Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1

    Thumbs up Dy shqiptarët heronjë të Nju Jorkut

    Dy punëtorët shqiptarë të një pallati në Manhattan - Nju Jork, Endri Brahimaj dhe Izet Neljkovic, njëri nga Elbasani dhe tjetri nga shqiptarët e Malit të Zi, pasi morën muajin e kaluar titullin e nderit "Hero i Qytetit", u nderuan këto ditë edhe me çmimin më të lartë, që ndan bashkia e Nju Jorkut, në fund të vitit; çmimin " Building Service Workers of the Year - Punëtori i Vitit".

    Kjo, për arsye se ata me 13 korrik 2008 kanë bërë një gjest tepër njerëzor, në momentin që po digjej një ndërtesë 200 vjeçare në pjesën perendimore të qytetit, ata hidhen mes flakëve të shpëtojnë jetën banorëve dhe të një gruaje rreth të 40 -tave, e gjetur e vetme në mes zjarrit.

    Ceremonia e dorzimit të çmimit "Punëtori i Vitit" u zhvillua në Manhattan dhe u drejtua nga legjenda e gazetarisë njujorkeze, Gabe Pressman dhe Jimmy Breslin. Ceremonia u sponsorizua nga sindikata e puntorëve Local 32BJ dhe u mbështet nga disa kompani njujorkase: Service Employees International Union (SEIU), Tishman Speyer, The Durst Organization, Vornado Realty Trust, Ogden Cap Properties, Cooper Square Realty and Stellar Management.

    Ndërsa u nderuan me këtë rastë edhe 15 punëtorët e vitit në Nju Jork : Endri Brahimaj dhe Izet Neljkovic, James Gibbons, Carlos Pellecier, Pat Burns, Manuel Santana, Juan Cruz, John Simion, Alonzo Toney, Sean Tonti, Safeta Djesevic, Ursula Szewc, Frank Bellido, Curtis Hill, Moises Guimet, Bernard Speranza.

    Endri Brahimaj, 19 vjeç, nga Elbasani, emigroi në Amerikë së bashku me familjen e tij para 12 vjetëve. Ata u vendosën në një lagje të Nju Jorkut e banuar më së shumti nga emigratët shqiptar. Ata janë banorët e lagjes Ridgewood - Quins (Queens).

    Djali shqiptar, që tashmë është bërë shembull i qytetarisë së Nju Jorkut vazhdon interesimin që pas pune të vazhdojë studimet në fushën e manaxhimit të biznesit.

    Izet Neljkovic, 44 vjeç, erdhi për një jetë më të mirë në Amerikë, duke lënë pas një nga viset shqiptare në Mal të Zi, Plavën e Gucie-n.

    Erdhi këtu dhe u vendos në lagjen Astoria në Quins(Queens) së bashku me gruan, djalin i cili është tani 17 vjeç dhe vajzën 7-të vjeçe.

    Që të dy emigratët shqiptar, më 13 korrik, 2008, megjithse punonin në një ndërtesë tjetër, e cila ndodhej për karshi pallatit që mori flakë, u "përlanë" me flakët, vetëm për të shpëtuar jetën e banorëve të pallatit, tjetër. Ku më në rrezik u tha se kishte qënë jeta e një gruaje, që duhej ndihmuar pasi kishte mbetur e rrethuar e tëra nga flakët.

    Ngjarja : 13 korrik 2008, flaka e madhe në pallatin 200 vjeçarë në Manhattan

    Me të parë zjarrin në pallatin për karshi, të dy emigratët shqiptarë vrapuan dhe hynë në pallatin që po shkrumbohej nga flakët. U bien të gjitha zileve dhe fillojnë duke u bërë thirrje njërëzve të dalin jashtë sa më shpejt, se zjarri po kaplonte ndërtesën.

    Një banore e kësaj ndërtese ajo që shpëtoi nga flakët është edhe Judith Rice, e cila në momentin që ndodhi ngjarja ishte duke pirë kafen dhe dëgjuar radion.

    Gjatë operacionit për shpëtimin e njerzëve dhe shuarjes së zjarrit u mësua se 8 zjarrëfikës dhe punonjës të emergjëncës u lënduan dhe u shtruan në spitalin më të afërt St. Luke's-Roosevelt Hospital. Zjarri filloi nga çatia dhe e përfshiu krejt ndërtesën, thanë hetuesit e kësaj çështje duke e dëmtuar më shumë se 75 përqind të ndërtesës.

    Judith Rice një 40 vjeçare me profesion producente, e cila e ka jetën e saj tash - fal ndërhyrjes së guximëshme të dy shqiptarve Izet Nelkovic dhe Endri Brahimaj, ka thënë se është gjetur në një moment tepër të rrezikëshim të jetës së saj, pasi nuk ka ditur asgjë dhe e rrethuar nga flakët e tymi,që po i afroheshin tek dera.

    Pas ndërhyrjes së dy shqiptarëve dhe nxjerrjes së gjithë banorëve në rrugë, në vendngjarje kishin mbrritur forcat e policisë, shërbimi i emërgjencës dhe skuadrat e zjarrëfikësve të qyetit, duke shpëtua së pari qytetarët.

    Ngjarja e përshkua gjërësisht pothuajse nga të gjitha gazetat, radiot dhe televizionet lokale të qytetit, të cilat gjatë gjithë ditës transmetuan raporte të drejpërdrejta nga vendngjarja. Kjo ngjarje nga shtypi i Nju Jorkut është përshkruar si rasti i parë në historinë e Nju Jorkut, kur një qytetar i saj arrin e futet pa qënë detyrë e tij mes flakëve për të shpëtuar jetën e të tjerëve duke rrezikur edhe jetën e tij.

    Dhe këtë e bënë dy emigrantët shqiptarë Endri Brahimaj dhe Izet Neljkovic, të cilët kryen një akt të lartë qytetarie.

    Qytetarët në intervistat e tyre për mediat dy shqiptarët i quajnë "Shpëtimtarët e Jetës". Ngjarja duket se e ka rritur edhe më shumë reputacionin i mirë të shqiptarëve në Neë York. Për këtë arsye edhe Bashkia e Nju Jorkut, Ednri Brahimajn dhe Izet Neljkovic, iu dha titullin e nderit "Hero i qytetit", dhe u dha çmimin më të lart që ndan në fund të çdo viti, çmimin " Building Service Workers of the Year - Punëtori më i Mirë i Vitit".

    Beqir Sina/ INA
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    bravo ju lumte kemi nevoje qe reputacioni i shqiptareve ne usa te ngrihet dhe te trajtohen ne nje nivel me te mire .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Bravo dhe flm e qytetit te NY qe i ka shperbly se shqiptaret shumica jan puntor shembull i mir e nuk shperblehen.

    Prap them Bravo te dyve.
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e kleos
    Anëtarësuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    426
    Eshtë kënaqësi të dëgjosh lajme të tilla .

  5. #5
    Paqe me shqiponjat. Maska e Korbi999
    Anëtarësuar
    08-04-2008
    Postime
    355
    Citim Postuar më parë nga Dorontina Lexo Postimin
    Bravo dhe flm e qytetit te NY qe i ka shperbly se shqiptaret shumica jan puntor shembull i mir e nuk shperblehen.

    Prap them Bravo te dyve.
    Po Dorontine, eshte e vertete ajo qe thua, bile integrimi i shpejte ne shoqerine americane eshte nje karakteristike e vecante e shqiptareve, pavaresisht se vijne nga nje "tradite" e ashper, persa i perket humanizmit, e kalojne shpejt kur vijne ne nje vend tejet demokratik e te lire.
    Kjo eshte USA, te jep c'meriton, nuk mund te mohohet kjo.
    I qofte fale bashkepatrioteve te qenit shqiptar!
    Prej zemre flm.
    Salam!
    Bese dhe hakmarrje.

  6. #6
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Kur vjen puna per te ngelur si qeni n'rrush, shqipot jane te paret. Shyqyr thuaj qe iu dhane dhe nga nje kapak kavazi per medalje.
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  7. #7
    WoRkInG Maska e [Neo]
    Anëtarësuar
    05-10-2008
    Vendndodhja
    A man can be happy with any woman, as long as he does not love her.
    Postime
    247
    Bravo ju qofte atyre per gjestin qe bene dhe qtyre qe diten tja shperblejne.
    Kjo tregon se ne jemi drejt emancipimit dhe reputacioni jone eshte ne rritje dhe njerzit na besojne dhe nuk na paragjykojne.
    Always forgive your enemies, nothing annoys them so much.

    Oscar Wilde.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2003
    Postime
    1,553
    hallall te dyva, bravo iu qofte..

  9. #9
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Altruizmi nuk i ka munguar kurre shqiptareve. Ngjarje te tilla zbusin imazhin negativ qe mund te jete krijuar ne vende te caktuara.
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  10. #10
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Citim Postuar më parë nga Blue_sky Lexo Postimin
    Kur vjen puna per te ngelur si qeni n'rrush, shqipot jane te paret. Shyqyr thuaj qe iu dhane dhe nga nje kapak kavazi per medalje.
    .

    Mire qe ju kan dhene kapak kavanozi te pakten, si kan lene pa gje!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Apollyon : 24-10-2008 më 11:13
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Alma07
    Anëtarësuar
    20-05-2007
    Vendndodhja
    ktu ku nuk duhet
    Postime
    282
    Bravo ju qofte ,shqiptari e ka ne tradit trimerine .

  12. #12
    ***LOVE*** Maska e Tironcja_BLN
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Berlin City
    Postime
    3,440
    jemi dhe te mire ne nuk jemi vetem te kqi ta kuptoj bota ket gje.....
    bravo i qoft atyre te dyve!
    zemra ime tull shpirti jot llac dashurija jon pallat 15 kac

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2004
    Postime
    298
    ..mendoj qe e kemi ndjenjen e ndihmes deri ne sakrifice si pjese e kultures shqiptare.
    Kjo qe kane bere keta te dy me nderon edhe mua si shqiptar. I falenderoj per sakrificen dhe respekte e mirenjohje per familjet ku jane rritur dhe edukuar.

  14. #14
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Shumë akt fisnik!
    Unë jam i bindur se të gjithë Amerikanët aty rrotull kan qënë duke qëndruar në trotuar me celular në dorë duke telefonuar 911
    Më vjen me të vërtetë mirë për këta dy Shqiptarë sepse na nderojnë të gjithëve!
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •