Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    El-hanefij
    Anëtarësuar
    24-04-2004
    Vendndodhja
    Ne 3 shtete
    Postime
    35

    Islami në relacion me Ithtarët e Librit

    Skender BUZAKU

    http://www.breziiri.com/modules/news...hp?storyid=352


    Islami si fe monoteiste përbëhet prej një konglomerati të parimeve dhe normave të cilat në mënyrë të përpiktë rregullojnë dhe garantojnë koeksistencën shoqërore ndërmjet të të gjitha komuniteteve. Ky realitet i bashkëjetesës dhe koeksistencës është i pranishëm në shumë Ajete të Kur’anit famëlartë në të cilat obligohemi të respektojmë edhe pjesëtarët e religjioneve tjera.


    Duke patur parasysh këtë realitet mund të themi se shpallja e këtij libri hyjnor plotësoi një zbrazëtirë mjaft të dukshme në sferën e rregullimit dhe harmonizimit të qëndrimeve ndërmjet besimeve monoteiste të asaj kohe.

    Në anën tjetër ky rregullim dhe harmonizim nuk sfidonte vetëm atë periudhë, por kishte për qëllim që të stabilizojë dhe normalizojë këtë gjendje edhe për gjeneratat e ardhshme.
    Prandaj shikuar Islamin si fe monoteiste në korrelacion me Ithtarët e Librit do të shohim se ky sistem bashkëvepron dhe kooperon në disa këndëvështrime.

    Këndi juridik: Me shpërnguljen e Muhamedit a.s prej Mekes në Medine u paraqit nevoja e patjetërsueshme në hartimin dhe miratimin e Kushtetutrës e cila në historinë Islame është e njohur si Kushtetuta e Medines.
    Me këtë kuadër duhet përmendur se në atë kohë në Medine jetonin komunitetet e tri religjioneve më të mëdha edhe atë: muslimanët të krishterët dhe hebrenjtë.
    Me anë të kësaj kushtetute në mënyrë permanente rregulloheshin të gjitha të drejtat dhe obligimet e tërë qytetarëve pa dallim kombi, feje apo race.
    Ithtarët e Librit pra hebrenjtë dhe të krishterët kishin të drejta dhe obligime të njëjta sikur muslimanët. Prona, pasuria,integriteti dhe statusi i tyre civilo-juridik ishin të garantuara në mënyrë maksimale, saqë askush nuk guxonte t’u shkaktojë ndonjë dëm fizik apo pasuror.
    Këtë gjë e vërteton edhe hadithi i Muhamedit a.s në të cilin thotë: “Kush e shqetëson “Dhimiun” pra jomuslimanin në shtetin Islam unë në ditën e gjykimit do të bëhem armiku i tij”
    Pra, bazuar në këto fjalë të Profetit të njerëzisë mund të konstatojmë se Islami është religjion i cili gjithmonë ka proklamuar barazinë, bashkëjetesën dhe mirëqenien shoqërore ndërmjet të gjitha religjioneve dhe komuniteteve.
    Poashtu liria e besimit për hebrenjtë dhe të krishterët ishte e garantuar në formën më të mirë dhe adekuate me atë që tempujt dhe priftërinjtë e tyre respektoheshin dhe ishin të lirë në predikimet e tyre të përditshme fetare.


    Këndi fetar: Në shumë Ajete të Kur’anit famëlartë theksohet se si muslimanët duhet të bashkëveprojnë dhe kooperojnë me ithtarët e feve tjera.
    Kjo mënyrë dhe formë e këtij dialogu është i pranishëm në shumë vende në të cilat kryesisht Zoti fuqiplotë na obligon që me ithtarët e feve tjera të komunikojmë dhe të zhvillojmë dialog në formën më të mirë.
    Muhamedi a.s ishte profet i fundit i cili ishte i obliguar që të transmetojë dhe komentojë Islamin të gjithë njerëzimit.
    Këtë dëshmi na ofron Kur’ani famëlartë ku Zoti fuqiplotë me një Ajet thotë:”Të kemi dërguar si mëshirë për të gjithë botërat”.
    Prej këtij Ajeti shihet qartë se Muhamedi a.s ishte i obliguar me një mission universal të cilin duhej të transmetojë në mënyrën dhe formën më të mirë.
    Prandaj Profeti ynë me kalimin e tij prej Mekes në Medine hapin e parë të cilin e bëri ishte ndërtimi i xhamisë dhe vëllazërimi i fiseve të Medines.
    Xhamia në fjalë nuk ishte vetëm si vend ibadeti dhe adhurimi, por e njëjta shërbente për kryerjen e të gjitha aktiviteteve të cilat ishin në dobi të Islamit dhe muslimanëve.
    Në këtë kuadër vlenë të theksojmë se objektet fetare të hebrenjëve dhe të të krishterëve si dhe prijësit e tyre fetar ishin plotësisht të lirë në predikimet e tyre të fesë. Në anën tjetër të njëjtit nga ana e Muslimanëve dhe shteit respektoheshin dhe kishin liri dhe siguri të plotë.
    E gjithë kjo tregon se Feja Islame me Librin e tij të shenjtë Kur’anin famëlartë nuk bëjnë dallim ndërmjet njerëzve, dhe njëherit ata ftohen që besimin dhe drejtësinë e tyre ta dëshmojnë me anë të devotshmërisë dhe sinqeritetit ndaj Krijuesit të Gjithësisë.

    Këndi socialo-shoqëror: Përpos aspekteve tjera mjaft të rëndësishme dhe me vlerë, Islami në mënyrë të veçantë trajton elemente të ndryshme të jetës shoqërore dhe familjare.
    Këto elemente janë të pranishme që nga Krijimi i njeriut të parë Ademit a.s ku Zoti fuqiplotë bëri që i njëjti të ketë edhe çiftin e tij bashkëshortor në mënyrë që së bashku të kenë mundësi për të krijuar pasardhës.
    Si rezultat i kësaj Perëndia bëri fise, popuj me gjuhë dhe origjinë të ndryshme me të vetmin qëllim që ata të njohtohen dhe bashkëjetojnë ndërmjet tyre.
    Ky dallim dhe shumëllojshmëri ndërmjet këtyre popujve, në legjislacionin e fesë Islame shpjegohet si pasuri dhe shumësi e kulturave, nga të cilat burojnë dhe dalin vlera të ndryshme të cilat duhen trajtuar si një vlerë e përbashkët e të gjitha religjioneve dhe komuniteteve.
    Për të treguar se Islami është liberal dhe transparent mund që lirisht të bazohemi në jetën e përditshme reale në të cilën shohim se muslimanëve u është e lejuar që të kenë marrëdhënie dhe raporte nga sferat e ndryshme të jetës shoqërore.
    Nëse shkojmë edhe më tutje do të shohim se nga sfera e jetës civile muslimanëve u lejohet që të lidhin marrëveshje dhe kontrata të ndryshme nga sfera e jetës civilo-juridike duke patur parasysh se nga ana e të dy palëve kërkohet që të respektojnë detyrat dhe obligimet.
    Jomuslimanët në shtetin Islam në asnjë mënyrë nuk guxojnë të dëmtohen apo trajtohen si qytetarë të dorës së dytë sepse këtë e ndalojnë normat dhe dispozitat Islame, pra të gjithë janë të barabartë para ligjit.
    Në sferën e jetës familjare na është e njohur se muslimanit i lejohet që të martohet me krishtere dhe hebreje, por i bëhet me dije se ai nuk guxon që të në mënyrë të dhunshme të detyrojë bashkëshorten e këtyre feve që të pranojnë Islamin.
    Nëse konsultohemi me literaturë Islame do të shohim se gruas hebreje apo krishtere Islami i garanton që ajo t’i kryejë të gjitha detyrimet dhe obligimet sipas traditave dhe normativave të religjionit të cilit i takon.

    I tërë ky realitet bazohet edhe në një Ajet të Kur’anit famëlartë ku Zoti fuqiplotë thotë:
    “ Në fe nuk ka dhunë”.
    Prandaj këto norma dhe dispozita të cilat janë të pranishme në mënyrë të qartë tregojnë se Islami është feja e vetme e cila të tjerëve u garanton liri, stabilitet, drejtësi si dhe mirëqenie shoqërore.
    www.breziiri.com - Per nje brez te ri, me nje mentalitet te ri!

  2. #2
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Pershendetje Mehasi. Islami ka nderru sipas kohes dhe sic iu ka pershtatur Muhamedit. Ne fillim Muhamedi ka qene paqsor. Kur Muhamedit i konvenonte ai i fuste edhe te krishteret edhe hebrenjte ne shpetim. Kur e pa qe as te krishteret e as hebrenjte nuk do ta pranonin si Profet (sepse e njihnin se cfare ishte ne gjendje te bente), ai i prishi dhe per ate edhe sot e kesaj dite ka lufte fetare sepse shume njerez besojne se Perendia ka thene ashtu.

Tema të Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesër
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Sheikh Muhamed Nasuridin Albani
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 11:01
  3. Skandali i ambasadorit shqiptar në SHBA, Fatos Tarifa
    Nga Pride në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 30-11-2007, 18:18
  4. Kerkese muslimaneve
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 21-07-2006, 03:33
  5. Islami NdËrmjet Lindjes E PerËndimit
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-05-2005, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •