Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 39
  1. #1
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549

    Gjirokastër, shembet pallati. 3 banorë nën rrënoja, mes tyre një fëmijë

    Një pjesë e një pallati 5-katësh, në të cilën banonin 20 familje është shembur sot në mesditë në qytetin e Gjirokastrës. Ministria e Brendshme konfirmoi se janë evakuar 15 persona,4 prej të cilëve janë evakuuar nga rrënojat. Mendohet se tre persona mund të jenë ende nën rrënoja, mes tyre një grua dhe fëmija i saj. Kryeministri Berisha: Përgjegjësit para drejtësisë, por tani të shpëtojmë jetët nën rrënoja. Ndalohen shkaktarët e tragjedisë. Njëri tentoi të arratisej.





    Life's too short to remove USB safely.

  2. #2
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549


    Life's too short to remove USB safely.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    uroj mos kete viktima
    JO SEKS PARA MARTESE

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276
    Shpresoj qe te jen gjall ajo nene me femijen e vet......dhe pse japin leje ndertimi afer ketyre ndertesave te vjetra?????dhe fajtoret te ndeshkohen mos te lehen te livadhisin kur krijohen kto situata te tmerrshme,dhe ishalla nuk ka viktima te tjera
    Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    me keqja eshte se ndodhin ngjarje te tilla dhe asnjehere nuk mesojme nuk merren masa

  6. #6
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    duhet me u prish kto ndertesa te vjetra , trishtim po te vika me i kshyr kto ndertesa , e lere te jetosh ne to.
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

  7. #7
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Kjo u shemb ishe e pas '90 lol.
    Life's too short to remove USB safely.

  8. #8
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ata qe jane brenda u konfirmua qe jane te vdekur. Kjo qe ndodhi eshte thjesht nje vazhdimesi e Gerdecave qe jane ne cdo lagje e qytet. Vetem vizitoni komunen e farkes, te kodrat mbi kopshtin botanik ketu ne Tirane dhe mund te shihni me syte tuaj se cfare katastrofe ka rrezik te ndodhe aty! Mjere kush banon ne ato pallate!
    Kane ndertuar pallate njeri mbi tjetrin duke gerryer themelet e pallateve perreth e duke gerryer nje koder prej argjile, nje material i bute dhe qe nuk mban pesha pallatesh 15 katesh sic jane ndertuar aty.

  9. #9
    ***LOVE*** Maska e Tironcja_BLN
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Berlin City
    Postime
    3,440
    ua na la me goj hap...shpresoj mos te ket vdek ajo nen me femin e saj
    zemra ime tull shpirti jot llac dashurija jon pallat 15 kac

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga Drini_i_Zi Lexo Postimin
    duhet me u prish kto ndertesa te vjetra , trishtim po te vika me i kshyr kto ndertesa , e lere te jetosh ne to.
    Nuk jan te vjetra ndertesat po mesaduket eshte kalbur administrata lokale e Gjirokastres qe nuk do t'ia dije per ndertimet e reja qe behen, si behen e ke demtojne keto ndertime te reja gjate ndertimit.

  11. #11
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Tironcja_BLN Lexo Postimin
    ua na la me goj hap...shpresoj mos te ket vdek ajo nen me femin e saj
    E ke ne te gjitha televizionet qe konfirmohet qe jane te vdekur, po pritet qe neser te veprohet per nxjerrjen e kufomave pasi tani eshte nate dhe rrezikon te shembet dhe pjesa tjeter e pallatit. Neser nje vajze e vogel nuk do te shkoje ne shkolle me canten ne dore, por do te shkoje ne varreza ne nje kuti druri

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Eshte tamam katrahura urbane qe politika e dhjere e 18 vjeteve shkerdhatokraci na ka lene e do na e lere peshqesh dhe ne si gjithmone do ta paguajme me gjak.
    U be kjo katrahure urbane qe te fitonin para te pista politikanet tane shkerdhata duke bere pallate edhe ne ate te semes se tyre.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ajo cka pashe ne ekranet e televizioneve satelitore.. ishte rri te rrime..pra sehir e cfar sehiri..
    pra shteti e qyteti me duret ne toqe..
    ka mbet puna te nji zagar grek..
    shqiperia ka ngrit duret e punen presi tu a beje qeni i grekve..
    hajde de te ish ndonje polifem e te shpresosh se katallani po i lu guret e po gjen njerzit.. po qeni cdo beje..
    turp i madh..
    me kujtohet kur serbia i vuri perpara si kope 2 meleon e ca kosovare.. e i hodhi matan bjeshkeve te namuna.. dhe shteti shqiptar nuk guxoj as ciu me bo..
    ja kush jemi pra..

    tmerr..

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ajo cka pashe ne ekranet e televizioneve satelitore.. ishte rri te rrime..pra sehir e cfar sehiri..
    pra shteti e qyteti me duret ne toqe..
    ka mbet puna te nji zagar grek..
    shqiperia ka ngrit duret e punen presi tu a beje qeni i grekve..
    hajde de te ish ndonje polifem e te shpresosh se katallani po i lu guret e po gjen njerzit.. po qeni cdo beje..
    turp i madh..
    me kujtohet kur serbia i vuri perpara si kope 2 meleon e ca kosovare.. e i hodhi matan bjeshkeve te namuna.. dhe shteti shqiptar nuk guxoj as ciu me bo..
    ja kush jemi pra..

    me cshoh nga pamjet.. pjesa e rrezuar eshte shtesa.. qe do i jet bere pallatit ne vitet kapitalisto babezitse..

    tmerr..

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Une personalisht, qe prej shperthimit te Gerdecit, çdo personi qe kryen nje veprim te papergjegjshem e therras me nofken "Delijorgj".

    Kur shihja ne TV pamjen e pallatit te shembur, ne mendje me zukaste nje kenge qe kendohej dikur (nuk e di a kendohet me) dhe qe thoshte:
    ...gjith shqiptaret janë Mic Sokola

    por tashme e transformuar në koken time:

    ...gjith shqiptaret janë Delijorgja

    ----------------------
    ----------------------

    Papergjegjshmeri ne ekstremitet.

    Jo nje person qe ka degjuar një simestër "STATIK",
    por edhe nje femije i cili ka luajtur ate lojen "Kush e rrëzon i pari kunjën e shkrepses, të ngulur mbi një grumbull mielli" (s`po me kujtohet tani se si quhej loja, pasi kam tridhjet e ca vjet pa e luajtur), do e dinte se po u germua kodra mbi te cilen rrinte pallati, ateher ai pallat do binte.

    "Se je tina cop mishi me dy sy, ç`kusur kam una me u be naj dit cop mishi me tre sy" thoshte i shkreti Qazim Mulletja.

    ----------------------
    ---------------------

    Lus Zotin, që te bej mrekullira dhe ti ketë lënë në jete ato dy te mjerat, qe jane nen germadha.
    E di se mundesia qe ato te jene ne jete eshte shume shume e vogel, por derisa te gjenden trupat e tyre ajo nuk eshte ZERO.



    .

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e kepi
    Anëtarësuar
    30-07-2007
    Vendndodhja
    Në USA . Për kontaktim ,mund të më kontaktoni nëpërmjet EMail -it :- DuarArti@gmail.com ose RoyalGBConst@gmail.com
    Postime
    1,389
    Së pari ngushllime familjarëve dhe farefisit që kanë humbur familjarët e farefisin e tyre .

    Vërt ky propblemi i ndërtimtarisë ,në Shqipëri , është bërë problem jetik .
    Ligjet e ndërtimtarisë në Shqipëri ,sikur duket nuk e njohin e nuk e respektojnë jetën e njeriut .
    Kjo dukuri është sa fatkeqsi po edhe më tepër është turp ,për organet kompetente .


    Unë e dij që nuk është vendi për të vendosur këta fotografi këtu në këtë temë ,por veç desha të tregoj se si punohet e ndërtohet në shtetet ,ku respektohet prona e tjetrit dhe jeta e njeriut .
    ...............
    Në botën e civilizuar ,para se të ndërtohet një objekt qoftë ajo kolibë/kasollë e thjeshtë,shtëpi përdhese apo një grataçelë duhet aplikuar për leje ndërtimi , sëbashku me planin e objektit dhe qëllimin e atij objekti .
    Pasi aplikohet, atëherë ,nga përgjegjësit e komunës së pari analizohet vendi ku do ndërtohet ai objekt ,bëhen shpime që të kontrollohet trualli/dheu e nëse gjithçka shkon në regull atëherë analizohet plani i objektit nga përgjegjegjësit e komunës /arqitektët,inxhinjerët dhe inspektorët .
    E nëse gjithçka shkon në regull ,atëherë i jepet leja kontraktorit për të vazhduar punën- fillon ndërtimin e objektit ,për ndryshe kontraktori nuk mund të fillon punën .

    Por edhe mbasi kontraktori të fillon punën ,komuna/bashkia është e obliguar që të kontrollon punën sipas fazave të ndërtimtarisë .
    1.- Pasi të hapen temelet ( para se të mbushen me çimento apo guar ) por materiali duhet të jetë aty në vend për inspektim gjithashtu ,duhet të inspektohen nga inspektori .

    2.- Pasi të mbushen temelet , duhet të inspektohen nga inspektori .

    3.- Pasi të ngrihen muret - pa me u bërë me llaç , duhet të inspektohen nga inspektori .

    4.- Pasi të vendosen cevat e hidraulikut, rjeti elektrik ,nxemja qendrore ,duhet të inspektohen nga inspektori .

    5.- Pasi shtëpia / grataçela të jetë mbaruar komplet ,përsëri inspektohet nga inspektori dhe nëse çdo gjë është në regull ,atëherë nga inspektori i komunës jepet liçenca e përdorimit e atij objekti .Përndryshe është e kotë çdo punë e bërë deri atëherë .

    Nëse inspektori sheh diçka që nuk është në regull ( gjatë fazave të ndërtimit ) , të jep afat kohor sipas problemit 1-javë dery dy muaj për të përmirësuar problemin ,në të kundërtën puna ndalohet komplet dhe gjithçka fillon nga epara .


    Për këtë fatkeqësi që ka ndodhur në Gjirokastër ,për mendimin tim fajin e ka dhoma e planimetrisë ,sëbashku me inspektorin dhe kontraktorin .
    Aty ose është hëngur ryshfet ,ose çdo gjë është kaluar me ate shprehejen vullgara '' q-i q-in tëmën '' .

    Të jem unë përgjegjës dhe të vendosi për këtë fatkeqsi ,do vendosja kështu ;-
    a. Shefin e urabanistikë, inspektorin e ndërtimtarisë dhe kontarktorin do i dënoja me burgim të përjetshëm pa të drejtë faljeje aspak .
    b. Të treve do iu konfiskoja pronat e tundëshme dhe të pa tundëshme ,maqineri e çka kanë nën pronësi ,me të cilat do kompenzoheshin dëmet e shkaktuara ,edhe përse jeta nuk kompenzohet me asfar mase e njësi .
    3. Nuk do ju lejoja vizita familjare për 50 vite resht ( të mos i shohin edhe këta familjarët e vet ,njetë sikur nuk mund ti shohin të dëmtuarit ata që iu kanë vdekur ) .

    Tani, Bota ndërton gataçela ngjit njera me tjetrën dhe nuk ndodhin kësi fatkeqësi e tragjedi .

    Përsonalisht vetë kam ndërtuar dhe renovuar tre objekte ngjit njëra me tjetrën - pra mur për murë sëbashku ,prej të cilave kam edhe disa fotografi .

    Për të rruajtur objektin kojshi nga shkatrimi/ rrëxuarja ,në ndërtimtari ai proces quhet '' underpinning '' ( Shqip fatkeqsisht nuk e dij se si quhet ).

    Por ,funksion kështu ;-
    Nëse Objekti që ndërton është fare ngjitur me një objekt egzistues ,atëherë së pari përforcon themelet e objektit egzistues me çimento , në thellësi 1m më shum se themelet e objektit të ri që do të ndërtohet .

    Ky është proces shum delikat, i vështirë dhe kushton shum ( gati afër 1/3 e kostos e objektit të ri ) .

    Puna bëhet kështu :-
    Temelet e objektit të vjetër hapen në çdo 1m ( 1m po , 1m jo ) .
    a. Pra hapet një metro e nënthemelit me thellësin sipas objektit të ri dhe mbushet me çimento .
    b.Një metro e themelit lihet ashtu siç është pa trazuar fare ,dhe mandej përsëri hapet një metro ,në thellësinë e objektit të vjetër ,mbushet me çimento ,
    Dhe kështu vazhdon deri në fundin linear të thelemit ( 1m po , 1m jo ) .
    Atëherë kthehet përsëri dhe hapen hapësirat ndërmjet mbushjeve me çimento qu lanë më herët.
    Pra hapet 1m, mbushet, 1m lihet pa trazuar,dhe kështu vazhdon deri në fund ( 1m po , 1m jo ).
    E kjo punë është reptësisht e kontrolluar nga inspektori .
    Kur ai e aprovon punën e bërë të '' underpinning '' ,atëherë kontraktori hapën temelet e objektit të ri .
    Me një fjalë ,ai që ndërton njitur me një objekt ,duhet tia siguron themelet e objektit të kojshiut ,së pari .


    Ja tani disa fotogafi të këtij procesi të ndërtimtarisë :-

    Ky zotnia ,kishte hyrje nga mbas shtëpisë ,por nuk mund ta përdorte besmentin nga mbas ,shkaku se temelet e shtëpisë aty ku ishte hyrja ishin shum të larta .
    Me një fjalë , themelet e shtëpisë në këtë jesë duheshin të futen shum thellë në tokë ,mbi një 1.5m .

    Ne e bëmë kësi soi se kjo është shtëpi përdhese :-

    Këtu shihet se si ia tregova të zotit të shtëpisë me anë të kësaj skice se si do ndërtohet muri me '' underpinning '' .




    Pra ku shkruan '' Vertical wall '' është muri egzistues i shtëpisë .
    '' Interior '' hapsira e besmentit .
    ''slab ''është plooça e çimentos e besmentit .
    '' existing soil '' dheu i nëndyshemeës ''
    '' '' underpinning '' ,është vendi që duhet gdhendur trualli dhe të mbushet me çimento .

    Këtu tani, ku filluam ta gdhendim dheun për ta mbushr mandej me çimento .


    Këtu ,duket kjartë se si e kemi gdhendur dheun nën temelin egzistues .
    Por pasi shtëpia është përdhese dhe themelet i kishte shum të mira ,ne menjëherë e gdhendëm dheun në diku afër 2.5 m gjatësi .


  17. #17
    i/e regjistruar Maska e kepi
    Anëtarësuar
    30-07-2007
    Vendndodhja
    Në USA . Për kontaktim ,mund të më kontaktoni nëpërmjet EMail -it :- DuarArti@gmail.com ose RoyalGBConst@gmail.com
    Postime
    1,389
    Këtu ,veç e mbushur më me çimento .





    Mandej në vazhdim të murit, hapëm murrin për derë me dy krahë ( pra ku dheu ishte shum poshtë ) .





    Vendosëm derën, regulluam murin .



  18. #18
    i/e regjistruar Maska e kepi
    Anëtarësuar
    30-07-2007
    Vendndodhja
    Në USA . Për kontaktim ,mund të më kontaktoni nëpërmjet EMail -it :- DuarArti@gmail.com ose RoyalGBConst@gmail.com
    Postime
    1,389
    Ky është një projekt tjetër me '' underpinning ''


    Kjo është një shtëpi dy katëshe :-

    Dhe këtu shihet shum mirë mënyra e të gjedhendurit të truallit '' një metro po , një metro jo '' dhe mandej kthehet e gdhenden e mbushen ata hapsira që janë lënë të pa trazara në fillim .




  19. #19
    i/e regjistruar Maska e kepi
    Anëtarësuar
    30-07-2007
    Vendndodhja
    Në USA . Për kontaktim ,mund të më kontaktoni nëpërmjet EMail -it :- DuarArti@gmail.com ose RoyalGBConst@gmail.com
    Postime
    1,389
    Ndërsa kjo është në Manhatan - down town ,ku kemi gdhendur në thellësi 35 feet afër 12 m thellësi ,duke nxjerur dheun me kova .





  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga Drini_i_Zi Lexo Postimin
    duhet me u prish kto ndertesa te vjetra , trishtim po te vika me i kshyr kto ndertesa , e lere te jetosh ne to.
    ashtu asht qka jan keto ndetera keshtu ? material i dobt , pa lidhje si me pas ndertu femijt keto ...
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Gjendja e fëmijëve jetimë shqiptarë
    Nga Albo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 12-11-2010, 17:19
  3. Në Shqipëri punojn 50 mijë fëmijë
    Nga Hyllien në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  4. Historia ndryshe e kufijve të Shqipërisë së vogël
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-03-2006, 16:25
  5. Qendra Teatrore per Femije ne Shkup
    Nga StormAngel në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 12:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •