Botohet libri i parë i cili përmban emrat e të gjithë dëshmorëve të kombit gjatë luftërave për çlirim të dekadës së fundit.

Autori i librit " Bardhësitë e Atdheut" gazetari Afrim Mustafa i cili ka qenë prezentë në shumë ngjarje gjatë këtyre luftërave, eksperiencën e tij ka dashur që ta qet në letër dhe ta dokumentojë me një libër.
"Ideja ishte që të gjithë lexuesit, të gjithë ata që dëshirojnë të nderojnë dëshmorët dhe familjarët e tyre dhe që të kenë informacione për biografitë e dëshmorëve që u flijuan për lirinë e Kosovës, për pavarësinë e Kosovës dhe të kenë informacione në një botim, në një publikim të vetëm siç është ky publikim i imi", thotë autori i librit Afrim Mustafa.
Në këtë libër janë të përfshirë të gjithë dëshmorët që kanë rënë në tri luftërat, së në Kosovë, Luginë të Preshevës dhe së fundi në Maqedoni.
"Janë të prezantuar gjithsejtë dëshmorët e të tre luftërave çlirimtare: e UÇK-së në Kosovë, të UÇPMB-së në Luginën e Preshevës dhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni. Gjithsejtë janë 2073 dëshmorë të tri luftërave çlirimtare", shtoi Mustafa.
Edhe pse Mustafa ka kërkuarnga institucionet qeveritare, përkatësisht nga Ministria e Arsimit që kjo iniciativë të mbështetët dhe që ky libër të botohet në versionin tjetër me ngjyra, mirëpo përveç përkrahjes morale nuk ka pasur asnjë ndihmesë tjetër financiare.


Alsat