citimTung pershendtje te gjitheve,
Me nevojitet nje pergjigje ne lidhje me titullin e lartecekur pasi qe qe kam te beje me nje detyre te cilen na ka perzgjedhur Profesori.Keshtu eshte puna:
Si te krijoj nje rrjet brenda qyteteve Peje, Prizren,Prishtine dhe Rugove (Pjese Malore me lartesi mbidetare diku 2000 metra).
Per 3 qytetet e para po ma merr mendja por per te transmetuar valet ne Rugove po me duket qe duhet me Wireless ama nuk jam i sigurt.
PRA qka me nevojitet prej pajisjeve(te ceken emrat e pajisjeve), dhe menyra e lidhjes se rrjetit brenda ketyre qyteteve, mundesisht sqarimet SI???.
CITOJ:
Për këtë ligjeratë si detyrë e keni të beni planin për ndërtimin e rrjetës kompjuterike në kompaninë "ABC".
Kompania ABC është kompani private e cila i ka degët e veta në: Prishtinë, Pejë, Prizren dhe ne Rugovë. Kjo kompani ofrom shërbime turistike.
Detyrë e juaj është:
1. Të propozoni planin detaj se si do ta lidhnit kompaninë në fjale?
2. Cfarë lloji te lidhjeve në internet do të propozoni dhe pse?
Ju faleminderit nese mundeni te gjeni kohe
Krijoni Kontakt