Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1

    Feja dhe statistikat fetare në Shqipëri (shtyp)

    Feja dhe statistikat fetare në Shqipëri
    Pjesa më e madhe shqiptarëve sot në Shqipëri i përkasin një konglomerati jo-fetar dhe ateist që kap rreth 75% të popullsisë.
    Historiku i shkurtër
    Në lashtësi duke filluar që me pellazgët e mes ilirëve deri në krijimin e Bizantit nga Konstandini i Madh, dy kultet kryesore të adhurimit të natyrës kanë qenë Kulti i Gjarprit dhe Kulti i Diellit. Me vendosjen dhunshme të kristianizmit si fe të regjimit arrijmë në mesjetë, vitet 1300-1400, kur gjysma e popullsisë së Arbrit ishte ende pagane, ndërsa gjysma tjetër ndahej, sipas terminologjisë venedikase, mes latinëve (katolikëve) dhe skizmatikëve (ortodoksëve).
    Paganizmi burimor dhe kristianizmi i importuar u gjendën atëbotë përballë zëvendësimit të udhëheqjes kristiane armenosiriane të Bizantit, me udhëheqjen dhe fenë e re myslimane turko-arabe që vinte të zgjaste sundimin e Azisë në Ballkan dhe 500 vjet të tjera. Jo më kot dhe populli e quajti ushtrinë turke si ushtri bizantine, pasi nuk shihej ndonjë dallim mes tyre.
    Vlen të theksohet dhe se në mesjetë myslimanizmi konsiderohej nga bizantinët si herezi kristiane.
    Sundimi fetar bizantino-osman do të përfundojë zyrtarisht për ne në vitin 1912 me shpalljen e pavarësisë duke sjellë në pah një popullsi pagane, kristiane e myslimane në Shqipëri. Këtu fillon dhe puna e shtetit modern shqiptar, që jo rastësisht, duke nisur që me përpjekjet e Rilindjes mishëruar në shprehjen e mirënjohur të Pashko Vasës, që prej 1912 ka punuar për
    dobësimin e feve dhe shfetarizimin e vendit duke i identifikuar fetë aziatike si importe të padëshiruara kulturore.
    Qëndrimet e Nolit me jehonën e shumë intelektualëve të tjerë për pavarësimin e institucioneve fetare nga Stambolli, Fanari e Vatikani, me ngritjen e shtetit modern do të bëhen realitet.
    Programi i qeverisë së Zogut është ai që për herë të parë mes të tjerash bënte fjalë dhe për "reforma fetare".
    Por ç'ishin këto reforma?
    Në 1923 me drejtimin e qeverisë mblidhet në Tiranë Kongresi i Myslimanëve Shqiptarë ku vendoset asgjë më pak se: shkëputja nga Kalifati, heqja e ferexhesë, kryerja e lutjes në këmbë dhe abrogimi i poligamisë, pra një çmyslimanizim i myslimanizmit, zhveshje nga thelbi i vet ritual. Në vazhdim më 1929 qeveria e shpall Kishën Ortodokse Shqiptare si autoqefale, gjë që ratifikohet nga Patriarkana vetëm pas 8 vjet mallkimesh e anatemash, në vitin 1937. Ndërkohë, po në këtë periudhë, do të kryhet dhe i vetmi census mbi përkatësinë fetare të popullsisë në Shqipëri. Është viti 1930, kur, duke ripohuar "statistikat" e administratës turke, me vetëm tre opsione të mundshme në mënyrë konvencionale popullsia e asaj kohe do të caktohet si 70% myslimane (sunitë dhe bektashinj) dhe 30% kristiane (ortodoksë 20% dhe katolikë 10%), duke kapur një numër 100% besimtarësh! Këto numra janë dhe numrat përgjegjëse për propagandën e sotme fetare.
    Në shtetin e Zogut do të shënohen dhe përplasjet e para midis dëshirës për pushtet të klerit dhe fuqisë së vetë shtetit që për ballafaqim do të zbatojë kombëtarizimin e tyre.
    Rruga e shkelur nga qeveria e Zogut do të arrijë në ekstrem me vendosjen e diktaturës duke dhënë sot një shumicë dërrmuese jo-fetare brenda shtetit shqiptar. Reforma agrare e gushtit 1945, shtetëzon krejt 2'169 kishat, xhamitë e teqetë e vendit duke i kthyer në qendra kulture për rininë. Priftërinjtë dhe hoxhallarët shtrëngohen të braktisin të "kaluarën e tyre parazitare", dhe rreth 200 prej tyre do të burgosen e internohen madje dhjetëra do të vriten. Ateizmi militant i shfytyruar nga totalitarizmi komunist arrin në antiteizmën ekstrem shtetëror për herë të parë në histori. Në vitin 1967 nga radhët e rinisë nis shembja e objekteve të kultit, duke lënë në këmbë vetëm ato me vlerë historike, dhe Shqipëria shpallet zyrtarisht shteti i parë ateist në botë. Që prej atij çasti ushtrimi i fesë do të ndalohet me ligj.
    Me zhbërjen e feve semite, kjo diktaturë ndihmoi jo pak dhe në zhdukjen e disa pjesëve të traditës burimore pagane shqiptare, pasi fetë, me përjashtim të sunitëve, në pamundësi për të çrrënjosur paganizmin, kishin trupëzuar mjaft elemente të theksuara pagane në ritet e tyre, si festat, praktikat, apo p.sh. dhe pelegrinazhi drejt vendeve ku më parë zhvillohej Kulti pagan i Diellit, mbi apo në të cilat ishin ndërtuar qëllimisht kisha e teqe. Popullsia vazhdon të këmbëngulë dhe sot në vizitën e këtyre vendeve të stërlashta të kultit diellor, që qoftë nga injoranca, qoftë nga synime të tjera kanë nisur sërish të keqinterpretohen nga neofetarët. Sidoqoftë vlen këtu të përmendet rrethi i Elbasanit për ruajtjen e vendosur të festivalit pagan të Ditës së Verës, më datë 14 mars, që tashmë është shpallur dhe festë kombëtare në Shqipëri.
    Gjendja sot
    Sot Shqipëria është shtet pa fe zyrtare dhe me liri besimi të garantuar me kushtetutë. Dy besimet semite (myslimanizmi dhe kristianizmi) me katër sektet e tyre (bektashizmin, sunizmin, ortodoksizmin dhe katolicizmin) kanë festa fetare të caktuara si festa kombëtare për shkak të prezencës historike në vend. Arsimi publik është jofetar dhe indoktrinimi fetar në to ndalohet me ligj. Në dallim nga shumë vende të tjera feja në Shqipëri nuk përfshihet si lëndë mësimore. Sipas të dhënave të Departamentit Amerikan të Shtetit në vend ka 14 shkolla private fetare me 2'600 studentë. Që prej 1991 shënohet një ardhje e madhe misionarësh kristianë nga SHBA e cila filloi të dobësohej pas trazirave në vend në 1997. Bashkë me ta vijnë dhe misionarë myslimanë nga Arabia Saudite. Në vitin 2002 do të shënohen 31 shoqata kristiane, që përfaqësojnë 45 organizma të ndryshme dhe 17 shoqata e grupe islamike. Qershia në tortën fetare janë dhe 500-600 misionarë të pavarur fesh të ndryshme.
    Pas 50 vjet ateizmi formal dhe informal në vitin 1992 të dhënat japin një pamje popullsie me 74% jo-fetarë. 2 Pas vitit 1993 e deri në 2004 sipas sondazheve të të huajve në vend rreth 50-65% e shqiptarëve deklarohen po ashtu jo-fetarë. 3 Në vitet 2005-2006 vlerësimet konkretizohen sërish tek 72%-75% jo-fetarë. 1 4
    Propaganda fetare
    Institucionet fetare në Shqipëri dhe vegla të ndryshme të tyre në instanca shtetërore, gjatë këtyre dy dhjetëvjeçarëve kanë propaganduar majtas e djathtas statistikat e vitit 1930 duke i marrë si të mirëqena me marrëveshje, saqë është kthyer në shabllon deklarimi i rremë se Shqipëria ka 70% myslimanë (qëllimshëm pa caktuar dhe përqindjen në bektashinj dhe sunitë) dhe 30% kristianë (20% ortodoksë, 10% katolikë). Problemi kryesor i karakterit matematik me këto "statistika" është se tregojnë dhe popullsi 100% besimtare, gjë që është të paktën komike. Neomyslimanë të caktuar, në pozicione kyçe shtetërore, pa marrë pëlqimin e popullit, e radhitën Shqipërinë në Konferencën Islamike në vitin 1992, një lajm që ra si bombë atyre ditëve në Shqipëri, por që u hesht e ëmbëlsua me subvencionime të majme arabo-saudite.
    Që prej vitit 1993 në Shqipëri veprojnë dy fraksione të rrezikshme asimilimi, fraksioni ortodoks nga Greqia dhe fraksioni islamik nga Arabia Saudite i cili në Kosovë dhe Maqedoni ka marrë dhe variantin ekstrem vehabist. Duke shfrytëzuar varfërinë në zona të ndryshme të vendit janë ndërtuar pa kriter kisha ortodokse dhe xhami sunite në vende ku rëndom nuk ka as besimtarë dhe të cilat as nuk frekuentohen as nuk pasqyrojnë realitetin. Për shkak të këtyre lëvizjeve të njëanshme dhe tendencioze ka patur dhe incidente kundër bektashinjve nga shtetas jo-shqiptarë. Zonat rurale u pushtuan për rreth 6
    vjet me program të hollësishëm për larjen e trurit të fëmijve parashkollorë dhe indoktrinimin e tyre në myslimanizëm.
    Të gjitha këto lejoheshin nga shteti, por fatkeqësisht dhe nga prindërit injorantë të këtyre fëmijëve. Megjithatë për shkaqe të mirënjohura dhe për arsye pragmatizmi numri i ateistëve dhe jofetarëve ndonëse pati një rënie sidomos në vitet e para pas diktaturës është normalizuar sërish pak a shumë në të njëjtat nivele.
    Vlerësimet sot janë se rreth 25% e popullsisë janë fetarë prej të cilëve myslimanët dhe kristianët ndajnë afërsisht të njëjtat përqindje, me numër "fetarësh të vërtetë" tek 4-5%, por ku janë më të dukshëm kristianët ortodoksë dhe myslimanët sunitë.
    Duhet përmendur fakti se ky realitet i cili mund të konstatohet mjaft lehtë nëse jeton në Shqipëri, luftohet nga dy degëzimet e mësipërme asimiluese po aq fort sa dhe serbët e grekët nëpër shtyp dhe internet. Qëllimi për të dy palët është i një karakteri të ndryshëm propagandistik, por me zbatim të njëjtë. Për përhapjen e mitit ka ndihmuar fuqishëm dhe injoranca dhe papërgjegjësia e gazetarëve vendas dhe atyre të huaj, ku këta të fundit sa herë që përmendin Shqipërinë i bashkëngjisin pa të keq dhe epitetin "myslimane" apo togun "shumicë myslimane". Këto ndodhin kur Ministria e Jashtme dhe përfaqësitë e shtetit shqiptar në dhé të huaj nuk ndërmarrin asnjë veprim për ruajtjen dhe paraqitjen e saktë të imazhit të vendit, saqë gjithsecili mund të thotë ç'të dojë pa asnjë lloj pasoje.
    Ilustrim të kësaj dukurie përbën dhe një hollësi me vizitën e presidentit Bush. Dy ditë përpara vizitës Xhorxh Bushi do të shprehet në shtyp për Shqipërinë si "vend mysliman", por gjatë dhe pas vizitës togu në fjalë u zëvendësua shprehimisht me "vend me tolerancë fetare". Gjasat janë që dikush paska ndërmarrë hapa saktësimi, por problemi qëndron se shtypi i huaj e riprodhoi masivisht rastin e parë sidomos për të theksuar idenë se ja "një vend mysliman që e do Perëndimin". Rasti më flagrant syresh i ditëve të fundit ishte dhe ky gazetar që e çon myslimanizmin në Shqipëri në cakun e 95%-it. Vetëm se ka një problem, Shqipëria jo vetëm që nuk është vend mysliman, jo vetëm që nuk ka shumicë myslimane, por nuk është as vend me shumicë fetare!

    ateistet.org
    __________________

  2. #2
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga Bujar Dragaj Lexo Postimin
    kjo eshte e verteta po
    tek ky sondazh perseri

    http://www.scribd.com/doc/15738681/Feja-ne-Shqiperi1

    Asnje lloj besimi 70%


    Katolike 8%


    Ortodokse 10%


    Muslimane9%


    Bektashinjte1%


    Protestante1%



    tjeter 1%

    Por 81% e Shqiptareve nuk kane frekuentuar kurre asnje objekt kulti,xhami apo kishe
    Ndryshuar për herë të fundit nga Scion : 20-06-2011 më 08:31 Arsyeja: Estetike
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga Buddy Lexo Postimin
    Por 81% e Shqiptareve nuk kane frekuentuar kurre asnje objekt kulti,xhami apo kishe
    Pajtohem, po esht interesant se gjith keta i festojn festat e fejave te tyre. Prsh. une kurr sjam kan ne xhami, edhe nuk e kam lexu Kurnanin, po e festoj Bajramin etj...

  4. #4
    Që prej vitit 1993 në Shqipëri veprojnë dy fraksione të rrezikshme asimilimi, fraksioni ortodoks nga Greqia dhe fraksioni islamik nga Arabia Saudite i cili në Kosovë dhe Maqedoni ka marrë dhe variantin ekstrem vehabist. Duke shfrytëzuar varfërinë në zona të ndryshme të vendit janë ndërtuar pa kriter kisha ortodokse dhe xhami sunite në vende ku rëndom nuk ka as besimtarë dhe të cilat as nuk frekuentohen as nuk pasqyrojnë realitetin. Për shkak të këtyre lëvizjeve të njëanshme dhe tendencioze ka patur dhe incidente kundër bektashinjve nga shtetas jo-shqiptarë.

    Te gjitha jane te verteta 70% e shqiptareve ne Shqiperi jane jo besimtar ne asnje fe dhe nuk kane frekuentuar asnjehere snje institucion fetar. Ndersa 30% te tjere te mbetur mund t'i ndajme ne propocione te barabarta. Une dua te marr nje shembull mbi ate qe thuhet me lart, ne Shkoder ne vitet 90 ne mesin e qytetit duke shkaterruar nje lulishte, te vetmen lulishte te nje qyteti fantazem, u ndertua nje Xhami shume e madhe. Dhe si te thuash, edhe mund te pranohej me qe te krishteret kishin Kishen e Madhe te ndertuar shume shekuj me pare bile. Dhe tani u mendua te krishteret kane Kishen e tyre dhe muslimanet Xhamine e tyre. Pamvarsisht se ne kyte Xhami nuk hynte askush brenda perveç ndonje plaku diteve te premte, pamvarsisht kesaje jo shume me larg se 500 metra u ndertua nje Xhami tjeter edhe me madhe se e para. Dhe ketu lind pyetja; duke pare se e parja mjaftonte dhe e tepronte pse duhej ndertuar edhe nje tjeter?? Natyrisht qe kjo nuk u be per te mbushur epshet e shqiptareve per fe, kjo u be per te islamizuar nje qytet si Shkodra qe natyrisht bota e njeh si djepin e krishterimit ne Shqiperi, si qytetin qe i dha kombit intelektualet e vertete ku shume prej tyre ishin edhe prifterinje.
    Vitet 90-97 Shqiperia praktikisht kaloi periudhen me te zymte te historise se saje. Gjate ketyre viteve vendi shkoi aq prapa sa ne 20 vjet te rregjimit komunist. Vendi u shkaterrua, u prishen fabrikat dhe uzinat, u demolua ç'do gje qe ishte bere ne 50 vjet, u prene edhe pemet anas rrugeve ne emer te shkaterrimit te se kaluares sone komuniste. Gjate kesaje anarshie dhe regresi perfituan edhe disa organizate pak a shume misterioze pak a shume kriminale. Filloi nje dyndje hoxhallaresh nga Arabia Saudite apo vende te tjera islamike, duke investuar para ne Shqiperi, por vetem per ndertimin e Xhamiave, si gjithmone ne histori. Dhe po te shikojme me kujdes, te gjitha kultet fetare u ndertuan gjate viteve 92-97, me fonde qe askujt nuk i interesonte te pyeste se nga vinin. Ne ndryshim me ditet e sotme qe fonde te tilla nu mund te hyjne me pa u marre vesh prejardhja dhe destinacioni.
    Natyrisht e gjithe kjo nuk sherbeu per te shendrruar shqiptaret ne besimtar, jo vetem qe nuk ndodhi, por ne ndryshim me vitin 2002 ne Shqiperi kemi me pak besimtar.
    Te gjitha keto Xhami qe u ndertuan sot kane mbetur bosh, dhe ne nje pjese te madhe te tyre ka filluar t'u dale edhe bari mbi çati. Po te kujtojme me kujdes te shkuaren tone, u tentua te ndjeket e njejta politike e perendorise osmane, "perçaj dhe sundo". Kjo politike nuk mund te ishte efikase per faktin se shqiptaret nuk ishin ata te shekullit te XV. Sot ne Shqiperi 70% e te rinjeve mbarojne Universitetin dhe nje pjese e made ne perendim. Sot ne Itali shqiptaret perbejne numerin me te madh te studenteve te huaj.
    Te gjitha keto kulte fetare do te vije dita qe do te shendrrohen ne Muzeume, edhe se ne Muzeume te asgjeje.

  5. #5
    Asht ma se e vertete qe ne Shqiperi 70% e popullsise jane ateiste.
    Le te diskutojme ne menyre asnjanese.
    Perqindjet e katolikeve dhe ortodokseve nuk kane luajtur shume,sepse kane shekuj qe nuk lozin.
    Levizshmeria e perbindeshme eshte ba tek muslimanet,te gjith e dime!
    Shqumica e tyne jane ateiste,biles kane nje alergji per islamin(megjithese nuk e njohin),jane faktore te ndryshem qe i bejne ata alergjike ndaj fese islame,ne rradhe te pare eshte pozicioni i Shqiperise afer evropes(mendesisht),ne rradhe te dyte eshte intoleranca,aktet terroriste,pamjet prej shpellare te aarabeve,pamjet e frikeshme te imameve!
    Ka shume intelektuale shqiptare qe shprehen haptas kunder islamit dhe menyrave te tij!
    gjithashtu eshte edhe çeshtja kombetare e cila eshte direkt e mvarun nga Evropa dhe Amerika!
    sikur t kisha gja ne dor
    e t u bajsha akullor
    buzt e tuja me shiju
    ne gjoks tandin me piku-Orosh

  6. #6
    Eshte nje artikull mjaft interesant por qe nuk thote asgje te re. Si 100 vjet me pare ashtu edhe sot, kemi nje konkurence per te shkomtarizuar kombin shqiptar. Ndonse kane ndryshuar koherat dhe gjeneratat, aktoret jane gjithmone te njejtit. Ne jug eshte Kisha Ortodokse greke qe nderton Kisha pa kriter pamvarsisht nga numeri i besimtareve. Ne Kosove dhe Maqedoni jane petroldollaret arab qe bejne konkurencen fqinjeve tane jugor. Edhe atje investohen me qindra-mijera dollar per te ndertuar Xhamija, sikur Kosova ti kete zgjidhur te gjitha problemet e tjera.
    Por ekziston nje rregull i pashkruar qe perjashton rregullin se, shume objekte fetare = shume besimtar. Sidoqofte si ne ç'do shoqeri edhe ne ate shqiptare nuk mungojne injorantet dhe prindrit injorant. Ne vend qe femijet t'i shkollojne neper shkollat shqiptare qe te kene kulturen minimale(te dine te shkruajne dhe lexojne shqip), i shpien neper shkolla fetare ku ne shumicen e rasteve predikohet ne gjuhe te huaja.

    Ne artikullin me lart shkruan se: "Në 1923 me drejtimin e qeverisë mblidhet në Tiranë Kongresi i Myslimanëve Shqiptarë ku vendoset asgjë më pak se: shkëputja nga Kalifati, heqja e ferexhesë, kryerja e lutjes në këmbë dhe abrogimi i poligamisë, pra një çmyslimanizim i myslimanizmit, zhveshje nga thelbi i vet ritual. Në vazhdim më 1929 qeveria e shpall Kishën Ortodokse Shqiptare si autoqefale, gjë që ratifikohet nga Patriarkana vetëm pas 8 vjet mallkimesh e anatemash, në vitin 1937".
    Ne vitin 1923 muslimanet shqiptare ishin me te moderuar se shqiptaro-besimtaret musliman te diteve te sotme. Ndersa Kisha Ortodokse vendoste te shkeputej nga Kisha Greke.
    Sot eshte duke ndodhur krejtesisht e kunderta, kombi eshte duke shkuar prapa, nje shekull prapa.
    Politika. Politika ben sehir, si ne Kosove ashtu ne Shqiperi. Pamvarsisht nga linja qe ndjekin, ajo e moderuar, nuk kane as forcen dhe as vullnetin te mbyllin me qindra shkolla fetare, qe ne shumicen e rasteve predikojne dhune dhe urrejte nderfetare. Eshte e vertete qe ekziston liria e besimit dhe e predikimit, por nje shtet me struktura te verteta shteterore e juridike, duhet te pakten te informohet per prejardhjen e fondeve qe kontribojne ne ndertimin e qindra shkollave qe te tille kane vetem emrin.

  7. #7
    18 scudetti Maska e Gjinokastra
    Anëtarësuar
    29-08-2009
    Postime
    1,159
    Nuk e di sa Ateist ka Shqiperia . Por FISERISHT jemi ATEIST . Edhe miqte qe kam ateist . Shoh keta deputetet ne parlament ATEIST . Degjoj njerez ne rruge ATEIST . Gazetar ATEIST . Historian ATEIST . Tani ka ngel edhe hoxha me priftin te thone qe jane ateist , se skam pare ndonje tjeter qe te mos ta beje kete .


    99,99% ATEIST .

  8. #8
    Only god can judge me Maska e Anarchist
    Anëtarësuar
    01-01-2010
    Postime
    49
    Citim Postuar më parë nga land Lexo Postimin
    Por 81% e Shqiptareve nuk kane frekuentuar kurre asnje objekt kulti,xhami apo kishe
    Ee kjo mjaft e qelluar, ka shum njerez qe e quajn veften krishtere apo musliman por nuk kane asnje njohuri mbi kta.

  9. #9
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Po kjo eshte e vertete. Nuk do thoja 99 po 90 perqind e shqiptareve rrine vetem me ateistat prandaj u duket se te gjithe jane ateiste.
    -

  10. #10
    Inxhinier Maska e albani1
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Disa statistika per fene

    Te marra nga statistike qe eshte bere ne vitin 2006
    I kam lexuar diku por nuk e mbaj mend se ku do te perpiqem qe ta gje burimin por e kam lexuar ne ate vit , pra 2006 dhe kane kaluar reth 4 vjet, nuk eshte e lehte te gjej burimin.

    Myslimane Suni--- 44 %
    Orthodhokse--- 25 %
    Ateiste dhe Agnostike --- 15 %
    Bektashij --- 9 %
    Katolike --- 5%
    Protestante 0, 6 %
    te tjere --- 1.4 %

    megjithate kur te behet regjistrimi i popullsise do te merret vesh realisht perqindja fetare.

    Por ne lidhje me Te tjere mund te them se aty futen : Deshmitaret e Jehovajt, Mormonet, Adventistet, bahai, Budistet, Masonet dhe freemasonet, sekte satanike dhe okulstiste, dhe te tjera qe nuk me kujtohen por nese ju dini me teper sekte me thoni.
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-10-2011
    Postime
    2
    Per Katoliket kisha ka ba censusin e saj preciz qe te huejt e kane : ne famullite katolike, perqindja katolike esht 14,8% e popullsise shqiptare me te dhanat e 2009.

  12. #12
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    21-10-2009
    Postime
    178
    he mo dolet ju landorosh copy-paste se i keni qejf keto tema thoni me mir 99% ne shqipri jan QAFIRA se spo e vret mendjen njeri a ka lek se pede behet hyn direkt ne bigbrother, ka pun spiun menjeher, ka femra vrases, perderisa te jene hunderperpjetë si disa ketu pa i permend emrat se na thartohen pastaj nese s`ecin sipas Atij qe eshte Lart ne Qiell
    mos u merzisni se gjithandej keshtu eshte se nje specie eshte, njeri i thon, edhe pse mund te jete me poshte se kafsha me keto qe bejne por edhe e kunderta nese jane te perulur Fquiplotit Suprem

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Citim Postuar më parë nga vitae Lexo Postimin
    Per Katoliket kisha ka ba censusin e saj preciz qe te huejt e kane : ne famullite katolike, perqindja katolike esht 14,8% e popullsise shqiptare me te dhanat e 2009.
    Une mendoj se eshte disi me e larte.

Tema të Ngjashme

  1. Historia e lindjes se komuniteteve fetare kombëtare
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 18-01-2015, 12:32
  2. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  3. Feja në shërbim te kombit
    Nga RaPSouL në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-04-2009, 19:52
  4. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  5. Gjendja Aktuale Fetare Shqiptare
    Nga Anton në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 17:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •