Sterjo Spasse, asgjė s'ka ndryshuar pas vdekjes
Rezarta Delisula
TIRANE
Nė rrugicėn e pėrbaltur, tė rrethuar nga ndėrtimet gjigante njė pllakė e mermertė tregon se nė kėtė rrugicė pa krye ka banuar shkrimtari i madh Sterjo Spasse. Shtėpia njėkatėshe ka njė oborr tė madh tė mbjellė me portokalle.
Ndodhet nė rrugėn "Him Kolli", segment qė lidh rrugėn e Kavajės me "Myslym Shyrin". Derėn na e hap Ilindeni, djali i vetėm i shkrimtarit tė madh. Ka thuajse tė njėjtėn pamje. Flokėt kanė nisur t'i bien, ndėrsa nė sy edhe gojė i ngjan shumė tė atit. Ilinden ose dita e Shėn Ilias. Kjo ditė festohet nga kombi maqedonas jo vetėm sepse ėshtė ditė e shenjtė, por pėrkon edhe me kryengritjen e tyre ndaj turqve. Ilideni na tregon studion e Sterjos. Njė tryezė dėrrase, portreti i njė tjetėr shkrimtari tė madh dhe mik i Sterjos, Nonda Bulkės, ndėrsa dorėshkrimet janė sistemuar dhe ruhen me kujdes. Nė shtėpi nuk ka ndryshuar asgjė. Njė biblotekė e lyer me hidromat tė bardhė me rreth 2000 tituj rrethon atė dhomė tė vogėl qė nė kohėt e sotme quhet "sogiorno", ndėrsa sipėr rafteve tavani i dėrrasės ka nisur tė bėjė bark. Kėtė shtėpi shkrimtari i viteve '30 e ka blerė nė 1954-n.
Cironkat
I lindur mė 1912-n dhe i rritur nė Gllomboē, fshat i vogėl anė liqenit tė Prespės, shija e shkrimtarit lidhej pikėrisht me traditėn e zonės: cironka tė thara e tė tymosura. E shoqja e Ilindenit tregon se Sterjo nuk kishte absolutisht pretendime pėr ushqimin. Sterjo "pinte pak cigare nė ditė, por, kur u sėmur me zemėr, e la fare". Ndėrsa "raki pinte vetėm gjysmė gote nė ditė" siē thotė i biri. Shkrimtari pėlqente mė shumė t'u jepte shokėve pėr tė pirė. "Nga ora 6 deri nė 10 tė mėngjesit babai lexonte, pastaj sėrish lexonte, lexonte... Ndonjėherė i pėlqente tė lante enėt, tė merrte pluhurat dhe tė krasiste pemėt nė oborr. Mė pas rrinte me shokėt dhe miqtė hallexhinj qė vinin nga fshati, na thotė Ilindeni. Kur e pyesim mbi ngjashmėrinė me tė atin, Ilindeni qesh, duke na thėnė se nuk i ngjan fare. "Mė shumė babait i ngjan Ariani, djali im, jo vetėm nė paraqitje, por edhe si tip. Unė kur kam objekt pune jam si babai: punoj shumė, ndėrsa ai, edhe kur nuk kishte objekt pune, lexonte shumė. Dhe ky ėshtė ndryshimi im me tė", sqaron Ilindeni.
Sterjovica
Nė Maqedoni ėshtė traditė qė gratė marrin emrat e burrave me njė prapashtesė, thėrrisnin Sterjovica. Komshinjtė edhe sot nuk e mbajnė mend emrin e vėrtetė tė gruas, e cila e fliste shumė pak shqipen. Sterjovica emrin e vet e kishte Nikolina apo, siē njihet nė zonėn e Prespės, Nikolina e Llazo Dudes. Gruaja e shkrimtari nuk kishte asnjė klasė shkollė. Ajo u fejua me Sterjon nė 12 gusht 1928 kur ishte 15 vjeē e gjysmė, ndėrsa Sterjo vetėm 16. "Prindėrit kishin shumė diferencė kulturore, por megjithatė s'i kemi dėgjuar asnjėherė tė grinden me njėri-tjetrin apo tė shkėmbejnė ndonjė batutė", thotė gruaja e Ilindenit, Maria. Sterjo dhe Sterjovica bėnė tre fėmijė, njė djalė e dy vajza. Sterjovica u mėsonte fėmijėve e mė pas nipėrve e mbesave, maqedonisht. Komshinjtė e mbajnė mend Sterjon tek pėrcillte nė fund tė rrugicės miqtė e largėt, studentėt e zonės sė tij dhe hallexhinjtė e ky ishte vendi ku ata puqeshin thuajse ēdo orė tė ditės, ndėrsa nė dimėr shkrimtari mbante supeve xhaketėn e lėkurės. Shkrimtari i madh i romanit tė rrallė filozofik "Pse" vdiq nė 1989-n, por dera nuk iu mbyll asnjėherė. Gjuhėtari Mahir Domi, njėkohėsisht edhe shok i tij i Normales, e vizitonte shpesh familjen e Sterjos. Ndėrsa i madhi Mitrush Kulteli , kishte shkuar nė shtėpinė e mikut tė tij Sterjo sikur e parandiente ndarje.
Krijoni Kontakt