Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 120 prej 122
  1. #101
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    po xhuveli, mor aman, mos eshte futur edhe ai ne greve ...

    nuku dua ta besoj, sepse duhet te jete duke u marre me probllemet e mjedisit uriahip klanor zhvator ndyresor dushkor goglor ... bashkekohor!

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    PS i pėrgjigjet Metės: Mllefi nuk ėshtė alternativė

    Nga L.Progni

    Duke pėrdorur njė gjuhė qė ėshtė pėrdorur edhe gjatė pėrplasjeve tė mėparshme me kryetarin e LSI, Partia Socialiste i ėshtė pėrgjigjur pas shumė ditėsh grevės sė urisė sė deputetėve nė lidhje me Kodin Zgjedhor.

    Kryetarja e grupit parlamentar tė PS, Valentina Leskaj, ka lėnė tė kuptohet se nuk do ketė ndryshime dhe se PS po synon qė zgjedhjet e ardhshme tė bėjnė tė mundur qė vota e ēdo qytetari tė numėrohet. “Ne kemi hyrė nė kėtė proces pėr t'u dhėnė shqiptarėve shansin e shumėpritur tė njė votimi tė padeformuar, tė tjerė duan tė nxjerrin nga ky proces kapitale politike, ndėrsa tė tjerė akoma duan tė imponojnė dėshtimin e procesit.

    Le ta mėsojnė tė gjithė se pėr ne socialistėt kjo nuk ėshtė loja politike e radhės pėr tė siguruar karriget e radhės, po angazhimi ynė pėrpara qytetarėve qė na njohin tė gjithėve nė atė Kuvend dhe meritojnė shumė mė shumė se tė gjithė ne deputetet.”

    “Ne kemi qenė e do tė jemi tė gatshėm tė dialogojmė vijimėsisht me tė gjithė dhe nuk kemi akuzuar e fyer askėnd qė ka pikėpamje tė ndryshme nga tonat, sepse qėllimi ynė nuk ėshtė tė imponojmė njė qėndrim tonin nė dėm tė dikujt, po tė formulojmė njė qėndrim sa mė tė drejtė nė interes tė publikut.

    Le ta kuptojnė kolegėt tanė parlamentarė se mllefi nuk ėshtė alternativė, se njė qėndrim nuk imponohet me zor, po me argumente, ashtu siē duhet ta kuptojnė edhe kundėrshtarėt tanė qeveritarė se duke bėrė diversion me emrin e Partisė Socialiste, nuk bėjnė tjetėr veēse tregojnė atė qė dimė tė gjithė, primitivizmin e tyre politik”, - tha Leskaj.

    “Ne vlerėsojmė se ėshtė krejt normale qė pėr njė reformė kaq tė rėndėsishme, e cila prek drejtpėrdrejt stereotipe tė krijuara dhe interesa tė caktuara, tė ketė kundėrshti dhe mospajtime brenda spektrit tė pėrfaqėsimit politik.

    As nė eksperiencat mė tė mira perėndimore nuk figurojnė raste konsensusesh me 100%, kur ėshtė fjala pėr reformėn zgjedhore.

    Pėrkundrazi, kjo reformė pėr vetė natyrėn e saj specifike ngjall kudo - nė ēdo vend demokratik - kurdoherė qė zhvillohet, kundėrshti tė dukshme dhe mospajtime tė konsiderueshme mes partive tė mėdha e tė vogla.

    Nė procesin e kėsaj reforme ne socialistėt kemi mbajtur e do tė mbajmė deri nė fund parasysh interesin e Shqipėrisė e tė shqiptarėve, qė vota tė shkojė aty ku e jep votuesi; qė ēdo parti tė peshohet nga zgjedhėsit, jo tė rritet apo zvogėlohet artificialisht, siē ka ndodhur 17 vjet me radhė;

    qė mes zgjedhėsve e tė zgjedhurve tė krijohen kushtet e njė kontrate tė qartė bazuar mbi programin, ekipin e liderin mė tė votuar dhe tė mos ketė mė as xhuvelizėm as informalizėm parlamentar nė kurriz tė njerėzve e tė vendit”, - tha kryetarja e grupit parlamentar tė PS.

    Ajo tha se argumentet e tė gjithėve duhen ballafaquar para qytetarėve.







    Tė gjithė deputetėt e PS mendojnė si Valentina Leskaj




    Qė sot njė javė, asnjė deputet i PS nuk ka shkelur nė sallėn e Kuvendit pėr tė vizituar deputetėt grevistė. Leja e kryetares sė Kuvendit pėr tė mundėsuar vizitėn te grevistėt, ėshtė dhėnė qė tė premten qė shkoi. Asnjėri prej tyre nuk pėrgjigjet, nė qoftė se e pyet se cilat janė arsyet qė i pengojnė pėr tė takuar nė mėnyrė njerėzore dhe jo politike kolegėt e tyre deputetė, tė cilėt janė ngujuar nė grevė urie qė tė hėnėn e kaluar, tetė ditė mė parė. Shumė prej tyre thonė: “Aman mos mė pyet mua, merr ndonjė tjetėr, ose nuk ka asnjė koment”. Burime pranė grupit parlamentar tė PS thonė se ka njė urdhėr tė kryetarit tė PS pėr deputetėt e partisė sė tij, qė jo vetėm qė s’duhet tė shkojnė nė sallėn e Kuvendit pėr tė takuar kolegėt, por nuk duhet tė thonė asnjė gjysmė fjalė pėr grevėn e urisė apo pėr Kodin Elektoral. Dhe kėshtu ka ndodhur. E njėjta situatė duket edhe nga e djathta, ku deputetėt e PD gjithashtu nuk kanė vizituar kolegėt e tyre deputetė tė ngujuar nė grevėn e urisė. Punonjėsit e Kuvendit ishin pėrgatitur pėr tė pritur fluks deputetėsh, nė momentin kur Jozefina Topalli dha lejen qė mundėson vizitat e deputetėve te kolegėt e tyre. Nė seancėn e sė martės qė shkoi, kur ishte dita e dytė e grevės sė urisė, deputetėt e PD i takuan kolegėt e tyre, publikisht, por njė gjė e tillė nuk ndodhi me ata tė PS, te tė cilėt kishte mbėrritur urdhri pėr asnjė kontakt me grevistėt dhe asnjė fjalė pėr grevėn.







    Mbledhja e grupit parlamentar tė PS zgjat tri minuta




    Dje, deputetėt e PS janė rreshtuar nė heshtje pas kryetares sė grupit parlamentar, Valentina Leskaj, e cila vetėm dje guxoi tė fliste pėr krizėn politike. Guxoi nė momentin kur kryetari i PS i kishte dėrguar njė deklaratė pėr tė lexuar, pa marrė fare parasysh se a ėshtė nė tė njėjtin qėndrim grupi parlamentar, fundja edhe vetė Valentina Leskaj. Ėshtė e vėrtetė qė PS pati njė qėndrim pėr Kodin Zgjedhor pėrgjatė kohės kur po hartohej ose kur u vendos pikėrisht ky Kod. Por situata e re politike pas hyrjes sė dhjetė deputetėve nė grevė urie, lė vend sė paku pėr tė mbledhur grupin parlamentar tė PS, partia e dytė politike nė vend, e para e opozitės, dhe pėr tė vlerėsuar situatėn politike nė vend. Kjo, sepse bėhet fjalė pėr njė grevė urie tė 10 deputetėve, shumica e tė cilėve i pėrkasin pikėrisht opozitės sė majtė, sė dyti, bėhet fjalė pėr pėrēarjen e sė majtės dhe daljes nė zgjedhje tė ndarė. Nė qoftė se tė gjithė deputetėt e PS mendojnė njėsoj si Valentina Leskaj, atėherė duhet ta pohojnė publikisht kėtė, dhe jo tė heshtin, me gjithė kėmbėnguljen e fortė tė medieve pėr tė marrė qėndrimin e tyre. Kryetarja e grupit parlamentar tė PS, Valentina Leskaj, mblodhi pėr tri minuta deputetėt dhe iu tha qė ėshtė shtyrė seanca plenare e sė hėnės pėr t’u zhvilluar sot. Pa dhėnė asnjė sqarim. Pas kėsaj ajo del para medieve dhe lexon deklaratėn, ku tregon se PS e grupi i saj parlamentar nuk kanė asnjė ndryshim nė qėndrimin e tyre pėr situatėn politike tė krijuar nė vend. Nė tė njėjtin qėndrim me Leskajn rezulton tė jenė edhe deputetėt Ben Blushi, Gramoz Ruēi, Namik Dokle, Pandeli Majko, Bashkim Fino, Ylli Bufi, Erion Braēe, Marko Bello, Albert Caci etj. Edhe pse deputetėt e pranishėm dje nė grup nuk kishin dijeni pėr deklaratėn qė do tė lexonte Leskaj pak minuta pas mbledhjes. Burime pranė grupit parlamentar tė PS thanė dje se deklarata erdhi me urgjencė nga Rama, me destinacion tė vetėm publikimin nė media dhe jo debatin nė grupin parlamentar.







    Berisha: Kodi mund tė ndryshojė, vetėm po pranoi PS




    Kryeministri, Sali Berisha, ka ripėrsėritur dhe njė herė dje gjatė mbledhjes sė grupit parlamentar tė PD, se zgjidhja e ēėshtjes sė Kodit Zgjedhor qė mban nė grevė disa deputetė mund tė vijė vetėm nėpėrmjet PS. Burime nga mbledhja e grupit parlamentar tė PD shprehen se nė lidhje me kėtė ēėshtje Berisha ėshtė shprehur: “Ne jemi tė kushtėzuar tė negociojmė vetėm me partinė mė tė madhe tė opozitės, pasi nuk kemi zgjidhje tjetėr. Propozimet kanė ardhur nga PS dhe ajo ėshtė partia mė e madhe e opozitės”.

    Kryeministri mėsohet tė jetė shprehur se do ishte njė hap shumė i madh mbrapa, nė rast se opozita do tė bojkotonte zgjedhjet e vitit 2009. Me opozitė nė kėtė rast kryeministri ka parasysh sėrish Partinė Socialiste. “Unė mendoj se do ishte njė kthim i madh mbrapa, nė rast se opozita do tė bojkotonte zgjedhjet e ardhshme”, - ėshtė shprehur kryeministri.

    Duket se me kėtė deklaratė tė kryeministrit mazhoranca edhe njė herė ka treguar se nuk do tė ulet nė bisedime me deputetėt grevistė, duke ia lėnė kėtė pjesė Partisė Socialiste, e cila duket se ėshtė dhe propozuesja e ndryshimeve nė Kodin Elektoral.

    tema

  3. #103
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    persa shkruhet me siper, nuk ka dyshim, eshte absolutisht e qarte, domosdoshmerisht e vertete, sigurisht e pranuar se pakti sigurimso-punist ps-pd behet per interesa vetjake te ed-saliut, ashtu si edhe greva punisto-shtangisto-leshiste ...

    eshte nje perpjekje madhore per mbijetese politike, kerkim-zhvatje cope torte ne ushtrim pushteti aktual e ne perspektive, rivalitet i shkelqyer brenda llojit ...

  4. #104
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    Berisha: Kodi mund tė ndryshojė, vetėm po pranoi PS
    Do me thėnė PD pranon ta ndryshojė kodin ndėrsa PS jo!
    A do ndreqen ndonjėherė kėta kėlysh komunistash, a do reformohen ndonjėherė kėta bagėti shpirtkatran qė hartėn e Shqipėrisė e konsiderojnė tė njė madhėsie me karrigen e parlamentit
    Ėshtė turp qė nė skenėn politike Shqiptare tė shikojmė fytyrėn e Skėnder Gjinushit, ministėr i Arsimit nė Qeverrinė Komuniste. I njėjti ministėr qė pėrdori tė gjitha mjetet pėr tė shtypur Lėvizjen Studentore tė Dhjetorit. Ēfar demokracie do tė presim nga njerėz tė tillė ne?
    Ja pėrse unė mbėshtes tė gjitha nismat e reja dhe idetė e reja pėr njė ndryshim tė klasės politike nė Shqipėri
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Mbylleni kete teme se mbaroi greva pa urise per para e poste.

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nga llafet qe thua ti floriu dukesh si vlonjat..

    po mir merri per nje kafe aty ne sazani ata pleqt me komuniste me enveriste me xhahile me hysni kapoiste te vlores.. e pyeti..
    ke kini me shume inat ne kete dynja o shokeni.. veterano-cobanė..
    e shihi cdo thone..

    saliun malokun.. do thone..

    pra pse beni komedi me vehten..kur i thoni komunist saliut..
    aman sa qesharake beheni..

    skini pasqyra te shikoni vehten se si ju benet surrati kur thoni gjera qe mir i dini qe sjan sic i thoni..

    te fort ini qe luani hipokritin me vehten..
    kulmi..
    me ty e kam e me tere ata qe i thon saliut komunist enverist etj etj pallavra..

    nejse..

    ja cthot gazeta..

    --


    BalkanWeb.com

    URL: http://www.balkanweb.com/index.php?id=29687

    Mbyllet greva, Meta: Protesta deri nė Washington D.C


    (Dėrguar mė: 18/11/08)

    Nga Orjeta Zhupa, Antoneta Rusta
    Ilir Meta la pas grevėn e tij tė urisė. Nė orėn 18.40 ai doli nga dera e kuvendit tė Shqipėrisė dhe iu drejtua pėrkrahėsve tė tij tė shumtė tė mbledhur pėr tė protestuar para kuvendit. “Per ty Atdhe”, kėnga e famshme e kėnduar nga Mentor Xhemali ka shoqėruar ecjen e Metės dhe grevistėve tė tjerė teksa ata iu drejtoheshin pėrkrahėsve qė brohorisnin. Edhe pse greva mund tė konsiderohet njė dėshtim, tingujt e kėngės tė sillnin nė mendje kohe tė lavdishme.
    WITHERS TAKON POLITIKANE
    DULE PER KODIN ZGJEHDOR
    META PARA PROTESTUESVE


    TIRANE

    Brace: Vota kėtė vit do numėrohet si asnjėherė kėto 18 vjet

    Ora 21:00 - Me kodin e ri zgjedhor, vota e shqiptarėve do tė votohet si asnjėherė kėto 18 vjet. Kėshtu u shpreh nė seancėn plenare tė pasdites sė sotme, zv/kryetari i Grupit Parlamentar tė PS-sė, Erjon Braēe. Ai tha se ky Kod Zgjedhor ėshtė njė hap i rėndėsishėm pėr tė ndryshuar politikėn, e cila deri tani ėshtė identifikuar me gėnjeshtrėn dhe mashtrimin.
    “Kuvendi i Shqipėrisė shihet si oborri publik i shtėpisė sė mėkatit dhe sot kemi detyrimin ti japin rrugė ndryshimit tė politikes sė kėtij vendi. Ne nuk jemi kundėr partive tė vogla por kundėr interesave qė bėjnė parti nė kėtė vend. Nė grupin e numėrimit tė votave PS do tė ketė vetėm njė anėtar, dhe me njė anėtar nuk mund tė quhet monopol” – tha Braēe.

    Islami: Kodi i ri, reforma mė serioze nė 17 vite

    Ora: 20:00 - Kjo seance parlamentare duhet te ishte zhvilluar ndryshe. Kėshtu e nisi fjalėn e tij nė seancėn plenare tė sotme, deputeti i PS-sė, Kastriot Islami.
    “Procesi pėr hartimin e te gjithė kėtij kodi zgjedhor ka qenė gjithėpėrfshirės, sistemi zgjedhor ėshtė njė nga arritjet qė e sjell Shqipėrinė mė afėr NATO-s dhe BE-sė”.
    Sipas Islamit kjo ėshtė reforma mė e madhe, mė e rėndėsishme, mė serioze pėr kėto 17 vite.
    “Procesi ka qenė krejtėsisht transparent nė median elektronike dhe tė shkruar, ėshtė diskutuar gjerėsisht reforma zgjedhore”.
    Pėr herė tė parė ky proces ėshtė kryer nga monitorimi ndėrkombėtar si dhe ėshtė mbikėqyrur nga ODIRI.
    “Ky sistem nuk ėshtė pro partive tė mėdha, as partive tė vogla, por ėshtė kundėr partive joreale”.
    Ky sistem nuk krijon sistem politik me dy parti, ai krijon mazhorancė tė qėndrueshme, ruan cilėsitė dhe kapacitetet e vėrteta, eviton ndarjen politike jug veri- pėrfundoi Islami


    Ndoka para protestuesve

    Berisha ka pritur qė ne tė pėrdorim dhunė nė sallėn e parlamentit. Janė pėrpjekur tė provokojnė e tė fusin njerėz edhe nėpėr mitingjet, por ata kanė kuptuar qė misioni jonė ėshtė i qartė dhe do ti mposhtim ata vetėm me protesta qytetare. Ne sonte fituam njė betejė, betejėn mė tė madhe pėr votėn e lirė. Sonte fillojmė njė luftė akoma mė tė madhe ndaj dy sulltanėve tė politikės shqiptare, pasi jemi tė motivuar nga mbėshtetja qė patėm nga mijėra e mijėra qytetarė – tha nė fjalėn e tij kreu i PDK-sė, Nard Ndoka.
    Ne jemi tė vendosur qė tė gjithė sėbashku ti themi JO votės sė vjedhur. Ėshtė njė kod qė do tė ketė replika tė mėdha nga ndėrkombėtarėt. Ambasadori i OSBE-sė hodhi kritikat mė tė egra mbi tė, si personi mė i pėrzgjedhur pėr monitorimin e zgjedhjeve nė vendin tonė- tha Ndoka.


    Meta para protestuesve

    Ora: 19:15 - Vazhdojnė protestat jashtė kuvendit tė Shqipėrisė kundėr kodit tė ri zgjedhor. Deputetėt e partive tė vogla kanė kėrkuar shtyrje tė miratimit tė Kodit dhe e kanė kontestuar atė nė shumė pika. Ndėrkohė deputetėt tė cilėt kishin 8 ditė nė grevė urie kundėr Kodit Zgjedhor, kanė njoftuar sot se e kanė lėnė grevėn pėr t'ju bashkuar protestuesve.

    Meta ka marrė mė pas njė autopalant dhe iu ėshtė drejtuar pėrkrahėsve tė tij qė e brohorisnin duke i falėnderuar pėr mbėshtetjen e tyre gjatė 8 ditėve me radhė.
    Ju doni lirinė dhe nuk mund tė zgjidhni nėnshtrimin” u shpreh Meta nė fillim tė fjalės sė tij. “Ju jeni kėtu sepse ndjeni njė rrezik tė madh qė vjen nga kasta konsensuale Rama -Berisha” tha Meta para protestuesve. Ai e cilėsoi si kriminal momentin e miratimit tė kodit qė legjitimon njė kastė kriminale. “Nesėr nė mėngjes do ta kei zemrėn 10 herė mė tė fortė se sa ditėn qė hymė nė grevėn e urisė. Dua sė pari tju falėnderoj nga zemra pėr 8 ditė qė i dhatė Shqipėrisė me kėtė pjesėmarrje tė jashtėzakonshme qytetare pėr dhjetėra orė kėtu pa pushim” – vazhdoi Meta para protestuesve. “Ju jeni kėtu sepse jeni tė ndėrgjegjshėm se pa mbrojtur lirinė tuaj sot, fėmijėt tuaj nuk mund tė jetojnė mė mirė nesėr. Ju jeni kėtu sepse ndjeni njė rrezik qė vjen nga kasa konsensuale Rama- Berisha, dhe tė monopoleve pa fund qė ata duan tė krijojnė nė kėtė vend”. Ata erdhėn deri te ku moment kriminal pėr tė legjitimuar kasėn e tyre, - vazhdoi Meta - ashtu sikurse dhunuan kushtetutėn tuaj nė 21 prill me kartonat e tyre vetėm pėr tre orė, duke hedhur poshtė vullnetin e 1 milionė shqiptarėve nė vitin 2008. Ata kujtojnė se ky popull ėshtė kope.
    “Ne sot pėrfundojmė etapėn e parė tė pėrpjekjeve tona konstruktive dhe paqėsore tė sakrificave tona, dhe sidomos tė sakrificave tuaja kėtu jashtė pėr 8 ditė e 8 netė me radhė. Nesėr fillon njė etapė tjetėr, njė etapė tjetėr e cila do ti bėjė tė gjithė botės sė ditur se dy bosat e kasės Rama dhe Berisha, do tė marrin fund.

    PDK, Ndoka: Kodi, thikė pas shpine nga Berisha

    Ora: 18:50 - Deputeti tjetėr i cili ka dalė nga greva e urisė sot, ėshtė kreu i PDK-sė, Nard Ndoka. Ai ėshtė shprehur nė fjalėn e tij ėn seancėn plenare se e djathta ėshtė tradhtuar nga Berisha, dhe se Kodi i Ri zgjedhor ėshtė njė thikė mas shpine e tij.
    “Kemi mė tepėr se njė jave nė grevė urie dhe Topalli ėshtė treguar e pamėshirshme duke mos marrė asnjė masė” – tha ai

    “Mesnatėn e 21 prillit, Berisha firmosi marrėveshje politike me Demokristianėt dhe premtoi bashkėpunimin pėr ēdo hap tė reformės zgjedhore, por sot ai ka ardhur me njė thike me vete tė marrė hua nga PS-ha dhe po pėrpiqet tė godasė demokristianėt shqiptarė duke u treguar mosmirėnjohės dhe i pabesė” –vazhdoi Ndoka.

    Sipas tij Berisha po kryen njė puē kushtetues, njė krim kundėr demokracisė.

    “Berisha me Partinė Socialiste kanė ardhur pėr tė vendosur mina ndaj procesit zgjedhor tė vitit 2009, pėr tė goditur PDK, LZHK, LSI dhe partitė e tjera politike”.

    “Me kėtė kod ai po i thotė shqiptarėve se Integrim dhe NATO do tė thotė tė vjedhėsh votėn e tjetrit”

    Nė grevėn e urisė PDK kishte njė deputet qe ka bėrė njė vit punė pėr tė mbrojtur Berishėn dhe ai nuk denjoi as ta vizitojė apo ta dėgjojė. Ky ėshtė morali qe mban gjalle kėtė mazhorancė pėr interesa personale – tha Ndoka.

    Meta nė Kuvend kundėr Kodit te ri Zgjedhor

    Ora 18:40 - Pas mė shumė se 8 ditėsh grevė urie, kryetari i LSI-sė, Ilir Meta ka dalė sot nga greva e urisė dhe pas njė fjalimi nė seancėn plenare kundėr Kodit Zgjedhor ai ėshtė bashkuar me protestuesit.
    “Shumė i dyshimtė ėshtė ky nxitim, pėr kėtė kod qė ėshtė akti mė i rėndėsishėm i parlamentit, i cili do tė ketė efekt edhe pėr katėr vitet e ardhshme” – tha nė fjalėn e tij kreu i LSI-sė, Ilir Meta. “Kush i pengoi bashkėkryetarėt e PD-sė dhe PS-sė qė pėr njė vit nga mbarimi i zgjedhjeve lokale deri nė samitin e Bukureshtit tė mos bėnin reformėn zgjedhore siē na e kėrkuan dhe ndėrkombėtarėt” – tha Meta. Sipas tij kjo ėshtė penguar nga dy bashkėkryetarėt e partive tė mėdha, Edi Rama dhe Sali Berisha.
    “Interesi ishte pėr tė realizuar atė Puc qė ėshtė sot shumė evident dhe qė synon pushtet absolut, pėr pasurim tė pakufi por dhe pėr njė mbrojtje e cila pėrjashton kontrollin e qytetarėve tė kėtij vendi” – tha ai.
    Sipas Metės Kodi ėshtė shtyrė pėr 7 muaj pikėrisht pėr tė bėrė skenarin midis PS-PD-sė, sa i pėrket formulimit dhe administrimit tė zgjedhjeve tė ardhshme, gjė qė ėshtė tėrėsisht nė kundėrshtim me OSBE, ODHIR. Ato kanė kėrkuar evitimin e diskriminimit tė partive tė vogla dhe kanė kėrkuar qė tė gjitha partitė tė jenė tė barabarta nė zgjedhje dhe tė mos dominoheshin nga dy parti siē ėshtė realizuar me Kodin e Ri Zgjedhor.
    “Dua tu siguroj se ky Kod qė po miratoni ėshtė njė pėrgjegjėsi shumė e madhe. Ju mund tė nxirrni dhe deklarata tė OSBE-sė pa emėr, por ky ėshtė njė kod qė do t’ju ngarkojė me pėrgjegjėsi para shqiptarėve” – vazhdoi Meta.
    “Ju po manipuloni zgjedhjet, kur dihet qė nė krye ėshtė Sali Berisha i cili kėrkon me ēdo kusht fitore vitin tjetėr, qoftė edhe pėr ti shpėtuar problemeve me drejtėsinė”.
    Nė fund Meta tha se po lė grevėn dhe do tė udhėheqė pėrpjekjet e atyre qė duan tė jetojnė tė lirė, dhe tu garantohet vota e tyre.


    PS, Xhafa: Kodi i ri pėrcakton qartė rregullat e lojės

    Ora: 18:20 - Deputeti i Partisė Socialiste, Fatmir Xhafa gjatė fjalės sė tij nė Seancėn Plenare tė pasdites ėshtė shprehur se: “Kodi i Ri zgjedhor ėshtė njė kod i bėrė me konsensus dhe nuk ėshtė negociuar sė fundit”. Sipas tij ky projekt pėrfaqėson diskutimet e gjata tė tensionuara brenda dhe jashtė komisionit tė posacėm parlamentar.
    “Kodi garanton standarde dhe garanton votėn e shqiptarėve” – tha Xhafa.

    Ai theksoi se kodi zgjedhor i paraqitur pėr miratim ėshtė mė i miri pėr kushtet aktuale, pasi ideale nuk mund tė ketė. Miratimi i kodit ėshtė njė premise qė zgjedhjet e 2009-ės tė jene mė tė mirat qė janė realizuar deri mė sot. Sipas Xhafės opozita nga sot merr njė tjetėr rol atė tė vėzhguesit tė rreptė, pasi Kodi i ri pėrcakton rregullat e lojės” .
    “Formula e pėrzgjedhur paracakton pėrgjegjėsinė politike tė dy forcave te mėdha nė kėto zgjedhje” – pėrfundoi Xhafa.


    Rusmajli: Me Kodin e Ri, PD ėshtė tėrhequr nga pozicioni mazhoritar

    Ora: 18:05 - Ndėrkohė bashkėkryetari i Komisionit pėr Kodin Zgjedhor, Ilir Rusmajli u shpreh se diskutimi qė bėhet sot nė Kuvend nuk synon tė shuajė debatet. Ai tha se deputetėt e kanė relacionin shoqėrues pėr Kodin, dhe tė gjithė mund tė bėjnė analizėn. “Jemi pėrprara njė materiali i cili dallon qartėsisht dhe dukshėm nga draftet e ngjashme, pėr nga cilėsia dhe ėshtė punuar me shumė kujdes, kompetence dhe ekspertizė” – tha Rusmajli. Sipas tij Kodi mbėshtetet shumė fortė nė dokumentat mė tė rėndėsishme evropiane sa i pėrket praktikave tė zgjedhjeve.
    “Ėshtė material i mbėshtetur nė tėrėsinė e rekomandimeve qė ndėrkombėtarėt kanė kėrkuar pėr Shqipėrinė” - vazhdoi Rusmajli.
    Sipas tij kodi ka njė karakteristikė tė rėndėsishme tė kompromisit tė jashtėzakonshėm politk. “PD ka sakrifikuar nė tėrėsinė e dispozitave tė kodit duke u tėrhequr nga pozicioni i saj mazhoritar” – pėrfundoi Rusmajli.

    Ngjela: Kėrkojmė shtyrje, Kodin nuk kam arritur ende ta lexoj

    Ora 17:50 - Shtyrje tė miratimit tė projektligjit pėr Kodin Zgjedhor kėrkoi edhe deputeti tjetėr Spartak Ngjela. “Unė nuk kam arritur tė bėj kriticizmin, pasi kodin e kam marrė sot nė ora 10:00 dhe kam arritur tė lexoj vetėm 43 faqe tė tij. Unė si deputet i kėsaj salle kam detyrimin tė bėj kriticizmin, pasi ai Kod mund tė ketė pėrplasje shoėrore e sociale” – tha avokat Ngjela.


    Ora: 17:40 - Seanca plenare ka nisur me qėndrime tė ashpra kundėr Kodit Zgjedhor. I pari e mori fjalėn deputeti i PDK-sė, Jak Ndoka, i cili ka kėrkuar njė javė shtyrje me qėllim arritjen e njė zgjidhje pėr Kodin e Ri Zgjedhor.
    “Ky draft ėshtė produkt i dy forcave tė mėdha politike, PS e PD, dhe ėshtė hartuar nė fshehtėsi tė plotė dhe nė mėnyrė jo transparente”- tha Ndoka.
    “Ju kėrkoj tė shtyhet edhe disa ditė miratimi i kėtij kodi qė tė arijmė nė njė zgjidhje, jo vetėm pėr ato pika tė errėta por pėr ti thėnė Shqiptarėve se vota e tyre do tė jetė e lirė”.
    “Se kuptojmė kėtė nxitim pėr ta kaluar njė orė e mė parė. Propozoj njė mbledhje tė konferencės sė kryetarėve pėr tė arritur nė njė konsensus civil, duke u bazuar nė nenin 69 tė rregullores sė kuvendit, qė thotė 2 javė shtyrje. Ne nuk kėrkojmė dy javė por vetėm njė javė”- tha Ndoka. Ndėrkohė kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli tha nė pėrgjigje tė tij se: “Projektligji vjen nga qeveria, dhe ka njė muaj qė ėshtė nė kalendarin e punės, dhe pėr mė tepėr ka 6 muaj qė diskutohet”.

    Ora: 17:14 - Ka filluar seanca parlamentare e pasdites ku do tė diskutohet pėr Kodin e Ri zgjedhor. Qindra njerėz janė mbledhur pėrpara kuvendit, duke protestuar kundėr Kodit tė Ri zgjedhor. Ata kėrkojnė shtyrje tė seancės, nė mbėshtetje edhe tė 9 deputetėve grevistė tė cilėt ndodhen sot nė ditėn e 8 tė grevės. Vetėm deputeti Ymer Tola u tėrhoq nga greva, pėr shkak tė shqetėsimeve tė mėdha shėndetėsore qė ai pėsoi gjatė kėtyre ditėve.

    Dule: tė shtyhet miratimi i Kodit Zgjedhor

    Ora: 16:45 -Kreu i PBDNJ-sė Vangjel Dule i bėn thirrje kryetares sė Kuvendit, Jozefina Topalli tė thėrrasė urgjent Konferencėn e Kryetarėve me qėllim pėr tė shtyrė diskutimet e parashikuara pėr sot tė kodit zgjedhor. Dule kėrkoi ndėrhyrjen urgjent tė presidentit tė vendit pėr tė mbledhur tryezėn e partive parlamentare e pėr ti dhėnė rrugėzgjidhje kėtij ngėrēi politik.

    Ora: 12:10- Deputetet do tė votojne sot pasdite Kodin e Ri zgjedhor. Konferenca e Kryetareve te Grupeve Kuvendore u mblodh sot paradite dhe vendosi te shtyje pėr sot nė orėn 17:00 seancėn e sė hėnės. Zyrtarisht ėshtė deklaruar qė shtyrja ėshtė bėrė se grupet parlamentare kanė kėrkuar mė shumė kohė pėr tė parė draftin pėr kodin zgjedhor. Por nderkohe burime zyrtare brenda Konferences se Kryetareve pohuan se shtyrja eshte bere ne perpjekje per te gjetur nje zgjidhje per situaten politike pas perlasjes mes pative te medha dhe te vogla per kodin e ri zgjedhor.

    Nė fakt seanca parlamentare ishte parashikuar pėr dje pasdite, por ajo u shtyp pėr ditėn e sotme me njė vendim tė djeshėm qė mori Konferenca e Kryetarėve tė grupeve kuvendore, e mbledhur pėr tė diskutuar lidhur me Kodin e ri Zgjedhor. Synimi pėr tė shtyrė me 24 orė shqyrtimin e miratimin e Kodit nė Kuvend ka qenė jo vetėm dhėnia e njė mundėsie qė palėt tė arrijnė njė konsensus pėr miratimin e tij, por edhe shmangia me pėrballjen e protestės sė paralajmėruar nga LSI-ja, PDK-ja e PS-91 para godinės sė Parlamentit. Dje, kryetarja e grupit kuvendor socialist, Valentina Leskaj ftoi 10 deputetėt grevistė pėr arritjen e njė konsensusi. Por sikundėr shtoi ajo nė emėr tė PS, “konsensusi tė jetė mbėshtetur mbi argumente e jo mbi presione”. Por, deputetėt grevistė shprehen se nuk do tė ndėrpresin pėr asnjė moment grevėn deri nė plotėsimin e kėrkesave tė tyre. Sot ata kanė hyrė nė ditėn e nėntė tė grevės sė urisė nė emėr tė votės sė lirė.

    (d.b/O.Zh/BalkanWeb)

  7. #107
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    nga llafet qe thua ti floriu dukesh si vlonjat..

    po mir merri per nje kafe aty ne sazani ata pleqt me komuniste me enveriste me xhahile me hysni kapoiste te vlores.. e pyeti..
    ke kini me shume inat ne kete dynja o shokeni.. veterano-cobanė..
    e shihi cdo thone..

    saliun malokun.. do thone..

    pra pse beni komedi me vehten..kur i thoni komunist saliut..
    aman sa qesharake beheni..

    skini pasqyra te shikoni vehten se si ju benet surrati kur thoni gjera qe mir i dini qe sjan sic i thoni..

    te fort ini qe luani hipokritin me vehten..
    kulmi..
    me ty e kam e me tere ata qe i thon saliut komunist enverist etj etj pallavra..
    Dėgjo ti shoku Braush!
    Si nė tė gjitha hamėndėsitė e tua pėrsėri jeni i gabuar!
    Unė e kam shprehur identitetin tim dhe nuk fshihem pas njė nick-u. Po, unė jam nip nė Labėri por nuk jam Vlonjat!
    Nejse kjo ka pak rėndėsi!
    Tani ju po e drejtoni gishtin tek Vlonjatėt (duke mė futur dhe mua aty) me akuzėn se i thonė Saliut "Malok" dhe kjo ju shqetėson jash mase ju si pėrfaqėsues dhe mbrojtės i figurės sė Saliut nė Forumin Shqiptar.
    Me qėnė se mė pėrfshit dhe mua kėtu atėherė po tė pėrgjigjem pėr veten time sė pari:
    Unė shokėt, miqtė (unė i konsideroj vėllezėr) e mi mė tė mirė i kam nga Veriu, nga B. Curri nga Mirdita nga Kuksi nga Dibra dhe nga gjithė Veriu qė tė mos tė zgjatem shumė me emra dhe unė kam njė parim! Nė konceptin tim, Malok janė tė gjithė ata qė janė tė pa gdhėndur dhe qė nuk hanė pyka pa mar parasysh se nga janė dhe ku jetojnė. Nė konceptin tim Malok ėshtė dhe njė Lushnjar nga Karbunara (shėmbull ky) qė kurr nuk ka parė mal me sy por qė ėshtė i trash dhe i pa civilizuar.

    Tani pėrsa u pėrket Veteranėve tė luftės dhe liderave Komunist tė Vlorės pėrgjigjen e tyre mund ta dini mė mirė ju sepse keni jetuar me ta dhe keni ndarė tė njėjtat ide nė atė kohė, pavarsisht se ēfar shkruani tani kėtu nė Forum.
    Pėrse e ngrini kėtė argumentin "Malok" ju zoti brari???
    Nė cilin vend ėshtė pėrmendur fjala malok nė kėtė temė sepse me sa duket nuk e paskam parė unė?
    Nuk mė befason fare kjo, si pėrfaqėsues i Saliut nė Forum dihen tendencat e tij pėr ta ndarė Shqipėrinė nė Krahina.
    Ndoshta jo pa qėllim shėnjestroni dhe Vlorėn nė kėtė koment kur e dini shumė mirė raportin e Saliut me popullin e Vlorės. Njė "dashuri e ēmėndur" qė i ka fillimet nė vitin 1997 kur Vlora ishte ndezur flakė dhe kėrkonte dorheqjen e Saliut nga President dhe ai dėrgonte njėsitet e shikut pėr tė shuar protestat popullore
    Apo qėllimi juaj ėshtė tė na sillni nė kujtesė dėrgimin e njėsiteve para-ushtarake nė Vlorė tė pėrbėra nga hallexhinj nga Veriu, qė ju komunikua se do tė shkonin tė mbronin kufirin nga invazioni i ushtrisė Greke dhe mė pas u dėrguan nė Vlorė tė luftonin popullin.
    Ky ėshtė synimi yt zoti BRARI, tė ngacmoni njė plagė qė tė gjithė duam ta harrojmė apo tė paktėn qėllimisht ta anashkalojmė?
    Ēfardo qėllimi politik tė keni qėndroni nė planin politik dhe mos hapni tė tilla histori sepse kėto i kanė rrėnjėt shumė tė thella dhe sinqerisht qė nuk dua ti futem kėtij lloj debati. Nuk janė nė interesin e askujt, pėrkundrazi janė histori qė vendosin njė hendek tė madh nė mardhėnjet ndėr Shqiptare

    Unė kur e quaj Saliun Komunist nisem nga faktet qė thonė se ai ka patur Teserėn e Partisė sė Punės sė Shqipėrisė. Sa komunist i mirė ka qėnė Saliu nė atė kohė unė nuk e di, sepse ai ka qėnė doktori i Liderve Komunist dhe nuk shkoi dot mė sipėr, por ajo qė di unė ėshtė se ai nuk ka ndryshuar shumė nga Liderėt Komunist tė asaj kohe dhe kjo ėshtė evidente, nuk ka nevoj pėr ndonjė zgjuarsi tė madhe pėr tu kuptuar
    Tani unė kam njė pyetje tė drejt pėr drejt pėr ju!
    Ju besoni apo nuk besoni qė Sali Berisha ka qėnė Komunist pėrpara 1990 ???
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga flory80 : 18-11-2008 mė 20:02
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  8. #108
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    cituar prej flory80 ... besoni apo nuk besoni qė Sali Berisha ka qėnė Komunist pėrpara 1990 ???
    eshte fakt qe saliu ka qene komunist, edhe i thekur biles ...

    megjithekete, ēeshtja e besimit eshte diēka tjeter ... psh po jap nje perkufizim biblik te besimit, " ... besimi ėshtė siguria e gjėrave qė shpresohen, tregim i gjėrave qė nuk shihen" (Hebr. 11:1)

    nuk duhet aspak besim per te ri-pohuar se saliu ka qene sekretar byroje i spitalit, mjek nomenklaturist, i gjunjezuar para arkivolit te atit te tij shpirtetor, enverit ...

  9. #109
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar mė parė nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    eshte fakt qe saliu ka qene komunist, edhe i thekur biles ...

    megjithekete, ēeshtja e besimit eshte diēka tjeter ... psh po jap nje perkufizim biblik te besimit, " ... besimi ėshtė siguria e gjėrave qė shpresohen, tregim i gjėrave qė nuk shihen" (Hebr. 11:1)

    nuk duhet aspak besim per te ri-pohuar se saliu ka qene sekretar byroje i spitalit, mjek nomenklaturist, i gjunjezuar para arkivolit te atit te tij shpirtetor, enverit ...
    Hėhėhėhėėėėė
    Jo pa qėllim e kam formuluar pyetjen, nė beson apo nuk beson ai sepse ai ndoshta e di qė ka qėnė komunist por nuk e beson dot qė Saliu ka qėnė pjesė e atyre bishave tė egra dhe nuk ėshtė reformuar aspak!

    Unė pėrsėri pres pėrgjigjen e Brari!
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  10. #110
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Tani une nje gje nuk e marr vesh kush eshte i trashe dhe gdhe. Ketu tema eshte per greven e deputeteve dhe ju dilni te Saliu. Dhe kjo per cdo teme cfaredo lloji te jete tema do na dalin ketu ca gdhenj dhe o burra te shajme Saliun. Po boll o njerez se e bete boze. Dhe pastaj me kercejne disa duke me thene se ti mbron Saliun. Sa per temen ato deputete qe hyne ne greve me paturpesine me te madhe dolen nga greva. A kane veshe e sy shqiptaret te shohin se kush jane ato deputete tip ilir meta dhe nard ndoka. Ku shkuan gjithe ato fjale per veteflijim dhe qendrim deri ne vdekje.....?Le te ma shpjegojne talljen e ketyre deputeteve me zgjedhesit e tyre. Se fundi mendoj se njerezit jane lodhur me gjithe keto partiza qe flasin e llapin dhe vetem sa corodisin dhe ngrejne tym. Ore duhet b,,,, te merresh me politike dhe nuk ka vend per lloj lloj ndokash dhe metash

  11. #111
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Po lereni saliun te lir,po kush jeni ju te gjykoni saliun ai burri i botes punon nat e dite per te miren e shqiperis e ju e shani.
    Tani ketu behet fjal per grevistet me sa kuptova keta paskan dal nga greva,por me intereson se sa kile kan humbur apo shtuar.
    E kam pas frigen qe mos ilir meta po i qep buzet(si ai i burgosuri qe kishte ra ne grev urie sepse nuk e paskan leshu me shku tek familja)per te mos mund kush ta ushqej ne menyr qe greva te jet sa me origjinale.

  12. #112
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Shekulli, Premte, 21 Nentor 2008 08:58:00

    Minatorė & politikanė

    Nga Naim Seferi*

    Tirana ėshtė vend i vogėl, kėshtu qė njė grevė urie, apo edhe ngjarje tė tjera mė pak tė bujshme, edhe nėse dėshiron t’i anashkalosh, nuk mundesh. Tė dalin pėrpara.

    P.sh., pi njė kafe tek bar “Kalaja", dhe pak metra mė tutje ke parlamentin me grevistė brenda. Thua me vete, "bah gjynah kėta politikanėt", ose del lideri nga selia dhe merakoset pėr tė ushqyerit e tyre, ose ose, ish-presidenti del nė ballkon dhe vėren situatėn pėr ndonjė rrjedhė tė ēuditshme tė ngjarjes.

    Dalin grevistėt politikanė dhe me zor i mbajnė gjunjėt, janė tė kequshqyer, kanė fjetur keq natėn, temperaturat zero, po qė kanė bėrė tė vetėn, e ashtu tė plevitosur e buzėt mavi nga kllapia, pėrshėndeten me tė afėrmit, e me kolegėt. U tregojnė rreziqet, ndjenjėn e frikshme tė urisė, ndjenjė kjo e paprovuar prej dekadash, fjetja me mjete rrethanore, ndonjė shpoti e qyfyre momentale. (qyfyret mund tė kenė ndodhur vetėm nė etapat e para, por kur pėrfaqėsuesit e popullit e kanė kuptuar se greva ėshtė diēka serioze, atėherė janė limituar vetėm nė shkėmbim sms-sh nė celular, pėr tė ruajtur energjitė pėr kohėt e kėqija).

    Pas mallkimeve se natėn bėn ftohtė, janė ndjerė mė solidarė sė kurrė. Nėn pėshpėrimat se ēdo ndodhė tė nesėrmen, cili do tė jetė reagimi i ndėrkombėtarėve, mbėshtetja e partisė, turmat e simpatizantėve apo mė mirė akoma, militantėve, mund tė ketė lindur ndonjė "hapje zemre", ndonjė lidhje interesash, ndryshime kėndvėshtrimesh, unifikime ideologjish, partneritete biznesesh, ti mė le kėtė e unė atė, fraza absurde kėto pėr egon e tyre, por qė nė ato momente janė mė se tė domosdoshme pėr vetė ata, qė t'i japin kuptim qenėsisė sė njėri – tjetrit, "sa mirė qė u caktuam ne pėr grevėn dhe jo ata tjerėt, se me atė nuk shkoja mirė", ose "imagjino tė flinte me mua ai spurdhjaku nga Lushnja, jo mėr vėlla 100 mijė herė ti mė mirė", etj. si kėto.

    Tani i ke hyrė kėsaj rruge. Je qė je nė grevė, nxirr celularin 7mg pixel dhe filmo, regjistro kolegun. Aty ekziston njė nivel i lartė kohezioni, shuhen hatėr mbetjet, ajri qė thithin ėshtė mė familjar se kurrė, edhe pse ambient i madh, politikanėt e kuptojnė qė si njerėz, nė raport me kėtė institucion grotesk, janė tė vegjėl. Kanė nevojė pėr pėrkujdesje.

    Duhet edhe njė pėrgatitje shpirtėrore. Njė poet, profet apo lajmėtar futuristik. Lideri grevist, mjaftohet vetėm me gjeste, sms, mban gjallė bandėn e grevistėve, ngre moralin ndėr kolegė dhe jep devizat e pasdaljes nga greva:

    "Ta shofi bota kur hyn njeriu nė grevė, turp pėr kėtė klasė politike qė me marrėveshjet e tyre, duan tė minojnė sistemin elektoral, pėrdhunojnė parimet e demokracisė, shtypin minorancėn parlamentare, ose kuptuar ndryshe: cenojnė sistemin elektoral, shtypin parimet e demokracisė dhe pėrdhunojnė minorancėn parlamentare.

    Ne do t’i tregojmė qė askush nuk mund tė pėrdhunojė aspiratat tona pėr integrimin nė strukturat evropiane, institucionet euroatlantike, dėshirat tona si popull pėr Asocim e Stabilizim dhe futjen nė Evropė". Kėshtu, lideri u bėn si pėrgatitjen e nevojshme morale, edhe atė trupore. Tė ngjethet mishi, mornica tė shkojnė nė trup, sepse jo mė kot lideri mbetet lider…

    Ndėrkohė, pak kohė mė parė, disa minatorė kishin zhvilluar njė grevė. Njė grevė e lajmėruar edhe mė parė, njė grevė pėr kushte mė tė mira pune, jo pėr kolltukė, tabela, mikrofonė e parime, por njė grevė pėr tė shpėtuar jetėn gjatė punės. Njė grevė tė mjerė qė as nuk meriton pėr t’i hedhur sytė andej. Njė grevė pa media, njė grevė koti qė as qurrat s'ja vlen t'i hedhėsh.

    Ja p.sh., del kryeministri nga shpella e fortifikuar, nga selia dhe nuk di se ku zhvillohet greva, sjell ndėrmend ndonjė kronikė mbi tė gjatė edicioneve ose gjatė raporteve qė i sjellin, por prapėseprapė qė s'i kujtohet. Njė grevė? Njė veprim i ēuditshėm, qė kur mediton mbi tė ēuditesh, sepse s'kupton asgjė qė, pse bėhet?

    Qė edhe kur e mendon ndjehesh keq pėr kohėn e humbur. Minatorė? Tė irriton fakti se 7 zbythsa rrinė pa ngrėnė, atė barktharė janė, nuk do ta marrin vesh kurrė se ē'ndjesi ėshtė tė kesh njė plėnc plot. Hė, morrat, se u hutova, parazitė e shoqėrisė sė tė ardhmes, shoqėrisė sė "internet age", parazitėt e shoqėrisė sė rritjes ekonomike me 12-15-300%.

    Ja, kėshtu ėshtė kur i kushton shumė rėndėsi, ē'po bėnin? Grevė. T'ėmėn e s'ėmės. U shton rrogėn me 5 pėrqind, grevė ata, ua shton me 8 pėrqind, prapė grevė. Vdesin si minj nėpėr galeri ku hynė vetė me dėshirėn e tyre. Askush nuk i detyron...." e vazhdon hip nė makinė tip 'mercedez Amg 6000'.

    Njė grevė larg qendrės sė Tiranės, si tė zhvillosh njė grevė nė njė zonė tė humbur. Mė mirė tė humbur do tė mendojnė politikanėt, u japim njė pension pas vdekjes, njė dekoratė 10.000 lekėshe, 2 fjalė qė bagazhi i njohurive dhe aq. Shyqyr.

    Njė grevė nė temperaturė tė ulėt, qė nuk ndryshon nga qėndrimi nė shtėpi. Edhe aty ftohtė, mungesė kushtesh, paga e ulėt, spoti publicitar mbi energjinė elektrike ėshtė i qartė, "duhet paguar qė ta kesh", "punėn e sotme mos e lėr pėr nesėr", etj. tė tilla si kėto, qė s'bėjnė asgjė tjetėr veēse u shtojnė varfėrinė shpirtėrore kėtyre njerėzve.

    Kėta shtetas e blejnė me jetėn e tyre ēdo gjė, ēdo sekondė e jetės vlen pare pėr ta. Njė orė punė 1, mijė lekė tė vjetra, 1000 lekė tė vjetra, 1000 metra nėn tokė, lagėshti, mikrobe, pasiguri, errėsirė, tė papritura. Jo pak kanė gjetur vdekjen nga kėto "surpriza".

    Ndėrsa deputetėt rrezikojnė shumė gjatė grevės, ata nxirren me ambulanca, por prapėseprapė ndryshim i klimės, dalja nga dushi me ujė tė nxehtė, mund tė sjellė efekt tė padėshiruar tek ata, p.sh., mund tė ftohen tek nisin e vishen me ngadalė, duke shuar kureshtjet e bashkėshorteve tė tyre mbi situatėn. Kjo ėshtė bela.

    Ti nuk mund tė komandosh erėn – thotė njė proverb – por mund tė drejtosh velat. Politikanėt tanė, kur futen nė grevė i drejtojnė mirė velat nga interesat e tyre, kurse minatorėt, ata qė djersėn e kanė tė ēmuar, nuk dinė se ē'ėshtė vela ende. Ata duan tė ndryshojnė kursin e jetės sė tyre. Tė paktėn tė vdesim nė shtėpitė tona dhe jo nga fatkeqėsitė, makthet e nga tmerret e njėpasnjėshme.

    Deri kur do tė vazhdojė ky diferencim, edhe sa do tė zgjasė lemeria e kėtyre familjeve, kur do ta kthejnė kėta politikanė velėn... Kambanat bien pėr ata qė kanė veshė, thotė populli, por veshėt e politikanėve tanė gjenden gjetkė, nėpėr llogari bankare jashtė vendit, nė parajsa fiskale, nė interesa vetjakė, te shkollimet e fėmijėve.

    Veshėt e minatorit janė tė lodhur nga premtimet. E kur tė nesėrmen e grevės, politikani i kthehet makinės luksoze, "kafeve" dhe ujdive, minatori i kthehet punės qė i rrezikon jetėn, i kthehet njė tė ardhmeje tė mjerė. Edhe njė llokmė e vogėl mishi nė gjellė i ėshtė kthyer nė totem; nė totem aq sa kur fėmijėt shohin ndonjė reklamė sallami nisin dhe e adhurojnė duke imagjinuar aromėn e mirė kur skuqet.

    *Autori studion Shkenca Politike

  13. #113
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mir duket iliri..?
    cthote..
    ki djalė.. o do te benet kryeminister o ska..

    ka lindur me vule ne mullaqe me thane.. e nje fallxhore i paska thene se je i derguar nga lart..per te qeverisur.. se vula ate tregon..
    ja ka mbushur mėnjen.. dhe takut brah e ca tjereve se e ka me vert et nje vule qe parathot se ilir metua duhet te jete kryeminister..
    mirpo keto nuk i ha edvin rucua..
    ata me erionet kan tjera plane..

    po per nje gje duhen admiruar..
    zihen e grihen metot me edvinet.. po zorret nuku u a tregojne botes.. pra nuku i nxjerrin ne shesh.. ladro-compagno-izmat e dikurshme..

    u lumte..

  14. #114
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    me sa kam degjuar, LSI po shperndan trakte tek popullsia e gjere (masa injorante, ne kuptimin pozitiv) se bankat dytesore jane ne prag falimentimi dhe se masat kane filluar te terheqin te hollat nga bankat. Nese kjo eshte e vertete (dhe keto fjale me vijne nga burime ku vertetesia e tyre veshtire te vihet ne dyshim), atehere LSI nuk eshte me ndryshe nga nje tufe babuinesh, sepse nuk e kuptojne se cfare demi i sjell kjo VENDIT tone.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  15. #115
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar mė parė nga Borix Lexo Postimin
    me sa kam degjuar, LSI po shperndan trakte tek popullsia e gjere (masa injorante, ne kuptimin pozitiv) se bankat dytesore jane ne prag falimentimi dhe se masat kane filluar te terheqin te hollat nga bankat. Nese kjo eshte e vertete (dhe keto fjale me vijne nga burime ku vertetesia e tyre veshtire te vihet ne dyshim), atehere LSI nuk eshte me ndryshe nga nje tufe babuinesh, sepse nuk e kuptojne se cfare demi i sjell kjo VENDIT tone.
    Unė nuk kam informacion pėr traktet, por pėrsa u pėrket bankave kjo ėshtė mė se e vėrtetė!
    Bankat Greke qė kanė filialet e tyre dhe nė vendin tonė janė drejt falimentimit!
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  16. #116
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Bankat Greke qė kanė filialet e tyre dhe nė vendin tonė janė drejt falimentimit!
    Ne fakt, une besoj se kam informacion qendror qe kjo nuk eshte e vertete per sistemin bankar dytesor ne Shqiperi...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  17. #117
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar mė parė nga Borix Lexo Postimin
    Ne fakt, une besoj se kam informacion qendror qe kjo nuk eshte e vertete per sistemin bankar dytesor ne Shqiperi...
    Hėhėhėhėėėėė
    Unė shpresoj qė ai burimi yt i informacionit tė jetė mė i saktė, edhe pse burimi im ėshtė nga aty ku lėvizen ingranaxhet e ekonomisė sonė
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  18. #118
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Unė shpresoj qė ai burimi yt i informacionit tė jetė mė i saktė, edhe pse burimi im ėshtė nga aty ku lėvizen ingranaxhet e ekonomisė sonė
    ...nga Top of the Rock?
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  19. #119
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Tirana Observer e diel , 23 nėntor 2008

    Protesta e paralajmėruar
    Shkruar nga Elton Tafaruēi

    Pasi lanė pas grevėn nėntėditore tė urisė, tė 10 deputetėt nuk vonuan qė tė anunēonin njė protestė tė madhe nė shesh. Angazhimi ishte maksimal dhe deputetėt lanė tė kuptohej se nuk kanė pėr tė humbur kohė. Protesta synon tė mbledhė tė mėrkurėn tė gjithė simpatizantėt e partive tė vogla dhe tė tjerė akoma qė presupozohet tė bėjnė pjesė nė koalicionin anti-Berishė e anti-Rama, paēka se programet politike i largojnė mjaft nga njėri-tjetri.

    Me pak fjalė, kjo do tė jetė protesta e parė qė do t’i shėrbejė LSI dhe PS’91 si tur force pėr t’u afirmuar dhe konfirmuar zėrat qė ato tashmė de facto janė forca e tretė politike. Ky grupim dhe pėrqendrim forcash tė pėrbashkėt kanė kontestimin e supremacisė sė dy partive tė mėdha dhe pika e fortė e tyre ėshtė tė mbledhė rreth vetes sa mė shumė tė pakėnaqur nga qeverisja e PD dhe opozita e PS, atė pjesė tė lėkundur qė akoma nuk ka vendosur se ku do tė pozicionohet. Vetėm disa muaj na ndajnė nga zgjedhjet e ardhshme dhe triada LSI-PDK-PS‘91 po pėrpiqet me tė gjitha mjetet qė ka nė dispozicion tė kontrastojė fuqinė e dy tė mėdhenjve, sigurisht me mjetet qė ia lejon Kushtetuta.

    Nė tė vėrtetė ashtu si ideatori dhe kreu i grevės sė urisė, Ilir Meta sė bashku me deputetėt e tjerė qė e ndoqėn nga pas, e dinin shumė mirė se me gjithė masėn ekstreme qė ndėrmorėn pėr t’i bėrė oponencė Kodit Elektoral prapėseprapė ai do tė kalonte. Qėllimi nė tė vėrtetė ishte tėrheqja dhe pėrqendrimi i reflektorėve tė opinionit publik, mediatik dhe atij ndėrkombėtar ndaj kėtij grupimi tė rrallė deputetėsh ku pėr herė tė parė nuancat e majta arrijnė tė shkrihen me ato tė djathta.

    Paēka se humbi nė terma politikė, ky grup i deputetėsh arriti tė sigurojė njė avantazh moral ndaj PD dhe PS, duke i siguruar njė rrugė gjithnjė e nė ngjitje. Mbėshtetja qė erdhi nga shoqėria civile dhe intelektualė tė ndryshėm konfirmoi kėtė tezė dhe i dha tė drejtė deputetėve grevistė. Pra duke bėrė disa ekuacione tė thjeshta, sakrifikimi nėntėditor e projektoi Metėn mė larg se ē’mund tė mendohej nė fillim dhe i dha tė drejtėn dhe autorėsinė qė tė vetdeklarohej si guardiani i demokracisė. Por Meta nuk u ndal kėtu dhe nuk mjaftua me kėtė grevė.

    Tashmė shkėmbimet e konferencave pėr shtyp pėr veshin e opinionit publik tingėllojnė rutinė dhe nuk rezultojnė aq shumė efikase. Ndaj tė zbresėsh nė shesh ėshtė njė eksperiencė e provuar mė parė nga Berisha, i cili tre vite mė parė solli nė shtėpi njė fitore duke pėrdorur kėtė metodologji.

    Kėshtu qė edhe Meta duket se ka pėrshtatur kėtė strategji pėr tė ngritur zėrin e tij. Por kjo nuk mund tė bėhej pas ndryshimeve kushtetuese, por duhej qė tė piqeshin kushtet, tė cilat do t’i jepnin LSI njė pretekst dhe njė argument mė shumė pėr tė zbritur nė shesh. Tashmė nuk ka kthim prapa, dhe Metės sė bashku me tė tjerėt u duhet qė nė skakierėn politike tė fillojnė tė luajnė nė sulm, pasi mbrojtja deri nė kėto momente nuk ka prodhuar asnjė rezultat.

  20. #120
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-02-2004
    Vendndodhja
    Tek komshija (u.s.a)
    Postime
    56
    Me ēdo gjallesė krahasohen
    K`ta politikanėt tanė
    Veē me sjelljen njerėzore
    Asgjė tė pėrbashkėt s’kanė.

    Krahasohen lehtė me Gjarprin
    Nga mėnyra si kafshojnė
    Ngjajnė shumė me Gomarin
    Nga mėnyra si drejtojnė.

    Krahasohen me Ēakallin
    Nga mėnyra si sulmojnė
    Kur e mbrojnė veten e tyre
    Dhe Luanit ia kalojnė.

    Nga natyra si kusarė
    Nė pushtet si pashallarė
    Dhe fodullė dhe tė shpėlarė
    Hem tė dhjerė, hem krenarė.

    S’nxori njė kjo “politikė��?
    Qė tė dijė tė thotė “Mė fal!��?
    Pėr ato qė kanė ndodhur
    Me dekada mbi shqiptarė.

    Nisur qė nga shtet’i parė
    E nė ditėt qė jetojmė
    Nuk po dimė ndonjė burrė
    Ta kujtojmė e ta nderojmė.

    Zogu na mori paratė
    E nuk tha “Mė fal��? qafiri
    Ato qė s’mori me vete
    Erdhi i mori i biri.

    Enveri vdiq pa na thėnė
    Na la pas kėt’ klasė-rrumpallė
    Qė kurrė nuk i bėri goja
    Ti thotė popullit “Na fal!��?.

    Ramizi ėshtė ende gjallė
    Bėn mirė para se tė vdesi
    T’i kėrkojė popullit ndjesė
    Atje ku puna nuk eci.

    Berisha nuk kėrkon falje
    As pėr lekėt, as pėr votėn
    As pėr qindra shqiptarė
    Qė vazhdon t’u hajė kokėn.

    Nano falje? Ēfarė shakaje…
    Njė ditė kur t’i dalė rakia
    Tė jetė esėll tė kujtojė
    Ditėt nga pushtet’i tija.

    Racė e ulėt, shifni botėn
    Dalin edhe thonė “Mė fal!��?
    Pėr gabime qė tė tjerėt
    Bėnė dyqind vjet mė parė.

    Ju u kap me presh nė dorė
    Por, jo falje nuk kėrkoni
    “..Rrini mos na hani m…��?
    Duket sikur po na thoni.

    U dha ky popull pasuri
    Qė s’e kishit ėndėrruar
    U duket vetja tė menēur
    Ju lyrashė tė zbukuruar.

    Uluni me kėmbė nė tokė
    “O popull, na fal��? tė thoni
    Nxirreni at’fjalė tė shkretė
    Qė shpirtin ta lehtėsoni!

    Ndryshe, popull kapi zverkut
    Futua kokėn nė kanal
    Mos i ler andej tė dalin
    Pa thėnė njėmijė herė “Mė fal!��?.
    Eshte shume e thjeshte ti besh
    gjerat te ngaterruara ,por shume e
    ngaterruar ti thjeshtosh ato.

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rregullorja e Forumit Shqiptar
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 28-09-2021, 01:20
  2. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  3. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •