",ku shfaqen ndienajt e poetit :"Më fal Shqipëri...ti je nëna ime me e mirë!...Qesh nënë se tashti u bëra me dy nëna...Amerika atdheu im i dyte që më fali lirinë"(f.11-12).

    Temat e shumëllojshme marrin ngjyra ylberi e stinësh.Leka i lëndon me mall e trishtim , kujtimet më të dhimbshmë për nënën e babën,që ia përvëluan shpirtin aq shpejt ,larg prej vatrës atërore , i ndarë përjëtësisht.
    Marazin e brengën e vargëzon që në faqet e para e deri në poezine e fundit , ku vajton shpirtërisht:"Lamtumirë Nënë!...Jam yt bir,vij pertej oqeanit të trishtimit.....dhe ne gjumin e vdekjes po fle me buzëqeshje.(f.15-16) Krishtlindje ne mungesë të nënës" ...ai shpirt i pazëvendësushëm i fëmijeve...nënë besomë ti je gjallë, shihmë,/shembullimi yt jam unë!?Ah nëne djali yt i burrëruar/nuk mund t'i kyqë dot lotët e dhimbje..(f.47-48).
    Përmallimi mallëngjyes pushton vargjet:"Në apelin e dashurive s'kihs mungesë/se Nëna po pushon pak ne ndienajt e fëmijeve!"(f.55)."Pak ethe mergimi"...Eh nënë mungesa jote një hon shpirtëror,/që dot nuk i plotësoj(f.69)"Kur dhimbja të gjuan me shuplaka merzije...vjen nëna si një ëndërr e artë".(f.72)"Mundohem te ndez semaforët e fatit/por përsëri shtë mungesë nëna!".(f.74).
    "Dy lotë nga sytë vrapojnë nëpër faqe" të poetit .se ndjen "Mungesa në ditlindje"-n e tij dhe ligjëron:"hap sytë e shoh imazhin e nënës që thotë"/Bir jam unë!Se edhe vdekja për ty urimin s'më ndal!...babai tymoste me vdekjen mërzinë...urimi për ty djalë s'do të jetë kurrë i mungushëm(f.88).
    Tematika kushtuar prindërve përbëjne një cikël , që mund të veçohej, ku spikat ndijimi i thellë mallëngjyes ..Te poezia "Dhimbja ka ngarkuar brengën në shpinë" , në kujtim të babait, i turfullon dallgëzimi shpirtëror me timbër thirrës e mendim te ngjeshur: "Hejjj Lekë Gjoka ti dhimbjen mjekoje me shpresë,/lërë Atlantikun ta gjuaje Floriden me shuplaka valësh/në avionin e merzisë nisu pa pendesë,/ që një grusht dhe te hedhesh mbi varrin e babes !...djali mes deti të lotëve me pyet? Tashti o babi që humbëm gjyshin Gjokë,/a do të shkojme në Shqipëri apo përjetë do të kemi ndarje?!...e drejt Kallmetit me mungesa shpirtërore sërisht nga ! ".(f.30)
    Shembulli e korektesia në sjelljet e marrëdhëniet si bashkshort ,si prind,familjar,me të afërmit,miq e shokë, e bëjnë Lekën të adhurohet e mirëpritet gjithkund.
    Gëzimin e lumturinë familjare , poeti na e jep çiltërisht në poezinë "Dita e babait"(Father's day), ku fëmijët "Naldi" e "Nela" me "dy kartolina", i shfaqin ndienjat shpirtërore ,kartolina e gruas urimin:"Gëzuar Diten e Babit o bashkshort i artë/e diell shpirtëror je gjithnjë!.."Kjo diten mallngjimin për babanë:"me ngeli peng,/se asnjëherë o i çiltër Ate:Përveç buzëqeshjes shpirtërore s'të dhurova/asgjesend!"(f.76)

    Një karakteristikë dalluese, në këtë vëllim , dëfton se poeti është dorështrënguar në vargjet për dashurinë, shprehur disi me ndrojë e nuanca alegorikë , te dukura haptas , prej të cilave shkëpusim disa vargje me ndienja erotike:
    "Sa kishim filluar ta shijonim cikjen e dashurisë...vetëm asaj s'ia fshihnim dot shijen e puthjes së brishë!(f.66)..nëpër deje shperthen gaz dashurie,/që ndizet vetëm me një puthje a shikim."(f.28)e puthjes i them eja po të pres,/kujdes se dikush të ndal pakëz rrugës ,/se dashuria pi helm gjelozie dhe vdes"(f.38) "Të mos ngatërrohet dashuria,/se shpirti shpirtërisht venitet(f.62)"vitet kanë ngecur e bashkë me të edhe puthja...sonte shiu shtrin duart drejt tokës,/por dashurisë s'po i njom dot buzët."(f.75)
    Zëmerbardhësia e paraqet Lekën të thjeshtë ,bamirës i papërtuar për tu ndodhur pranë atyre në nevoje.Me sjelljen e njërezishme dhe talentin letrar ai është i pranishëm jo vetëm në gjirin e bashkatdhetarëve, por edhe me të tjerë qe elidhin marrëdhëniet gjithpërfshirëse ketu në mergim.
    Për disa ngjarje mbresëlenese ka thurur vargjePoezia kushtuar Shenjtores shqiptares "Nënë Terezës" shpreh lëndimin shpirtëror të poetit
    "...Por një ditë Zoti të thirri e të mori në parajsë....e i the: Më lër dhe pak o Ate!?Të mjekoj shpirtrat e uritur/të kësaj bote të lodhëshme!"(f.53)

    Vargjet kushtuar Dr. Ibrahim Rugovës shfaqin trishtimin që në titull:"Lajmit i ka ngelur lajmi në fyt" ... e di Rugovë, ti ikë trishtueshëm sepse s'e firmose pavarësinë,/megjithëse Pavarësia është ulur këmbëkryq në oxhak!(f.18)
    Pikojnë lot vargjet kushtuar "Heroit lezhjan Gentian Marku që ra trimërisht në Irak" ...."Dhe pret vendlindja,/që biri të tretet në dheun e vet,/Gjergj Kastrioti në Lezhë i qesh fytyra/e thoteeronjtë gjithmonë gjallë kanë me mbetur!"(f.32)Në një tjeter kushtuar ushtarëve amerikanë që ranë heroikisht në kerkim të lirisë, e titullon:"Amerikës iu mbushën sytë me lot" ..Ju puthjën e varrosët në heshtje...që lirinë popujve të robëruar t'iu sillnit në prag!...dhe heronj iu kthen në përjetësi!."(f.37)
    Dhimbjen shpirtërore vargëzon në kushtrim të artistit që iku pa kthim:"Dhimbjens'e mbajnë dot ndienjat"...Hej Mark Lëkunda,ti që gjithë jetën mbolle buzëqeshje...zgjohu bre burrë se shokët po lotojnë në heshtje.."(f.35)Ndersa në kushtimin " Mikut tim Agim Bacelli " , në New York pikëllohet për ndienjat e hidhura qe mergimi i solli dhe që i kane "vrarë buzëqeshjen"(f.80)
    Me vargje lirike poeti shfaq ndienjat njerëzore ,dashamirëse duke jetuar shqetësimet e gëzimet e shokëve dhe miqve"Shokut tim poetit Ndue Hila"....Mërgimi ta vrau pak buzëqeshjen e ndienjave"...por ti edhe natën e bëre shpirtërisht ditë!(f.77)
    Mbresat në takimin e Teksasit të Shoqatës të Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, ku shpreh dhe mirënjohje për mikpritjen nga shqqiptarët e Dallasit ,i jep mes vargjeve"U mblodhën shkrimtarë e poete ,/ngarkuar shpirtërisht me vargje e halle/,Shqipëri gezohu për djemtë dhe në djemtë gëzohemi për Nënën e Madhe."(f.61)
    Virtytshmëria ia ka hequr lakminë për tu dukur e rënë gjoksit, dhe pse i shquhen veçansi cilësore në ngjitjen drejt lartësive të poezisë.Mëgjithëse është përballuar me vështirsi e të papritura në jetë , dhe me ndonjë pickim poetucësh ,për ta sfiduar, nuk është përkuluar e ligështuar , por me dëshirë,vullnet,pa dëshpërim e meri,e pikon talentin pangutje,lirshëm në haphedhjen letrare.
    Zemrën e Lekës e terheq Kallmeti Lezha,Atdheu ,siç thith shiqetën e busullës Poli Magnetik.Syçelësia e kujtimeve ia drithëron telin shpirtërortë mallit përgjithëçka të dashur tek djepi i përkundjes në vendlindje , për të cilin ligjërohet në mjaft poezi:
    "Kurrë të mos flija në shtratin e harrimit"...E di ,Kallmeti është zemëruar me mua...ktheu sërisht në apelin e bjeshkëve...(f.19)
    Në poezitë vazhduese, mes vargjeve të lira , ndërthuret një bashkëbisedim ndermjet emigrantit dhe vendlindjes.Tek poezia "Kallmeti është mungesë "bëhet lutja:"O Kallmet bekoi pak mërgimtarët kallmetorë!...e di se Bjeshka Vele gjithëmonë do rrijë duke pritur..."(f.22-23)
    Mërgimtari psherëtin brengën ankthin,trishtimin të shfaqur me vargje të rimuar e të liraallmeti kish vrarë pak mërzinë"... Një afsh mërzie fryn nga Shkodra ,/për në lezhë niset me nxim,/ në kallmet për një cast ndaloka, i trishtë ishte ky fluturim... i kën të rinjtë udhëve të mergimit ,/ por jo të të gjithë evranë varfërinë...dhe buzëqeshjen shqipe ata po e harrojnë...mërzia udhëton përfundimisht në venat e mija...(f.24-25).
    Brëndesia e librit ka të gërshetuar vargjet e lotimit me të haresë,ashtu siç është vërtetësia e jetës, të renditura dhe te poeia"Lezha"...shkrepëtijne ndienajt e Sqipërisë/atje lart në kala/-Gëzohu djalosh se je lezhjan,/shikoje Skënderbeu po të thërret...në të gjithë anlët ku flitet shqip/dhe bijevë anekënd mërgimit,/ me plot shkëlqim iu buzëqeshin sytë...(f.86)
    Nervi i syshikimit të Lekë Gjokës nuk pasqyrohet bardhezi , por me larmi ngjyrimesh, të zbukuruara me shprehje të goditura letrare.Veçse është i ndjeshëm ndaj dukurive të papëlqyera që ndodhin në trevën shqiptare, për të cilat ofshama e klithma në vargjet e tij. larg zhanrit mediatik , shiqeton politikën të vetëquajtur e dajthtë dhe e majtë , që nuk po del dot nga llumbataku i grindjeve e krim-korrupsionit, dhe me mirëkuptim të ecin tok me hapa të shpejtuar , pa ndalesë e qorrollisje , në udhën e Bashkësive Evropiane dhe Strukturave Euro-Atlantike, ku shndrit Fari iSHBA,mikut të madh e mbrojtësit të fuqishëm të shqiptarëve.
    Shqetësimin e poetit e bashkëbisedon me Frang Bardhin paraardhesin e shquar atdhetar të Kallmetit në poezinë:"Frang Bardhi është inatosur" ..."Kallmeti Frang Bardhi e ka ndërruar fytyrën..por Gjergj Kastrioti është përsëri arbërori-hero,/qe Ti e ke gdhendur përjetësisht në gërma...-Jo, jo -ma kthen Frang Bardhi i inatosur/-Ç'po ngjet me ju o stërnipërit e më?!"..Mes vargjeve të përgjigjes poeti mediton:"...e di se është disi e lodhur politika/e varfëria që kërcen në diell e në hije...(f.49)Dhe në poezine "Mall për Shqipërinë" shfren:"E di Shqipëri se trupi të dhemb...se djemtë po shamatohen për ditë... "(f.51).
    Dallgëzimi shpirëror i poetit gurgullon dhimbje,maraz,drobitje,pasigurinë e të pa njohurës ,dhe jehon psherëtimën e çapëlimit në shtiqet pa udhë të jetës ,përmes grygave të malit Gramoz ,"ku udhës se Greqis plumbat vinin"(f.15) në fshatra e qytete të Eladës , ku një"shoqja e fëmijërisë nën hije semaforësh/shuan epshe mashkullore!...(f.71);përmes deteve te Mesdheut e Oqeanit Atlantik , në kapërcimin e shekullit ,me streset e të panjohurës deri në folezën mikpritëse të Atdheut të Dyte , në Floridën e Amerikës së Madhe,të vargëzuara në poezinë:Ndenjat i shtroj në spital"...engjëjt e shpresës në krahë më marrin/më bëjnë një xhiro anembanë botës/e vrapin në Florida ndalin/...Padashje hedh sytë poshtë Adriatikut,/lulet e dhimbjes në mës te detit kishin mbirë,/dallgët i gjuanin me shuplaka në të ikur,/mortja kish ngarkuar në shpinë djalërinë!"(f.43).
    Këndvështrimi i Lekë Gjokës ka përmasa që pasqyrohet në tematikën e gjerë , me vizionin e kohës së tanishme dhe shpresën e besimin te ardhmëria më e mirë.Subjektet shtrihen në dy kontinentem, ku vlojnë mendimet për ngjarje e ndodhi të pëlqyera e të mbrapshta dhe shqetësimet për Shqipërinë e Kosovën.Shpirti atdhetar i tij shfren sarkazëm therëse ndaj gjëmava tragjike,tronditëse në Shqipëeri.
    Ofshamën e lëshon dhe në vargjet;"Pashë në ëndërr Migjenin"...Shihte i trishtuar fëmijët që me bageti/plumba qorre prisnin/e mësimi në shkolla dot s'fillonte..Qante Migjeni me poemen e mjerimit ndër shtëpia...Qante Migjeni për hijen e zezë mortore/që u vesh Shqipëria...(f.42)
    I gulçon shpirti poetit për gjithçka të hidhur :"Ktheji sytë nga Joni shikoje Otranton/e nënës i shpërthejnë lotët, që iu mbuluan më gjëmën...askush s'iu merr dorën...E në hotele më të mirë të kurvçrisë,/lëshohën plot epshe të "mençurit" e Shqipërisë,/me dollarë e ar i stolisin bythoret...E për pak monedha qe ata fitojnë/edhe gruan e vet në krevat të tjetrit e çojnë..."(f.57). Dhe dufi shpërthen me klithmë e thirrje:"Heeej zgjohuni o ju o nipat e Kastriotit,/largoni kopilat që nga dita e sotme...(f.58) ..është shekulli që Shqipërisë se coptuar ,/tia mjekojmë plaget...(f.82).
    Brengosjen e ngushëllon me shpresën e pavdekëshmë"Shtriva ndjenjat shpirtërore në oqeanin e shpresës...(f.56)."Por në fund nganjëherë dhe mjerimi dorëzohet."..(f.65)Shqetësimin e thellë shpirtëror ia zbut disi ndienja qetësuese e atdhedashurisë "Vëtem në vendlindje shpirtërisht kam gjithëmonë nxehtë."(f.67).
    Pavarësia e Kosovës ,ngjarja më madhore mbarëkombëtare e shekullit ,e lumturon poetin:"Zoti ka bekuar gjithë njerëzit,gjithë kombet/e shqiptaret bekimin po fillojnë ta shijojnë,/Se Kosova më pavarësi po pagëzohet!..."(f.27);...era ledhaton këtë komb me aromë lirie,/që ndihmon të vegjëlit e nuk ia shkel besën mikut/dhe kurrë s'i jep dorën padrejtësive!" (f.21)
    Ndjeshmërinë e gëzimit ia tundojnë ngadalësimet zvarritëse të ushtrimit të drejtave institucionale shtetërore gjithëpërfshirësë në trevat e sajvropa po thur pëlhurën e pritjes...por ëndrra e shkjaut moj Evrope është e turbullt...Ejjj, Kosovë pash Zotin hapi mirë sytë,/se Evropa të rrëzon edhe dukte të mbajtur për dore,sa të kesh miqtë të mos kesh kurrë frikë,/Miqtë që me Lirinë falen në Faltore."(f.20-21)
    Tragjedia shekullore e kombit e ther në shpirt poetin.Gjëmon poezia dy e kater vargjesh"O moj Shqipëri!"...Zgjohuni shqiptarë se ra këmbana e zgjimit,/ushton zëri i Ismali qemailt dhe i Isa Boletinit!...Le të ushtojnë Bjeshkët ,le të dridhet shkjau,/le të mbytet greku aty ke vau!..Më tashti s'durohet se dielli ka dalë,/e ty Shqipëri po të qesh fytyra,/bashkimi i trojeve rrugës u nis duke ardhur,/gjithmonë Zojë e Rëndë do të jetë Shqipëria !"(f.83-84)


    Në mbyllje të këtyre radhëve po ndalem pak për titullin e librit,me shprehjen dome thënëse mishëruar me pamjen e kreshtës dallgëzore oqeanike në kapak,deshmon se poeti di të vërë atë që është joshëse,grishëse e ledhatuese për lexuesin,dhe ti përfaqësojë mendimin e tij poetik në tematikën tërësore të përmbledhjes.
    Shpreja e përzgjedhur e titullit ,i ndriçon përgjithësisht poeyitë e librit.Vargjet kuptimplote i gjejme dhe te poezia :"Jam malësor" , me veçansi vargëzimi e strofash me katër,pesë e gjashtë vargjesh të lira:"Jam malësor...e di...edhe në Florida ku malet janë në mërgim...se shpirti ims'pranon të rrijë në hije!...se oqeani shpirtëror është i pandërprerë,herë i vrullshëm, herë i ngadalshëm,siç është vetë jeta.
    Lekë Gjoka lundron në dallgëzimet me kreshta vargjesh poetike ,dhe lexuesi , e uron me dashamirësi dhe pret me etje libra të tjera me mjaltin në hojet e vargjeve të poezive të këtij poeti të talentuar .
    Tashmë që i ka kapur shkallinat e para në poezi ,presim jo vetëm libra poezish ,por dhe në zhanret letrare të prozës,duke shprehur besimin e bindjen se talenti i tij do të shndrisë.


    Sotir Lashova shkrimtar
    Jacksonville Florida
    Tetor 2008

    (Marre me te drejta te plota nga websiti http://tsh.albemigrant.com/?c=119&a=1646)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kallmeti : 14-11-2008 më 11:57

  2. #2
    Pasioni për shkencën
    Anëtarësuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    “Dallgëzim i oqeanit shpirtëror”- Meditim - Nga Klajd Kapinova, New York

    Meditim -

    Nga Klajd Kapinova, New York

    “Dallgëzim i oqeanit shpirtëror” (Florida, 2008), i ka pagëzuar krijimet e veta të vëllimit poetik autori shqiptaro – amerikan Lekë Gjoka, me banim në Jacksonville, të shtetit Florida. Vepra hapet me poezinë “Me dy nëna”, e cila i kushtohet ditës para betimit për nënshtetësi amerikane.

    Titulli i librit me poezi, mund të tingëllojë plot dhimbje dhe mall për vendlindjen, befasues në takimin apo shikimin e parë. Por, në të vërtetë, titulli i përshtatet veprës, sepse shpreh një dëshirë të zjarrtë të autorit, që gërshetohet me temat e ndryshme që trajtohen në lëndën e re poetike.

    Një rast fatlum, që përcakton edhe hapësirën e larmishme tematike të librit, është fakti që eksperienca e poetit është e ndarë midis Shqipërisë dhe Amerikës, ku ai jeton prej mëse dhjetë vjetësh. Kjo gjë e ka ndihmuar atë të sjellë një tjetër frymëmarrje në tekstet poetikë, duke zgjedhur një këndvështrim më real dhe prekës mbi botën njerëzore e atë arbërore në veçanti të shpërndarë anë e kend rruzullit.



    Lexuesve u është dhënë mundësia t’a kuptojnë dhe njohin edhe më mirë botën e ndjeshme letrare të poetit, që me thjeshtësi perdorë shprehjen poetike, veçmas metaforën. Ai i ka përdorur figurat letrare me kujdes dhe nikorçillek. Atij i vjen keq për çdo luftë (poezia “Lufta”), që bëhen shpesh me pakuptimësi në planetin tonë, kudo kjoftë në Veri a Jug apo Lindje a Perëndim, sepse ato sjellin fatkeqsi, plagë, shkatërrim…, ku shpesh viktima të pafajshme janë fëmijët dhe nënat e tyre…

    “Kacavirren mendimet”, “Lajmit i ka ngelur lajmi në fyt” (vargje kushtuar Presidentit të Parë të Republikës së Kosovës, të ndjerit Dr. Ibrahim Rugova (1944 – 2006)), “Jam i krishterë”, “Ikin ëndërrat”, “I ftohti shpirtëror hap dritaren”, “Dhimbja ka ngarkuar brengën në shpinë”, “Gjumin e mora për dore”, “Ëndërr më lë rehat”, “Dhimbjen se mbajnë dot ndjenjat” (poezi kushtuar humoristit shkodran Mark Lekunda”, “Amerikës iu mbushën sytë me lot” (vargje kushtuar ushtarëve amerikanë, që ranë heroikisht në kërkim të lirisë së popullit irakian), “Jam malësor”, “Shqipëri gëzohu për djemtë”, “Nënat”, etj., etj.

    Janë këto motive poetike, temash dhe frymëzimesh të llojllojshme, me të cilat autori e ka shpalos hijshëm botën e vet të brendshme, por gjithnjë duke medituar edhe për problemet që e mundojnë njeriun e këtij nënqielli, që e preokupojnë bashkëvendasin dhe bashkëkombasin e autorit.

    Poeti, është i lidhur shumë me vendlindjen dhe mallin (“Kallmeti është mungesë”, “Kallmeti kish vrarë pak mërzinë”, “Lezha” “Përsëri në vendlindje”), për tokën, ku ka lindur dhe rritur e vë gishtin te plaga e dhimbshme e kurbetit (“Rrugës së mërgimit djemtë po puthen me morden”, “Mërgimi t’a vrau pak buzëqeshjen e ndjenjave” (vargje kushtuar poetit lezhian me banim në Detroit Ndue Hila), “New York – u ka vrarë buzëqeshjen” (mikut poet Agim Bacelli), “O moj Shqipëri”).

    Ai përmes vargut të shpirtit të lirë dënon poetikisht ato bashkëvendas të pashpirt, që shesin në panairin e skllavërisë së mishit të bardhë (prostitucionin tek semaforët e kryqëzimeve rrugëve të Europës Perëndimore) vajzat shqiptare (“O Zot pse po na vrasin vajzërinë!?”), duke qenë tutor të shfrytëzimit (bisnesit) të tyre.

    Poeti, vijon t’a lëvrojë lirikën atdhetare edhe në vëllimin e fundit, që sot kemi në duar. Kjo lirikë amtare, kur u drejtohet temave historike (“Kosovës duan t’i fusin ndërkëmbzën”, “Ëndërr a je zgjuar!?” (Pavarësisë së Kosovës), “Pashë në ëndërr Migjenin”, “Frang Bardhi është inatosur”, “Mall për Shqipërinë”, “Më lër edhe pak o Atë!” (kushtuar të Lumes Nënë Tereza (1910 – 2007)), merr një karakter më meditativ, ku nuk i shuhet e dobësohet asnjëherë frymëzimi.

    Por mbi të gjitha, shumë prekëse janë krijimet e dhimbjes, që i ka përkushtuar prindërve të dashur, të cilët, fatkeqësisht u ndanë nga kjo botë pak vite më parë. Ai e adhuron nënën dhe babain me fjalë të përzgjedhura me kujdes nga thesari i poezisë. Dashuria për prindërit është e pakufishme, ashtu siç është dhe dhembja zhuritëse (“Lamtumirë nënë!”, “Krishtlindje në mungesë të nënës”, “Në apelin e dashurive a do mungojë nëna!?”, “Nënës time që nuk jeton më”, etj.), që ndjen ai dhe fëmijët e poetit nga mungesa e tyre.

    Në poemat për nënën e babain, që gjenden në shumë faqe të vëllimit, paraqitet para lexuesit si natyrë tepër delikat, me fantazi të pasur emocionale e me ndjenja të brishta në çastet e hidhur të ndarjes nga ata që e sollën në jetë. Kemi këtu figura apo mjete poetike që përshkojnë dhe hijeshojnë shumë librin e ri.

    Në mes tyre janë poezitë e shkruara në kohë e hapësirë të ndryshme, të frymëzuara nga jeta dhe ngjarjet e ditëve të caktuara. Sidoqë që të jetë kriterët e autorit duhet respektuar dhe nderuar, sepse në këtë mënyrë zbulojmë shpirtin e ndieshëm të tij, zbulojmë botën intime dhe gjithësesi shpirtin krijues të tij.

    Të njohësh Lekë Gjokën, do të thotë të njohësh një botë të veçantë poeti, të heshtur e pa bujë të mbushur me gjithçka, që jeta i ka ofruar, gëzime, hidhërime, dhembshuri e forcë, lotë e buzëqeshje, mall dhe mbi të gjitha dashuri e respekt për vendlindjen (Kallmetin) dhe Atdheun e dytë të tij Tokën e Bekuar të Amerikës.

    Poezia e Lekës është si ai vetë, - i dashur , i dhimbsur, i mbështjellë me botën e babait të mirë, të shokut e mikut bujar.

    Të lexosh poetin në vargje, ke lexuar shpirtin e tij të pamposhtur, që nuk e theu dot asnjë lloj stuhie, që erdhi furishëm rrugës së tij që në fëmijëri.

    Poezitë e tij tregojnë fazën e konsolidimit të konceptit krijues të autorit, krijimtaria e të cilit ndjek linjën e thellimit tematik e përmbajtësor të vazhdueshëm nga njëri libër tek tjetri.

    Këtu shihet koherenca e rrafshit semantik të poezisë (pra është fjala) për shprehjen, të figurës, të vargut dhe të ndjësive në përgjithësi.

    Lekë Gjoka (1970), ka lindur në Kallmet të Lezhës, një nga fshatrat më të bukura në Shqipërinë e Veriut, me një gjelbërim të përhershëm, me ujëra të bollshëm, me njerëz punëtorë e fisnik, artdashës dhe bujar. Këtë fshat e njohim edhe me veprën "Kallmet", e të tjerët e indetifikojnë me leksikografin e parë shqiptar, e patriotin e madh Ipeshkvin Emzot Frang Bardhi (1606 – 1643).

    Autori në fillim të vitit 1991, duke mos duruar dot ofshamat e fundit të komunizmit, që kërkonin t’a merrnin në varrin greminë që po binte, me qindra jetë djaloshare, arratiset nga ushria në Ersekë të Kolonjës për në Greqi, ku në Athinë njihet me poetin, publicistin e gazetarin e talentuar Kolec Traboini. Ata sëbashku nisin të botojnë reportazhe, artikuj dhe cikle me poezi në gazetën "Egnatia", që botohej në Greqi nga z. Traboini.

    Krijuesi Gjoka, është një fitimtar i përhershëm mbi rropatjet e tramvajet e jetës. Në vitin 2001, botoi vëllimin e parë poetik: "Lotët e puthjes", që pasoi me vëllimin e dytë: "Diellin e kapa për veshësh" (2003). Këto ditë, ai para lexuesve doli me vëllimin e tretë poetik: "Dallgëzim i oqeanit shpitëror" (2008).

    Është një risi sa i përket rrethit tematik, sferës së preokupimeve dhe prurjeve me ngjyra artistike, poezi të cilat kryekreje ndërtojnë një profil të mvetësishëm në krijimtarinë elegante të autorit.

    Librat me poezi të Gjokës, sjellin një lloj tjetër arome, për shkak të rrethanave jetësore. Deri në ditën e daljes në dritë krijimet janë shikuar e lëmuar me shumë kujdes, duke arritë në këtë përzgjedhje, që i ka bërë vargjet më të komunikueshme e mesazhpërcjellës.

    Cikle me poezi shpesh autorit, i janë botuar në antologjinë poetike: "Ballada e largësive" (1995), “45 poetë për Lezhën" (1996), "Pas Migjenit” (2001), si dhe në gazetat e diasporës: “Jeta Katolike”, “Illyria” (New York), Tiranë, Prishtinë dhe shumë faqe interneti dygjuhësh shqip – anglisht.

    Leka, falë pasionit për kompiuterin dhe përkitazi me letërsinë, drejton në internet faqen Lezhe Online, Kallmeti Online dhe në Yahoo, toplistën më të madhe shqiptare Mëmëdheu etj.

    Që prej vitit 1998, poeti kallmetar jeton në Jacksonville, Florida, ShBA – së, sëbashku me bashkëshorten Bardha dhe dy femijët: Donald dhe Daniela Gjoka.



    (marre me te drejta te plota tek http://www.zemrashqiptare.net/articl...staZemra/5225/)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kallmeti : 14-11-2008 më 12:26 Arsyeja: gabim drejshkrimor

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •