Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Të gjymtuar nga serbët, të harruar nga shteti i tyre

    Has, familjet e dëmtuara nga lufta e Kosovës kërkojnë vëmendje

    Në rrethet e Qarkut të Kukësit dhe kryesisht në Has, ka një numër personash të mbijetuar nga minat, të cilët ndjehen të harruar nga shteti shqiptar. Ata tregojnë se as marrin pension, as kanë njerëz të punësuar, as kanë infrastrukturë, as përkujdesje permanente mjekësore, nuk kanë asgjë. Madje një pjesë e tyre ka rënë në depresion. Dhe kanë sakrifikuar aq shumë, kanë lënë gjymtyrët e trupit në arat e tyre, në bjeshkën e tyre dhe në pragun e shtëpisë të bërë copa-copa nga minat serbe. Gërdeci me të drejtë po trajtohet si një tragjedi, sepse ishte e tillë, por edhe pse ndodhi shumë afër Tiranës dhe në sytë e mediave, aty vdiqën shumë njerëz...

    Por në Has, në Kukës dhe në Tropojë, shteti pothuajse i ka braktisur. Atje gjatë luftës së Kosovës u shkaktuan rreth 300 viktima nga minat dhe predhat e hedhura nga serbët në tokën e Republikës së Shqipërisë, ku 33 veta gjetën vdekjen, shumica e të cilëve fëmijë dhe adoleshentë, 43 u gjymtuan përjetësisht nga duart dhe këmbët, 14 humbën dritën e syve... Dhe kjo ka ndodhur në territorin e shtetit shqiptar, i cili, siç thotë një banor i Hasit, "duhej të ngrinte zërin deri në Gjykatën e Hagës dhe në selinë e OKB-së, sepse edhe ne që mbetëm gjallë nga minat, mbetëm në mjerim, pa mjete për të jetuar, mbetëm pa shtëpi, mbetëm pa ushqimin e përditshëm...", thotë Zenun Avdia, 70 vjeç.

    Në të vërtetë, për shumë vite, arat mbetën të minuara, bagëtitë u dëmtuan nëpër bjeshkë ashtu si njerëzit. Shkurt, zona mbeti për shumë kohë pa bjeshkët, malin, arat dhe krojet, por edhe pa rrugën e fëmijëve që shkonin në shkollë. Dhe "shteti shqiptar që prej afër 10 vitesh bën sikur nuk ka ndodhur asgjë", shton plaku.

    Në familjen e Rexhë Xhafës, në Nikoliq të Hasit, bëhet hesap buka e gojës. Rexha (i vitlindjes 1958), i zoti i shtëpisë, ka rënë në mina në tetor të vitit 2000 dhe ka humbur pjesën fundore të njërës këmbë, ndërsa kulloste bagëtitë në bjeshkë. Ai ka gjashtë fëmijë dhe gruan. Gjendja vazhdon të mbetet tepër e rënduar, sa, siç tregon Sofija, e shoqja, janë detyruar për të shitur një nga lopët që ua kishte dhënë një shoqatë (shoqata VMA me ndihmën e UNICEF-it) për të blerë disa artikuj të domosdoshëm për jetesë. Kjo familje jeton me 10 mijë lekë pension që Rexha merr si ish-minator, ndërsa ky, që është edhe i zoti i shtëpisë, prej skamjes ekstreme shpesh kalon depresion. "Jam i zhgënjyer, nuk di të flas gjatë, por shkurt, jam i zhgënjyer, dy fëmijët e mëdhenj i kam nisur për Greqi, janë shumë të rinj, njërin e kam hequr nga shkolla 9-vjeçare, por, siç duket, nuk u ka ecur, vazhdimisht policia greke i rreh dhe i kthen mbrapsht", tregon i zoti i shtëpisë.

    Në këtë fshat ka plot familje të tilla, dhe jo vetëm aty. Në Dobrunë, tre kilometra më tej, mbijetojnë një numër personash të gjymtuar nga minat serbe të viteve 1999, 2000... Korab Mula është 23 vjeç dhe ka qenë në klasën e tetë kur ka rënë në mina. Ai ka humbur të dyja duart. Sot ai jeton nën kujdesin e njerëzve të shtëpisë. Kush të mundet i jep ujë dhe e ushqen me lugë. Madje, e ndihmojnë edhe në kryerjen e nevojave. Nëna e tij, Sosja, tregon se marrin nga shteti vetëm një ndihmë ekonomike dhe janë gjashtë frymë për t‘u ushqyer. I zoti i shtëpisë, Jashari, merret me bagëtitë në mal, ndërsa Sosja me disa punë bujqësie. "Toka është tepër e paktë dhe nuk na ushqen", bagëtitë ashtu si njerëzit jetojnë, le ta themi, si në rrethim, sepse bjeshka është ende e mbushur me mina, nuk na ka mbetur vend kurrkund", thotë Sosja, e cila duket burrneshë dhe nuk e tregon krejt brengën që i bren këta njerëz. "Është bërë keq puna, or burrë, Korabit ia kanë hequr pensionin për shoqërues, por shikoje, si mundet ai ta pijë një gotë ujë?", thotë Dema, xhaxhai i Korabit. Në këtë rast nëna e Korabit pohon se kjo gjë është e vërtetë, por po mundohet të gjejë një dorë lekësh për të udhëtuar për Tiranë. "Atje rregullohen të gjitha punët, sot nuk shikon kush se çfarë thotë ligji, po pate shoqëri të takon, po nuk pate shoqëri nuk të takon...", thotë e zonja e shtëpisë.

    Në Has ka plot e plot familje të tilla. Në të gjithë vijën kufitare me Kosovën prej mbi 110 km. BE dhe SHBA në bashkëpunim me disa organizata ndërkombëtare, gjatë këtyre viteve të fundit, kanë bërë çminimin e shumicës së territorit të minuar. Kanë qenë të ndotura rreth 2000 hektarë tokë bujqësore dhe livadhe, zabele dhe kopshte, bjeshkë e vërri me krojet dhe rrugët e fshatrave. Tani ka mbetur, siç është raportuar, një pjesë e bjeshkëve, por banorët e frikësuar prej tmerrit të minave thonë se ato janë nën tokë dhe mund të shpërthejnë një ditë, pra kurrë nuk i dihet me saktësi.

    Qindra banesa u shkatërruan nga granatimet e serbëve, e gjithë zona u kthye gati në zonë të shkretuar dhe askush e ngriti zërin për ta, përveç ndonjë shoqate joqeveritare. Një specialist i çminimit thotë se qeveria shqiptare duhej të ngrinte një ministri për zonat e minuara, sepse asnjëherë dhe askund në Shqipëri nuk ishte bërë një dëm kaq i madh. Këta banorë, që u bënë viktima të luftës, teksa shohin në ekranet televizive kronikat për Gërdecin, ngrihen në gjunjë dhe mbajnë vesh se mos dikush i përmend, thjesht i përmend edhe ata. "Shko e thuaji qeverisë se jemi edhe ne, pash një zot...", tha nëna e një të riu të gjymtuar nga minat në fshatin Letaj të Hasit.

    Gazeta Shqip

  2. #2
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    O shtet... te hengsha m... o shtet, zgjohu... ekzisto...
    sepse shqiptaret nuk ekzistojne vetem ne kohe votimi...
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

Tema të Ngjashme

  1. Shkëlqimi dhe rënia e shokut Nano
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 571
    Postimi i Fundit: 20-09-2007, 11:46
  2. Shteti Shqiptar dhe mbeshtetia financiare per Komunitetet Fetare
    Nga Iliriani në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 01:13
  3. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23
  4. Majko refuzon të ulet në një tryezë me homologun Serb
    Nga Enri në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 24-08-2003, 06:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •