Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 122
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    UNE NUK E DI GJITH KETO PARTI PER 3 MILLION BANOR ,ēFARE ELEKTORATI KANE KETO PARTITE E VOGLA ,NGA 5 KATUNAR SECILA PER KOKE .zIHEN ME NJERI TJETRIN KETO PER INTERESAT E TYRE ,NDAU ,KRIJO NJE PARTI,SE TAKSAT I PAGUAJME NEVE ,BUXHETI I SHTETIT. DUHET ME MAJT PARTIT sA DO NJE PARTI PER TU MBAJTUR NE KEMBE SELIA E PARTISE SHOFERAT MAKINAT ,PUNONJESIT E ZYRAVE ,SHERBIME JASHTE SHTETIT ETJ ETJ .KUSH I PAGON TE GJITHA KETO POPULLI.pO TE KISHIM POPULLSINE E KINES NE I BINTE TE KISHIM NJE STADIUM ME DEPUTET.AMON KUR DO SHKRIHEN KETO PARTI ,GJITH AJO AMERIK DHE DY PARTI KA.

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Thjeshte lufte per karrike.
    LSI ka plot biznese qe po krijojne miliona dhe po ju hoq suporti politik edhe ato biznese fundosen.
    Ja kane kaluar edhe vete Saliut ne demagogji keta te LSI.
    Duan te na e shesin sapunin per djathe se po u dhimbset vota e popullit.
    Sa te menderosur qe jane . Shume llum politik ka krijuar ky tranzicioni jone.

  3. #43
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811

    Greva, Berisha: Njoh vetėm PS-nė

    Ka qenė njė ditė e zakonshme nė qėndrimet e tyre politike, pėr kryeministrin Sali Berisha dhe kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, edhe pse nė Kuvend janė ngujuar 10 deputetė, pikėrisht pėr ndryshimet nė Kodin e ri Zgjedhor.

    Nertila Pupuleku
    Merkure, 12 Nentor 2008 08:57:00

    Kryeministri Berisha dhe kryetarja e Kuvendit, Topalli, pėrjashtojnė nga pėrgjegjėsia mazhorancėn

    TIRANĖ- Ka qenė njė ditė e zakonshme nė qėndrimet e tyre politike, pėr kryeministrin Sali Berisha dhe kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, edhe pse nė Kuvend janė ngujuar 10 deputetė, pikėrisht pėr ndryshimet nė Kodin e ri Zgjedhor. Si Berisha ashtu edhe Topalli kanė qenė nė njė zė sa i pėrket grevės sė iniciuar nga 10 deputetė tė Kuvendit.

    Edhe pse nė aktivitete krejt tė ndryshme, ata janė shprehur se respektojnė vendimin e ndėrmarrė nga deputetėt nė fjalė, por nuk kanė dhėnė asnjė pėrgjigje, pikėrisht pėr kėrkesat qė ēuan nė zhvillimin e kėsaj greve. Nė kėtė mėnyrė, si Berisha ashtu edhe Topalli, kanė injoruar tėrėsisht atė ēka po ndodh nė Kuvend, duke lėnė tė kuptohet qartė se nuk do tė ketė ndryshime tė qėndrimeve nga ana e mazhorancės.

    Gjatė prononcimit tė tij, nga qyteti i Durrėsit, kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar ēėshtje tė brendshme tė sė majtės konfliktin qė ka lindur me disa nga partitė e vogla lidhur me Kodin e ri Zgjedhor, duke e pėrjashtuar nė kėtė mėnyrė PD-nė nga pėrgjegjėsia edhe pse ajo ėshtė forca mė e madhe dhe njėkohėsisht hartuese e kėtij kodi.

    Duke dashur t’i konsiderojė vetėm si ēėshtje tė brendshme tė sė majtės, Berisha ka injoruar faktin se konflikti, nė tė vėrtetė nuk ėshtė brenda sė majtės, por me disa nga partitė e vogla, ndėr tė cilat edhe partia qė ėshtė nė koalicionin qeverisės, PDK-ja.Madje, kryeministri Sali Berisha, ka pėrjashtuar nga negociatat ēdo parti tjetėr tė vogėl nga e majta, duke theksuar se do tė negociojė me partinė mė tė madhe opozitare. “Kryeministri dhe mazhoranca, nė mėnyrė shumė tė prerė, nuk do tė hyjė nė probleme tė brendshme tė opozitės.

    Pavarėsisht nga respekti i pėrgjithshėm qė ushqej pėr tė gjithė opozitėn, unė jam i detyruar, nė ēdo rrethanė, tė negocioj, para sė gjithash dhe i kushtėzuar, me partinė kryesore tė opozitės, sepse ky ėshtė rregulli dhe kėshtu ka qenė edhe kur unė isha nė opozitė. Unė respektoj mendimin e ēdo njeriu, por personalisht negocioj dhe do tė negocioj me partinė kryesore tė opozitės. Unė nuk ndėrhyj nė problemet e tyre tė brendshme,”- tha Berisha.

    Shekulli

  4. #44
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ka pas pas pas thon shoki fatos, kur jeshe krieminister, se ato qelsa nuk i merr kush tjeter ne dore, veq ai e sal berisha ...

    se si vate puna, tosi ia dorzoi qelsat sales, dhe qetash ne loj ka hyre edvini, qe pret me padurim te marre ne dorezim stafeten ...

    salija e din mire skemen - rrotacionon me edvini ...

    keta "grevistat" po dashkan me prishe qetesine e rrotacionuar punisto-nomenklaturiste ...

    mos i prishin pune vedit, apo ashtu qonka loja ...

  5. #45
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    19-07-2007
    Postime
    76
    cfare te ben karikja mor aman, edhe pa buke ri per te shkreten.
    Po duken qe jane atdhetar te djegur, por aman jane djegur ne vende te gabuara
    Ti lene aty deri sa te vdesin , ta shofin edhe ata vdekjen me sy , se na hengren ter keto vite.

  6. #46
    Me!
    Anėtarėsuar
    18-08-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    297
    Ishalla mos vdesin aty te gjithe hahaha.... Do te behet Kryeminister dhe ai, keshtu qe ka te drejte
    My Code is Honer & Pride!

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cka po thot prifti dritan q.irifikusi hajduti i keshit..

    ka hy ne greve bashk me petron koc.. te cilit i tha vjet.. ti petro ke qen spiun dege me pseudonimin.. korabi..

    dhe kryetari i vulnetareve te enverit.. tak braho po grevon..

    po ndoka cka po thojke..
    po taku va-ngjel a ka hi ne grev-im..

    suksese bandes se 97 tshave..


    a po i con kush byreka.. me spinak..

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Shėnkoll, tė burgosurit nė grevė urie

    Shėnkoll- Dhjetėra tė burgosur nė Shėnkoll janė hedhur nė grevė urie nė kėrkim tė tė drejtės qė ata duhet tė pėrfitojnė sipas ligjit nga vuajtja e 2/3 tė dėnimit tė dhėnė nga gjyqėsori.

    Gjergj Marku
    Merkure, 12 Nentor 2008 21:45:00


    Shėnkoll- Dhjetėra tė burgosur nė Shėnkoll janė hedhur nė grevė urie nė kėrkim tė tė drejtės qė ata duhet tė pėrfitojnė sipas ligjit nga vuajtja e 2/3 tė dėnimit tė dhėnė nga gjyqėsori. Sipas burimeve nga brenda burgut, nė grevė urie janė pėrfshirė tė burgosur tė vendosur nė dhomat e godinės nr 4 nė katin e dytė, tė cilėt nuk kanė pranuar marrjen e ushqimit duke shpallur grevėn e urisė pa limite kohore.

    Njė listė e tėrė firmėtarėsh qė kanė vendosur tė futen nė grevė urie, u ėshtė drejtuar Ministrit tė Drejtėsisė, kryeparlamentares Jozefina Topalli, Avokatit tė Popullit, Komisionit parlamentar tė ligjeve, Zyrės sė OSBE-sė nė Tiranė dhe gjithė mediave.

    Nė kėrkesat e tyre pėr autoritetet e larta tė vendit tė burgosurit e ngujuar nė grevė urie kėrkojnė qė tė trajtohen nga organet gjyqėsore nė bazė tė ligjit dhe jo nė mėnyrė arbitrare. “Kėtė e kėrkojmė nė mėnyrė ligjore, e jo pėr t’u mbushur xhepat ndonjė gjyqtari tė korruptuar, pasi vihet re se pėrfitimi i lirimit me kusht nuk ėshtė i barabartė pėr kėdo qė e pėrfiton sipas ligjit, dhe jo sipas shumės sė parave qė mund tė vejė nė dispozicion tė togave tė zeza”- thonė ata.

    Nuk ėshtė vetėm kjo kėrkesė e tė burgosurve tė ngujuar nė grevė urie, por dhe pika tė tjera qė kanė tė bėjnė me pėrfitimet e uljes sė dėnimit kur nga i burgosuri manifestohet sjellje e mirė, si dhe pėr aplikimin e lejeve shpėrblyese, pėr tė cilat ata u janė drejtuar autoriteteve mė tė larta tė shtetit shqiptar.


    ------------------------------------------
    -----------------------------------------


    Ne qofte se greva e urise e deputeteve arrin qellimin e tyre (10% deputet te aprovojne nje ligj qe e kundershtojne 90% deputet), ateher do te ndodh:

    - qe ish-te burgosurit politik te kerkojne me grev urie demshperblimin. ( Tani i duam paret dhe vetem CASH)
    - ish-Pronaret tokat
    - ish-minatoret dhe ish-oficeret pensionet
    - ngelesit e gjimnazeve te Tiranes, burse studimi nga Shteti Shqiptar per ne "Harvard"
    -...
    -...
    - Gzim Kulufi te martohet me "gocen e dores vet" Naomi Campbell







    .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antimafia : 13-11-2008 mė 08:54

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-09-2008
    Postime
    72
    Keto lapera t'frym si thi me hi greve urie. E per cfare. Me majt gishtin n'sahan.
    E ca asht ma keq! Dalin njerez me i mbeshtete kto lapera.
    Kta lapera jan trash shtatit e populli trash mendsh.
    Prralla n'lesh, Shndetja prej nesh.

  10. #50
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga Antimafia Lexo Postimin
    ...
    Ne qofte se greva e urise e deputeteve arrin qellimin e tyre (10% deputet te aprovojne nje ligj qe e kundershtojne 90% deputet), ateher do te ndodh:

    - qe ish-te burgosurit politik te kerkojne me grev urie demshperblimin. ( Tani i duam paret dhe vetem CASH)
    - ish-Pronaret tokat
    - ish-minatoret dhe ish-oficeret pensionet
    - ngelesit e gjimnazeve te Tiranes, burse studimi nga Shteti Shqiptar per ne "Harvard"
    -...
    -...
    - Gzim Kulufi te martohet me "gocen e dores vet" Naomi Campbell


    .


    brengosem te shoh e te lexoj te shkruaj kesisoj anti-mafija, per te cilin kam respekt foruminor ... sarkazma eshte arme jo fort e efektshme per "fitimtarin" ...

    ne vend qe te jemi gjithe-perfshires, behet e kunderta, perjashtues te atyre qe nuk jane dakord me nje "monopol" (nese ky term ka vertet vend ketu) ...

    po le te lexojme edhe ndonje opinion te "papvarur", si ki me poshte ...

    TemA

    Dy pushtete
    Nga Baton Haxhiu

    Jam i tunduar tė pyes, tani qė ėshtė mbėrritur nė njė pikė pa kthim situata: Ēfarė do tė bėjnė Berisha dhe Rama pėr grevistėt? Ēfarė do tė bėjnė mediat dhe ata qė krijojnė opinion nė Shqipėri pėr njė situatė tė pazakontė dhe goxha dramatike?

    Le tė bėjmė njė vėshtrim tė gjithė asaj qė ka ndodhur gjatė kėsaj periudhe, qė tė mund tė sqarojmė krizėn nė tė cilėn ndodhet politika shqiptare.

    Mė fjalė tė tjera, cila e drejtė ka pėrparėsi? Ajo e shtetit tė Berishės apo ajo e pushtetit tė Ramės? Ajo e pushtetit qendror apo e pushtetit tė Tiranės?

    Mendoj se pėrgjigjja nuk ėshtė e vėshtirė, ndonėse si logjikė politike nuk shkon tė sqarohet, pėr shkak se subordinimi i pushtetit ka logjikėn e vet.

    Po provojmė tė sqarojmė dy pushtetet brenda njė logjike shtetėrore.

    Tė gjithė e dimė qė Berisha i ka fituar zgjedhjet nė 2005. Humbės i atyre zgjedhjeve ishte Partia Socialiste.

    Duke qenė politikisht i tėrhequr, Edi Rama qėllimisht iku nga beteja politike qė tė pėrfitojė nga humbja e Partisė Socialiste.

    Nė zgjedhjet lokale pėrdori Metėn qė tė fitojė zgjedhjet lokale duke u fuqizuar nė postin e kryetarit tė bashkisė, pozicion ky qė i jepte shpresėn e qėrimit tė hesapeve brenda njė partie tė humbur dhe moralisht tė shkatėrruar.

    Edi Rama nuk u bė kryetar si rezultat i pėrplasjeve, por duke fituar zemrėn e Ilir Metės, ku sė bashku me LSI, fitoi betejėn pėr kryetar tė Bashkisė sė Tiranės. Duke qenė kryetar i Bashkisė sė Tiranės, vendosi kritere tjera pėr anėtarėsinė e PS. Vendosi njė protektorat mbi anėtarėt kryesorė tė saj duke i shndėrruar ata nė njėrėn anė tė pėrjashtuar dhe tė pafuqishėm, pėr faktin se u shndėrruan nė njerėz qė presin lėmoshėn e ndonjė nderi bashkiak.

    Duke vendosur pushtetin e lėmoshės mbi anėtarėt e tij, vendosi edhe njė pushtet tė vetin, qė nė njė mėnyrė krijoi njė geto tė vetėn politike, thėnė ndryshe feudin e tij, qė i mundėsoi tė diktojė ligjin e tij qė ishte i veshur me pushtet. Edi Rama e kishte tė qartė se, duke qenė i veshur me pushtetin e Tiranės, nuk ishte nė opozitė. Ishte po aq i fuqishėm politikisht, sa arriti ta dekompozonte perandorinė socialiste dhe ta krijonte tė vėrtetėn e tij politike. Natyrisht qė mė nuk i duhej Ilir Meta.

    Detyra kryesore e Edit ishte tė rifitonte besimin tė vetja. Ai e kishte tė qartė se, duke kthyer besimin tė vetja, nuk dėshironte qė kjo t’i ndodhte duke luftuar fort, por energjinė e harxhonte duke eliminuar tė kaluarėn. Ai e kishte tė qartė se me diēka qė po bėnte nuk dėshironte qė e kaluara tė kthehej pėrsėri, e sidomos nuk dėshironte qė ajo tė kthehej si dikush mund ta priste apo dėshironte. Ai dikush ishte Ilir Meta.

    Pėr fat tė keq, njeriu qė pretendon tė jetė vizionar, u bė ngulfatės i idesė sė identitetit tė LSI, duke e luftuar partinė e re me burokracinė e ligjeve. Sė pari, Kushtetutėn, pastaj me ligjin zgjedhor dhe sė fundi me Kodin.

    Tė tria kėto janė tė bėra nė bashkėpunim me pushtetin qendror tė Berishės duke vendosur kritere tė ashpra kundėr opozitarit Meta.

    Kjo praktikė vazhdoi edhe pas goditjes pėrfundimtare, ku Berisha dhe Rama vazhdojnė tė emėrojnė gjėra qė eliminojnė ēdo koncept tjetėr rregullash qė dalin nga interesat e tyre.

    Njė mėnyrė tjetėr mė e sofistikuar e lojės, qė po zhvillohet, e gjetjes sė fajtorėve ėshtė ajo qė Rama kėrkon brenda shoqėrisė sė majtė dhe jo jashtė saj. Nė shėnjestėr vihet Meta dhe mė konkretisht ideja e tij qė tė jetė i vetėm nė idenė e tij politike.

    Edhe Rama edhe Berisha po bėhen luftėtarė tė zellshėm kundėr demokracisė nė Shqipėri duke ngulfatur ēdo ide qė pretendon tė jetė ndryshe nga dėshirat e tyre.

    Ē’i ka bėrė Meta - Berishės dhe Ramės?

    Iu ka prishur rehatinė e dominimit total. Pra, rehatinė e dy pushteteve, tė cilat funksionojnė nė mėnyrė perfekte.

    Nuk guxohet tė lejohet qė shoqėria shqiptare tė vijė deri aty qė qeverisja dhe shoqėria tė arrijnė deri nė atė nivel tė tillė tė lirisė e tė mendimit dhe tė shprehjes, qė tė bėjė tė tjerėt, qofshin ata tė majtė apo tė qendrės, apo tė djathtė, tė largohen nga bindjet e tyre pėr tė kėrkuar strehė te Berisha dhe Rama.

    E para, ėshtė e pamoralshme qė tė ndėrtosh monopol politik me fuqinė e burokracisė sė dy pushteteve duke kufizuar gjithēka tjetėr.

    Berisha dhe Rama duhet tė jenė burim frymėzimi e jo burim tė ngulfatjes sė demokracisė.

    Kėshtu si shkon puna, po krijohet njė traditė apo njė kulturė politike dhe shoqėrore, qė tė jetė model posaēėrisht i Berishės dhe Ramės. Historia politike e Shqipėrisė ėshtė tepėr e largėt, ndėrkohė qė pėrvoja politike e Ramės tepėr e shkurtėr, qė tė mund tė shėrbejė si kulturė ramiste nė politikė.

    Ata duket se kanė fshirė secili historinė e tyre tė mėparshme, duket sikur duan tė mohojnė nga kanė lindur dhe pėrmes ēfarė mundėsish janė bėrė liderė politikė nė vend. Ata kanė vendosur papritur tė arkivojnė historinė e tyre politike, historinė e konkurrencės dhe mbijetesės politike dhe ta fillojnė nga e para duke lindur tė dy nė njė ditė. Dhe tashmė mė ngjajnė si dy vėllezėr siamezė, qė po lindin tė ngjitur nė shpinė tė njėri-tjetrit, pėr tė mos lėnė askėnd mes tyre. Dhe dihet si ėshtė i paracaktuar fati i siamezėve. Ata vdesin nė njė ditė.

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    sipas batonit.. spo i lihet hapsire ilir metes.. pra na duhet ti hapim vend ilir metes.. pra te krijojme nje qeveri tjeter krahas asaj te pd-se qe fitoj zgedhjet.. me kryetar liro meten.. ose nje bashki tjater ne tiran me kryetar po ilir meten.. qe te na kenaqet ilir meta..
    kjo ska b.th te rrije or bato trendafili..
    po dhe une brari nuku kryesoj ndonje qeverri..
    mos duhet te bolshevikezoj si meta e ti them parlamentit pirdhu se ketu jam une..
    ne asnje menyre..
    pra jemi nja 3 meleon shqiptare si une qe nuku qeverrisim as qeveri qendrore as bashki lokale.. edhe nuku merzitemi..
    cka ki ilir meta qe patjater duhet te qeverrise.. mo ka ndonje vule ne mollaqe ki te lindur qe na detyron ta veme patjater ne qeverii mbi kryet tona..
    dini gje yve mo..

    qeveris ai qe fiton voten..
    ne bashki te tiranes qeverris edvin hajduti qe edhe me ndihmen e metes u be kryetar..
    cdo meta..
    je revolucionar i madh.. i ka thene me celular driteroi ilir metes ..

    kjo bie ere 97-te..
    dhe ahere driteroi u coj selam "djemve te selamit " sic i quajti ai causho vampiret e vlor 97 tes..
    parlamenti eshte i shenjte.. eshte tribuna e pluralizmit..
    te dhunosh parlamentin do te thote bolshvizem i kulluar.. pra grusht shteti ..kunder institucioneve te shtetit demokratik..

    pra ilir meten normalisht duhet ta cojne ne biruce..si armik i rendit ..

    do te besh greve.. beje ne zyrat e partis tende..se nuk je pa zyra.. do te protestosh..merre fjalen ne parlament si deputet qe je e fol si deputetet e tjere..
    nese nuku realizohet ideja jote do te thote se shumica nuk ta pelqen.. e ti ske te drejte me dhune te behet sic do ti..

    pra ilir meta po tregon se asgje ska kuptuar nga demokracia.. se ai vazhdon te jete nje stalin i vogel.. nje enver shkurtabiq..
    pa le kur i shan te tjret.. o pinjolle u thot te bllokut apo te ppsh-se..
    a thua se bashk puntoret e tije nuku jan kryeenveristet e vlores.. zabiti me shoke e krie enveristet skraparas por qe komandojne dhe enverizmin ne shqiperi te mesme si tako braho.. me shoke..

    pse trembet iliri..
    ai thote se dhe i vetem do dali e do fitoje zgedhjet e ardhshme..
    apo genjeka..

    e dim qe genjen sepse ne bucimas.. vjet.. kandidati demokrat i vetem.. i mundi tere sojsezet e ppsh-se te bashkuar.. pra si ilir metistet si edvin brace istet..si zabit gjinush miloistet e bashkuar..

    turp te kete driteroi qe ushqen si me 97 te..revolucione kanibalesh..
    nuk qenka ngopur ahere ki me mijra kufomat qe ja shkaktuan ketij mileti te shkrete..





    ..


    nje te mire e kan keto kacafytjet edvino metoiste.. se ne nerva e siper mund te nxjerrin sekretet e mafies.. ku ata bejne pjese si antar shtabi..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 13-11-2008 mė 16:01

  12. #52
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anėtarėsuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    o braro daje se rob i nolt qi je vdes per i cik sekrete hahahahahahahahahaha

    e di care sekretesh do i qisin njeni tjetrit nai photo ku rama bo amore me nai freshiste hahahahahahahahahah
    no glove no love

  13. #53
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-08-2004
    Postime
    298

    Brilante!!

    JEMI Tė GJITHė GREVISTė

    Mustafa Nano

    Njė numėr anėtarėsh tė Kuvendit tė Shqipėrisė janė futur nė njė grevė urie. U bėnė mė shumė se dy ditė qė janė tė ngujuar nė sallėn parlamentare, ku rėndom mbahen seancat plenare e ku dy partitė e mėdha janė bėrė gati tė miratojnė shpejt e shpejt njė kod elektoral, qė u vjen pas midesė veē atyre e qė penalizon nė mėnyrėn mė tė palogjikshme e mė tė papranueshme Lėvizjen Socialiste pėr Integrim. E pikėrisht pėr kėtė arsye, kjo e fundit ka ndėrmarrė kėtė iniciativė spektakolare dhe ekstreme. Ilir Meta e tė vetėt asistohen nė kėtė ndėrmarrje edhe nga dy a tri deputetė demokristianė.

    Nė gjithė kėtė qė po ndodh kėto ditė e drejta ėshtė nė anėn e grevistėve. Tė kuptohemi, nuk ėshtė ndonjė e pabėrė ta pėrjashtosh LSI-nė nga diskutimet mbi thelbin e kodit zgjedhor, pasi kėto diskutime morėn qysh nė krye tė herės formėn e njė loje "zero-sum", rrjedhimisht njėra palė do tė fitonte atė qė humbiste tjetra. Mė fjalė mė tė varfra e mė tė qarta, pėr sa kohė qė PS-sė i ishte mbushur mendja pėr variantin spanjoll e pėrsa kohė qė LSI-ja veē kėtė variant nuk donte, diktati i tė parės mbi kurriz tė sė dytės ishte njė gjė e pritshme (pėr mua, ky diktat ishte dhe i udhės, pasi varianti spanjoll na e thjeshton pakėz skenėn politike e na heq qafe ca lojtarė, tė cilėt nuk i duhen as dreqit. LSI-ja, pėr shkak tė njė peshe tė madhe elektorale, por jo pėr shkak tė ndonjė roli a funksioni tė dėshirueshėm politik, nuk bėn pjesė nė kėtė grup lojtarėsh). E vetmja keqardhje ka tė bėjė me faktin, qė nuk u bė asnjė tentativė pėr dialog, nėpėrmjet tė cilit mund tė afroheshin apo puqeshin qėndrimet.

    Mirėpo, punėt janė ndryshe me vendimin pėr ta pėrjashtuar LSI-nė nga e drejta pėr tė pasur anėtarė nė komisionet zgjedhore tė tė gjitha niveleve. Nė ndryshim nga diskutimet mbi thelbin e kodit zgjedhor, nė tė cilat mund tė mendohej se ēdo kompromis do tė denatyronte e bastardizonte variantin gjenuin spanjoll, nė diskutimet mbi komisionet zgjedhore ēdo kompromis ishte i mundshėm dhe i kėshillueshėm. Sa kohė qė partitė e mėdha nuk kanė rėnė dakord lidhur me kompozimin jo partiak tė komisioneve zgjedhore, ēfarė do ta gjente demokracinė shqiptare, nėse do tė vendosej qė komisionet zgjedhore tė kishin nė pėrbėrje anėtarė tė tė gjitha partive parlamentare? Do tė rritej kostoja e procesit dhe e procedurave? Apo do tė bėhej mė e vėshtirė vendimmarrja brenda komisioneve? As njėra, as tjetra; ndryshe, nuk do tė binin dakord qė nė kėto komisione tė marrin pjesė pėrfaqėsues tė PSD-sė e tė PR-sė. Hajde e merre vesh se pse kėto dy partitė e fundit, pesha parlamentare e tė cilave ėshtė fantomatike dhe e stisur, u dashka tė jenė tė pėrfaqėsuara pėrpara LSI-sė nė komisionet zgjedhore tė tė gjitha rangjeve!

    Ėshtė e qartė qė Ilir Meta ka thjesht hallin e vet nė kėtė betejė, e nė kėtė kuptim personalisht nuk impresionohem shumė nga tonet idealiste tė protestės sė Ilir Metės. Pėrkundrazi, kėto tone idealiste ta shpifin; ta shpifin po aq sa goditja qė po i japin pas shpine tė tjerėt. Ilir Meta as qė e vė ujin nė zjarr pėr votėn e lirė, pėr demokracinė, pėr shtetin e sė drejtės. Por kjo s‘do tė thotė, se ai s‘ka tė drejtė. Ka tė drejtė qė ē‘ke me tė, pasi dy tė mėdhenjtė po i provojnė tė gjitha me qėllimin pėr t‘i zvogėluar peshėn elektorale. Po pėrpiqen t‘i minimizojnė ndikimin politik. Po pėrpiqen ta bėjnė kėtė, jo atje ku mund e duhet tė bėhet, d.m.th nė fushėn e mejdanit, por atje ku s‘mund e s‘duhet tė bėhet, d.m.th nė tavolinėn e rregullave tė lojės.

    E pėrsėris, nuk ėshtė ndonjė hatĆ” qė penalizohet Ilir Meta e partia e tij (pėr kėtė them gjithė ditėn e ditės se teknikat spanjolle tė ndarjes sė mandateve parlamentare nuk kanė tė sharė); por ėshtė hatĆ” amĆ”, qė ky penalizim nuk bėhet nė emėr (apo pėr shkak) tė synimit pėr tė pėrmirėsuar e bėrė mė eficiente demokracinė shqiptare; pėrkundrazi, bėhet nė emėr (apo pėr shkak) tė interesave tė njė tandem-i, qė po bėn ēdo gjė me mirėkuptim xhambazėsh, nėn rrogoz e duke na hedhur hi syve ne tė tjerėve. Ajo qė po ndodh, jo vetėm ėshtė shumė e dėmshme, por ėshtė dhe shumė e shpifur: gjithė procesi i vendimmarrjes nė funksion elektoral, politik, institucional, legjislativ e nacional na ėshtė shndėrruar nė njė udhėtim vajtje-ardhje nė itinerarin Edi Rama-Frangaj&Fevziu - Sali Berisha. Dėshiron Rama/Berisha tė marrė njė vendim? Menjėherė merr nė telefon dyshen Frangaj&Fevziu, dhe kėta tė dy marrin menjėherė takim me Berishėn/Ramėn, me tė cilin kopsitin detajet. Mė pas vjen vendimi.

    Kjo situatė do tė meritonte njė pėrgjigje, por jo nga Ilir Meta e jo me Ilir Metėn. E dini pse? Meraku i kėtij tė fundit nuk ėshtė ky itinerar me tre stacione qė zėvendėson e by-pass-on procesin ligjor e kushtetues tė vendimmarrjes nė republikėn tonė, por fakti qė njė nga tre stacionet nuk ėshtė ai vetė. E megjithatė, nė ngjarjen e kėtyre ditėve duhet tė jemi me Ilir Metėn pėr njė numėr arsyesh. Sė pari, Ilir Meta nuk ėshtė nė kėtė mes viktimė e njė gare (unė vetė do doja qė ai tė mundej pėr fare nė njė garė), por ėshtė viktimė e njė hileje tė pistė; sė dyti, kjo hile nuk rėndon vetėm mbi tė, por po synon tė spastrojė fushėn prej tė gjithė agjentėve "armiqėsorė"; e sė treti, askush nuk e di se ē‘janė duke pėrgatitur dy tė mėdhenjtė (edhe ata vetė nuk e dinė se si do tė jetė fundi i kėsaj odiseje elektorale, nė tė cilėn Rama ka bėrė atė qė ka dashur Berisha dhe Berisha ka bėrė po njėsoj atė qė ka dashur Rama. Kush do tė fitojė?).

    Ka dhe njė pikė tė katėrt qė na hap barkun e qė na risjell nė mendje regjimin policor tė Saliut tė parė. Po na shohin sytė gardistė tė partisė e tė pushtetit qė bllokojnė lėvizjen e deputetėve, po na shohin sytė shefin e gardistėve, qė mė tė lehtė e ka tė dalė e tė na japė shpjegime nė televizion (kėtė i thotė Berisha), se sa tė marrė kontakt me pėrfaqėsuesit e popullit tė ngujuar nė Kuvend (kėtė duhet t‘ia thotė logjika), po na shohin sytė qė TVSH-ja dizinformon pa pikė turpi (grevistėt duan tė fusin ushqime -ky ishte njė nga lajmet e dhėna nga ky televizion), po na shohin sytė pajisje tė bllokimit apo tė zhurmimit tė sinjaleve tė telefonisė celulare, fikjen apo gradimin nė tė ftohtė tė kondicionerėve nė sallėn e parlamentit, e provokacione tė tjera tė kėsaj natyre qė mund t‘i pjellė veē mendja e atij qė nuk la provokacion pa bėrė ndaj njė populli tė tėrė nė periudhėn 1992-1997.

    Edi Rama, jo vetėm po e bėn sehir kėtė gjė, por edhe po bashkėpunon me Sali Berishėn; po bashkėpunon me demek pėr ta mundur nė zgjedhjet e vitit tė ardhshėm. Po sikur tė humbasė (dhe me siguri qė do tė humbasė nė kėto rrethana, pasi lojėn e kontrollon Berisha)? Kjo ėshtė pyetja e parė qė ngrihet. Dhe pas kėsaj pyetjeje, vjen njė arsyetim: edhe sikur tė fitonte Edi Rama, i cili me sa duket s‘e ka pėr gjė tė kėmbejė njė fitore zgjedhjesh me njė heshtje totale ndaj korrupsionit tė Sali Gėrdecit e tė familjes sė tij, kjo fitore, tok me fituesin, nuk do t‘i duheshin askujt. Do tė ishte njė fitore e ngritur mbi kompromise tė paprincipta, dhe mbi kėtė bazė nuk mund tė ngrihet gjė tjetėr, veēse njė pushtet korruptiv e i korruptuar.

    Ėshtė koha qė tė kthejė mendje. Ėshtė koha qė t‘i kthehet komunikimit me pjesėn tjetėr tė opozitės e t‘i bėjė naftėn bashkėpunimit me pushtetin. Askujt (as Ramės e tė vetėve, as Berishės e tė vetėve, as ne tė tjerėve) nuk i duhet nė kėto momente njė bashkėpunim nė stil e nė front tė gjerė maxhorancė-opozitė. Nuk ka asnjė urgjencė pėr njė bashkėpunim tė tillė. Kanė mbetur tetė muajt e fundit tė kėsaj legjislature, e pėr kėtė arsye opozita duhet t‘i kėrkojė pushtetit thjesht pėrmbushjen e detyrimeve e premtimeve nė funksion tė mbarėvajtjes sė zgjedhjeve. Vetėm kaq. Por pėrpara se tė bėjė kėtė, Edi Rama duhet tė bėjė njė hap prapa, e t‘i hapė rrugė ridiskutimit tė mėnyrės sė kompozimit tė komisioneve zgjedhore, tė cilat ose duhet tė jenė jo partiake (kjo do tė ishte zgjidhja mė e mirė), ose duhet tė kenė nė pėrbėrje edhe pėrfaqėsues tė LSI-sė. Ēdo zgjidhje tjetėr ėshtė pėr t‘u refuzuar.

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Disa deputete te parlamentit shqiptar hyjne ne greve urie
    Po ushqimin ku e blejne?
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  15. #55
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar mė parė nga Duaje Siveten Lexo Postimin

    ... sarkazma eshte arme jo fort e efektshme per "fitimtarin" ...

    ne vend qe te jemi gjithe-perfshires, behet e kunderta, perjashtues te atyre qe nuk jane dakord me nje "monopol" (nese ky term ka vertet vend ketu) ...



    Po te shikosh postimet e mia te meperparshme ne kete teme, une e fillova diskutimin shume seriozisht, por meqenese ēunat dhe gocat e Forumit vazhduan me gallatė, ateher thash te bej edhe une pak sarkazem (Si tha Jovan Bregu: S’kisha bere ndonjeher nga keto anonimet dhe thashe ta provoj edhe une njeher).

    Le tė diskutojme tani seriozisht per greven.


    Meqenese ka 6 muaj nga dita kur Ilir Meta, Artur Zheji & Co. dolen ne mbrojtje te Kushtetutes, e cila sipas tyre u shkel nga partite e medha, une po sjell vetem nje nen te Kushtetutes (ky nen ka qe ne vitin 1998 ne Kushtetute, d.m.th. eshte votuar me referendum popullor).

    Neni 81

    1. ...

    2. Miratohen me tri tė pestat e tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit:

    a) …; b)...

    c) ligji pėr zgjedhjet e pėrgjithshme dhe vendore;

    ē) ...; d) ...; dh) ...; e) ...; ė) ...; f) ... .

    Pra Kushtetuta e Shqiperise (ashtu si ēdo Kushtetue e cilit do vendi demokratik ne planet) e cileson se sa vota duhen per te miratuar nje ligj, ne rastin tone ligji per zgjedhjet.

    Une personalisht jam kunder precedenteve, shume shume te rrezikshem, qe Ilir Meta kerkon te vendos. Them precedenteve, sepse ky eshte i dyti.
    Heren e pare hypi mbi tavolinat e ministrave dhe desh te rrihte Zhozefinen. Per kete, nga frika apo nga deshira per te bere zgjedhje te pakontestueshme ne 2007, Parlamenti nderhyri ne Kushtetute dhe e beri numrin e antareve te KQZ nga 7 ne 9.

    Ne qofte se edhe kete rradhe Ilir Meta nepermjet nje greve urie do realizoj kerkesat e tij, ateher e them me plot gojen:
    se Shqiperia nuk e meriton me te quhet as “ Rrepublik Bananesh “ , pasi do ishte nje ulje e reputacionit te ketyre lloj republikave.

    Sa per kodin zgjedhor mund te them vetem kaq:
    LSI & Co. i ka votua ne kete komision 176 Nene ( jane votuar nga 100% te antareve) nga 181 Nene qe ka Kodi.
    Kodi (sipas Erion Velise qe e ka lexuar dhe qe e deklaroi dje ne emisionin “Opinion”) eshte shume i favorshem per partite e vogla.

    Me teper nuk ja vlen te debatojme per kodin, sepse kur nje komisioni te posatshem parlamentar ju deshen mbi 6 muaj qe ta bejne kete kod, ne mund te rrime gjith jeten duke shruar ne Forum dhe ne fund (para vdekjes) sejcili prej nesh do mendoj se ai kishte argumetat me te forta, pra kishte te drejte

  16. #56
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Citim Postuar mė parė nga Antimafia Lexo Postimin
    Meqenese u bene 6 muaj nga dita kur Ilir Meta, Artur Zheji & Co. dolen ne mbrojtje te Kushtetutes, e cila sipas tyre u shkel nga partite e medha, une po sjell vetem nje nen te Kushtetutes (ky nen ka qe ne vitin 1998 ne Kushtetute, d.m.th. eshte votuar me referendum popullor).

    Neni 81
    1. ...
    2. Miratohen me tri tė pestat e tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit:
    a) ...
    c) ligji pėr zgjedhjet e pėrgjithshme dhe vendore;
    ē) ...; d) ...; dh) ...; e) ...; ė) ...; f) ... .
    Pra Kushtetuta e Shqiperise (ashtu si ēdo Kushtetue e cilit do vendi demokratik ne planet) e cileson se sa vota duhen per te miratuar nje ligj, ne rastin tone ligji per zgjedhjet.



    Per te bere nje sqarim fillimisht per te mos u keqkuptuar me vone, nuk kam qene ndonjehere simpatizant i "levizjes se Skraparit". As nuk do te jem por e mbeshtes moralish greven sepse per grevat, revolucionet kemi shume nevoje sot!
    Por ama kam qene ne pjesen derrmuese per te mos thene gjithmone ne opozit (sepse nje njeri me parime demokratike dhe te drejta gjithmone eshte ne OPOZITE. Eshte ne opozite sepse dihet qe pushtet do te thote abuzim. Le te me thoje ndokush qe si e majta dhe e djathta nuk paskan grabitur me thase?

    Tani i nderuar "anti-greva" te gjithe e njohin kushtetuten. Kushtetuta eshte miratuar nga Populli dhe si e tille duhet te ishte votuar ne referendum. Kete nuk e thote qarte kushtetuta sepse keshtu eshte gatuar. Neni 177 pika 4 deklaron qe Parlamenti mund ta ēoje kushtetuten e ndryshuar ne Referendum? Shtroj pyetjen se kur mund ta dergoj ne Ref.? [COLOR="Blue"]Ligji i zgjedhjeve qe e ndau Shqiperine ne Kantone, Ligji per Presidentin, qe sipas meje eshte me i rendesishmi, ligji i mocionit te shkarkimt te Qeverise, ligji i shperndarjes se Parlamentit nga Kryeministri qe eshte nje shpikje alla-Shqiptarēe, me tregoni se cili vend e ka keshtu, perfshi dhe vendet afrikane Sipas meje eshte e drejte morale qe nje grup qytetar apo nje parti ta kerkoje me ane te firmave te mbledhura. 20000, 50000 aq sa ē'thote dhe kushtetuta. Apo e kam gabim?!?!


    Citim Postuar mė parė nga Antimafia Lexo Postimin
    Kushtetuta nuk thote as qė:
    a) Ligji per zgjedhje miratohet kur nje grup deputetesh arrin te kete numrin me te madh te orėve te "Ramazanit" (agjėno diten dhe ha naten), ne krahasim me deputetėt e tjerė

    b) Antaret e KQZ zgjidhen nga partia, kryetari i se ciles arrin te kaloj rradhet e gardisteve dhe te hip mbi tavolinen e kryetares se Parlamentit.
    Citim Postuar mė parė nga Antimafia Lexo Postimin

    Me kete greve urie, ish-kryeministri Shqiptar dhe ish-ministri i shendetesise po provokojne parlamentin, qe te shkel Kushtetuten.
    Ne rast se PD dhe PS do e thyhen para kesaj greve dhe do i bejne leshime "agjėnusve", ateher do krijojne nje precedent shume shume te rrezikshem per demokracine
    .
    Ka me hajdut se keta qe kane qeverisur 18 vjete ne Shqiperi? Ka me keq se kaq? A mund te vije dikush nga rinia per ta ndryshuar kete gjendje? Keto jane pyetje qe duhet ti pergjigjen njerezit e ndershem apo dhe ata qe etiketohen anti-greve, te me falni anti- mafie?!?!


    Une do ti them ketij populli mire jua bejne qe jeni pa drita.
    Mire jua bejne qe jeni pa uje?
    Mire j'ua bejne qe jeni me rroga qesharake?
    Mire jua bejne ata policat greke qe ju fusin shkopin e gomes ne by.?
    Mire jua bejne ..... per te gjitha padrejtesite e tjera qe jane aq shume sa do te duheshin dite e net per ti shkruar te gjitha.


    Ngrihuni mor katunar ne proteste kur ju ndodh GERDECI!
    Ngrihuni mor njerez te humbur ne proteste kur nuk keni drita!
    Ngrihuni mor budallenj ne proteste kur politikanet ju vjedhin voten!
    Ngrihuni mor popull ne proteste kur nuk keni pune!
    Ngrihuni mor popull kur proteston minatori!
    Ngrihuni mor popull kur proteston sindikata
    !


    Kete duhet te besh ti o i nderuar antimafje dhe jo ta na mbrosh Edi Ramen, Sal Berishen, Ilir Meten sepse ka kush i mbron keta qeveritar. Jane skuthat si Erjon Veliaj, jane mafi-ot qe ju grabisin ēdo dite e etj.

    Citim Postuar mė parė nga Antimafia Lexo Postimin
    Pas kesaj mua me lind e drejta te shtroj pyetjet:

    1) Perse u dashka qe shqiptaret te shkojme ne votime dhe te zgjedhim nje parlament, i cili nuk i aprovon ligjet me shumicen e kerkuar ne Kushtetute?
    Shqiptaret duhet te shkojne ne votim per te zhdukur njehere e mire kete kas politike qe nuk jane me teper se kopil komunistash.

    Shqiptaret duhet te shkojne ne votime dhe te zgjedhin ate, njeriun e tyre, nga komuniteti i tyre, te zgjedhin njeriun e drejte, artistin e merituar, dhe jo t'ia japin voten x politikani qe nuk mban pergjegjesi per 97, per Gerdecin, per korrupsionin galopant.
    Ne duhet te votojme per te nxjerre ne pension kryeministrin qe luan kazino kur mbyten bijte e ndershem te ketij populli te varfer.


    Citim Postuar mė parė nga Antimafia Lexo Postimin
    2) A nuk do ishte me efikase sikur ēdo grup interesi shqiptar, te sterviste disa persona ne mbajtje "Ramazani" dhe me ane te tyre te realizonte venien e ligjeve qe ju interesojne.
    Ke te drejte qe tallesh sepse ke qene picirruk ne kohen kur studentet Shqiptar hyne ne greve per rrezimin e Komunizmit.
    Tallu me greven e minatoreve se kerkojne pensione dhe rroga me te larta se sa Deputeti. Vazhdo e tallu se te ka magjepsur x apo y politikan.


    Citim Postuar mė parė nga Antimafia Lexo Postimin
    3) Sa dite greve urie duhen per tu bere Kryeminister i Shqiperise, se ndoshta e kap edhe une normen (jam i sigurte qė duroj me shume se ai sozia i Pali Miskes, Ilir Kaptinlodra)?
    oks
    Greve tende do ta mbeshtes i nderuar por nqs ama hyn per buke, drita, uje, per zgjedhje te ndershme, per protest anti korrupsion etj.
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  17. #57
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar mė parė nga GeNi_25 Lexo Postimin
    ... Kushtetuta eshte miratuar nga Populli dhe si e tille duhet te ishte votuar ne referendum. Kete nuk e thote qarte kushtetuta sepse keshtu eshte gatuar. Neni 177 pika 4 deklaron qe Parlamenti mund ta ēoje kushtetuten e ndryshuar ne Referendum?
    ...


    Neni 177 i Kushtetutes

    1. Nisma pėr rishikimin e Kushtetutės mund tė ndėrmerret nga jo mė pak se njė e pesta e anėtarėve tė Kuvendit.

    2. Asnjė rishikim i Kushtetutės nuk mund tė ndėrmerret gjatė kohės kur janė vendosur masat e jashtėzakonshme.

    3. Projekti miratohet nga jo mė pak se dy tė tretat e tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit.

    4. Kuvendi mund tė vendosė, me dy tė tretat e tė gjithė anėtarėve tė tij, qė projektamendamentet kushtetuese tė votohen me referendum. Projektligji pėr rishikimin e Kushtetutės hyn nė fuqi pas ratifikimit me referendum, i cili bėhet jo mė vonė se 60 ditė nga miratimi i tij nė Kuvend.

    5. Amendamenti kushtetues i miratuar i nėnshtrohet referendumit, kur kėtė e kėrkon njė e pesta e tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit.

    6. Presidenti i Republikės nuk ka tė drejtė ta kthejė pėr rishqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendi pėr rishikimin e Kushtetutės.

    7. Ligji i miratuar nė referendum shpallet nga Presidenti i Republikės dhe hyn nė fuqi nė datėn e parashikuar nė kėtė ligj.

    8. Rishikimi i Kushtetutės pėr tė njėjtėn ēėshtje nuk mund tė bėhet pėrpara se tė ketė kaluar njė vit nga dita e rrėzimit tė projektligjit nė Kuvend dhe jo mė pėrpara se tė kenė kaluar 3 vjet nga dita e rrėzimit tė tij nė referendum.



    Pra Kushtetuta e thote shume qarte, qe amendamenti kushtetues i miratuar i nėnshtrohet referendumit, kur kėtė e kėrkon njė e pesta e tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit.

    Ilir Meta & Co. nuk i beri dot 28 firma deputetesh qe ta ēonte Kushtetuten e amenduar ne referendum popullor.
    Ne se kane te drejte 50 mije shqiptar qe te ndryshojne kushtetuten, kete mund ta gjykoj vetem Gjykata Kushtetuese e Shqiperise.
    Po qe se kjo gjykat e lejon referendumin dhe po qe se mblidhen 50 mije firma, ateher une do shfrytezoj te drejten time Kushtetuese per te votuar.
    Do votoj pro ndryshimeve te 21 Prillit.



    Citim Postuar mė parė nga GeNi_25 Lexo Postimin
    ...

    Ke te drejte qe tallesh sepse ke qene picirruk ne kohen kur studentet Shqiptar hyne ne greve per rrezimin e Komunizmit.
    Tallu me greven e minatoreve se kerkojne pensione dhe rroga me te larta se sa Deputeti. Vazhdo e tallu se te ka magjepsur x apo y politikan.



    Une kam qene nje nga antaret e komisionit kryesues te greves se urise te studenteve ne Shkurt 1991.
    Ne me greven e urise donin te provokonim diktaturen (sepse vetem 40 dite me vone me 31 Mars 1991, do hynim ne zgjedhje kunder partise komuniste ne pushtet) dhe besoj se ja arritem qellimit. Diten e trete te greves 100 000 shqiptar rrezuan me bustin e diktatorit edhe friken per te votuar kunder PPSH-se.
    Pra ne donim sherr dhe konfrontim me shtetin komunist. Jo per qejf, por ngaqe nuk kishim rruge tjeter.



    Kete qellim kane deputetet greviste? Te nxisin nje rrevolte popullore kunder shtetit demokratik dhe rendit kushtetues???!!!
    Ta nxjerrin ligjvenien dhe vendim-marrjen nga Parlamenti ne rruge????!!!!

    "Nuk bete boll qejf " ne 1997, kur popullin nuk e drejtonin te zgjedhurit e tij, por Komitetet e Shpetimit te Zan Ēaushit, Nehat Kulles & Co.???????!!!!!!!!


    .
    .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antimafia : 14-11-2008 mė 09:13

  18. #58
    Jam plotesisht dakort me Antimafian. Une e fillova vetem me shaka kete teme, pasi se besoja se me te vertete do kishte perkrahje kjo greve. Eshte komplet absurde te besh greve urie per gjera te tilla dhe te dalesh kunder shumices se parlamentit qe rrjedhimisht eshte edhe shumica e popullsise.

    Kane vjedhur apo jo PS e PD nuk ka lidhje ne kete muhabet fare. Keta grevistet kane plot mundesi te tjera per te bere ndryshime dhe nuk ka nevoje per greva urije. Le ta sensibilizojne me mire popullin ne lidhje me vjedhjet dhe shkeljet qe po bejne partite kryesore dhe mbase e kapin me verte numrin e 50 mije firmave qe duhen per referendum.

    Me keto greva urie i bie qe te drejtoje pakica, se sa here su pelqen dicka, vrap ne greve urie dhe shumica duhet te degjoje.

  19. #59
    dhe ti kthehemi pak shakave

    A ka vdek ndonji nga grevistet apo gjall te gjith?

  20. #60
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Po pse su ngriten rrugacet e LSI-se kur ndodhi Gerdeci por u ngriten tani kur iu prek interesi personal?Kane zene dhe Parlamentin se me c fare te drejte Iliri i Met e di.Duhen nxjerre zvarre perjashta.Nqs duan te bejne greve ta bejne te LSI.Ne Parlament s kane te drejte sepse Parlamenti eshte i te gjithve dhe rrugacet e LSI-se nuk jane shumica.Hajd hajd se do i kapi kodi i ri Ilirin e Met.

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rregullorja e Forumit Shqiptar
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 28-09-2021, 01:20
  2. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  3. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •