Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666

    Vihet nën hetim për tjetërsim toke, ish-kreu i Kthimit të Pronave

    Ne Degen E Policise Ndertimore Ne Rrethin E Durresit, Denancimet E Shume Qytetareve Po Zhduken Ne Menyre Te Pa Kuptueshme.se Shpejti Do Keme Te Reja Nga Kjo Ngarje.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  2. #2
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666

    Vihet nen hetim per tjetersim toke, ish-kreu i Kthimit te Pronave

    Vihet nen hetim per tjetersim toke, ish-kreu i Kthimit te Pronave

    E Diele, 26 Tetor 2008

    Durres - Tjetersimi i prones, ka bere qe Policia e Durresit, te nise hetimet ndaj nje ish-zyrtarit te Komisionit te Kthimit te Pronave, ne komunen e Ishmit. Burimet zyrtare nga policia e qytetit bregdetar thane se ish-zyrtari i larte vendor, Gege Ndoja, eshte proceduar penalisht pasi eshte gjetur pergjegjes nga seksioni i Antikrimit Ekonomik, per abuzim me trojet ne bregdet. Procedimin penal ndaj 61-vjecarit Gege Proja, lindur ne Durres e banues ne fshatin Bize, te komunes Ishem, Durres do te behet ne gjendje te lire, tha policia.

    Sipas hetimeve te bera nga policia, eshte arritur ne perfundimin se gjashte vjet me pare, ne vitin 2002, gjate kohes kur kryente detyren e kryetarit te Komisionit te Ndarjes se Tokave ne fshatin Bize te komunes Ishem, me ane te falsifikimit te dokumenteve dhe duke shperdoruar detyren, ka tjetersuar nje siperfaqe toke ne pronesi te qytetarit Z. C., te cilen e ka kaluar ne favor te nje tjeter personi, me inicialet K. B., thane nje dite me pare burimet zyrtare te policise se qytetit bregdetar. Keto burime shtuan se, jane kryen veprimet e para hetimore dhe ndaj te dyshuarit eshte ngritur akuza e “vjedhjes duke shperdoruar detyren” dhe “falsifikimit te dokumenteve". Pas kesaj, dosja me materialet e tjera, i ka kaluar per ndjekje Prokurorise se Durresit, e cila do te vazhdoje hetimet e metejshme per kete rast. Vetem pak dite me pare ne Durres, u vune ne pranga disa zyrtare te nje tjeter komune.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  3. #3
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666

    Toka Tek Pronari I Vertet.

    DURRËS -Kanë mundur t’i shpëtojnë fadromave të Policisë Ndërtimore të Bashkisë së Durrësit, por jo atyre të Inspektoratit të Policisë Ndërtimore të Tiranës. Pronarët e lokaleve buzë detit në zonën e Currilave, ditën e djeshme janë detyruar që në mënyrë vullnetare të çmontojnë lokalet e ngritura pak muaj më parë, pasi i kishin pa leje ndërtimi. Sipas drejtuesve të aksionit të ndërtimorëve të ardhur nga Tirana, janë gjithsej 13 ndërtime pa leje në këtë segment bregdetar që do të prishen. Ndërkohë, pronarëve të tyre u është lënë një kohë minimale për t’u bërë pjesë e aksionit, duke nxjerrë inerte për riciklim nga pronat e tyre.
    NDËRHYRJA
    Dje rreth orës 11 e 30 minuta, inspektorët e Policisë Ndërtimore të Tiranës, të mbështetur nga policia e rendit në Durrës janë kanë behur në breg të detit në vijën Brryli-Currila. Objekt i punës së tyre kanë qenë lokalet e ngritura pa leje në këtë pjesë të bregdetit. Njëri prej inspektorëve të ardhur nga Tirana, sqaron se prania e tyre nuk ishte ndonjë befasi për pronarët e këtyre lokaleve, pasi 2 javë më parë ata kishin marrë njoftimet për prishjen e ndërtimeve të cilat u rezultojnë të jenë pa leje të bashkisë. Në këto kushte, edhe pse të gjitha lokalet janë në proces gjyqësor, ky fakt nuk është marrë në konsideratë nga inspektorët e Tiranës, të cilët kanë në vartësi ligjore të gjitha objektet që janë ndërtuar në bregdet. Pronarët e këtyre objekteve, pas një rezistence pasive kanë nisur t’i çmontojnë vetë lokalet dhe të zhvendosin pjesën më të madhe të materialeve si dhe pajisjet e lokaleve. Inspektorët e ndërtimores, para se të ndërhynin me fadroma, u kanë lënë në dispozicion pronarëve 2 ditë kohë për të çmontuar elementët përbërës të lokaleve.
    PRONARËT
    Disa ditë më parë, Inspektorati i Policisë Ndërtimore i Bashkisë së Durrësit kishte dërguar njoftime për paligjshmërinë e këtyre objekteve, por ditën kur skadonte afati u tërhoq nga vendimi dhe vendosi që të tregojë dhëmbët në muajin shtator, kur mbyllet sezoni turistik. Por nuk ka qenë i këtij mendimi Inspektorati i Tiranës, i cili ndërhyri energjikisht ditën e djeshme. Shkak për këtë ndërhyrje u bënë qytetarët e Durrësit, të cilët këtë sezon veror nuk u lejuan të bëjnë plazh në këtë vijë bregdetare, pasi edhe ajo u pushtua nga pronarët e lokaleve për ta shfrytëzuarT
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  4. #4
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666

    Bashkia asnjë tolerancë betonizimit

    Fadromat e Policisë Ndërtimore nuk do të tolerojnë asnjë individ, sado të pushtetshëm apo ish-pushtetar, apo edhe objekt pa leje që është ngritur abuzivisht dhe pa leje në bregdetin e Currilave, të gjitha do të prishen. Kjo ishte deklarata e kreut të bashkisë, Vangjush Dako, lidhur me interesimin e “standard” për rritjen e numrit të ndërtimeve pa leje në atë zonë, ende të papushtuar nga betoni.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  5. #5
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666

    Durrës: Policia Ndërtimore shemb ndërtimet në Plepa

    Fadromat e Policisë Ndërtimore nuk do të tolerojnë asnjë individ, sado të pushtetshëm apo ish-pushtetar, apo edhe objekt pa leje që është ngritur abuzivisht dhe pa leje në bregdetin e Currilave, të gjitha do të prishen. Kjo ishte deklarata e kreut të bashkisë, Vangjush Dako, lidhur me interesimin e “standard” për rritjen e numrit të ndërtimeve pa leje në atë zonë, ende të papushtuar nga betoni.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ktu vjen era m burra..

    me cte drejte vjen policia personale e edvinit.. nga tirana.. e prish lokalet e currilave te durresit..

    kush i tha ksaj policije se keto lokale jan pa ose me leje..

    kto pune i zgidh durresi i cili ka pushtetin e vet..ka keshillin e vet te zgedhur me vote..
    cdo edvini aty..
    kjo eshte nje loje.. politike.. qe keta dy kryetar bashkish te dy te ps-se e bejne per te provokuar qytetaret durrsake..

    vangjel dako eshte biznesmen ndertimesh..
    edvini po dihet eshte padrino i biznesmeneve te ndertimit..

    pra ketu vjen era keqe..e gjirizit te mafies socialiste..
    se ku duan te dalin me kte aksion.. te shohim..
    patjeter do na e zbuloj neser prapavijen.. gazeta shqiptare apo shqip apo new24 tra.. qe kurdisen nga celulari i edvinit..

    dal me kalamajte.. thja zheji .. e ne gjithe ate tirane nuku gjej nje kend lojnash per femijet..

    kjo eshte detyr e edvinit..

    nuk ka c'i duhet atij te fuse nockat ne currila..

  7. #7
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Inspektorati i Policisë Ndërtimore i është drejtuar zonës së Plazhit që është nën administrimin e Bashkisë së Durrësit për të shembur ndërtime të paligjshme. Fadromat kanë nisur dje në mëngjes të ndëshkojnë lokale e lavazhe të ndërtuara pa leje dhe që të gjendura në anë të rrugës Ura Dajlanit-Plepa janë bërë në mënyrë të përsëritur edhe burim aksidentesh.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

Tema të Ngjashme

  1. Fillon dhënia e tapive për proçesin e legalizimeve
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 22-02-2013, 12:31
  2. Kercenohet Myftiu i Tiranes
    Nga ORIONI në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 11:05
  3. Vehbi Alimuçaj në gjendje të rëndë
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-04-2007, 20:12
  4. Presidenti grek anullon takimin me presidentin shqiptar në Sarandë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 146
    Postimi i Fundit: 23-11-2005, 19:57
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-11-2005, 12:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •