Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Rama, Berisha e Meta zgjedhin stafet e tyre elektorale

    Rama, Berisha e Meta zgjedhin stafet e tyre elektorale nė 12 qarqe

    Nga L.Progni

    PS, PD e LSI zgjedhin stafet elektorale nė 12 qarqet e vendit, duke pėrcaktuar emrat qė do tė pėrballen midis tyre nė betejėn e ardhshme elektorale pėr zgjedhjet parlamentare tė vitit 2009. Nė 12 qarqet e vendit krerėt e tri partive kryesore, Berisha, Rama e Meta, kanė zgjedhur stafin e tyre dhe do tė jenė pikėrisht emrat e zgjedhur pėr tė drejtuar fushatėn nė 12 qarqe tė vendit, ata qė do tė zhvillojnė betejėn politike pėr llogari tė partive qė pėrfaqėsojnė pėr tė fituar zgjedhjet parlamentare tė vitit 2009.

    PS, PD e LSI janė drejt pėrfundimit tė pėrcaktimit tė listave tė plota me emrat qė do tė drejtojnė fushatėn elektorale tė zgjedhjeve parlamentare tė vitit 2009. Grupet e punės, tė pėrcaktuara nga krerėt e tri partive, japin tė qartė edhe idenė e stafeve tė ngushta tė krerėve tė tri partive.

    Tė tre drejtuesit do tė qėndrojnė nė kryeqytet pėr tė drejtuar, jo vetėm fushatėn e qarkut tė Tiranės, por edhe pėr tė koordinuar punėt e fushatės nė tėrėsi. Rreth dy javė mė parė, Kryesia e PS miratoi kujdestarėt e qarqeve pėr fushatėn elektorale tė kėsaj partie. Tė 12 emrat qė ka zgjedhur Rama tė drejtojnė fushatėn elektorale tė PS, kanė garantuar edhe vendin e parė nė listat e qarqeve, ku ata drejtojnė fushatėn. Nė tė njėjtėn situatė 12 emrat qė drejtojnė fushatėn elektorale tė LSI nė qarqe, janė tė garantuar pikėrisht nė krye tė kėtyre listave. Ndėrsa emrat qė janė pėrcaktuar nga kryetari i PD, Sali Berisha, pėr tė drejtuar punėt e partisė nė qarqe, pritet tė jenė gjithashtu edhe drejtues tė fushatės elektorale, sigurisht edhe nė pozicione tė sigurta nė listėn e kandidatėve pėr deputetė tė PD nė kėto zgjedhje.




    Pėrballja




    Interesante ėshtė pėrballja e dy grave tė majta nė qarkun e Dibrės. Pėrballė Monika Kryemadhit tė LSI nė Dibėr, do tė drejtojė betejėn politike pėr PS, zėdhėnėsja e Kryesisė sė kėsaj partie, Mimi Kodheli. Prej disa javėsh, Kryemadhi ka nisur fushatėn elektorale nė Dibėr, ndėrsa Kodheli do tė nisė punėn sė shpejti. Nė qarkun e Dibrės, pėrballė dy grave tė majta pritet tė jetė i zgjedhur nga Berisha pikėrisht Ilir Bano, i cili ėshtė zgjedhur bashkė me Njazi Kosovrastin pėr tė drejtuar zgjedhjet nė PD e kėtij qarku.

    Njė tjetėr pėrballje grash do tė jetė nė Korēė. Nga PD ėshtė zgjedhur pėr tė drejtuar punėt e partisė dhe mė pas tė fushatės elektorale Marjeta Zaēe, pėrballė sė cilės do tė jetė pėr tė drejtuar fushatėn e LSI Filloreta Kodra. Ndėrsa pėr PS do tė jetė nė krye tė fushatės Ben Blushi.

    Nė Shkodėr, tri gra tė tjera kundėrshtarė do tė luftojnė politikisht nė verėn e vitit tė ardhshėm pėrballė njėra-tjetrės. Ato janė Jozefina Topalli e PD, Mimoza Hafizi e PS dhe Esmeralda Uruēi e LSI.

    Nė Skrapar, ku Ilir Meta pretendon se ka garanci nė fitoren e LSI, do tė jetė nė krye tė listės Nasip Naēi, tė cilin vetė Meta e prezantoi para elektoratit tė LSI, ku dhe shpjegoi arsyet e zhvendosjes sė tij nga Skrapari drejt Tiranės. Pėr PS do tė drejtojė betejėn elektorale Erion Braēe bashkė me Marko Bellon. Ndėrsa nga PD betejės sė Beratit do t’i shtohet njė grua e zgjedhur prej Berishės pėr tė drejtuar zgjedhjet e PD nė Berat. Ajo ėshtė ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu. Bashkė me Bregun nė Berat do tė jetė nė krye tė fushatės edhe Edmond Spaho.

    Mė e vėshtirė duket situata pėr disa kujdestarė tė PS nė disa qarqe, siē ėshtė ai i Durrėsit, ku i zgjedhur si kujdestar ėshtė Namik Dokle. Pėrballė tij do tė jenė nė krye tė fushatės pėr PD Gazmend Oketa dhe Gjergj Lezhja, tė dy zyrtarė tė lartė tė mazhorancės, ndėrsa Dokle, duket se rrezikon me transferimin e tij nga Elbasani, ku dhe ka mbėshtetjen nė elektorat, pasi atje ėshtė zgjedhur si deputet pėr disa legjislatura.

    Tė vėshtirė duket se do ta ketė misionin e tij nė krye tė shtabit elektoral edhe Pandeli Majko nė Kukės. Majko vjen nga Korēa dhe shkon nė Kukės. Pėr kėtė transferim Majko pati shfaqur rezervat e tij nė mbledhjen e Kryesisė sė PS, ku dhe u miratua lista e kujdestarėve tė Kryesisė nė shtabet elektorale tė qarqeve. Tė njėjtin problem paraqiti edhe Dokle, duke theksuar se nuk kishte pasur kontakte intensive me elektoratin socialist tė Durrėsit, dhe pėr tė do tė jetė e vėshtirė puna gjatė fushatės elektorale.







    PS




    Qarku Berat

    Erion Braēe

    Qarku Durrės

    Namik Dokle

    Qarku Dibėr

    Mimi Kodheli

    Qarku Elbasan

    Valentina Leskaj

    Qarku Fier

    Ermelinda Meksi

    Qarku Gjirokastėr

    Gramoz Ruēi


    Qarku Korēė

    Ben Blushi

    Qarku Kukės

    Pandeli Majko

    Qarku Lezhė

    Lindita Nikolla

    Qarku Tiranė

    Shpėtim Idrizi

    Qarku Shkodėr

    Mimoza Hafizi

    Qarku Vlorė

    Arben Isaraj







    PD




    Tiranė

    Sali Berisha dhe deputetėt e Tiranės

    Shkodėr

    Jozefina Topalli, Astrit Bushati

    Kukės

    Jemin Gjana, Aleksandėr Biberaj

    Dibėr

    Ilir Bano, Njazi Kosovrasti

    Lezhė

    Edi Paloka, Fatos Beja

    Durrės

    Gazmend Oketa, Gjergj Lezhja

    Elbasan

    Lulėzim Basha, Halit Shamata

    Berat

    Majlinda Bregu, Edmond Spaho

    Fier

    Sokol Olldashi, Genc Ruli

    Korēė

    Ridvan Bode, Marjeta Zaēe

    Kavajė

    Flamur Noka

    Rrethi i Tiranės

    Gent Strazimiri

    Gjirokastėr

    Genc Pollo, Ilir Rusmali

    Vlorė

    Astrit Patozi, Leonard Demi







    LSI




    Tiranė

    Ilir Meta, Petrit Vasili

    Berat

    Nasip Naēo

    Durrės

    Iliaz Labi

    Vlorė

    Brizida Gjikondi

    Fier

    Dritan Prifti

    Dibėr

    Monika Kryemadhi

    Korēė

    Filloreta Kodra

    Elbasan

    Bujar Kllogjeri, Pėllumb Xhufi

    Malėsi e Madhe

    Pjerin Ndrehu,

    Shkodėr

    Esmeralda Uruēi

    Kukės

    Rexhep Ballmi

    Lezhė

    Viktor Tusha



    nga tema..

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    jozefina perballe mimoza hafizit e profesoresh esmeralda urucit eshte nje hic
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #3
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Goldo, jo se dua te mbroj Jozefinen (s'e kam qejf fare), por deri tani ndeshjet i ka fituar Jozi. Kete Mozen nuk e kam degju, por kete profesoreshen tende ka vite qe e kam degjuar, me duket leter e djegur. Nejse, ti je shkodran, jo une ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  4. #4
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anėtarėsuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Brari po ty ēa detyre te ka caktuar shoku Sali

    Kapitalizmi eshte i egerr keshtu qe duhet te gjesh nje pune me patjeter nqs nuk ta kane dhene akoma

    lol

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ai saliu o shkelqo te ka caktuar ty ca detyra.. por qe ti ben sikur nuk i di..

    po te mos ish saliu ti shkelqo do punoje sot ne komitetin e rinise.. si pergjegjes per flet rrufete.. e aksionet me goditje te shperqendruar ne zonen e patosit.. ose si oficer ne mbyet duke u bere tranazh ushtareve te pangrene.. e duke u a lexuar verprat e dulles me dhune.. ose si operativ zone ne mallakaster duke pergjuar se mos po shan ndonje partine..
    mirpo prej saliut shkelqua merret me detyra tjera..psh vete vjen nga jashte shtetit.. kujdeset per mercedesin qe e ka si te shokut pali dikur.. ben llogarira te bizneseve te babait.. qe ka ca dyqane ne pronesi.. e shikon punimet ne vilen 3 katshe qe po ben te bacja e gjyshit.. e sigurisht militon dhe te shoku petro korab koci.. ose ne seli te dritan prifto metes..

    goldiani..

    vertet goldian esmeralda ja kalon ne profesorllek jozit..
    po ka nje ndryshim jozi nga esmerja e ps-se..

    jozin e votojne shkodranet qe kan vuajtur nga regjimi stalinist i hoxhes..
    kurse esmerja votohet nga ajo pjes e shkodres qe ka mbajtur te shtypur shkodren ne 50 vite diktature.. pra nga enveristet..

    mbaje mend kete o goldi prej tunxhi te ppsh-se..

    prej jozit e shokve te saje sot shkodra merr fryme ne liri.. liri qe e gezon dhe ti goldiani i edvinit te rucit e nexhmijes..
    kurse prej militanteve te esmeraldes shkodranet me te mire e me fisnike.. kan qene objekti me i dashur i sigurimit enverist per tu pushkatuar e burgosur spaco burreleve e bulqiz qaf bareve..

    tash vene ne kandar ti goldush mafiushi.. jozin e ata qe e urrejne jozin..

    jozi eshte dita e drita.. kur ana tjeter jane kerbaci talloni e inkuizicioni..

    sa te pacipe duhet ti kini gjysherit qe vazhdojne tju mashtrojne..
    ja kte na tregoni ju kelisheria enveriste..

    ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 27-10-2008 mė 02:48

  6. #6
    Maska e Liridona
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Mancester.Uk
    Postime
    165
    Bravo Brari je shume konciz.Si po shkon fletushka?
    Liridona

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    a e festove oj lirisdone.. 100 vjetorin e dreqit..
    a rrahet gjuks..
    a ju erdh ndoj rognerist lpk-ist me ju fol per enver e per drejtori pulatike.. se si e cliruet kosoven ju enveristat .. e qajo nato kot sa erdh se nuk ish kon nevoja hiq valla.. se ju ja kishit dal vet..

  8. #8
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar mė parė nga skuthi_vogel Lexo Postimin
    Goldo, jo se dua te mbroj Jozefinen (s'e kam qejf fare), por deri tani ndeshjet i ka fituar Jozi. Kete Mozen nuk e kam degju, por kete profesoreshen tende ka vite qe e kam degjuar, me duket leter e djegur. Nejse, ti je shkodran, jo une ...
    Jozi eshte si Sara e Palit fito gjithanej.

  9. #9
    Maska e Liridona
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Mancester.Uk
    Postime
    165
    Po o Brar,valla e cliruem.Edhe me Amerik.Edhe me gjak.Ja nisem dhe e kryem.Edhe pa enverin.Edhe pa ju.
    Liridona

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e cliroj amerika oj liridojne.. po dhe gjak derdhi shqiptari atdhetar.. po jo ju.. enveristat..
    ju ju bafshin mir qato fondet qe mblodhet e i shtit ne xhepat tuaj..

  11. #11
    Maska e Liridona
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Mancester.Uk
    Postime
    165
    Brar une jetoj ne UK.Ma afer e ke pas ti ne Suedi me i marr ato pare.E dini veten qe ini ba si grate e kqia?Po te them se kurre si kam hanger as paret e Enverit as te dreqit.Kam jetu dhe jetoj me djersen time.Ju,enveristat dyftyresh ju bertisni gjoja per te lare vehten,po kujt i thoni.Mua as sma nin per ate as per kend vec zotit.Kam dasht ta shoh Kosoven e clirueme,ja arrita.Dua ta shoh Shqiperine e bashkueme,ishalla e merrij!Ju e vetem Ju bertisni per ti mlu pislleqet dhe hidhni balte gjitheandej per te mbulu lidhjet tuaja te nendheshme sa here qe bejne te dalin.Hajt tung!
    Liridona

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    hajt mushu oj pacaver.. mos na shit mendje ketu..
    e vnoje nickun uk-done e paund-done e jo liridone..

    te njohim tash..

  13. #13
    Maska e Liridona
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Mancester.Uk
    Postime
    165
    Se qysh e vnoj nikun e di une.Une nuk shes mend,them ate qe mendoj.Ti ja pafsh hajrin andej nga Shqiperia Fazlliqit.Atyre u peruleni ju.Ata i bani miq.
    Liridona

  14. #14
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    Ruani "udheheqesit" nga humbjet ...

    Telegraf, 28 October, 2008 03:37:00

    Liderėt, ja shanset pėr tė lėnė karrigen
    Arjola Ymeraj

    Zgjedhjet e ardhshme tė 2009-ės, kanė nė dorė jo vetėm rrjedhėn e politikės shqiptare, por edhe fatin e tre liderėve mė tė spikatur tė saj, Sali Berishės, Edi Ramės dhe Ilir Metės. Nė dy deklarata tė ndryshme, nė ditė tė ndryshme, Berisha e Meta kanė bėrė premtime tė cilat mbajnė “nė dorė” fatin e tyre. Ndėrsa fati i kreut tė socialistėve ėshtė pėrcaktuar nė statutin e Partisė Socialiste.

    Kryeministri Berisha, njėherėsh lider i sė djathtės, i ftuar nė njė emision televiziv ka deklaruar se nė rast se humb zgjedhjet e 2009-ės do tė largohet nga drejtimi i kėsaj partie.

    Nė njė formė tjetėr, njė deklaratė e ngjashme ka ardhur nga ana e liderit tė Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, i cili ka deklaruar se nė rast se nuk merr 25- 30 % tė votave nė rang kombėtar do tė largohet nga drejtimi i partisė.

    Nė statutin e Partisė Socialiste, nė nenin 28 tė tij, shkruhet se, Mandati i Kryetarit tė partisė ndėrpritet para kohe kur partia humbet nė zgjedhjet e pėrgjithshme legjislative.

    Tė pyetur nga “Telegraf”, deputetė tė partive parlamentare japin komentet e tyre se sa i pritshėm dhe i mundshėm ėshtė largimi i liderėve tė tyre. Ish- deputeti i LSI-sė, Sabit Brokaj, hedh dyshimet pėr njė largim tė tyre, ndėrkohė qė demokristiani Nard Ndoka thotė me bindje se Kryeministri aktual mund tė tėrhiqet vetėm me luftė, gjė qė sipas tij ai e ka vėrtetuar. Duke mos e komentuar mė gjatė aleancisti Ceka e cilėsoi kėtė si njė ēėshtje qė ju pėrket vetėm kėtyre tre liderėve. Ndėrsa Republikani Arian Madhi i shikon kėto deklarata si njė hap pozitiv dhe rritje tė shkallės sė pėrgjegjshmėrisė dhe pėrgjegjėsisė sė tyre. Pėr nėnkryetarin e Partisė Social Demokrate, Ėngjėll Bejtja, kjo varet nga ndėrgjegjja e secilit. E nėse realisht do tė ndėrmerret njė hap i tillė... Kjo, mbetet pėr t’u parė.

    Statuti i Partisė SocialisteNeni 28Kryetari i PSSH- Mandati i Kryetarit tė Partisė ėshtė 4 vjet. Mandati i tij ndėrpritet para kohe kur: a. jep dorėheqjen; b. partia humbet nė zgjedhjet e pėrgjithshme legjislative; c. humbet nė mocionin e mosbesimit tė zhvilluar pėr tė me kėrkesėn e 1/3 sė anėtarėve tė partisė. Mocioni administrohet nga Komisioni i Zgjedhjeve tė Partisė (KZP). Sali BerishaNė rast tė humbjes sė zgjedhjeve nė 2009-ėn, kryetari i partisė demokratike ka premtuar se do tė largohet nga drejtimi i saj. Ilir Meta Lideri i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim ka deklaruar, se nė rast se nuk merr 25- 30 % tė votave nė rang kombėtar do tė largohet nga drejtimi i kėsaj partie.

    Komente Sabit BrokajLargime tė pėrkohshme“Unė besoj se vetėm Meta ka pėr ta respektuar fjalėn e tij. Berisha nuk ka pėr t’u larguar, e ndėrsa Rama, do largohet por kjo vetėm pėr pak kohė, pasi kolegėt qė ka mbledhur rreth vetes do i kėrkojnė qė tė rikthehet, dhe ai do pranojė.”

    Nard Ndoka PDKDeklarime elektorale“Kėto janė mė tepėr deklarime elektorale, por Berisha tashmė e ka vėrtetuar qė vetėm me luftė mund tė tėrhiqet. Rama po pėrpiqet qė ta ketė mburojė politike pėr tė ardhmen. Pėrsa i pėrket shifrės sė deklaruar nga z. Meta, mund tė jetė njė shifėr pėr zgjedhjet e ardhshme (tė tjerat) dhe jo pėr ato tė 2009-ės.” Neritan Ceka PAD“Ėshtė njė ēėshtje qė ju pėrket vetėm kėtyre tre liderėve” Arian Madhi PRHapa pozitivė“Unė e vlerėsoj deklaratėn e kėtyre liderėve si rritje tė shkallės sė pėrgjegjshmėrisė dhe pėrgjegjėsisė sė tyre. Pasi ajo qė unė besoj ėshtė se nėpėrmjet kėsaj deklarate tre liderėt besojnė se nuk do tė ketė ndėrhyrje tė faktorėve tė jashtėm qė tė ndėrhyjnė nė vullnetin e zgjedhėsve. Dhe nėse ata i janė referuar thjesht fitores nė zgjedhje atėherė unė gjykoj se kemi tė bėjmė me hapa pozitive.” Ėngjell Bejtja PSD Nė ndėrgjegjen e tyre“Ėshtė normale qė nėse bėn njė deklaratė tė tillė, atėherė duhet t’i qėndrosh asaj. Nė kushte normale njė lider qė humb zgjedhjet duhet tė rishohė pozicionin e tij. Kur them duhet ta rishohė, e kam fjalėn qė nga dhėnia e dorėheqjes, e deri nė njė kėrkesė tė parevokueshme.

    Pėr Berishėn kjo ėshtė njė ngjarje shumė e mundshme pasi ai ē’pati pėr t’i dhėnė i dha. Pėr sa u pėrket dy liderėve tė tjerė kjo ėshtė njė ēėshtje qė u takon partive.” Sabit BrokajNdoshta, modeli pėr t’u ndjekurIsh- deputet i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Sabit Brokaj, gjatė dhėnies sė dorėheqjes si deputet, e argumentoi largimin nga karrigia parlamentare si njė zhgėnjim i tij nė atė qė e cilėsoi paaftėsi dhe mosplotėsim premtimesh tė politikės shqiptare nė tėrėsi nė kėto 17 vjet. Nėn strehėn e kryetarit, apo...?!

    Njė pjesė e deputetėve tė parlamentit shqiptar nė momentin qė iu kėrkua dhėnia e njė komenti rreth largimit tė mundshėm tė kėtyre liderėve, u pėrgjigjėn: “No koment.”- Aleksandėr Biberaj- Spartak Braho- Kastriot Islami- Taulant Balla

Tema tė Ngjashme

  1. Fushata Funerale apo Elektorale?
    Nga DeuS nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 03:32
  2. Fushata elektorale e Shqipėrisė reflektohet edhe nė Kosovė
    Nga REALIST nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-06-2009, 08:09
  3. Rezultatet e zgjedhjeve vendore, 18 shkurt 2007
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 12-06-2007, 18:16
  4. Ēfare ndodh nese zgjedhjet i fiton mazhoranca?
    Nga Humdinger nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 14-02-2007, 16:16
  5. Kuvendi qė na la trashėgim ADN-nė e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •