Bankat, bankieret dhe monedhat!
Nje parajse per pak veta dhe nje ferr per tė tjeret!!
nga Pierluigi Paoletti
“mire qe popullsia nuk kupton sistemin tone bankar dhe monetar, sepse po ta kuptonte besoj se para se tė vinte dita e neserme do tė shperthente nje revolucion”= Henry Ford
Tė flasesh per parate ka qene gjithmon e veshtire sidomos ne kete periudhe historike ku jetojme. Paraja eshte ne qender tė egzistences sone dhe per shkak tė parase kemi braktisur ritmet natyrore tė tė jetuarit ne harmoni me boten qe na rrethon.
Ndryshimet qe po perballojme qofte individuale ashtu edhe si shoqeri na kerkojne nje shkalle mė tė larte pergjegjesie , e kuptuar ne sensin etimologjik tė aftesise ne dhenien e nje zgjidhjeje presjoneve tė forta qe na vijne.
Perballohemi me dobesite tona, me friken tone dhe lindin keshtu tė verteta tė fshehura qe duhen perballuar. Midis gjerave tė shumta qe po dalin ne drite eshte edhe e verteta mbi parate si mjet per tė ruajtur pushtetin mbi popullsine.
Mekanizmi eshte i thjeshte dhe efikas:
Hapi i pare eshte zhytja ne borxhe e Shtetit me ane tė marreveshjeve segrete politike.
Bankat Qendrore , ndryshe nga ajo qe mendohet, jane pronesi private qe kane pervetesuar mundesine e prodhimit tė monedhes, mundesi kjo qe natyrisht duhet ti perkase popullit (sovranitet monetar) sepse eshte populli qe punon per tė krijuar pasurite.
I mbani mend kartemonedhat e vjetra? Ato ishin tė Qeverise/Shtetit , ishin prone e jona dhe nuk duhej tja rikthenim askujt. Dhe askush nese i kishim keto kartemonedha ne xhep nuk na kerkonte interesa ne fund tė vitit. Mbi to ishte shkruar “Republika Italjane. Kartemonedhe e Shtetit sipas ligjit ne fuqi”. Firmat qe rezultonin mbi kartemonedhe ishin tė Drejtorit tė Pergjithshem tė Thesarit, Arketarit Special dhe vula e Gjykates se Llogarive. Sot mbi monedhen prej 50 euro nuk eshte shkruam mė asgje!
Monedha qe eshte prodhuar vetem me koston tipografike vendoset ne qarkullim ne kembim tė futjes ne borxh tė Shtetit qe njerr ne qarkullim Obligacioneve Shteterore, tė cilave u rendojne taksa e interesit qe eshte vendosur nga Banka Qendrore.
E gjith kjo ēeshtje nis mė 22 korrik 1944 (shek 20-tė) kur Shtetet e botes skicojne nje sistem tė ri monetar ne USA (Bretton Woods). Ne kete sistem tė ri tė gjitha monedhat ishin tė konvertueshme ne dollare, dhe vetem dollari ishte i konvertueshem ne Flori.
Qe nga kjo dite ( kur Europa ishte akoma ne faze lufte dhe disa vende nuk kishin as monedhen e tyre) tė gjitha shtetet e botes krijuan rezerva per kartemonedha qe do tė perdornin dollare, i cili ishte e vetmja oferte e madhe ne treg.
Ne fillim tė viteve ’70, 80% e rezervave valutore tė tė gjitha shteteve tė botes ishin tė perbera ne dollare. SHBA dhe Anglia morren pjese me 80% secili ne krijimin e FONDIT NDERKOMBETAR MONETAR (FMI) dhe llogjikisht kushtezuan aktivitetin e FMI ne menyre te vendosur.
Por Anglia nuk ishte mė ajo Anglia e dikurshme prandaj nga kjo situate perfitoi SHBA e cila filloi tė prodhoj mė shume dollare sesa gazeta, duke qene se ishte Dollari (monedha amerikane) qe garantonte ekuilibrin e sistemit. Por ne kete menyre shume shpejt edhe dollari nuk mund tė konvertohej mė ne Flori. Gjithashtu kartemonedhat e para ishin tė Shtetit (ne to shkruhej United States), por duke nisur nga 1963 u bene private pra u bene prone e Federal Reserve (FED). Mė pas mė 15 gusht 1971, presidenti amerikan Nixon deklaroi ne Camp David vendimin e pezullimit tė konvertmit tė dollarit ne Flori, dhe si rrjedhoje shfuqizimin e njeanshem tė marrveshjeve tė 22 korrik 1944. Gushti 1971 eshte nje date e rendesishme ne hstorine e Parase, pasi eshte momenti themelor per tė kuptuar natyren e vertete tė monedhes.
Qe nga ai moment Parate jane tė “ēliruara” nga ēdo raport qe mund tė kene me Floririn, dhe shtetet kane vazhduar tė prodhojne Para tė bazuara ne hiē.
Dhe faktikisht Rezervat e Floririt nuk egzistojne mė si garanci per Parate.
Madje rezervat aktuale tė shteteve tė botes nuk kapercejne 200.000 tonelata, nderkohe qe kundervlera ne Flori i tė gjitha kartemonedhave dhe barasvlefshmeria monetare qe qarkullon neper bote me ēmimet aktuale, i korrespondon 75.000.000 tonelata Flori .
Por perse ka ndodhur ky “ēlirim” i kartemonedhes nga Floriri?
U detyruan! Sepse bota arabe u zgjua nga gjumi dhe kishte kuptuar se poshte kembeve tė tyre qendronte lenda e pare energjitike e botes perendimore qe ishte NAFTA (gjate viteve te krizes energjitike ne perendim)!!
U themelua OPEC , por arabet refuzuan pagimin ne kartemonedha dollaresh dhe pretenduan tė paguheshin ne Flori, i cili mungonte. Atehere arabet brenda pak muajsh rriten 4 here ēmimin e naftes per fuēi. Sa per histori ishin pikerisht arabet qe ne vitet 800-1000 tė eres sone ne zonen e Mesdheut shpiken idene e pagimit me ane tė ēekut (cheque, chek), qe ishte i barasvlefshem me nje vlere reale tė nje sasie ne Flori.
Te ardhurat nga shitja e Obligacioneve i shkojne tė gjitha Bankes Qendrore, dhe Shteti ndodhet i zhytur ne borxh (debia publike), psh ne Itali: per 1.429 miliard Euro shteti paguan ēdo vit 6% te kesaj shifre ne interesa, dhe ja paguan subjekteve tė huaja qe posedojne mbi 50% te kuotave te Obligacioneve.
Duke mos patur para Banka Qendrore eshte e detyruar te nxjerre ne qarkullim Obligacione te tjera, dhe ne kete menyre Shteti vazhdon tė krijoje borxhe tė tjera tė reja!! Nga kjo xhiro vicioze, Shteti jo vetem qe nuk mund te ktheje me kapitalin por nuk eshte me ne gjendje te paguaje as interesat atyre subjekteve te huaja qe posedojne mbi 50%.
Debia Publike eshte baras me vleren nominale te te gjith Pasivit Bruto te konsoliduar nga administratat publike, entet lokale, institutet e sigurimeve shoqerore etj. Debia perbehet kryesisht nga Obligacionet Shteterore te nxjerra ne qarkullim ne tregun e brendeshem e ate te huaj, qe perfaqsojne te pakten 83% te debise publike!!
Vlerat rifreskohen ēdo 6 – muaj dhe i referohen 31 dhjetorit te secilit vit.
Hapi i dyte eshte zhytja ne borxh e qytetareve.
Bankat Tregtare sipas ligjeve aktuale bankare mund tė krijojne Para Virtuale, thjesht duke klikuar ne kompjuter, deri 98 here tė depozitave qe kursimtaret dhe nderrmarrjet kane prane tyre. Praktikisht nese qytetari ne bank depositon 100 euro, banka (pasi eshte depozituar rezerva fraksionare ne Banken Qendrore) keto para i jep hua 10 here (e ndofta edhe mė shume) 10 personave tė ndryshem duke u marre atyre edhe interesat. Pra fale pasurimit tė genjeshtert (para kartemonedhe tė bankes qendrore), ose virtual (para elektronike qe eshte akoma mė keq se ajo e kartemonedhave pasi nuk egziston) sistemi bankar privat fiton pasuri reale, e cila eshte kryer nga puna konkrete/reale e tė gjith neve. Dhe nese nuk jemi ne gjendje tė kthejme huane/borxhin bashke me interesat athere bankat na konfiskojne pasurite e luajtshme dhe tė paluajteshme: shtepite, nderrmarrjet (kompania Fiat) etj
Ky mashtrim nuk ndodh thjesht vetem ne Itali, por ndodh ne tė gjith boten pa perjashtim! Ne boten perendimore aplikohet skema e lartepermendur. Ndersa ne vendet e botes se trete aplikohet vjedhja e pasurive tė lendeve tė para me ane tė huave /borxheve (tė cilat asnje nga keto shtete nuk eshte ne gjendje ti kthej) tė dhena nga Banka Boterore dhe Fondi Monetar Nderkombetar.
Praktikisht nese jap 100 euro para borxh dhe kerkoj 105 euro, do tė kem gjithmon dike tė cilit do ti mungojne 5 euro dhe do jem i sigurt se gjithmon e mė shume njerez ose shtete do varen nga une. Brenda ketij mekanizmi tė degjeneruar, konkurrenca dhe lufta eshte e eger per te fituar keto 5 euro, dhe si rrjedhoje kemi: rritjen e ēmimeve, taksat jane me tė larta, mohoen tė drejtat elementare, dhe kunderveniet politike jane shume tė forta (dhe tė kota).
Perfitimet e medhaja dhe tė paligjshme tė krijuara nga sistemi bankar, perdoren per tė nxitur luftrat, per tė rritur perēarjet dhe per tė ashpersuar konkurrencen midis individeve, nderrmarrjeve dhe shteteve .
Mirseardhet ne ferr!!
Cfare mund tė behet?
Gjithkush mund tė jape kuntributin e tij po pa ja deleguar kete kontribut askujt tjetri. Ky mekanizem kontrolli bazohet ne INJORANC dhe ne MUNGESEN E INFORMACIONEVE!
Duke u ndergjegjsuar mi funksionimin e ketij sistemi, dhe duke ua bere tė ditur tė tjereve, mė shume njerez do njihen me kete tė vertet dhe kjo do beje qe tė jete mė e lehte demaskimi i ketij fallsiteti.
Ne menyre tė shkallezuar pasi tė kapercehet momenti i pare i refuzimit tė kesaj tė vertete, do ndergjegsohemi se jetojme ne nje bote tė madhe iluzionesh: ne iluzionin se gjoja jemi tė lire, ne iluzuionin fals tė demokracise, ne eluzioni fals te feve, ne iluzionin e poltikes, ne iluzonin e varferise. Tė ndergjegjsuar se e gjith kjo qe po jetojme eshte nje burg padukshem per trurin tone, perēarjet do kene mė pak rendesi dhe peshe, dhe kalimi ne nje forme tė re jetese do jete natyral.
Lexim tė mbare dhe shpresoj se do tė frymezoje dike!
Pierluigi Paoletti
Si funksionon “Sistemi Monetar”.
Sinjorazhi: Eshte nje mashtrim kolosal i lindur dhe i zhvilluar fale injorances, censures, disinformacionit, e mbi tė gjitha fale mendjeve tė mbyllura. Eshte nje akt jo-legal qe aplikohet sistematikisht nga Banka Qendrore Europjane, e cila e perkufizon “Sherbimi i Thesarit tė Shtetit” . Sinjorazhi eshte diferenca e vleres midis kostos tipografike (letra dhe boja) tė shpenzuar efektivisht per tė shtypur e per tė vendosur ne qarkullim kartemonedhat, dhe vleres se pjeses se jashteme pra asaj numerike tė shkruar mbi vet kartemonedhat.
Banka shtyp kartmoedha dhe ne vend qe tua jap popullit sovran tė Bashkimit Europjan, i jep atij hua me VLEREN E JASHTEME plus interesit vjetor tė emertuar “takse/perqindje e skontimit”. Ne kete menyre nje kartemonedhe 100 euro qe mund ti jepet shtetit me vleren 0,05 euro cent, faktikisht i kushton shoqerise 102,5 euro. Pra mė shume sesa vlera e jashteme qe eshte shkruar mbi kartemonedhe.
Sinjorazhi eshte pushteti i i venies ne qarkullim tė kartemonedhave me nje vlere nominale shume here mė tė larte sesa vlera vetjake qe kane , e si rrjedhoje perfitohet nje fitim nga sovraniteti i monedhes.
Ne momentin kur Banka Qendrore Europjane qe shtyp monedhat blen tė mira duke perdorur kete monedh qe asaj i ka kushtuar shume pak, ajo fiton nje fuqi blerse unike.
Jo vetem kaq, Banka Qendrore qe shtyp zyrtarisht monedha me nje ēmim qesharak (shume tė ulet), vedos ne Bilancin PASIV jo koston tipografike tė shpenzuar realisht (letra dhe boja), por vleren numerike tė shkruar mbi monedhat dhe kartemonedhat!!!
Sinjorazhi ne kete menyre kthehet ne PASIV per Banken, prandaj nuk eshte i tatueshem dhe i shmanget pagimit tė taksave.
Nje shembull i Sinjorazhit eshte kur pronari i nje kazinoje ne kontabilitet tė vendose ne pasiv jo koston e prodhimit tė fishave por vleren nominale qe eshte shkruar mbi fishat.
Pra ne kete menyre Shtetet antare te Bashkimit Europjan detyrojne qytetaret e tyre qe tė paguajne kete mbiēmim duke e taksuar si “debi publike”.
Meqense Banka Qendrore Europjane shtyp kartemonedha tė garantuara nga hiēi pa nje kundervlere (flori, argjend, etj), vazhdon tė shtyp kartemonedha sa tė doje pa asnje kontroll ne drejtim tė debise publike. Ata qe nxjerrin kartemonedhat ne qarkullim vet marrin titullin e pronarit, edhe pse ne realitet nuk jane pronare tė asnje vlere qe tė mund ti perkoje vleres se monedhes ne qarkullim.
Gjithshka e ka originen ne vitin 1694 kur Floriri u trasforma ne leter nga Banka e Anglise. Themeluesi i B. Angleze ishte William Paterson i cili ka deklaruar ne ato vite: “Banka perfiton nga interesi mbi monedhat qe krijon nga hiēi”
Akoma mė i paskrupullt dhe cinike eshte pohimi mė 1773 i Amschel Mayer Rothschild
themeluesi gjerman i nje perandorie financiare qe deklaronte: “Politika jone eshte ajo e nxitjes se luftrave por duke drejtuar Konferencat e Paqes ne menyre qe askush nga palet ne konflikt tė mund tė kete fitimie territoriale. Luftrat duhet tė dirigjohen ne nje menyre qe Kombet qe marrin pjese tė zhyten gjithmon e mė shume ne borxhe e si rrjedhoje gjithmon e mė shume nen pushtetin tone”
Ne 1885 Karl Marks shkruante ne librin Kapitali (Libri I, kapitulli 24, paragrafi 6,Editori Riuniti, Roma 1974, faqet 817-818): “ Qe nga momenti i lindjes Bankat e Medhaja tė zbukuruara me emertime kombetare nuk kane qene gje tjeter veēse spekullues privat qe i bashkengjiteshin qeverive, dhe fale privilegjeve tė fituara ishin ne gjendje tu jepnin qeverive para. Si rrjedhoje rritja e debise publike nuk ka mates mė tė mire sesa ngjitja progressive e aksioneve tė ketyre bankave. Banka e Anglise mė 1694 filloi ti jepte qeverise para hua me 8% , njekohesisht ishte e autorizuar nga parlamenti tė shtypte monedha me tė njejtin kapital tė cilin ua jepte hua popullit ne forme kartemonedhe. S’kaloi shume kohe dhe kjo monedhe kredie e fabrikuar nga vet B. e Anglise tė kthehej ne ate monedhe qe Banka do e perdorte per ti dhene hua Shtetit dhe qe do tė sherbente per tė paguar interesat e debise publike.”
Krijimi i parase nga kredia e perpjestueshme (copezuar).
SipasWilliam Paterson Bankat kane pushtetin e krijimit tė parave nga hiēi! Per tė kuptuar mė mire kete mekanizem po marrim nje shembull tė vogel numerik: Kemi depozituar ne banke ne llogarine tone rrjedhese, 100 euro ne forme tė hollash (kesh). Keto 100 euro banka mund tua japi borxh per 5000 euro, gjithkujt qe paraqitet ne Banke dhe kerkon nje hua (ndermarrjeve, privateve, kredi, etj). Si mundet banka tė jape 5000 euro hua nese ka tė depozituar vetem 100 euro?? Nga mbijne ato 4900 eurot e tjera??
Ky operacion i shumimit tė parave quhet Kredi e Perpjestueshme (copezuar), dhe mundesohet nga e ashtequajtura Rezerve Bankare (vlera e tė ciles percaktohet nga Banka Qendrore Europjane). Ne aspektin e parase Rezerva Bankare eshte nje perqindje qe tregon sasine minimale qe nje Banke duhet tė ruaj fizikisht ne arken e saj, pikerisht si nje rezerve.
Me nje Perqindje tė Rezerves baras me 10% nje Bank ato 100 euro (tė cilat vendosen menjehere ne rezerve), mund ti jape hua 1000 euro (10% e 1000 euro=100).
Sot perqindja e rezerves eshte 2%, si rrjedhoje 100 eurot do tė shumohen dhe do tė jen 5000!
Dhe faktikisht nje Bank per ēdo 100.000 euro virtuale te shenuar ne kompjuterat e saj, mjafton te kete realisht 2000 ne forme kartemonedhe! Ky quhet “falimentim teknik (bancarotta tecnica)” pasi ne fund tė fundit bankat realisht kane ne arke vetem 1 tė pesedhjeten e parave qe mendohet se kane! Kjo qe thame pak mė larte mund tė vertetohet fare thjesht: Nese tė gjith individet qe kane llogari rrjedhse ose depozita kursimi prane bankes, tė paraqiteshin tė gjith njekohesisht ne banke per tė terhequr tė gjitha parate e tyre, banka nuk do tė ishte ne gjendje tua kthente tė gjithve keto para (ashtu siē ndodhi ne Argjentine). Ne nje situate tė tille Banka do tė mbyllte menjeher sportelet e shperndarjes se parave dhe do tė kerkonte nderhyrjen e Bankes Qendrore Europjane, e cila do tė shtypte dite e nate euro per tė permbushur kerkesat dhe per tė mos lejuar falimentimin real tė Bankes. Dhe ja ku del qellimi i vertet i Bankes Qendrore Europjane: mos lejimi i falimentimit tė Bankave Tregtare Private. Dhe eshte kjo arsyeja qe B. Qendrore Europjane quhet ndryshe “Huadhenes i Shkalles se Fundit”.
Por ne nje situate tė tille ne tė cilen B. Qedrore Europjane shtyp para te reja per te shpetuar banken tregtare private, shuma monetare qe eshte ne qarkullim rritet duke krijuar keshtu INFLACIONIN!
Duke u kthyer tek ēeshtja e krijimit tė parave nga hiēi, mė saktesisht banka me ato 100 euro fillestare mund tė jape hua 4900 (5000 minus rezerven e 2% pra 100 eurot fillestare) sepse pikerisht 100 euro duhet tė ngelen fizikisht ne rezerve.
Me keto para qe banka nuk i ka fizikisht ne arke pasi krijohen nga hiēi, banka fiton akoma edhe perqindjen e interesit (interesa mbi huate, kredite e ndryshme etj). Keto interesa sebashku me krijiin e parase jane duke i zhvatur pasuri shoqerise, njerzve dhe gjith shteteve (perfshih dhe SHBA qe kane nje borxh publik mė tė lartin ne bote), duke i detyruar tė gjith tė zhyten ne borxhe.
Por lojrat e krijimit tė parase nuk mbarojne ketu!!
Edhe ato 5000 euro tė krijuara nga hiēi pasi hyjne ne ciklin ekonomik kane per tu khyer heret a vone ne sistemin bankar ne forme depozitash Keto depozita kane per tu kthyer ne rezerva te reja, me te cilat banka ka per te dhene serishmi hua nga hiēi! . Ky eshte cikli i paskrupullt dhe i rrezikshem i finances bankare!
Parate qe jane ne qarkullim nuk jane te Shtetit por te korporatave private (bankave, Banka Qendrore Europjane, FED) qe e kane krijuar nga hiēi dhe mbi te cilen kane aplikuar taksa. Keto para jane para private dhe krijojne debine publike!
Bankat Qendrore jane private.
Ka raste kur vetem disa Banka Qendrore jane pjeserisht te kombetarizuara , siē eshte rasti i Bankes se Anglise. Pjesa tjeter e Bankave Qendrore jane te kontrolluara nga ortake private, dhe si rrjedhoje jane private. Banka e Italise psh eshte banke private!
Ne dosierin “Kerkime & Studime tė Mediobankes” (da R & S, Ricerche & Studi di Mediobanca, 2003, pag. 1.149) e drejtuar nga Fulvio Coltorti eshte publikuar lista e aksionerve (pronareve) tė Bankes Italiane. Ky studim duke hetuar bilancet e bankave, tė sigurimeve etj ka gjetur edhe kuotat qe percaktonin pjesemarjen me aksione ne kapitalin e Bankes Italiane.
Lista e pronareve private tė Bankitalia dhe perqindjet e aksioneve qe posedojne:
ORTAK DHE PRONARE TĖ BANKES QENDRORE ITALIANE
➢ Gruppo Intesa (27,2%)
➢ INPS (5%)
➢ Gruppo San Paolo (17,23%) (qe operon edhe ne Shqiperi)
➢ Banca Carige (3,96%)
➢ Gruppo Capitalia (11,15%)
➢ BNL (2,83%)
➢ Gruppo Unicredito (10,97%)
➢ Gruppo La Fondiaria (2%)
➢ Assicurazioni Generali (6,33%)
➢ Gruppo Premafin (2%)
➢ Monte dei Paschi Siena (2,50%)
➢ C. Risparmio Firenze (1,85%)
➢ RAS (1,33%)
➢ Anonimi (5,65%)
Tre jane Bankat maxhoritare private qe kontrollojne me 55,58% B. Qendrore Italiane:
Intesa (27,2%), San Paolo (17,23%) e Capitalia (11,15%). Banka Qendrore Europjane (BCE) eshte zyrtarisht prone e bankave qendrore tė shteteve antare tė BE. Meqense Bankat Qendrore kontrollohen nga shoqeri bankare private, si rrjedhoje edhe BCE eshte nje shoqeri private.
Krijoni Kontakt