Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e RinorZ
    Anėtarėsuar
    08-06-2008
    Postime
    325

    Lugina e Preshevės

    Mirembrema bashkeforumista...

    Kjo teme te cilen posa e hapa, ka karakter me shume informatvi se sa dicka tjeter....me kete dua te them se me ane te kesaj teme, kemi rastin t'e shohim se ne qofte se nje dite lugina e Presheves do te behej pjese e Kosoves, cfare te meta, apo cfare te mira do t'i sillte...

    ...Lugina e Preshevės ėshtė e pėrbėrė nga tre komuna etnike shqiptare, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.
    Presheva dhe Bujanoci kanė shumicė shqiptare, kurse nė Medvegjė shqiptarėt kanė mbetur pakicė pėr shkak tė shpėrnguljes nė Kosovė e gjetiu.
    Kjo zonė nuk ėshtė e pasur me minerale ashtu siē ėshtė Veriu i Kosovės, por rėndėsia gjeostrategjike e kėsaj treve shqiptare ėshtė me rėndėsi tepėr tė madhe.
    Lugina e Preshevės ėshtė udhėkryq i shumė rrugėve strategjike qė lidhin Ballkanin dhe Evropėn.
    Nė kėtė pjesė kalon rruga automobilistike "Korridori 10" dhe hekurudha qė e lidhin Greqinė, Maqedoninė me Evropėn dhe anasjelltas Evropėn me kėto shtete dhe shtetet tjera mediterane.
    Rruga mė e shkurtė dhe e shpejtė tokėsore pėr tė arritur ne Evropė nga Greqia kalon kah kjo trevė shqiptare kėshtu qė edhe pėr shtetin grek mbajtja e Luginės sė Preshevės nėn sundimin serb paraqet interes nacional grek.

    Nė anėn tjetėr edhe pėr Serbinė kjo luginė paraqet interes tė veēantė pėr ekonominė dhe qytetarėt e saj , pėr tė dalė nė portin e Selanikut apo detin mesdhe duhet tė kalojnė andej pari.

    Poashtu nė sferėn ndėrkombėtare Lugina e Preshevės ėshtė e rėndėsishme pėr shkak se do tė kalojnė pranė saj naftesjellėsit dhe gazsjellėsit qe vijnė nga Azia Qendrore.

    Beogradi duke e ditur rėndėsinė strategjike tė kėsaj treve, nė vitin 1945 ndau nga Kosova komunat e Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės dhe ia bashkangjiti Kosovės komunėn e Leposaviqit dhe Zubin Potokun, pra u bė njė ndėrrim territoresh.

    Kėtu me bindje tė plotė shprehė mendimin tim qė kjo trevė shqiptare, gjithsesi duhet t'i takoj Kosovės apo Shqipėrisė nė rast definimi kufijsh nė Ballkan.

    Pėrfshirja e Luginės sė Preshevės nė shtetin e Kosovės apo tė Shqipėrisė sė Bashkuar, pėrpos tjerash krijon njė barazpeshė nė mes shteteve tė Ballkanit dhe shtynė shtetet fqinje tė respektojnė dhe vlerėsojnė etninė shqiptare.

    Shembull konkret:
    Shumė shpesh ndodh qė autoritetet greke e mbyllin doganėn e Kapshticės nė jug tė Shqipėrisė pa ndonjė arsye tė fortė, krijojnė kolona makinash shqiptare 10 - 20 kilometėrshe. Pra shqiptarėt presin me orė tė tėra pėr shkak tė tekeve (humorit ) grek pa u shqetėsuar pėr pėrfitimet materiale qė vjelin prej tyre.
    Nė rast tė pėrfshirjes sė Luginės sė Preshevės nė Kosovė apo Shqipėri, shqiptarėt mund t'i kundėrpėrgjigjen grekėve dhe tė tjerėve qė lozin me ndjenjat tona nė tė njejtėn mėnyrė, duke mbyllur doganen pėr disa orė gjoja "pėr shkak mosfunksionimi tė kompjuterėve" dhe duke krijuar kolonė makinash greke, serbe, etj.
    Rėndesinė e kėsaj zone e dijnė shumė mirė amerikanėt, tė cilėt jo edhe rastėsisht kanė zgjedhur rajonin e Gjilanit qė gjendet pranė kėsaj zone dhe kanė ndėrtuar pak kilometra mė larg bazėn ushtarake tė Bondstillit, ku mund tė kenė ndikim nė ngjarjet tė cilat mund tė pasojnė.

    ...Pasi te keni lexuar kete, po u'a le juve te jepni mendimin tuaj mbi kete...

    KLM dhe gjithe te mirat...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    un e lezova dhe esht ashtu siq ju thuani inderuar
    por bashkimi mund te vonoj pak por aj duhet te ndodh sigurisht aty ska dilem

  3. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar beni33 pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e RinorZ
    Anėtarėsuar
    08-06-2008
    Postime
    325
    Historia e shkurtėr e Preshevės

    Treva e Preshevės nė kohėrat antike ka qenė nėn sundimin romak. Provinca e Dytė, Provincia Dardanium ka qenė poashtu nėn sundimin romak me kryeqytetin e saj Scup, Shkupi i sotėm. Gjat dyndjeve sllave, gjat shek. VI dhe VII, nė rajonin e Preshevės janė ndėrtuar ca kėshtjella pėr t'u mbrojtur nga barbarėt sllav. Pėr kėto fortesa mė sė miri flet historiani bizantin Prokopie. Kėto kėshtjella ishin Kalaja e Preshevės si dhe ca tė tjera nė Karadak (Malėsia e Preshevės). Gjer nė shekullin IX, rajoni i Preshevės mbetet nėn pushtimin Bizantin. Nga gjysma e dytė e shek. IX gjer nė shek X rajoni i Preshevės pushtohet nga ana e Mbretėrisė Bullgare. Prej shek. XI e deri nė shek XII, Presheva me rrethinė gjendet nėn sundimin Bizantin. Nė fund tė shek. XII, sipas dokumenteve sėrbe, Preshevėn e gjejmė tė pushtuar nga ana e Nemanjiqėve deri mė vitin 1455. Gjat kėsaj kohe, popullsia autoktone i takonte religjionit tė krishterė tė pėrhapur nga romakėt. Krahas popujve tjerė, edhe shqiptarėt e kėtyre trevava u bėnin rrezistencė pushtimit osman-turk. Si rrjedhojė e rrezistencės shpeshėherė, popullsia e kėtyre anėve iu nėnshtrohej zullumeve dhe represaljeve nga ana e barbarėve tė ardhur nga azia. Presheva, emrin qė ka edhe sot, ka nga fjala latine qė d.m.th. PRESH-Purri dhe EVA-fushė, pra Preshevė d.m.th Fusha purrinjėve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga RinorZ : 15-11-2008 mė 11:26

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e RinorZ
    Anėtarėsuar
    08-06-2008
    Postime
    325
    Rilindja Kombėtare

    Gjat Rilindjes Kombėtare Presheva dhe preshevarėt kanė qenė mjaft aktiv pėr ēlirimin Kombėtar Shqiptarė. S'bashku me bashkėkombasit e vet anė e mbanė trojeve shqiptare, i kundėrshtuan me forcė ēdo ligj tė dhunshėm tė imponuar nga armiqt e sidomos Reformat e Tanzimatit tė vitit 1939, deri mė vitin 1912, pastaj pjesmarrės nė luftėrat dhe kryengritjet e ndryshme si atė tė Lidhjes sė Prizrenit (1878), Lidhja e Pejės (1898) si dhe kryengritjet e njėpasnjėshme tė viteve 1908, 1910, 1912 etj.

    Arkeologji

    Meqė Presheva nuk ka patur mundėsi tė krijojė instuticione tė veta tė pavaruara kombėtare, gjithėherė kanė shfrytėzuar format prej mė tė ndryshme pėr t'i ruajtur vlerat kulturore-kombėtare dhe etnicitetin e vet kombėtar. Kėshtu njė ndėr kėto me vlerė jashtėzakonisht tė madhe ėshtė edhe Muzeu i shkollės nė Preshevė. Nė kėtė muze gjendet njė numėr i konsiderueshėm i eksponateve qė flasin pėr kulturėn dhe tė kaluarėn e shqiptarėve tė kėtyre viseve. Aty gjenden eksponate qė i takojnė kohėrave tė lashta parahistorike, nė keramikė, armė, filigranologji etj. Prej armėve janė gjetur eksponate tė cilat i takojnė viteve 30 tė e.s. nė katundin e Ilincės (Malėsia e Preshevės). Unaza dhe stoli tjera nga filigranologjia janė gjetur nė katundin e Zhunicės e qė i takojnė viteve 35-ta, mė qartė nė kohėn e Oktavian Augustit. Nė Zhunicė dhe Preshevė janė gjetur edhe monedha tė po kėsaj kohe (vitet e 35-ta). Nga keramika janė zbuluar objekte apo pajisje tė ndryshme qė i takojnė periudhave tė lashta parahistorike rreth 3500 vjet p.e.s

Tema tė Ngjashme

  1. Lugina E Presheves Duhet Te Pregaditet Per Bashkim Me Kosove Tash Esht Moment
    Nga beni33 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-04-2009, 20:56
  2. Kriza ne Luginen e Presheves
    Nga Duaje Siveten nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 08:58
  3. "Shpėrthen" Lugina e Preshevės
    Nga ARIANI_TB nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-04-2006, 11:41
  4. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 08:36
  5. Lugina e Preshevės
    Nga Irfan nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-02-2005, 16:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •