Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Homazh për firmëtarët e dokumentit të Alfabetit

    OPINION

    Homazh për firmëtarët e dokumentit të Alfabetit
    06-11-2008 / Fahri Shaska

    100 vjet nga Kongresi i Manastirit

    I pari që hodhi idenë e një grumbullimi, konference apo kongresi ishte Mit-hat bej Frashëri te gazeta "Liria" e Selanikut. Këtë ide e përkrahu Klubi i Manastirit dhe kryetari i tij Feim Zavalani. Këta shpërndan ftesat dhe organizuan Kongresin në Manastir 100 vjet më parë. Shqiptarët u grumbulluan në Manastir, dhe ndërmjet dy alternativave "shpërbërjen" apo "bashkimin" e Kombit vendosën bashkimin nëpërmjet gjuhës së shkruar shqipe.
    Në ketë shkrim nuk do të merrem me perzgjedhjen e alfabetit, as me vlerat e tij, për këto është shkruar dhe do vazhdoj të shkruhet nga specialistët, ajo që më tërheq vëmendjen është publikimi i paktë i personazheve që kryen këtë akt madhor. Një dokument që të jetë i besueshëm duhet të ketë: datë, firmë dhe vulë. Kur njëra prej tyre mungon, në rastin konkret vula e Kongresit të Manastirit, nuk më duket me vend që të mos paraqesim firmat. Në 50 vjetët e monizmit, një pjesë e tyre ishin të pa dëshiruar për kohën, por është e pa falshme që sot të botojmë nëpër gazeta e revista vendimin e Manastirit pa emrat dhe firmat e tyre. Me që kishim të bënin me shkrimin shqip, firmat e tyre janë shumë të qarta dhe të lexueshme"! Në Manastir u grumbulluan intelektualët më të shquar të kohës, botues të gazetave dhe drejtues të klubeve patriotike të kohës. Shumica e tyre vazhduan aktivitetet e tyre intelektuale dhe patriotike. Disa marrin pjesë në kongresin e Elbasanit në 1910 apo në Vlorë në 1912. Një pjesë tjetër për shkak të moshës u ndanë nga jeta dhe nuk kemi aktivitete të tjera të tyre. Mjafton pjesëmarrja në Kongres dhe firma në vendimin e Kongresit që emrat e tyre të shkruhen me germa të arta në historinë e Shqipërisë. Gjatë punimeve të Kongresit pati mjaft debate, njëra pjesë mbronin një variant për alfabetin, të tjerët variante të tjera dhe debati po shkonte i hidhur, nuk po i lëshonin rrugë njëri - tjetrit. "Mbas bisedimesh, të cilat u zgjatën për shumë kohë qe frika se mos dështonte Kongresi me dam të madh e me turp, ndërhyni Fishta me një fjalim të nxehtë, iu lut të pranishmëve me lot në sy që të mireshin vesht. Më kanë tregue se atëherë kishte pasë ngja një gja e jashtëzakonëshme: ngrihet një hoxhë, Hafes Ibrahimi, i drejtohet Fratit tue e puth në të dy faqet. Ky gjest u prit me duartrokitje të nxehta dhe bani që të shuhet grindja. Kështu ma pat tregue Mati Logoreci, dhe unë po e lë të shkrueme, pse ashtë mirë të dihen disa punë" (Karl Gurakuqi-revista Shejzat 7-8 1969 faqe 326).
    Në Kongres u përfaqesuan 22 shoqëri dhe qytete, ishin 32 vet me 50 mandate për votim, mbasi disa prej tyre kishin nga dy mandate. Aktin e kanë firmosur 27+4 vetë. Po paraqesim fotokopjen e vendimit të Kongresit dhe foton e të 32 delegatëve. Për lehtësi të leximit të firmave pranë çdo firme kemi vendosur nga një numër.

    Firmat e tyre janë:

    1) Shahin Kolonja -(Drejtor i gazetës "Dita" të Sofjes, delegat i Kolonjës).
    2) Gjergj Qiriazi (Delegat i Manastirit, n/kryetar i Kongresit).
    3) Dhimiter Buda (Delegat i Elbasanit).
    (4) Sotir Peçi (Drejtor i gazetës "Kombi" Boston, delegat i Amerikës dhe Bukureshtit).
    5) Luigj Gurakuqi (delegat i Shkodrës sekretar i Kongresit).
    6) Dom Ndre Mjeda (Shoqëria "Agimi" Shkodër).
    7) Nyzhet Vrioni (delegat i Beratit).
    8) Bajo Topulli (delegat i Gjiirokastrës).
    9) Midhat Frashëri (Kryetar i Kongresit, Drejtor i gazetës "Liria" të Selanikut, delegat i Klubit të Selanikut dhe i Janinës).
    10) Grigor Cilka
    11) Gjergjë Fishta (Kryetar i "Komisjonit të Alfabetit", delegat i "Bashkimit" Shkodër).

    Këta ishin anetarët e Komisionit për përpilimin e alfabetit dhe pas tyre shkruhet: Vendimin e Komisionit e pelqyen të gjithë ZZ. Delegat të cilët po e nënshkruajnë duke dhenë besën se kanë për ta mbajtur.

    12) Dhimitër Mole (delegat i Filibes).
    13) Adham Shkaba Statobërdha " Delegat i Sofjes).
    14) Hil Mosi (delegat i Shkodrës).
    15) Leonidha Naçi (delegat i Vlorës).
    16) Mihal Grameno (delegat i Korçës). 17)
    Simon Shuteriqi (sekretar i Klubit të Elbasanit). 18)
    Akil Eftimi Korça (delegat i Kostancës)
    19) Mati Logoreci (Shoqeria "Agimi" Shkodër).
    20) Rok Berisha,
    21) Sulejman Efendi (Tiranë)
    22) Hivzi Pasha (Kryetar nderi i Kongresit).
    23) Hafës Ibrahimi (Shkup),
    24) Firmë e padeshifruar prej meje.
    25) Fiqiri ? ..
    26) Feim Zavalani (Kryetar i klubit të Manastirit, me mandat edhe të Misirit).
    27) Salahudin Manasirlliu (Delegat i Manastirit).

    Pasi u fimos prej këtyre u publikua dokumenti dhe me vonë u firmos edhe nga

    28) Sami Pojani (Drejtor i Gazetës “Korça”),
    29) Shefqet Frashëri (Delegat i Korçës),
    30) Thoma Avrami (Drejtor i gazetës “Besa”, Kajro),
    31.Zenel Leskoviku (Delegat i Leskovikut).
    Firma që mungon 32 është e Dom Nikollë Kaçorrit.
    ...




    55

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Te firma numër Njëzet s'na tregove se delegat nga ishte ky farë RRok Berisha sepse e kemi pas një në Kosovë që ka qenë anetar i Lidhjes Komuniste të Kosovës, një titist i përbetuar i cili edhe babanë ka qenë në gjendje me vrarë për Titon e tij dhe i cili njihet nga bashkëshkollarët si një i rekrutuar nga udebeja me kohë.
    Që të mos ketë ndonjë interpretim të gabuar do të duhej që Rok Berisha që figuron në numrin 20, të thuhet se delegat i kujt ishte, kë përfaqësonte dhe se nuk ka të bëjë asgjë me këtë Rok Berishen e Titos!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Pastaj nuk e di përse leni disa emra jashtë apo ke bë edhe me këtë rastë seleksionime ngaqë nuk mund të lihet jashtë dhe n'harresë PARASQEVi QIRIAZi që ishte zgjedhur sekretare e Komisionit dhe vinte si delegate e Korçës nga shkolla e vashave ku jepte mësim si mësuese.
    E shumë të tjerë!
    Grigor Cilka ishte zgjedhur nënkryetar.

Tema të Ngjashme

  1. Kush janë Dibranët ?
    Nga biligoa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:37
  2. Gabim historik apo një zgjidhje historike?
    Nga RaPSouL në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 15:03
  3. Homazh për Baki Berberin
    Nga Xhuxhumaku në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-05-2006, 15:48
  4. 124 vjet nga jeta e alfabetit kombëtar në Shqip!
    Nga drini_në_TR në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-03-2003, 15:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •