Traineri i Merituar Astrit Greva, flet pėr pėr marrėdhėniet me mjeshtrat e merituar tė basketbollit shqiptar, Fagu, Zaēe, Mushi, Ēaēi, Kuqo dhe Bushati


Sa e vėshtirė tė stėrvitėsh mjeshtra...


Nga Agron SEJAMINI


Ka stėrvitur mbi 40 mjeshtra sporti basketbolli. Dėgjon emrat: Muhamet Pėrmeti, Njazi Lleshi, Petrit Murzaku, Agim Fagu, Kushtrim Zaēe, Kastriot Mushi, Gazmend Ēaēi, Robert Kuqo, Pjerin Bushati, Artan Terihati dhe para sysh tė shpalosen ikonat e basketbollit shqiptar. "Skulptori" i kėsaj madhėshtie, e ka emrin Astrit Greva. Kur ende nuk kishte mbushur 21 vjeē e caktojnė trainer tė ekipit tė "Partizanit". Jo se ishte mė i miri. Por, pikėrisht pėr kėtė fakt, vetėm ai mund tė sakrifikohej nga lojtarėt e skuadrės, pas ikjes sė Naim Pilkut pėr studime nė Bashkimin Sovjetik. Por nuk pati mundėsi qė tė shijonte ditėn, atė qė ėndėrronte natėn... Njė pjesė e shokėve tė ngacmuar nga egoja dhe dėshira qė atė detyrė ta kishin vetė, filluan tė mos i bindeshin nė stėrvitje. Nė tė shumtėn e rasteve shfrytėzonin edhe mosaftėsinė e tij pėr tė drejtuar ekipin. Me gjakftohtėsi dhe largpamėsi mundi t'i kalojė kėto situata tė pakėndshme duke shtuar pėrgatitjen teorike dhe komunikimin shoqėror. Falė mjeshtėrisė sė ekipit por jo tė trainerit, "Partizani" del kampion tre herė rresht. Tre vjet sa pėr 30 vjet pėrvojė. Sedra dhe besimi nė vetvete, e bėnė qė jo vetėm tė drejtonte por edhe tė guxonte. Ideoi dhe realizoi praktikėn qė ekipi i "Partizanit" tė mos mbėshtetej vetėm te talentet qė i siguronte nėpėr rrethe, duke pėrfituar nga kryerja e shėrbimit ushtarak. Humbi vazhdimėsia e fitimit tė kampionateve pėr sezonin 1963-64, por u vendos njė mentalitet dhe praktikė e re, frytet e sė cilės do ndjeheshin nė vazhdimėsi. Tashmė, njė brez tjetėr me talente si Agim Fagu, Edmond Moja, Guxim Bekteshi, Besnik Pėllumbi, Dodan Pėrmeti qė pėr nėntė vjet rresht nuk e ulėn nga podiumi i nderit ekipin. Mė e veēanta, ishte se lindi njė "Partizan" krejt ndryshe. Jo mė me veprime tė ngadalta, e mbrojtje tė fjetur por zhdėrvjelltėsi, shpirt gare, rezultativ dhe triumfues. E saktėson kėtė ndryshim vetė pjesėmarrja dinjitoze nė Kupat e Europės. Mė 1968 ndeshen me kampionen e Italisė duke fiksuar rezultatet surprizė 67: 68 nė Romė dhe 73:73 nė Tiranė. Nė takimin e dytė, asistoi edhe Presidenti i Federatės Botėrore tė Basketbollit, Xhons. Shtypi i huaj shkrojti se "u zbulua basketbolli modern nė Tiranė". Ndėrsa Agim Fagut pasi ju dorėzua trofeu i takimit si pikėshėnues mė i mirė me 48 pikė, ju akordua njė vend nė pėrfaqėsuesen e Europės. Njė "Partizan" qė nisi tė shkruajė emrin e artė jo vetėm nė historinė e basketbollit shqiptar. Pėrbri, emri i trainerit tė tij, 28 vjeēarit Astrit Greva. Por kulmin "Partizani" do e arinte me brezin tjetėr, kur nė udhėn e Fagut nisėn tė shkėlqejnė Zaēe, Mushi, Kuqo, Terihati, Bushati, Ēaēi, Leka, Prifti...

Jo thjesht nga nostalgjia se sa nga kėrshėria ndryshoj udhė nė bashkėbisedimin tim, me kėtė trainer tė merituar. I lutem tė mė tregoj diēka intime pėr secilin prej kėtyre yjeve. Shqiptoj emrin e tė madhit Agim Fagu...Kishte shumė autoritet. Gati-gati si tė ishte trainer. Nuk bėhesha xheloz por shpesh herė, ndjeja tė ēarat qė mė krijonte nė marrėdhėniet e mija, me pjesėn tjetėr tė skuadrės. Por nuk ushqeja pėrēarjen se sa dėshirėn dhe mobilizimin drejt suksesit. Ėshtė fat i madh pėr njė trainer tė stėrvitė dhe tė ketė nė ekip pėr 13 vjet, aq sa e pata unė, njė lojtar si Agim Fagun. Fat por dhe shumė e vėshtirė...Mė kujtohet u lajmėruam se do iknim pėr njė turne nė Bukuresht. Gimi ishte dėmtuar nė gju dhe nė vend qė tė stėrvitej me ekipin preferoi plazhin. I bėj tė qartė se kjo zgjidhje do tė largojė nga pjesėmarrja nė kėtė turne. Mbase nuk deshtė tė mė dėgjonte, mbase edhe nuk e besonte se vertetė do isha i vendosur nė atė qė i thosha. Nuk e kisha kapriēo, se sa praktikė pune me tė gjithė. Ai qė nuk stėrvitej me ekipin nuk luante nė takimin e radhės e jo mė nė kėtė rast qė ishte turne ndėrkombėtar. Ne ikėm nė Bukuresht, e ndjemė shumė mungesėn e tij pasi ishte lojtar qė bėnte diferencė, por mė shumė se sa rezultatet mė ka interesuar disiplina. Natyrisht, qė kjo la pasojė nė marrėdhėniet tona nė vazhdim...

Po pėr Kushtrim Zaēen, ē'mund tė thuash? Shumė i talentuar por nėse stėrvitej akoma mė fort do jepte edhe mė shumė. Korekt dhe me sedėr tė jashtėzakonshme nė lojė. Ishte me shumė peshė nė skuadėr. Por edhe mė kėtė lojtar jo gjithēka ka shkuar mirė.... Ndėrsa stėrviteshim dhe pėrgatiteshim pėr Kupėn e Europės, ku do ndesheshim me "Honvedin" e Hungarisė, Kushtrimi shkėputet nga stėrvitja rreth njė javė, me arsye familjare. Ikėm nė Budapest dhe nuk e pata pjesė tė ekipit. Humbėm me njė pikė diferencė. Pas njė jave nė Tiranė u zhvillua takimi i kthimit. Unė pėrsėri pėr t'i dėshmuar se para rezultatit ėshtė disiplina, nuk e pėrfshiva nė pesėshen e parė. Mbaron pjesa e parė dhe ne ishim nė humbje me 8 pikė diferencė. Mund tė eleminoheshim. "Harrova" disiplinėn dhe mendova pėr atė tifozeri tė zjarrtė dhe kualifikimin. E aktivizova qė nė fillim dhe falė mjeshtėrisė sė tij, trumfuam mes atij entusiazmi tė jashtėzakonshėm qė ende edhe sot mė oshėtin nė vesh...

Po me Kastriot Mushin si kanė qėnė marrėdhėniet? Shumė tė mira gjatė gjithė kohės. Shkėlqeu pas largimit tė Agim Fagut duke merituar edhe shiritin e kapitenit tė skuadrės. Rezultativ dhe shumė i talentuar ky lojtar. Nuk kam patur mosmarrėveshje veē fundit tė karrierės sė tij sportive. Nuk e priti mirė njoftimin tim pėr tė lėnė sportin dhe tė punonte si trainer i tė rinjve... E mirėkuptova qė nuk ishte e lehtė tė shkėputej nga ai pasion qė i ka motivuar dhe mbushur jetėn. Por me keqardhje, ndjeva se ai, nuk mė mirėkuptoi. Mė vonė po. Pasi mė solli t'i stėrvitja dy ēunat e tij.

Po Robert Kuqo ē'tė kujton? Ka ardhur te unė pa qėnė basketbollist. Hė, mė fal veē me... gjatėsinė. Por nė sajė tė vullnetit, bindjes, pėrkushtimit mundi tė kapi gjithēka. I vetmi basketbollist qė ka ecur me kėmbėt e veta. Sportist e ka bėrė puna dhe jo talenti. Asnjėherė nuk mė ka sjellė probleme. Luftonte dhe punonte qė tė arrinte mė tė mirėn pėr skuadrėn dhe jo pėr emrin e tij. Nga njė lojtar nė bisht tė skuadrės arriti tė shkojė nė krye tė ekipit dhe tė jetė i vlefshėm edhe pėr kombėtaren. Po ashtu edhe i vėllai, Artani. Tė sjellshėm, kokėulur dhe rezultativ. Me siguri tė Robertit i ka ngjarė edhe djali i tij, Ermali, produkt i genit, punės dhe sakrificės. Nuk ėshtė pak tė jesh lojtar i "Valencies"nė Spanjė dhe lojtar i pesėshes sė parė tė pėrfaqėsueses turke siē ėshtė Ermali, njė nga mė tė kėrkuarit nga ekipet elitare nė Europė.

E ndėrsa i kujtojmė Pjerin Bushatin, fillon tė buzėqeshė duke na krijuar pėrshtypjen e ēastit se ky do ketė qėnė akoma edhe mė i pranueshėm se Roberti. Por... Ė,ė,ė me Pjerinin kujtoj njė rast me tė vėrtetė tė veēantė. Ishim nė Korēė nė njė takim kampionati. Pas pėrfundimit tė ndeshjes si zakonisht kishim dy orė kohė tė lirė. E ndėrsa vajti ora dhe i gjithė ekipi hypi nė autobus, Pjerini mungonte. Pas njė ēerek ore e shikojmė nė fund tė rrugės tek ecte qetė-qetė. Del dikush nga shokėt e tij dhe ja bėn me dorė qė tė shpejtojė. Ai pėrsėri nuk e prishi terezinė. Hypėn nė autobuz dhe i them, se shokėt nuk ta kanė pėr borxh tė tė presin ty. Kur prisja si reagim ndonjė fjalė pendese, mė thotė : - Po nuk u bė qameti profesor pėr dhjetė minuta. I them tė zbresė nga autobuzi. Mė bindet duke ardhur nė Tiranė me automjetet e rastit. Ndoshta mund tė isha pak mė i tolerueshėm, por pėrsėri duke mbrojtur disiplinėn besova se do mė justifikonte veprimin. Por nuk ndodhi kėshtu. Pjerini nuk lojti mė me "Partizanin" por me dėshirėn e tij iku nė njė ekip tjetėr...Veēse ka qėnė lojtar me peshė. Ishte nė pesėshen e parė dhe denjėsisht ka qėnė pjesė e ekipit kombėtar. Ishte rezultativ, luftarak dhe egoist. Vite mė vonė edhe Pjerini mė besoi djalin e vet pėr ta stėrvitur. Njė talent edhe ky tė cilin unė e pata nga mosha 9 vjeē deri 14. Tani luan me nėnkampionen e Italisė nė kategorinė e dytė si dhe ėshtė antar i ekipit tonė pėrfaqėsues.

Harruam Gazmend Ēaēin... Me Gazin ishim bashkė 13-14 vjet. Lojtar qendre i talentuar, me pėrgatitje fizike tė shkėlqyer. Dallonte nė shpejtėsi dhe kėrcim. Nuk kam pėr ta harruar, atė emocion qė ndjeva nga fjalėt e mira qė dėgjova nga goja e Valiero Biankinit, trainer i ekipit pėrfaqėsues tė Italisė. "Ky lojtar mund tė luajė shumė mirė, me ēdo ekip tė fortė nė Europė. Unė do e dėshiroja shumė nė ekipin tim...". Ja kush ishte Gazmend Ēaēi. Edhe pse kemi patur marrėdhėnie shumė tė mira gjatė gjithė kohės edhe me Gazin "u prishėm" nė fund kur ai la sportin. Edhe pse ishte 38 vjeē ende nuk bindej se mė mirė do ishte qė te "Partizani" tė luante njė i ri...

Duhet tė mė kuptosh qė kėto janė mbresa se sa ndodhi pasi askush nuk mund t'i shmangė nė karrierėn e tij sportive. Pėr mė tepėr kur ne ekip ke lojtarė tė mėdhenj. Unė me ata dhe ata me mua kaluam njė jetė qė mbetet e nderuar dhe e paharruar. Gjithsesi, nuk ėshtė e lehtė tė stėrvitėsh mjeshtra...


EMRI: Astrit Greva

DATĖLINDJA: 3 shtator 1936

VENDLINDJA: Vlorė

ARSIMI: Diplomuar nė Institutin e Lartė tė Kulturės Fizike "Vojo Kushi", Tiranė

PĖRVOJA PROFESIONALE

Mėsues i edukimit fizik nė shkollėn tetėvjeēare "Kosova" dhe "1 Maji", shkollėn ushtarake "Skėnderbej" dhe Shkollėn e Bashkuar.

1954-1955. Kapiten skuadre me ekipin e tė rinjve tė Tiranės. Vit nė tė cilin u shpallėn edhe kampion kombėtar.

1957. U thirr pėr tė kryer shėrbimin ushtarak pranė ekipit tė basketbollit "Partizani".

1958. Caktohet trainer i ekipit tė basketbollit tė "Partizanit" kur ende

nuk kishte mbushur 22 vjeē.

1958-1991. Gjatė gjithė kėsaj periudhe

ka qėnė trainer basketbolli nė klubin "Partizani".

1968-1991. Trainer i ekipit pėrfaqėsues tė tė rriturve nė basketboll

1972.Trainer i Merituar Sporti


Takimi mė i vėshtirė? kur fitoi...Terezinėn!


Ajo ishte si gjithė tė tjerat, nė atė grup vajzash qė i ai stėrviste, nė Pallatin e Pionierėve. Por ngacmimi dhe dyshimi, filluan muaj mė pas, kur simpatiken shkodrane, e pa tė ulur nė shkallėt e kėndit sportiv, tek ndiqte njė takim basketbolli ku luante dhe Astriti. Nė vazhdim, ajo ra mė shumė nė sy, pasi ndiqte gati ēdo ndeshje. Filloi tė ndjehej mirė djaloshi, kur bindėte veten se ajo vinte pėr tė. I ledhatur dhe i lumturuar nga ky fakt, veē shikimeve shtoi dhe interesimin. Por u zhgėnjye kur mėsoi se ajo ishte motra e Renato Radojės, basketbollistit tė talentuar shkodran, shoku i tij i skuadrės. Gjithsesi, tashmė ai qė kishte filluar tė ndjente pėr tė... Shtoi shoqėrinė me Renaton, pėr tu afruar me Terezinėn. Por mė shumė se sa shokun e skuadrės, Renato "ndihmoi" prindėrit duke i pėrcjellė dyshimin e njė simpatie tė mundshme midis Astritit dhe Terezinės. Shqetėsimi pushtoi familjen nė Shkodėr. As qė mendohej, e jo mė tė realizohej njė lidhje e tillė, mes njė katolikeje dhe njė myslimani. Pėr mė tepėr kur kjo familje ishte nga mė besimtaret. Ndaj si zgjidhje mė tė saktė gjetėn ndėrprerja e studimeve tė Terezinės nė Liceun Artistik, nė Tiranė. Pėrgjigje e padėshiruar kjo edhe pėr Astritin. Mendoj ta linte me kaq por nuk mundi. Ditėt qė kalonin, veē ja bėnin mė magjike siluetėn e shkodranes simpatike... Bėri atė qė nuk i kishte shkuar kur ndėr mėndje. Niset pėr nė Shkodėr dhe troket nė shtėpinė e saj. E quajti fitore qė ia hapėn derėn dhe e pranuan tė bisedonin. Katėr orė e ca bashkėbisedim me prindėrit e Terezinės por pa praninė e saj. U pėrgjėrua dhe u pėrbetua djali i shkretė por asgjė nuk ndryshoi nė vendimin e tyre. Mė pas thėrresin tė hyjė nė dhomė edhe vajza.

- Dėgjo moj bijė! Nėse ti e ke mėndjen akoma tek ky djalė duhet tė dish se mua mė ndan njė herė e pėrgjithmonė nga fisi. Pra, dua tė mė japėsh pėrgjigjen pėrfundimtare - ju drejtua babai i saj.

U dėgjua njė pėrgjigje me gjysėm zėri.

-Astriti ėshtė djali i parė pėr tė cilin ndjej...Por unė do bėj ēfarė tė thoni ju.

Pasi larguan Terezinėn nga dhoma e kuvendit, nė vazhdim prindėrit zbutėn pak mė shumė zėrin nė bashkėbisedim. Pėrcjellin mysafirin pa i dhėnė drekė por... shpresė.

Mė pas ata bashkuan jo vetėm zemrat por dhe pasionin pėr basketbollin. Terezina u bė titullare me "17 Nėntorin" duke u shpallur shtatė herė kampione kombėtare dhe mė vonė lojtare dhe trainere e femrave tė "Studentit". Ajo u bė pjesė e denjė e ekipit pėrfaqėsues dhe Mjeshtre Sporti.


126 arbitrime ndėrkombėtare pėr Albi Grevėn


Qysh i vogėl, tė shtunave apo tė dielave do ishte tifozi i parė i "Partizanit". Fillimisht gėzohej kur gėzonte i ati ndėrsa mė pas kur filloj tė ndjejė magjinė e kėsaj loje, bėnte tifozllik... Derisa u bė pjesė e ekipit tė tė rinjve me Aleksandėr Dherin. Gjatėsinė mundohej ta kompensonte me grintėn dhe teknikėn nė fushėn e lojės. Pasioni dhe dėshira qė nė tė ardhmen tė ishte pjesė e ekipit legjendar qė drejtonte i ati, e motivonte dhe e bėnte mė tė pėrkushtuar. Por... njė pasdite ndėrsa shkonte nė stėrvitje, ishte pėrballur me tė atin. E ndėrsa priste ledhatimin e radhės, mori "shuplakėn", dhimbjen e sė cilės e ndjen edhe sot.

-Albi! Mos u lodh kot. Unė tė sugjeroj qė mė shumė rėndėsi tu kushtosh mėsimeve ndėrsa sportin ta kesh pjesė tė kulturės tėnde, pėr kohėn e lirė.

Fakti qė kėtė ja thoshte babai i vet dhe njė nga trainerėt mė tė mirė tė kohės, e lėndoi. Dhe atėhere kur mendoi se ishte ndarė pėrfundimisht me dashurinė e kėsaj loje qė ishte rritur, pas njė viti Andrea Troja, specialist nė Federatėn e Basketbollit i hedh idenė e tu bėrit arbitėr. As qė i kishte shkuar ndėr mėnd ndonjė herė pėr kėtė gjė e jo mė ta mendonte se mund tė bėhej realitet. Pėr mė tepėr qė ka lėshuar tė bėrtitura e tė shara pėr kėta njerėz kur i kanė hyrė nė hak skuadrės sė tė atit... Gjithsesi shansi pėr tu "takuar" edhe njė herė me basketbollin e detyroi qė ta pranoi ftesėn.

Bilbilit tė parė i ka qėlluar t'i bjerė nė Lojrat Universitare zhvilluar nė ambjentet e Qytetit tė Studentit. Mė pas arriti tė bėhet pjesė e sekretarisė, duke shėnuar pikėt apo faullet nė tavolinė. Ndėrsa takimi i parė zyrtar ka qėnė ai i zhvilluar nė Pėrmet nė maj tė vitit 1986. Mysafir ishte ekipi i femrave tė Elbasanit, nė njė takim qė ishte i vlefshėm pėr kampionatin e kategorisė sė dytė. Por emocionet mė tė mėdha i pėrjetoi nė finalet e Kupės sė Republikės kur arbitroi nė krah tė arbitrit me pėrvojė, Xhelal Kalaja. E ndėrsa para 6 vjetėsh, Federata i lutej pėr tu bėrė arbitėr, erdhi njė moment qė trokiti Albi nė kėtė institucion, duke ju lutur qė ta ndihmonin pėr tė fituar Liēensėn e Federatės Botėrore tė Basketbollit. Dėshira ishte e madhe por buxheti i pamundur. Detyrohet qė atė shumė paresh qė i duhej pėr dy javė testim, ta sigurojė vetė duke filluar edhe njė punė tjetėr. Nė shtator tė vitit 1993, ikėn nė Itali pėr tu testuar. Mes 35 konkuruesve fitojnė 17, mes tyre edhe Albi. E pabesueshme sa edhe e vlerėsueshme kjo licencė jo vetėm pėr individin por dhe pėr Federatėn qė pėrfaqėsonte po tė kujtojmė se dėshtuan disa konkurues, nė vendet e tė cilėve, basketbolli ėshtė sporti elitar. Emocionet e takimit tė parė ndėrkombėtar, Albi i pėrjetoi nė Stara Zagora tė Bullgarisė, kur bashkė me njė arbitėr hungarez, drejtoi njė takim femrash tė vlefshme pėr Kupat e Evropės. Ka qėnė tetor 1993. Vitet kalojnė dhe emocionin tani nuk e gjen nė ndeshjet e veēanta por nė numrin e takimeve. Plot 126. Arbitrimi i fundit ka qėnė ai i zhvilluar nė Sarajevė mes dy ekipeve tė Bosnjės dhe Danimarkės nė Kupėn e Europės pėr meshkuj. Ndėrsa sot nė orėn 20:30 arbitri i mirėnjohur shqiptar Albi Greva, drejton nė Podgoricė, takimin mes "Buduēnostit" dhe "Monpeljesė" sė Francės, i vlefshėm pėr Kupat e Europės pėr femra.Natyrisht qė ēdo takim ka mbresat dhe emocionet e veta por mbase mė i paharruari pėr tė do ngelet ai i Selanikut nė vitin 1998. As vetė nuk u besonte syve kur mėsoi se do drejtonte ndeshjen e basketbollit tė meshkujve mes "Aris" dhe kampiones sė Hungarisė. Sa herė ishte entusiazmuar dhe kishte shpėrthyer nė kėnaqėsi, para ekranit tė televizorit, kur ndiqte lojėn e yjeve tė basketbollit europian qė pėr fat njė pjesė e tyre janė nga vendet fqinjė. Dhe ja tek vjen dita qė tė arbitrojė ekipin e shquar grek, pjesė e tė cilit ishte edhe Paspal...

rd