Historia e malėsorit qė u diplomua nė Akademinė e Torinos dhe vrasja tragjike e tij nga njerzit e Sigurimit kur organizonte rezistencėn antikomuniste si nėnkryetar i Komitetit tė Maleve

Si ia prenė kokėn major Gjergj Vatės, qarkomandant i Shkodrės

Dashnor Kaloēi

Vetėm aty nga fillimi i vitit 1991 kur po shėmbej regjimi komunist, unė fillova qė tė interesohesha pėr gjetjen e eshtrave tė xhaxhait tim, major Gjergj Vatės, ish-Qarkomandantit tė Shkodrės. Pas shumė kėrkimesh, me ndihmėn e disa miqėve tė mij nė zonėn e Dukagjinit, unė arrita qė t'ia gjej vėndin ku e kishin groposur nė zonėn e Shllakut. Por kur e hapėm varrin, mundėm tė gjenim vetėm eshtrat e trupit, sepse kafka e kokės mungonte krejtėsisht".

Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 68-vjeēari Kel Vata, ish ndihmės mjek nė qytetin e Shkodrės, i cili rrėfen tė gjithė historinė e dhimbėshme tė familjes sė tij dhe xhaxhait, major Gjergj Vatės, ish-Komandant i Qarkut tė Shkodrės qė u vra dhe u masakrua nė mėnyrėn mė barbare nga forcat e Sigurimit tė Shtetit nė vitin 1946.

Familja Vata nga Temali

Gjergj Vata u lind nė 14 mars 1914-tė nė fshatin Temal tė Prefekturės sė Shkodrės, prej nga ėshtė dhe origjina e familjes sė tij. Babai i Gjergjit,Vat Gjeloshi, nė vitin 1878 kishte shoqėruar pėrfaqėsuesit e Malsisė sė Dukagjinit, Gjek Beg Shllakun, e Mar Lulėn, nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit. Aty nga viti 1905-sė, familja e Vat Gjeloshit, pėr arsye ekonomike u shpėrngul nga fshati Temal dhe u vendos nė Lagjen Arra e Madhe nė qytetin e Shkodrės. Gjatė atyre viteve, Vat Gjeloshit i lindėn katėr djemė dhe njė vajzė, qė ua quajtėn: Kolė, Gjon, Gjergj, Luēie dhe Lorenc. Djali i madh, Kola, i cili u lind nė vitin 1900-tė, pasi mbaroi Kolegjin Saverian me rezultate tė shkėlqyera, hyri nė punė tek disa tregtarė tė mėdhenj tė qytetit tė Shkodrės. Nė qershorin e vitit 1924, Kola u mobilizua si ushtar nė forcat fanoliste tė udhėhequra nga Rexhep Shala, duke u caktuar nė batalionin e komanduar nga Vas Kiri. Gjatė marshimit qė bėri ai repart pėr nė Tiranė (mė 8 qershor 1924) me qėllim pėr tė rrėzuar Qeverinė e Shefqet Vėrlacit, Kola mbeti i vrarė nė njė pėrpjekje me forcat qeveritare nė fshatin Balldre tė Lezhės. Qė nga ajo kohė dhe gjatė gjithė periudhės sė Monarkisė, familja e Vat Gjeloshit mbeti nė njė armiqėsi tė pėrhershme me Mbretin Zog. Pas vrasjes sė Kolės, djali tjetėr i Vat Gjeloshit, Gjoni, mbeti nė shtėpi pėr t'u kujdesur pėr problemet e familjes, ndėrsa Gjergji, mbaroi me rezultate tė shkėlqyera gjimnazin e fretėnve "Ylliricum" nė qytetin e Shkodrės. Ndėrsa djali i vogėl i familjes, Lorenci, pasi mbaroi me rezultate tė shkėlqyera Kolegjin Saverian tė qytetit tė Shkodrės, gjatė gjithė periudhės sė Monarkisė, punoi si nėpunės nė administratėn vendorė tė Prefekturės sė Shkodrės, nga ku mundi qė tė fitonte njė tė drejtė studimi pėr tė studjuar nė universitetin e Bolonjės nė Itali.

Nė Akademinė e Torinos

Pas mbarimit tė Kolegjit Franceskan nė vitin 1929-tė, Gjergj Vata mundi qė tė fitonte njė bursė shtetėrore pėr tė ndjekur studimet e larta nė Akademinė ushtarake tė Torinos nė Itali. Lidhur me kėtė, nipi i tij Kel Vata, dėshmon: "Tė drejtėn e studimit pėr tė studjuar nė atė akademi ushtarake, axhės Gjergj, ia nxorri Ministri i Arsimit i asaj kohe, Hil Mosi, vetėm pas ndėrhyrjes sė Padėr Gjergj Fishtės, i cili e kishte pasur Gjergjin, nxėnėsin mė tė mirė nė Liceun Franceskan. Nė Akademinė e Torinos, Gjergji studjoi pėr pesė vjet me rradhė nė degėn e Artilerisė, tė cilėn e mbaroi me rezultate tė shkėlqyera nė vitin 1937, duke marrė gradėn e nėntogerit. Pas dhėnies sė diplomave, Komandanti i asaj Akademie e thėrriti Gjergjin nė zyrėn e tij dhe i tha: "Zoti Vata, ti ke mbaruar me nota tė shkėlqyera, por atdheu i juaj, Shqipėria, ėshtė njė vėnd i varfėr dhe nuk ka para pėr t'ju paguar. Po tė doni mund tė qėndroni nė Itali, ku ju do tė keni njė karrierė tė shkėlqyer ushtarake dhe pagesė tepėr tė lartė". Pas atyre fjalėve, Gjergji iu pėrgjigj: "Zoti Gjeneral, unė jam shqiptar dhe nuk kam ardhur pėr tė qėndruar nė Itali, por do tė kthehem dhe do tė shėrbej nė vėndin tim, duke marrė parasysh ēfardolloj sakrifice". Dhe atė fjalė ai e bėri realitet duke u kthyer nė Shqipėri nė gushtin e vitit 1937, ku Mbreti Zog i ofroi disa detyra ushtarake nė reparte tė ndryshme. Por ai nuk pranoi qė tė shėrbente nė rradhėt e Ushtrisė Mbretėrore, duke thėnė se nuk mund t'i shėrbente atij njeriu qė ishte bėrė shkak pėr vrasjen e vėllait tė tij, Kolės, nė qershorin e vitit 1924. Pas kėsaj me ndėrhyrjen e disa miqėve tė tij nė qytetin e Shkodrės, axha Gjergj, pranoi tė merrte detyrėn e Kryetarit tė Komunės sė Shllakut, ku ai shėrbeu nga viti 1938-tė deri nė vitin 1941. Gjatė asaj periudhe, pėrveē detyrės sė Kryetarit tė Komunės, Gjergji, u mor dhe me pajtimin e konflikteve tė ndryshme dhe pajtimin e gjaqeve qė kishin malėsorėt e asaj zonė tė thellė nė skajin mė verior tė Shqipėrisė", kujton Kel Vata, lidhur me xhaxhain e tij, Gjergj Vatėn, i cili u diplomua me rezultate tė shkėlqyera nė Akademinė Ushtarake tė Torinos nė Itali.

Qarkomandant i Shkodrės

Aty nga vjeshta e vitit 1941, pasi Gjergj Vata kishte punuar pėr afro katėr vjet me rradhė nė Komunėn e Shllakut, ai u thėrrit pranė Komandės sė Pėrgjithshme tė Ushtrisė Kombėtare nė Tiranė, ku u njoftua se ishte caktuar oficer me gradėn e togerit, nė garnizonin e Kukėsit, ku do tė kryente detyrėn e Komandantit tė Batalionit nė fshatin Bicaj. Lidhur me kėtė, Kel Vata dėshmon: "Gjatė asaj kohe qė axha Gjergj u caktua nė Bicaj tė Kukėsit, me inisitativėn e tij dhe me miratimin e komandės eprore, ai hapi dy kurse gjashtė-mujore pėr trajnimin e oficerėve dhe nėnoficerėve rezervistė tė asaj Prefekture. Nisur nga puna e mirė qė bėri nė atė repart, nė pranverėn e vitit 1942, Komanda e Pėrgjithshme e transferoi atė nė qytetin e Shkodrės, duke e emėruar me detyrėn e zv / komandantit tė Rrethit dhe i dha gradėn e kapitenit. Aty nga fundi i muajit shtator tė vitit 1943, Gjergjit iu komunikua dhėnia e gradės sė Kapitenit tė Parė dhe u caktua me detyrėn e Rrreth-komandantit tė Shkodrės, duke i pasur zyrat nė godinėn e Prefekturės sė atij qyteti. Gjatė asaj kohe tepėr tė turbullt, Gjergji me gjithė efektivat qė kishte nėn komandė, u mundua qė tė ruante rendin dhe qetėsinė e qytetit tė Shkodrės qė kishte mjaft probleme, ku ai i shpėtoi pėr mrekulli njė atentati qė i kurdisėn njėsitet guerile tė qytetit. Aty nga mesi i shtatorit tė vitit 1944, Gjergjit iu dha grada e majorit dhe u caktua me detyrėn e Qarkomandantit tė Shkodrės.Gjatė asaj kohe ai pati disa konflikte me Komandėn gjermane qė ishte nė qytetin e Shkodrės, pasi disa herė kishte ndėrhyrė pėr lirimin nga burgu tė disa komunistėve tė arrestuar. Njė prej tyre ishte edhe njė djalė i ri 16-vjeēar, nga fshatrat e Kukėsit, i cili u kap nga patrulla gjermane duke ngjitur trakte mė 15 nėntor tė vitit 1944. Pas kapjes nga gjermanėt, nėna e tij shkoi nė shtėpinė e Gjergjit dhe i tha gjyshes sonė: "Nė besė tė zotit, i thuaj djalit tėnd, major Gjergjit, qė tė ma shpėtojė atė djalė tė vetėm qė e kam dritėn e syve". Pas kėsaj axha Gjergj shkoi nė komandėn gjermane dhe i tha majorit Hauzding qė ta lironte atė djalė, sepse ishte gėnjyer prej komunistėve. Komnadanti gjerman nuk pranoi ta lironte duke i thėnė se ai kurrsesi nuk mund t'i shkelte ligjet e luftės. Pas refuzimit tė oficerit madhor gjerman, debati u ndez i ashpėr dhe axha Gjergj duke vėnė dorėn nė brez i tha: "Zoti major, ju nuk mund t'i shkelni ligjet e Luftės, por as unė nuk mund t'i shkel traditat dhe zakonet e shqiptarit, kur miku mė ka rėnė nė besė. Njeri prej nesh nuk del i gjallė nga kjo zyrė pa u liruar ai djalė", kujton Kel Vata lidhur me debatin e ofiicerit gjerman me major Gjergj Vatėn, i cili mundi qė ta lironte atė djalė tė ri komunist, qė nė vitet e pas luftės u bė kolonel dhe Kryetar Dege, e fatkeqėsisht nuk pyeti asnjėherė pėr njeriun e familjen qė i shpėtoi jetėn.

Nėnkryetar i Komitetit tė Maleve

Detyrėn e Qarkomandantit tė Shkodrės, major Gjergj Vata e mbajti deri nė 28 nėntorin e vitit 1944, kur partizanėt e Enver Hoxhės, hynė triumfatorė nė atė qytet. Nė mėngjezin e 27 nėntorit 1944, Gjergj Vata mori pjesė nė njė takim qė bėnė krerėt nacionalistė nė godinėn e Prefekturės sė qytetit, ku u ndanė nė dy grupe: ata qė do tė luftonin nė male kundėr forcave komuniste dhe ata qė do tė ktheheshin nė shtėpitė e tyre. Lidhur me kėtė dhe veprimtarinė e e mėtejshme tė major Gjergj Vatės, nipi i tij Keli, dėshmon: "Axha Gjergj i pati tė gjitha mundėsitė qė tė largohej nga Shqipėria, ashtu siē bėnė shumė eksponentė tė tjerė nacionalistė, por ai nuk pranoi qė tė ikte, duke thėnė se do tė rrinte nė Shqipėri pėr tė luftuar komunizmin deri sa tė kishte frymėn gjallė. Nė ditėt e fundit tė muajit nėntor tė 1944-ės, Gjergji u bashkua me forcat e Mark Gjonmarkajt qė pėrbėheshin prej 1000 personash dhe bashkė me shumė krerė tė tjerė nacionalistė si Halil Alia, Pashuk Bib Mirakaj, Gjeneral Prenk Pėrvizi, kapiten Gjergj Lula, etj u largua nga qyteti pėr nė drejtim tė Malsisė sė Dukagjinit. Ato forca tė armatosura antikomuniste ranė disa herė nė pėrpjekje me repartet e ndjekjes, duke shkaktuar viktima tė shumta nga tė dy palėt. Pėrpjekja e parė u bė me 5 dhjetor tė vitit 1944 nė Shkėmbin e Rajės nė zonėn e Nikaj-Mėrturit, ku pas disa orė luftimesh, mbetėn tė vrarė shumė partizanė e nacionalistė. Pas kėsaj beteje, tė gjithė krerėt nacionalistė me forcat qė komandonin u ndanė nė zonat e tyre dhe Gergji u strehua nė Malsinė e Dukagjinit. Nė Shkurtin e vitit 1945, ai mori pjesė nė takimin qė krerėt nacionalistė tė rezistencės antikomuniste bėnė nė Orosh tė Mirditės, ku krijuan dhe organizatėn "Komiteti i Maleve". Nė atė mbledhje Gjergji u caktua me detyrėn e nėnkryetarit tė atij Komiteti dhe kryetar pėr nėnprefekturėn e Dukagjinit. Lidhur me veprimtarinė antikomuniste tė Gjergj Vatės nė atė kohė, ka shkruar dhe ish-Drejtori i Sigurimit tė Shtetit R.B. nė librin e tij "Veprimtaria e armiqėsore e Klerit Katolik 1944-1972", ku midis tė tjerash thuhet: "Ndėrsa nė letrėn qė Gjergj Vata, kryetar i kėsaj bande i dėrgonte arqipeshkvit tė Durrėsit, Vinēens Prendushit, shkruhet: "Malci e Veriut. 4 I.1946. Shkėlqesė, Nė emėn tė gjithė atyne qė ende mbajnė flamurin e nacionalizmit shqiptar ndėr malet e Dukagjinit, ju drejtohem me kėtė shkresė: Ē'prej nandorit tė vitit 1944, elemnetėt ma tė spikatun nė kėtė krahinė, tue mos dashtė me ju nėnshtrue terrorit tė qeverisė sė Enver Hoxhės, morėn arratinė. Gjatė kėsaj kohe, ndonėse tė ndjekun e tė persekutuem, u munduem me mbajtė nalt moralin e popullit, organizuem ēeta tė mbrendshme dhe tė jashtėme, u ndėrlidhėm me tė gjithė tė arratisunit e vėndit, me nji fjalė u pėrgatitėm pėr t'ju pėrgjigj zanit tė atdheut, i cili besojmė qė sė shpejti do tė na thėrrasė, pėr t'i dhanė grushtin e fundit qeverisė ma terroriste qė njef historia jonė. Ju siguroj se tė gjitha krahinat e Veriut janė lidhe dhe ndihmue prej aleatėve dhe prej K.Q. tė Tiranės, ndėrsa ne pėr mungesė tė njė lidhjeje, kena mbetė krejt mbas dore". Me konsideratat ma tė nalta. Major Gjergj Vata. Sipas ish-Drejtorit tė Sigurimit tė Shtetit, kjo letėr e Gjergj Vatės iu dha antarit tė bandės sė tij, Martin Sheldisė, i cili mundi qė tė hynte ilegalisht nė Shkodėr, deri nė rezidencėn e Provincialit Franceskan, Padėr Mati Prendushi, dhe mundi qė t'ia dorzonte nė dorė duke i thėnė qė ta niste pa vonesė pėr tek Vinēens Prendushi nė Durrės", kujton Kel Vata mbi veprimtarinė antikomuniste tė xhaxhait tė tij, major Gjergj Vatės.

Vrasja tragjike nė 1946

Nga viti 1944 kur doli nė arrati e deri nė dhjetorin e vitit 1946, Gjergj Vata qėndroi i strehuar nė male nė zonėn e Dukagjinit, duke organizuar rezistencėn antikomuniste. Nė shenjė hakmarrje ndaj tij, komunistėt i arrestuan vėllanė, Lorencin, tė cilin nė fillim e dėnuan me vdekje dhe mė pas ia falėn jetėn dhe ai bėri plot 25 vjet burg. Nė ato vite Gjergj Vata vepritarinė e tij e kryente nė zonat Shllak-Pult-Nikaj-Mėrtur tė Zonės sė Dukagjinit, por vėndi mė i qetė ku ai rrinte vazhdimisht, ishte fshati Pog i Pultit. Lidhur me kėtė, Kel Vata dėshmon: "Ndėr familjet kryesore qė e strehonin dhe e mbanin me bukė Gjergjin, ishin ato tė Gjon Ndue Pukės dhe Gjon Pjetrushit nė Shllak, tė cilėve komunistėt ua dogjėn shtėpitė dhe i kalbėn nėpėr burgje. Po kėshtu korrieri i tij ishte Gjergj Ndoja nga Pogu, i cili vdiq nė torturat e Sigurimit pa treguar asgjė pėr tė. Gjatė asaj kohe ai Gjergji ra disa herė nė pėrpjekje me forcat e Sigurimit, ku iu vranė apo u kapėn tė gjallė disa nga miqtė e tij tė ngushtė si Ndoc Jakova, Padėr Anton Harapi, Dom Alfons Tracki, Lef Nosi etj. Ndonėse ai mbeti krejt i vėtėm, nuk pranoi qė tė arratisej jashtė edhe pse misionet anglo-amerikane i ofruan largimin me avion tė posaēėm. Nė atė kohė Kryetarit tė Degės sė Brendshme tė Shkodrės, gjeneral Zoi Themelit, i shkonin shumė informacione rreth zonave ku streohej Gjergji, por asnjėherė forcat e ndjekjes nuk binin dot nė gjurėmt e tij. Pas kėsaj nė njė mbledhje me shefat kryesorė tė Degės, Zoi Themeli u shpreh: "Nuk mė duhen mė raporte tė kota se ku fshihet Gjergj Vata, mua mė duhet koka e tij. Ky ėshtė raporti i fundit qė pres prej jush". Disa ditė moė vonė, mė shtatė dhjetor tė vitit 1946, tre persona tė paguar nga Sigurimi, mundėn ta vrisnin pas shpine Gjergjin, teksa ai ishte duke kaluar nė zonėn e Shllakut, pėr nė Shpellėn e Shkėmbit tė Kuq ku fshihej nė atė kohė. Pėr vrasjen makabre tė Gjergj Vatės, u mbajt njė heshtje e madhe dhe familja e jonė atė gjė e mėsoi vetėm tre katėr vjet mė vonė aty nga fundi i vitit 1950-tė. Pas vrasjes, nėna e Gjergjit, Sosja, u internua nė Berat, kurse familjen tonė e internuan nė Tepelenė. Si rrethanat e vrasjes ashtu dhe gjetja e kufonmės sė tij, pėr mua dhe gjithė familjen tonė mbetėn njė peng i madh, i cili mė mundoi gjatė gjithė periudhės sė regjimit komunist tė Enver Hoxhės, ku nuk kishim asnjė lloj mundėsie qė t'i kėrkonim ato. Vetėm aty nga fillimi i vitit 1991 kur po shėmbej regjimi komunist, unė fillova qė tė interesohesha pėr gjetjen e eshtrave tė tij dhe pas shumė kėrkimesh, me ndihmėn e disa miqėve tė mij nė zonėn e Dukagjinit, arrita qė tė gjeja vėndin qė kėrkoja. Atė gjė na i tregoi Gjelosh Doda, tė cilit nė vitin 1985, Prenush Nika nga Shllaku, i kishte thėnė: "Unė po des, po dua me tė lėnė njė amanet qė do ma mbajsh sekret tė madh se e kam brengė nė shpirt. Nė qoftė se vjen ndonjėherė koha dhe Gjergj Vata ka njeri tė gjallė, m'i thoni se kėtu nė kėt vėnd kam varros me duart e mia atė burrė trim". Pas kėsaj nė tetorin e vitit 1993, unė me Kol Gjokėn, Gjelosh Dodėn e tė birin e tij Toninin, shkuam dhe filluam gėrmimet atje ku na tha Gjeloshi. Por pėr ēudinė tonė aty mundėm tė gjenim vetėm eshtrat e trupit, sepse kafka e kokės mungonte krejtėsisht", e pėrfundon rrėfimin e tij 78-vjeēari Kel Vata, lidhur me gjetjen e eshtarave tė xhaxhit tė tij, Gjergj Vatės, tė cilin e kishin vrarė njerzit e Sigurimit nė vitin 1946 dhe pasi e kishin grabitur, i kishin prerė kokėn me sėpatė dhe e ia kishin hedhur nė greminė.