Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Tremben donatorët, qeveria vendos TVSH për grantet e OJF


    Me synim rregullimin e sektorin dhe përfshirjen e tij në pjesën formale të ekonomisë së vendit, Ministria e Financave ka bërë disa ndryshime në ligjin "Për TVSH-në". Rishikimi i ligjit, nuk solli kundërshti nga grupet e interesit, ndërsa udhëzimi për zbatimin e tij, ka alarmuar organizatat jofitimprurëse. Udhëzimi i nxjerrë për zbatim më 22 korrik, me firmë të drejtorit të Përgjithshëm të Tatim-Taksave, detyron OJF-të të paguajnë TVSH 20 për qind për grantin që do të marrin nga donatori. Të njëjtën detyrim ka dhe donatori, i cili, edhe pse po dhuron diçka, i duhet të paguajë taksën e TVSH-së. Nisur nga ky udhëzim (në kokën e saj shënohet "qarkore"), tatimorët kanë nisur kontrollet nëpër zyrat e OJF-ve, duke kërkuar zbatimin e aplikimit të TVSH-së. Sipas pikës të 3 të udhëzimit, i cili kundërshtohet me të madhe nga organizatat OJF, thuhet se, "në rast se çdo fond apo grant i dhënë kushtëzohet që të marrë si këmbim një furnizim me para, mall apo shërbim, atëherë ky fond është si çdo furnizim tjetër i tatueshëm dhe po ashtu dhe furnizimi i bërë nga OJF-ja në këmbim të vlerës së fondit ose grantit. Të dy furnizimet tatohen të ndara me shkalla tatimore 20 për qind". Juliana Hoxha, drejtuese e një OJF-je, e konsideron udhëzimin e tatimorëve tepër abuziv dhe i palogjikshëm. Duke folur për "Shqip", në emër të OJF-ve, që kanë shprehur shqetësimin, Hoxha thotë se do të kërkohet me anë të një letre, drejtuar të gjitha instancave, rishikimi i udhëzimit për zbatimin e TVSH-së. "Qarkorja lë shumë për të dëshiruar për sa i përket profesionalizmit në interpretimin ligjor, duke krijuar një seri kontradiktash me legjislacionin në fuqi (p.sh., TVSH e dyfishtë) dhe keqinterpretim të koncepteve bazë që janë subjekt i ligjit. Por, ajo që ka alarmuar më shumë sektorin dhe komunitetin donator, ka të bëjë me interpretimin e dyshimtë të vendosjes së TVSH në vlerën 20 për qind mbi grantet dhe sponsorizimet", shprehet Hoxha. Ndonëse udhëzimi i brendshëm ka dalë në korrik të 2008-ës, në zbatim të udhëzimit mbi TVSH, maj 2008 nuk është bërë asnjë informim nga ana e zyrës së taksave, megjithëse OJF-të vizitojnë këtë zyrë çdo muaj për të depozituar format mujore të detyrimeve. "U desh një kontroll i ditëve të fundit nga ana e Zyrës së Tatim Taksave në disa OJF të Tiranës që kjo gjë të bëhej e njohur. Aplikimi i TVSH për grantet dhe dhurimet do të shkaktonte një anomali të plotë në veprimtarinë e përditshme të organizatave jofitimprurëse, duke e rënduar pa asnjë arsye buxhetin e tyre me 20%, në një kohë kur s‘duhet të harrojmë që aktiviteti i tyre është jofitimprurës. Qarkorja udhëzon vendosjen e TVSH mbi totalin e grantit, duke e konsideruar këtë si një pagesë për marrjen e shërbimit nga donatori prej OJF-së, sqaron Hoxha.
    Gazeta Shqip

    Me kete po i jepet goditja perfundimtare shoqerise civile, per te shuar cdo ze alternativ dhe mendim ndryshe...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Gomeret nuk kane te sosur. Me gomar eshte "sovrani".
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Tatim mbi fitimin per fonde jofitimprurese! Jologjike, absurde, idiote dhe djallezore!
    Pse qeveria e ve kete dhe pse disa OJF nuk protestojne? Sepse disa jane thjesht zgjatime te politikaneve, kjo rregullore e re synon asfiksimin e OJF-ve qe nuk jane ne klanet bythelepirese ose nuk jane te varura nga politika. Me kete goditje fatale, shoqeria civile ne shqiperi shkon drejt fundit, do te mbeten vetem pseudo OJF qe jane krijime aritificiale te politikaneve. Pse synohet shkaterrimi i shoqerise civile? Sepse eshte nje hallke e fundit ne kapjen totale te shtetit, shoqerise--shkurt diktature mafioze. Nuk ka me kundershtare, thjesht ortake biznesi...Mjere Shqiperia ne c'gjendje eshte!

  4. #4
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Demokracia ka 7 shtylla--zgjedhjet e lira, tolerance politike, zbatimi i ligjit, liria e shprehjes e fjales se lire, transparenca dhe pergjegjshmeria, decentralizimi, dhe shoqeria civile.
    Nga kjo liste ne shtetin tone shqiptar gati te gjitha shtyllat ose nuk funksionojne ose kane mangesi te medha. Me vendosjen e TVSH mbi OJF, shteti synon paralizimin e OJF-ve, paralazimin dhe eliminimin e shoqerise civile, duke hequr keshtu nje shtylle te sistemit demokratik. Ne fund te fundit c'duhet kjo shtylle kur synohet diktatura?

  5. #5
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    OJF pa taksa me firmën Bodes
    Eltion Hoxha | 25/01/2009]

    Shekulli

    Këto organizata duhet marrin firmën e ministrit të Financave, për të marrë statusin e "përfitimit publik"

    Hyn në fuqi vendimi për futjen në skemën e TVSH-së të organizatave jofitimprurëse


    Organizatat jofitimprurëse janë përfshirë në skemën e pagimit të TVSH-së dhe përjashtimi nga ky tatim do të jetë në dorë të ministrit të Financave. Një vendim i fundvitit dhe i botuar tani në Fletoren Zyrtare, parashikon aplikimin e tatimit prej 20 për qind mbi fondet e organizatave jofitimprurëse, të cilat sipas rregullave të reja, duhet të përmbushin disa kushte për t'u përjashtuar nga ky rregull.


    Në vendimin e ri të qeverisë është përfshirë termi "përfitim publik", si status i ri për të gjithë organizatat që nuk duhet të paguajnë këtë tatim. Sipas vendimit, organizatat duhet të aplikojnë për statusin e përfitimit publik, kur ofrojnë mallra dhe shërbime me çmime 50 për qind më të ulëta se ato të tregut, ose me çmime zero.


    Organizatat jofitimprurëse duhet të paraqesin një sërë dokumentesh pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, e cila pas pranimit të tyre ngarkohet të ngrejë një frup prej 2-3 punonjësish për verifikimin e tyre. Pas verifikimit, kjo drejtori i dërgon ministrit të Financave dokumentacionin me sugjerimet e saj dhe është ky i fundit, i cili firmos përjashtimin nga tatimi prej 20 përqindësh OJF-në.


    Por, aplikimi i këtij tatimi është pritur me reagime nga organizatat jofitimprurëse në vend, të cilat e kanë konsideruar absurd barazimin e tyre me bizneset e mëdha, që janë në skemën e TVSH-së.


    Një grup prej afro 50 organizatash jofitimprurëse, i ka dërguar një letër kryeministrit Berisha dhe ministrit të Financave Bode, ku kërkojnë shfuqizimin e vendimit. "Me këtë vendim është e pamundur të merren financime, pasi donatorët nuk duan të japin para për shtetin, por për shoqërinë civile", - thotë drejtoresha e Politikave në Lëvizjen "Mjaft", Elisa Spiropali.


    Ndërsa në letrën dërguar kryeministrit, përfaqësuesit e organizatave jofitimprurëse thonë se OJF-të e paguajnë këtë tatim si të gjithë konsumatorët e tjerë, si pjesë e çmimit për të gjitha mallrat që blejnë.


    "Por, ndryshimet ligjore përcaktojnë tani që OJF-të të ngarkojnë TVSH-në për të gjitha shërbimet me pagesë që ofrojnë, pavarësisht se ky aktivitet ekonomik është brenda misionit dhe mundësohet nga ligji "Për Organizatat Jofitimprurëse",- thuhet në letrën e tyre.


    Një numër organizatash jofitimprurëse janë angazhuar në aksione civile kundër vendimeve dhe ligjeve të ndryshme të qeverisë. Në disa raste ato kanë protestuar ndaj fenomeneve dhe aferave korruptive, për të cilat janë akuzuar disa qeveritarë.


    "Nëse drejtuesit e qeverisë nuk kthejnë përgjigje, atëherë ky konsiderohet si vendim i qëllimshëm për të dëmtuar këto organizata", - thotë Spiropali. Përfaqësues të qeverisë e kanë argumentuar vendimin si të rëndësishëm, pasi disa organizata, nën statusin "jofitimprurëse", kanë zhvilluar aktivitete fitimprurëse, duke iu shmangur detyrimeve fiskale.


    Spiropali: Taksë e paprecedentë mbi shoqërinë civile


    Aplikimi i TVSH-së prej 20% mbi OJF-të, është vendim absurd, pasi ky tatim aplikohet mbi bizneset dhe jo mbi shoqërinë civile. Me këtë vendim ne e kemi të pamundur të marrim financime, pasi donatorët nuk japin para për shtetin, por për shoqërinë civile.


    Një numër i madh shoqatash jofitimprurëse i ka dërguar një letër kryeministrit Berisha dhe ministrit të Financave Bode, po akoma nuk kemi marrë përgjigje.


    Kjo taksë është e paprecedentë dhe nuk ka ndodhur në asnjë vend demokratik, përkundrazi bëhen lehtësime për shoqërinë civile. Ajo ka nevojë të konsolidohet, por me këtë vendim asaj i jepet një goditje shkatërruese. Nëse kryeministri Berisha nuk kthen përgjigje, atëherë kjo lë të mendosh se vendimi është marrë në mënyrë të qëllimshme.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    Zoti Edvin 83 na trego cilat jane keto organizata "jofitimpruse" dhe cfare aktiviteti kryejn

    Ne perendim pagun takse (bashkie)edhe KISHA sipas meter katrorit

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Ne perendim pagun takse (bashkie)edhe KISHA sipas meter katrorit
    Varet per cilin "perendim" e ke ti fjalen...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  8. #8
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Borix Lexo Postimin
    Varet per cilin "perendim" e ke ti fjalen...
    E ka fjalen per "wild West"

Tema të Ngjashme

  1. Kushtetuta e Kaçanikut, themelet e shtetit shqiptar në Kosovë
    Nga SkyThinks në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-05-2016, 15:32
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •