Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Anton Mazreku

    Anton Mazreku pėr gjuhėn dhe letėrsinė shqipe

    Nga Prof. Dr. Jup Kastrati

    1. Veprimtaria krijuese e botuese, letrare e kulturore e Anton Mazrekut shtrihet nė njė periudhė kohore afro tridhjetėvjeēare, nga 1925 deri mė 1955. Ajo gjendet e shpėrndarė nė shtypin periodik shqiptar, ndėr gazetat dhe revistat e kohės sė tij. Pėrkujtimi i sotėm i fletores sė mirėnjohur “Sporti shqiptar”, tė cilėn ai e drejtoi me pasion dhe me kompetence profesionale prej gazetari e publicisti pėr pesė vjet me radhė, nga 28 nėntori 1935 deri mė 22 prill 1939, mė jep rastin tė them edhe unė dy fjalė kujtimi e respekti pėr kėte intelektual tė shquar tė rrethit tė Shkodrės.

    Interesat kulturore tė Anton Mazrekut kanė qenė tė gjėra dhe tė shumanshme. Kontributet e tij spikasin nė krijimtari poetike origjinale, nė shėnime letrare, nė vėzhgime gjuhėsore, nė pėrkthime artistike veprash poetike, dramaturgjike dhe narrative. Me qenė se emri i tij ėshtė bėrė i famshėm kryesisht si komentator i futbollit shqiptar pėrmes Radio Tiranės, aq sa krijoi njė “shkollė” tė vetėn sportive nė Shqipėri, mund tė duket e ēuditshme qė Anton Mazreku tė ketė qenė i angazhuar nė fusha tė tjera tė dijes. Po kėte do tė pėrpiqem ta shtjelloj mė poshtė, nė kėtė kumtesė time modeste, pa pretenduar fare ta shteroj problemin nė fjalė. I vetmi dėshir imi ėshtė qė tė zgjoj kureshtjen shkencore tė gjurmuesve specialistė, nė mėnyrė qė, nė njė tė ardhme tė afėrt, kur tė botohet ndonjė monografi pėr kėte personalitet tė pėrmendur shqiptar, tė mos lihen pa u vėnė nė dukje dhe disa merita tė tjera tė tij, qė, pėr mendimin tim, janė po aq tė rėndėsishme sa dhe aspekti i tij sportiv i gazetarit, publicistit, redaktorit, drejtorit dhe komentatorit tė kėsaj fushe tė vyer.




    2. Anton Mazreku ka pasė kulturė letrare. Ai ka qenė poet lirik. Poezia e tij karakterizohet pėr sensibilitet, spontanitet dhe fluiditet. Kryevepra e tij nė kėte lėmė ėshtė poema me titull “Dy lott e dy lule”, botuar tek e pėrkohėshmja letrare artistike “Shkėndija”, Tiranė, nėntor-dhjetor 1941, viti II, nr. 5-6, fq. 214-219. Poeti vajton humbjen e parakohshme tė njė vashe sė re, qė vdiq nė lulen e rinisė, nė moshėn e tetėmbėdhjetė pranverave, kur po bėnte gati pajėn e kurorės sė saj martesore. Poeti shkruan:

    “Nė kopsht jan‘ thamun lulet, qi vadite/ me t’madh kujdes”, (vargu 13-14), “S’e ēojn’ ma kryet as fill as drandofillė” (vargu 17), “Me terr t’ash mvesh’ shtėpija e rrug’t e sheshet/ Si t’shkreta duken anė e kand qytetit” (vargu 24-25).

    Autori na jep profilin moral tė vajzės si dhe portretin fizik tė saj:

    “E mirė e plot urti’ ma e bukra n’shoqe” (vargu 35), “Me gjithkėndin tue u sjell’ zojush fisnike/ E gjithkund tue ia folun t’ambėl” (vargu 45-46), “E me ato vetlla t’zeza e me ata sy,/ Qi kot mundohet me i pėrshkruemun penda” (vargu 50-51).

    Mbasi ka bėrė epopenė dhe prozopopenė e saj, por pa e identifikuar pėr tė ruajtur karakterin lirik tė krijimit, mbasi ka shprehur me pėrsėritje anaforike “njimij kujtime”, “njimij mendime”, “njimij dėshirė”, “njimij andrra” e “njimij shpresa t’bardha”, (vargu 71-73), Poeti na e sjell vashėn e tij si “shembull urtije edhe pasqyr’ virtytesh” (vargu 180). Me maturi, nuk harron tė fusė logjikisht dhe artistikisht edhe anėn moralizuese dhe qėllimin edukativ. Nga parajsa, ku gjendet, hyjnesha do t’i mėsojė shqiptarėt:

    “Me dasht’ Atdheu, m’ia ngjitun dorėn t’ligshtit, / Me mni grabitjen, rrenėn dhe shpifjen, / Me dashtun shokun barabar si vehten, / Me mbajtun besėn e me e ruejt’ po nderėn”, (vargjet 192-196).

    Poema “Dy lott e dy lule” ėshtė njė elegji sublime, realizuar me art, finesė dhe delikatesė nė 220 vargje monokolone njėmbėdhjetė rrokėsh (endekasilab), me kadencė ritmike, me theks trokaik. Krijimi, me gjithė sentimentalizmin e motivuar, shquhet pėr realizėm, pėr vandak idesh dhe pėr pasuri fjalori. Ka larmi ngjyrash dhe hije dritash. Harmonishėm ėshtė pėrfshirė tema patriotike.

    Ndėr poezitė e tij origjinale, Anton Mazreku ka lėvruar me sukses edhe sonetin me vargje endekasilabe, me rimė: ABAB / CĒCĒ / DDHD / DHEE /. Le tė pėrmendim kėtu krijimin e tij origjinal me titull: “Po mė dhimbesh…”, botuar te revista “Shkėndija”, viti III, nr. 11 (35), fq. 23, Tiranė, shtator 1943. Besoj se nuk ėshtė e nevojshme tė sillen shembuj tė tjerė. Poema dhe tingėllimi, qė pėrmenda mė sipėr, dėshmojnė fare mirė pėr dellin poetik tė tij.




    3. Nė sferėn e interesave letrare tė Anton Mazrekut ka njė vend sado modest, edhe kritika letrare. Kur vdiq Migjeni, mė 26 gusht 1938 nė Ospedale Valdese, nė Torre Pellice afėr Torinos, ndėr tė parėt qė vajtuan nė periodikun shqiptar humbjen e kėtij Poeti tė ri, por tė madh, qenė Lazėr Radi, Qemal Draēini, Teufik Gjyli, Skėnder Arrėza, Veli Stafa, Dhimitėr S. Shuteriqi etj. Njė artikull shkroi edhe Anton Mazreku me titull “Arsimi kombėtar humbi katėr bij tė ēmueshėm mbrėnda kėtyne dy muajve”, botuar nė revistėn pedagogjike “Shkolla kombėtare”, organ i Ministri s’Arsimit, Tiranė, dhjetor 1938, viti II, nr. 21, fq. 24. Mbasi jep njė biografi tė shkurtėr tė Poetit, autori i shkruan: “Drapni i pamshirshėm i vdekjes e kėputi nė pranverėn e jetės sė tij, nė moshėn 27 vjeēare, lule tė re nė kopshtin e arsimit t’onė e tė poezisė s’onė. Se Millosh Nikolla nuk qe vetėm nji mėsues i mirė, po qe edhe nji mėsues i mirė, po qe edhe nji poet i mirė. Vdiq i ri e edhe telat e lyrės sė tij u kėputne nė ma tė mirėn kohė, shi atėherė kur tingujt qi nxuerrne filluen me na pėrmallue”. – Mandej, si komenton njė pjesė tė “Kangėve tė pakėndueme” dhe si jep njė karakteristikė tė poezisė sė tij, artikullshkruesi shton: “Migjeni ka vuejtė e ka qa, ka ndie e ka shkrue. E ka pa dritėn e jetės sė vet djaloshare tue u shkimbė dal nga dalė ashtu si shkimet nji kandil voji nė njaj votėr tė harrueme, e nga zemra kanė dalė tinguj tė nji melankonije e tė nji dhimbe qė t’a kėpusin shpirtin. Ndo’i rreze shprese do t’ia ketė paque ndonji herė plagėt e sėmundjes, por kjo ka qenė nji shpresė qė zhduket shpejt ashtu si shpejt zhduket nji voesė e njomė para diellit pėrvlues, e Migjeni ka lotue pėrsėri e pėrsėri ka kėndue”.

    Autori komenton pjesėrisht poezinė “Vuajtja”: tė Migjenit. Punimi mbyllet me kėto fjalė: “Vdiq larg Atdheut nė vend tė huej. Nė ēastet e mbramė tė jetės sė tij tė shkurtė do tė ketė dashtė e ndoshta do tė ketė mujtė me shkrue kryeveprėn e vet, po “deka i ngrini ato duer porsi florini”, e ”kanga e mbramė e Migjenit u mbyll nė vorr bashkė me tė”.




    4. Anton Mazreku ka dhėnė ndihmesa edhe nė ēėshtje gjuhėsore. Nė artikullin e tij: “Shkollat dhe gjuha jonė”, shkruar me pseudonimin e “Krahi i rrmaktė”, botuar te gazeta “Zani i popullit”, Shkodėr, mė 18 korrik 1925, viti 1 nr. 13, fq. 1-2, autori thekson ndėr tė tjera domosdoshmėrinė e pastrimit tė gjuhės shqipe nga fjalėt e huaja tė panevojshme, qė qarkullonin nė shtypin periodik tė kohės sė tij. Kėtė temė me rėndėsi e rrahur edhe nė artikullin tjetėr tė tij “E mjera shqipe” shkruar me pseudonimin Aku dhe botuar te “Gazeta e Korēės”, Korēė, mė 25 gusht 1929, viti XI, nr. 10(661), fq. 2-3. Nė te artikullshkruesi ngrihet kundėr pėrdorimit tė fjalėve tė huaja tė panevojshme.

    Njė punim gjuhėsor me interes tė posaēėm sidomos pėr historinė e albanologjisė ėshtė ai me titull “Nji punėtuer vigan i gjuhės s’onė: Prof. Angelo Leotti”, botuar nė Tiranė, mė 27 dhe 28 dhjetor 1930, ndėr dy numra konsekutivė tė gazetės sė pėrditshme tė kryeqytetit, viti I, nr. 187, fq. 2; viti I, nr. 188, fq. 2. Autori bėn disa shėnime biografike pėr gramatologun dhe leksikografin e shquar italian si dhe albanologun e mirėnjohur Angelo Leotti. Artikullshkruesi ka rreshtuar aty edhe disa citate vlerėsimi pozitiv qė i janė bėrė Fjalorit voluminoz shqip – italisht tė Angelo Leottit nga dijetarėt e albanologėt e mirėnjohur Norbert Jokli, Holeger Pederseni, Lajos Tamas, Antonio Baldacci, Giulio Bretoni, Paolo Emilio Pavolini.

    Pėrsa i takon gjuhės sė shkruar dėshiroj tė nėnvizoj njė fakt me rėndėsi, i cili nuk duhet kaluar pa u vėnė re nga studjuesit e Mazrekut: Ai ka shkruar shumė mirė tė dy kryedialektet tona, gegėrishten dhe toskėrishten. Qenia e tij mėsues nė Korēė pėr disa vjet e ka ndihmuar ta njohė dhe ta pėrdorė me aq bukuri e shije tė veēantė dialektin e jugut.




    5. Anton Mazreku ka qenė njė pėrkthyes i kualifikuar i poezisė sė huaj lirike artistike. Ndėr tė tjera, shqipėroi nė metrin origjinal poezinė e njohur tė Heinrich Heine, “Lorelei”, tė cilėn e botoi te revista “Shkėndija”, Tiranė, janar – shkurt 1942, viti II, nr. 7-8 fq. 295. Hapet me kėte shėnim: “Kėndohet simbas melodisė me tė njėjtin emėr kompozuar nga Friedrich Silcher”. Eshtė pėrkthyer me mjeshtri aq tė madhe sa tingėllon sikur tė ishte shkruar nė gjuhėn tonė amtare. Kam nė bibliotekėn time tre pėrkthime tė kėsaj poezie: njė nė italisht tė Tomaso Gnoli, nė librin H. Heine, “Antologjia lirica, dalle migliori traduzioni italiane, Milano, A.Mondadori – Editore, 1935 me 402 faqe dhe me studim introdoktiv e aparat shkencor nė fund. Njė shqipėrim tė kėsaj pozie ka bėrė Arshi Pipa: Heine, Lorelei, te revista “Fryma, viti I; nr.. 7-8, f. 345, Shkodėr korrik – gusht 1944. Njė tjetėr pėrkthim i Loreleit gjėndet nė shqip te libri; Heinrich Heine, Poezi, pėrkthyer prej gjermanishtes nga poeti i shquar e i madh Lasgush Poradeci, Tiranė, 1957, Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve; me 199 faqe. Pėr mendimin tim, shqipėrimi i Anton Mazrekut i kėsaj poezie tė famshme nė letėrsinė klasike gjermane ėshtė mė i bukur dhe i kapshėm.

    Pėr ta konkretizuar mė mirė kėte ide, mė lejoni ta lexoj para jush kėtė xhevahir poetik, ashtu siē e ka pėrkthyer Anton Mazreku:




    “Nuk di ē’farė do tė thotė

    kaq i helmuar qė jam,

    Njė pėrrallė tė vjetėr mbi botė,

    Gjithnjė nė mendje e kam.

    Kur ngryset era freskohet,

    I qetė Rini rrjedh.

    Dhe maj’ e malit ndriēohet

    Kur dielli rrezet ia heth.

    Mė e bukura virgjėreshė

    krenare lart atje rri;

    Ka rrobėn si mbretėreshė,

    Kreh leshrat porsi flori.

    I kreh me gribėn e artė

    Dhe kėngės pėr bukuri

    Ja thotė me njė tė lartė,

    Tė fortė melodi.

    Me mall lundėrtarit tė shkretit

    Ja zuri shpirtin e qetė,

    S’i sheh mė shkėmbijte e detit

    Se heth syt vetėm pėrpjetė.

    Unė varkėn, besoj, e lundėrtarin

    Tallazi tok i fundoi,

    Se Lorelei hapi varrin

    me kėngėn qė kėndoi”.




    Anton Mazreku ka pasė sens dhe luhatje nė zgjedhjen e poezive tė huaja pėr shqipėrim. Dihet nga studjuesit dhe historianėt e letėrsisė si edhe nga kritikėt letrarė dhe estetėt se poezia e Lorelei ėshtė njė nga kryeveprat e poetit tė famshėm Heine. Ajo shquhet pėr koncizitet, pėr lakonicitet, pėr sintezė dhe denduri mendimesh. Eshtė njė poezi tepėr e kondensuar, e ngjeshur, e thuktė – siē thonė kosovarėt. Kėndej rrjedh edhe vėshtirėsia nė pėrkthim nga origjinali gjermanisht nė njė gjuhė tjetėr tė huaj; inkluziv kėtu dhe nė shqipet. Duhet tė jesh poet i mirėfilltė, duhet tė njohėsh mirė specifikėn e artit poetik tė Heines si dhe gjuhėn prej nga do ta pėrkthesh, qė tė apish edhe nuancat e duhura. Legjenda e Loreleit, kėngėtares sė bukur e magjepėse, e ka burimin tek ekzistenca e njė shkėmbi tė thepisur me tė njėjtin emėr, nė bregun e djathtė tė Rinit. Vendi ėshtė i pėrmendur pėr jehonėn qė krijoi nga valėt dhe zhaurima e ujit tė rrėmbyeshėm dhe nga viktimat e detarėve qė pėrpinte. Legjenda thotė se atje lart, qysh motit tė jetės, nė perėndim tė diellit ose netėt me hėnė, shfaqej njė grua e bukur, njė nimfė e vėrtetė, e cila duke kėnduar, tėrhiqte lundėrtarėt qė mahniteshin nga jonet e melodishme dhe nga trupi i saj i mrekullueshėm, nuk shihnin brigjet dhe gėrthisnin e mbyteshin nė shkėmbinjtė e thepisur. Legjenda ėshtė pėrpunuar nga ana letrare nga njė baladė e Klemente Brentano, mė 1802, por Heinrich Heine ka mundėsi ta ketė marrė nga “Guidė pėr atė qė udhėton pėr nė Rini” tė Alois Schreiber tė vitit 1918 (Handbuch fur Reisende am Rhein”). Motivi i Loreleit ėshtė shumė i lashtė. Gjėndet edhe tek Uliksi, nė poemėn “Odiseja” tė Homerit.

    Pėr tė parė pėr sė afėrmi aftėsinė e pėrkthyesit tė talentuar tė poezisė sė huaj klasike gjermane, dėshiroj tė kujtoj kėtu edhe poezinė e poetit Wilhelm Muller, “Bliri” shqipėruar nga Anton Mazreku dhe botuar tek e pėrkohshmja “Shkėndija”, viti II, nr. 9-10, f. 330; Tiranė mars – prill 1942. Poezia ėshtė realizuar nė gjuhėn tonė me vargun e njohur aleksandrin ose me 14-rrokshin me ēezurė metrike nė mes. Kėndohet simbas melodisė me tė njėjtin emėr kompozuar nga Franz Schubert. Ja, vetėm strofėn e parė, sa pėr tė shijuar aromėn dehėse tė kėsaj lirike:

    “Te kroji para portės atje gjendet njė blir, / Nėn hijen e tij pashė kaqė ėndrra plto hir, / Kaq fjalė trupi i tij m/dhuroi pėr dashuri, / N’ay vrapovi shpirti im pėr gaz edh pėr nė zi”.




    6. Anton Mazreku ka bėrė pėrkthime edhe nga gjinia letrare e dramatikės. Le tė kujtojmė kėtu komedinė me njė akt: “Gėnjeshtra numri gjashtėmbėdhjetė” tė autorit italian Mario Buzzichini si edhe pjesėn dramaturgjike tė titulluar: “Me randėsi asht m’u takue” tė autorit italian M.Brancacci. Kėto dy vepra i botoi te revista kulturore “Vatra shqiptare”, nė Tiranė.




    7. S’ka dyshim se libri qė e pėrfaqėsoi denjėsisht si pėrkthyes Anton Mazrekun, ėshtė romani i Georges Sim, “Nikoleta e Dina”, botuar nė Korēė, nė vitin 1930, nga shtypshkronja e libraria “Drita”. Ka 206 faqe, nė format cm. 14x19. Me interes ėshtė edhe vepra e Armando Farcaroli-it, “Grat’ e Amerikės, skena nga jeta sociale amerikane, pėrkthyer nga Anton Mazreku dhe botuar prej tij nė shtypshkronjėn e “Gazetės sė Korēės”, nė vitin 1933. Libri ka 72 faqe.




    8. Nė vargun e shqipėrimeve tė tija, duhet pėrfshirė edhe libri i dy autorėve italianė G.Meazza dhe V.Baggioli, “Loja e footballit”, pėrkthyer nga italishtja prej Anton Mazrekut, botuar nė Tiranė, nė Shtypshkronjėn e Ministris s’Arsimit, nė vitin 1927, nga Federata e shoqnive sportive e artistike “Vllaznija shqiptare”. Libri ka 87 faqe. Nėnkuptohet kjo vepėr nuk ka tė bėjė fare me krijimtarinė letrare tė Antonit. E pėrmenda vetėm, pėr tė tėrhequr vėmendjen e studjuesit tė ardhshėm tė figurės sė tij. Ky libėr ka interes tė veēantė pėr terminologjinė e zbatuar nga pėrkthyesi nė fushėn e sportit, veēanėrisht tė futbollit, nė gjuhėn e pasur dhe nė prozėn e limuar.




    9. Duke e rrokur me njė vėshtrim pėrmbledhės gjithė sa parashtruam mė sipėr, mund tė themi se Anton Mazreku dha njė ndihmesė tė vyer nė lėvrimin e poezisė lirike, nė pėrkthimet artistike, nė mendimin kritik e gjuhėsor shqiptar. Kam njė sugjerim: Tė hartohet njė bibliografi ezauruese e tė gjithė artikujve tė tij, tė botuar nė shtypin periodik, tė daktilografohet gjithė krijimtaria e tij, tė sistemohet dhe tė pėrmblidhet nė njė vėllim tė vetėm, i cili ta pėrfaqėsojė denjėsisht figurėn e tij.




    Shkodėr, 27 dhjetor 1991







    Prej kah mund tė vijė gazetari sportiv…




    Kemi qenė nė Prishtinė pėr Ediconin e 10-tė jubilar tė Ēmimit “Anton Mazreku, i cili nė kėte vit 2008 iu rri pranė dy datave tė veēanta pėr gazetarinė sportive: 100-vjetrit tė lindjes sė Anton Mazrekut dhe 70-vjetorit tė themelimit tė radiokronikės shqiptare. Radiokronikės sė parė (1 shtator 1938), qė edhe pse ka qenė sportive, ajo ėshtė absolutisht radiokronika e parė pėr Shqipėrinė e tė gjitha zhanreve tė gazetarisė sė folur. Ky fakt i rrallė, e bėn gazetarinė sportive shqiptare prekursore pėr gjithė gazetarinė tjetėr. Nuk janė tė panjohura kėto pėr lexuesit e “TemA”-s, tė trajtuara edhe mė parė prej nesh.

    Ajo qė tė shqetėson ėshtė se ne nuk arrijmė jo thjesht tė tė nxisim e nderojmė kėto themelime qė pėr Shqipėrinė janė tė jashtėzakonshme. Kjo njėra anė. Por ne nuk arrijmė tė tėrheqim vėmendjen as pėr njė vazhdimėsi tradite, qė nuk ka munguar asesi nė Shqipėri. Ndoshta ėshtė e vėshtirė tė bindėsh ndokend sot se radiokronika e parė shqiptare e vitit 1938, transmetimi i drejtpėrdrejt nė radio i njė ndeshje ndėrkombėtare futbolli, ėshtė ndėr tė parat nė Evropė. Por kur kujton se nė shtete mė tė fuqishme si Anglia, Franca, Italia, BRSS, radiokronika nuk kishte mė shumė se njė dekadė, atėherė besoj se do tė bindet edhe mė i pabesueshmi.

    Dhe gjithēka lidhet me njė emėr; Anton Mazreku, personaliteti i tė cilit nė gazetarinė sportive, dhe jo vetėm, pėrbėn pikė referimi pėr stilin, artin e tė shkruarit, aftėsinė krijuese, emocionale, kompetente, duke krijuar njė shkollė pėr ne.

    Shkrimi i sotėm qė na ka lėnė i paharrueshmi shkencėtar, studjues, gjuhėtar, bibliograf, historian i letėrsisė, shqipe, pedagog, Prof. Dr. Jup Kastratit, ka diēka krejt tė veēantė, madje ėshtė i vetėm deri mė sot nė tanėsinė e vet, sepse pėrimton personalitetin letrar tė Anton Mazrekut. Dhe ėshtė me rėndėsi pėr profesionin tonė, sidomos sot, kur gazetar sportiv rėndom bėhet thjesht ai i cili ka njė dėshirė, gjakim, interes pėr sportet, qė ėshtė njė lloj tifozi i ri, si tė thuash, dhe kaq. Papritmas, mu nė fund mbetet mė e rėndėsishmja: gjuha, gjuha shqipe, aftėsia pėr ta shkruar bukur dhe me kulturė letrare ate.

    Anton Mazreku ėshtė shembulli i gjithė kėsaj. Erdhi nga prirja letrare sė cilės i bashkoi gjakimin pėr futbollin si lojtar i drejtpėrdrejt i fushės sė blertė, madje i Kampionatit Kombėtar tė Shqipėrisė, dhe pėrqėndroi, personalizoi portretin e plotė tė gazetarit tė shumanshėm sportiv, ku gjuha ishte mbi gjithēka.

    Nė rubrikat qė vijnė do tė mundohemi tė trajtojmė gjendjen disi kritike tė gazetarisė sportive shqiptare tė njė zhvillimi masiv tė papamė, por tė njė kulture tė mangėt, sidomos nė gjuhėn. Ēėshtja nuk ėshtė kaq e vogėl sa duket. Gjuhtarėt shqiptarė, duhet tė dijnė se gazetat e shumta sportive, transmetimet e jashtėzakonshme televizive sportive, pėrmbledhin rreth vetes sidomos rininė shkollore dhe ndikimi gjuhėsor letrar i tyre tek kėta tė rinj ėshtė krejt i pazakontė. E vėrteta ėshtė se nuk janė duke ndikuar pėr mirė. Tema ėshtė tejet e gjėrė, shumėplanėshe, e pa shtérrun. Nuk do t’i ndahemi me synimin e mirė pėr tė ndikuar po pėr mirė sa mė shumė qė tė jetė e mundur. Do t’iu kujtonim pronarėve tė gazetave sportive se njė gazetė kulture, mė parė se biznes ėshtė kulturė kombėtare.

    Shkrimi i Prof. Dr. Jup Kastratit kushtuar personalitetit letrar tė Anton Mazrekut, ėshtė njė kujtesė e parė pėr tė mėsuar se prej kah vjen gazetari sportiv.

    B.D.

    tema

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nė Prishtinė: njė ēmim nė tre jubile gazetarie
    Nga Besnik Dizdari
    Njė “Dossier” nė 100-vjetorin e lindjes sė Anton Mazrekut




    “Takimi” i parė me Anton Mazrekun…




    Nga afėr Anton Mazrekun e kam njohur gati njė gjysmė shekulli mė parė. Duhet tė ketė qenė pak mbas ndeshjes 17 Nėntori– Cerno More e Varnės 0-0 pėr Kupėn Ballkanike, njė fund vere 1964.

    Ka qenė njė takim disi jo i vogėl, siē mund tė konsiderohet pėr kohėn, nė sallėn e atij qė quhej Pallati i kulturės “Ali Kelmendi”, sot Universiteti “Ufo”. Njė takim i Anton Mazrekut me sportdashės, lexues tė “Sportit popullor” e dėgjues tė transmetimeve tė tij radiofonike. Mbaj mend se iu bė pyetja befasuese se cili kishte qenė simbas tij, futbollist mė i madh, Riza Lushta apo Loro Boriēi. Pyetja ishte disi edhe naive natyrisht, nė atė sallė tė mbushur plot, kur mendoje se Lushtės sė Barit, Juventusit e Napolit nuk mund t'i pėrmendej asesi emri! Po Mazreku, pas njė pauze qetėsije, u pėrgjigj me diplomaci, pa e ngritur njerin mė fort se tjetrin, por duke i pėcaktuar tė dy si tė barabartė e si futbollistė tė pėrmasave evropiane…

    Katėr-pesė vjet mė vonė, andej nga viti 1968 apo 1969, jam gjetė pranė tij krejt rastėsisht nė zyrat e redaksisė sė “Sportit popullor”. As Anton Mazreku dhe as unė kurrsesi nuk mund tė shkonim ndėrmėnd atė shtator tė dyzet vjetėve mė parė se do tė vinte njė kohė qė tė kishte njė ēmim gazetarije me emrin e tij tė krijuar prej kėtij djali tė ri, krejt tė panjohur qė po hynte i ndrojtur nė zyrat e “Sportit”. Atė ditė tė vitit ’68 apo ‘69 kur u pamė kėshtu krejt rastėsisht nė redaksinė e gazetės, ai tashmā ishte deri diku nė fund tė rolit tė tij tė madh, ndėrsa unė thjesht njė i ri si gjithė tė tjerėt, ndonėse i dhėnė mbas gazetarisė, teksa po rropatesha nė hapat e mia tė para. Episodi i rrallė pėr mua qe i vetėm pak ēasteve, ashtu siē t'i krijon rastėsia takimet e kėtilla spontane. Ai me mirėsjelljen e tij tė rrallė, unė me ndrojtjen e tė riut pėrballė njė kollosi. Pėr njė ēast mė mori pėr futbollist, ndoshta prej shtatgjatėsisė sime, se nuk besoj se tė krijoja pėrshtypjen e njė futbollisti. Ai ishte i ulur diku nė njė karrige pranė njė tryeze tė zyrės sė vetme tė atyre 3-4 gazetarėve qė kishte “Sporti popullor”, mu ajo gazetė qė nja pesėmbėdhjetė mė vonė fati do tė ma barte mua mbi tryezėn e drejtimit si kryeredaktor pėr bukur nja 17 vjet tė mira. Ai ngriti sytė dhe me njė mirėsjellje ēarmatosėse mė vėshtroi duke mė pyetur: “qendėrmbrojtės apo qendėrsulmues?” Unė mbeta disi keq, ndoshta paksa dhe i turpėruar dhe u pėrgjigja me gjysėm zėri: “as njeri as tjetri, por kam qejf me shkrue”. “Shumė bukur”, tha. Unė dola menjėherė. Ai ishte Mazreku i madh, siē e cilėsonim ne tė rinjtė dhe gjithė futbolldashėsit. Unė isha ai qė pėr fatthėnie 28 vjet mė vonė do tė themeloja me mikun tim Tonin Paloka, falė nobilitetit tė Ambasador Silvano Pedrollo, Ēmimin “Anton Mazreku” nė gazetari, pa e marrė vesht kurrnjiherė Anton Mazreku! Kėto janė ēuditė dhe pėrkimet e paspjegueshme tė jetės…

    Qysh atė ditė nuk kam mundur tė kem kontakt me gazetarin e madh themelues. Ai vdiq parakohe, vetėm 61 vjeē, mė 1969, i pėrcjellė me njė nekrologji prej dhjetė rrjeshtash nė gazetėn qė e kishte krijuar vetė dhe duke mbetur pėr vite tė tana pa ndonjė nderim mė tė veēantė, pėrveēse tė kujtimit popullor do tė thosha, nė biseda prej atij brezi tė cilin ai e kishte emocionuar pėr vite me shkrimet, zėrin dhe elokuencėn e tij.




    Cili ishte Anton Mazreku…




    Kishte lindur nė Shkodėr mė 1908. Futbollist me shoqėritė e para sportive tė kėtij qyteti. Futbollist i Skenderbeut tė Korēės - kampione e Shqipėrisė mė 1933, kur ai studjonte nė Liceun e Korēės. Qysh 17 vjeē (1925) kishte botuar shkrimet e para nė “Gazetėn e Sportit” tė Palok Nikės e Musa Koplikut nė Shkodėr. Mė 1935 Mbretėria e kishte caktuar tė themelonte gazetėn "Sporti Shqiptar" drejtor i sė cilės do tė jetė dhe tė cilėn e boton rradhazi deri mė 1939. E riorganizon dhe e rifillon mė 1945 botimin e gazetės sportive tashmā me emrin "Sporti", ndėrkohė qė zgjidhet dhe kryetar i Federatės Sportive Shqiptare. Mė vonė do tė jetė nėnkryetar Komitetit Olimpik Kombėtar Shqiptar, nėnkryetar i Federatės Shqiptare tė Futbollit, inspektor i saj deri nė pension. Kishte qenė pėr pak kohė edhe mėsues, njė mėsues tė cilin kush e pati nuk e harroi kurr.

    Organizator i madh i sporteve, pėrfaqėsues i delegacioneve shqiptare deri nė Olimpiadėn e Berlinit mė 1936, njė nga drejtuesit kryesorė tė Lojėrave Ballkanike nė Tiranė mė 1946, poliedriku Anton Mazreku mund tė konsiderohet pa mėdyshje njė nga themeluesit e gazetarisė sportive tė shkruar, dhe absolutisht themeluesi i vetėm i gazetarisė sė folur nė Shqipėri. Ai ėshtė autori i radiokronikės sė parė mė 1 shtator 1938 (SK Tirana - Iraklis Kavalla (Greqi) 7-0) nė Radio Tirana; qė do tė thotė radiokronisti i parė dhe mė i madh shqiptar, pėr shumė vite i vetmi nė Shqipėri. Gazetar universal, njeri i spikatur i kulturės kombėtare, organizator i rrallė, madje njė personazh historik, nga mė popullorėt nė jetėn shqiptare, letrar i mirfilltė, siē u pa nė esenė studjuese kritike tė Prof. Dr. Jup Kastratit nė “TemA” tė sė martės sė shkuar, Mazrekut pėr ēudi, tė gjitha kėto nuk i ishin thėnė askund as pėr sė gjalli dhe pėr dekada as mbas vdekjes.

    Ky themelues, i cili nė vitet e fundit tė jetės nuk ishte asgjė tjetėr pėrveēse njė pensionist ndėr mė pak tė shpėrblyerit, vinte si askushi nė redaksinė e "Sportit popullor" qė e kishte themeluar, pėr tė sjellė komentin e kampionatit shqiptar tė kategorisė sė dytė!? Kaq i kishin caktuar "kolegėt" e tij, tė cilėve ai iu kishte mėsuar profesionin. Kėshtu ngjet gjithmonė nė kėte “vendin tonė tė vogėl ballkanik”, nė luftėn midis tė aftėsisė dhe paaftėsisė, luftė qė rėndom dhe ēuditėrisht deri nė ditėt e sotme e fitojnė tė paaftėt, arrivistėt, tė pėrshtatunit e pėrulur, egoistėt e njė etje pėrfitimi tė paskrupull.

    Ai nuk jipej, ndonėse ishte historia e gjallė e sportit shqiptar dhe e gazetarisė sportive shqiptare. Anton Mazreku ishte gazetari te i cili pėrveēse mėndjen edhe blloqet i kishte tė mbushura plot. Ishte nga ata tė cilėt e ndjenin mbi kurriz anėn masakruese tė kėtij profesioni tė mundishėm, po aq tė bukur e fisnik. Dhe e pėrballonte vetė, jo me shėrbėtorė. Ka qenė nga ajo racė gazetarėsh, i cili i vetėm shkruante njė gazetė tė tanė dhe shpesh harronte me qėllim tė vinte emrin e tij poshtė. Mendoni pėr njė ēast: shkrimi i tij i fundit ishte ai qė i pėrket 15 korrikut tė vitit 1969 me titull “Dinamo dhe Naftėtari fituan kupat e pionierėve”! Eshtė botuar nė fund tė faqes sė tretė si tė ishte njė kronikė e rėndomtė e njė korrespondenti vullnetar tė ndonjė kooperative bujqėsore tė asokohe. Pak ditė mė vonė, nė gusht papritmas ai ndahet nga jeta dhe sidoqoftė, njė nekrologji prej nja tridhjetė rreshtash u shfaq nė faqen e katėrt tė “Sportit popullor”. Kurr nė tė parėn!




    Zbulimi i shkrimit tė Dr. Samimit pėr Mazrekun…




    Befasisht, duke hulumtuar nė Arkivin e njė organizatori mė tė parė tė sportit shqiptar dhe madje tė gazetarisė sportive shqiptare, Dr. Vasfi Samimit, pėr shkak tė botmit tė librit tė ardhshėm pėr te, zbuluam njė shkrim tė shkurtėr qė Dr. Samimi kishte bėrė me rastin e vdekjes sė Mazrekut, mė 1969. Nuk e di fatin “misterioz” tė kėtij shkrimi, ndonėse besoj se e di shumė mirė se ai nuk ėshtė botuar. Me siguri Dr. Samimit nuk ia kanė pranuar kėte shkrim, sepse Doktori ynė si njė tjetėr themelues i madh i sportit shqiptar dhe i gazetarisė sportive shqiptare, nuk ishte fort i dashtun pėr Regjimin. Dhe fati e do qė ky shkrim i Dr. Samimit tė botohet pėr herė tė parė, sot, 39 vjet mbas ndarjes nga jeta sė Mazrekut. Tek ėshtė fjalė pėr fjalė:




    “FUTBOLLISTI LETRAR!”

    (Me rastin e vdekjes sė Anton Mazrekut)

    Dyzet vjet rresht (1929 1969) kisha njohur futbollistin letrar, shokun e dashur prof. Anton Mazrekun. Tani mė kujtohet me pikėllim ndeshja e parė nė Vlorė, qė ishte njėkohėsisht edhe kampionati i parė. Ai ishte pėrballė nesh, sulmonte, donte tė bėnte gol, por ndeshja nuk pėrfundoi nė favor tė Korēės. Erdhi dita e revanshit, njė entuziazėm edhe nervozitet nė Korēė. Edhe ndeshja e dytė pėrfundoi nė barazim, kjo ēėshtje i kushtoi shumė klasifikimit tė skuadrės sė Korēės, e cila ishte konkurrenti mė i sigurt pėr titullin kampion. Dhe kėtu u dallua njė lojtar fin me njė teknikė e stil tė hollė. Mė thanė se ishte njė gazetar! Njė gazetar, njė student!

    Atė mė vonė e njohim vazhdimisht nė shtypin kombėtar, nė fushat edhe nė stadiumet tona. Disa herė udhėton edhe jashtė atdheut dhe vazhdimisht kontribuonte pėr njė kulturė tė vėrtetė futbolliste. Fitimet dhe humbjet pėr atė kanė qenė gjithmonė njė ndeshje sportive dhe diēka e natyrshme. Dhe nė ēastet mė tė hidhura ai kishte njė buzėqeshje tipike qė karakterizonte besimin, gėzimin e veēanėrisht dashurinė e madhe pėr futbollin, qė tani mori njė masivitet tė madh, u bė njė manifestim popullor fizik, jo vetėm ndėr ne por edhe nė tė gjithė botėn. Anton Mazreku 40 vjet rresht e ruajti kėtė tiparin e tij karakteristik me tė cilin fitoi jo vetėm admirimin e futbollistėve por edhe maratonin konsekuent tė njė publicistit futbollist nė shtyp e nė radio.

    Ai luajti futboll nė Shkodėr e nė Korēė me simpati e gėzim, me korrektesė e xhentilesė. Provoi zjarrin e luftės sportive, herėn e fitoreve edhe sė bashku dhimbjen e humbjeve. Rendi dhe djersoi me vite pas topit, por fiziku i tij nuk e lejoi tė veshi kostumin e skuadrės kombėtare pėr tė mbrojtur me dinjitet forcėn rinore tė bijve tė shqiponjės. Talenti i tij kryesor, aftėsia e tij e pashterur ishte destinuar e pėrqendruar nė njė fushė tjetėr si publicist, ku do tė kontribuonte gati gjysėm shekulli rresht pėr pėrhapjen e futbollit modern nė vendin tonė. Punoi vazhdimisht nė shtyp, nė federatė, nė pėrkthimet edhe pas ēlirimit e gjeti njė fushė tė gjerė pėr njė veprimtari mė tė gjerė nė lėmin e futbollit. Ai ishte sinkronizuar me pėrparimet e situatės ndėrkombėtare tė futbollit. Po megjithkėtė nuk e pėrbuzi kurrė futbollin e vendit. Si njė arsimtar i vyer e kishte njohur mirė ligjin bazė pedagogjik: "Se njė fidan nuk ndreqet me shtrembėrim e thyerje por me drejtim e shėrbim".

    Zotėronte tri gjuhė: italisht, frengjisht, gjermanisht, me tė cilėn formoi dhe zgjeroi kulturėn e tij tė shėndoshė. Me gėzim i kishte vėnė si detyrė vetes qė tė bėhej njė urė e dobishme nė transmetimin e kulturės moderne tė futbollit botėror nė vendin tonė. Disa herė e pėrkthente terminologjinė dhe e pasuronte si nė shtyp, ashtu edhe nė transmetimin e letėrsinė tonė futbollistike. Ēdo studioz qė e shfleton shtypin e vjetėr edhe atė tė pasēlirimit ėshtė nė gjendje tė konstatojė njė ndryshim tė madh pozitiv me tė cilin ne sot jemi nė gjendje tė pėrshkruajmė, tė analizojmė e tė kritikojmė njė ndeshje serioze. Nė kėtė lėmė kontributi i tij ka qenė i madh. Pastaj djersėn e tij e shohim nė shumė pėrkthime, rregullore, instruksione teknike dhe artikuj tė studjuar. Kėshtu punoi me vite rresht pa u lodhur dhe pa u ndalur. Pas lufės zhvilloi dhe shpėrtheu krejtėsisht talentin e tij sa qė gjatė 25 vjetėve nga njė arsimtar i thjeshtė u bė njė nga figurat kryesore nė botėn tonė tė futbollit. Interesimi, gėzimi i tij nuk pėrqendroi vetėm rreth ndeshjeve tė kategorive tė para, por u zgjerua deri nė kategorinė e dytė, e tretė dhe gjer nė Kupėn e Pionierėve. Ai fliste edhe shkruante me njė pasion e pathos edhe pėr ndeshjet e vogla. Kėshtu fliste ai pėr futbollistėt: e Korabit Kastriotit Sopotit Valbonės Tėrbunit- Patosit Erzenit Naftėtarit dhe pėr skuadrėn kooperativiste bujqėsore tė Krutjes nė Lushnjė. Ai ishte pėr masivitetin e futbollit. E dinte se talentėt e rinj, filizat e njoma e tė panjohura fshiheshin nė masė edhe kėtu qėndronte e ardhmja e futbollit kombėtar. Eshtė interesant fakti se ai njėkohėsisht edhe i shijonte kėto ndeshje, kėrkonte me insistim dhe gėzim tė zbulonte talentet, qė nė tė ardhmen tė bėheshin yjet e skuadrės kombėtare, qė edhe nė stadiumin "Qemal Stafa" tė tronditnin boshtin kurrizor tė disa skuadrave tė forta, tė njohura edhe nė kampionatin botėror. Ja p.sh. dy rrjeshta nga shkrimet e tij mė tė afėrta e dedikuar nė zhvillimin e Kupės sė Republikės:

    "Loja nė Peshkopi ishte mjaft tėrheqėse edhe u karakterizua nga sulme e kundėrsulme tė dėndura. Shnajpėr mė tė mirė u treguan kėtė radhė futbollistėt e Korabit..."

    Rreshta tė kėtillė nxitės i gjejmė me qindra e me mijra nė publicitetin e tij, sepse ai e ndjente, dėshironte edhe ėndėrronte qė mundėsisht gjithė Shqipėria tė luajė futboll, nė ēdo fshat, nė ēdo kooperativė, nė ēdo fabrikė e uzinė tė ngrihej njė fushė e skuadėr, tė gjallėrohej njė kalendar edhe tė radhoheshin ndeshjet edhe fitimet. Ēdo kėnd i Shqipėrisė sonė mundėsisht tė bėhej njė kopėsht prej lule futbolli. Njė futboll tė vėrtetė, modern e dinamik, nė stilin e standartin botėror, pastaj mbi tė gjithė kėto njė ėndėrr e bukur e njė dėshirė legjitime:

    "Njė skuadėr kombėtare. Nivel i lartė tekniko taktik e morale. Valėvitje e flamurėve me nė krye atė kuq e zi. Njė atmosferė mbushur me hymin kombėtar, pastaj njė marshim ngadhnjimtar. Njė publik krejtėsisht tė mėkėmbur, brohoritje e hare pėr sportin tonė".

    Ja ėndrra, dėshira e bukur edhe legjitime qė ka ushqyer gjatė jetės sė tij shoku ynė i dashur, i ndjeri prof. Anton Mazreku.

    Kėshtu shkėlqeu qysh nė moshėn fėminore deri nė 60 vjetėt e tij. Kėshtu me shpirt e me zemėr pa asnjė ndalesė punoi edhe shkriu jetėn e tij nė stadiumet e nė shtypin si njė meteor, duke ndriēuar vazhdimisht botėn tonė sportive e futbollistike. Ne me respekt dhe me veneracion do tė ruajmė kujtimin e tij. Do tė ndjekim rrugėn e tij tė pastėr qė ndriēonte nė buzėqeshjen e tij karakteristike plot me besim e dashuri pėr futbollin e vendit. Njė lėndinė e gjelbėr qė mbulon varrin e tij, s'ka dyshim se ėshtė njė copė nga stadiumi, nga tapeti i gjelbėrt i stadiumit tonė kombėtar dhe besojmė se kjo ėshtė dhurata mė e mirė pėr tė ndjerin prof. Anton Mazrekun.

    Ish portjeri i Vlorės dhe skuadrės pėrfaqėsues

    Dr. VASFI SAMIMI”








    Themelimi dhe vazhdimėsia e Ēmimit “Anton Mazreku”…




    Nga dita e ndarjes sė tij nga jeta, Anton Mazreku duhej tė priste plot 26 vjet pėr t’u nderuar. 17 maj 1995. Salla “Hollyvood” e Tiranės. Edicioni i parė i Ēmimit “Anton Mazreku”…

    Ideja pėr ta nderuar me njė ēmim gazetarije me emrin e tij, kėte bir tė Shkodrės, po dhe tė Tiranės, tė Korēės e tė gjithė Shqipėrisė, mbasi mė kishte ngacmuar prej kohėsh, do tė gjente shprehjen e parė mė 21 shkurt 1992 nė gazetėn “Sporti” qė drejtoja ku shkruaja:

    “… Propozoj tė vendosim Ēmimin “Anton Mazreku” pėr gazetarėt sportivė mė tė mirė tė vitit. Pėrveē tė tjerave pėr tė vėnė nė vend edhe personalitetin e tij, le ta themi, tė lėnė gati nė heshtje nė vitet e fundit tė jetės sė tij…”.

    Do tė duhej tė kalonin edhe dy vjet pėr ta konkretizuar: 27 shtator 1994 kur e publikoj kėte Ēmim pa biseduar me askėnd, nė gazetėn "Sporti Shqiptar", kryeredaktor i sė cilės isha. Dhe shkrova duke parashikuar:

    "Do tė shpresojmė se shumė shpejt Ēmimi "Anton Mazreku" do tė shoqėrohet edhe me njė vlerėsim material, sepse sponsorėt do ta kenė pėr nder".

    Drejt me e thėnė, e mendoja fisnikun Silvano Pedrollo, i cili sapo kishte mbėshtetur shtypin shqiptar pėr tė kaluar krizėn e letrės, ndonėse prap nuk mund tė parashikoja se pėrveē tė tjerave, mbrenda pesė vjetėve Ēmimi edhe do tė ndėrkombėtarizohej pėrmes njė bashkėpunimi shqiptaro-italian tejet tė frytėshėm. Ka njė meritė tė madhe Ing. Tonin Paloka, i cili kupton idenė time, tė cilėn arrin t'ia pėrēojė industralistit tė madh veronez. Dhe mandej merita qė kalon pėrtej kufirit. Zotni Silvano Pedrollo kupton idenė tonė dhe pranon me njė gatishmėri tė menjėherėshme, tė jashtėzakonshme.

    Ēmimi "Anton Mazreku" ėshtė pėruruar mė 1995 falė mbėshtetjes bujare tė Grupit Industrial "Pedrollo" tė prodhimit tė Elektropompave tė San Bonifacios sė Veronės sė Italisė, personalisht tė presidentit tė tij, Ambasador Silvano Pedrollo. Ai ėshtė president i Grupit Industrial "Pedrollo" veprimtaria e tė cilit ėshtė prodhimi i elektropompave, lider botėror nė kėte fushė. Z. Silvano Pedrollo i janė akorduar prej shtetit italian titujt e lartė "Cavaliere" dhe "Commendatore", pėrveēse ėshtė Ambasador i Urdhėrit Maltez. Nė kėte vit 2008, ai ėshtė nderuar nga Shéjtnia e tij Papa Benedikti XVI, si “Cavaliere di Gran Croce dell’Ordine Equestre di San Gregorio Magno Papa”. Mė 2006 Ambasador Pedrollo ėshtė dekoruar nga Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, Alfred Moisiu me Medaljen e Mirėnjohjes “Pėr kontributin e tij tė madh e tė vazhdueshėm pėr rindėrtimin fizik dhe konceptual tė Universitetit Bujqėsor tė Tiranės mbas ngjarjeve tė vitit 1997 si dhe pėr ndihmėn nė Universitetin Politeknik tė Tiranės e nė shumė njėsi administrative tė Shqipėrisė“. Nė Chitta Gong, kryeqytet ekonomik i Bangladeshit, njė nga sheshet mban emrin e tij ("Pedrollo Plaza"). Nė Ukrainė, i ėshtė akorduar diploma e pedagogut dhe i ėshtė dhėnė titulli Profesor i Merituar, i zgjedhur anėtar ekzekutiv i "Akademisė Ukrainase tė Shkencave dhe Progresit Kombėtar". Eshtė anėtar nderi i Senatit tė Universitetit Bujqėsor tė Tiranės dhe Doctor H.C. i tij. Eshtė mbajtės i 4 titujve "Paul Harris Fellows" nga Rotary, dhe i shpallur "Industrialisti i Vitit” nė Itali. Dhe pėrveē Ēmimit “Anton Mazreku” ai ėshtė sponsorizues i Ēmimit Letrar “Serembe” nė poezi e prozė, Edicioni i 5-tė i tė cilit u mbajt javėn qė shkoi nė Tetovė tė Maqedonisė. Krejt i rrallė nė gamėn e veprimtarisė sė tij filantropie, nuk mund tė harrohet ndėrtimi i plotė mirėfilli i Qendrės sė Kulturės nė Porto Romano nė Durrės, apo ndėrtimi befasues i shkollės sė mesme nė Cermjan tė Gjakovės.

    Dhe mandej ne, gazetarėt sportivė tė Shqipėrisė dhe tė Kosovės, tė cilėt ruajmė si njė nder tė pashlyeshėm diplomat e firmosura prej tij si dhe medaljet e fituesve tė Ēmimit me emrin e themeluesit tonė Anton Mazreku.

    Duke vazhduar nė argumentin e kėtij Dossier-i tonin, shėnoj ndėrkaq se peripecitė me gazetėn "Sporti Shqiptar", tė cilit i riktheva titullin e gazetės sė Anton Mazrekut tė viteve ’30, bėnė qė me shumė kuptim ta sjellin Ēmimin "Anton Mazreku" edhe nė Shkodėr edhe pėrmes Shoqatės Publicistike "Anton Mazreku" tė krijuar nga Rifat Uruēi e shokėt e tij. Kėshtu, mė 1999, nė Edicionin e 4-t, Ēmimi mbrriti, si tė thuash edhe fizikisht nė Shkodėr me ceremoninė unikale tė Kalasė Rozafat, qė mahniti miqtė e shumtė tė ardhur posaēėrisht nga Italia fqinje

    60 gazetarė kanė fituar deri tani Ēmimin "Anton Mazreku", duke u bėrė ai njė shtytje e madhe pėr vetė zhvillimin e gazetarisė sportive nė Shqipėri. Mjafton tė kujtosh pėr kėte motivacionet e larmishme tė dhėnies sė Ēmimit pėr tė kuptuar kėte shtytje: zhanret informative, tematika historike dhe problematika e sporteve, radiokronika, telekronika, marrėdhėniet kombėtare dhe ndėrkombėtare tė sportit nė Shqipėri, tradita, figurat e shquara, historia, evenimentet, pėrvoja, karriera, stili, cilėsia, ngjarjet e vitit, e kaluara, e tashmja. Tė gjitha kėto pėrmbledhin asisoj, gjithė pėrmbajtjen e kėtij Ēmimi tė vyer tashmā, i cili shpejt u bė pikė referimi pėr ecurinė e gazetarisė sportive.




    Me “Anton Mazrekun” nė Kosovė…




    Ēmimi “Anton Mazreku” ėshtė Ēmimi i parė kulture qė ka mbėrritur nga Shqipėria nė Kosovė. Kjo ėshtė historike nė vetė marrėdhėniet Shqipėri – Kosovė. Ka qenė korrik 1999. Vetėm 30 ditė mbas Luftės sė Kosovės, mbas ēlirimit tė Kosovės. Pata titulluar “Kam qenė te Nana Kosovė!” i ndikuar prej librit tė famshėm tė Dr. Samimit “Shqipėria e vėrtetė./Nėna Kosovė”.

    Vėrtet, kisha qenė te Nana Kosovė, siē e ka quajtur Dr. Samimi nė librin e tij tė famshėm pėr botimin e tė cilit qe shpėrblyer prej Regjimit me burgim politik. Dhe kisha hyrė disi me ndrojtje nė gjirin e saj, ndonėse e dija se ėshtė e lirė. Sepse ishte njė liri qė vinte mbas njė pėrgjakje. E kushedisata pėrgjakje. E megjithate Kosovėn e pata gjeta ashtu siē e pėrshkruante Dr. Samimi 55 vjet mė parė:

    "Qielli i Kosovės ndriēon me rrezet e diellit qė i veshin syrin njeriut, atmosfera e saj ėshtė e mbushur me njė fuqi tėrheqėse dhe nė tokat e saja tė shenjta valon njė fuqi magjiplote. Nė Kosovė, pėr tė parėn herė njeriu, e ndjen veten tė hyjė nė tempullin kombėtar."

    Kjo ėshtė vendosmėria e burrit kosovar pėr tė cilin Dr. Samimi thotė: "Eshtė i fortė, i pastėr, fisnik, impozant, simboli mė fisnik i shėndetit, fuqija jetike, sigurimi i racės dhe dinamoja biologjike e kombit."

    Ēuditėrisht pata gjetė edhe njė Kosovė tė mendimit sportiv. Ata mendonin edhe pėr skuadrat e tyre, pėrshembull, pėr skuadrėn e tyre tė futbollit qė quhet "Vllaznimi" i Gjakovės e qė kishte 8 vjet pa e shkelur stadiumin e vet. As Gjermania naziste nuk i ka pasė ndalė futbollistėt tė luanin nė stadiumet e tyre, madje i nxiste tė luanin. Kėto nuk ishin paradokset e Kosovės. Ishte burrėria kosovare pėrballė krimit serb. Burrėria e vetė Gjakovės me rrokjen e parė tė saj rrėnqethėse. Gjakova e cila rimkambjen ēuditėrisht e niste nga stadiumi i saj tė cilin nuk e kishte shkelė prej 8 vjetėve dhe tė cilin Serbia ia kishte shkatėrruar si ēdo tjetėr.

    Ne shkuam me “Anton Mazrekun” atė korrik 1999, vetėm 30 ditė mbas Luftės. Ishim tė parėt. Dhe shkuam pėrmes kulturės, kulturės sė gazetarisė. Dhe nderuam dy kolegė: Agim Binakun dhe Hivzi Krasniqin tė cilėt ishin munduar tė bėnin gazetari sportive edhe nėn krismat e armėve tė pushtuesit serb. Kaq.

    Pesė vjet mė vonė, mė 2004, ne erdhėm pėrsėri nė Kosovė, po tashmā pa asnjė ndrojtje. Erdhėm nė njė Kosovė tjetėr, e cila nė pesė vjet kishte zhdukur shkatėrrimet. Ne shkuam pėr herė tė parė nė historinė e saj, duke sjellė me vete sė bashku me kolegė kosovarė organizimin solemn tė njė Ēmimi gazetarie mbarėkombėtar qė shpalosej i gjithi nė Kosovė. Kėshtu, kemi kaluar dy ditė tė paharrueshme nė Prishtinė mes kolegėve tanė shqiptarė tė Kosovės, kemi organizuar ceremoninė e Ēmimit “Anton Mazreku”, kemi biseduar, jemi takuar, kemi bashkėpunuar, jemi afruar edhe mė, kemi ėndėrruar…

    Njė histori qė vazhdon: Prishtinė, tetor 2008. Katėr vjet mbas. Kjo ėshtė diēka tjetėr. Kjo ishte diēka tjetėr. Sepse ne erdhėm nė Kosovė pėr herė tė tretė me “Anton Mazrekun”. Ēuditėrisht tash na u duk njė ardhje krejt e zakonshme. Ngaqė zhvillonim njė ceremoni pėr herė tė tretė. E, pėr njė ēast, gjithnjė pėr ēudi, edhe kjo herė e tretė na u duk disi si e herės sė parė.

    Gazeta “Lajmi”e Prishtinės” titullonte me shumė kuptim “Tre jubile nė njė ngjarje”.

    Mu kjo ishte risia e organizimit tė “Anton Mazrekut” nė Prishtinė mė 26 tetor 2008, ēka pėrsėri njėkohėsisht na e bėnte jo dhe aq tė zakonshme ardhjen tonė tė tretė kėtu. Ishte ashtu siē shkroi “Lajm” e Prishtinės pėrmes gazetarit tė saj tė pasionuar Driton Latifi: “Tre jubile nė njė ngjarje”: 100-vjetori i lindjes sė Anton Mazrekut, Edicioni i 10-tė i Ēmimit “Anton Mazreku. 70-vjetori i radiokronikės sė parė shqiptare. Pėrkime tė rralla tė njė vitit tė vetėm.

    Tash nuk ishte viti 1999, ku Kosova ende nuk kishte asnjė gazetė sportive, asnjė kronikė sportive mirėfilli. As edhe njė transmetim radiofonik sportiv. Doemos as edhe njė transmetim televiziv sportiv e as edhe njė rubrikė sportive televizive. Ndėrsa tash ajo i kishte tė gjitha. Madje mė mirė e bukur. Kosova sportive ėshtė kthyer te tradita e gazetarisė sė saj tė dikurshme me njė ndryshim tė madh: me sundim tė plotė tė kombėtares nė gazetari deri nė pamatėsi. Nuk e ka patur vėshtirė, sepse Kosova e ka shkollėn e saj tė gazetarisė, tė pėrforcuar tejet Mbasluftės sė dytė botėrore, kur pendat kosovare u shquan tejet nė kėte lėmė dhe vunė themele: nė shtypin e shkruar sportiv, nė atė radiofonik dhe televiziv. Madje kur njihet mirė gjeopolitika e asokohe e shtetit jugosllav, me njė shtrirje ndėrkombėtare tejet mė tė gjėrė se Shqipėria. Historia na thotė se gazetarėt e Kosovės janė gazetarėt e parė shqiptarė tė cilėt kanė ndjekur Kampionatet Botėrore dhe Evropiane, si dhe Lojėrat Olimpike. Para Shqipėrisė. Mu pėr tė gjitha kėto ėshtė aq e natyrshme qė Ēmimi “Anton Mazreku” shkon edhe nė Kosovė. Mu pėr kėte ai nderon pendat e shquara themeluese tė gazetarisė sportive kosovare deri te shembulli kuptimplotė i kėtij tetori 2008 me Fehmi Sejdiun, Besim Dobroshin e Burim Hatibin tė cilėt shkrinė vitet mė tė shtrenjta tė jetės sė tyre pėr tė nxitur sportin kosovar.

    Nuk ėshtė temė e kėtij shkrimi cilėsia dhe gjėndja e gazetarisė sportive shqiptare, ndonėse ėshtė njė temė mjaft interesante pėr t’u trajtuar sidomos sot. Veēse nuk po rri pa e thėnė se nė Kosovė ka pėrparėsi tė padiskutueshme informacioni sportiv, pėrkundėr Shqipėrisė pėr dėshirėn e madhe tė saj pėr koment e kundėrkoment, pėr “analizė” televizive sidomos, e kundrėanalizė, ēka pėr mendimin tonė ka ēuar te njė ēbaraspeshė tė vetė mendimit sportiv. Pa harruar ndėrkaq transmetimet radiofonike sportive, ku radiokronika e e goditur keqas nė Shqipėri, nė Kosovė mbijeton mirė. Ndonėse Shqipėria me Mazrekun ėshtė themeluesja!

    Gjashtėdhjetėegjashtė vjet mė parė, Anton Mazreku, pėrveē tė tjerave, miku i madh i Riza Lushtės dhe Naim Kryeziut, ka qenė nė Kosovė, pėr tė organizuar, drejtuar, gjykuar, shkruar ndeshjet e tė vetmit Kampionat Mbarėkombėtar tė Futbollit, me Prishtinė, Prizren e Pejė. Edhe nė kujtim tė asaj ngjarjeje, ne i blatuam ditės sė sonė tė Prishtinės tė 26 tetorit 2008 nė RTV 21, atė qė nuk e kishim bėrė ndonjėherė: ekspozenė historiko-publicistike tė Anton Mazrekut pėrmes njė kronologjie tė 45 vjetėve veprimtari tė profesionit prej tij. Spikasnin shkrimet e ēmueshme tė Mazrekut pėr Kosovėn 1942. Pėr historianin ata janė shkrimet e para sportive “kosovare”. Kėsisoji, nė mėyrėn e vet, Mazreku ėshtė po aq njė pionier i gazetarisė sportive tė Kosovės. Kėshtu u rikthye ai nė Prishtinė mė 2008. Eshtė rikthyer me autoritetin e emrit tė Ēmimit tonė fisnik, “Anton Mazreku”. Dhe gjeti pėrsėri njė mikpritje tė rrallė. Pėr dy ditė, selinė, studiot, mjedisin e Radiotelevizionit 21, falė drejtuesve tė tij tė talentuar e tė palodhshėm, e tė njė shije tė vėrtetė gazetarije kontemporane, Afėrdita Saraēini Kėlmendi, Florin Kėlmendi dhe tė kolegut tė zhanrit tonė Agim Binaku, i cili hap mbas hapi ndoqi gjithė organizimin, ēka kulmoi me ditėn e Ēmimit, mė 26 tetor, atė tė “Sheshit 21” – njė sallė sa funksionale aq dhe origjinale dhe elegante - ne i ndjemė si tė ishin tonat.

    Ndonėse, siē e kam thėnė edhe njė herė tjetėr, nuk ka vend pėr epėrsi tė asnjerės palė. Mė mirė ėshtė tė thuash se jemi njė palė: gazetarė sportivė “tė gjuhės sė bukur tė shkruar e tė folur shqipe”, siē thoshte Ambasador Silvano Pedrollo. Ky ėshtė bashkimi dhe barazia jonė, barazia e njė kombi, ashtu siē jemi. Nė tė vėrtetė kjo ėshtė kujtesa jonė. Siē thotė njė gazetar i shquar, Enzo Biagi: "Kush nuk ka memorie nuk ka ndjenjėn e e ekzistencės sė tij". Kėsisoji ėshtė dhe memorja (kujtesa) jonė e cila nė tė vėrtetė ėshtė vetė ekzistenca e saj dalluese ēka nė fushėn tonė ia blaton edhe Ēmimi "Anton Mazreku" - mirėnjohja mė e re, e tash edhe “mė e vjetėr”, nė historinė e pashterėshme tė asj pjese tė kulturės sonė kombėtare, qė ėshtė edhe gazetaria




    Prishtinė, tetor 2008







    Fituesit e Edicionit tė 10-tė tė Ēmimit “Anton Mazreku” * Prishtinė (Kosovė), 26 tetor 2008




    Burim Hatibi

    Ēmimi kombėtar i karrierės (mbas vdekjes) “Anton Mazreku” nė gazetarinė sportive: duke ardhur nga futbollist i shquar i Prishtinės, kalon nė gazetari me njė kontribut tė madh dhe risi nė stil dhe kompetencė, duke u bėrė njė nga figurat mė tė shquara tė gazetarisė sportive tė Kosovės.




    Fehmi Sejdiu

    Ēmimi kombėtar i karrierės “Anton Mazreku” nė gazetarinė sportive: pėr kontributin e madh dhe tė gjithanshėm prej njė gjysėm shekulli nė shtypin e Kosovės, duke qenė njė nga themeluesit e zhanrit.

    Besim Dobroshi

    Ēmimi kombėtar i karrierės “Anton Mazreku” nė gazetarinė sportive: pėr kontributin e madh dhe tė gjithanshėm prej njė gjysėm shekulli nė shtypin e Kosovės, duke qenė njė nga themeluesit e zhanrit.




    Ismet Bellova

    Ēmimi kombėtar “Anton Mazreku” si trashigues dhe vazhdues i radiokronikės mazrekiane, me njė kontribut tė spikatun nė pesėdhjetė vjet nė mikrofon, ende nė vazhdim – rast unik nė Evropė pėr brezin e tij.




    Matish Gjeluci

    Ēmimi kombėtar “Anton Mazreku” nė gazetarinė sportive pėr kontributin e shquar

    nė vitet ’60-’70 nė dobi tė nxitjes sė zhvillimit tė futbollit nė qytetin e Durrėsit, pėrmes njė stili origjinal, qė kulmojnė nė krijimtarinė e tij si shkrimtar, deri nė romanin e e tij mė tė fundit “Rrjedhė” (2008).




    Lekė Hoti

    Ēmimi kombėtar i karrierės “Anton Mazreku” nė gazetarinė sportive: fotoreporter i shquar, pėr shumė vite firmė e mirėnjohur e fotografisė sportive nė Agjensinė Telegrafike Shqiptare (ATSH), me kontribut plot pasion e mjeshtri deri nė ditėt e sotme.


    tema

Tema tė Ngjashme

  1. Debati mbi vendlindjen e Gjergj Kastriotit
    Nga Labeati nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 18-10-2005, 21:22
  2. Kur "takuam" Kadarenė
    Nga Fiori nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 90
    Postimi i Fundit: 20-12-2004, 07:43
  3. Na ka dal nji ganxhe re
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-06-2002, 00:53
  4. Gafur Mazreku, kryetar i PS ne Has
    Nga Dr Rieux nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-05-2002, 15:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •