Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Alfred Moisiu: Kujtimet e familjes sime

    Alfred Moisiu, Enver Hoxha, si e emėroi Spiron komandant


    ( 11/11/08) Alfred Moisiu

    Me emra tė rremė Qėndrimi nė rrethinat e fshatrave tė Lushnjės nuk ishte mė i sigurt, ndaj familjen tonė e sollėn tė strehohej nė Tiranė, ku iu bashkėngjita edhe unė. Shtėpia ishte pronė e njė anėtari tė rėndėsishėm tė Njėsitit Gueril dhe grupit udhėheqės tė Lėvizjes, i cili quhej Ibrahim Kruja. Ishte njė shtėpi e bollshme dhe e pajisur mirė pėr kohėn. Aty do tė jetonim deri nė njė kohė tė pacaktuar. Menjėherė na dhanė letėrnjoftimet e rreme. Sipas tyre, nėna ime quhej Asije, motra ime Dudie, vėllai im mė i vogėl Agim, ndėrsa unė Tomorr. Mbiemri ynė do tė ishte Kuka. Nuk ishte dhe aq e thjeshtė qė menjėherė tė transformoheshe nga Alfred nė Tomorr. Kjo kėrkonte jo vetėm njė stėrvitje tė mirė, por edhe shumė kujdes, qė tė mos bėhej ndonjė gabim. Por vėshtirėsitė tė pjekin pėrpara kohe. Edhe Arqilea qė ishte ende pa mbushur 7 vjeē, shumė shpejt arriti tė ambientohej me emrin e ri, Agim. Kėto emra na u bėnė aq tė njohur, saqė na u desh kohė qė tė kthehemi nė identitet. Disa nga miqtė e shokėt, tė cilėt na njohėn nė ato kohėra, dhe shumė kohė pas pėrfundimit tė luftės vazhdonin tė na thėrrisnin me emrat e ilegalitetit. Mua mė dhanė udhėzime qė tė mos dal nė qytet, pasi isha i njohur. Aq mė tepėr, sepse isha nė zonėn e konviktit dhe mund tė ndeshesha me ndonjė nga shokėt e shkollės. Por nė mbrėmje, kur e gjithė familja u mblodh pėr tė ngrėnė darkėn, pashė se vėllai i vogėl i familjes ishte shoku im i klasės, Xhaviti. Ai sa mė pa jo vetėm u habit, por menjėherė mė thėrriti: "Oh Alfredi!". Qė aty mori fund konspiracioni, pasi ai e dinte mjaft mirė se kush isha unė. I vėllai, Ibrahimi, u shqetėsua dhe menjėherė njoftoi qendrėn se duhej ndryshuar baza. Kjo nuk ishte dhe aq e thjeshtė, sepse jo vetėm kėrkonte njė bazė tė sigurt, por nė tė njėjtėn kohė duhej pėrgatitur nė tė gjitha drejtimet. Me kėto gjėra nė atė kohė nuk luhej, sepse kishte njerėz tė pandėrgjegjshėm dhe tė shitur. Nė tė njėjtėn kohė, kishte edhe agjentė nė kėrkim tė vazhdueshėm tė bazave tė luftės. Aq mė tepėr familja jonė ishte vėnė nė listėn parėsore tė tė kėrkuarve....


    Babai zgjidhet Komandant

    ...Jeta ilegale ishte e lidhur me shumė probleme. Njė ditė, pėr tė na sjellė ushqime erdhi Muhsin Kroi. U habitėm kur e pamė njėri-tjetrin dhe ndėrkohė u kėnaqėm duke kujtuar shokėt e shkollės. Pėr babanė ende nuk dinim se ku ishte. Njė ditė, njėri nga djemtė e shtėpisė na bie njė komunikatė tė Lėvizjes pėr ta lexuar. Nė tė njoftohej krijimi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Nacionalēlirimtare Shqiptare, i zgjedhur nė 10 korrik 1943 nė Labinot tė Elbasanit, me Komandant-major Spiro Moisiun dhe Komisar Politik Enver Hoxhėn. Para sė gjithash, ne u gėzuam pa masė qė babai ishte gjallė. Kuptohet luftė ishte, pėrplasje dhe vrasje ndodhnin pėrditė. Me anėn e komunikatave, ne merrnim vesh mjaft gjėra, por deri nė atė kohė nuk kishim asnjė lajm se ku ndodhej babai dhe nė ēfarė gjendje ishte?! Pasi na kaloi gėzimi i parė, filluam tė ndiejmė peshėn dhe rėndėsinė e detyrės sė re qė i kishin ngarkuar. Sigurisht na bėhej qejfi qė babai ynė u zgjodh nė atė post drejtues.


    Shtrembėrimet e historisė

    Tim eti nuk para i pėlqente tė fliste pėr veten e tij. Nė qoftė se e pyesje pėr diēka edhe mund tė pėrgjigjej, kjo varej nga humori i tij i pėrgjithshėm. Veēanėrisht kishte dėshirė tė tregonte realisht ngjarjen, sidomos kur nė shtyp ose nė ndonjė libėr shtrembėrohej vėrtetėsia e ngjarjeve tė luftės dhe qė nė kohėn e monizmit kjo ndodhte jo rrallė. Njė gjė e tillė e mėrziste dhe e dėshpėronte. Mė kujtohet ishte viti 1965, kur rastėsisht po shikonim njė fotografi ku paraqitej udhėheqja e luftės dhe e qeverisė duke hyrė nė Tiranė nė vitin 1944. Ēuditėrisht im atė ishte nxjerrė nė radhė tė dytė. Ai kur e pa, i indinjuar na tha: "Ēfarė bėhet kėshtu, more?! Unė kėtė moment e mbaj mend mirė, kur kemi hyrė nė Tiranė kam qenė nė radhėn e parė!" Sigurisht kėto gjėra atėherė bėheshin rėndom, duke vendosur figurat nė fotografitė qė pasqyronin ngjarje tė kohės sė kaluar, jo sipas realitetit tė kohės, por sipas pozicionit zyrtar qė kishin nė momentin e dhėnė. Pavėrtetėsi historike tė kėtij karakteri ka pasur shpesh. Kjo ka bėrė qė ngjarjet e ndryshme historike tė pėrshkruheshin dhe tė pasqyroheshin jo sikurse kishin ndodhur nė tė vėrtetė, por sipas pozicionit ose zhvillimeve aktuale tė kohės, tė cilat kishin sjellė ndryshimet e caktuara. Mirėpo shikimi i ngjarjeve tė shkuara historike me syrin aktual, ēon nė shtrembėrimin e fakteve historike, gjė qė sjell deformimin e historisė. Historia ėshtė shkencė e saktė si tė gjithė shkencat e tjera. Ajo mbėshtetet nė fakte dhe vetėm nė fakte. Kjo ka ēuar nė atė qė historia e luftės edhe sot, akoma nuk ėshtė shkruar realisht.


    Rrėfimi i babait pėr konferencėn e Labinotit

    Im atė mė tregonte se si e lajmėruan tė shkonte nė Labinot, ku do tė zhvillonte punimet Konferenca e Frontit Nacionalēlirimtar, e cila do tė diskutonte e vendoste edhe pėr organizimin e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Partizane. Nė mesin e vitit 1943, lufta kishte arritur zhvillime tė konsiderueshme. Njėsitė partizane ishin shtuar. Shumė fshatra deri dhe krahina ishin ēliruar. Nė frontet e luftės aleatėt i kishin vėnė pėrpara forcat gjermano-naziste si dhe ato italo-fashiste. Nė kėto kushte kėrkohej njė organizim dhe drejtim mė i pėrsosur i kėtyre forcave partizane. Ato duheshin drejtuar me art dhe me pikėsynime tė caktuara dhe tė llogaritura jo vetėm politikisht, por edhe ushtarakisht. Nė kėto kushte lindi nevoja e njė organizimi dhe koordinimi ushtarak mė tė pėrshtatshėm. Pėr kėtė qėllim, drejtuesit e Lėvizjes menduan se duhej ngritur njė strukturė qendrore ushtarake qė t'i besohej organizimi dhe drejtimi ushtarak i batalioneve dhe ēetave partizane, qė nė atė kohė ishin krijuar dhe shpėrndarė pothuajse nė tė gjithė territorin e vendit. Pėr ta kryesuar kėtė strukturė duhej njė njeri me ndjenjė patriotike, pėrgatitje ushtarake dhe me pėrvojė luftarake. Por mbi tė gjitha personi qė duhej vendosur nė krye tė kėtij organizmi duhet tė kishte njė popullaritet tė njohur nė tė gjithė vendin. Tė tillė persona, tė cilėt kishin edhe gradėn major (qė ishte pėr atė kohė grada mė e lartė qė mbanin pjesėmarrėsit nė Lėvizje) ishin vetėm dy: Abaz Kupi, i njohur pėr organizimin e rezistencės nė Durrės nė 7 prill 1939 dhe Spiro Moisiu, edhe ky i njohur jo vetėm pėr rezistencėn nė Shėngjin dhe Shkodėr, por veēanėrisht pėr aktin e madh patriotik qė bėri duke shmangur gjakderdhjen midis shqiptarėve dhe grekėve, pėr interesat e Italisė Fashiste. Pikėrisht nė Grupin e Myzeqesė, i dėrguar nga Enver Hoxha, dėrgohet Spiro Bakalli, i cili nė atė kohė ishte jo vetėm Sekretar Politik i Partisė Komuniste pėr Qarkorin e Durrėsit, qė pėrfshinte edhe Lushnjėn, por ishte edhe nė rolin e tė dėrguarit tė partisė pranė njėsitit partizan, nė rajonin e Myzeqesė. Mė parė ishte ngarkuar Xhoxhi Robo pėr t'i mbushur mendjen Spiros, por babai i ishte pėrgjigjur: "Ju more djem jeni shumė tė rinj pėr t'u marrė me kėto punė". Pėr pasojė, Xhoxhi, duke kuptuar qartė mesazhin, u drejtohet shokėve tė tij tė qendrės, se me kėtė punė duhet tė merren njerėz mė tė rritur. Atėherė, kishin vendosur tė dėrgonin Spiro Bakallin, i cili, pėrveē kredencialeve qė gėzonte nga i ati, i cili ishte dhe i njohuri i tim ati, kishte studiuar nė Monpelje tė Francės dhe mund tė krijonte njė besim te majori, sikurse e thėrrisnin tim atė nė ato kohėra. Por edhe Bakallit, im atė i bėri mjaft pyetje dhe i kėrkoi kohė pėr t'u menduar. Kuptohet, ishte njė vendim qė kėrkonte tė merrje parasysh shumė sakrifica jo thjesht personale, por edhe pėr gjithė familjen qė ai kishte nė ngarkim. Megjithatė, Spiro Bakalli, ia arriti qėllimit. Majori, pasi dha pėlqimin e tij, menjėherė shkoi nė Labinot, pėr t'u takuar me drejtuesit e zgjedhur tė lėvizjes si: Enver Hoxhėn, Myslim Pezėn, Baba Faja Martaneshin, Haxhi Lleshin, Abaz Kupin, Ymer Dėshnicėn dhe tė tjerė. Nė Labinot ai shkoi i shoqėruar nga Irakli Bozo, nė atė kohė me detyrėn e komandantit tė batalionit, ndėrsa pas ēlirimit Irakliu ishte njė nga miqtė mė tė afėrt tė tim eti.


    Babai takohet me Enver Hoxhėn

    Pasi mbėrriti nė Labinot, u takua me Enver Hoxhėn, tė cilin nuk e njihte mė parė, ai e pyeti se si ishte gjendja e partizanėve dhe si po shkonin me organizimin e aksioneve, gjithashtu ai i kėrkoi mendim babait edhe pėr organizimin e mėtejshėm tė luftės. Pasi shkėmbyen mendime mbi kėto probleme, atėherė ai i parashtroi idenė pėr tė krijuar njė strukturė ushtarake qendrore, pasi ngjarjet qė priteshin do tė kėrkonin njė pėrhapje akoma mė tė madhe tė forcave partizane dhe njė drejtim tė specializuar. Pra, nė krye tė kėsaj strukture duhej njė specialist ushtarak, qė tė kishte jo vetėm pėrvojėn e duhur, por dhe njė emėr tė pranueshėm nga populli. Mė tej Enveri kishte vazhduar se nga studimi qė i kishin bėrė kėtij problemi, dy ishin mė tė pėrshtatshmit: "Jeni ju, - iu drejtua tim eti, - dhe Abaz Kupi". Spirua iu pėrgjigj se e vlerėsonte kėtė nder qė donin t'i bėnin, por e konsideronte tė papranueshėm pėr veten e tij, pasi pėrvoja e tij drejtuese dhe organizuese e deriatėhershme kishte qenė pėr njėsi tė vogla, nė rang batalioni dhe jo mė tepėr. Enveri e vlerėsoi modestinė e tij, por u shpreh se kandidatura e Abaz Kupit nuk ishte shumė e pėrshtatshme pėr vetė pikėpamjet e tij tė theksuara monarkiste. Babai iu pėrgjigj se kėrkonte kohė pėr t'u menduar dhe pastaj do t'i jepte pėrgjigjen e saktė. Pasi bisedoi me Myslim Pezėn, Baba Fajėn dhe Sami Bahollin, tė cilėt ishin miqtė e tij tė hershėm qė kishin tė bėnin me Kavajėn, tė nesėrmen ai dha pėlqimin pėr tė pranuar detyrėn qė do t'i ngarkonte Kėshilli i Pėrgjithshėm. Nė kėtė mėnyrė u vendos dhe u shpall struktura e Shtabit tė Pėrgjithshėm.


    Jepem pas leximeve

    Pas ngritjes nė pėrgjegjėsi tė Spiros, kujdesi pėr ruajtjen tonė u shtua. Unė vazhdoja tė qėndroja i mbyllur dhe mund tė komunikoja vetėm me ata moshatarė, qė vinin pėr probleme tė luftės, tė cilėt mė njihnin si Tomorr. Aty jam njohur edhe me Dashamir Ohrin, komandantin e ardhshėm tė Brigadės sė Nėndetėseve nė Pasha Liman, i cili u bė shumė i njohur pėr problemin e nėndetėseve, kur u ndez konflikti diplomatik me Bashkimin Sovjetik. Ky eveniment, i cili vėrtet mund tė merrte pėrmasa tragjike, ėshtė pasqyruar mjaft mirė nė filmin "Ballė pėr ballė". Duke iu pėrshtatur detyrimisht kushteve tė izolimit, u dhashė shumė pas leximit. Nė atė kohė kam lexuar libra qė ishin tė ndaluara nga censura fashiste sikurse janė librat: "Kasollja e Xha Tomit", "Nėna" e Maksim Gorkit dhe shumė tė tjera, tė cilat tani nuk i sjell dot nė mend. Pėrveē librave, merresha shumė me gjuhėt e huaja. Nė atė kohė nga shtėpitė botuese italiane, kishin dalė nė shitje "poliglotė" pėr gjuhė tė ndryshme (metoda shumė praktike pėr tė mėsuar gjuhė tė huaja nė mėnyrė autodidakte).


    Nėna maskohet ditėn e dasmės

    Erdhi dita e dasmės sė Kalinės, vajzės sė madhe tė shtėpisė ku ne banonim. Ceremonia e martesės do tė na krijonte rreziqe, ndaj biseduam me vėllanė e saj se si mund tė evitoheshin ato. E gjithė vėshtirėsia qė krijohej ishte se dhėndri ishte nga Durrėsi dhe nėna ime mendoi se me siguri do tė kishte njerėz nga krushqia qė mund ta njihnin. Ajo kishte fisin e nėnės dhe tė babait nė atė qytet. Pasi e biseduam edhe me Sotirin, djalin e madh tė shtėpisė, qė ishte nė dijeni tė plotė se kush ishim ne, u vendos qė tė qėndronim nė shtėpi, por me njė kusht qė ime ėmė tė mos ishte pjesėmarrėse nė ceremoninė martesore tė vajzės sė shtėpisė duke qėndruar e fshehur nga sytė e dasmorėve. E vėshtirė do tė ishte pėr t'u realizuar, por rrugėzgjidhje tjetėr nuk u gjend. Vėshtirėsia ishte se dreka e dasmės do tė bėhej nė shtėpi, dhe pėr mungesė vendi u vendos qė tepsitė me ėmbėlsira dhe ushqime tė ndryshme, tė vendoseshin nė paradhomėn tonė, madje disa edhe te dhoma ku ne flinim. Qė nėna jonė tė mos binte nė sy, u vendos qė tė shtirej si e sėmurė nga njė sėmundje qė nuk duronte dritė. Ky version u quajt mė i pėrshtatshėm, pėr arsye se lejonte qė ime ėmė tė rrinte e mbuluar me ēarēaf. Kėshtu dhe u bė. Pėr ēudi, disa prej tyre u bėnė shumė kuriozė duke thėnė se ē'ėshtė ky njeri qė qėndron gjatė gjithė kohės i mbuluar, nuk kemi parė dhe dėgjuar ndonjėherė pėr sėmundje tė tilla! Nė pėrbėrjen e krushqisė kishin ardhur dhe njerėz qė nėnėn time e njihnin shumė mirė, sepse ajo i dallonte nga zėri kur bisedonin. Kur mbaroi dasma dhe krushqia u largua, nėna mezi ngopej me frymė dhe thoshte se atė qė hoqi atė ditė, do t'ia tregonte vetėm natės sė varrit!


    Italia kapitulloi, vijnė gjermanėt

    Pas dy javėsh, mė 8 shtator 1943, u pėrhap si rrufe njė lajm i gėzueshėm, Italia Fashiste kapitulloi. Nė kazermat italiane qė ishin aty pranė kishte njė lėvizje tė madhe. Dy-tre ushtarė italianė, me origjinė kalabreze, tė cilėt flisnin disa fjalė shqip arbėreshe, erdhėn me vrap dhe shumė tė gėzuar sollėn lajmin e njohur se lufta mbaroi. Vėrtet ai qe njė lajm i mirė, por vetėm shumė i pėrkohshėm. Italia Fashiste kapitulloi, d.m.th. ajo me ushtrinė e saj i ndėrpreu luftimet, por nė territorin e saj edhe nė territoret qė ajo kishte pushtuar kishte disa muaj qė kishin ardhur njėsi ushtarake gjermane. Nė Tiranė, kishte kohė qė ishin parė duke kaluar nėpėr rrugė autokolona me ushtarė gjermanė, tė veshur me njė uniformė pėr vendet e nxehta. Pra, kjo nuk ishte njė ogur i mirė, si pėr ne ashtu edhe pėr vetė italianėt.
    Gjermanėt, qė nė ato kohė ishin shumė tė pakėt nė numėr, ishin vendosur njė godinė pranė nesh. Ato ditė, ata dukeshin shumė tė nervozua, por nuk reagonin nė asnjė lloj mėnyre.
    Njė mėngjes, nga reparti italian, doli komandanti i regjimentit dhe sipas rregullit, kur makina e tij po i drejtohej daljes, u rreshtua truproja e nderit. Ndėrkohė, pasi makina largohet afro njėqind metra nga dera e repartit, njė oficer dhe njė ushtar gjerman, qė, pėrveē armatimit, mbanin dhe nga njė shkop nė dorė, i dolėn pėrpara makinės dhe duke bėrė me shenjė me anė tė shkopit e ndaluan atė. Oficeri gjerman, gjithmonė duke pėrdorur shkopin, me njė prepotencė tė ekzagjeruar, i bėri me shenjė kolonelit qė tė zbriste. Koloneli, pėr ēudinė tonė, u bind menjėherė dhe i ndoqi pėr atje ku e urdhėruan. Nuk mund ta harroj njė ngjarje tė tillė, ku ushtaraku madhor, me njė bindje tė tepruar, zbatoi paqėsisht njė kėrkesė tė ish-aleatit tė tyre, por duke shkelur jo vetėm mbi dinjitetin e gradės sė tij, por edhe mbi dinjitetin e njė regjimenti tė tėrė. Dihet se si u sollėn gjermanėt me ish-aleatėt e tyre. Italianėt qė kapeshin nė qytet, dėrgoheshin nė qendra tė caktuara, duke u trajtuar tashmė si robėr lufte e si tradhtarė. Shumė prej tyre mė vonė u pushkatuan, veēanėrisht oficerėt. Kėtė fat e pėsuan mijėra italianė vetėm nė vendin tonė, pa folur se ēfarė ka ndodhur nė rajone tė tjera. Sikurse e pėrshkruajnė mė vonė nė shkrimet e tyre historianėt ushtarakė italianė, se njė situatė e tillė shpjegohej, ngaqė trupat italiane, jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė vende tė tjera ranė viktimė e pasivitetit dhe paqartėsisė sė komandave tė tyre eprore.


    Njė grua misterioze na kėrkon

    Nė Shqipėri menjėherė filluan tė vinin trupa gjermane pėr tė mbushur boshllėkun e krijuar. Kjo ishte e detyrueshme sepse menjėherė forcat partizane u bėnė shumė aktive duke ēarmatosur italianėt, po edhe duke marrė nėn kontroll fshatra dhe qytete tė tėra. Kjo shpjegohet edhe me faktin se po tė liheshin kėto vende pa trupa, ato fare mirė mund tė pushtoheshin nga forcat aleate.
    Kur zakonisht lėvizjet nė rrugicė ishin tė rralla, unė dhe nėna dilnim nė verandėn e shtėpisė pėr tė marrė pak ajėr tė pastėr. Njė ditė, duke ndenjur nė ballkon, pamė se drejt rrugės po vinte njė zonjė e veshur bukur. Ajo mbante njė fustan tė kohės prej setapure, mbėshtjellė me njė sharpė mėndafshi. Kishte veshur njė palė sandale mode prej tape. Mbante njė palė syze dielli dhe njė ēantė tė kohės. Nga larg tė krijohej pėrshtypja se duhet tė ishte njė zonjė e huaj. Nė tė njėjtėn kohė mund tė mendohej se ajo do tė ishte ndonjė spiune. Kur ajo mbėrriti pothuajse afėr shtėpisė, ne menjėherė u larguam nga veranda dhe u futėm brenda nė shtėpi, tė bindur se ajo mund tė ishte e rrezikshme. Pas pak, ajo u ngjit nėpėr shkallė dhe mori drejtimin te zonja e shtėpisė. Pasi u pėrshėndetėn, tė dyja u futėn brenda nė dhomėn e miqve. Nuk kaloi shumė kohė dhe Bija (kėshtu e thėrrisnin shkurt zonjėn e shtėpisė) erdhi e shqetėsuar, trokiti nė derė dhe i tha nėnės time se kishte ardhur njė zonjė, e cila kėrkonte tė bisedonte. Ime ėmė dhe unė pamė njėri-tjetrin nė sy. Nėna mė tha se kush mund tė ishte ajo qė e kėrkonte?! Ne nuk prisnim njeri pėr vizitė! Menduam se nė qoftė se do tė ishte ndonjė spiune, nuk kishte pse tė vepronte nė kėtė mėnyrė, ajo mund tė njoftonte pa ndonjė vėshtirėsi policinė dhe me kaq mbyllej problemi. Mandej vendosėm qė nėna tė shkonte pėr tė bėrė takimin, por gjithmonė duke pasur kujdes nga ndonjė provokacion. Nuk shkoi shumė kohė dhe ime ėmė u kthye gjithė shend. Me njė frymė mė tha: "Alfred, ajo na ka sjellė njė letėr nga babi!" Gėzimi nuk pėrshkruhej nė ato ēaste sepse kishim njė kohė tė gjatė qė nuk merrnim asnjė lajm prej tij. Nė letėr thuhej, gjithashtu, se pas disa ditėve do tė vinin tė na merrnin, pėr tė na ēuar nė zonėn e ēliruar tė Pezės. Zonja, pasi dorėzoi letrėn, u largua menjėherė, pa dhėnė informacione tė tjera.

    Gazeta Shqiptare
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 05-11-2009 mė 12:06

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Alfred Moisiu: Spiro refuzoi Kryepeshkopin qė unė tė vazhdoja shkollėn pėr klerik


    ( 12/11/08) Alfred Moisiu

    Me mbarimin e luftės kundėr Greqisė dhe Jugosllavisė, qeveria e asaj kohe vendosi qė tė hapi shkollat. Meqenėse nxėnėsit kishin humbur njė vit mėsimor, u pa e arsyeshme qė viti shkollor 1941-1942 tė pėrfshinte programin e dy viteve. Kėshtu ne ishim tė detyruar tė pėrballonim nė njė vit dy vite, sigurisht me program tė reduktuar. Nė familjen tonė lindi problemi se ku duhej ta vazhdoja shkollėn, pasi nė Lushnjė (ku banonin nė atė kohė) nuk kishte shkollė tė mesme. U vendos qė tė ndiqja gjimnazin e Tiranės, i cili pėr atė kohė konsiderohej ndėr mė tė mirėt nė vend. Meqenėse nė Tiranė nuk kishim asnjė tė njohur, e vetmja mundėsi ishte tė qėndroja nė njė konvikt, por edhe kėtu ishte problem sepse konvikti shtetėror i Tiranės, i cili nė atė kohė ishte vendosur nė rrugėn qė sot mban emrin Rruga e Barrikadave, pėrballė gjimnazit 'Sami Frashėri' tė sotėm, nuk kishte vende tė lira.
    Kur im atė e pa tė pamundur tė mė gjente vend nė konviktin shtetėror, shkoi tė kėrkonte ndihmė te Terenc Toēi, qė nė atė kohė ishte Kryetar i Parlamentit kuisling, por edhe nga ai mori pėrgjigje negative. I gjendur para njė situate tė tillė, vendosi t'i drejtohet Kryepeshkopit tė Kishės Ortodokse (nė atė kohė Hirėsia e Tij Kristofor Kisi) me kėrkesėn pėr njė vend fjetje dhe ushqim nė seminarin e Kishės Ortodokse, ndėrsa mėsimet do t'i vazhdoja nė gjimnazin e Tiranės. Kryepeshkopi i tha se ai mund tė siguronte njė vend, por me kusht qė unė tė vazhdoja seminarin pėr klerik ortodoks. Atėherė im atė, i nevrikosur, iu pėrgjigj: "Faleminderit Hirėsi! Unė po ju drejtohem me njė kėrkesė konkrete. Mė vjen keq, por unė nuk kam ndėr mend ta bėj djalin prift. Nė kėto kushte unė po i drejtohem Komunitetit Mysliman pėr ta sistemuar nė Medrese dhe po e bėj djalin hoxhė!" Me tė dėgjuar kėtė kėrcėnim, Kryepeshkopi, duke e parė se im atė mori pėr t'u larguar, menjėherė u ngrit nga vendi dhe i tha: "Ngadalė zoti Spiro, si mund ta bėsh djalin hoxhė?!". Babai iu pėrgjigj se nuk kishte rrugėdalje tjetėr. Atėherė, Kryepeshkopi i tha se do tė gjente njė zgjidhje. Babai u largua i zemėruar, por jo pa shpresė. Ai vazhdoi tė kėrkonte derisa arriti tė siguronte njė vend nė konviktin shtetėror, sigurisht me pagesė.


    Nė konvikt

    Kėshtu, pas njė ndėrprerje gati njėvjeēare pėr arsye tė luftės, rifilloi jeta ime studentore. I gjendur larg familjes dhe nė njė ambient fillimisht krejt tė panjohur, mė duhej tė studioja me rregulla pothuajse kazerme; ēdo minutė e kohės ishte e programuar qė nga zgjimi, ngrėnia e mėngjesit, vajtja dhe kthimi nga shkolla nė rresht, tė shoqėruar nga njė kujdestar konvikti. Kishim dy lloje uniformash, tė pėrditshmen dhe atė tė liridaljes. Ktheheshim nga shkolla, hanim drekė dhe nė vazhdimėsi pushimi i pasngrėnies, mė pas studimi i detyruar dhe ngrėnia e darkės. Pas darke kishim njė kohė tė lirė, tė cilėn e kalonim brenda mureve tė konviktit, pa pasur tė drejtė tė dilnim jashtė portės sė madhe, me pėrjashtim tė rasteve kur rojės i thoshte zemra tė na lejonte tė shėtisnim nė trotuarin pėrpara konviktit. Zakonisht dalja jashtė konviktit bėhej vetėm me leje me shkrim, e cila jepej nga kujdestari i ditės. Vetėm tė shtunave pasdite kishim njė liridalje disaorėshe. Kohėn e kaloja me ndonjė shok ose duke shkuar nė Bibliotekėn Kombėtare, e cila ishte e vendosur nė njė ndėrtesė tė vjetėr karakteristike tiranase (ku sot ndodhet Instituti i Ruajtjes sė Monumenteve tė Kulturės)...


    Kujdestari im, doktor Nasi Kajana

    ...Ditėt e diela, kush kishte kujdestarė mund tė shkonte pėr vizitė ose pėr drekė tek ata. Tė pasurit e njė kujdestari ishte e detyrueshme, veēanėrisht pėr ne qė ishim me pagesė. Pra, largimi nga konvikti lejohej vetėm kur kujdestari vinte vetė pėr tė na marrė. Kujdestari im ishte doktor Nasi Kajana, njė mik i babait tim. Familja e tij ishte nga Berati, njė familje intelektuale e pasur dhe me tradita patriotike, por nė kohėn e diktaturės komuniste nuk i shpėtoi dot persekutimit klasor. Nasi jetonte nė njė shtėpi model "elbasanase", nė krye tė rrugės qė tė ēonte te kinema "Rozafat", pėrballė kafe "Florės". Duhet tė shtoj kėtu se doktor Kajana nė atė kohė ishte i pamartuar. Gruaja e parė i kishte vdekur. Ajo ishte vajza e njė italiani me mbiemrin Daniska. Pas ēlirimit, doktori u martua me njė vajzė nga Vunoi, me tė cilėn pati dy fėmijė: Serxhion dhe Poliksenin. Nė vitin 1945, ai u fut nė radhėt e ushtrisė, por pėr fatin e tij tė keq mė 1947, kur ishte nė njė fushim ushtarak, njė ushtar pacient e vrau pėr motive tė dobėta. Vdekjen e tij e mora vesh kur u ktheva nga shkolla ushtarake nė ish-Bashkimin Sovjetik nė vitin 1948. Mė erdhi keq pėr faktin se gjatė kohės qė ai ishte kujdestari im mė ka mbajtur afėr dhe mė ka trajtuar sikur tė mė kishte fėmijėn e tij. Kur vija me pushime nė shtėpi, si fėmija mė i madh i familjes, motra dhe vėllai mė thėrrisnin sipas zakonit shqiptar tė asaj kohe "lala", qė sot pėrdoret "lali". Atyre u shtohej edhe mė shumė gėzimi dhe kėnaqėsia kur pėrveē ēmalljes me mua, shijonin dhe ēokollatat e ndryshme ose ėmbėlsirat qė unė i sillja me vete, ritual ky qė edhe mua mė jepte njė kėnaqėsi tė veēantė.


    Pasioni pėr matematikėn

    Pushimet shkollore ishin tė mjaftueshme. Pėrveē lojėrave me moshatarėt dhe leximit tė librave, kėnaqėsi mė jepte dhe zgjidhja e ushtrimeve matematikore. Nė atė kohė kishim njė libėr voluminoz me afro treqind faqe, i cili pėrmbante ushtrime pėr dy vitet e shkollės. Disa prej tyre i kishim zgjidhur gjatė vitit shkollor, tė tjerat kisha shumė dėshirė t'i zgjidhja vetė si: ushtrimet me thyesa, me numra dhjetorė si dhe probleme tė ndryshme qė kishte libri. Nė kėtė mėnyrė m'u krijua njė pasion i vėrtetė pėr matematikėn, dėshirė tė cilėn unė e ruajta gjatė gjithė jetės time studentore, e cila mė shoqėroi edhe kur studioja nė Akademinė e Inxhinierisė Ushtarake nė Moskė. Atje, sipas programit, dy vitet e para, zhvillohej matematika e lartė. Ajo mbyllej nė semestrin e fundit tė vitit tė dytė me ekuacionet integrale. Nė kėto lloj ushtrimesh pėrfshiheshin: algjebra, gjeometria, trigonometria, diferencialet dhe integralet. Pra, pėr tė zgjidhur ushtrime tė kėsaj natyre, duhet ta kesh njohur dhe pėrvetėsuar mirė tė gjithė atė arsenal matematikor qė pėrmenda mė lart. Mė kujtohet njė ndodhi nė orėn e matematikės, kur profesoresha e matematikės sė lartė po zbėrthente nė dėrrasėn e zezė disa ushtrime integrale. Duke ndjekur me vėmendje zbėrthimin e njė ushtrimi, i thashė se ushtrimi mund tė vazhdonte akoma. Ajo sigurisht u befasua dhe nuk i erdhi edhe aq mirė. Me ton urdhėrues mė tha: "Shoku toger (ajo ishte grada ime nė vitin 1954) dil e vazhdoje, tė shohim se ēfarė do tė bėsh mė tej!" U ngrita nė dėrrasėn e zezė dhe vazhdova zgjidhjen e ushtrimit. Pas disa veprimesh matematikore e ēova deri nė fund. Ajo mė lavdėroi dhe u befasua nga aftėsia ime. Kur ra zilja e pushimit, profesoresha m'u drejtua: "Shoku Moisiu, ju paskeni njė talent tė lindur pėr matematikėn. Pse keni vendosur tė vazhdoni studimet ushtarake?!" M'u desh tė shpjegohem se zgjedhja kishte ardhur pėr dy arsye: e para ishte dėshira e ime e hershme qė nė fėmijėri dhe e dyta edhe im atė ishte ushtarak. Profesoresha mė pėrshėndeti pėrzemėrsisht dhe u largua.


    Mbledhjet e fshehta

    Ishte fillimi i vitit 1942. Njė ditė kur po kthehesha nga njė shėtitje me njė shokun tim tė klasės dhe tė konviktit, gjatė bisedės ai mė pyeti nėse dėshiroja tė lexoja komunikata antifashiste. Unė i kėnaqur iu pėrgjigja me njė "po" tė vendosur. Shoku qė mė bėri propozimin quhej Ali Ostreni...
    ...Pas kėtij propozimi, tė cilin sikurse thashė e pranova pa asnjė hezitim, Aliu mė prezantoi me Muhsin Kroin, pėrgjegjėsin e grupit, njė student konviktor i klasės sė katėrt. Filluam tė bėnim mbledhje klandestine nė konvikt, nė dhomėn e fjetjes ose nė shtėpitė e shokėve tanė qė banonin nė Tiranė. Me sa kujtoj te shtėpia e Dashamir Deliallisit, te shtėpia e Ali Ostrenit, etj. Nė vendin e caktuar pėr mbledhje shkonim duke respektuar rigorozisht rregullat e konspiracionit, njė nga njė, nė distancat kohore dhe duke vėzhguar nėse survejoheshim nga ndonjė person i veēantė. Kur njėherė ndodhi qė dikush nga ne pa njė person tė dyshimtė, qė vėrtitej aty rrotull, menjėherė mbledhja u anulua. Nė kėto raste vendimin e merrte pėrgjegjėsi i grupit, i cili gjithmonė caktohej nga klasat mė tė larta. Mbledhjet fillonin me njė paraqitje tė situatės sė pėrgjithshme ndėrkombėtare nga fronti i lindjes dhe i perėndimit, vazhdonin me leximin e komunikatave ose me ndonjė pjesė tė revistės "Kushtrimi i Lirisė", e cila botohej nė mėnyrė periodike. Secili nga ne ishte i lirė tė bėnte pyetje, veēanėrisht kur ato kishin lindur gjatė takimeve me njerėz tė ndryshėm, por agjitacion-propaganda ishte njė nga detyrat tona kryesore.


    Kur diskutonim fatet e Kosovės

    Nė mbledhje shpesh diskutohej se ēfarė do tė bėhej me Kosovėn. Kjo ishte njė pyetje qė e bėnin shumė shqiptarė. Vėrtet ishte luftė dhe nė atė kohė italianėt e kishin bashkuar pjesėn mė tė madhe tė Kosovės me Shqipėrinė, por problemi shtrohej se ēfarė zgjidhje do tė merrte Kosova pasi tė mbaronte lufta. Si shqiptarėt ashtu edhe jugosllavėt ishin pėrfshirė nė luftėn ēlirimtare kundėr pushtuesve tė huaj, pra gjatė kėsaj kohe kishte njė bashkėpunim tė ngushtė midis dy palėve. Madje jugosllavėt ishin mes shqiptarėve jo vetėm si luftėtarė, por edhe si kėshilltarė. Nga historia tė gjithė kanė dėgjuar pėr Miladinin, Dushanin dhe tė tjerė jugosllavė qė ishin nė radhėt e partizanėve shqiptarė. Krahas ndihmės pėr organizimin e luftės dhe veprimtarisė klandestine, pėr tė cilat kishin njė pėrvojė shumėvjeēare, ata ndikuan negativisht pėr problemet e bashkimit tė luftėtarėve shqiptarė, sepse kur shtrohej problemi i Kosovės, ata gjenin lloj-lloj mėnyrash pėr ta shmangur zgjidhjen e saj. Kjo ka qenė njė nga ēėshtjet e vėshtira tė asaj kohe, qė i detyroi drejtuesit shqiptarė dhe jugosllavė tė organizonin me 1 janar 1944, Konferencėn e Bujanit. Nė atė Konferencė u vendos qė kjo ēėshtje do tė zgjidhej menjėherė pas pėrfundimit tė luftės me njė referendum. Nė luftė ishim angazhuar tė gjithė sė bashku kundėr tė njėjtit armik, pra kėrkohej bashkimi i forcave shqiptare dhe jugosllave. Por, pas mbarimit tė luftės, vendimi i Bujanit mbeti i parealizuar. Edhe sot e kėsaj dite, ky ėshtė njė vendim politik shumė i rėndėsishėm, por i pakonsumuar. Shpesh nė takime ndėrkombėtare e kam pėrmendur njė fakt tė tillė, tė cilin mendoj se drejtuesit kosovarė duhet ta kenė si njė atu tė rėndėsishėm historik, nė favor tė zgjidhjes sė ēėshtjes sė Statusit tė Kosovės.


    Bėjmė agjitacion e propagandė

    Nė mbledhje ne diskutonim probleme nga mė tė ndryshmet, ndanim detyrat dhe nė tė njėjtėn kohė raportonim se si kishte shkuar realizimi i detyrave tė mėparshme. Sigurisht kush nuk i kishte zbatuar detyrat, bėnte "autokritikė" duke u angazhuar qė nė tė ardhmen nuk do t'i lejonte vetes tė tilla mosrealizime. Mbledhja mbyllej me mėsimin e njė kėnge tė re ose duke kėnduar ndonjė prej atyre qė kishim mėsuar mė parė. Tė gjitha ishin kėngė partizane tė cilat ishin shkruar dhe kompozuar nga shokė apo shoqe, pjesėmarrės nė lėvizje... Kryesisht na ngarkonin pėr tė bėrė agjitacion dhe propagandė me njerėzit, tė shpėrndanim komunikata me pėrmbajtje mbi rezultatet e luftės ēlirimtare, tė bėnim punėn e korrierit duke shkuar nė destinacionet e duhura, tė mblidhnim ndihma, veshje dhe tė holla pėr luftėtarėt e lirisė, tė merrnim pjesė nė manifestimet e ndryshme antifashiste dhe tė tjera detyra qė konsideroheshin tė mundshme pėr moshėn tonė (nė atė kohė ishim jo mė shumė se 12-13 vjeē)... ...Ne tė rinjtė, nė radhė tė parė u drejtoheshim pėr ndihmė familjarėve, por nuk ishte shumė e lehtė qė t'u kėrkoje prindėrve ndihma pėr partizanėt, sepse kjo kėrkesė me tė drejtė do t'i alarmonte dhe do tė krijonte dyshime pėr shpenzimet e tė hollave, aq mė tepėr kur ne ndodheshim larg syve tė tyre. Nė kėto lloj arsyetimesh ndodhesha dhe unė njė ditė, kur im atė erdhi nė Tiranė pėr tė mė parė si dhe pėr tė derdhur detyrimet financiare nė administratėn e konviktit. Njė ditė, kur shkuam pėr tė ngrėnė drekė nė hotel-restorant Evropa, gjithė siklet iu drejtova babait: "Babė, mė jep njė napolon, se mė duhet!" (napoloni ishte i barabartė me njėqind lekė tė asaj kohe - Italia nuk e ndėrroi monedhėn shqiptare). Im atė menjėherė mė pyeti se pėr ēfarė i doja, ngaqė paratė e xhepit m'i kishte dhėnė. Nė ato momente i ndodhur ngushtė, i thashė babait se nuk i kėrkoja pėr vete, por pėr tė ndihmuar partizanėt. Pėr ēudi, pa e bėrė tė gjatė nxori napolonin, duke mė thėnė: "Shiko mor bir, ti je i vogėl pėr kėsi gjėrash, ndaj kėto punė na i lini ne tė mėdhenjve!" Nga kjo bisedė mora zemėr dhe i thashė se edhe ne tė vegjlit duhet tė bėjmė detyrėn tonė aq sa tė mundemi. Ai mė ra supeve dhe u ngritėm pėr tė dalė. Sigurisht qė unė fluturoja nga gėzimi, sepse arrita tė plotėsoja detyrėn e ngarkuar, dhe kjo nuk ishte pak!...


    Ēoj komunikata nė shtėpi

    ...Nė muajin prill 1942, po pėrgatiteshim tė kalonim pushimet e Pashkėve nėpėr shtėpitė tona, ngjarje kjo shumė e mirėpritur pėr tė gjithė nxėnėsit dhe studentėt. Unė dhe Riza Kuēi, njė shoku i im i klasės dhe i grupit (Rizai bashkė me Uran Kalakulėn edhe Pjetėr Arbnorin, nė vitin 1956, u arrestuan sepse po pėrpiqeshin tė organizonin Partinė Social-Demokrate Shqiptare) vendosėm ta shtrijmė aktivitetin antifashist edhe nė Lushnjė. Me vete morėm disa numra tė revistės ilegale "Kushtrimi i Lirisė", si dhe komunikata tė kohėve tė fundit. Kishim shqetėsimin se si do t'i transportonim ato, pasi nė dalje tė Tiranės, atje ku ka qenė karburanti deri vonė, ishte postblloku i karabinierisė italiane dhe tė gjitha mjetet ata i ndalonin pėr t'i bėrė kontroll fizik pėr ndonjė gjė tė dyshimtė. Mė nė fund arritėm nė pėrfundimin se mė e "menēura" do tė ishte qė, kur tė na zbrisnin nga makina, palltot e mėdha tė dimrit t'i linim nė sedilje. Nė xhepat e brendshėm tė tyre do tė vendosnim materialet klandestine. Nė qoftė se do tė zbuloheshim, do tė thoshim se nuk dinim se kush na i kishte futur nė xhepa gjatė kohės qė ne kishim zbritur nga autobusi. Kur e mendoj sot, e kuptoj se sa naiv ishte varianti i menduar nga ne. Kėshtu edhe vepruam. Kur mbėrritėm nė postbllok, tė gjithėve na zbritėn nga automjeti dhe filloi kontrolli i brendshėm. Nė kėto momente, zemrat tona rrihnin me forcė. Kur karabinierėt mbaruan kontrollin dhe zbritėn, tė bindur se ēdo gjė ishte nė rregull, ne filluam tė merrnim frymė tė lehtėsuar. Pėr hir tė sė vėrtetės, duhet thėnė se italianėt ishin shumė tė pėrciptė nė kontrollet e tyre. Kur mbėrritėm nė Durrės, ne ishim tė detyruar tė linim autobusin e linjės Tiranė-Durrės, nė kėrkim tė ndonjė makine qė shkonte pėr nė Lushnjė. Pas disa orė pritjeje, gjetėm njė kamion tė ngarkuar me mollė, i cili shkonte nė Lushnjė. Afėr fshatit Dushk, pėr fatin tonė tė keq, makina pėsoi njė defekt. Ndėrkohė qė shoferi me ndihmėsin e tij po pėrpiqeshin tė riparonin defektin, ne gėrmonim thasėt e mollėve ngaqė na kishte marrė uria. Rreth orės dy e gjysmė tė natės mbėrritėm tek ura nė tė hyrė tė qytetit. Meqenėse Rizai e kishte familjen e tij nė Berat, e mora nė shtėpinė time, e cila nuk ishte veēse pesė minuta nė kėmbė. Me tė mbėrritur te dera e jashtme e shtėpisė, fillova tė trokas. Pas pak dėgjova zėrin e tim eti qė pyeti se kush ishte. Unė iu pėrgjigja: "Alfredi". "Cili Alfred?!" - u dėgjua zėri nga mbrapa dere. Atėherė unė vėrtet i befasuar nga njė pyetje e tillė, iu pėrgjigja: "Jam unė, djali yt!" Pas kėsaj mė pyeti: "Je vetėm apo me njeri tjetėr?" Unė i thashė se isha me njė shokun tim tė klasės. Pasi e sqarova se kush ishte dhe pse e kisha marrė me vete, pashė nėnėn time tė hapi derėn, ndėrsa im atė me dy pistoleta nė dorė qėndronte pak djathtas dhe i tėrhequr, nė gatishmėri pėr tė vepruar. Unė u befasova nga kjo mėnyrė pritjeje, por akoma nuk isha nė gjendje ta shpjegoja kėtė sjellje tė ēuditshme tė babait tim. Kėtė munda ta kuptoj vetėm pas shumė kohėsh, kur mora vesh se im atė nė fillim tė vitit 1942, ishte zgjedhur kryetar i Kėshillit Antifashist pėr qytetin. Kuptohet qė nė kėto kushte, ai nuk mund tė besonte lehtė qė unė tė vija nė mesnatė me njė shokun tim tė klasės, ashtu krejt papritur. Pasi kaluan kėto momente tensioni, nė familje u krijua njė atmosferė kėnaqėsie dhe gėzimi. Nėna mė pėrqafoi me shumė mall dhe menjėherė pėrgatiti diēka pėr tė ngrėnė. Megjithėse nė fillim refuzuam tė darkonim, sepse ishim vėrtet tė lodhur dhe tė pėrgjumur, kur na u vu pėrpara ushqimi, nuk u ngritėm nga tryeza pa u dhėnė fund tė gjithave. Tė lodhur nga rruga, u shtrimė pėr tė fjetur, me materialet ilegale nėn jastėk.


    Nėna mė qorton, babai mė mbron

    Nė mėngjes, gjumi na doli vonė. Pasi u ngritėm, nėna na pėrgatiti mėngjesin. Tė ēlodhur dhe tė shpenguar dolėm nė qytet. Kur kishim mbėrritur nė qendėr tė qytetit, u kujtova se materialet ilegale i kisha harruar nėn jastėk. Sigurisht kjo ishte njė pakujdesi jo e vogėl! U ktheva menjėherė nė shtėpi, por ime ėmė duke pastruar krevatin, i kishte gjetur ato. Ajo mė qortoi si njeri mosmirėnjohės ndaj kujdesit prindėror, si njė djalė qė nuk merrte parasysh sakrificat e familjes pėr tė mė shkolluar, si njeri qė nuk pyeste pėr rreziqet qė mė kanoseshin mua dhe familjes dhe e gjithė kjo furtunė pėrfundoi me njė kėrcėnim serioz se pėr kėtė gjė, gjatė drekės do tė vinte nė dijeni babanė. Kjo ishte vėrtet serioze sepse nuk dija se si do tė reagonte ai. Babai ishte njeri shumė i rreptė dhe me tė nuk ndaheshe kollaj, kur binte fjala pėr t'u pėrgjigjur pėr gabime tė njė peshe tė tillė. Duke parė qė situata pėr mua dukej e pashpresė, nuk mė mbeti gjė veēse tė largohesha nė qytet dhe tė ndaja shqetėsimin me shokun tim, Rizain, tė cilit i thashė se ēfarė kishte ndodhur, ndaj dhe s'do tė merrte asgjė me vete pėr nė Berat. Mandej u ktheva i shqetėsuar nė shtėpi. Ime ėmė ndėrkohė i kishte treguar gjithēka babait. Ai, pasi dėgjoi akuzat plot indinjatė tė nėnės, pėr ēudi mė pyeti butėsisht se ēfarė materialesh ishin ato qė kishin alarmuar nėnėn. Unė i trimėruar sepse nuk po shikoja shenjat e ndonjė rrebeshi, i shpjegova pėrmbajtjen e tyre, cila ishte arsyeja qė ne i sollėm dhe se kjo ishte njė ide e jona pėr tė kontribuar nė pėrhapjen e ideve tė luftės kundėr pushtuesit edhe kėtu nė Lushnjė. Ai, duke vėnė buzėn nė gaz, me sa duket ngaqė kjo ide iu duk vėrtet fėmijėrore, mė tha qė ajo nuk ishte punė pėr ne, por pėr njerėz mė tė rritur. Nėna, kur dėgjoi pėrmbajtjen e bisedės dhe tonin e butė, u hodh menjėherė duke thėnė: "Nuk ka faj ky qė mendon kėshtu, kur iu merr koka erė tė mėdhenjve!" Domethėnien e kėsaj batute e kuptova mė vonė. Me sa duket ime ėmė kishte filluar tė dyshonte nė veprimet e tim eti, sepse ai vetė ishte shumė i mbyllur dhe nuk diskutonte tė tilla veprime nė familje. Im atė, qė ishte i pėrfshirė nė Lėvizje, duke njohur tendencėn e rinisė sė asaj kohe, e kuptonte se edhe unė, pavarėsisht nga mosha dhe mungesa e pėrvojės, nuk mund tė mbetesha prapa. Kėshtu u mbyll ky incident, i cili m'u qartėsua kur im atė doli hapur me Lėvizjen... (Fund)

    Gazeta Shqiptare
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 05-11-2009 mė 12:08

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Alfred Moisiu: Berisha, inatēi pse shkova nė OKB; Topalli pa takt dhe shumė e egėr

    Alfred Moisiu: Berisha, inatēi pse shkova nė OKB; Topalli pa takt dhe shumė e egėr

    » Dėrguar mė: 25/07/2009 - 14:21

    Alfred Moisiu

    Edhe pse me 12 Shtator do tė nisesha pėr nė sesionin e OKB-sė nė Nju Jork, shpallja dhe betimi i qeverisė, ishin
    pėr mua detyra tė ngutshme pėr t'u kryer, pa lėnė pas dore edhe mesazhin nė parlament, si mjaft tė domosdoshėm. Pjesėmarrjen time nė kėtė sesion tė OKB-sė e quaja shumė tė rėndėsishme, sepse pėrkonte me 60 vjetorin e krijimit tė OKB-sė. Mė thanė se nė kėtė sesion do tė vinte edhe Berisha, me siguri kjo do tė ishte njė nga arsyet kryesore tė ngutjes sė tij pėr thirrjen e parlamentit sa mė parė. Dihej qė gjatė qėndrimit nė Nev Jork, duhet tė isha i kujdesshėm qė tė mos bija pre i nė ndonjė provokimi, aq mė tepėr kur mora vesh se nė SHBA, pėrveē ekipit qeveritar, ai do tė kishte me vete edhe dy fajkojtė e shtypit tė djathtė, Mero Baze dhe Fari Balliu. Ata do tė shėrbenin si pararojė pėr tė organizuar mitingje me idhtarėt e apasionuar tė Berishės, tė cilėt gjithnjė e entuziazmojnė.
    Me 3 shtator nė mbledhjen e tij tė parė, Kuvendi i ri pasi dėgjoi raportin e Komisionit tė Verifikimit tė Mandateve, si Kryetar tė tij zgjodhi znj. Jozefina Topalli. Fjalimin inagurues tė Topallit e ndoqa me shumė vėmendje, pėr tė ditur prioritetet e saj nė tė ardhmen. Si hera e parė, pėr marrėdhėniet me opozitėn nė pozicionin e kryeparlamentares u shpreh tepėr e kujdesshme, ēka ishte normale, pėr mbarėvajtjen e punės sė Kuvendit. Deklaratat e saj ishin pozitive, nė krahasim me qėndrimin tepėr ekstremist qė kishte mbajtur kohėt e fundit, e shtyrė sidomos nga ngutja pėr tė marrė pushtetin. Por ēuditėrisht zhvillimet e mėvonshme brenda Kuvendit treguan tė kundėrtėn. Sot e kėsaj dite, nuk mund ta shpjegoj egėrsinė dhe mungesėn e taktit tė kėsaj gruaje, nė komunikim me pakicėn e majtė, qė nuk mund tė krahasohet, me punėn drejtuese tė kulturuar dhe me shumė takt, tė paraardhėsit tė saj z. Servet Pėllumbi me minorancėn e djathtė, pa thėnė qė ajo nuk e pėrligji nė asnjė moment angazhimin e saj, me shumė fjalė premtuese, kur u zgjodh nė krye tė parlamentit.
    Po atė ditė, nė ora 14.00, nė prezencė tė medias, i dorėzova Berishės dekretin e emėrimit tė tij si Kryeministėr i vendit. Mė pas biseduam pėr pėrbėrjen e qeverisė, qė edhe pse ekskluzivitetin e ka kryeministri, Presidenti pėr disa funksione qė lidhen me punėn e tij, ruan tė drejtėn pėr tė shprehur mendimin pėr ndonjė ministėr, tė cilit i mungojnė cilėsitė e duhura etiko-morale. Nė kėtė bisedė paraprake, shfaqa shqetėsimin tim pėr njė nga ministrat e propozuar, duke ia argumentuar me disa informacione pėr lidhjet e tij me disa individė tė dyshimtė, qė e kishin ndihmuar gjatė fushatės elektorale. Por Berisha e mbrojti ministrin nė fjalė, pavarėsisht nga informacioni qė i dhashė. Ndėrsa pėr ministrat e tjerė nuk kisha ndonjė shqetėsim konkret. Me marrjen zyrtarisht tė propozimeve mbi pėrbėrjen e qeverisė sė re, mė 5 shtator, sipas rregullit kėrkova informacionet plotėsuese nga institucionet pėrkatėse, ndaj dhe dekretin pėr formimin e qeverisė sė re e shpalla mė 7 shtator, ndėrsa Kuvendi u mblodh me 9 shtator. Ndėrkohė edhe pse disa gjėra ishin tė dukshme, ende prapė nuk po kuptoja se cila qe arsyeja e ushtrimit tė presionit nga shumica pėr zhvillimin e kėtyre proceseve me shumė ngut?! Pėrfundimisht, vendosa qė betimin e qeverisė sė re ta bėnim mė 11 shtator, ndonėse ishte ditė pushimi.
    Nė parantezė dua tė pėrmend kėtu njė fakt, qė mė bėri pėrshtypje gjatė kohės sė betimit tė qeverisė, tė cilin do ta quaja si veprim jo tė paqėllimtė tė Berishės. Konkretisht, kur Kryeministri firmosi fletėn e betimit, vura re njė gjest, qė pėr mendimin tim nuk qe thjesht njė pakujdesi nga ana e tij, por ndoshta kishte tė bėnte me realizimin e njė betimi tė brendshėm tė tij, pėr tė cilin nuk di pse m'u krijua bindja se nė tė ardhmen do t'i shiheshin pasojat. Pas ceremonisė sė betimit, ju drejtova ministrave me njė mesazh tė shkurtėr, ku shpreha besimin tim pėr punėn e qeverisė sė sapo dekretuar, pėr tė justifikuar votėn e elektoratit. Pas kėtyre formaliteteve protokollare, ftova nė zyrėn time Kryeministrin, Kryetaren e Kuvendit dhe Ministrin e Jashtėm. Qėllimi i kėtij takimi ishte, qė nė fillim tė rakordoja me drejtuesit e rij kryesorė tė shtetit, qė gjykimin dhe marrjen e vendimeve kryesore ta bėnim nė mėnyrė kolegjiale, pėr tė mos shkaktuar keqkuptime tė panevojshme dhe trauma politike, sikurse na kishte ndodhur nė tė shkuarėn me qeverinė e mėparshme. Por, sapo pėrmenda problemin pėr formulimin e qėndrimit tė shtetit tonė nė diskutimin pėr anėtarėt e rij tė pėrhershėm tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, Berisha menjėherė u hodh dhe tha se unė e kam dhėnė fjalėn pėr kėtė. Kur e pyes se kur ka ndodhur njė gjė e tillė, tha se kur kam qenė unė President! I them zoti Kryeministėr, qė nga ajo kohė deri mė sot kanė kaluar 8 vjet dhe gjėrat kanė ndryshuar. Ai heshti duke mos dhėnė asnjė pėrgjigje. Nuk u zgjata mė tej, edhe pse ndonėse vendosmėria e tij e shprehur nuk ishte aspak normale. Kėtė e bėra sepse nuk desha qė fillimi i punės tė shėnohej me pėrplasje, por qė mė pas, me gjithė pėrpjekjet e mia tė vazhdueshme, nuk munda t'i shmang. Pra qė nė fillim, me atė veprim kėmbėngulės, Berisha dha tė kuptojė se nė tė ardhmen, gjithēka do tė vendoset vetėm nga "Ai" dhe jo nė mėnyrė kolegjiale apo sipas kompetencave kushtetuese.

    Incidenti i parė me Berishėn nė Nju Jork

    ...Pas pėrfundimit tė detyrimeve kushtetuese, lidhur me problemet e sipėrpėrmendura, mė 12 shtator u nisa pėr ne Nev Jork. Nė aeroport, priste ambasadori ynė nė OKB Agim Nesho, i cili pasi me informoi pėr programin dhe aktivitetet e rastit, mė vuri nė dijeni se palės pritėse, i ėshtė dėrguar njė shkresė zyrtare nga Ministria e Jashtme, nė tė cilėn thuhej se sipas protokollit tė shtetit shqiptar gruaja e kryeministrit konsiderohet Zonja e Parė e vendit, dhe pėr kėtė kėrkohej qė ajo tė trajtohej me atė status. E injorova si veprim, sepse tashmė isha mėsuar me tekat e kryeministrave shqiptarė. Ndonėse kėtė ndryshim kapriēoz tė protokollit nuk e prisja nga Berisha, nga qė kur ishte nė opozitė e kishte kritikuar Nanon pėr kėtė veprim, duke shkuar deri aty sa qė tė shprehej nė mėnyrė kritike edhe pėr mua, qė e kisha lejuar njė vendim tė tillė! Jo vetėm kaq por, nė njė intervistė tek TV "Klan", pyetjes sė gazetarit sesi do tė vepronte ai me protokollin e ndryshuar nga Nano, iu pėrgjigj se pas marrjes sė pushtetit, do ta korrigjonte menjėherė si njė veprim jo normal. Kurse nė fakt jo vetėm nuk e ndryshoi, por e konsakroi atė zyrtarisht edhe nė rrugė diplomatike nė korrespondencėn me OKB-nė, gjė qė Nano nuk e kish bėrė mė parė. Pra, edhe ky veprim tregoi dyfytyrėsinė e Berishės, siē ka bėrė dhe bėn pėrherė. Ambasadori mė informoi gjithashtu, se gjatė gjithė aktiviteteve do tė mė shoqėronte ai personalisht, ndėrsa kryeministrin do ta shoqėronte zėvendėsi i tij. Me kėtė ndarje kuptohej se do tė ishim jo si njė delegacion, por si dy delegacione tė shtetit shqiptar, ndonėse asnjėherė s'mė kishte pėlqyer njė gjė e tillė edhe kur ishte Nano Kryeministėr. Pėr herė kam kėrkuar qė, sė paku nė arenėn ndėrkombėtare tė mos binim nė sy pėr tė keq, duke vepruar nė atė mėnyrė qė tė ndahej aktiviteti i Presidentit nga ai i Kryeministrit, me pjesėmarrjen nė to veē e veē e jo tė dy bashkė. Nuk di se ēfarė emri mund t'u vija kėtyre veprimeve tė padenja nė sy tė botės, tė kryeministrave tanė Nano dhe Berisha.
    Ditėn e dytė tė qenies sime nė Nev Jork, Elez Biberaj mė telefonoi nga Uashingtoni, dhe kėrkoi tė mė intervistonte. Ndėr pyetjet, qė nuk prisja tė mė bėhej, ishte ajo qė lidhej me lajmin e pėrhapur ato ditė nė shtypin tonė pėr njė rregullim tė institucioneve, nė bazė tė cilit SHISH do t'i kalonte nė pėrbėrje Ministrisė sė Brendshme. Pėrgjigja ime ėshtė e njohur, por do tė fiksoj momentet kryesore, thjesht pėr tė qenė i saktė nė kujtimet e mia, pasi kjo qe edhe pėrplasja e parė publike me Kryeministrin Berisha... Pas katėr ditėsh, kur Berisha u intervistua nė Zėrin e Amerikės, u shpreh nė drejtim tė kundėrt me ato qė thashė unė, duke kėrkuar hapur pėrfshirjen e Shėrbimit Informativ nė pėrbėrjen e Ministrisė s ė Brendshme. Dukej qartė, se nuk ishin mė ide tė hedhura nė gazeta, por diēka e menduar mirė nė kuadrin e nėnshtrimit dhe marrjes totale tė drejtimit tė organeve tė pavarura nga Kryeministri. Po atė ditė nė Tiranė, Zv. Kryeministri Rusmajli deklaroi se pėr kėtė ndryshim ka njė vendim politik. Tingėllon si e pabesueshme, qė nė vitin 2005 tė flitej me gjuhėn e byroistėve, dhe partia shtet paska marrė njė vendim politik! Zotėrinjtė nė fjalė harronin se jemi nė njė republikė parlamentare tė njė shteti demokratik, ku pushtetet janė tė ndara dhe pėr akte madhore tė veēanta, ka njė mėnyrė tė pėrcaktuar veprimi. Sigurisht kėto pėrpėlitje, pėr tė bėrė gjėra jashtė ligjeve dhe kushtetutės, ishin sinjale qė mė jepnin tė kuptoja se kisha pėrpara njė betejė tė vėrtetė me njė njeri problematik qė e kish demonstruar edhe mė parė mė se qartė, tendencėn e ushtrimit tė njė pushteti personal mbi institucionet e pavarura.
    Nė pritjen e dhėnė nga Presidenti Bush, ishim tė dy bashkė me Berishėn. Nė bisedė e sipėr, folėm rreth shqetėsimeve tona edhe pėr energjinė, e cila nė atė kohė ishte problem shumė serioz pėr vendin. Jo pa qėllim, mė thotė se Qeveria Nano u lidh me njė kompani mafioze serbe, duke e blerė energjinė me ēmime shumė tė larta, gjė qė e kisha dėgjuar nga Berisha edhe mė parė, duke kritikuar shpesh Nanon sa herė qė i jepej rasti. Por nuk mund ta besoja kurrė, se kur PD-ja do tė vinte nė pushtet, Ministria e Energjitikės do tė lidhej me tė njėjtėn kompani, ēuditėrisht me ēmime dy herė e gjysmė mė tė larta! Kur po bisedonim pėr disa probleme tė drejtėsisė, ndėr tė tjera i thashė se sipas ligjit qė kish bėrė Imami, kur ishte Ministėr Drejtėsie, e drejta e proēedimit tė gjyqtarėve i kish kaluar ministrit tė drejtėsisė. Ai menjėherė reagoi i befasuar dhe mė tha se kėtė gjė nuk e ka pas ditur! Thashė me vete, ēfarė i prallis Rusmajli nė vesh kėtij, nė rast se si ministėr nuk i njeh mirė vetė kėto probleme?!
    Mė 14 qershor, gjatė vizitės nė Ney Jork Majkėll Granov, drejtues i Bordit tė Fondit Shqiptaro Amerikan pėr Zhvillim, na ftoi pėr darkė nė vilėn e tij jashtė qytetit, mua, Saliun me Lirinė, Besnik Mustafajin, Ambasdorin Agim Nesho me zėvendėsin e tij tė ndjerin Lublin Dilja dhe Muhamed Kapllanin. Nga pala amerikane, pėrveē anėtarėve tė bordit ishte ftuar edhe ndihmės Zėvendės Sekretarja e Shtetit Di Karlo, e cila do tė mbulonte rajonin tonė. Sė pari foli Kryeministri Berisha, i cili informoi mbi programin e qeverisė. Mandej mė pas fjalėn e mora unė, ku ndėr tė tjera u thashė se ne arritėm kėtė radhė tė bėjmė zgjedhje tė lira dhe tė kryejmė njė rotacion tė rregullt dhe paqėsor, gjė qė s'kishte ndodhur mė parė. Mandej u ndala gjatė nė shpjegimin e problemit tė Kosovės, duke ngulmuar qė t'i jepej pavarėsia sa mė parė, pasi zvarritja krijon premisa tė rrezikshme etjera. Nė takimet e planifikuara qė pata mė pas, shumica e personaliteteve, pėrfshi edhe ata qė e njihnin Berishėn gjatė kohės qė kish qenė President i vendit, shfaqnin habinė sesi arriti tė kthehej prapė nė pushtet!? Ndoshta ka ndryshuar pėr mirė, tha dikush, tjetri diēka mė tepėr negative pėr tė etjera. Duke mos bėrė asnjė koment rreth mendimeve tė tyre, u thashė se ky qe vullneti i zgjedhėsve shqiptarė.
    Nė mėngjesin e 17 shtatorit, piva kafe me Berishėn, me dėshirėn e mirė tė krijimit tė mundėsisė pėr t'u mirėkuptuar. Nuk mė dukej normale qė tė rrinim veē e veē, duke qenė pjesė e njė shteti dhe nė shėrbim tė tij. Gjatė bisedės, nuk hapa probleme qė mund tė shkaktonin debate, siē ishte diskutimi pėr SHISH-in, por u pėrqendrova nė ēėshtjen e integrimit nė NATO, pėr problemin e energjisė elektrike dhe Kosovėn. Ndėrkohė vura re se dukej si i mėrzitur, ndoshta nga takimi qė kishte pasur njė ditė mė parė me Zv. Sekretarin e Shtetit Daniel Frid, ku me sa mė thanė, takimi me tė nuk kish shkuar fort mirė. Kėtė munda ta kuptoj mė qartė nė mbrėmje, nė pritjen e dhėnė nga Kondoliza Rais, ku takova Dan Frid, i cili mė tha se njė ditė mė parė kish takuar Berishėn, duke mė lėnė indirekt tė nėnkuptoja qėndrimin e tij nė takimin me tė.

    Acarimi me Topallin

    Nė njė mbledhje tė KLD-sė, nga fundi i shtatorit, mė ra nė sy tendenca e disa anėtarėve tė saj, tė cilėt duke lobuar pėr njėri tjetrin, kėrkonin tė promovoheshin nė poste tė ndryshme nė sistemin e drejtėsisė. Edhe pse mė parė e kisha kritikuar ashpėr njė tendencė tė tillė, pėrsėritja rishtas e kėtyre marifeteve, bėnė qė mbledhja tė zhvillohej me debate shumė tė forta, ku dhe media jo vetėm qė e kritikoi, por e fryu akoma mė shumė. Pėr kėtė ēėshtje, nė mbledhje i kėrkova Ministrit tė Drejtėsisė, qė nė ligjin pėr KLD-nė tė specifikohej qartė pėr antarėt e kėtij institucioni, se gjatė kohės qė ishin pjesė e tij, tė mos kishin tė drejtė tė promovoheshin nė asnjė lloj detyre tjetėr. Zonja Topalli, befas tė nesėrmen e morri si nismė personale bėrjen e ndryshimeve nė ligj, duke kėrkuar me kėtė rast edhe ndėrhyrje tė tjera. Pa humbur kohė, nė njė konferencė shtypi tė veēantė, ajo tha se do tė thėrriste njė grup juristėsh tė Kuvendit pėr tė rishikuar tė gjitha ligjet qė kishin tė bėnin me disa institucione si: KLD; KKRT; Autoriteti i Konkurencės etjera, tė justifikuara nėn okelion e luftės kundėr konfliktit tė interesit! Kėto veprime me isterizma tė pallogjikshme, bėheshin nė njė kohė kur qeveria ende nuk ishte e kompletuar dhe se pėrpara saj qėndronin mjaft detyra tė ngutėshme qė ishin: lufta kundėr varfėrisė, kundėr papunėsisė, kundėr evazionit fiskal, kundėr korrupsionit, tė cilat PD-ja i pati si moto kryesore tė fushatės elektorale pėr tė ardhur nė pushtet. Problemi nuk qėndronte nė faktin se do tė punohej pėr ndryshimin e ligjit, por nuk po kuptoja se ēfarė kėrkonte zonja nė fjalė me ndėrhyrjen e saj, pasi kjo detyrė ishte e Ministrisė sė Drejtėsisė, ku pikėrisht pėr kėto arėsye titullari i kėsaj ministrie, me kushtetutė ishte antar i kėtij Kėshilli. Kėshtu qė me tė drejtė reagimi kundėr kėtyre nismave, si nga media dhe opozita, pėrfshi edhe atė pėr SHISH-in, pėr imunitetin etjera si kėto, ishte me vėnd dhe shumė i fortė. Tė gjitha kėto mė bėnė qė tė isha tepėr i vemėndshėm mbi atė se ēfarė po ndodhte, duke bėrė kujdes qė tė mos nėpėrkėmbej kushtetuta dhe ligjet e shtetit, detyrė e cila ishte direkt imja. Pėr t'i dhėnė pėrgjigje tentativės sė kėtyre veprimeve, qė mė shumė sesa pėrmirėsimin e ligjeve pėr kėto institucione, synonin nėnshtrimin e tyre, shfrytėzova rastin e njė takimi me personalitetet gjyqėsore tė rajonit, duke theksuar me forcė se politika duhet t'rrijė larg gjyqėsorit. Kurse pėr ndryshimet qė duhen bėrė nė disa ligje, deklarova se ata vetė duhet t'a thonė fjalėn e tyre.
    Berisha, duke parė se nuk arriti tė bėnte me SHISH-in atė qė donte, tentoi ta vinte atė nė shėrbim tė tij, duke e ftur nė proēese antiligjore, kėshtu nėpėrmjet njerėzve tė tij, kėrkoi nga ky institucion tė hapeshin dosje pėr drejtues tė opozitės, gjoja tė lidhur me organizatėn "Hakmarrja pėr Drejtėsi", tentativė kjo qė s'pati sukses. Kėto gjėra me tė vėrtet ishin jashtė normalitetit dhe tė kujtonin kohėrat para 1997-s. Por prap Kryeministri s'mund tė rrinte dot pa ngacmuar, ndaj filloi publikisht tė sulmonte Prokurorin e Pėrgjithshėm, tendecė kjo qė tregonte hapur dėshirėn pėr tė patur njė prokuror tjetėr, pavarėsisht se Thedhori Sollakun e kish pasur kėshilltar tė tijin dhe nė atė detyrė e kish votuar vetė.
    Ndėrkohė pėr ditė e mė shumė po bėhej njė kundėrvėnie e paparė ndaj meje, por nuk ishte kjo mė e keqja. E keqja mė e madhe qėndronte nė faktin se po shikoja tendencėn e pafrenuar tė shėmbjes sė shtetit, tė shėmbjes sė gjithēkaje, qė jo pa mund deri nė atė kohė e kishim arritur! Problemi mė i madh nuk ishte se po bėhej gjithēka pėr tė minuar autoritetin tim dhe tė institucionit tė Presidencės, por se ditė pėr ditė po kryheshin veprime tė atilla qė do tė ishin me pasoja pėr tė ardhmen e vendit.

    Inati i Berishės

    Krahas tė gjithave vija re tendencėn e Kryeministrit pėr tė mė bllokuar, duke urdhėruar qė ministrat e tij tė mos bėnin pjesė nė delegacione me mua jashtė shtetit. Kėshtu kur do tė shkoja nė takimin me Kryetarėt e Shteteve tė Europės qėndrore, kisha kėrkuar qė me mua tė vinte Ministrja e Integrimit zonja Arenca Troshani, e cila nė takimin qė pata me tė, mė deklaroi se nuk mund tė mė shoqėronte. Kur e pyeta se cila ishte arėsyeja e pamundėsisė sė saj, kuptova se arsyeja e saj ishte pa arėsye. Ky ishte rasti i dytė qė mė ndodhte me antarėt e kabinetit Berisha, gjė qė mė parė me qeverinė Nano nuk mė kishte ndodhur, pavarėsisht nga kontradiktat qė kisha me tė.
    Duke ditur se pengesat dhe shqetėsimet e krijuara, zanafillėn e kishin tek ai, tė nesėrmen thirra Berishėn pėr tė biseduar, me qėllim pėr tė mos patur mė tej probleme tė tjera shqetėsuese. Nė atė takim midis tė tjerave i thashė edhe pėr vizitėn zyrtare qė do tė bėja nė Austri gjatė tetorit. I kėrkova qė pėr disa ēėshtje tė informohesha mė mirė si dhe pėr tė mirėn e punės tė kishim nė vazhdimėsi takime periodike, duke theksuar se mosardhja e ministrave nė takimet dhe vizitat e mia ndėrkombėtare nuk ishte aspak serioze pėr qeverinė. Ndėrsa pėr ambasadorėt, i thashė duhet tė konsultohemi para se tė vijnė propozimet tek unė, duke mbajtur nė konsideratė se pėr ambasadorė nga politika, tė mos kalohej caku i 20%, pėrcaktuar me ligj. I sugjerova qė tė fillonte puna pėr shqyrtimin e kodit zgjedhor sa nuk ishte vonė dhe tė punohej pėr kartat e identitetit sa mė shpejt qė tė ishte e mundur, sepse po tė liheshin pėr mė tej do tė krijoheshin probleme me zgjedhjet. Ndėrkohė rishtas pėrsėrita sugjerimin tim pėr tė krijuar njė ministri ose njė komitet pėr problemet e emigrantėve tanė, pasi njė tė tretėn e popullsisė e kemi jashtė, dhe mospasja e njė institucioni pėr tė ndjekur problemet e tyre, s'ėshtė aspak normale. Po kėshtu edhe pėr Kosovėn sugjerova tė tregohemi mė tė kujdesėshėm. Ajo duhej ndihmuar, pasi pėrballej me administratėn serbe me shumė pėrvojė, nė njė kohė qė kosovarėve ju mungonte njė gjė e tillė. Por ēuditėrisht, kur e mori fjalėn, nga qė i kishte mbetur mėndja, pse nė OKB shkuam tė dy, kur Nano sipas tij kishte njoftuar qė nė muajin maj se do tė shkonte ai! M'u duk shumė meskine ngritja e problemit nė kėtė mėnyrė, sidomos pa u informuar saktėsisht sesi ishin zhvilluar ngjarjet nė tė vėrtetė, dhe se kishte dizinformim, si pasojė e punės nė kulisa tė njerėzve tė Nanos. Me tė vėrtet nuk dija si ta spjegoj njė gjė tė tillė, sepse unė po shtroja probleme qė kishin tė bėnin me performancėn e drejtimit tė shtetit dhe nuk po flisja pėr grimca, pse shkove ti dhe s'shkova unė, qė m'u dukėn tamam si qefmbetje fėmijėsh dhe jo biseda tė denja pėr drejtues shteti!
    Mė tej vijoi duke m'u ankuar qė i kisha kthyer tė gjitha propozimet pėr ambasadorėt, veprim tė cilin e quante tė parregullt dhe pengesė nė punėn e tij. M'u desh t'i rikthehesha kėtij problemi, pasi e ndjeja se nė tė ardhmen mund tė pėrplasesha edhe mė shumė. E sqarova se unė nuk mund tė kthehesha nė noter pėr tė miratuar ato ēka mė vinė, se isha duke ndjekur praktikėn e zbatuar nga ai vet kur ishte President, atė tė kohės sė Presidentit Meidani si dhe atė me Kryeministrin Nano, duke ia ilustruar edhe me shėmbuj konkretė nga praktika e punės. Nė vazhdimėsi tė bisedės, e sigurova qė do tė isha nė mbėshtetje tė programit tė qeverisė pėr luftėn kundėr korrupsionit, krimit tė organizuar, uljes sė papunėsisė, uljes sė varfėrisė dhe pėr politikat e integrimit...
    Pavarėsisht nga kėto ndodhi, nė pozicionin e Kryetarit tė Shtetit, mė duhej t'i zbusja sadopak marėdhėniet me kryeministrin, ndaj nė fund tė tetorit, e ftova pėr njė drekė pune, ftesė tė cilėn edhe pse e mirėpriti, mė tha se :" Kam njė sebep nė familje, ndaj ta lėmė pėr ndonjėherė tjetėr". Nuk ja mora pėr tė keq, pas dy ditėsh kėtė e kompensoi znj.Topalli, duke na ftuar pėr kafe mua dhe Berishėn, njė pasdite nė vilėn e saj nė Durrės...Topalli e merakosur ngriti problemin e prokurorit, pėr tė cilin thashė qė unė gjykoj se ai duhet ndihmuar dhe pėr pretendimet qė keni ndaj punės sė tij, do tė ishte mė produktive qė, iu drejtova Berishės, ju si Kryeministėr ta thėrrisni dhe tė bisedoni me njėri tjetrin, gjė tė cilėn ai aty pėr aty e pranoi, pavarėsisht se asnjėherė nuk e realizoi. Nė lidhje me ndryshimet nė ligjin pėr KLD-nė, propozuar nga Kreshnik Spahiu, shfaqa kundėrshtinė time se me kėtė punė nuk duhet tė merren OJQ-tė, por Ministria e Drejtėsisė dhe KLD-ja, bashkė me specialistėt pėrkatės, sepse ėshtė detyrė dhe e drejtė e tyre.

    Festat e nėntorit me PD

    Nė prag tė afrimit tė festave tė Nėndorit, ndodhesha nė njė siklet jo tė vogėl, pasi politikanėt e djathtė nė pushtet, nė kushtet e njė politizimi tė pakrahasueshėm, kėrkonin prishjen e traditės, me qėllim qė edhe kėtu tė nxirnin sa mė shumė pėrfitime politike. Dihet qė me ligj tė Kuvendit tė Shqipėrisė festohet 28 dhe 29 Nėntori. E para si ditė e flamurit dhe e dyta si dita e ēlirimit. Qėndrimi absurd dhe i pakuptimtė i PD-sė, nė lidhje me ditėn e ēlirimit, ishte i njohur, megjithatė nuk bėnė asnjė pėrpjekje pėr ta ndryshuar ligjin dhe mendoj se bėnė mirė, por nė prag tė festės, morėn vendim qė ceremonia zyrtare e vendosjes sė kurorave nė varrezat e dėshmorėve tė kryhej me 28 Nėntor, dhe jo nė ditėn tradicionale tė 29 Nėntorit. Si President i vendit, i ndodhur para kėsaj situate absurde, duke bėrė kujdes qė tė mos mbaj anė, vendosa qė mė datėn 28 Nėntor tė marr pjesė nė festimet e Vlorės, i shoqėruar nga autoritetet vendore dhe deputetėt e tė dy palėve tė kėsaj krahine, ndėrsa nė datėn 29 Nėntor, planifikova disa vizita nė familjet e dėshmorėve nė Tiranė. Kurorėn time nė varreza nė datėn 28, pas disa debatesh protokollare, ua dhanė ushtarėve tė gardės pėr ta vendosur. Gjatė vizitės nė Vlorė, dėgjoja shumė zėra qė mė thonin "Rrofsh o President qė na bashkova nė kėtė ditė tė madhe"! Ishte kėnaqėsi pėr mua kur dėgjoja kėto fjalė nga shqiptarėt e thjeshtė, sepse festat kombėtare janė pėr tė kontribuar pėr forcimin e unitetit dhe rritjen e krenarisė kombėtare. Lojrat e fjalėve pėr probleme anėsore e lagu s'e lagu, pėrdoreshin qėllimshėm vetėm pėr tė mbajtur elektoratin pas vetes, sepse ky ishte pėr ta problemi i dorės sė parė.

    gsh.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Alfred Moisiu: Kur Berisha mė urdhėronte: Nxirre jashtė Gjermenin nga KLD

    Alfred Moisiu: Kur Berisha mė urdhėronte: Nxirre jashtė Gjermenin nga KLD
    » Dėrguar mė: 26/07/2009 - 13:50
    Lajme te ngjashme
    Alfred Moisiu: Kur Berisha mė urdhėronte: Nxirre jashtė Gjermenin nga KLD


    • Datė: Jul 25, 2009

    Nga Alfred Moisiu

    Sherri pėr Harxhin

    Veprimet e pamatura tė Berishės kundėr meje, nuk ishin aspak serioze dhe normale pėr tė si Kryeministėr. Kėshtu Ministri i Jashtėm Besnik Mustafaj, i nxitur nga fushata e brendshme qė Berisha bėnte kundėr meje, mė 1 dhjetor ditėn e lindjes time, nė vend tė urimit bėri tė kundėrtėn. Gjeti pikėrisht kėtė ditė, qė nė intervistėn qė i dha gazetės "Albania", titulluar "Ku gabon Presidenti Moisiu me Harxhin", tė shprehej kundėr meje. Mė erdhi keq pėr kėtė veprim tė ministrit, duke e konsideruar atė tė pahijshėm, aq mė tepėr qė pėr arsye tė funksionit, lidhjet e punės me tė i kisha tė afėrta, ndaj mendova se ai duhej tė ishte mė pranė meje, tė paktėn nė njė ditė si kjo pėr mua. Por ēuditėrisht ai doli hapur nė shtyp, duke mė kritikuar pse nuk po miratoja znj. Harxhi si ambasadore nė SHBA! Kuptohej qė ky ishte ndikim i Berishės, sepse nuk mund tė shpjegohej ndryshe, qė njė njeri qė kishte qenė pėr mė se 4 vjet ambasador nė Francė, nė njė nga vendet mė tė kulturuar dhe me demokraci tė zhvilluar, tė ndiqte njė praktikė thuajse mediokre. Nė takimin e radhės qė pata me tė, i thashė Mustafajt se nuk u treguat objektiv nė atė intervistė, sepse unė u kisha dėrguar njė pėrgjigje zyrtare me arsyet e refuzimit tė Harxhit. Por prapė se prapė Berisha nuk mbeti me kaq, mė pas ndėrsen ministrin Sokol Olldashi, i cili nė njė emision televiziv tek "Zona e Lirė" e Arian Ēanit, duke u pėrpjekur pėr t'i bėrė sa mė shumė qefin shefit tė vet, deklaroi se pėr ēėshtjen Harxhi "Presidenti, duke mos e miratuar atė, tejkaloi kompetencat e tij". Sigurisht qė kjo s'ishte aspak e vėrtetė, pėrkundrazi Kryeministri bėri njė shkelje tė rėndė tė kushtetutės dhe tė praktikės sė vendosur, pėr propozimin dhe caktimin e ambasadorėve dhe jo unė. Nė njė kohė kur dihet qė vende tė zhvilluara si Anglia, edhe pse nuk ka kushtetutė, pėr zgjidhjen e ēdo rasti veprohet nė bazė tė precedentit tė ushtruar mė parė, tė cilat kthehen nė ligje tė pashkruara. Kurse tek ne ndodhin ēudira, sepse kėrkojmė tė injorojmė praktikat e mbėshtetura nė kushtetutė dhe ligjet e shkruara. Pra kėto veprime tregonin se ai po kėrkonte me ēdo kusht tė realizonte ato qė donte, pavarėsisht se sa tė drejtė kushtetuese apo ligjore kishte. Dhe mė e forta qe, se pėr tė mė sfiduar mua, Harxhin e emėron Zv. Ministre nė Ministrinė e Jashtme, tė shoqėruar me njė tiradė shumė mburrėse nė mbledhjen e qeverisė nga vetė ai, kurse Kongolin e emėron Drejtoreshė nė Ministrinė e Jashtme! Karshillėqet e Berishės tregonin se ai donte tė ishte njė Kryeministėr me tė drejtat e Presidentit, gjė tė cilėn unė as qė kisha ndėrmend t'ia lejoja kurrė ndonjėherė.

    Skandali me Papulias

    Por krahas telasheve tė brendshme, nė atė kohė mė ndodhi edhe njė skandal diplomatik, si pasojė e dėshtimit tė njė pėrpjekje pėr njė takim informal me Presidentin e ri tė Greqisė z.Papulias. Mė 15 shkurt tė vitit 2005, mendova tė bėj njė hap drejt pėrmirėsimit tė kontakteve me Kreun e Shtetit Helen, tė cilat jo pėr fajin tim, s'ishin tė atij niveli si me Kryetarėt e Shteteve tė tjera tė Rajonit, ndaj pėr kėtė qėllim, disa ditė pas zgjedhjes tė Z. Papulias si President i Greqisė, pėrveē telegramit protokollar qė dėrgohet nė kėto raste, pata dėshirė tė kisha me tė njė lidhje telefonike, pėr ta uruar verbalisht. Gjatė bisedės, midis tė tjerave i propozova tė kemi ndonjė takim informal njė ditor, tek ne nė Shqipėri ose nė Greqi, nė afėrsi tė kufirit, sikurse e aplikoja edhe me presidentėt e tjerė tė rajonit. E mirėpriti, duke e lėnė qė fiksimin e datės ta ndiqnin kabinetet tona. Atė ditė qė kishim lėnė bisedėn telefonike, befasohem kur kabineti im mė njofton, se njė nga funksionarėt e ambasadės greke ka shfaqur dėshirėn pėr tė qenė prezent gjatė bisedės sonė! Sigurisht qė nuk pranova, sepse e quajta tė panevojshme prezencėn e njė diplomati tė huaj nė zyrėn time, gjatė bisedės miqėsore me homologun tim. Mandej mė pas, takimin informal e bėmė mė 28 mars nė Janinė. Nė kthim tė atij takimi, mė vonė u ra dakord qė takimin tjetėr ta bėnim mė nėntor nė Sarandė. Por para se tė shkoja nė Sarandė pėr kėtė takim, u informova se organizata "Ēamėria" kėtė ditė kishte vendosur tė zhvillonte njė manifestim paqėsor. Sigurisht qė s'mė erdhi mirė qė ata kishin zgjedhur kėtė ditė, por nuk mund tė kėrkoja anulimin e manifestimit, duke e konsideruar si njė tė drejtė demokratike tė tyre. Keqardhja ime u shtua mė shumė, kur nė 2009-n ata iu nėnshtruan kėrkesės sė Berishės dhe protestėn e kryen njė ditė para se tė vinte Karamanlis nė Tiranė, qė nė fakt ishte njė nėnshtrim dhe jo pėrpjekje pėr tė kėrkuar tė drejtat e tyre. Dhashė porosi qė pjesėmarrėsit tė manifestojnė nė mėnyrė krejt paqėsore, duke qėndruar nė distancė nga rruga ku do tė kalojė automjeti i Presidentit Papulias. Pėr kėtė qėllim, nė mėngjesin e ditės qė pritej ardhja e Presidentit mik, thirra Drejtorin e Policisė dhe Kryetarin e SHISH-it tė Qarkut, tė cilėve ju dhashė porosi tė veēanta pėr tė bėrė kujdes qė nga manifestuesit tė mos shkaktohej ndonjė skandal. Ndėrkohė u interesova se ēfarė kishin tė shkruar pankartat qė mbanin nė duar manifestuesit. U njoftova se ata i drejtoheshin nė gjuhėt shqip, anglisht dhe greqisht, Papuliasit "President i ynė". Ndėrkohė mė informuan se personat e sigurisė greke po tregohen shumė tė shqetėsuar dhe tė nervozuar. Pėr habinė time, rreth orės 12.30 Drejtori ynė i Protokollit tė Shtetit mė njoftoi se, miku qė pritej doli nga konsullata Greke e Gjirokastrės dhe po largohej drejt Kakavijės. Sigurisht u befasova dhe s'mė erdhi aspak mirė pėr qėndrimin e tij jo korrekt dhe pse e kisha tė vėshtirė ta besoja, pasi pėrpara se tė merrte vendimin ekstrem, tė paktėn duhet tė mė kishte bėrė njė telefonatė kortezie. Megjithatė, pėr t'u bindur saktėsisht pėr ēfarė po ndodhte, nė orėn 13.00 e marr z. Ppapulias nė telefon, nėpėrmjet celularit tė ambasadorit Karkabasis qė e shoqėronte, dhe i thashė se ē'ėshtė kjo qė po ndodh?! Mė tha se nuk mund tė vinte pėr tė mė takuar nėn presionin manifestuesve tė "Ēamurijasve", siē i thėrrasin grekėt shqiptarėt tanė tė asaj krahine shqiptare. I thashė se unė jam nė hotelin ku ishte parashikuar takimi, dhe nga dritarja nuk shikoj asnjė manifestues me pėrjashtim tė personelit tė shėrbimit. Ata, i thashė, nuk janė mė shumė se njė qind vetė dhe janė tė distancuar. Besoj se ju e kuptoni qė ėshtė e drejta e tyre demokratike tė manifestojnė nė mėnyrė paqėsore, ndaj kjo qė po bėni pa mėdyshje mund tė quhet skandal diplomatik ndėrkombėtar. Duke ndjerė indinjatėn time gjatė bisedės me tė, mė tha nė qoftė se dėshiroja mund tė takoheshim atė natė dhe tė darkonim bashkė diku, propozim tė cilin nuk e pranova, sepse nuk m'u duk aspak dinjitoze dhe serioze ajo qė ndodhi. Mė vonė informohem se, kur unė po bisedoja me tė nė telefon, mediat greke po jepnin lajmin se Papulias anuloi takimin me Moisiun. Ndėrkohė ai e kish kaluar Kakavijėn. Kėtij veprimi si President i njė vendi fqinj, aspak dinjitoz, rreth orės 14.00 iu pėrgjigja me njė deklaratė tė fortė, nėpėrmjet zėdhėnėses time. Mė pas Besnik Mustafaj si Ministėr i jashtėm, Arta Dade e PS-sė dhe Ilir Meta nga LSI-ja e kritikuan qėndrimin e Papuliasit duke e quajtur atė si njė veprim tė pa precedent. Mė bėri shumė pėrshtypje ky qėndrim i palės greke, kur Presidentit Klinton, me rastin e vizitės sė tij nė Athinė, ata e pritėn me vezė tė prishura dhe domate, kurse nė rastin e manifestuesve tanė, diplomacia greke demonstroi njė qėndrim me dubėl standard ndaj nocionit demokraci.

    Sulmet e Jozefinės

    Ndėrkohė Jozefina Topalli mė 12 dhjetor doli me njė sėrė akuzash ndaj meje si President, ndaj Prokurorit tė Pėrgjithshėm dhe Gjykatės sė lartė, me pretekst qė po heshtej ndaj propozimeve tė bėra nga z. Kreshnik Spahiu nė lidhje me reformat nė drejtėsi. Dihej qė Spahiu nė mėnyrė indirekte kish filluar t'i shėrbente qėllimit tė tij, qė kur propozoi ndryshimet nė ligjin pėr KLD-nė, sikur gjoja ato mendime vinin nga shoqėria civile, por nė fakt ato ishin tė kopsitura nė zyrat e Jozefinės. Kėto veprime karieriste tė Spahiut nuk kėrkonin shumė mund pėr t'i kuptuar, sepse ndėrkohė edhe mua indirekt po mė servirnin mendime dhe propozime pėr tė, si kandidaturė e mundshme nė vendin e prokurorit tė pėrgjithshėm. Sigurisht nuk mund tė heshtja pėrpara kėtyre manovrave, tė qepura si i thonė me penj tė bardhė, ndaj porosita daljen e zyrės sė shtypit me njė njoftim ku tė qartėsohej se detyrat e secilit institucion janė tė ndara nė bazė tė kushtetutės e me ligje, dhe se mosmarrėveshjet midis institucioneve nuk zgjidhen me daljet nė media. Kurse pėr tė luftuar korrupsionin nuk mjaftojnė fjalėt dhe akuzat e pa argumentuara, por duhen ligje qė t'u presin rrugėn dhe t'u zėnė shtigjet abuzuesve qė kanė kėto qėllime.
    Ndėrkohė sulmet politike direkt dhe indirekte ndaj meje vazhdonin. Shtypi pro PD-sė i intensifikoi ato mė tej, me shpifje nga mė tė fėlliqurat, duke pasur si gjithnjė flamurtare tė parė gazetėn "Tema". Kėshtu nė kėtė gazetė papagalle, mė 14 dhjetor botohet njė shkrim me titull sensacional "Moisiu harxhon 2800 $ nė ditė"! Dashakeqe dhe shumė bajate gjetja nga Mero Baze, pėr t'u rrėfyer shqiptarėve se kush ėshtė presidenti i tyre, qė u hiqet si njė engjėll. Nuk besoj se ka pasur apo ka president nė ndonjė vend mė tė pasur tė botės, qė pėr probleme tė pėrdorimit personal mund tė konsumojė njė shumė tė tillė nė ditė, dhe jo mė pastaj tė imagjinohet pėr njė president shqiptar! Kuptohet ky ishte njė tjetėr presion ndaj meje, qė bėhej vetėm pėr t'u hapur rrugė shkeljeve kushtetuese tė Berishės.
    Por me sa u pa, ēėshtja e gjoja shpėrdorimeve financiare nga ana e presidentit nė gazetėn Tema, ishte fillimi i njė fushate kundėr tė gjitha institucioneve tė pavarura, pėr tė ushtruar mbi to presion financiar, nė mėnyrė qė tė mos ishin nė gjendje tė kryenin detyrat e tyre kushtetuese, qėllimshėm pėr t'u gjunjėzuar para kėrkesave tė Berishės. Kėshtu nė mbledhjen e qeverisė mė 16 dhjetor, Kryeministri Berisha duke kėrkuar shkurtimin e fondeve pėr vitin 2006 pėr institucionet e pavarura, me papėrgjegjshmėrinė e tij karakteristike, i emėrton ato si tė babėzitura dhe kėrkuese tė luksit! Dokumentet qė disponoheshin nė arkivin e Presidencės tė kohės kur Berisha ishte President, edhe pse ishin mbajtur shumė tė parregullta, tregonin jo vetėm pėr mbishpenzime, por edhe pėr abuzime tė mirėfillta tė pushtetit presidencial pėr shpenzime tė ndryshme financiare. Kėshtu u gjetėn dokumente tė asaj periudhe, ku shefja e financės sė presidencės, nė formė urdhėruese i kėrkonte Ministrisė sė Financave shuma tė ndryshme parash, pėr tė pėrballuar shpenzimet plotėsuese tė presidencės. Jo vetėm kaq, por kjo ministri urdhėrohej qė disa nga shpenzimet operative tė presidencės t'i pėrfshinte pėr llogari tė tyre, gjėra kėto absolutisht tė padrejta dhe abuzive!...

    Problemet me KLD

    Duke dashur tė ēonin deri nė fund mendimin pėr tė rregulluar KLD-nė sipas idesė sė tyre, mazhoranca hartoi njė ligj, qė vetėm i tillė nuk mund tė quhej. Ai ligj do tė na krijonte telashe tė mėdha, sepse jo vetėm qė hapte vėnde vakante, por krijonte nė KLD njė situatė destabilizuese, ndaj si tė tillė me tė drejtė Gjykata Kushtetuese e ktheu. Pra nisur nga problemet qė vinin si pasojė e atij ligji, isha nė dilemė pėr miratimin e tij. Pėr kėtė qėllim thirra znj. Topalli pėr tė biseduar nė parim, pasi tė gjitha ligjet qė po mė dėrgoheshin rezultonin tė pastudiuara mirė, tė cilat shpesh binin ndesh edhe me ligjet paraardhėse. Ndaj i kėrkova Kryetares sė Kuvendit, qė aparati juridik i saj tė ishte mė i kujdesshėm nė pėrgatitjen dhe hartimin pėrfundimtar tė ligjeve qė dėrgoheshin pėr dekretim nė Presidencė. I thashė se ligji pėr KLD-nė, mė shumė krijon probleme sesa i zgjidh ato, pra pėr atė ligj kisha shumė vėrejtje, megjithatė nuk po e kthej, por po e lija tė kalonte nė heshtje. Pas kėsaj Jozefina kėrceu menjėherė, dhe mė erdhi shumė keq qė qėllimit tim tė mirė pėr mirėkuptim, iu pėrgjigj me arrogancė tė shfrenuar. Ajo ende nuk e kishte kuptuar se unė nuk punoja pėr tė ruajtur me ēdo kusht postin e Presidentit, por punoja me shpirt dhe drejtėsi pėr popullin tim.
    Nė dhjetor, Konferenca e Gjyqėsorit Shqiptar, sipas ligjit dhe tė drejtės kushtetuese, midis tė tjerėve ajo zgjodhi si anėtar tė KLD-sė edhe gjyqtarin e Lushnjes Artan Gjermeni, ndaj tė cilit ekzistonin disa dyshime nė veprimtarinė e tij si gjykatės, nė lidhje me bandėn e Aldo Bares. Pikėrisht pėr ato dyshime, kohė pėrpara, unė nuk e kisha dekretuar si anėtar tė gjykatės sė krimeve tė rėnda. Dyshimet pėr tė edhe pse ende nuk ishin vėrtetuar, zgjedhjen e tij e shihja jo pozitive, por s'kisha se ē'tė bėja, sepse ligji ishte i prerė dhe kompetencat e mia ligjore ishin tė kufizuara. Ndoshta shtypi i djathtė mund tė kishte tė drejtė qė reagoi zhurmshėm, por ja qė nuk ekzistonte asnjė rrugėzgjidhje ligjore pėr tė hedhur poshtė vendimin e Konferencės Gjyqėsore. E vetmja rrugė ligjore ishte verifikimi i figurės sė tij nė lidhje me dyshimet qė ekzistonin tė cilat, nė respekt tė ligjit pėr tė drejtat e njeriut, duheshin provuar. Menjėherė Ministrave Bumēi dhe Olldashi ju dhashė porosi qė tė verifikonin saktėsinė e dyshimeve dhe tė mė informonin, sepse pa i qartėsuar ato nuk mund tė bėnim kostituimin e tij si anėtar i KLD-sė. Ndėrkohė sipas ligjit, konstituimi duhet tė bėhej nė mbledhjen mė tė parė tė bėnte Kėshillit. Nė kėto rrethana vendosa, qė pėr njė kohė tė pacaktuar, tė mos e mblidhja KLD-nė, duke pritur rezultatet e investigimeve sipas porosive qė kisha dhėnė. Nė njė nga takimet me Kryeministrin, kur biseduam pėr atė ēėshtje, mė sugjeroi ta pėrzija nga Kėshilli. I befasuar nga ky mendim i tij, i thashė se kėtė nuk mund ta bėj, sepse nuk ma lejonte ligji, pavarėsisht nga mendimi qė kisha pėr tė. Historia e tij vazhdoi gjatė. Mė vonė vazhduan shumė debate si nė KLD ashtu edhe nė shtypin pro qeveritar, duke mė bėrė edhe mua bashkėfajtor, me lloj -lloj akuzash dhe shpifjesh nga mė tė ndryshmet. Por sa paradoksale! Pas largimit tim si President, zhurma nga spektri i djathtė pėr ēėshtjen "Gjermeni" u shua. Ai vazhdon i pashqetėsuar tė konsumojė ende mandatin e tij si anėtar i KLD-sė. Nuk e kuptova, kthesėn e fortė qė u bė, nxorėn ndonjė tė dhėnė e re, qė hodhi poshtė dyshimet pėr tė, apo me pėrfundimin e mandatit tim Berisha, nuk pati mė interes tė merrej mė tej me ēėshtjen "Gjermeni"?!
    Po kėtė ditė, Berisha dha njė konferencė shtypi kushtuar 100 ditėve tė qeverisjes. Ndėr tė tjera atė e pyetėn edhe pėr marrėdhėniet President-Kryeministėr. Me tė drejtė ia bėnė atė pyetje, sepse midis nesh ishte krijuar njė situatė shqetėsuese, jo vetėm pėr ne qė jemi shtet demokratik, por s'qe normale as edhe pėr vende diktatoriale. Sepse edhe Mugabja, qė Berisha e pėrmend dendur si model diktatori, arriti tė komunikojė me Tsavangirain, kundėrshtarin e tij tė madh. E paparė dhe e padėgjuar, qė Kryeministri tė ndėrpresė takimet me Presidentin, tė mos takojė Prokurorin e Pėrgjithshėm, Kryetarin e Gjykatės sė Lartė, atė tė Gjykatės Kushtetuese, Avokatin e Popullit, Drejtorin e SHISH, Kryetarin e KLSH-sė dhe shumė personalitete tė institucioneve tė pavarura, duke treguar hapur me veprimet e tij se do tė bėnte tė pamundurėn pėr zėvendėsimin e tyre. Por si do ta realizonte kėtė, e dinte vetėm Berisha. Qėllimi i tij ishte tė shtinte nė dorė institucionet e pavarura, pasi sikurse vėrtetuan ngjarjet e mėvonshme, ato i shihte pengesė pėr realizimin e planeve tė tij aspak tė ndershme, ekonomike dhe politike.
    Duke parė babėzinė e Kryeministrit pėr tė sunduar kudo, nga fundi dhjetorit nė njė intervistė, ndėr tė tjera theksova: "Lėrini institucionet e pavarura tė punojnė" ! Dhe pėrsa i pėrket dėshirave tė kujdoqoftė ,"Unė nuk do tė lejoj tė shkelet kushtetuta dhe ligjet nė fuqi"! Pikėrisht kėtė qėndrim tė palėkundur mbajta deri nė fund tė mandatit tim presidencial, pavarėsisht shqetėsimeve tė krijuara nga veprimet e tyre tė papėrmbajtura dhe tė shėmtuara!

    Aktivitetet ndėrkombėtare

    Veē tė tjerave viti 2005, ishte i mbushur edhe me mjaft aktivitete ndėrkombėtare tė rėndėsishme pėr mua. Kėshtu mė 18 shkurt mora pjesė nė inagurimin e mandatit tė dytė tė Presidentit Mesiē nė Zagreb, ku ishin pjesėmarrės dhe shumė presidentė tė tjerė, me tė cilėt pata takime dhe bisedime tė ndryshme. Ndėr takimet qė bėra gjatė asaj kohe, mė i spikaturi ishte ai me presidentin e Serbisė Tadiē, i kėrkuar prej tij. Nė fillim e mori fjalėn Tadiē, i cili gjendjen nė Kosovė e paraqiti tė zymtė, duke thėnė se atje po vuajnė si serbėt ashtu edhe shqiptarėt, kurse pavarėsia e Kosovės pėr tė ishte zgjidhje papranueshme. Kėtė ide tė tij e kundėrshtova nė mėnyrė kategorike, duke i thėnė se Kosova po shkon drejt pavarėsisė sė pakthyeshme, ndaj nuk duhet tė merreni shumė me kufijtė, pasi tė gjithė po punojmė pėr tė arritur integrimin evropian, ku kufijtė kthehen nė diēka konvencionale, duke e humbur kuptimin e tyre nacionalist. Gjithashtu i pėrsėrita mendimin tim, tė cilin ua kisha shprehur edhe mė parė shtetarėve serbė : "Tė mos merremi me tė shkuarėn, tė jemi realistė dhe tė shikojmė pėrpara". Me keqardhje i shtrova pyetjen sesi ėshtė e mundur qė deri tani asnjė nga udhėheqėsit serbė, pas dhjetė vjet luftėrash, vrasjesh, djegiesh, shkatėrrimesh nė Ballkan, nuk ka marrė guximin tė kėrkojė falje, pėr kėtė gjė ai heshti.
    Mė 11 mars bėra njė vizitė zyrtare nė Mal tė Zi. Rėndėsia e kėsaj vizite ishte e dyanshme, pasi Republika e Malit tė Zi ka nevojė pėr mbėshtetjen e Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve qė banojnė atje, ndėrsa pėr ne ishte e rėndėsishme sepse na duhej tė pėrmirėsonim mė tej marrėdhėniet me tė, si njė fqinj verior, ku mbi 7% e nėnshtetasve janė me kombėsi shqiptare, si dhe tė siguronim mbėshtetjen e kėtij shteti pėr zgjidhjen sa mė tė shpejtė tė problemit tė Kosovės.
    Mė 15 mars, bashkė me shumė kryetarė shtetesh tė Europės, mora pjesė nė inagurimin e muzeut tė holokaustit Jad Vashem nė Jeruzalem. Nė kėtė muze tregoheshin tė gjithė vuajtjet e popullit izraelit gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, tė shkaktuara nga nazizmi gjerman. Nė hartėn evropiane, ku pėrbri emrit tė ēdo shteti tregohej sesa hebrenj i janė dorėzuar nazistėve gjatė asaj kohe, me krenari vura re se pėr Shqipėrinė shifra ishte "zero". Jo vetėm kaq, por aty tregohej se nė fund tė luftės nė vendin tonė banonin mė shumė izraelitė sesa nė fillim tė saj, kjo pėr pasojė tė ardhjes tek ne tė pjesėtarėve tė kėtij komuniteti nga Jugosllavija. Pėr kėtė gjest human dhe burrėror, populli izraelit pėrherė ka shprehur dhe shpreh respekt tė thellė dhe miqėsor ndaj popullit shqiptar.
    Ndėrkohė kam patur pėrsėri disa takime informale dhe zyrtare me kryetarė shtetesh tė rajonit dhe tė Europės. Njė nga vizitat mė tė veēanta do tė quaja atė tė Vienės, ku takova Presidentin austriak Fisher, Kryeministrin, Kryetarin e Parlamentit etj. Nė takimin me Presidentin Fisher biseduam pėr marėdhėniet dypalėshe, me shqetėsim tė dyanshėm u bisedua pėr Kosovėn, ku unė ju pėrmbajta mendimit tim, se pavarėsia e saj ėshtė zgjidhja mė e mirė dhe se ajo ndikon nė forcimin e sigurisė nė rajon. Pėr ēėshtjen e minoriteteve nė Kosovė, u shpreha qė koha do tė tregojė se gjėrat nuk janė aq tė pamundėshme sikurse paraqiten. Nė kėtė vizitė, i shoqėruar edhe nga biznesmenė shqiptarė, njė vend tė rėndėsishėm zunė takimet nė sferėn e biznesit, si ato me Kryetarin e Dhomės Federale tė Ekonomisė, me Drejtorin e Pėrgjithėshėm tė Raiffeisen Bank dhe me personalitete tė tjera. Si rezultat i kėsaj vizite, marėdhėniet ekonomike midis vėndit tonė dhe Austrisė morėn zhvillim progresiv, sidomos nė vitin 2006, me hapjen e dhomės sė tyre tregėtare tek ne. Kėnaqėsi tė veēantė ndjeva gjatė kėsaj vizite, kur nė njė lulishte publike, qė ndodhej nė Moissi Gasse (Rruga Moisiu), emėrtuar nė respekt tė tij shumė kohė mė parė, u inagurua busti i artistit tė madh me origjinė shqiptare Aleksandėr Moisiu, vepėr e skulptorit durrsak Qazim Kėrtusha. Nė kėtė ceremoni, pėrveē delegacionit tonė merrnin pjesė personalitete austriake qėndrore dhe vendore si dhe mjaft artistė tė njohur dhe pėrfaqėsues nga bota kulturore austriake. Ndėrkohė, nė momentin e zbulimit tė bustit, mė afrohet njė artiste e moshuar dhe mė thotė "Zoti President, ju dukeni qė jeni fis i artistit tė madh, sepse shikoj qė keni shumė ngjashmėri nė disa tipare tė fytyrės me Moisiun e madh". Sigurisht qė mė erdhi mirė dhe e falenderova artisten pėr komplimentin qė mė bėri.

    gsh.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Tema tė Ngjashme

  1. Topi e Moisiu: Ne listat e kandidateve, njerez me te shkuar komuniste
    Nga BlooD_VenoM nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-06-2009, 05:17
  2. Alfred Moisiu, lobim nė parlament pėr mandatin e dytė
    Nga Davius nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 04-02-2007, 17:13
  3. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  4. Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58
  5. Presidenti Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 29-07-2002, 06:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •