Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 28
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Exclamation Historia e shqiptarëve në Ukrainë, si kanë mbijetuar si të tillë

    Historia e shqiptareve ne Ukraine,si kane mbijetuar si te tille
    Shkruar nga AGIM XHEMALI

    Kater fshatra qe flasin shqip ne veriun e ftohte. Si ruhet tradita gjuhesore dhe traditat zakonore nga komuniteti i shqiptareve atje. Rrefim per shqiptaret qe beshkejetojne mes dy kulturash te largeta.


    Gjate udhetimit qe bera nga D.21.09.2006 deri 01.10.2006 ne Ukraine vizitova te kater fshatrat qe jane te banuar nga SHqiptaret qe jane vendosur rrethe vitit -XVIII- dhe ato quhen Karakurt (sot Zhovtnjovoje), Devneskoje (Taz), Gjeorgjevka (Tyshki), dhe Gamovra (Xhandran). Fshati kryesor eshte Karakurt. Keto kater fshatra shqiptare mbijetojne ende dhe sot. Ata kane nje urbanistike te thjeshte, shtepite fillimisht qene ndertuar prej balte te pjekur, me pas u perdor guri i gdhendur dhe u bene me monumentale. Hyrja ne shtepi behei nepermejet dhomes se zjarrit, ne njeren ane qe dhoma e vogel e ndenjjes dhe ne anen tjeter qe dhoma e madhe e miqve.

    Ne keto shtepi gatuhet me oxhak,aty ishte furra,(kymbet) dhe prane saje minderi preje balte.Pjesa e brendeshme zbukurohej me qylima dekurative,dhomat kishin mobilje druri.Kishin dhe nje furre ne oborr te shtepise.Prane kater fshatrave kishin kisha ritit lindor.Popullsia shqiptare e ketyre fshatrave i ruajne traditat e veta,kishin folklorin gojor dhe koreografik.Grate thurnin qilima me motive shqiptare dhe perdornin zbukurimet prej argjenti me motive te vjetra.Vathet ishin ne forme unaze ruheshin ne vite kostumet e hershme kombetare si dhe paftate brezit prej arghendi.SHqiptaret fillimisht vendosen ne veri te Odeses 220 km ne fshatin Karakut se bashku me bullgaret dhe gagauzet.

    Ne fillim te vitit 1860 nje pjese e fshatit karakut u shperngul ne rajonin e brigjeve te detit Azov rrethe 10 km larg brigjeve, ku u themeluan 3 fshatra, Devnenskoje,GJeorgjevka,Gamovra ku jetojne edhe sot qe kete toke ja dhuroje Katerina -II- e Rusise.Gjate udhetimit u takova me shume njerez si kruetare te komunave dhe me te gjithe popullin qe i dhurova Flamurin tone se bashku me imnin,libra rusisht-shqip foto te Madre Terezes,dvd,cd,me kenge e valle shqiptare qe kishin shume malle te gjithe pere ti degjuar.Ata kane nevoje pere ne ata nuke kane njeri tjeter kushe si pere te mesuar gjuhen shqipe.

    Ne arkivin e tyre ruhen nje numer i madhe fotografish te vjetra dhe kostume nga 195 vjetesh qe kure kane ardhur ketu.Eshte pere te ardhur keq deri me sote asnje dietare shqiptar i Istitutit te Kultures Popullore nuk ka qene ne fshatrat shqiptare te Odeses.Nuke e kuptoje dot pse nuke kane qene se Komiteti shqiptare ne Odesa mund te shuhet dalengadale pore historia e tyre e mbijetesise duhet harruar pra te veprojme sa me shpejte sa nuke eshte vone.
    Te gjithe kishin dicka pere te treguare pere kohen e veshtire qe kane kaluar dhe qe po kalojne se jane shume te varfer me kerkuan qe kerkonin ndimen pere te riparuar 3 shtepi kulture,kisha,dhe uji i pishem qe eshte jashte paramatrava une mora nje bidon 1 liter dhe e kame cuare pere ti bere analizat.PALINA KOSTANDINI puonte ne bibloteke,RADION PANDOR jurist, IVAN KARMYELYEV ishe kryetari i komunes pere 15 vjete, PETRE POPOV nje nenpunes, VITOR STAMATI qe punonte ne zuren e turizmit e shume te tjere.
    Kerkohet ndime nga Qeveria Shqiptare,Lidhja Shqiptare ne Bote dhe nga te gjithe shqiptaret brenda dhe jashte Shqiperise

    Firenze , 26.03.2007


    "E bukura do ta shpëtojë botën" - Dostojevski
    marre nga
    www.traboini.com

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-03-2007
    Postime
    200
    Nuk ma ka marre mendja se ne Ukraine paska emigrante shqiptare e aq me pak fshatra shqiptare. Me te vertete qe po habitem. Me te vertete pergezimet me te sinqerta per punen tende, qofte edhe per paraqitjen e tyre ne internet. Eshte e bukur te degjosh lajme te tilla! Shpresoj te mos e humbasin identitetin e tyre gjate kohes qe "ndihmat" s'dihet kur do i shkojne.

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    TVSH ka dhene dokumentare per ta nja dy here me sa ka pare une. Eshte teper interesante.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Me vie keq qe nuk kam staelit e nuk epercjelli dot televizionin shqiptare.
    Megjithate shtroj pytje,pse nuk shiten videokaseta apo dvd dokumentare te ketyre ngjarjeve?Une psh do e bleja e do e mbaja ne bibloteken time si liber shume te qmuem.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  5. #5
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Karakurti, fshati shqiptar në stepat e Ukrainës

    Nga Kujtim Boriçi
    15-01-2007
    Është i njohur fakti i dhimbshëm i ikjeve masive të shqiptarëve nga invazionet dhe luftërat e pushtuesve ndër shekuj, duke ngritur ngulmime masive në shumë vende të Ballkanit, Evropës, Amerikës, Kanadasë, Australisë, e deri në stepat e largëta ruse. Edhe pse nga kjo ikje e dhimbshme kanë kaluar kufijtë kohorë të dy-tre shekujve, brezat e shumtë nuk kanë mundur t'i shmangen fenomenit të asimilimit; është për t'u evidentuar fakti se, përgjithësisht në këto ngulmime, banorët kanë transmetuar tek këto breza kulturën, doket, zakonet e traditat shqiptare.

    Ndërsa rasti i fshatit Karakurt, në stepat e Buxhakut të Ukrainës, me një popullsi prej 2704 banorësh, ku ata me origjinë shqiptare përbëjnë 80% të popullsisë së fshatit (të tjerët vendas, rumunë e bullgarë), është ndër rastet më të veçanta të ngulmimeve masive të shqiptarëve, rreth dy shekuj më parë. E veçanta e këtij ngulmimi masiv shqiptarësh në stepat e Siberisë, ndërkohë që përgjithësisht emigrimet e detyruara të shekujve më parë kishin destinacion Amerikën, Australinë e vendet evropiane, qëndron jo vetëm në numrin e banorëve, në gjetjen e këtij vendi si "atdhe të dytë", por dhe nga ruajtja pothuaj me fanatizëm e shumë dokeve, traditave, e zakoneve të përcjella nga brezi në brez, deri në arshivat vendase e muzeume, e që pasqyrojnë edhe sot prejardhjen shqiptare të banorëve, gjë të cilën ata e konfirmojnë me kënaqësi. Vetëm kohët e fundit, pas dy shekujsh, intelektualët e këtij fshati shqiptar të Ukrainës, kanë këmbëngulur të vendosin kontaktet me të parët e tyre, me shtetin amë, me vendlindjen, që stërgjyshërit u detyruan ta braktisin nga pushtimi i egër otoman. Një prej intelektualëve dhe specialistëve të njohur të Karakurtit, shqiptari Fjodor Dermentli, drejtor i Uzinës së Tubave të Harcizkut, profesor e deputet që prej 25 vjetësh, sot 70-vjeç, nuk ka reshtur së investuar gjatë gjithë jetës së tij, për të njohur e pasqyruar prejardhjen shqiptare të bashkëfshatarëve të tij, kulturën e traditat, duke këmbëngulur e punuar gjithashtu, për vendosjen e urave lidhëse me vendlindjen e të parëve. Përpjekja më serioze në këtë fushë e Dermentliut, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, krahas punës së bërë për ruajtjen e njohjen e historisë dhe traditave nga brezat, është dhe botimi i librit të tij "Duke fletuar fletët e kujtimeve", i sjellë së fundi në shqip nga Anna Shost (përkthyese) e Anna Zabellova, si redaktore. Sipas autorit të këtij libri, referuar arshivave zyrtare dhe ruse, ngulmimi shqiptar në stepat e largëta të Ukrainës, ku janë shumëfishuar e jetojnë dhe sot, është në vazhdën e largimeve masive të shqiptarëve pas luftës Ruso-Turke (1771-1774), ku shumë luftëtarë shqiptarë ishin pjesëmarrës aktivë për çlirimin nga pushtimi turk. Pas nënshkrimit të paqes në vitin 1975, shumë shqiptarë që ngulmimet e para i kishin në Bullgari (në shumicë në fshatrat Poroishte, Eskiarmutllar, Zagrad, Dobrina, Devina etj.), u rishpërngulën më thellë drejt Lindjes, ku ndër të parët, është ngulmimi shqiptar afër Krimesë, në fshatin Arnaudovska, e që sot thirret Aleksandrovka. Edhe paraardhësit e shqiptarëve të sotëm të Karakurtit, rezultojnë që të jenë të rishpërngulur nga Bullgaria për në stepat e Ukrainës, në vitet 1809-1813. Siç konfirmon Dermentli, nëpërmjet dokumenteve arkivore, shqiptarët e fshatrave Dizdar, Eski-Arnautllar, Devnja, që ndodheshin midis Varnës e Plovadisë, të rrënuar nga lufta, por me kokën lart, u shtynë në thellësi të tokave ruse në Lindje, duke u vendosur në Zaporishje (midis Militopolit dhe detit Azov), përkatësisht në fshatrat Gamovka, Georgievska e Karakurt. "Raca e fortë shqiptare, edhe një herë e tregoi vitalitetin e saj në vendbanimin e ri. Ata ishin një grusht i vogël njerëzish analfabetë, gjysmë të uritur, që dukeshin të dobët nga jashtë, por të fortë shpirtërisht. Duke kapërcyer dhe më shumë se 1000 kilometra, duke provuar shumë vështirësi e fatkeqësi, gjetën për vete dhe pasardhësit e tyre, atdheun e ri, jetën e re",- konfirmon korçare Dermentli. Ndërsa historia e shpërnguljes së dhimbshme deri në ngulmimin në Karakurt, ambientimi me jetën e atjeshme, si u shumuan, si jetonin e jetojnë, si kënduan e këndojnë shqip, si i bëjnë dasmat e si i përcjellin zakonet shqiptare brezave, ai jep hollësi të plota e interesante në librin e tij.

    Rivendosja e urës lidhëse me shtetin amë

    Vetëm vitet e fundit, falë përpjekjeve të Fjodor Dermentit dhe Xhevat Rirës, Konsullit të Ukrainës në Shqipëri, banorët e Karakurtit të largët, mundën që t'i vendosin urat e komunikimit me vendlindjen e tyre, me Shqipërinë. Por, sipas Rirës, ky është vetëm fillimi, pasi në të ardhmen janë në projekt një sërë aktivitetesh të ndërsjella kulturore, për të forcuar një bashkëpunim të ndërprerë prej gati dy shekujsh. Ndërsa Petraq Konomi, një prej njerëzve që ka udhëtuar pak kohë më parë në Ukrainë, tek shqiptarët e atjeshëm, pohon se është befasuar nga gjithçka që këta banorë kanë mundur të bëjnë, për mënyrën e jetesës, rritjen e mirëqenies vetëm me punë (bujqësi, zejtari, blegtori), e deri tek veshjet tradicionale, këngët e lashta, ritet e dasmave, që nuk ka mundur t'i fshijë koha dhe erozioni i asimilimit. Një nga ndërmarrjet fundit, në të mirë të forcimit të bashkëpunimit të karakurtasve të largët me vendlindjen, shton më tej Konomi, është dhe dërgimi atje, me përkujdesjen e Rirës, një numër të konsiderueshëm abetaresh e librave të tjerë shqip, në mënyrë që gjuha e nënës të mësohet në bankat e shkollës, në fshatin e largët shqiptar në stepën ruse.

    Duke shfletuar fletët e kujtimeve

    (Fragmente nga libri i Fjodor Dermentli)

    Në vitin 1811, në anën e majtë të liqenit Jallpug, pranë lumit Sarllig, të shpërngulurit shqiptarë nga viset bullgare, themeluan koloninë Karakurt. Numri i vogël i shqiptarëve u vendos në fshatin Tabak dhe në fshatrat fqinjë, Verhnebuxhakskinj dhe Kagullo-Prutskij.

    ...Ndër 20 familjet e para shqiptare në Karakurt, ishte vetëm një familje me emrin Dermentli. Në katundin e sotëm Zhovtnjevoje (Karakurt), sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë së Ukrainës për vitin 2001, jetojnë 2704 banorë, 80 për qind e të cilëve janë shqiptarë dhe shumë veta prej tyre kanë mbiemrin Dermentli. Të gjithë ata janë të afërmit e mi, apo të largët të fisit. Pikërisht, kjo më jep të drejtën të them se kryesisht, historia e familjes sime, e fisit tim, është pjesë e historisë së katundit tonë. Dhe u përpoqa që me punën time, të bashkëpunëtorëve, me dëshmitë e gjalla e me gërmime të shumta në arshiva, të rrëmoj në rrënjët tona të përbashkëta... E përsa nxorëm në dritë, jemi krenarë e themi: "Po ul kokën para jush, stërgjyshërit e mi!". Shqiptarët e sapoardhur në katundin tonë rreth dy shekuj më parë, e më vonë, jetonin në rrugë të veçanta, ku gjuha dhe traditat ruheshin me fanatizëm në çdo familje. Emri i katundit tonë, Karakurt, përkthehet "merimangë e zezë". Kjo lidhej, sipas legjendës, me themelimin e katundit tonë pranë liqenit Jallpug, ku të parët tanë gjetën shushunja të zeza mjekësore. Të parët tanë e brezat e sotëm në këtë katund, ruanin e ruajnë ritet e vendlindjes së shtetit amë. Kujtoj se, që kur isha fëmijë, në familjen tonë të madhe, ashtu si dhe familjet e tjera shqiptare, bëheshin si të themi, me një orar strikt. Kishim një ekonomi të vogël që përbëhej nga ara, kopshti, bahçja, bagëtia dhe zogj. T'i mbaje gjithë këto, duhej punë e rëndë fizike. Punonin të gjithë, edhe fëmijët, edhe të rriturit... Mbaj mend se, që në fëmijëri, nëna këndonte bukur këngë shqiptare, e unë ia kërkoja shpesh këtë. Kujtoj shumë prej tyre. Është një këngë shumë e trishtuar: "Kur bie shi, ne qajmë për ty/ Kur bubullin ne të ujitim me lot/ Kur vetëtin ne ndezim qirinj/ Kur bie mjegull ne ndezim temjan...". Duhet thënë se në fshatin tonë, shqiptarët e ardhur, respektonin ritet fetare të krishtera, kurorëzoheshim, pagëzonim fëmijët. Por shpesh nëna, në vendt të "Zot na ndihmo!", ose "Zot na shpëto!", thoshte "Allah verdi", duke ju drejtuar Zotit mysliman. Brezat e shqiptarëve të Karakurtit, për shumë arsye, edhe për shkak të klimës e vendit të largët, vuanin, por me mund jetonin e jetojnë mirë. Por në vitet e vona, 1940-1941, ata që ishin të pasur, nuk i shpëtuan internimit. Tek ne nuk thoshim "I internojnë në Siberi!", por thoshin "I internojnë në Rusi!". Familja jonë nuk u prek nga kjo, pasi ishim të varfër, jetonim mirë me punë...!".

    Ceremonia e dasmës

    Krejt e veçantë është tradita e trashëguar e dasmës, në fshatin shqiptar Karakurt të Ukrainës. Zgjedhja e dhëndrit dhe nuses, në traditë, është punë e prindërve dhe jo e të rinjve. Merrej parasysh pasuria, prika, sasia e tokës, ekonomia. Ndodhte që të rinjtë të mos e njihnin njëri-tjetrin deri në ditën e dasmës. Në rast se bihej dakord mes krushqve, caktonin ditën e "rurit", ditën kur prindërit e nuses bëjnë një mbrëmje përpara dasmës. Në këtë mbrëmje janë krushq e kumbarë, të cilët hanë, pinë e argëtohen gjatë gjithë natës. Në mëngjes, krushqit me gjërat e pajës shëtisin nëpër fshat. Në rast se nusja është e pasur, dy krushq; nëse ajo ka pak pajë, një krushk. Të gjithë pajën (peshqirë, çarçafë, këmisha, pëlhurë etj.), i mban në sup krushku, ndërsa në kokë mban jastëkun. Një javë pas saj, detyrimisht të shtunën, është fejesa. Në shtëpinë e nuses mblidhen prindërit e dy të rinjve, dhëndri e nusja, ku shohin dhe njëri-tjetrin. Nuk ulen në tavolinë derisa nusja të puthë duart e të gjithëve, përfshi dhe dhëndrin. Bie dakord për ditën e dasmës. Nusja rri në shtëpi deri ditën e dasmës. Ceremonia fillon të enjten, si në shtëpinë e dhëndrit, ashtu dhe të nuses. Të premten është dita e ftesave për dasmë për krushqit e të afërmit, ftohen dhe të rinj. Ata zgjedhin "kryetarin" i cili mbanë në duar "gillgillin", një katruve druri me verë. I japin, së pari, një gllënjkë verë të zotit të shtëpisë. Më pas, rinia nga ana e dhëndrit shkon në shtëpinë e nuses, ndërsa ajo nga ana e nuses, në atë të dhëndrit, ku argëtohen e më pas shpërndahen. Në dasmën e nuses, të shtunën në mbrëmje shkon dhëndri me shokët e tij. Kërcejnë e argëtohen të gjithë, me përjashtim të dhëndrit e të nuses, që rrinë mënjanë. Dasma tek dhëndri bëhet të dielën. Të dy anët kanë të ftuarit e tyre. Në rast se është verë a vjeshtë, zgjedhin një karrocë me kuaj dhe shkojnë të marrin kumbarin, në rast se është dimër, atëherë shkojnë me slita. Tani, në ceremoninë e dasmës, në plan të parë del kumbari. Pasi atë e kanë marrë nga shtëpia, shkojnë tek nusja. Krushqit ulen në një tavolinë bashkë me kumbarin. Kumbari me nënkumbarët, hyn në dhomën ku rri nusja me shoqet e saj. Kumbari e vesh nusen me kostumin (fustanin) e nusërisë, e një nga nënkumbarët këndon këngë. Kënga është melankolike, që e bën nusen të qajë, se ajo po ikën nga shtëpia e prindërve. Pasi është veshur nusja, sjellin dhëndrin, dhe në dhomë rrinë të rinjtë, bashkë me prindërit e nuses. Dhëndri e nusja rrinë në gjunjë, e puthin duart e gjunjët e prindërve. Hyjnë ndërkohë miqtë e dhëndrit dhe i japin paratë sa për pajën e nuses. Kumbari me kumbarën marrin përdore çiftin, për të kërcyer së bashku. Pastaj çifti hyn në dhomë dhe ndahet me shtëpinë e nuses. Tani, babai ose vëllai i nuses e nxjerrin përdore. Dhëndri e nusja mbajnë në duar qirinj të ndezur. Para se çifti të kalojë pragun e të dalë në rrugë, nëna e nuses i bekon ata, duke u hedhur kokrra gruri, monedha e karamele. Kjo do të thotë, që jeta e tyre të jetë përherë e ëmbël, të kenë para e buka të mos u mungojë ndonjëherë në tavolinë. Para çiftit vendosin një shufër hekuri dhe e lagin me ujë. Kjo do të thotë që do të kapërcejnë së bashku të gjitha pengesat e vështirësitë. Tek porta, para se nusja të hipë në karrocë, shoqet e saj kërkojnë paratë për nusen dhe i marrin ato. Nga këtu, çifti shkon në kishë, e nga aty në shtëpinë e dhëndrit. Tek dera, nëna dhe babai i dhëndrit takojnë çiftin dhe u japin dhurata, që t'i shohin të gjithë. Hyjnë në shtëpi, rinia çon kumbarët në shtëpinë e tyre dhe të afërmit shtrojnë tavolinat. Kur të gjithë të ftuarit janë mbledhur, shkohet e rimerret kumbara. Vjen ai, e të gjithë ulen në tavolina. Nusja me dhëndrin janë në një dhomë tjetër, me shokët e shoqet e tyre. Prindërit e dhëndrit i dhurojnë kumbarit dhuratat, ndërkohë që çifti qëndron para kumbarës me qirinj në duar. Nga mesnata, dilet në rrugë e kërcehet valle. Dhëndri e nusja, përmbysin dy kova të mbushura me ujë. Ai që e përmbys i pari do ta marrë dhe do të hyjë i pari në këtë shtëpi, e do të jetë kryetari i shtëpisë. Argëtimi vazhdon deri në mëngjes. Të hënën në mëngjes çojnë kumbarën në shtëpi, e festojnë atje deri në drekë. Kthehen në shtëpinë e nuses, këndojnë e kërcejnë, e pastaj shkojnë tek dhëndri. Të martën (para-prapa), kushërinjtë më të afërt të dhëndrit, së bashku me dhëndrin e nusen ecin më këmbë nëpër fshat me muzikë, deri në shtëpinë e nuses, ku i presin të afërmit e saj. Dhe pritësit u japin dhurata çiftit. Nusja këtë ditë është pa vello, me veshjen e dasmës, duke treguar se tashmë është grua e martuar. Rikthehet festa pastaj në shtëpinë e dhëndrit, ku çifti u ndan ëmbëlsira e japin dhurata. Këtu mbaron dasma. Më vonë, gjatë një muaj, nusja çdo mbrëmje duhet t'i lajë këmbët vjehrrit e vjehrrës, duke treguar se i respekton njerëzit e burrit. Dhe nëse dikush vjen në shtëpi, nusja e re duhet t'i puthë duart në respekt për të moshuarit.

    http://home.olemiss.edu/~mldyer/balk/novik.html

  6. #6

    Shqiptarët e Ukrainës

    Po me shqiptaret e Ukraines cka behet, si shkuan ato atje, apo si mbeten ato atje aq larg memedheut te tyre. Une ketu ne Maqedoni ka pa nje emision qe tregonte posacerisht per kete gje, dhe me kujtohet e folura e tyre e pastert shqipe dhe traditat qe ata kishin ruajtur. Mund te me thoni dicka me shume?
    ¿Quién ganará la Champions? = BARÇA

  7. #7
    Gjeta nje teskt ne google per shqiptaret ne Ukraine:

    Në Ukrainë ka prova të emrit “shqiptar”



    Rudina Xhunga sjell në “Shqip”, zërin e komunitetit shqiptar në Ukrainë. Ata kanë lënë Shqipërinë 30 vjet më parë, por nuk kanë humbur gjuhën. Flasin shqipen e vjetër dhe kanë mall për vendin që s’e panë kurrë. Pas udhëtimeve të arbëreshëve të Sicilisë, shqiptarët e Trakës greke, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Çamërisë, Rudina Xhunga e “Shqip”-it ka udhëtuar në fshatin Karakurt të Ukrainës, ku banojnë mbi 2000 shqiptarë. Një komunitet tjetër me rreth 5000 shqiptarë, ardhur kohë pas kohe jeton në Odesa të Ukrainës. Nuk ka asnjë dokument historik për shqiptarët e Ukrainës. Pak ose fare dihet për ta. Shqiptari i parë që shkroi për ta është Selim Islami. Në vjeshtën e vitit 1949, bashkë me një etnografe ruse, ai vizitoi fshatrat e banuar me shqiptarë. Në vitin ‘55 botoi një libër me material gjuhësor të shkëlqyer nga kolonitë shqiptare të Ukrainës. “Me shprehjen ti shqypton si ne”, ata duan të thonë. A kupton si ne, a e kupton gjuhën tonë. “Kjo më tërhoqi vëmendjen për së pari dhe mendoj se këtu duhet kërkuar rrënja e emrit tonë shqiptar. Ai që shqipton, ai që kupton atë gjuhë”, shkruan Islami në librin ku ka mbledhur përralla, vargje, ninulla, të cilat, sipas tij, i përkasin dialektit toskë. Ndërsa i pyet ata vetë se nga cila krahinë e Shqipërisë vijnë, të tregojnë se vijnë nga Korça e rrethina të cilat i lanë 3 shekuj më parë për t’u vendosur në Bullgari, mandej në Ukrainë. Akademiku rus Djerzhavin, i cili i vizitoi këto fshatra më 1925, shkruan se shqiptarët erdhën në këtë vend, nga Bullgaria, në fund te shekullit të 18-të, fillimi i 19-tës. Ndërsa Jaranov shkruan se arnautët e Bullgarisë janë të shpërngulur nga Korça, Ohri, Elbasani, Çermenika, Golloborda, nga shekulli i 15-të deri në 19. Fjodor Dermentli, jeta profesionale e të cilit është krenari për shqiptarët e Ukrainës, ka shkruar një libër për historinë e familjes dhe rrënjët shqipe të origjinës, ku mes të tjerash rrëfen arsyet e shpërnguljes nga Shqipëria, që sipas tij, janë dy: Dëshira për të mos ndërruar fenë gjatë pushtimit otoman dhe mandej lufta turko–ruse, që u pasua me dhënie tokash nga Ekaterina e Rusisë, për popullsinë joturke. Në vend të “flas”, ata thonë “zallahis”. Në vend të “kuptoj”, “shqiptoj”. Të kërkojnë të flasësh kadalë-kadalë. E kanë ruajtur dhe dashur gjuhën në shekuj edhe pa e shkruar kurrë. Ata janë shqiptarët e Ukrainës, një komunitet, që kur shkon t’i takosh, të mbulojnë me dashuri dhe mall për mëmëdheun që nuk e kanë parë kurrë.
    ¿Quién ganará la Champions? = BARÇA

  8. #8
    Historia e Shqiptaret ne Ukraine si kane mbijetuar si a te tille

    AGIM XHEMALI

    Kater fshatra qe flasin shqip ne veriun e ftohte. Si ruhet tradita gjuhesore dhe traditat zakonore nga komuniteti i shqiptareve atje. Rrefim per shqiptaret qe beshkejetojne mes dy kulturash te largeta.

    Gjate udhetimit qe bera nga D.21.09.2006 deri 01.10.2006 ne Ukraine vizitova te kater fshatrat qe jane te banuar nga SHqiptaret qe jane vendosur rrethe vitit -XVIII- dhe ato quhen Karakurt (sot Zhovtnjovoje), Devneskoje (Taz), Gjeorgjevka (Tyshki), dhe Gamovra (Xhandran). Fshati kryesor eshte Karakurt. Keto kater fshatra shqiptare mbijetojne ende dhe sot. Ata kane nje urbanistike te thjeshte, shtepite fillimisht qene ndertuar prej balte te pjekur, me pas u perdor guri i gdhendur dhe u bene me monumentale. Hyrja ne shtepi behei nepermejet dhomes se zjarrit, ne njeren ane qe dhoma e vogel e ndenjjes dhe ne anen tjeter qe dhoma e madhe e miqve.Ne keto shtepi gatuhet me oxhak,aty ishte furra,(kymbet) dhe prane saje minderi preje balte.Pjesa e brendeshme zbukurohej me qylima dekurative,dhomat kishin mobilje druri.Kishin dhe nje furre ne oborr te shtepise.Prane kater fshatrave kishin kisha ritit lindor.Popullsia shqiptare e ketyre fshatrave i ruajne traditat e veta,kishin folklorin gojor dhe koreografik.Grate thurnin qilima me motive shqiptare dhe perdornin zbukurimet prej argjenti me motive te vjetra.Vathet ishin ne forme unaze ruheshin ne vite kostumet e hershme kombetare si dhe paftate brezit prej arghendi.SHqiptaret fillimisht vendosen ne veri te Odeses 220 km ne fshatin Karakut se bashku me bullgaret dhe gagauzet.Ne fillim te vitit 1860 nje pjese e fshatit karakut u shperngul ne rajonin e brigjeve te detit Azov rrethe 10 km larg brigjeve, ku u themeluan 3 fshatra, Devnenskoje,GJeorgjevka,Gamovra ku jetojne edhe sot qe kete toke ja dhuroje Katerina -II- e Rusise.Gjate udhetimit u takova me shume njerez si kruetare te komunave dhe me te gjithe popullin qe i dhurova Flamurin tone se bashku me imnin,libra rusisht-shqip foto te Madre Terezes,dvd,cd,me kenge e valle shqiptare qe kishin shume malle te gjithe pere ti degjuar.Ata kane nevoje pere ne ata nuke kane njeri tjeter kushe si pere te mesuar gjuhen shqipe.Ne arkivin e tyre ruhen nje numer i madhe fotografish te vjetra dhe kostume nga 195 vjetesh qe kure kane ardhur ketu.Eshte pere te ardhur keq deri me sote asnje dietare shqiptar i Istitutit te Kultures Popullore nuk ka qene ne fshatrat shqiptare te Odeses.Nuke e kuptoje dot pse nuke kane qene se Komiteti shqiptare ne Odesa mund te shuhet dalengadale pore historia e tyre e mbijetesise duhet harruar pra te veprojme sa me shpejte sa nuke eshte vone.

    Te gjithe kishin dicka pere te treguare pere kohen e veshtire qe kane kaluar dhe qe po kalojne se jane shume te varfer me kerkuan qe kerkonin ndimen pere te riparuar 3 shtepi kulture,kisha,dhe uji i pishem qe eshte jashte paramatrava une mora nje bidon 1 liter dhe e kame cuare pere ti bere analizat.PALINA KOSTANDINI puonte ne bibloteke,RADION PANDOR jurist, IVAN KARMYELYEV ishe kryetari i komunes pere 15 vjete, PETRE POPOV nje nenpunes, VITOR STAMATI qe punonte ne zuren e turizmit e shume te tjere.
    Kerkohet ndime nga Qeveria SHqiptare,Lidhja shqiptare ne bote dhe nga te gjithe shqiptaret brenda dhe jashte shqiperise

    FIRENZE , 24.10.2006
    ¿Quién ganará la Champions? = BARÇA

  9. #9
    Shqiptaret e Ukraines. Si kane mbijetuar te tille

    Kater fshatra qe flasin shqip ne veriun e ftohte. Si ruhet tradita gjuhesore dhe traditat zakonore nga komuniteti i shqiptareve atje. Rrefim per shqiptaret qe beshkejetojne mes dy kulturash te largeta. Kater fshatrat jane te banuara nga Shqiptaret qe jane vendosur rrethe vitit -XVIII- dhe ato quhen Karakurt (sot Zhovtnjovoje), Devneskoje (Taz), Gjeorgjevka (Tyshki), dhe Gamovra (Xhandran). Fshati kryesor eshte Karakurt. Keto kater fshatra shqiptare mbijetojne ende dhe sot. Ata kane nje urbanistike te thjeshte.

    Karakteristikat e tyre

    Shtepite fillimisht qene ndertuar prej balte te pjekur, me pas u perdor guri i gdhendur dhe u bene me monumentale. Hyrja ne shtepi behet nepermejet dhomes se zjarrit, ne njeren ane qe dhoma e vogel e ndenjes dhe ne anen tjeter eshte dhoma e madhe e miqve. Ne keto shtepi gatuhet me oxhak. Aty eshte furra,(kymbet) dhe prane saj minderi prej balte. Pjesa e brendeshme zbukurohet me qilima dekurative, dhomat kane mobilje druri. Kane dhe nje furre ne oborr te shtepise. Prane kater fshatrave ka nga nje kishe te cilat kryejne te gjitha rritet fetare sipas menyres se lindjes. Popullsia shqiptare e ketyre fshatrave i ruan traditat e veta, pasi ata kane folklorin gojor dhe koreografik. Grate thurrin qilima me motive shqiptare dhe perdorin zbukurimet prej argjenti me motive te vjetra. Vathet jane ne forme unaze dhe ruhen ne vite kostumet e hershme kombetare si dhe paftate brezit prej arghendi.

    Pak histori

    Shqiptaret e Ukraines fillimisht u vendosen ne veri te Odeses 220 km ne fshatin Karakut se bashku me bullgaret dhe gagauzet. Ne fillim te vitit 1860 nje pjese e fshatit Karakut u shperngul ne rajonin e brigjeve te detit Azov rreth 10 km larg brigjeve, ku u themeluan 3 fshatra, Devnenskoje, GJeorgjevka, Gamovra ku jetojne edhe sot qe kete toke ja dhuroi Katerina -II- e Rusise. Ata kane nevoje per shqiptare, pasi nuk kane njeri tjeter pere t¡¯i mesuar gjuhen shqipe. Ne arkivin e tyre ruhen nje numer i madhe fotografish te vjetra dhe kostume prej 195 vjetesh qe kur kane ardhur ketu. Eshte per te ardhur keq deri me sot, pasi asnje dietar shqiptar i Istitutit te Kultures Popullore nuk ka qene ne fshatrat shqiptare te Odeses. Nuk mund te kuptohet dot pse askush nuk ka qene i interesuar te takoje keta njerez, te vizitoje shtepite e tyre dhe te shohin si ata e rruajne me aq fantatizem tradicionalitetin e tyre shqiptar.

    Problemet

    Te gjithe kane dicka per te treguar, per kohen e veshtire qe kane kaluar qe kur kane mberritur ne keto zona, madje problemet duket se nuk jane mbaruar edhe tani qe kohet kane ndryshuar rrenjesisht. Jane te varfer. Kane nevoje per nderhyrje ne rriparimin e shtepive te tyre, per riparimin e kishave. Madje edhe uji i pijshem qe ata perorin eshte jashte kushteve higjeno-sanitare. Kerkojne ndihme. A e di dikush nga vendi yne se ka shqiptatare edhe ne Ukraine dhe a do te mund te ndihmohen keto familje????

    Edison Myrteza - Bota Press
    ¿Quién ganará la Champions? = BARÇA

  10. #10
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503

    Shqiptarët e Ukrainës 500 vjet e ruajtën gjuhën

    U mbushën 500 vjet që shqiptarët e Ukrainës janë larg atdheut. U larguan prej rrethit të Korçës fill pas pushtimit turk dhe 200 vjet jetuan në Bullgari. Mandej u zhvendosen në Ukrainë; u mbushën 300 vjet që jetojnë mes ukrainasve. Por nuk kane harruar asgjë nga të parët e tyre. Përpiqen t’i ruajnë zakonet dhe traditat shqiptare me fanatizëm. Festa më e madhe e tyre është festa e Shën Gjergjit, në kujtim të heroit kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Ata janë takuar me Fan Nolin më 1911, kur ai bëri një udhëtim në Odesa. Po kështu më 1979, At Artur Liolini, Kancelari i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare nga Bostoni, e tha meshën në kishën ku e kishte thënë Fan Noli dekada më parë. Ata nuk kërkojnë gjera të parealizueshme nga shteti shqiptar. Thjesht kërkojnë nga shteti amë shqiptar libra dhe mësues të shqipes që të mos harrojnë gjuhën e të parëve. Kërkesat e tyre janë të përballueshme për shtetin shqiptar. Dërgimi i disa mësuesve, i librave dhe abetareve në shqip nuk është ndonjë barrë e madhe, por është një detyrim që shteti amë duhet ta ketë për këta shqiptarë të harruar. Mendoj se shteti shqiptar duhet t’u japë pasaportat shqiptare këtyre njerëzve sepse këta e meritojnë të jenë shqiptarë si gjithë ne të tjerët. Janë pra 5 mijë shqiptarë që 500 vjet jetojnë larg atdheut të tyre Shqipërisë dhe për 300 vjet jetojnë në mes të 48 milion ukrainasve. Çdo komunitet tjetër do të ishte shuar me kohë. Ata janë dëshmi e gjallë e thënies: "gjaku i arbërit nuk shuhet kurrë" (gjaku i shqiptarit nuk shuhet kurrë); ne duhet të jemi krenarë për ta.

    Mirel Sharxhi, Boston, SHBA
    Burimi

  11. #11
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503

    Shqiptaret e Ukraines.Si kane mbijetuar?

    Jane kater fshatra qe flasin shqip ne veriun e ftohte. Ata kane ruajtur traditat gjuhesore dhe zakonet. Ja rrefimi i shqiptareve qe beshkejetojne me dy kulturat e largeta.

    23 Gusht 2007 - Janë katër fshatra qe banohen nga shqiptare te vendosur atje rreth shekullit te XVIII. Zonat quhen Karakurt (sot Zhovtnjovoje), Devneskoje (Taz), Gjeorgjevka (Tyshki), dhe Gamovra (Xhandran). Fshati kryesor quhet Karakurt. Këta shqiptare mbijetojnë fale dëshirës për te ruajtur gjuhen dhe traditat e tyre te hershme.

    Karakteristikat e tyre
    Fshatrat kane një urbanistike të thjeshtë. Shtëpitë fillimisht qene ndërtuar prej balte te pjekur, me pas u përdor guri i gdhendur dhe u bene me monumentale.

    Hyrja ne shtëpi behet nëpërmjet dhomës se zjarrit. Ne njërën ane është dhoma e vogël e ndenjes dhe ne anën tjetër është dhoma e madhe e miqve.

    Ne këto shtëpi gatuhet me oxhak. Aty është furra,(kymbet) dhe pranë saj minderi prej balte. Pjesa e brendshme zbukurohet me qilima dekorative, dhomat kane mobilje druri dhe një furre ne oborr te shtëpisë.

    Pranë katër fshatrave ndodhet nga një kishe e cila kryen te gjitha rritet fetare sipas mënyrës traditës se hershme. Popullsia shqiptare e këtyre fshatrave i ruan traditat e veta, pasi ata kane folklorin gojor dhe koreografik.

    Gratë thurin qilima me motive shqiptare dhe përdorin zbukurimet prej argjendi me motive te vjetra. Vathet janë ne forme unaze dhe ruhen ne vite, kostumet e hershme kombëtare, dhe paftate e brezit prej argjendi.

    Pak histori
    Shqiptaret e Ukrainës fillimisht u vendosen ne veri te Odeses 220 km ne fshatin Karakut se bashku me bullgaret dhe gagauzet. Ne fillim te vitit 1860 një pjese e fshatit Karakut u shpërngul ne rajonin e brigjeve te detit Azov rreth 10 km larg, ku u themeluan 3 fshatra, Devnenskoje, GJeorgjevka, Gamovra ku jetojnë edhe sot. Këtë toke ja dhuroi Katerina -II- e Rusisë.

    Ata kane nevoje për shqiptare, pasi nuk kane njerëz për t’i mësuar gjuhen shqipe. Ne arkivin e tyre ruhen një numër i madhe fotografish te vjetra dhe kostume prej 195 vjetësh qe kur kane ardhur këtu.

    Është për te ardhur keq deri me sot, pasi asnjë dijetar shqiptar i Institutit te Kulturës Popullore nuk ka qene ne fshatrat shqiptare te Odeses.

    Nuk mund te kuptohet dot pse askush nuk ka qene i interesuar te takoje këta njerez, te vizitoje shtëpitë e tyre dhe te shohin si ata e ruajnë me aq fanatizëm traditat e tyre shqiptare.

    Problemet
    Te gjithë kane diçka për te treguar, për kohen e vështirë qe kane kaluar qe kur kane mbërritur ne këto zona, madje problemet duket se nuk janë mbaruar edhe tani qe kohet kane ndryshuar rrënjësisht.

    Janë te varfër. Kane nevoje për ndërhyrje ne riparimin e shtëpive te tyre, apo rindërtimin e kishave. Madje edhe uji i pijshëm qe ata përdorin është jashtë kushteve higjeno-sanitare.

    Kërkojnë ndihme. Valle e di vendi ynë se ka shqiptare ne Ukraine dhe a do te mund ti ktheje sytë nga këto familje????

    Edison MYRTEZA




  12. #12
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    E kerkova nje teme te tille per arsye se njoha nje nga keta shqiptare qe per fat te keq nuk flet shqipen(vetem pak) pasi familja e tij emigroi ne moske ne fillim te shek te XX. tha se origjina e tij eshte nga Karakuta dhe se eshte krenar dhe shume i pikelluar * qe nuk e mesoi i ati shqip sepse e ema ishte ruse.
    Opinioni shqiptar pavaresisht fukarallekut duhet t'i ndihmoje keta shqiptare qofte edhe me libra apo inf gjuhesore, kulturere apo me menyra te tjera qe nuk kane ndonje kosto me te madhe se nje "xhami" psh.
    Gezuar!
    Vodka pinte Sergei , kur provoi Rakine tha kjo eshte Vodke shqiptare...., mendjen top tek vodka.... ndaj duhet t'u mesojme Rakine", Orthodokse jane dhe ata...... e kthejne goten.
    Gezuar!
    ___________________________________
    *Pikellua dhe ujdis ishin dy nga fjalet qe i dinte mire.
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  13. #13
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Po kush duhet ti ndihmojë?
    Unë?
    Ti?
    Apo ndonjë antar tjetër?
    Këtu nuk bëhet fjalë për një tufë libra, sepse ato dhe i blejmë dhe ua dërgojmë, por problemi është se librat pas një viti vjetërohen e grisen.
    Po ky është shtet kallçuku, nuk është shtet, se një shtet normal, i ndjell pjesën intelektuale të tyre dhe i shkollon, u cakton bursa studimi nxënësve më të mirë atje, dhe i sjellë në Tiranë për tu shkolluar, dhe duke u bërë ndonjë privilegj të vogël, se nuk bëhet hataja.
    Jo vetëm me Shqiptarët e Ukrahinës, por ka dhe shumë Arvanit të Greqisë, Arbëreshët e Kroacisë, Arbëreshët e Italisë (Ata në fakt kanë universitetin e tyre tani) Apo dhe Shqiptarët e Malit të Zi, apo dhe Arnautët e Turqisë, që do të donin të shkolloheshin në shkollat tona, qeverria dhe shteti ynë në vënd që ti afroj, tregon një farë indiference poshtëruese ndaj këtyre elementëve që fatmirësisht kanë dëshirë të mësojnë gjuhën dhe të edukohen në Shqip.
    Këto komunitete kanë nevoj për mësues, për lidera, që të marin në dorë fatet e popullit të tyre, dhe liderat e sotëm duhet të shkollohen, duhet të kenë mëndje të mprehtë, përpara 100 vjetësh, liderët ishin të mënçurit dhe të fortët, ndërsa sot janë të mënçurit dhe të shkolluarit.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  14. #14
    Ne rradhe te pare ata nuk kane 500 vjet atje!
    sikur t kisha gja ne dor
    e t u bajsha akullor
    buzt e tuja me shiju
    ne gjoks tandin me piku-Orosh

  15. #15
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Vendndodhja
    ........
    Postime
    309
    Kurse Shqiptaret ne Greqi po harojne gjuhen !
    Kurse Shqiptaret ne vendlindje po e nderojne gjuhen , qe kem filluar edhe te kalterten ta quajm BLUE

  16. #16
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ne jemi si Cifutët, të shpërndarë kudo. Po nëse superfuqi botërore do bënin kapërdima të kishin kaq komunitete solide sic kemi ne kudo, ne i lejmë në harresë. Më bëri shumë përshtypje që Pushkini i ka dedikuar vjershë këtyre njerëzve, dhe se Zoti Stamati në fund të pjesës së dytë fton për hapjen e një konsullate dhe bizneseve të përbashkëta. Thashë që jemi si cifutët vetëm në shpërndarje gjeografike por jo në mentalitet fatkeqsisht. Shpresoj që kjo pjesa e dytë të ndryshoj.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e LuLiKraS
    Anëtarësuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    180

    Shqiptare ne UKRAIN.

    Pershendetje.
    Ka Shqiptare nga UKRAINA ne FORUMINSHQIPTARE.
    Pasi qe dim se kemi nje numer te madhe Shqiptaresh qe jetojne ne Ukrain qe nga lufta e athershme Iliro Osmane.
    Sjam kunder askujt., ne raste se ke pergjegjesi Kombetare dhe je i pa afte per to...

  18. #18
    Eshte bere nje dokumentar me duket qe deshmonte qe ishe nje zone plot me Shqiptare atje. Nuk besoj se kemi ndonje antar ketu ne forum gjithsesi.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga LuLiKraS Lexo Postimin
    Pershendetje.
    Ka Shqiptare nga UKRAINA ne FORUMINSHQIPTARE.
    Pasi qe dim se kemi nje numer te madhe Shqiptaresh qe jetojne ne Ukrain qe nga lufta e athershme Iliro Osmane.
    Ndonje fakt me teper,se ne forumin Ballkanik jam dhe une i regjistruar?
    Toptanet i kam lexuar...
    lg

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e LuLiKraS
    Anëtarësuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    180
    Ja dokumentari se ka Shqiptare ne Ukrain.



    Ky dokuemtare eshte mundesuar fale Kontributit qe ka dhen TOP CHANNE.
    Dhe jemi mirenjohes per nje dokumetar shume te rendeshiem dhe Historik.
    Sjam kunder askujt., ne raste se ke pergjegjesi Kombetare dhe je i pa afte per to...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. INSTAT: Vetëm 17.7% e shqiptarëve kanë një makinë
    Nga Albo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-01-2016, 16:47
  2. Situata ne Ukraine. Cfare u be ne Ukraine ne te vertete
    Nga Rusnod në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 865
    Postimi i Fundit: 11-06-2015, 04:31
  3. Mbretit te Shqiptareve: historia e Ahmet Zogut
    Nga ALBA në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 28-07-2012, 12:59
  4. Historia E Shqiptareve Te Zares
    Nga Xhuxhumaku në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 01-01-2006, 18:34
  5. Politikane Te Ps E Pd Kane Vjedhur Parate E Shqiptareve
    Nga ganoid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-02-2003, 23:02

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •