Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 38
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899

    Nena e Adelina Ismajlit nė burg

    Ja si zgjidhen te ne problemet me konkurencen:

    PRISHTINE (21 Dhjetor) - Nėna e kėngėtares sė njohur kosovare Adelina Ismajli ėshtė dėnuar me 30 ditė paraburgim. Kjo ėshtė masa e sigurisė qė ka dhėnė sot gjykata, pėr gruan e cila sė bashku me vajzėn e saj, kėngėtaren e njohur Adelina Ismajli, rrahėn dy ditė mė parė njė tjetėr kėngėtare tė njohur, Leonora Jakupin. Interpretuesja e shumė kėngėve, ndėr tė cilat edhe "Nėnės tėnde ē'ka i bana", ėshtė grindur me "pjesėtaren" e UĒK-sė Leonora Jakupi, gjatė provave pėr spaktaklin e Vitit tė Ri. E ndihmuar nėna dhe motrat e saj e kanė rrahur Eleonorėn, e cila pėrfundoi nė spital jo vetėm e lėnduar por edhe e fyer nga sjellja e njė artisteje. anjo/mr (BalkanWeb)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ReA_8
    Anėtarėsuar
    19-09-2002
    Postime
    79
    TURP per ato qe e kane bere kete turp !
    .....Mesoni dicka per cdo gje dhe gjithcka per nje gje .....!!
    .....Kujdes nga duartrokitjet !Kenaquni me to ,por asnjehere mos u besoni......!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anėtarėsuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    Aman turp i madh.

    Per artistat e di qe ka konkurs talenti e jo violence.

    I uroj E. Jakupit sherim te shpejte.

    Sinqerisht
    hope31
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    SQARIM

    Tė nderuar BASHKĖFORUMAS!

    Mė vjen mjaft keq qė ka ndodhur kėshtu!
    Nė qershor tė vitit 1998 i bėra Leonora Jakupit nderin mė tė madh nė jetė!!!!!!
    Brenda 13 minutave shkrova tekstin (poezinė) e kėngės "A vritet pafajsia". E muzikoj Edmond Zhulali brenda 30 minutave. I bėmė VIDEOKPLIPIN dhe Leonore Jakupi u bė e famėshme me kėngėn time!
    Kur kam shkruar vargjet:
    "MOS MA PREK TROLLIN SHQIPTAR
    MIJRA VJET JAM VETĖ E PARĖ!
    ASHT NJI KOMB QĖ DON LIRI
    DHE KOSOVA ASHT SHQYPNI!"....
    mendova edhe absurditetin e gjenocidit millosheviēian nė atė vend e mbi atė popull! Mendova gjithashtu edhe helmimin e 8 mijė fėmijėve qė kishte ndodhur nė vitin 1991! Mendova gjithshka dhe ajo kėngė u kėndua prej mėse 3 milion fėmijėve shqiptarė!
    Desha ta risjell nė kujtesėn e tė gjithėve edhe njė herė disa nga vargjet e poezisė time:
    A VRITET PAFAJSIA
    CFARĖ FAJI KA DRENICA?
    SI MUND TĖ VRITET FĖMIJA
    QĖ THOTĖ: AZEM GALICA!

    QIELLI DIGJET TOKA VARRE
    PO KU JE ADEM JASHARI!
    MOS MA PREK TI SHKJA DRENICĖN!
    E KAM GJALLĖ AZEM GALICĖN
    MOS MA PREK TROLLIN SHQIPTAR
    MIJRA VJET JAM VETĖ I PARĖ!

    NA PĖRZUNĖ NA DOGJĖN VOTRĖN
    MA VRANĖ BABĖN, MA VRANĖ MOTRĖN!
    ASHT NJI KOMB QĖ DON LIRI!
    DHE KOSOVA ASHT SHQYPNI!....etj.

    Pra e ndjeni sa e turpshme asht tė rrihen pėr hirė tė xhelozive skenike??? Thonė se Leonora asht e krahut tė Thaēit, ndėrsa Adelina e krahut tė Rugovės(!!!!). Nga organet e shtypit morra vesht se "thaēianija" asht rrahė keqas nga "rugovjanija"! Nuk asht gėzim pėr dashamirtė e kangės ky xhest! Por unė mbaj mend qė edhe Valeria Marini dhe Pamela Prati janė nė njė spektakėl tė RAI-t, dhe skandali morri dhenė! Pra rrahja midis Leonorės dhe Adelinės, tregon se edhe kėto dy "kangėtare" tė famėshme tė ESTRADĖS KOSOVARE janė bėrė VIP!!.....
    Ama kjo tregon mjerimin shpirtėror tė njerzve tanė. Adelina dhe Leonora janė vjaza tė Kosovės me tė cilat duhet tė krenohemi, por mesaduket xhelozia i ka shtyrė nė atė derexhe...
    Me keq(art)ardhje
    Agimi

  5. #5
    Fragile Maska e Alesia
    Anėtarėsuar
    17-07-2002
    Vendndodhja
    Nder njerez
    Postime
    79
    E tmerrshme. te imagjinosh ate bukuri sic eshte Adelina duke u kerlesh, per cfare!!!!!!
    Dhe me e bukura po ka fut edhe pjestaret e familjes NE PERLESHJE...
    Familje me taban!!!!

    NDOSHTA TALLEMI ME FAKTIN, POR ESHTE TURP SEPSE KEMI TE BEJME ME PERFAQESUES TE KENGES SHQIPTARE DHE TE JENE AQ TE NGUSHTE SHPIRTERISHT , CUDI TE VJEN.....DHE NJEKOHESISHT E NDJEN VETEN KEQ...
    Te mesosh dicka eshte gje e mrekullueshme, sepse sa here qe meson dicka,SHNDERROHESH NE DICKA TE RE.
    Leo BUSCAGLIA

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Nuk di cka te them pos se eshte cudi dhe rast i pare...Adelina eshte bere Tarzan dhe deshiron ta eliminoje konkurencen!!!
    Raste te tilla nuk kane ndodhur ne mes meshkujve, si duket meshkujt nga konkurenca motivohen me shum eper pune e ndonj efemer shndrrohet ne mace!

    Sidoqofte edhe nje lajm i tille eshte interesant se clodh shqiptaret nga perditshmeria bajate! Ama kompozicioni ishte interesant: Nėnė e bije kunder Leonores!!! Nuk mund te mos e marre me mend se nuk i kane hjekur kepucet dhe se nuk e kane goditur me to ne koke!!!!

    Nese LEonora i beson akoma kanunit , presim raundin tjeter!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Mos harroni se Adelina smajli asht vajza ma korrekte e Kosovės, dhe bile deklaroj se ajo asht ēikė e ndershme dhe shumė e respektueshme nė masėn e popullit nė Kosovė!
    Nuk dua tė bėj dallime politike, por kur i sulen nanės me vandalizėm Adelina ka bėrė njė detyrė tė shenjtė, ndėrsa leonora duhet tė kėrkojė falje publike njera tjetrės
    Økaq se boll u koritėm!
    Agimi

  8. #8
    Anėtar Maska e GRESI30
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    80
    Zoti DOĒI(AGIM),
    nuk e zgjidhet si duhet ekuacionin. Ėshtė ekuacion me dy tė panjohura, edhe ju gjetėt vetėm njė tė panjohur. Tė cilėn po ta kalosh nė integral tė dyfishtė , i afrohet me pėrafėrsi zgjidhjes.
    Pėr mendimin tim tė dyja jane FEMRA tė bukura e te hijshme , e tė shijshme(pėr kėtė tė fundit flas pa fakte vetem me tė dėgjuar). Me tė thėnė tė drejtėn ėshtė pėr tė ardhur keq qe te dyja janė zėnė pėr ndonjė shkak jo madhor(ndarje dashnori,). Tani historia edhe hetimi i POLICISĖ Kosoves(UN) do ta nxjerrė nė shesh tė vėrtetėn. Mendoj tė ngrihet njė tryezė e rrumbullakėt ku tė marrin pjesė, tė tėrė forcat politike ushtarake , e kontrabandiste nė kosovė edhe ta zgjidhin kėtė qėshtje. NJė eveniment kaq i rėndėsishėm kulturor e argėtues, duhet tė ishte pasqyruar edhe tek CNN.

    Zoti Agim , si artist , e per mė tepėr si inxhnier (ku saktėsia na karakterizon), duhet tė ishit i paanshėm. Apo se Eleonorės i paske bėrė njė "text" pėr 15 min edhe tani duhet tė mbash anėn e Adenilės. Ajo me sa di unė nuk ėshtė pėr TEXT 15 minutėsh, ėshtė pėr gjėra mėseriozė edhe pėr mė tepėr pėrkushtrimĖ:-)))

    Ja kalofshi sa me mire te tere ...
    Me nderime edhe geyuar festat te terve
    MOS DEGJONI KISHA E XHAMIJA FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

  9. #9
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Pare kisha pagu me i pa ihere, po me mire do te kishin dale me bikini duke u rrahe ne lluce lol

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Sa i ndershem mund te jete nje person i cili burgoset per lendime trupore dhe nuk di sa " cike e mire " mund te jete nje kengetare e cila preferon t“i zgjidhe problemet jo me goje, por me grushta e me kepuce!!!
    Ajo mund te kete qene e ndershme, por tani e tutje jo! Meqenese gjyqi i pvarur ka pare te nevojshme te burgose nenen e saj, dmth. se fajet i kane pasur ato dyja, e jo e shtrira ne spital.

    As te paren e as te dyten nuk i dua si kengetare, por as nje vandalizem te tille, jo!

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-11-2002
    Postime
    68

    Per 'hetuesit' dhe 'prokuroret' e forumit

    Keta zt. qe nuk kane prituar te bejne 'hetimet' e para mbi kete 'krim' me aq zelle eshte mire te i angazhojne ne hetimet e disa vrasjeve te politikaneve dhe ushtarakeve ne Kosove...me befasove 'I shenjti' Albani,duke te vleresuar ne baze te shkrimeve tua interesante edhe kur nuk pajtohesha me konstatimet e shkrimeve te juaja mund te theme se hapja e kesaj teme nga ju tregon kjarte se cilin tel e rrahe dhe ne ēfare 'kompanie' je.......ate te fundit qe e permende per kanunin te te vije turpe,ti therret per hakmarrje dhe vllavrasje....edhe Baton Haxhiu mund ta kete lakemi per kete menyre te lige qe perdore per nxitje ndershqipetare....e krejt ne funde te kujtoj diēka nga ajo qe ti thirresh ne te ku thuhet 'shtisi eshte me i keq se kryesi'...per tjeret se vlene te vazhdoje me shume me shprese qe kete konflikte personale ta kalojne me marrveshje keto dy vajza ..

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Jon,

    me akuzon, por une nuk kam bere askund thirrje per hakmarrje, une vetem kam shprehur habin time. Mos me akuzo mua pse kritikoje te hendikepuarit te cilet mendojne se problemet zgjidhen me grushta dhe me dergimin e njeriut ne spital- per dallim nga kafsha njeriu ka goje qe flet dhe trurin qe mendon- nderkaq, kafsha eshte e detyruar t“i perdore ose briret, ose shqelamt.

    Dhe derisa njeriu imiton kafshen eshte i denje per kritike!
    Per akuzat qe mi ben, do t“ishte mire te sillje nje citat timin i cili te paska deshpruar aq shume!!!

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Postime
    18
    Te nderuar miq,

    Te me falni qe po dal pak nga tema, sepse nuk po i hyj diskutimit se kush mund ta kete fajin. Dhuna fizike per mua eshte rrugezgjidhja e njerezve me llogjike te dobet.

    Megjithate komenti im kryesor i drejtohet zotit Doci:

    Sinqerisht qe me ben pershtypje dhe m'u desh te sforcohem qe te mos qesh me pergjigjen tuaj te pare. 2/3 e mesazhit tuaj ishin mbi tekstin e kenges me te cilen "JU e bete te famshme Leonoren", duke "i bere nderin me te madh ne jete".

    Nuk ju duket se e keni bere pak si Beluli?! Pak me modest zoti Agim, dhe per me teper kjo teme nuk ishte mbi krijimtarine tuaj poetike.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    VETĖVEHTE OR MIK!!!

    Nuk mė paske kuptuar. Ani! S'ka gja! Unė jam trishtuar pėr xhestin dhe ato 13 minutat e mija ban mirė mos me "ia fatures" sindromit Behlul!
    Kur e shkrova faktin (edhe nėse ty nuk tė pėlqen asht e vėrteta qė aq kohė harxhova) - e shkrova sepse frymėzimin ma dha fakti qė baba i Leonora Jakupit asht dėshmor - bile i nderuar dhe i dekoruar!
    Ato tre fėmijė jetimė (Leonora me vėllanė e motrėn dhe nėnėn e tyre qė asht zonjė grua) kishin respekt pėr dajėn Agim (kėshtu mė thėrrasin edhe sot e kėsaj dite), ndaj erdhėn tė kėndojnė pėr Drenicėn, Ademi Jasharin e UCK-nė!!! Nuk erdhėn me mė kallxue se mbas 3 vitesh lirije do rraheshin me Adelinėn! Se kurrė nuk ua kisha shkruar kangėn! A u morrėm vesht i nderuar VETĖVEHTE???
    Pra dil nga vetėvehtja dhe kuptoje mesazhin tim! Xhesti i tyre asht u turpshėm dhe i dhimbshėm! Ato dy vajza aq tė bukura dhe aq tė dashura pėr njerzit - i kanė bėrė dam vetvėvehtes dhe jo mua!
    Nėse ti nuk mė keqkupton unė e pėrmend faktin e autorsisė time qė skandali tė lehtėsohet sadopak! Duke u bėrė njė amortizim llafeve, duke dashur qė njerzve tu them se ky asht TURP!
    megjithatė ty tė uroj gjithė tė mirat dhe ndoshta ke tė drejtė! Mund edhe tė mos e shkruaja mendimin tim!
    Me resepekt
    Agimi

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-11-2002
    Postime
    68

    Ju jeni i dyti,Batoni i pari e duhet edhe i treti

    dhe vellavrasja mund te filloj.Cinizmi i juaj eshte aq siperfaqesor sa nuk ke nevoje te fshihesh pas asaj "shen" i "shejti" Alban.I ke kater shkrime ne kete teme dhe nuk kam verejtur qe ke shkruar ne temat mbi vrasjet politike dhe te ushtarakeve ne Kosove ose se paku nuk i ke gjykuar ato.Ne shkrimin e dyte Eleonores i perkujtone Kanunin dhe pret nje runde te dyte.Bravo.Ne shkrimin vijues jepni gjeometrine e ngjarjes sikur te ishit ndodhur ne vendengjarje dhe konstatoni se ajo eshte e pandershme sepse gjygji i pavarur e ka burgosur nenen e saj prandaj eshte fajtore.Kjo vlene mesiguri dhe per te ashtequajturin grup i Dukagjinit pasi qe gjygji i pavarur i ka gjykuar ata jane fajtore,keshtu thoni ju.Se fundi ne ate si pergjegje e juaja ndaj shkrimit tim thua 'mos me akuzo... ...kafsha eshte e detyruar te perdore ose briret ose shqelmat' dtth se thua qe ajo/ata/ato qe bene keto jane kafshe atehere me thuaj si quhen ata qe vrane Uke Bytyēin,Smajl Hajdarajn,etj.Shpresoje qe keto vajza te Kosoves do ta therrasin arsyen dhe do ta tejkalojne kete situate te padenje per madheshtine e tyre pa i ndegjuar "shtisat".

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    " I ke kater shkrime ne kete teme dhe nuk kam verejtur qe ke shkruar ne temat mbi vrasjet politike dhe te ushtarakeve ne Kosove ose se paku nuk i ke gjykuar ato."

    I kam kater shkrime ne kete teme, vetem ketu ke te drejte dhe nuk kam shkruar ketu per vrasjet politike, sepse ketu eshte fjala per nje rrahje primitive. Dhe une nuk shkruaj ketu per ate qe ty te pelqen , por shkruaj per gjerat qe me shqetesojne mua. Une shkruaj keshtu sepse une shkruaj si mendoj une, e jo si mendon ti se une do te duhej te shkruaj. Kete te drejte e ke edhe ti te cilen po e ven ne perdorim , por duke u perpjekur per ta kufizuar lirine e te mendurait te tjetri!

    Forumi nuk eshte vend ku njerzit motivohen per hakmmarje, por vend ku njerzit shprehin shqetesimin e tyre, prandaj akuzat e tua te perseritura se une po luaj rolin e " shtisit ", jane akuza qe mbeshtetjen e kane dikund tjeter. Ti po flet ketu shume i prekur personalisht, une jo.
    Sqarim:
    Kam thene dhe ripohoj se vetem te kafsha arsyetohen shqelmat, jo te njeriu. Jo aty ku ekziston nje shtet ligjor! Askush nuk ka te drejte ta kerkoje drejtesine duke u mbeshtetur ne force. Gjyqet ekzistojne per t“i zgjidhur konflikete eventual qe kane njerzit, por aksund nuk i lejohet askujt ta ekzekutoje drejtesine vet! Ato dy zonja kane marre rolin e gjytarit dhe kane ndeshkuar nje njeri dhe keto dy zonja nuk kane te drejte te mirren me nje veprimtari te tille. Madje as gjyqtari nuk ka te drejte t“i shkaktoje dikujt lendime trupore, sic kane bere ato dyja.
    Rrahja e personave u ndalohet edhe policeve qe perkujdesen per rendin, e per nje rrahje te tille dhe dergimin e nje njeriu ne spital nuk e kane autorizimin as ato dy gra!

    Cdo njeri qe vrane nje njeri ( me perjashtim te armikut ne lufte ) ai njeri punon kunder vendit te vet dhe injoron ligjin themelor te nje shteti. Dhe, prandaj ekzistojne gjyqet pavarura per t“i denuar ata qe shkelin ligjin, me qarte ata qe vihen mbi ligjin. Kete gje e kane bere ato dy zonja, nene e bije, dhe gjyqi i pavarur ne Kosove e ka pare te arsyeshme dhe juridikisht te drejte ta hedh ne burge nje nėnė e cila ishte shembull i keq per bijen e saj!

    Nese ke dicka te thuash lidhur me temen, atehere eshte ne rregull, nese vazhdon te mirresh me mua , ( une nuk jam teme diskutimi , as emri im, sic nuk je as ti, e as emri yt ), atehere une nuk do te pergjigjem! Dhe eshte e padrejte te kerkosh prej njerzve te mendojne sipas kallepeve tua!
    Para se te shkruash eshte mire te lexosh shkrimin e Albos mbi kulutren demokratike!

    Shkrimin e nise keshtu : " dhe vellavrasja mund te filloj." Cfare fobie ke ti nga perfolja e rasteve barbare ? Vellavrasja nuk ka nisur kurre pse jane rrahur dy persona, ne rast te tilla, simpatia njerzore eshte drejte te demtuares!
    E din ti se rast te tilla, pra kur prominentet sillen ne kete menyre ndikon keq ne edukaten e te rinjeve, sepse cdo i ri mendon kur Ajo zgjedh problemet me grushta, shqelma dhe kepuce, sa te dergohet nje nejri ne spital, atehere kjo eshte metoda se si zgjidhen mosmarrveshjet !!!!
    Dhe ky rast eshte i ulet, i poshterte
    , primitiv dhe meriton te gjykohet, dhe ato dy gra tregohen te ndershme kur publikisht t“i kerkojne ndjese se demtuares, perndryshe deshmojne se kane karakter rrugacesh!

    Cdo njeri i denuar nga nje gjyq i pavarur, e meriton denimin, sepse denimi bazohet ne fakte!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shėn Albani : 25-12-2002 mė 08:41

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Cka ti shtojme kesaj dhe gjithe asaj qe u fol e perfole ne kete teme ne Forum,pos kesaj qe do lexoni me poshte.Por kisha thene se eshte me mire qe dialogjet ketu te zhvillohen qete pa pretendime nga anetaret.Se besoj se per naten e Vitit te Ri me siguri nga studiot e RTV 21 do kemi nje program interesant dhe argetues nga keto dy aktore per te cilat u fol e perfol mjaft keto dite ,por edhe me interesant se u fol me teper per nenat e tyre.


    A ėshtė dėnuar me paraburgim nėna e Adelinės

    Ē’ka tė re rreth rastit “Adelina - Leonora”

    PRISHTINĖ, 22 DHJETOR - Rasti i duelit tė pazakontė “Adelina - Leonora” vazhdon tė jetė temė e pėrfoljes nė mediume. Nė faqen e internetit “Balkanweb” tė dielėn ėshtė dhėnė lajmi se nėnės sė Adelina Ismailit, Monės, Gjykata Komunale e Prishtinės ia ka caktuar paraburgimin prej 30 ditėsh. Pas rrahjes dhe lėndimeve qė i ka shkaktuar kėngėtarja Adelina Ismaili, yllit tjetėr tė estradės Leonora Jakupit, kjo e dyta e ka paditur nė gjyq kolegen dhe tė ėmėn e saj, e cila sipas deklaratave tė nėnės sė Leonorės, Feride Jakupi, ka qenė pjesėmarrėse nė rrahjen e sė bijės. Nė njė bisedė me motrėn e Adelinės, Ema Ismajli, ajo tha se nėna e saj nuk ėshtė nė Kosovė, por ka udhėtuar me Adelinėn nė Skandinavi. “Mamin e kam nė Skandinavi dhe unė nuk kam informata se ėshtė dėnuar me 30 ditė paraburgim”, tha ajo. E pyetur nėse motra e saj ka angazhuar avokat mbrojtės, Ema theksoi se,”ky ėshtė problem personal i motrės sime Adelinės e i askujt tjetėr”. Ndėrkaq, zėdhėnėsi i SHPK-sė, Refki Morina, na tha se lėnda i ėshtė dorėzuar gjykatės komunale dhe ata mund tė ofrojnė informata rreth rastit. “Koha ditore” bėri pėrpjekje qė tė konfirmojė kėtė informatė nė gjykatėn komunale, por pėr shkak tė pushimit tė fundjavės nuk ia dolėm tė kontaktojmė me personat pėrgjegjės. Njė ekspert ligjor na shpjegoi se “nuk ka mundėsi juridike qė Mona Ismailit t’i caktohet paraburgimi, pasi qė ajo fillimisht nuk ėshtė arrestuar nga policia dhe nuk ka mbajtur paraburgimin 72 orėsh qė mandej t’i dorėzohet organeve gjyqėsore, e qė ato pastaj t’i caktojnė paraburgim 30 ditėsh, pasiqė dihet se ajo ėshtė nė liri”. Megjithatė, ky ekspert ligjor shpjegon edhe njė variant tjetėr juridik. “Ekziston mundėsia qė atė e kanė dėnuar pėr kundėrvajtje, menjėherė atė natė kur e kanė marrė nė polici, dhe ia kanė dorėzuar gjykatės pėr kundėrvajtje. Gjykatėsi pėr kundėrvajtje mundet me procedurė tė shkurtėr ta dėnojė me burg nė kohėzgjatjeje prej 30 ditėsh, dhe pasi tė bėhet i plotfuqishėm aktgjykimi, Mona pastaj shkon nė vuajtje tė dėnimit”. Se si do tė rrjedhė mė tej nė gjyq rasti “Adelina - Leonora”, mbetet tė shihet kur Adelina dhe nėna e saj tė kthehen nga Skandinavia.
    ----------------------
    -------------------------


    Nėna e Adelinės dhe nėna e Leonorės, janė fajtore pėr rrahjen

    Reagimet e qytetarėve tė Prishtinės rreth pėrleshjes sė yjeve tė estradės muzikore

    PRISHTINĖ, 22 DHJETOR - Pėrleshja ndėrmjet dy yjeve tė estradės muzikore kosovare, Adelina Ismajlit dhe Leonora Jakupit, qė ka ndodhur tė enjten mbrėma, gjatė xhirimit tė programit pėr Vitin e Ri, ka ngjallur njė diskutim tė papritur, nė shtėpi, nė punė, nė rrugė, nė kafene dhe kudo tjetėr. Pėr momentin, qytetarėt, sidomos ata tė moshės sė re, por edhe moshat e tjera, i kanė lėnė anash diskutimet e zakonshme rreth problemeve tė pėrditshme kosovare dhe janė marrė me ngjarjen e pazakonshme qė ka ndodhur nė skenėn muzikore kosovare. Rrahja qė ia bėri familja Ismajli Leonora Jakupit, nga qytetarėt cilėsohet si turp i vajzave mė tė popullarizuara tė Kosovės, por edhe turp pėr estradėn muzikore kosovare nė tėrėsi. “Ėshtė fatkeqėsi, qė artistet mė tė mira kosovare ta sjellin veten nė njė pozitė tė tillė, ta turpėrojnė veten e tyre dhe muzikėn kosovare”, tha Sadri Kelmendi, kryeredaktor i revistės pėr fėmijė’ “Zog mėngjesi”, dhe shtoi se “Kėnga ėshtė pjesė e kulturės, por sjellja e tyre ngelet pjesė e turpit, qė ato, vetėm me falje publike ndaj njėra-tjetrės mund ta sjellin veten nė atė nivel ku kanė qenė deri tani”. Kelmendi, njė burrė i moshės 60-vjeēare, mendon se tė dyja kėngėtaret e kanė humbur popullaritetin qė e kanė pasur, pasi qytetarėt, sipas tij, e mbrojnė artin, e jo Adelinėn apo Leonorėn. Skandali i ditės sė enjte, sikur i ka lėnė anash diskutimet rreth standardeve tė parashtruara nga Shtajneri dhe reduktimeve tė energjisė elektrike nga ana e KEK-ut. “Mė vjen keq qė ndodhi edhe kjo nė skenėn tonė muzikore, por mė vjen mirė qė pėr njė ēast i harruam standardet e Shtajnerit, reduktimet e KEK-ut dhe premtimet e tyre pa rezultate”, tha Blerta Bėrdynaj, ekonomiste e diplomuar. Sipas saj, shkaktar tė kėsaj rrahjeje janė Mona, nėna e Adelinės, dhe Feridja, nėna e Leonorės, tė cilat, edhe mė parė, i kanė nxitur tė bijat e tyre, pėr ta urrejtur njėra-tjetrėn, me thėnie, se kjo apo ajo, ėshtė mė e zonja, dhe kjo apo ajo, duhet tė dalė e para nė skenė. Por, jo tė gjithė qytetarėt, qė pranuan tė prononcohen lidhur me rrahjen qė ndodhi midis yjeve tė estradės, janė tė paanshėm. Dikush anon nga njera, e dikush nga tjetra, varėsisht, se cila ėshtė mė e adhuruara pėr ta, se cila ėshtė mė e bukur, se cila kėndon mė mirė, e madje, kush nga vjen. Marta Zalli, 32-vjeēare, nga Gjakova, thotė se “Adelina ėshtė e lindur tė jetė ajo qė ėshtė, pėr kėngė, dhe pėr tė gjitha” dhe se “asgjė nuk e luhat popullaritetin e saj, pavarėsisht asaj qė ka ndodhur”. Sipas saj, Adelina ėshtė nė zemrėn e tė gjithėve. Por, Blerta Bėrdynaj, ekonomiste nga Prishtina, mendon se “Adelina ėshtė shumė vulgare, dhe e pakulturuar, sado qė ajo mendon, se adhuruesit e muzikės e mendojnė njė gjė tė tillė pėr Leonorėn. Sipas Blertės, 25-vjeēare, Adelina, kurrė nuk ka qenė kėngėtare e mirė, porse ajo ėshtė bėrė yll duke dalė nė skenė gjysmėzhveshur, “atėherė kur mentaliteti ynė ka pasur nevojė tė shohė diēka tė tillė”!. Ngjarje tė tilla, rrahje, ndodhin edhe nė skenėn politike, pasi paralametarėt e vendeve tė ndryshme janė kacafytur nė mes tė parlamentit, por dhashtė Zoti, qė vetėm edhe kjo mos tė na ndodhė. “Bacė, besoj, se Kosova, nuk e ka hallin e tyre”, shprehet Adem Gjata, ish-profesor, nė pension, duke shtuar se “ato janė tė bukura, dhe munden me u’a shti zjarmin edhe kėtyne nalt”. Sipas tij, femrat e kanė fitilin nė dorė, e sidomos nėnat e njatyne dyjave”. Derisa Leonora, ėshtė duke u shėruar, nė shtėpi, nga plagėt e marra, Adelina ka filluar turneun e vetė nėpėr Skandinavi dhe qė tė dyja vazhdojnė ta akuzojnė njeratjetrėn pėr nxitjen e konfliktit, i cili i ka habitur adhuruesit e estradės, por edhe qytetarėt nė pėrgjithėsi, dhe sipas gjasave do tė zgjidhet nga gjykata penale.

    ---------------------
    ------------------------
    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Beqari002 : 25-12-2002 mė 14:51
    Jam martuar002

  18. #18
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Ballqap
    Postime
    19
    "Nena e Adelina Ismailit ne burg"
    Qe me hapjen e temes fillon paragjykimi tradicional shqiptar.
    Cfare ndodhi?
    Mos valle u shkaterrua Kosova?
    Mos valle do te ngelemi pa buke?
    Mos valle edhe tani do te tregojme veten tone se jemi kafshe?
    Ti leme ne punen e tyre dhe organet kompentente le ti gjykojne ashtu sikur eshte e verteta.
    Nuk para perziem shume ne ceshtjet e Kosoves qofshin ato politike, qofshin ato kulturore por ketu verejta provokime ndaj nje anetari apo ndonje tjetri dhe per te hyre me thelle ne debat me bene pershtypje provokimet direkte ndaj Agim Docit qe me ato cfare kam lexuar per te, nuk do te ishte gje fare e mire qe njerez te tille te penes te ofendohen ne kete menyre.
    Agim Doci se pari shpjegoi disa gjera sipas menyres se tij akademike dhe ndonjeri ketu jo vetem qe nuk e kuptoi por filloi te hedhe shtiza se nuk po themi kunja.
    Por me ke duhet te flase Agim Doci?
    Jane te paket ata qe e kuptojne dhe kjo eshte per te ardhur keq.
    Zoti Agim jo gjithmone duhet folur me gjuhen tipike akademike sepse shume nuk do te kuptojne por e marrte e mira e marrte edhe duke folur si leshko nuk ja vlen(besoj me kupton).
    Jo pa qellim e mbrojta Agim Docin sepse ne nje forum tille te kesh nje njeri te penes eshte nje gje shume e mire qe per vete forumin i ngrin vlerat si dhe forumistat ndihen te kenaqur sepse te llapesh eshte kollaj.
    Por fatkeqesisht neve fryhemi shpejt me te miren qe shqiptaret i bejne njeri tjetrit ndaj duhet dhe kujdes.
    Sa per Zotin Vetvete do te thoja qe ka ngaterruar djathin me sapunin dhe kur zoti Doci ofroi te verteten dhe pa ngerdheshje dhe mendjemadhesi, zoti vetvete e mori djathin per sapun.
    Shume keq qe vepron keshtu.
    Perse nuk e hap edhe pak horizontin te kuptosh te verteten por si padashje ti tregon injorancen tende dhe kulturen e dobet qe ke si dhe shkollimin tend qe nuk e di sa vjet shkolle te permban.
    Pra ti injoron veten dhe asnjeri tjeter dhe keshtu eshte.
    Ndersa Gresi 30 luan me ekuacione te zgjidhura dhe te pazgjidhura, duke bere kompetentin dhe gjoja ku lloj dyluftimi ka shume lloj anesh per tu luftuar.
    E mbrojta Agim Docin sepse ai nuk foli me mendjemadhesi por me mencuri si dhe per te ju treguar se keto lloj gjerash ndodhin ne boten njerezore shtazore dhe se nuk ka ndonje gje per tu fryre me shume se sa nje ndodhi e zakonshme mes dy njerezve qe perplasen ne rruge.
    Si perfundim rasti i Adelines Ismailit me Leonora Jakupin eshte nje rast i rendomte qe nuk na takon neve ta gjykojme.
    Le te mos behemi qesharake per nje gje te tille sepse keshtu do te tregojme veten se jemi shqiptare te ngelur akoma ne shekullin e XIX.
    Faleminderit Mirditori

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Postime
    18
    I nderuar Mirditor!

    Une shpreha mendimin tim ne lidhje me reagimin e Zotit Doci, dhe ai po vete ma ktheu pergjigjen.
    Mesazhi im s'kishte per qellim denigrimin e tij si poet, sepse jam teper e vogel per te bere nje gje te tille, dhe mbi te gjitha e cmoj krijimtarine e tij.
    Raste si ky i juaji kur dikush i del ne mbrojtje nje personi tjeter, pa e patur idene se perse po flet (c'hyjne provokimet ketu?), me kujtojne Don Kishotin dhe luften kunder mullinjve te eres. Ne nuk jemi duke bere politike ketu dhe s'kemi perse rreshtohemi ne kampe. Gjithkush i del per zot vetes, dhe jam e sigurte qe zoti Doci nuk ka nevoje per ndihmen tuaj.

    Lidhur me kulturen dhe shkollimin tim .... i dashur Mirditor ... s'me ngelet vecse te qesh me te madhe ... sepse me sa vura re, jemi ca si larg.

    Gjithe te mirat.

  20. #20
    i/e larguar Maska e visitor
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Diku
    Postime
    64

    Per temen dhe diskutimet mbi Docin


Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Genta Ismajli
    Nga dodoni nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 150
    Postimi i Fundit: 25-05-2011, 14:32
  2. Adelina apo Gentiana Ismaili
    Nga SeXxXy_EDANA_04 nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 122
    Postimi i Fundit: 12-12-2007, 02:03
  3. Terminali i Kohės
    Nga BvizioN nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-10-2006, 05:40
  4. Shkupi dėbon Ylber dhe Adelina Lilin
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 29-08-2004, 23:40
  5. ADELINA vs LEONORA (Me ke jeni ju?)
    Nga Sykaltri-GB-US nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-07-2003, 17:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •