Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811

    Godo: Zgjedhjet, përgjegjësi e Berishës

    Zgjedhjet e lira dhe të ndershme do të jenë një nga sfidat kryesore që duhet të realizojë vendi ynë, me qëllim që të mos ketë më kontestime nga ndërkombëtarët.

    Nertila Pupuleku
    Premte, 07 Nentor 2008 08:05:00


    Republikani, Sabri Godo, flet për Kodin e ri Zgjedhor, marrëdhëniet mes prokurorisë dhe qeverisë, si dhe luftën kundër korrupsionit

    TIRANË- Zgjedhjet e lira dhe të ndershme do të jenë një nga sfidat kryesore që duhet të realizojë vendi ynë, me qëllim që të mos ketë më kontestime nga ndërkombëtarët. Presidenti i Asamblesë Republikane, Sabri Godo, ka deklaruar dje se do të ishte e pafalshme në rast se nuk ndodh një gjë e tillë dhe se përgjegjësia kryesore do t’i binte kryeministrit të vendit, Sali Berisha. Republikani Godo flet gjatë në një intervistë për “Shekulli”-n edhe për marrëdhëniet mes qeverisë dhe prokurorisë, qëndrimin kritik të PR-së ndaj Kodit Zgjedhor dhe për zhvillime të tjera të politikës në vend.

    Z.Godo ju keni deklaruar prej kohësh kritikat në lidhje me Kodin Zgjedhor dhe pakënaqësitë tuaja ia keni bërë të ditur edhe PD-së, duke folur shpeshherë edhe për daljen vetëm të PR-së në zgjedhjet parlamentare 2009. Në fakt, në cilat raste do të dilnit të vetëm në zgjedhje dhe, konkretisht, cilat janë pakënaqësitë që keni ndaj PD-së?


    Tani ndihemi disi të vënë me shpatulla në mur. Njeriu i gjendur në rrethana të tilla do të kërkojë mënyrat për të mbijetuar. Unë them se ky nuk është një Kod Zgjedhor i mirë, ky është një huazim nga jashtë që nuk i përshtatet Shqipërisë. Është një Kod Zgjedhor që nuk do ta kuptojnë kurrë votuesit, bile nuk e kuptojnë as shumë politikanë sesi janë mekanizmat e këtij Kodi. Nuk e di pse duhet t’i hynim një ngatërrese të tillë, kur kishim një rrugë si ajo e Proporcionalit Kombëtar, që do të nxirrte qartë atë që prezanton secila parti, sa vend ka në elektorat, sa duhet të zërë vend në qeverisjen e vendit, sa deputetë duhet të këtë në kuvend.

    Të gjitha këto vijnë e anulohen për shkak të këtij Kodi Zgjedhor që penalizon rëndë partitë e vogla, ose i vë në kushte të atilla që duhet të ulin kokën e të pranojnë, medoemos, atë që i ofrojnë partitë më të mëdha. Unë, parimisht, nuk jam kundër rotacionit të pushtetit, sepse nuk bën ndonjë dëm kjo, por nëkushtet që jemi dhe përballë një opozite, së cilës unë nuk i besoj për shumë arsye, them se nuk jep asnjë garanci se po të marrë ajo pushtetin, do të qeverisë më mirë, të kundërtën do të hyjmë në një aventurë të rrezikshme, prandaj jam në një vendosmëri për koalicionin e djathtë, me kusht që ky të jetë një koalicion i vërtetë e jo një grumbullim partish i dominuar nga partia më e madhe, e që të tjerët të kenë një zë të mekur. Nuk është një zhvillim për demokracinë.

    Ja që ne u vumë para këtij fakti e do të presim që të dalë një Kod Zgjedhor, e do të tentojmë të bëjmë një marrëveshje më Partinë Demokratike. N.q.s. do e shohim se kjo nuk funksionon, atëherë mbetet alternativa që ne të dalim të vetëm në zgjedhje, pa pasur ndonjë garanci që të fitojmë atë që na përket, por këto janë kushtet dhe nuk kemi ç’të bëjmë. Ndaj, si njëri vendim, edhe tjetri, janë në të vërtetë vendime të marra në presën e briskut.

    Bashkimi midis PD-PDR-së, u interpretua zyrtarisht si një mundësi për t’i sjellë sa më shumë vota PD-së. Si një njohës i së djathtës ndër vite, a mendoni ju se kjo do të ndikojë në fitoren e Partisë Demokratike, në zgjedhjet 2009?


    Nuk besoj se kjo do të çojë në një sukses të bujshëm edhe pse mund të bien në një ujdi të mirë krerët e partive. Mesa vërej unë, degët në rrethe nuk e kanë mirëpritur këtë. Nuk e duan bashkimin, dhe e shohin PDR-në si një parti që devijoi nga boshti i vet. Kështu gjykohet nga demokratët dhe tani rikthehet e kërkon të ketë vend, sikur të ketë qenë gjithnjë brenda e doemos që militantët e Partisë Demokratike nuk e kanë të lehtë të pajtohen me këtë vendim. Kështu, duke i vënë gjërat në balancë, sa është pozitive dhe sa është negative, nuk di të them, këtë mund ta tregojë koha.

    Ka pasur një përplasje të vazhdueshme mes institucioneve të pavarura, prokurorisë dhe qeverisë në lidhje me “ligjin për Prokurorinë”, ndërkohë që ndërkombëtarët e kanë theksuar shumë nevojën e pavarësisë së këtij institucioni. Ju, si njohës i mirë i ligjit, si i shihni raportet midis këtyre dy institucioneve? A ekziston sot një konflikt midis Prokurorisë dhe qeverisë?

    Tani duken si marrëdhënie të acaruara dhe kështu i shfaqen dhe publikut. Ka gjëra që lexohen drejtpërdrejt dhe ka gjëra që janë menëntekst, por, sidoqoftë, konflikti ekziston. Unë do ta shihja si pozitive, pasi secili institucion lufton të forcojë pozitat e tij, por kjo nuk duhet të marrë ngjyra të forta, nuk duhet të theksohet se atëherë kalohet në një fazë tjetër të mosfunksionimit midis institucioneve, që është kusht i domosdoshëm për të mbajtur në këmbë shtetin. Doemos që ndërkombëtarët do të thonë vetëm një gjë që është e njohur dhe e pranuar botërisht, dhe është një këshillë që ta jep kushdo.

    Demokracia dhe shteti kanë si shtylla institucionet dhe kur ato vijnë e lëkunden dhe hollohen, lëkundet i gjithë shteti. Kjo është primare dhe ndaj, medoemos, do e kërkojnë ndërkombëtarët kur shohin se ka një prishje të balancës midis institucioneve. Për muaka diçka. Ekziston një farë fërkimi dhe këtë nuk mund ta mohojë askush. Por për mua le të diskutohen, por mos të tejkalohen dhe në fund të dalin në një fushë tjetër që institucionetkanë arritur të gjejnë një mirëkuptim dhe bashkarisht kanë arritur të shkojnë përpara.

    Sa u përket prokurorëve dhe gjykatësve, a mendoni se duhet të ketë një kufizim të imunitetit të tyre, duke marrë parasysh se kjo do të kërkojë ndryshime në Kushtetutë. E njëjta gjë edhe për kufizimin e imunitetit të deputetëve, a duhet kjo të arrihet me ndryshimet e kushtetutës, apo përmes një ligji të veçantë?

    Unë nuk kam hyrë fare për të menduar për këtë punë se mendoj se janë debate të përkohshme që i ezauron koha dhe nuk i jap ndonjë rëndësi të madhe. Si duhet të jetë? Duhet të kesh më shumë kompetencë dhe të shohësh si është në vendet e tjera e të mos e shpikim ne vetë çdo gjë nga e para, e mbi të gjitha të përpiqemi të biem në ujdi, d.m.th., të bëjmë diçka që të jetë e pranueshme edhe nga prokurorët e të zbatohet edhe vullneti politik i palëve që e kërkojnë.

    Unë them se sa më tepër të heqim dorë nga këto imunitetet që pengojnë organet e hetimit për të luftuar krimin e korrupsionin, aq më mirë është. Unë them se nuk duhet të vëmë dorën në Kushtetutë dhe këtë e kam shprehur edhe më përpara, që, sa herë na del një gjë përpara, hajt të ndryshojmë kushtetutën. Le të gjendet një mënyrë që kushtetuta të mbetet ashtu si është në këtë pikë dhe të zgjidhen problemet.

    Berisha erdhi 4 vjet më parë me premtimin se do të luftonte korrupsionin. A mendoni se e ka arritur këtë dhe a është Berisha sërish një kartë e besueshme për të fituar zgjedhjet në 2009-n?

    Unë besoj se Berisha përpiqet të luftojë korrupsionin. Nuk mund të them se ia ka dalë si duhet në krye. Por rëndësi ka që bën përpjekje dhe ekziston kjo frymë. Në të njëjtën kohë, unë konstatoj se vazhdon korrupsioni në administratën publike, ashtu si vazhdon tek gjyqësori dhe në sferat e tjera të qeverisjes. Ky është një problem shumë serioz, duhet të bëhen ligje dhe të gjenden mënyra të tjera më efikase për ta mbrapsur korrupsionin. Unë them se përpara kësaj opozite, them, le të fitojë prapë Berisha.

    Z. Godo, cili është komenti juaj në lidhje me zgjedhjet parlamentare 2009, dhe cilat janë problemet që mund të hasen?

    Kam përshtypjen se me këtë kod që u bë, zgjedhjet do të rrezikohen dhe kjo do të ishte fatkeqësi për këtë vend. Po bëjmë 17 vjet që po përpiqemi të bëjmë zgjedhje të lira e të bindim veten tonë, por edhe botën se jemi në gjendje të bëjmë zgjedhje të lira, e kësaj nuk ia kemi dalë.

    Nëse dështojmë edhe kësaj here, ne i mbyllim vetes dyert, sidoqë të vijë, ne mund të hyjmë edhe në NATO, pra, mund të kemi përkrahjen e SHBA-së, ashtu si e kemi tani, por për një gjë të jemi të sigurt: askush nuk do të na falë nëse bëjmë zgjedhje, të cilat, prapë, do të vihen në dyshime dhe prapë do të ketë kontestime.

    Pra, Berisha, këtë kusht duhet t’i bëjë vetes. Të bëjë zgjedhje të lira dhe të pranueshme, në rast se dështon kjo, atëherë përgjegjësia me madhe do të jetë e Berishës, se kjo është forca në pushtet e që përgjigjet për zgjedhjet.

    Së fundmi, z. Godo, cili është komenti juaj lidhur me zgjedhjet e fundit të Amerikës dhe kush ishte kandidati që mbështesnit?

    Me këto zgjedhje, Amerika ngriti edhe më lart idenë se në këtë vend ekziston demokracia e vërtetë. E ka thënë gjithë bota dhe po e them dhe pajtohem me atë mendim se këto zgjedhje do të sjellin një ndryshim me rëndësi në Amerikë, qeverisjen e brendshme, politikën e jashtme dhe të gjithë këto aspekte i shërbejnë gjithë botës, duke ditur se Amerika ka një ndikim në tërë planetin. Unë kam qenë që javët e para me Obamën dhe e dinë gjithë miqtë e mi të ngushtë, sepse ndjeja nevojën se gjërat duhet të ndryshonin për Amerikën, e si rrjedhim edhe për gjithë botën. Ky është një njeri që të ngjall besim, njeri i frymëzuar e me një mendje të shkëlqyer.

    Obama ka, me sa duket, si idhuj të tij, Linkolnin dhe Luter Kingun, dhe doemos njerëzit që do mblidhen rreth tij, duhet të përpuqen me qëllimin e tij. Në të vërtetë, ai ka probleme serioze, pak a shumë, në të njëjtën gjendje si ai, ka qenë Rusvelti në vitet 30. Nuk është një fotografim i asaj gjendjeje, por është sërish një krizë e rëndë në kushte të tjera. Kështu që përpjekja e tij e parë do të jetë zgjidhjae krizës ekonomike dhe financiare apo sociale e Amerikës.

    Pritet edhe të sjellë një ndryshim substancial në marrëdhëniet e Amerikës me vendet e tjera. Në qeverisjen e Bushit, shpeshherë, u pa që Amerika mund të vendoste e vetme e pastaj të kërkonte bashkëpunimin e botës. Kjo solli dhe një imazh jo të mirë për Amerikën. Mendohet se ky do të veprojë ndryshe, pasi më parë do të konsultohet me amerikanët dhe Europën dhe vende të tjera të fuqishme aziatike, e pastaj do të marrë vendime.

    Kështu që, prej tij, priten vetëm zgjidhje të mençura. Sa i përket politikës së jashtme, mendoj se Obama do ta niste në Lindjen e Mesme dhe të vendoste përfundimisht paqen midis vendeve, që janë prej 45 vjetësh në një konflikt të përgjakshëm, siç është Palestina dhe Izraeli. Po të arrijë ta bëjë këtë, ai do të rikthente paqen në botë dhe jo konfliktin.



    Për bashkëpunimin me PD-në

    Ne u vumë para këtij fakti e do të presim që të dalë një Kod Zgjedhor, e do të tentojmë të bëjmë një marrëveshje më Partinë Demokratike. N.q.s. do e shohim se kjo nuk funksionon, atëherë mbetet alternativa që ne të dalim të vetëm në zgjedhje, pa pasur ndonjë garanci që të fitojmë atë që na përket, por këto janë kushtet dhe nuk kemi ç’të bëjmë. Ndaj, si njëri vendim, edhe tjetri, janë në të vërtetë vendime të marra në presën e briskut.

    Konflikti qeveri-prokurori

    Unë do ta shihja si pozitive, pasi secili institucion lufton të forcojë pozitat e tij, por kjo nuk duhet të marrë ngjyra të forta, nuk duhet të theksohet se atëherë kalohet në një fazë tjetër të mosfunksionimit midis institucioneve, që është kusht i domosdoshëm për të mbajtur në këmbë shtetin

    Për imunitetin e deputetit

    Duhet të kesh më shumë kompetencë dhe të shohësh si është në vendet etjera, e të mos e shpikim ne vetë çdo gjë nga e para, e mbi të gjitha, të përpiqemi të biem në ujdi, d.m.th. të bëjmë diçka që të jetë e pranueshme edhe nga prokurorët e të zbatohet edhe vullneti politik i palëve që e kërkojnë. Unë them se, sa më tepër të heqim dorë nga këto imunitetet që pengojnë organet e hetimit për të luftuar krimin e korrupsionin, aq më mirë është

    Për zgjedhjet e lira dhe të ndershme

    Nëse dështojmë edhe kësaj here, ne i mbyllim vetes dyert, sidoqë të vijë, ne mund të hyjmë edhe në NATO, pra, mund të kemi përkrahjen e SHBA-së, ashtu si e kemi tani, por për një gjë të jemi të sigurt: Askush nuk do të na falë nëse bëjmë zgjedhje, të cilatprapë do të vihen në dyshime dhe prapë do të ketë kontestime. Pra, Berisha, këtë kusht duhet t’i bëjë vetes. Të bëjë zgjedhje të lira dhe të pranueshme. Në rast se dështon kjo, atëherë përgjegjësia me madhe do të jetë e Berishës, se kjo është forca në pushtet e që përgjigjet për zgjedhjet.

    Për zgjedhjet ne Amerikë

    Unë kam qenë, që javët e para, me Obamën dhe e dinë gjithë miqtë e mi të ngushtë, sepse ndjeja nevojën se gjërat duhet të ndryshonin për Amerikën, e si rrjedhim, edhe për gjithë botën. Ky është një njeri që të ngjall besim, njeri i frymëzuar e me një mendje të shkëlqyer. Obama ka, me sa duket, si idhujt të tij, Linkolnin dhe Luter Kingun, dhe doemos njerëzit që do mblidhen rreth tij, duhet të përpuqen me qëllimin e tij.


    Shekulli

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Sa i zqut edhe ky Godoi. A di njeri te me thote sa vjec eshte ..?

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga beni67 Lexo Postimin
    Sa i zqut edhe ky Godoi. A di njeri te me thote sa vjec eshte ..?
    eshte nja 8-9 vjet diference me salen ... nuk e di a ka lindur me 16 tetor si puna e sales ...

    besoj se iu pergjigja pyetjes pa pervekue ...

    me mire hap horizontin, si me poshte ...

    Gazeta Kritika 12/11/2008

    LSI –ja dhe LSI-rat
    Nga Artan Mullaj


    Është hera e parë në historinë e tranzicionit që me një grevë urrie synohet "kualitet demokracie", por edhe elektrizimi i opinionit nëpërmjet vetëflijimit të rrallë dhe prekës të një grupi deputetësh opozitarë. Të gjithë e kuptojnë se kjo grevë nuk ka kthim mprapa, për sa kohë ngrihen pyetje të rëndësishme lidhur me të.Së pari, a është një ngjarje sublime shkaku i ngujimit? (perjashtimi nga komisioni zgjedhor i partive të vogla). Sigurisht që po!Pastaj, a ka të drejte LSI për kodin zgjedhor dhe a rrezikohet kaq fort demokracia e brishtë e shqiptarëve, si thuhet, sa të justifikohet vuajtja fizike e disa deputetëve?

    Në fakt, përgjigjet pozitive të këtyre pyetjeve hedhin në tryezë pyetje të tjera, të cilat duhen shpjeguar.. Nëse e drejta është në anën e tyre, a është kjo rezistencë mënyra e duhur? A ndihmon koherencë kjo sjellje në psikozën publike? A është i përtypshëm për opinionin publik vendimi i këtyre zotërinjve të shëndoshë, të pasur e të pushtetshëm, për një sakrificë ekstreme, me uri dhe të ftohtë? (milionerë të uritur, c'sarkazëm). Mos vallë synimet e tyre janë më tepër se sa duken dhe aventura e tyre e vështirë përfaqëson thjesht zemërim ndaj asgjëje? Apo thjesht, qëllimi është fitorja e një lufte politike të pamposhtur për krijimin e përshtypjeve?

    Luftë e pamposhtur për krijimin e përshtypjeve!.A synohet kjo gjë? A mund të supozohet se dalldia njëplanëshe e "sakrificës së urrisë", synon të dalldisë grupe të caktuara elektorale në komunitet, pra, të krijojë, meqë rasti e solli, "frymë elektorale", të nevojshme për ambicjet më të larta të disave prej të ngujuarve?..

    Në këto shpjegime mendimet ndahen, opsionet formatohen në mënyra të ndryshme. Nuk është e rastit që në këtë skenë, disa kuptojnë egoizëm, mbase edhe hipokrizi, disa të tjerë ndoshta janë mallëngjyer me shkulmet e gjendjes sentimentale që impakton vuajtja fizike e liderëve.

    …Përballur ngujimit, shumëkush mund të mendojë se, nëse greva nuk është projektuar vetëm për krizën zgjedhore por edhe për të vërtetuar se koalicioni Rama-Berisha ekziston, (cka vërteton se ekziston një mllef instiktiv kundër kreut të PS), ka shumë gjasa që mbrapa kësaj historie po dirigjohet ndonjë synim i fshehtë i ambicjes së papërsëritshme të Ilir Metës për të qënë sërish kryepushtetari. (është e kuptueshme dhe është normale që Kreu I LSI të synojë majën e lavdisë së pushtetit, aq më shumë që e ka shijuar këtë ndjesi madhështie vite më parë, kur ishte ende mjaft i ri).

    Nga ana tjetër, në vijim të këtij këndvështrimi, , mund të supozohet se megjithë zhurmën që bëhet për të mbrojtur demokracinë e shqiptarëve, cinizmi dhe egoizmi që rrezaton "uria" e disa njerëzve të ngopur e të velur të politikës, hedh dritë mbi të vërtetën e trishtë se "dieta" aventurë e 10 deputetëve është një pikë uji në oqean përballë sarkazmës therëse të problemeve të tmershme të qytetarëve, që janë "vuajtësit" e vertetë në këtë vend, aq sa, krahasuar, shumëkush mund të sjellë ndërmend batutën e lavires kur digjej Stambolli.

    Duket sikur "Të mëdhenjtë" e partive të vogla synojnë të shfrytëzojnë pa mëshirë të drejtën e tyre të ligjshme bri reformës së përfolur, si një thikë që pret nga dy anet. Manaxherët finë të imazhit të LSI-së, e kanë filluar mbarë punën e tyre, ndërsa po rehabilitojnë së fundmi me veprimet e tyre "seriozitet" të nevojshëm dhe "personalitet" të nevojshëm, në bërjen e politikës. Pasi kanë zhgaravitur me shkronjat L-S-I trecerekun e rrugëve dhe ambjenteve të Shqipërisë, duke i shëmtuar edhe më ato-cka vërteton shpërthimin vullkan të një ambicje të verbër…, pasi akuzojnë orë e cast, vend e pa vend Edi Ramën, si tradhëtar koalicioni, si bashkëpunëtor të Berishës, pasi janë përpjekur të shesin si "opozita e vërtetë" imazhin e LSI-së, greva e urrisë kulmueshëm duket një gjetje e mirë. Fantazia nuk ndalon aty. Aktivistët po bëjnë të pamundurën për të provokuar vëmendje me kakarisje e solidaritet dite e nate në ambjentet jashtë parlamentit, ... i kërkojnë ndihmë institucioneve ndërkombëtare, i shkruajnë presidentit, mbase i trokasin në derë Dritëro Agollit, stiset një simbolikë, shqiponjë dykokëshe apo kucedër dykokëshe, Rama-Berisha, që hesht, që përcmon, që krenohet me shpërfilljen e skifterëve të vegjël të së drejtës, të ngujuar tanimë në sallën e mëkateve politike të përbindshave.

    Punë e paqme për të fituar interes popullor, por që rrezikon të dështojë!

    Rrezikon të dështojë, sepse "Vjedhja e ngjarjes", apo krijimi i përshtypjeve revolucionare me mënyra të tilla, do kish ndodhur patjetër në cdo vend të botës, por jo në Shqipëri.

    Sepse njerëzit shqiptarë janë të lodhur e të coroditur përgjithësisht, cka do të thotë se është e vështirë të gjesh mënyra për tju trazuar ndërgjegjiet e vrara nga realiteti.

    "Vjedhja e situatës" vështirë gjithashtu të arrihet sot me këtë grevë parlamentare urie, si kjo që kanë filluar deputetët e LSI. E regjizuar me fantazi por edhe nxitimthi, ajo mund të mos marrë ngjyrat e një valence historike, por përkundrazi, mund të publikohet thjesht si një luftë "e lirë" për të fituar teren elektoral, cka do të rrezikonte njëherësh edhe aksionet e Ilir Metës dhe miqve të tij.

    (Megjithëse plot fantazi, greva vetëflijuese e deputetëve të "vegjël", që rrezikon të kthehet në një "Flluskë sapuni", më shumë se përsëritje e lirë" duket si një konsumim i një situate që sot rrezikon të kthehet në një "vrimë të zezë" të vetvetes.Ka shumë gjasa të jetë e pamenduar mirë..kjo histori Duket e pamenduar mirë, pasi ajo është thirur ne sfondin e mallkimeve të jetës shqiptare, ndërsa ngjarje tronditëse tokasin cdo ditë në këtë vend).

    Që vizioni të shndrohet në "Frymë", që të elektrizohet vëmendja e shëndetshme e turmave, duhet kuptuar se cila nga të gjitha vështiresitë dhe mungesat e jetes i ka zhytur njerëzit ne krizën e vetedijes, në indifferencë, në ashpërsi..

    Është e qartë që kriza e vetëdijes kombëtare nuk vjen aq nga padrejtësia elektorale që po i bëhet LSI-së, sa vjen nga Humbja Tragjike e Besimit.

    Në këtë tragjedi, LSI ka rolin e vet, padyshim.

    Është e vërtetë që njerëzit janë thellësisht te zhgënjyer nga politika e saj dhe nga politika në përgjithësi, brenda dhe jashte Shqiperise.

    Ndërsa gjithnjë e më rrallë ndesh njerëz seriozisht e sinqerisht të përkushtuar, përkundrazi, gjithnjë e më shpesh ka njerëz indiferente e skeptike ndaj zhvillimeve dhe politikës.

    Ndonëse e hidhur, kjo është një gjë normale, po të kihet parasysh komunikimi i deritanishem i pushteteve me votuesit, ne tranzicion.

    …Ndërkaq, përballur me këtë konstatim, politkanët tanë duhet të kenë të qartë se përballë tyre qëndron sfida e vështirë e riparimit të psikozës së dërmuar të njerëzve për shkak të humbjes së besimit.Për më tepër kur dihet se ajo që ju mungon klithshëm qytetarëve, është bindja për ndershmërinë dhe sinqeritetin e njerëzve që bëjnë politikën përditë.

    Është pikërisht kjo mungesë ajo cka i ka zhytur ata në zhgënjim të thellë..

    Që vizioni njerëzor të shndrohet në "frymë" dhe të sjellë lindjen e shpresës, -si ndodhi të themi me Obamën-, pikë së pari, duhen zgjedhur të drejtojnë ata njerëz që janë të aftë për të qënë të ndershëm....

    Sepse deri tani, në skenën shqiptare të ngjarjeve, ndershmëria dhe sinqeriteti i politikbërësve ka qënë dicka fort më e rrallë në tranzicionin tonë, madje edhe më e rrallë se grevat e urisë dhe vetëflijimet rutinë, që përfundojnë njëlloj..

    Kjo është një arsye e fortë për të synuar menaxhim të mirë të imazhit.

    Sido që të jetë, në mënyrë absolute, tej opsioneve dyshuese, kjo grevë ka anën e saj positive, që është ndricimi i të vërtetës së hidhur se fatkeqësisht, kufiri i mbarimit të tranzicionit ndodhet ende larg dhe se, për fat të keq, shoqëria jonë rezulton ende e paaftë të vetmenaxhohet.

Tema të Ngjashme

  1. Historiku i shkurtër i LDK-së, 1989-2004
    Nga Arb në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  2. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  3. Berisha dhe politikanët tropojanë në PD
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:46
  4. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Strategjia e opozitës në zgjedhjet lokale
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •