Anton Mazreku pėr gjuhėn dhe letėrsinė shqipe
Nga Prof. Dr. Jup Kastrati
1. Veprimtaria krijuese e botuese, letrare e kulturore e Anton Mazrekut shtrihet nė njė periudhė kohore afro tridhjetėvjeēare, nga 1925 deri mė 1955. Ajo gjendet e shpėrndarė nė shtypin periodik shqiptar, ndėr gazetat dhe revistat e kohės sė tij. Pėrkujtimi i sotėm i fletores sė mirėnjohur Sporti shqiptar, tė cilėn ai e drejtoi me pasion dhe me kompetence profesionale prej gazetari e publicisti pėr pesė vjet me radhė, nga 28 nėntori 1935 deri mė 22 prill 1939, mė jep rastin tė them edhe unė dy fjalė kujtimi e respekti pėr kėte intelektual tė shquar tė rrethit tė Shkodrės.
Interesat kulturore tė Anton Mazrekut kanė qenė tė gjėra dhe tė shumanshme. Kontributet e tij spikasin nė krijimtari poetike origjinale, nė shėnime letrare, nė vėzhgime gjuhėsore, nė pėrkthime artistike veprash poetike, dramaturgjike dhe narrative. Me qenė se emri i tij ėshtė bėrė i famshėm kryesisht si komentator i futbollit shqiptar pėrmes Radio Tiranės, aq sa krijoi njė shkollė tė vetėn sportive nė Shqipėri, mund tė duket e ēuditshme qė Anton Mazreku tė ketė qenė i angazhuar nė fusha tė tjera tė dijes. Po kėte do tė pėrpiqem ta shtjelloj mė poshtė, nė kėtė kumtesė time modeste, pa pretenduar fare ta shteroj problemin nė fjalė. I vetmi dėshir imi ėshtė qė tė zgjoj kureshtjen shkencore tė gjurmuesve specialistė, nė mėnyrė qė, nė njė tė ardhme tė afėrt, kur tė botohet ndonjė monografi pėr kėte personalitet tė pėrmendur shqiptar, tė mos lihen pa u vėnė nė dukje dhe disa merita tė tjera tė tij, qė, pėr mendimin tim, janė po aq tė rėndėsishme sa dhe aspekti i tij sportiv i gazetarit, publicistit, redaktorit, drejtorit dhe komentatorit tė kėsaj fushe tė vyer.
2. Anton Mazreku ka pasė kulturė letrare. Ai ka qenė poet lirik. Poezia e tij karakterizohet pėr sensibilitet, spontanitet dhe fluiditet. Kryevepra e tij nė kėte lėmė ėshtė poema me titull Dy lott e dy lule, botuar tek e pėrkohėshmja letrare artistike Shkėndija, Tiranė, nėntor-dhjetor 1941, viti II, nr. 5-6, fq. 214-219. Poeti vajton humbjen e parakohshme tė njė vashe sė re, qė vdiq nė lulen e rinisė, nė moshėn e tetėmbėdhjetė pranverave, kur po bėnte gati pajėn e kurorės sė saj martesore. Poeti shkruan:
Nė kopsht jan thamun lulet, qi vadite/ me tmadh kujdes, (vargu 13-14), Se ēojn ma kryet as fill as drandofillė (vargu 17), Me terr tash mvesh shtėpija e rrugt e sheshet/ Si tshkreta duken anė e kand qytetit (vargu 24-25).
Autori na jep profilin moral tė vajzės si dhe portretin fizik tė saj:
E mirė e plot urti ma e bukra nshoqe (vargu 35), Me gjithkėndin tue u sjell zojush fisnike/ E gjithkund tue ia folun tambėl (vargu 45-46), E me ato vetlla tzeza e me ata sy,/ Qi kot mundohet me i pėrshkruemun penda (vargu 50-51).
Mbasi ka bėrė epopenė dhe prozopopenė e saj, por pa e identifikuar pėr tė ruajtur karakterin lirik tė krijimit, mbasi ka shprehur me pėrsėritje anaforike njimij kujtime, njimij mendime, njimij dėshirė, njimij andrra e njimij shpresa tbardha, (vargu 71-73), Poeti na e sjell vashėn e tij si shembull urtije edhe pasqyr virtytesh (vargu 180). Me maturi, nuk harron tė fusė logjikisht dhe artistikisht edhe anėn moralizuese dhe qėllimin edukativ. Nga parajsa, ku gjendet, hyjnesha do ti mėsojė shqiptarėt:
Me dasht Atdheu, mia ngjitun dorėn tligshtit, / Me mni grabitjen, rrenėn dhe shpifjen, / Me dashtun shokun barabar si vehten, / Me mbajtun besėn e me e ruejt po nderėn, (vargjet 192-196).
Poema Dy lott e dy lule ėshtė njė elegji sublime, realizuar me art, finesė dhe delikatesė nė 220 vargje monokolone njėmbėdhjetė rrokėsh (endekasilab), me kadencė ritmike, me theks trokaik. Krijimi, me gjithė sentimentalizmin e motivuar, shquhet pėr realizėm, pėr vandak idesh dhe pėr pasuri fjalori. Ka larmi ngjyrash dhe hije dritash. Harmonishėm ėshtė pėrfshirė tema patriotike.
Ndėr poezitė e tij origjinale, Anton Mazreku ka lėvruar me sukses edhe sonetin me vargje endekasilabe, me rimė: ABAB / CĒCĒ / DDHD / DHEE /. Le tė pėrmendim kėtu krijimin e tij origjinal me titull: Po mė dhimbesh , botuar te revista Shkėndija, viti III, nr. 11 (35), fq. 23, Tiranė, shtator 1943. Besoj se nuk ėshtė e nevojshme tė sillen shembuj tė tjerė. Poema dhe tingėllimi, qė pėrmenda mė sipėr, dėshmojnė fare mirė pėr dellin poetik tė tij.
3. Nė sferėn e interesave letrare tė Anton Mazrekut ka njė vend sado modest, edhe kritika letrare. Kur vdiq Migjeni, mė 26 gusht 1938 nė Ospedale Valdese, nė Torre Pellice afėr Torinos, ndėr tė parėt qė vajtuan nė periodikun shqiptar humbjen e kėtij Poeti tė ri, por tė madh, qenė Lazėr Radi, Qemal Draēini, Teufik Gjyli, Skėnder Arrėza, Veli Stafa, Dhimitėr S. Shuteriqi etj. Njė artikull shkroi edhe Anton Mazreku me titull Arsimi kombėtar humbi katėr bij tė ēmueshėm mbrėnda kėtyne dy muajve, botuar nė revistėn pedagogjike Shkolla kombėtare, organ i Ministri sArsimit, Tiranė, dhjetor 1938, viti II, nr. 21, fq. 24. Mbasi jep njė biografi tė shkurtėr tė Poetit, autori i shkruan: Drapni i pamshirshėm i vdekjes e kėputi nė pranverėn e jetės sė tij, nė moshėn 27 vjeēare, lule tė re nė kopshtin e arsimit tonė e tė poezisė sonė. Se Millosh Nikolla nuk qe vetėm nji mėsues i mirė, po qe edhe nji mėsues i mirė, po qe edhe nji poet i mirė. Vdiq i ri e edhe telat e lyrės sė tij u kėputne nė ma tė mirėn kohė, shi atėherė kur tingujt qi nxuerrne filluen me na pėrmallue. Mandej, si komenton njė pjesė tė Kangėve tė pakėndueme dhe si jep njė karakteristikė tė poezisė sė tij, artikullshkruesi shton: Migjeni ka vuejtė e ka qa, ka ndie e ka shkrue. E ka pa dritėn e jetės sė vet djaloshare tue u shkimbė dal nga dalė ashtu si shkimet nji kandil voji nė njaj votėr tė harrueme, e nga zemra kanė dalė tinguj tė nji melankonije e tė nji dhimbe qė ta kėpusin shpirtin. Ndoi rreze shprese do tia ketė paque ndonji herė plagėt e sėmundjes, por kjo ka qenė nji shpresė qė zhduket shpejt ashtu si shpejt zhduket nji voesė e njomė para diellit pėrvlues, e Migjeni ka lotue pėrsėri e pėrsėri ka kėndue.
Autori komenton pjesėrisht poezinė Vuajtja: tė Migjenit. Punimi mbyllet me kėto fjalė: Vdiq larg Atdheut nė vend tė huej. Nė ēastet e mbramė tė jetės sė tij tė shkurtė do tė ketė dashtė e ndoshta do tė ketė mujtė me shkrue kryeveprėn e vet, po deka i ngrini ato duer porsi florini, e kanga e mbramė e Migjenit u mbyll nė vorr bashkė me tė.
4. Anton Mazreku ka dhėnė ndihmesa edhe nė ēėshtje gjuhėsore. Nė artikullin e tij: Shkollat dhe gjuha jonė, shkruar me pseudonimin e Krahi i rrmaktė, botuar te gazeta Zani i popullit, Shkodėr, mė 18 korrik 1925, viti 1 nr. 13, fq. 1-2, autori thekson ndėr tė tjera domosdoshmėrinė e pastrimit tė gjuhės shqipe nga fjalėt e huaja tė panevojshme, qė qarkullonin nė shtypin periodik tė kohės sė tij. Kėtė temė me rėndėsi e rrahur edhe nė artikullin tjetėr tė tij E mjera shqipe shkruar me pseudonimin Aku dhe botuar te Gazeta e Korēės, Korēė, mė 25 gusht 1929, viti XI, nr. 10(661), fq. 2-3. Nė te artikullshkruesi ngrihet kundėr pėrdorimit tė fjalėve tė huaja tė panevojshme.
Njė punim gjuhėsor me interes tė posaēėm sidomos pėr historinė e albanologjisė ėshtė ai me titull Nji punėtuer vigan i gjuhės sonė: Prof. Angelo Leotti, botuar nė Tiranė, mė 27 dhe 28 dhjetor 1930, ndėr dy numra konsekutivė tė gazetės sė pėrditshme tė kryeqytetit, viti I, nr. 187, fq. 2; viti I, nr. 188, fq. 2. Autori bėn disa shėnime biografike pėr gramatologun dhe leksikografin e shquar italian si dhe albanologun e mirėnjohur Angelo Leotti. Artikullshkruesi ka rreshtuar aty edhe disa citate vlerėsimi pozitiv qė i janė bėrė Fjalorit voluminoz shqip italisht tė Angelo Leottit nga dijetarėt e albanologėt e mirėnjohur Norbert Jokli, Holeger Pederseni, Lajos Tamas, Antonio Baldacci, Giulio Bretoni, Paolo Emilio Pavolini.
Pėrsa i takon gjuhės sė shkruar dėshiroj tė nėnvizoj njė fakt me rėndėsi, i cili nuk duhet kaluar pa u vėnė re nga studjuesit e Mazrekut: Ai ka shkruar shumė mirė tė dy kryedialektet tona, gegėrishten dhe toskėrishten. Qenia e tij mėsues nė Korēė pėr disa vjet e ka ndihmuar ta njohė dhe ta pėrdorė me aq bukuri e shije tė veēantė dialektin e jugut.
5. Anton Mazreku ka qenė njė pėrkthyes i kualifikuar i poezisė sė huaj lirike artistike. Ndėr tė tjera, shqipėroi nė metrin origjinal poezinė e njohur tė Heinrich Heine, Lorelei, tė cilėn e botoi te revista Shkėndija, Tiranė, janar shkurt 1942, viti II, nr. 7-8 fq. 295. Hapet me kėte shėnim: Kėndohet simbas melodisė me tė njėjtin emėr kompozuar nga Friedrich Silcher. Eshtė pėrkthyer me mjeshtri aq tė madhe sa tingėllon sikur tė ishte shkruar nė gjuhėn tonė amtare. Kam nė bibliotekėn time tre pėrkthime tė kėsaj poezie: njė nė italisht tė Tomaso Gnoli, nė librin H. Heine, Antologjia lirica, dalle migliori traduzioni italiane, Milano, A.Mondadori Editore, 1935 me 402 faqe dhe me studim introdoktiv e aparat shkencor nė fund. Njė shqipėrim tė kėsaj pozie ka bėrė Arshi Pipa: Heine, Lorelei, te revista Fryma, viti I; nr.. 7-8, f. 345, Shkodėr korrik gusht 1944. Njė tjetėr pėrkthim i Loreleit gjėndet nė shqip te libri; Heinrich Heine, Poezi, pėrkthyer prej gjermanishtes nga poeti i shquar e i madh Lasgush Poradeci, Tiranė, 1957, Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve; me 199 faqe. Pėr mendimin tim, shqipėrimi i Anton Mazrekut i kėsaj poezie tė famshme nė letėrsinė klasike gjermane ėshtė mė i bukur dhe i kapshėm.
Pėr ta konkretizuar mė mirė kėte ide, mė lejoni ta lexoj para jush kėtė xhevahir poetik, ashtu siē e ka pėrkthyer Anton Mazreku:
Nuk di ēfarė do tė thotė
kaq i helmuar qė jam,
Njė pėrrallė tė vjetėr mbi botė,
Gjithnjė nė mendje e kam.
Kur ngryset era freskohet,
I qetė Rini rrjedh.
Dhe maj e malit ndriēohet
Kur dielli rrezet ia heth.
Mė e bukura virgjėreshė
krenare lart atje rri;
Ka rrobėn si mbretėreshė,
Kreh leshrat porsi flori.
I kreh me gribėn e artė
Dhe kėngės pėr bukuri
Ja thotė me njė tė lartė,
Tė fortė melodi.
Me mall lundėrtarit tė shkretit
Ja zuri shpirtin e qetė,
Si sheh mė shkėmbijte e detit
Se heth syt vetėm pėrpjetė.
Unė varkėn, besoj, e lundėrtarin
Tallazi tok i fundoi,
Se Lorelei hapi varrin
me kėngėn qė kėndoi.
Anton Mazreku ka pasė sens dhe luhatje nė zgjedhjen e poezive tė huaja pėr shqipėrim. Dihet nga studjuesit dhe historianėt e letėrsisė si edhe nga kritikėt letrarė dhe estetėt se poezia e Lorelei ėshtė njė nga kryeveprat e poetit tė famshėm Heine. Ajo shquhet pėr koncizitet, pėr lakonicitet, pėr sintezė dhe denduri mendimesh. Eshtė njė poezi tepėr e kondensuar, e ngjeshur, e thuktė siē thonė kosovarėt. Kėndej rrjedh edhe vėshtirėsia nė pėrkthim nga origjinali gjermanisht nė njė gjuhė tjetėr tė huaj; inkluziv kėtu dhe nė shqipet. Duhet tė jesh poet i mirėfilltė, duhet tė njohėsh mirė specifikėn e artit poetik tė Heines si dhe gjuhėn prej nga do ta pėrkthesh, qė tė apish edhe nuancat e duhura. Legjenda e Loreleit, kėngėtares sė bukur e magjepėse, e ka burimin tek ekzistenca e njė shkėmbi tė thepisur me tė njėjtin emėr, nė bregun e djathtė tė Rinit. Vendi ėshtė i pėrmendur pėr jehonėn qė krijoi nga valėt dhe zhaurima e ujit tė rrėmbyeshėm dhe nga viktimat e detarėve qė pėrpinte. Legjenda thotė se atje lart, qysh motit tė jetės, nė perėndim tė diellit ose netėt me hėnė, shfaqej njė grua e bukur, njė nimfė e vėrtetė, e cila duke kėnduar, tėrhiqte lundėrtarėt qė mahniteshin nga jonet e melodishme dhe nga trupi i saj i mrekullueshėm, nuk shihnin brigjet dhe gėrthisnin e mbyteshin nė shkėmbinjtė e thepisur. Legjenda ėshtė pėrpunuar nga ana letrare nga njė baladė e Klemente Brentano, mė 1802, por Heinrich Heine ka mundėsi ta ketė marrė nga Guidė pėr atė qė udhėton pėr nė Rini tė Alois Schreiber tė vitit 1918 (Handbuch fur Reisende am Rhein). Motivi i Loreleit ėshtė shumė i lashtė. Gjėndet edhe tek Uliksi, nė poemėn Odiseja tė Homerit.
Pėr tė parė pėr sė afėrmi aftėsinė e pėrkthyesit tė talentuar tė poezisė sė huaj klasike gjermane, dėshiroj tė kujtoj kėtu edhe poezinė e poetit Wilhelm Muller, Bliri shqipėruar nga Anton Mazreku dhe botuar tek e pėrkohshmja Shkėndija, viti II, nr. 9-10, f. 330; Tiranė mars prill 1942. Poezia ėshtė realizuar nė gjuhėn tonė me vargun e njohur aleksandrin ose me 14-rrokshin me ēezurė metrike nė mes. Kėndohet simbas melodisė me tė njėjtin emėr kompozuar nga Franz Schubert. Ja, vetėm strofėn e parė, sa pėr tė shijuar aromėn dehėse tė kėsaj lirike:
Te kroji para portės atje gjendet njė blir, / Nėn hijen e tij pashė kaqė ėndrra plto hir, / Kaq fjalė trupi i tij m/dhuroi pėr dashuri, / Nay vrapovi shpirti im pėr gaz edh pėr nė zi.
6. Anton Mazreku ka bėrė pėrkthime edhe nga gjinia letrare e dramatikės. Le tė kujtojmė kėtu komedinė me njė akt: Gėnjeshtra numri gjashtėmbėdhjetė tė autorit italian Mario Buzzichini si edhe pjesėn dramaturgjike tė titulluar: Me randėsi asht mu takue tė autorit italian M.Brancacci. Kėto dy vepra i botoi te revista kulturore Vatra shqiptare, nė Tiranė.
7. Ska dyshim se libri qė e pėrfaqėsoi denjėsisht si pėrkthyes Anton Mazrekun, ėshtė romani i Georges Sim, Nikoleta e Dina, botuar nė Korēė, nė vitin 1930, nga shtypshkronja e libraria Drita. Ka 206 faqe, nė format cm. 14x19. Me interes ėshtė edhe vepra e Armando Farcaroli-it, Grat e Amerikės, skena nga jeta sociale amerikane, pėrkthyer nga Anton Mazreku dhe botuar prej tij nė shtypshkronjėn e Gazetės sė Korēės, nė vitin 1933. Libri ka 72 faqe.
8. Nė vargun e shqipėrimeve tė tija, duhet pėrfshirė edhe libri i dy autorėve italianė G.Meazza dhe V.Baggioli, Loja e footballit, pėrkthyer nga italishtja prej Anton Mazrekut, botuar nė Tiranė, nė Shtypshkronjėn e Ministris sArsimit, nė vitin 1927, nga Federata e shoqnive sportive e artistike Vllaznija shqiptare. Libri ka 87 faqe. Nėnkuptohet kjo vepėr nuk ka tė bėjė fare me krijimtarinė letrare tė Antonit. E pėrmenda vetėm, pėr tė tėrhequr vėmendjen e studjuesit tė ardhshėm tė figurės sė tij. Ky libėr ka interes tė veēantė pėr terminologjinė e zbatuar nga pėrkthyesi nė fushėn e sportit, veēanėrisht tė futbollit, nė gjuhėn e pasur dhe nė prozėn e limuar.
9. Duke e rrokur me njė vėshtrim pėrmbledhės gjithė sa parashtruam mė sipėr, mund tė themi se Anton Mazreku dha njė ndihmesė tė vyer nė lėvrimin e poezisė lirike, nė pėrkthimet artistike, nė mendimin kritik e gjuhėsor shqiptar. Kam njė sugjerim: Tė hartohet njė bibliografi ezauruese e tė gjithė artikujve tė tij, tė botuar nė shtypin periodik, tė daktilografohet gjithė krijimtaria e tij, tė sistemohet dhe tė pėrmblidhet nė njė vėllim tė vetėm, i cili ta pėrfaqėsojė denjėsisht figurėn e tij.
Shkodėr, 27 dhjetor 1991
Prej kah mund tė vijė gazetari sportiv
Kemi qenė nė Prishtinė pėr Ediconin e 10-tė jubilar tė Ēmimit Anton Mazreku, i cili nė kėte vit 2008 iu rri pranė dy datave tė veēanta pėr gazetarinė sportive: 100-vjetrit tė lindjes sė Anton Mazrekut dhe 70-vjetorit tė themelimit tė radiokronikės shqiptare. Radiokronikės sė parė (1 shtator 1938), qė edhe pse ka qenė sportive, ajo ėshtė absolutisht radiokronika e parė pėr Shqipėrinė e tė gjitha zhanreve tė gazetarisė sė folur. Ky fakt i rrallė, e bėn gazetarinė sportive shqiptare prekursore pėr gjithė gazetarinė tjetėr. Nuk janė tė panjohura kėto pėr lexuesit e TemA-s, tė trajtuara edhe mė parė prej nesh.
Ajo qė tė shqetėson ėshtė se ne nuk arrijmė jo thjesht tė tė nxisim e nderojmė kėto themelime qė pėr Shqipėrinė janė tė jashtėzakonshme. Kjo njėra anė. Por ne nuk arrijmė tė tėrheqim vėmendjen as pėr njė vazhdimėsi tradite, qė nuk ka munguar asesi nė Shqipėri. Ndoshta ėshtė e vėshtirė tė bindėsh ndokend sot se radiokronika e parė shqiptare e vitit 1938, transmetimi i drejtpėrdrejt nė radio i njė ndeshje ndėrkombėtare futbolli, ėshtė ndėr tė parat nė Evropė. Por kur kujton se nė shtete mė tė fuqishme si Anglia, Franca, Italia, BRSS, radiokronika nuk kishte mė shumė se njė dekadė, atėherė besoj se do tė bindet edhe mė i pabesueshmi.
Dhe gjithēka lidhet me njė emėr; Anton Mazreku, personaliteti i tė cilit nė gazetarinė sportive, dhe jo vetėm, pėrbėn pikė referimi pėr stilin, artin e tė shkruarit, aftėsinė krijuese, emocionale, kompetente, duke krijuar njė shkollė pėr ne.
Shkrimi i sotėm qė na ka lėnė i paharrueshmi shkencėtar, studjues, gjuhėtar, bibliograf, historian i letėrsisė, shqipe, pedagog, Prof. Dr. Jup Kastratit, ka diēka krejt tė veēantė, madje ėshtė i vetėm deri mė sot nė tanėsinė e vet, sepse pėrimton personalitetin letrar tė Anton Mazrekut. Dhe ėshtė me rėndėsi pėr profesionin tonė, sidomos sot, kur gazetar sportiv rėndom bėhet thjesht ai i cili ka njė dėshirė, gjakim, interes pėr sportet, qė ėshtė njė lloj tifozi i ri, si tė thuash, dhe kaq. Papritmas, mu nė fund mbetet mė e rėndėsishmja: gjuha, gjuha shqipe, aftėsia pėr ta shkruar bukur dhe me kulturė letrare ate.
Anton Mazreku ėshtė shembulli i gjithė kėsaj. Erdhi nga prirja letrare sė cilės i bashkoi gjakimin pėr futbollin si lojtar i drejtpėrdrejt i fushės sė blertė, madje i Kampionatit Kombėtar tė Shqipėrisė, dhe pėrqėndroi, personalizoi portretin e plotė tė gazetarit tė shumanshėm sportiv, ku gjuha ishte mbi gjithēka.
Nė rubrikat qė vijnė do tė mundohemi tė trajtojmė gjendjen disi kritike tė gazetarisė sportive shqiptare tė njė zhvillimi masiv tė papamė, por tė njė kulture tė mangėt, sidomos nė gjuhėn. Ēėshtja nuk ėshtė kaq e vogėl sa duket. Gjuhtarėt shqiptarė, duhet tė dijnė se gazetat e shumta sportive, transmetimet e jashtėzakonshme televizive sportive, pėrmbledhin rreth vetes sidomos rininė shkollore dhe ndikimi gjuhėsor letrar i tyre tek kėta tė rinj ėshtė krejt i pazakontė. E vėrteta ėshtė se nuk janė duke ndikuar pėr mirė. Tema ėshtė tejet e gjėrė, shumėplanėshe, e pa shtérrun. Nuk do ti ndahemi me synimin e mirė pėr tė ndikuar po pėr mirė sa mė shumė qė tė jetė e mundur. Do tiu kujtonim pronarėve tė gazetave sportive se njė gazetė kulture, mė parė se biznes ėshtė kulturė kombėtare.
Shkrimi i Prof. Dr. Jup Kastratit kushtuar personalitetit letrar tė Anton Mazrekut, ėshtė njė kujtesė e parė pėr tė mėsuar se prej kah vjen gazetari sportiv.
B.D.
tema
Krijoni Kontakt