Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1

    Nju Jork: Promovohet Albania Media Center

    Nga Beqir SINA

    Kėto ditė nė metropolin e botės, Nju Jork u promovua qendra dhe paketa mė e re mediale, e pagėzuar me emrin "Albania Media Center".

    Qendėr e re mediatike, kjo me bazė nė Gjenevė dhe Cyrih. Promovuesit e kėsaj qendre jo rastėsisht nė kėtė kohė kur sapo Amerika, i kaloi zgjedhjet presidenciale, dhe zgjodhi presidentin e ri erdhėn nė Nju Jork, ku vepron media mė nė zė nė botė, pėr tė promovuar dhe pėr tė parė realisht punėn madhe qė e bėjnė mediat amerikane.

    Qėllimi i kėtij promovimi nė Nju Jork duket se ka qenė pėr tė treguar nė tė gjithė medien shqiptare se ka ardhur koha qė media nė gjuhėn shqipe nė diasporė, duhet tė ketė mė riorganizim mė tė mirė medial, nė tė gjitha format e bashkėpunimit.

    Njė rėndėsi tė veēantė Albanian Media Center, duket se kėrkon t'i jap qysh nė hapat e para tė promovimit tė saj nė Nju Jork dhe tė pėrqėndrohet tek reforma mediatike amerikane.

    Qė duke filluar prej nga "ditėlindja" e saj Albanian Media Center, me anė tė zgjerimit tė informimit nė ēdo cep tė botės, tė lidhet me gazetarėt e saj duke i dhėnė me anė tė lajmit, tė shpejt, nė kohė, drejpėrsėdrejti, korrekt e profesional - hapesirė edhe gazetarėve tė rinjė kudo qė Albanian Media Center do tė akreditojė metropolet e botės si nė Nju Jork, Uashington, Paris, Londėr, Romė, Cyrih, Gjenevė, Shkup, Prishtinė e Tiranė, e kėshtu me radhė.

    Albania Media Center merrė pėrsipėr tė mbrojė tė drejtėn e gazetarave tė saj dhe t'u dalė nė mbrojtje sa tė jetė mundur kolegėve tė saj shqiptar kudo ku ata punojnė. Albania Media Center do tė organizojė takime tė ndryshme e debate dhe do t'ju jep mundėsi mė shumė gazetarėve pėr bashkėpunim kundrejt njė shpėrblimi, sipas kontratave.

    Drejtuesit e saj janė shumė optimist dhe mendojnė tė japin prova qė punėt e kėsaj qendre mediale tė konkretizohen dhe tė shihen shumė shpejt.

    Pra, inicues tė kėsaj qendre janė gazetarėt me pėrvojė tė gjatė profesionale nė fushėn e gazetarisė, Llukman Halili, Dashnim Hebibi si dhe Naser Pajaziti.

    Tė ashtuquajturin promovim Albania Media Center nė Nju Jork, bartėsit e projektit Llukman Halili dhe Dashnim Hebibi e zhvilluan nė lokalin e njohur "Myriad Restaurant - Tribeca Grill", pronė e aktorit me famė ndėrkombėtare Roberto De Niro, nė lagjen e artistėve East Village.

    Nė kėtė promovim morėn pjesė edhe dy aktorėt tanė tė mirėnjohur Jim Biberaj dhe Luan Bexheti. Me projektin AMC janė njohur edhe biznesmenė dhe emra tė njohur tė komunitetit shqiptar amerikan. Biznesmeni dhe lobisti i njohur Harry Bajraktari deklaroi se ky ėshtė njė projekt madhėshtorė pėr tė cilin shqiptarėt brenda dhe jashtė rajonit tė Ballkanit kanė nevojė. Ai vlerėsoi edhe zhvillimet e fundit nė Kosovė, Shqipėri dhe Maqedoni, duke thėnė se viti 2008 ėshtė viti i shqiptarėve dhe realizimit tė qėllimeve tė tyre kombėtare. “Shqiptarėt vazhdimisht janė treguar tė zgjuar dhe po shtrojnė procesin me projekte konkrete nė tė gjitha lėmitė”, deklaroi Bajraktari.

    Inicuesit e projektit "Albania Media Center" Llukman Halili dhe Dashnimi Hebibi tė mbėshtetur nga shumė intelektualė qė jetojnė nė diasporė, Kosovė, Shqipėri dhe Maqedoni, filluan projektin pėr themelimin e kėsaj qendre.

    Ata thanė se Albania Media Center, me seli nė Cyrih, u hap pasi ekipi i saj mediatik e pa tė arsyeshme dhe e ndjeu shumė shpejtė se tani janė kushtet dhe ka ardhė koha tė jetė njė organizim i tillė ēka edhe i ka munguar deri mė tani komunitetit tonė si nė diasporė dhe vendlindje, pėr t'u njohur me informacione tė drejpėrdrejta(live) nė mė se 75 pėr qind tė emisioneve tė saja nga ngjarjet qė ndodhin nė diasporė dhe trevat shqiptare nė Ballkan dhe vendet mė tė rėndėsishme tė botės, zhvillime dhe ngjarje.

    Rrugė tė mbarė dhe suksese, mbrėmė nė promovimin e Albania Media Center i uroi edhe aktori i mirėnjohur shqiptarė nė SHBA-sė, Jim Biberaj i cili jeton dhe vepron nė Nju Jork. Pėrshėndeti kėtė projekt edhe aktori i njohur Luan Bexheti.

    Halili dhe Hebibi dy gazetarėt qė kanė ardhur nė Nju Jork tė bėjnė promovimin dhe prezantimin e Albania Media Center thanė nė pėrfundim se ata kanė njė projekt dhe statut tė pasur, ku do tė realizojnė shumė plane dhe projekte konkrete pėr tė ardhmen e bashkėkombasėve tanė nė diasporė dhe nė Kosovė, Shqipėri e Maqedoni.

    Gjatė kėtyre ditėve edhe intelektualėt e ndryshėm qė jetojnė nė SHBA, kanė pėrshėndetur projektin dhe shpresojnė se nė mediat tona do tė ketė reforma nė tė mirė profesionale dhe gazetareske.

    Qendrat e kėsaj AMC-sė do tė jenė nė Cyrih tė Zvicrės, Nju Jork, Shkup, Prishtinė dhe Tiranė. Shumė shpejt do tė paraqitetet nė opinion logoja e saj dhe njė faqe interneti ku do tė ketė tė gjitha informacionet e duhura.

    Iliria News Agency
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

Tema tė Ngjashme

  1. Rreth Pėrhapjes Sė Islamit Ndėr Shqiptarėt
    Nga cobra nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  2. Enciklopedia Britanika mbi historine tone
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:32
  3. Sa prifterinj paguan Serbia dhe sa kisha nderton ajo?
    Nga _Mersin_ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 10:03
  4. Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 27-08-2006, 06:46
  5. Epiri ne lashtesi dhe sot/Epirus in ancient times and today
    Nga King_Gentius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 01:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •